Nga Armand Shkullaku

Karikatura e zgjedhjeve lokale, tė cilės Rilindja po pėrpiqet t’i japė dorėn e fundit, shėrbeu ndėr tė tjera pėr tė na treguar edhe njėherė se shumė prej rrėshqitjeve fatale tė kėtij vendi nuk kanė qenė rastėsi. Kjo karikaturė e demokracisė shqiptare ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe dėshmi e deformimit tė adn-sė tonė, qė edhe pėrpara tė keqes mė tė dukshme, arbitraritetit mė tė madh, abuzimit mė skandaloz, jemi tė gatshėm tė mbyllim sytė herė tė shtyrė nga interesi i ngushtė e herė tė yshtur nga emocionet primitive tė ndasive partiake.

Marshimi absurd, madje me flamuj, bori e mitingje, drejt njė procesi elektoral pa konkurrencė politike, na rishfaqi edhe njėherė skenat e harruara tė “intelektualėve” qė nė “emėr tė ligjit e tė rendit” rreshtohen me zell nė krah tė pushtetit, ndėrkohė qė nuk bėzajnė sa herė pushteti pėrdhos ligjin dhe rendin.

Karikatura demokratike e Rilindjes, na kujtoi hipokrizinė e atyre qė flasin pėr demokracinė si procedurė, por qė gjithė kėto javė nuk kanė thėnė ende asnjė fjalė pėr pėrdhunimin e thelbit tė saj, qė janė zgjedhjet e lira e tė barabarta. Nėse demokracia ėshtė njė tavolinė ku 5- 6 njerėz nėn avujt e alkoolit vendosin si do ndahen votat, postet e vendet e punės, pasi i kanė bėrė zgjedhjet si kanė dashur vetė dhe qindra mijėra tė tjerė duhet t’i nėnshtrohen kėtij vullneti, atėherė vėrtet qė procedura e 30 qershorit qėnka mė e rėndėsishme se reagimi pėr t’u ēliruar nga njė bandė qė kontrollon gjithēka. Nėse kryeministri, ministrat, drejtuesit mė tė lartė tė parlamentit, nuk e rruajnė pėr pasojat qė prodhojnė tek miliona shqiptarė, atėherė lė t’i respektojmė deri nė fund duke u dhėnė edhe tė drejtėn tė vetėzgjidhen.

Nė emėr tė procedurės e tė kushtetutės, tė gjithė e panė se si ata qė janė tė gatshėm t’i nėnshtrohen pushtetit apo tė bėjnė kompromise me tė, nuk u ndjenė pėr asnjė ēast tė vetėm pėr pėrgjimet skandaloze qė do tė rrėzonin ēdo qeveri nė ēdo vend tė botės ku demokracia nuk ėshtė thjesht njė datė takimi njė herė nė katėr vjet, por njė kėrkesė llogarie e vazhdueshme ndaj sė cilės duhet marrė pėrgjegjėsi ēdo ditė. Madje nuk guxuan as tė thonė qė tė paktėn personat e pėrfshirė nė kėto skandale, moralisht nuk mund tė jenė pjesė e establishmentit qė qeveris vendin. Ashtu si Saimir Tahiri, edhe ata e kaluan gjithė kėtė turp kombėtar me njė “mos e rruaj”. Tė njėjtėt nuk folėn edhe kur droga mbuloi vendin, edhe kur qeveria u kap me presh nė duar nė afera korruptive, edhe kur kriminelėt hynė nė parlament e bashki, edhe kur banditėt emėronin deputetė e drejtorė. Si mundėsi tė vetme pėr tė mbuluar nėnshtrimin apo shėrbimin e tyre, kanė sulmin ndaj opozitės dhe krahasimin me tė shkuarėn.

Mirėpo kriza e 30 qershorit nuk ėshtė shkaku qė po na kėrcėnon demokracinė tonė, por pasoja e pėrdhunimit sistematik tė saj, pėrpara syve tė tė gjithėve. Justikimi i kėtij pėrdhunimi mund tė manipulojė emocionet e militantėve me fabulėn e shpifur tė armikut tė brendshėm e tė jashtėm, me frontin e tė keqes qė e ka halė nė sy Shqipėrinė rilindase e broēkulla tė tjera, por nėnshtrimi ndaj tij po bėhet njė realitet qė mund ta ēojė vendin drejt njė rruge tė panjohur.

Kėtij vendi, pėr fat tė keq, nuk i kanė munguar asnjėherė skuadronet e gatshme qė brohorasin pushtetin edhe kur ai marshon qorrazi drejt humnerės. Qė flasin pėr pushtetin e popullit, pėr mbrojten e ligjit e tė rendit, ndėrkohė qė ata qė janė nė majė tė tij i pėrdorin ato si llastikun e brekėve qė zgjerohet bashkė me diametrin e barkut qė trashet. Kėshtu u borhorit dhe u justifikua njė regjim barbar si ai i Hoxhės, kėshtu u fol pėr ligj e procedura kur pushteti i Berishės arrestonte liderin e opozitės, burgoste gazetarė dhe shkonte kokėfortė drejt procedurės kushtetuese pėr t’u rizgjedhur president. Kėshtu po flitet edhe tani, kur njė kupolė ka marrė nė duar krejt pushtetet dhe ndan votat e qytetarėve me policė, trafikantė e qeveritarė, e qė u dashka respektuar deri nė fund pėr hir tė proceduarve demokratike.

E nė tė gjitha kėto raste, adn-ja jonė e deformuar nuk na ka drejtuar drejt pėrballjes me tė keqen, por drejt justifikimit tė saj, pranimit e mė pas nėnshtrimit. Nga kėto cikle tė errėta tė udhėtimit tonė duket qartė se shumė pak kemi nxėnė. Ata qė mendojnė ose bėjnė sikur besojnė se nė 30 qershor duhet votuar pėr tė mbrojtur demokracinė shqiptare, janė shembulli mė i mirė pėr kėtė. Fytyrat e tyre nė ditėn e votimit janė mozaiku i karikaturės tonė demokratike. ©lapsi.al