Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Politika dhunon Kishen Orthodhokse

    “Maskarenj”, Vasili: Rama dhunon kishat, refuzojini vandalėt!


    Nėnkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kandidatin e PS pėr Bashkinė e Tepelenės, Tėrmet Peēi, i cili u shfaq me elektoratin nė kishė.

    Sipas Vasilit, Rama po dhunon kishat pėr fushatė, duke e cilėsuar kėtė mėkatin mė tė rėndė. Mė tej, Vasili shton se pushteti i Ramės ėshtė i nėmur, ėshtė i mallkuar, pasi ėshtė prodhim i tė pa feve, qė fe kanė krimin, vjedhjen dhe grabitjen.

    Reagimi i Vasilit:
    Babloku dhe rilindja dhunon kishat per fushate, Mallkuar qofshin!!(FOTO). Edi Rama dhunon kishat. Rilindja ve dore edhe mbi kishat. Maskarenjte e rilindjes bejne fushate brenda ne kishe.

    Shikojini FOTOT se si ne Lekėl, te Bashkise Tepelene, bejne fushate brenda ne kishe. Flasin kusaret e rilindjes me kryqin e shenjteruar perballe!? Mekat me te rende se ky nuk ka.

    Ky kalon cdo kushtetute, eshte me i rendi dhe me i pafalshmi i te gjithe fajeve,pasi keta horra nuk kursejne as kishat ne histerine per te rrembyer pushtet. Asnje shqiptar i ndershem mbeshtetes i cdo partie qofte nuk e fal kurre kete dhunim te shenjterise se besimit.

    Ku dallojne keta nga Partia e Punes qe ju vuri kazmen kishave? Jane te njejtet, me te njejten urrejtje per fene dhe besimin. Vetem keta mund ta bejne. Pushteti tyre eshte i nemur, eshte i mallkuar pasi eshte prodhim i te pa feve,qe fe kane krimin vjedhjen dhe grabitjen. Refuzojeni ashper keta vandale te besimit,qe arriten kulmin e mekatit te tyre njerezor.

    Eshte i bekuar dhe legjitim ēdo qendrim,veprim apo aksion ndaj tyre. Te gjithe bashke kunder atyre,qe nuk besojne tek atdheu,tek familja dhe tek zoti!!
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

    MITROPOLIA E SHENJTE E APOLLONISE DHE E FIERIT

    DEKLARATĖ

    Duke marrė shkas nga njė emision i dhėnė nė ERTV, dhe nga qarkullimi i kėtij emisioni nė rrjetet sociale, ku njė kandidate pėr Kryetare Bashkie jep njė intervistė nė ambjentet e njė Kishe, pa dijeninė dhe lejen tonė, kėrkojmė nga pushteti politik dhe vendor, si edhe nga tė gjitha forcat politike, shoqata apo individė, qė tė mos pėrdorin Kishat dhe Tempujt e Shenjtė pėr deklarata, mbledhje apo mitingje politike.
    Pėrdorimi i tyre pėr motive tė tilla pėrbėn sė pari njė Sakrilegj ndaj vendeve tė Shenjta dhe fyerje tė ndjenjave tė besimtarėve, pasi ato janė vend lutje dhe adhurimi. Sė dyti, pėrbėn shkelje tė “Marrėveshjes ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė” (Ligji nr. 10 057 Date 22.01.2009). Pikėrisht, neni 21 dhe 23 i kėtij ligji ndalon ndėrhyrjen dhe pėrdorimin e objekteve fetare nga autoritetet shtetėrore, me pėrjashtim tė urdhėrit ekzekutiv, pasi ėshtė marrė pėlqimi nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

    Shtėpia ime ėshtė shtėpi lutjesh

    Duke ndjekur me shqetėsim situatėn e vėshtirė qė po kalon vendi nė kėtė problem pa zgjidhje pėr zgjedhjet vendore, jo vetėm si shtetas, por dhe si besimtarė orthodhoksė i lutemi Zotit ēdo ditė qė tė ndriēojė tė gjithė aktorėt pėrgjegjės pėr situatėn, qė tė tregohen vėrtetė burra shteti dhe tė zgjidhin sa mė paqėsisht me urtėsi dhe largpamėsi kėtė situatė, qė ka sjellė nė pėrplasje institucionet shtetėrore, partitė politike dhe duke e ndarė dhe pėrēarėmė dysh shoqėrinė nė vendin tonė tė vogėl.

    Kjo ėshtė shprehur edhe nė deklaratėn publike qė Kisha Orthodhokse ka bėrė pėr situatėn mė datė 02.06.2019: “Prandaj, me shqetėsim tė madh dhe pėrulėsi, do tė lutemi nė tė gjitha kishat qė Perėndia i paqes dhe i urtėsisė tė inkurajojė tė gjithė ata qė kanė pėrgjegjėsinė e drejtimit tė vendit, qė tė ndėrgjegjėsohen pėr rėndėsinė e detyrės, me tė cilėn janė ngarkuar, tė gjejnė rrugėn e pajtimit dhe tė mirėkuptimit dhe tė ofrojnė zgjidhje konkrete pėr tė gjitha problemet, pėr tė mirėn e vendit dhe tė popullit tonė”.

    Duke respektuar te drejtėn e ēdokujt pėr tė bėrė po apo jo fushatė elektorale nė vende publike, apo tė pėrshtatshme pėr tė tilla punė, vėrejmė me keqardhje se kėto ditė po pėrdoren edhe Kishat Orthodhokse nė funksion tė fushatės elektorale nga kandidatėt e pėrzgjedhur pėr kryetar bashkie tė Partisė Socialiste, mė konkretisht znj.Majlinda Bufi Kryetare Bashkisė Roskovec ka bėrė njė intervistė nė kishėn e shėn Nikollės nė Kurja tė Rroskovecit dhez.Tėrmet PeēiKryetar Bashkie i Tepelenėsnė kishėn e fshatit Lekėl.

    Kėto biseda dhe takime elektorale janė bėrėjo thjeshtė nė ambientet e jashtme tė kishės, por brenda nė tempull, pėrpara altarit tė shenjtė, nė vendin ku populli qėndron pėr t’iu lutur Zotit.

    Kjo fushatė dhe propagantė elektorale brenda tempullit fyen shenjtėrinė e vendit dhebie ndesh me kanunet kishtare tė Kishės Orthodhokse duke u cilėsuar si sakrilegj, sepse kisha nuk ėshtė njė arenė politike, “por shtėpia e Perėndisė”(Heb 10:21), vend lutjesh pėr tė gjithė ata qė duan tė pajtohen me Zotin, me tė afėrmin madje edhe me armikun.

    Kisha nuk bėhet palė mė asnjė qeveri,parti apo koalicion partish,por i lutet Zotit pėr presidentin,kryeministrin,ushtrinėe ēdo vendi dhe nė ēdo kohė, qė ata persona tė zgjedhur me votėn e popullit tė kryejnėdetyrėn qė Zoti i Gjithėpushteshmi ua ka dhėnė pėr tė mirėn e popullit: “sepse ēdo pushtet vjen prej sė larti”(Romakve 13:1) dhe ēdo pushtet tokėsor i nėnshtrohet pushtetit qiellor.

    Vėrtetė qeveria e “Rilindjes” nėpėrmjet Ministrisė sė Kulturės nė bashkėpunim me Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė ka restauruar disa kisha monumente kulture, por kjo nuk e bėn aspak qeverinė pronare tė ligjshme dheqė mund tė bėjė ēfarė tė dojėme kėto objekte kulti tė shenjta, pasuri e patundėshme dhe shekullore e KOASH-IT, ashtu siē ka ndodhur nė mėnyrė tė pėrsėritur nė disa kisha monumete kulture tė restauruara, ku pa dijeninė e Kishės Orthodhokse janė kryer aktivitete nga Ministria e Kulturės tė cilat nuk i pėrshtaten shenjtėrisė sė vendit dhe pėr kėto raste tė pėrsėritura Kisha Orthodhokse ka reaguar gjithmonė.

    Ėshtė mirė qė sa mė shpejtė ata qė janė pėrgjegjės pėr kėto veprime tė fundit arrogante nė kufijtė e sakrilegjit t’i kėrkojnė falje KomunitetitOrthodhokse dhe tė pėrpiqen maksimalisht pėr tė mos e pėrsėritur mė.

    Nė tė kundėrtėn e gjitha kjo po na risjell nė kujtesė ne besimtarėve, por edhe gjithė popullit ndėrhyrjet brutale tė shtetit ateist-komunist mbi kishat dhe tempujt fetarė, duke i tjetėrsuar ato nė shtėpi kulture, kinema nė dhe ēdo formė tjetėr pėr propagandėn ateiste-komuniste.

    Duhet patur kujdes sepse historitė e harruara rrezikojnė tė pėrsėriten.

    Si shqipėtar, shtetar, dhe popull i thjeshtė duhet tė bėjmė kujdes nė lidhje me shenjtėrinė e vendeve tė kultit, sepse kemi bėrė njė gabim popullor jo shumė vite mė parė,qė pati shumė kosto tė cilat duket akoma nuk i kemi shlyerdhe jemi nė borxh akomame Zotin,sepse aktualisht pronat tė komuniteteve fetareedhe atij orthodhoks mbahen arbitrarisht nga shteti.

    Nė qoftė se pėrsėriten po ato veprime sakrilegje si mė parė ėshtė njė faj i pajustifikueshėm pėr ata qė me arrogancėn e keqpėrdorimit tė pushtetit laik na i rishfaqin dhe po heshtėm dhe nuk reagojmė nė mėnyrė qytetare ėshtė njė faj kolektiv.

    Sė fundi Kisha Orthodhokse ėshtė:“trupi i Krishti dhe Ai kreu i saj”. (Kolosianve 1:18)Zoti Jisu Krisht edhe psepaqėsor kur pa qė populli i pabesė i pėrkrahur nga krerėt pėrdhoste Tempullin e shenjtė nė Jeruzalem ai mori njė kamzhik mė dorė pėmbysi gjithēka fyese pėr vendin dhe u tha me zėmėrim atyre qė ishin pėrgjegjės pėr gjendjen: “Ėshtė shkruar: “Shtėpia ime do tė quhet shtėpi lutje”, por ju e keni kthyer nė njė shpellė kusarėsh”. (Mateu 21:13)

    Zoti na ruajtė nga mėkate tė tilla.

    Miron Ēako; pėrgjegjės i Zyrės Sė Katekizmit pranė kryepeshkopatės KOASH-it./CNA.al
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

    KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPĖRISĖ

    DEKLARATĖ

    Ditėt e fundit, nė dy raste, nė kuadrin e fushatės parazgjedhore, ka pasur pėrdorim tė papranueshėm tė mjediseve kishtare pėr qėllime politike. Nė Kurjan tė Roskovecit, nė Mitropolinė e Fierit, ėshtė bėrė njė prezantim kandidati nė mjediset e kishės monument kulture tė Shėn Nikollės dhe nė fshatin Lekėl tė Tepelenės, nė Mitropolinė e Gjirokastrės,ka pasur gjithashtu njė takim politik parazgjedhor nė mjediset e kishės sė Profetit Ilia, tė dyja pa dijeninė e Mitropolive pėrkatėse.

    Pėrdorimi i ambienteve tė brendshme tė kishave tė shenjta pėr aktivitetet politike nė fushatat zgjedhore pėrbėn njė fyerje tė ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale. Ēdo kishė orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, ėshtė vend i shenjtė adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund tė pėrdoret nė asnjė rast pėr qėllime politike.

    Kėto veprime janė nė kundėrshtim me “Marrėveshjen ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė” (Ligji nr. 10 057, dt. 22.01.2009). Prandaj, kėrkojmė qė kėto veprime tė mos pėrsėriten dhe qė pėr vendet e shenjta tė tregohet respekti qė imponon ligji dhe bashkėjetesa fetare.

    Tiranė, 24 qershor, 2019



    Zyra e Shtypit e Kryepiskopatės
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

    S`ka mbetur gje tjeter, vecse t`i behet thirrje "rinise" si ne `67, kunder kulteve fetare
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •