Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Sa kushton të blesh 4 vite pushtet në Shqipëri?

    Nga Klodian Tomorri –

    (Një përpjekje për kuantifikimin monetar të tregut të votave)

    Që kur Shqipëria u përfshi nga fenomeni i blerjes masive të votave, një nga sfidat që ka ngacmuar jo pak kurreshtjen e ekonomistëve është vlerësimi sasior i tregut të votave në terma monetarë. Për ta thënë më thjesht sa është vlera e parave që shpenzohen për të blerë zgjedhjet? Statistikisht kjo është një sfidë e vështirë për një sërë arsyesh.

    Së pari, transaksionet e blerjes së votave janë informale dhe të jashtëligjshme, ndaj regjistrimi i drejtëpërdrejtë i tyre është i pamundur.

    Së dyti, edhe metodat indirekte të vlerësimit përmes sondazheve janë po ashtu të dyshimta për shkak të ashtuquajturit “efekti i dëshirueshmërisë sociale”. Pra tendenca e të pyeturve që të mos pranojnë se e kanë shitur votën, por të përgjigjen në mënyrën që shihet si më e moralshmja nga shoqëria.

    Megjithatë, përgjimet e Dibrës ofrojnë dy të dhëna shumë të dobishme.

    Së pari çmimin mesatar të blerjes së votës dhe së dyti, potencialisht edhe sasinë dysheme të votave të blera, gjithmonë nën disa supozime të forta.

    Sipas përgjimeve të bëra publike nga gazeta Bild, një votë në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Dibrës është shitur me një çmim mesatar prej 4 mijë lekë, pra nga 3 deri në 5 mijë lekë. Nga ana tjetër, krahasimi i rezultateve për dy zgjedhje të mbajtura në harkun kohor të një viti, potencialisht sinjalizon edhe sasinë minimale të votave që Partia Socialiste ka blerë në zgjedhjet e Dibrës.

    Në vitin 2015 Shukri Xhelili i Partisë Socialiste u zgjodh kryetar i Bashkisë së Dibrës me 15 mijë vota. Fiks një vit më vonë, Muharrem Rama po i Partisë Socialiste u zgjodh kryebashkiak me 18 mijë e 600 vota, pra 3600 vota me shume. Por edhe shifra prej 3600 mund të jetë vetëm nivele dysheme i votave të blera dhe vetem nga nje parti.

    Duke parë imazhin e përkeqësuar të Partisë Socialiste në Dibër pas skandalit seksual të Shukri Xhelilit, dhe votat qe mund te jene blere nga partite e tjera, atehere sasia reale e votave të blera në këtë bashki mund të variojë nga 6 mijë deri në 7 mijë vota.

    Në total Bashkia e Dibrës ka 30 mijë votues, çka do të thotë se votat e blera zënë 25 për qind të totalit të votave.

    Niveli prej 25 për qind i votave të blera mbështetet edhe nga dy argumente llogjike.

    Së pari ai është afër masës së të ashtuquajturve votuesit gri, ata që janë të lëkundur për votën e tyre dhe që janë përcaktues në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

    Së dyti, ky nivel është konsistent edhe me gjetjet e studimeve më të njohura empirike në këtë fushë të kryera në vendet e ngjashme si Shqipëria. (shiko “Vote Buying and Social Desirability Bias: Experimental Evidence from Nicaragua”, Gonzalez-Ocantos et al 2010).

    Këto dy tregues shumë të rëndësishëm që zbulojnë zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës mund të përdoren në nivel kombëtar për të vlerësuar sasinë e përafërt të parave që shpenzohen në Shqipëri për blerjen e votave. Sipas tabelës zyrtare nga KQZ, në zgjedhjet e vitit 2017 numri total i votave të vlefshme ishte 1 milionë e 580 mijë. Nëse zbatohen treguesit e Dibrës, atëherë rezulton se në vitin 2017 janë blerë rreth 350-400 mijë vota.

    Çmimi i votave në zgjedhjet e përgjithshme tenton të jetë më i lartë për shkak se edhe plaçka e fitores është shumë herë më e madhe. Madje në disa raste, në zgjedhjet e përgjithshme çmimi i votës arrin deri në 100 euro e ndoshta edhe më shumë. Duke marrë parasysh këtë, atëherë në shkallë kombëtare tregu i blerjes së votave varion nga 20 deri në 40 milionë euro.

    Megjithatë shuma totale e shpenzuar mund të jetë edhe më e madhe për shkak se një pjesë jo e vogël mund të përvetësohet nga sekserët që partitë përdorin për blerjen e votave, siç dëshmon edhe rasti i Dibrës.

    E gjitha kjo është një llogari e mbështetur në supozime shumë të forta. Megjithatë ka edhe një mënyrë tjetër indirekte, që e konfirmon. Kur blerja e votave ndodh në masivisht siç është rasti i Shqipërisë, atëherë ajo shkakton pasoja në shlallë makroekonomike duke ndryshuar agregatët monetarë.

    Për ta thënë më thjesht, blerja e votave rrit kërkesën për likuiditet. Rrjedhimisht paratë dalin nga bankat dhe shkojnë në treg duke rritur sasinë e parave në qarkullim dhe agregatin monetar M1. Kjo është një metodë që përdoret gjerësisht nga ekonomistët për të identifikuar blerjen e votave në vendet e ngjashme si Shqipëria. (shiko “Detecting vote buying in monetary aggregates: New evidence on monetary political cycles,” Aidt et al 2015).

    Në maj-qershor të vitit 2017, paraja në qarkullim u rrit me 7 miliardë lekë ose 60 milionë euro, që do të thotë se 60 milionë euro dolën nga bankat për t’u hedhur në qarkullim. Pjesa më e madhe e tyre mund të kenë shkuar pikërisht për të financuar blerjen e zgjedhjeve.

    Kjo do të thotë se në Shqipëri 4 vite pushtet blihen me vetëm 40 milionë euro.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-05-2017
    Postime
    18

    Për: Sa kushton të blesh 4 vite pushtet në Shqipëri?

    Menyra e percaktimit e numrit te votave te shitura eshte krejt e pa vlefshme. Bazohet vetem ne hipoteza edhe pergjithson shifrat pa patur mbeshtetje faktesh konkrete. Flet vetem me parashikime. Po megjithate.
    Menyra qe ky artikull zmadhon fenomenin e shitblerjes ne menyr fantastike me shqecon me pak se sa ekzistenca pergjithsisht i keti fenomeni ne shoqerin Shqipetare.
    Dua te them qe shitblerja e votave ne Shqiperi nuk eshte dicka qe e lindi partia Socialiste. Eshte dicka qe ka funksjonuar ne Shqiperi qe nga kujtesat e mia. Personalisht me ka ofruar partia demokratike shitblerje votash edhe njo dhe njerez nga rrethi im qe e kan aprovuar.
    Problemi eshte si fillim perse kultura shqipetare e ka si regull shitblerjen kudo ne shoqeri. Qe te marres mesimet ne shkoll edhe ne universitet duhet te paguash, nje institucjon qe te bej punen me shpejt duhet te paguash, nje doktorr qe te ket vemendjen problemit tende shendetsore duhet ta paguet, policat qe te mos te vejn gjoben duhet te paguen, edhe te tjera. Gjith ky sistemi i koruptuar i duket Europes shum i rrezikshem tani qe ne kerkojm te antarsohemi. Po nga ana tjeter me duker apsurde te tregojm se jemi ne befasi pasi degjojm per lajme shitblerjesh votash. Sikur rrojn mediat ne nje shtet tjeter.
    Me gjith zemer do doja te ndalonte kudo ne Shqiperi ky fenomen se ndryshje skemi kurr te ardhme ne familjen europjane.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sa kushton të blesh 4 vite pushtet në Shqipëri?

    Citim Postuar më parë nga Drini_Mene Lexo Postimin
    Menyra e percaktimit e numrit te votave te shitura eshte krejt e pa vlefshme. Bazohet vetem ne hipoteza edhe pergjithson shifrat pa patur mbeshtetje faktesh konkrete. Flet vetem me parashikime. Po megjithate.
    Menyra qe ky artikull zmadhon fenomenin e shitblerjes ne menyr fantastike me shqecon me pak se sa ekzistenca pergjithsisht i keti fenomeni ne shoqerin Shqipetare.
    Dua te them qe shitblerja e votave ne Shqiperi nuk eshte dicka qe e lindi partia Socialiste. Eshte dicka qe ka funksjonuar ne Shqiperi qe nga kujtesat e mia. Personalisht me ka ofruar partia demokratike shitblerje votash edhe njo dhe njerez nga rrethi im qe e kan aprovuar.
    Problemi eshte si fillim perse kultura shqipetare e ka si regull shitblerjen kudo ne shoqeri. Qe te marres mesimet ne shkoll edhe ne universitet duhet te paguash, nje institucjon qe te bej punen me shpejt duhet te paguash, nje doktorr qe te ket vemendjen problemit tende shendetsore duhet ta paguet, policat qe te mos te vejn gjoben duhet te paguen, edhe te tjera. Gjith ky sistemi i koruptuar i duket Europes shum i rrezikshem tani qe ne kerkojm te antarsohemi. Po nga ana tjeter me duker apsurde te tregojm se jemi ne befasi pasi degjojm per lajme shitblerjesh votash. Sikur rrojn mediat ne nje shtet tjeter.
    Me gjith zemer do doja te ndalonte kudo ne Shqiperi ky fenomen se ndryshje skemi kurr te ardhme ne familjen europjane.
    Fenomeni sigurisht qe nuk lindi sot, por u perfeksionua deri ne ate pike saqe vendos krimineli dhe jo qytetaret se cili duhet te jete deputeti ligjvenes!!!
    Nese do ndodhte ky fenomen ne fillim vitet 90-te edhe mund te pranohej mbas 50 viteve komunizem, por qe te vendosi krimineli ne 2019-en se cili do jete kryetari bashkise eshte e rende..
    Ndaj duhet shembur sa me pare ky regjim, duke lene menjane relativizimet qe ne thelb krijojne kushte per nje regjim tjeter.

    Kush vjedh, kush nuk mban premtimet duhet zbythur pa mbaruar mandatin... PIKE
    Pak rendesi ka se cilen parti perfaqeson..

    Ishim 3-4 milion ne 1990-en, jemi me pak se 2 milion ne 2019-en, ndaj s’duhet t’i lejojme keta te paskrupuj te na poshterojne pambarimisht..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •