Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Zbulimi i përgjimeve të vjedhjes së votave në Dibër, pas dëshmive të kasaphanës së Durrësit, tregon se Shqipëria ka përjetuar një masakër të vërtetë elektorale.

    E reja e këtyre 16 regjistrimeve të sapo dala është se ato provuan pa pikë dyshimi që në krye të kësaj bande grabitësish qëndron vetë Edi Rama.

    Nëse në rastin e Durrësit këtë përfundim e kishim me deduksion, si pasojë e lidhjes së fortë të Edit me Gjushin, tani askush nuk ka më dyshime.

    Në historinë e vjedhjes së votave të Dibrës, e cila qëndron e varrosur në dosjen 184/2006 , në zyrën e Arat Markut, ne e dimë se truri i krahut të armatosur të kësaj bande është kryeministri.

    Pasi votimet janë mbyllur, pasi rezultati ka ndryshuar me plus katër mijë në raport me zgjedhet e kaluara, ai dëgjohet të komunikojë me një drejtor të lartë policie, Arben Keshin.

    Biseda telefonike që të kujton filmat me mafiozë të Scorceses, na e paraqet Ramën me zërin e një padrinoje të qetë, që trimëron trupat e tij, që pyet për komisionerët zgjedhorë dhe kërkon llogari për zbatimin e objektivave.

    Se cilat janë këto objektiva na e qartësojnë 15 përgjimet e tjera. Arben Keshi duhet të raportonte në fund tek Rama, se si kishte blerë vota, se si kishte intimiduar zgjedhësit e opozitës, se si kishte friksuar mësuesit, se si biznesmenët kishin blerë vota me 50 mijë lekë, sesi policia kishte ndaluar autobuzët, se si kishte menaxhuar kriminelët për të arritur zgjedhjen e kryebashkiakut socialist, Muharrem Rama, që do të zëvendësonte Shukriun me brekë me vrimë.

    Natyrisht, krahu i armatosur i kryeministrit, Arben Keshi, i ka kryer të gjitha këto. Prandaj, një ish deputet i PS i flet atij në emër të Ramës duke i thënë: “more pikët maksimale”.

    Pse duhet që të merrte pikët e maksimale në një palë zgjedhje vendore? Pikërisht për faktin se i kishte manipuluar ato. Pikërisht sepse Rama i dinte të gjitha krimet në të cilat kishte zhytur duart ai.

    Kjo pra është fabula e 16 përgjimeve të reja të Bild, e cila na tregon se grabitjet elektorale janë shndërruar në një praktikë të zakonshme të rilindjes.

    Prej tyre ne kuptojmë më mirë se përse opozita doli nga kuvendi dhe po rrefuzon të shkojë drejt betejës lokale.

    Prej tyre ne kuptojmë se përse Basha vazhdon të bërtasë slloganin: “Zgjedhje të tilla nuk mund të ketë në 30 qershor”

    Prej tyre ne kuptojmë se përse Rama vazhdon të japë me firmën e tij PPP e koncesione sikur të jetë në ditët e popullaritetit më të madh.

    Prej tyre ne kuptojmë se pse ai nuk pranon të tërhiqet dhe të shpallë një garë të barabartë me rregulla loje të ndershme për të gjithë.

    Por mbi të gjitha, prej tyre ne kuptojmë se prse njeriu me tepsi në dorë, po shkon i vendosur, drejt të vetmeve zgjedhje moniste që pas rënies së regjimit komunist. Kjo është ajo që ka ëndërruar, për të cilën është përpjekur, të cilën e realizoi brenda partisë më plurale të vendit, asaj socialiste dhe tani po e shtrin në të gjithë Shqipërinë.

    Natyrisht, për të arritur deri këtu, ai u detyrua të bëjë pakte me shumë dijaj, që nga banditët narkotrafikantë të tipit Avdylaj në Durrës e deri tek policë që duhet të ishin nën pranga, si Arben Keshi.

    Me bashkëpunimin e tyre ai prishi çdo mundësi për zgjdhje normale mbi këtë dhe. Prandaj, tani, po marshon i vetëm drejt 30 qershorit, ashtu sikurse kishte fantazuar në vegimet e tij më të çmendura.

    Por fatmirësisht, tani, falë Bild ne e dimë se përse po ndodh kjo. Ne e dimë se 30 qershori nuk është as ditë zgjedhjesh, as ditë votimesh. Ajo është dita e emrit të një hajduti të shumfishtë.

    Edi Rama është i dënuar të shkojë kokfortë drejt saj. Pasi për një gjë është i sigurtë: Nuk mund të kryejë dot asnjë krim më shumë se sa ka bërë.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Keto qe ngjasin jane faktim i atyre qe kane 28 vjet qe ngjasin dhe qe fale pergjimeve politikanet kapen me presh ne duar. Kete rradhe u kap ps.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Media ben prokurorine, gjykatesin edhe avokatin ne kete vend. Pergjigje pa lidhje fare skenare te montuara te punuara, vetem e vetem per prishje rendi.

  4. #4

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Media ben prokurorine, gjykatesin edhe avokatin ne kete vend. Pergjigje pa lidhje fare skenare te montuara te punuara, vetem e vetem per prishje rendi.
    Lazo silence is golden!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Organizata kriminale ‘Mos e rruj K…’

    Nga Andi Bejtja

    Të gjithë qoftet e Bild ku Rilindja del tamam si një organizatë kriminale, (fatmirësisht mafiozë debilë që iu duket sikur flasin me gjyshen në telefon), ku njerëzit promovohen në detyrë vetëm e vetëm se dinë të vjedhin vota, ku ka me qindra vepra penale etj etj….

    Në gjithë këtë batërdi të bie në sy një refren i përdorur nga gjithë zyrtarët, nga gjithë mafiozet e çdo niveli:

    ‘Mos e rruj K…’ Pas çdo batërdie, çdo krim, ‘Mos e rruj K…’, Mos e rruj K’, fill i kuq i Rilindjes…’, ‘Mos e rruj K…’ dhe ti i OSBE, ti i BE apo ti e Ambadadës Amerikane ,….

    Po kaq shumë sa është përmend ‘Mos e rruni K…’ Nuk ka si mos dale dikush me një brisk të madh e t’ia presë të gjithëve dhe K… poshtë dhe kokën sipër:
    Vazhdoni ‘Mos e rruni K…’
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-05-2017
    Postime
    18

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Perse e bisedojm kaq shum? Nuk ju pelqen Rama? Thjesht shkone ne qendrat votuease edhe votoni nje parti tjeter.

    Rama ben shitblerje votash? Shum e thjesht. Mos i blini votat e Rames edhe shkoni voton parti tjeter. Nje parti qe nuk blen vota.

    Kaq e thjesht.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Citim Postuar më parë nga Drini_Mene Lexo Postimin

    Nuk eshte Rama, por sistemi qe ka ngritur Rama.
    Prandaj duhet flakur regjimi Rama, ne menyre qe mos vij nje karagjoz tjeter si Rama..

    Regjimet nuk rrezohen me vota!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Nga Carlo Bollino

    Prokuroria e Barit ka hapur ditët e fundit 16 dosje për shitblerjen e pretenduar të votave në zgjedhjet vendore të 27 majit.

    Në hetim janë përfshirë edhe dy nga grupet më të njohura kriminale të kryeqendrës së Puljas, pasi dyshohet se më shitblerjen e votave kanë lidhje edhe eksponentë të krimit të organizuar.

    Kjo duket sikur është fotokopja e skandalit “Avdylaj”, edhe pse reagimi i mediave dhe i politikës në Bari është krejtësisht i ndryshëm. Le të shohim ndryshimet kryesore:

    Asnjë media dhe asnjë politikan nuk ka guxuar të vejë në diskutim legjitimitetin e kryetarit të Bashkisë dhe këshilltarëve të zgjedhur më 27 maj, pavarësisht nga dyshimet e ngritura nga hetimet e prokurorisë

    Asnjërës nga mediat nuk i është dhënë në dispozicion nga Prokuroria dhe asnjera nuk ka guxuar të publikojë asnjë akt hetimor, përveç informacioneve të përgjithshme, që nuk shkelin sekretin hetimor dhe nuk prekin vazhdimesinë e verifikimeve

    Të gjitha partitë politike janë mbledhur duke nënshkruar një marrëveshje, me të cilën angazhohen “në përfundim të hetimeve” të distancohen dhe të heqin nga këshilli bashkiak i Barit cilindo eksponent politik, i cili “sipas autoriteteve gjyqësore” rezulton efektivisht i përfshirë në skandal.

    Të gjitha partitë politike kanë vendosur të organizojnë një komitet monitorimi të perhershëm për të vigjiluar mbi kontakte mes politikës dhe krimit të organizuar, duke u angazhuar që të denoncojnë publikisht dhe të marrin masa në rast se vërtetohen raste konkrete dhe përgjegjësi individuale të eksponentëve politikë.

    Të gjithë politikanët kanë pranuar se nuk është mundur të nxjerrësh fajtorë vetëm mbi bazën e dyshimeve dhe se duhet të pritet përfundimi i hetimeve të Prokurorisë.

    E gjithë kjo ndodh në Bari, vetëm 35 minuta fluturimi larg Tiranës. Por këto 35 minuta në distancë fizike, kthehen në 100 vite, për fat të keq, në rast se shihen në fushën e procedura demokratike. Shqipëria është viktimë e idesë së përjetshme se është unike në çdo gjë, ashtu edhe në shitblerjen e votave. Por mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në Google, që të zbulosh se vetëm për Italinë janë 220.000 lajme që trajtojnë këtë problem, nga veriu deri ne jug. Në rast se kërkimin e bëjmë në gjuhën angleze, rezultati është 120 milionë (dhe vetëm për Rusiagate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka 2.3 milionë rezultate).

    Por le të qendrojmë në Itali, me shembujt e parë që na bien në sy. Në Sicili ende po hetohet për 140.000 vota që duhet të jenë blerë nga Mafia në zgjedhjet rajonale të vitit 2017; në Kampania pak javë më parë (pas një viti hetime) u arrestuan 14 vetë për shitblerje të votave në zgjedhjet rajonale të vitit 2018; në Trapani janë kryer 25 arrestime të tjera, duke përfshirë tre politikanë, për shitblerje të votave në zgjedhjet politike të vitit 2018. Madje edhe në Gjermani, tokë e virgjër e Piter Tiede-s, Prokuroria italiane ende po heton, pasi ka zbuluar, nga një video e realizuar nga një gazetar i vërtetë investigativ, se janë blerë 3.000 vota për të manipuluar rezultatet e listave të jashtme në zgjedhjet parlamentare italiane të vitit 2018.

    Por, si në Bari, ashtu edhe në pjesën tjetër të Italisë, zbatohet parimi kyç i çdo demokracie, që është prezumimi i pafajësisë për këdo dhe kështu që, para se të arrijnë në konkluzione politike, politikanët janë gati të presin me durim verdiktin e Drejtësisë.Por kur vjen verdikti?

    Në Legnano, bashki e rëndësishme në rajonin e pasur të Lombardisë (Italia e Veriut), Prokuroria më 15 maj arreston kryetarin e bashkisë, zëvendëskryebashkiakun dhe një këshilltar, të akuzuar për korrupsion dhe shkëmbime votash. Të arrestuarit janë eksponentë të Lega-s së Matteo Salvinit dhe të Forza Italia-s së Silvio Berlusconit. Por asnjë, as nga politikanët e opozitës italiane dhe as nga gazetarët, nuk ka guxuar të akuzojë edhe Salvinin dhe Berluskonin, as (siç ndodh në Shqipëri) kërkojnë dorëheqjen e Salvinit ose rrëzimin e qeverisë, bile as rrezimi i keshillit bashkiak te Legnanos. Pasi në Itali, si dhe në pjesën tjetër të botës së qytetëruar, ka vlerë parimi tjetër kyç i çdo demokracie moderne, që përgjegjësia penale është individuale.

    Rasti i ”Ibizagate”, skandali që përfshiu qeverinë austriake të kancelarit Sebastian Kurz, për një video, ku dilte zëvendëskancelari Heinz-Christian Strache që negocionte favore dhe vota me një oligarke ruse, është emblematik për atë, se si funksionin demokracia: pavarësisht nga ajo që videoja ishte evidente, Prokuroria nuk ka marrë ende asnjë masë kundër politikanit të përfshirë. Gjithsesi, kancelari zgjodhi të japë dorëheqjen pas videos, duke shfrytëzuar rastin për të prishur koalicionin problematik me partinë nacionaliste të zëvendëskancelarit dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në zgjedhjet evropiane Kurz korri një fitore të madhe dhe me shumë mundësi do të fitojë edhe në zgjedhjet politike. Por edhe fati i Heinz-Christian Strache-s dhe partisë së tij FPOE në fund do të vendoset nga zgjedhësit, siç është normale të ndodhë në një demokraci, jo nga linçimet publike dhe jo nga revolucionet nëpër sheshe. Zgjedhje, në të cilat do të marrin pjesë të gjitha partitë, pa asnjë bojkot.

    Në rast se parimet demokratike të zbatuara nga politikanët dhe nga mediat evropiane do të zbatoheshin edhe në Shqipëri, situata duhte te ishte krejt ndryshe sot. Asnjë parti nuk do të kishte djegur mandatet në Kuvend, nuk do të ishin hedhur bomba Molotov dhe nuk do të kishte dhunë nëpër sheshe, PD, LSI dhe PDIU do të ishin duke bërë betejën e tyre elektorale për të fituar zgjedhjet administrative, edhe falë gabimeve të bëra nga qeveria, dhe presidenti Ilir Meta do të ishte i qetë në zyrën e tij, pa patur nevojë të sakrifikohej si Salvador Allende, as të përmendte rrezikun e një lufte civile. Ndoshta edhe Peter Tiede, gazetari i çuditshëm gjerman, do të kishte shpëtuar nga transformimi kurioz që i ndodhi. Ai ne fakt me shumë se nje profesionist europian që investigon realitetin shqiptar me ekuiliber, distance dhe paashmeri, ngjan me shume me një militant gjerman të opozitës, duke arritur të postonte mesazhe në gjuhën shqipe, pa kuptuar as se ç’shkruante. Ai me shume se reportazh boton analiza personale te paraqitura si investigime, duke perdorur dokumenta te servirura nga nje pale pa respektuar parimin e gazetarisë europiane të degjojë edhe palen tjeter. Në vend që të importonte me përulësi në Shqipëri gazetarinë më të mirë evropiane, në fakt po bëhet, me shpejtësinë e një kameleoni, simboli i gazetarisë më të keqe shqiptare.

    Në fund të fundit, për t’u bërë si gjithë Evropa, nuk ka nevojë të presësh nisjen e negociatave apo të bësh revolucione. Mjafton të shohësh jashtë dritares dhe të fillosh të sillesh siç bëjnë politikanët dhe gazetarët normalë në pjesën tjetër të Evropë.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Komisioni i zgjedhjeve mori vendim per ZEVENDESIMIN e qendrave te votimeve ne shume zona,,,,duke kaluar nga shkollat qe ishin me pare ne QENDRAT SHENDETESORE te zonave perkatese

    ,,,,,,,,,,,,kjo ngjan me talibanet qe perdornin femijet per mbrojtjen nga bombardimet

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-05-2017
    Postime
    18

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nuk eshte Rama, por sistemi qe ka ngritur Rama.
    Prandaj duhet flakur regjimi Rama, ne menyre qe mos vij nje karagjoz tjeter si Rama..

    Regjimet nuk rrezohen me vota!!
    Sipas kujteses tende fenomeni i nji sistemi i korruptuar ne Shqiperi filloj pas fillimit te qeverrisjes Rama?

  11. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Citim Postuar më parë nga Drini_Mene Lexo Postimin
    Sipas kujteses tende fenomeni i nji sistemi i korruptuar ne Shqiperi filloj pas fillimit te qeverrisjes Rama?
    Nese arrin te kuptosh se çfare kam shkruajtur me larte s’do ma beje kete pyetje..
    Klm
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #12
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Drini, e kape mat lol

    Po si ore me x pergjime se as pergjigje nuk jane tamam tamam, dolen pikerisht tani prane zgjedhjeve dhe nuk hyne ne zgjedhje per blerje votash ku vet PD ka vjedhur ne kohe te saj. Turp per ata qe do e lene edhe nje her Ramen te qeveris pa kundershtare fare..

  13. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Drini, e kape mat lol

    Po si ore me x pergjime se as pergjigje nuk jane tamam tamam, dolen pikerisht tani prane zgjedhjeve dhe nuk hyne ne zgjedhje per blerje votash ku vet PD ka vjedhur ne kohe te saj. Turp per ata qe do e lene edhe nje her Ramen te qeveris pa kundershtare fare..
    « Mos e rruj K*** Lazo » (Po huazoj fjalet e ministrave rilindaxhinj), se sa te kemi Avdylajt ne çdo qytet i fitojme zgjedhjet.
    Dhe ti qe e shef me tifozllik situaten, gezohesh njesoj si te fitoj skuadra jote e preferume..

    PS: Mos mi fshij fjalet e pahijshme, tashme qe i perdorin edhe udheheqesit tane..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 22-06-2019 më 17:04
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-05-2017
    Postime
    18

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Atehere, si pas jush, ne duhet ti falim partis demokratike mira te vdekur te 97', 4 te vdekurit te 21 Janarit ne Tirane edhe vjedhjen e votave te 2009 sepse gjith keto krime kan me pak renci nga votat qe bleu Rama ne zgjedhjet e 2017. Per mua personalisht aq sa eshte Berisha ne PDen edhe persona ne parti qe e mbeshtesin, atehere me duket e pamundur te imagjinoj parti me te keqe edhe korruptuar se ata.

    Te tema jon. Nese prokuroria shqipetare nuk eshte aq korrekte sa te ndjeki penalisht edhe ne afatshkurter xhdo krim kunder demokracis ne zgjedhjet e 2017 atehere te drejten e gjykimi i ketyre politikanve (te partis socjaliste) i bie votuesve / popullit. Ashtu si ndodhi edhe ne Turqi ne zgjedjet e fundit lokale po ashtu si ndodhet edhe ne xhdo vende tjeter. Pergjigja eshte e thjesht. Mos votoni Ramen qe te mesoj se populli kerkon transparenc.

    Nese thoni tani, "po Rama ska kundershtar prandaj nuk duhet te votojm" atehere do ju them te mendoni kush ja hoqi kundershtaret Rames? Vet ai, me menyr diktature si Enveri?
    Jo. Vet opozita dogji te drejten qe i dha populli qe ti perfaqsoj. Me pak fjal opozita braktisi personat qe i votuan sepse konsideruan se do jet me mire per shtetin ton te dalin ne per rruge edhe te exportojm ne gjith boten video me dhune ne kryeqitetin ton xhdo jave se sa te denoncojm ne parlament sic behet ne shtete te civilizuara.

    Nese nuk gaboj Partia Demikratike fitoj zgjedhjet e 2005 kunder Partis Socjaliste vetem duke denoncuar me xhdo menyr korupsjonin e Nanon edhe shoqeris te ti. Nuk dogji madnatet, nuk shkatroj Tiranen.

    Mua edhe familjes time u ofruar shitja e votave nga partia Demokratike ne 2009. Po refuzuam. Te njejten gje mundet te bej xhdo shqipetar qe do transparenc edhe eshte kunder korupsjonit. Nuk do ti zgjidhen preblemet ekonomike as njerit me 30€.

    Edhe ju pyes. Me termend besoni se ikja e Rames do jet ndryshimi per nje Shqiperi transparente? Besoni se do ndalojn shitblerjet e votave, patendave, gjobave, dipllomave, certifikatave edhe xhdo gje qe mund te imagjinoni? Ne vend te liftojm te gjith kete kulture te prapambetur shqipetare, ne kerkojm nga Rama te iki qe te futet njeri njilloj si ai.

  15. #15
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Kur cenohet/tjetersohet vota e lire kane rene zgjedhjet!!!

    Fenomeni i vjedhjes se votes ka 30 vjet qe ekziston, por nuk ka ndodhur ndonjehere qe te mobilizohen te gjitha strukturat shteterore (perfshire dhe organet e drejtesise), qe te bashkepunojne me kriminelet per t’i fituar zgjedhjet me menyrat me anti-demokratike te mundshme.
    Deputetin apo kryetarin e bashkise sot e vendos mafia per interesat e saj te malavites. Dhe ky deputet i vendosur nga krimi do hartoje projektligje dhe do votoj ligje per te miren tone??? E kupton ku kemi mberritur?

    Ndaj sistemi qe ka ngritur Rama duhet zhdukur ne ate menyre qe mos ta kaleroj te njejtin sistem pasaardhesi i Rames, apo edhe Rama vete...
    Dhe per ti fituar keto te drejta te munguara na takon neve si qytetare te ketij vendi, te luftojme me çdo mjet mafian ne pushtet sot dhe neser..

    PS: Fiksoje mire ne mendje, regjimet nuk rrezohen me vote te lire!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 22-06-2019 më 14:57
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-05-2017
    Postime
    18

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Nejse, pak renci kan ato qe shkruajm. Se cili ne funde mban mendimet e ti.
    Preferon te shkosh me dhune te rrezosh qe qeveri te votuar edhe te mbeshtetur nga Europa, duke menduar se keshtu do ngjalli transparenca ne shtet? Atehere vepro ashtu.
    Une nga ana tjeter preferoj te degjohem nga vota ime, edhe as njeri ska te drejten te me ndaloj.

  17. #17
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

    Citim Postuar më parë nga Drini_Mene Lexo Postimin
    Nejse, pak renci kan ato qe shkruajm. Se cili ne funde mban mendimet e ti.
    Preferon te shkosh me dhune te rrezosh qe qeveri te votuar edhe te mbeshtetur nga Europa, duke menduar se keshtu do ngjalli transparenca ne shtet? Atehere vepro ashtu.
    Une nga ana tjeter preferoj te degjohem nga vota ime, edhe as njeri ska te drejten te me ndaloj.
    Une preferoj te jemi nje vend i paqte dhe i begate.
    Nje vend ku nuk emigron gjysma e popullsise.
    Nje vend ku investitoret nuk largohen me duar e turinj te thyer.
    Nje vend ku mafia, droga dhe skandalet nuk jane realitete qe konfrontohemi çdo dite.

    Nuk e di çfare nenkupton ti me mbeshtetje nga Europa, sepse ne 6 vite kjo qeveri jo vetem qe nuk ka bere asnje hap ne proçesin e integrimit duke ngel çdo vite ne klas, por rrezikon te na riktheje regjimin e vizave!! Si mund te kesh mbeshtetje nga Europa pa perfituar asnje fond dhe asnje investim, apo duke te hequr te drejten e levizjes pa viza ne BE??

    Megjithate ty keto s’te bejne pershtypje, ndaj shijoje i qete gjithe te drejten tende te menduarit dhe te konceptuarit te gjerave. Biles mos e rruj k’arin fare (po huazoj shprehjen e ministrave te kesaj qeverie)...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •