Nga shantazhi me pėrgjime tek pengesat pėr integrimin


Postuar: 08/06/2019 - 07:08

Nė njė nga protestat e fundit politike tė PD tė zhvilluara pas orės 19.00, mesa duket pėr tė fshehur qėllimet e kėqija tė ideatorėve tė dėshtuar politikė tė opozitės por dhe pjesėmarrjen e pakėt, mesa duket vetėm tė militantėve tė paguar me sufllaqe dhe birra, nė njė nga tv private tė vendit u pa shumė qartė kėrcėnimet qė u bėnin disa tė ashtuquajtur qytetarė, sepse tė tillė vetėm nuk ishin (ndoshta u takonin mercenarėve tė paguar nga opozita e rrugės) goditėn disa herė policėt qė po qėndronin para Kryeministrisė. Dhe pastaj ikėn fshehurazi sikur tė mos kishte ndodhur gjė. Dhe ky rast nuk ishte i vetmi duke parė shashkat dhe bombat molotov qė i hidhnin si pa gjė tė keq, duke i u dukur zbatuesve thjesht njė lojė e ndyrė sigurisht e nxitur nga heshtja apo mė mirė miratimi nė heshtje nga kryetari i opozitės sė rrugės, i cili i kishte fare pranė kėta protestues.

Ishte e gjashta protestė qė pėrfundoi me fiasko tė plotė, dhe nė shkelje tė plotė tė ligjit. Gjithkush nga populli madje mė shumė dhe nga populli opozitar i vjen ndėr mėnd nė heshtje: kur do pėrfundojė kjo maskaradė qelbėsirash? Tė gjithė e kuptojnė, pėrveē atyre qė bėjnė sikur nuk e kuptojnė sidomos anal-istėve tė disa mediave private `tė paguar pėr tė mashtruar`, se protestat nuk janė gjė tjetėr pėrveēse pėr tė krijuar njė triger destabilizimi, por qė nuk po u jep rezultat. Sigurisht qė nuk po u jep rezultat sepse kauza ėshtė e gabuar qė nė rrėzė prandaj dhe prandaj `barutin opozita e rrugės e ka tė lagur` dhe nuk ju ndez e as nuk ka pėr t`ju ndezur, pėrderisa populli madje dhe ai opozitar e sheh kėtė pėrpjekje tė shėmtuar pėr tė destabilizuar vendin, dhe pėr ta nxirė sa mė keq Shqipėrinė pėrpara ndėrkombėtarėve. Arsyeja?

E kemi thėnė disa herė, por po e kujtojmė: kėrkohet tė justifikohet GAFA e djegies sė mandateve me protestat duke dashur t’u thonė shqiptarėve dhe ndėrkombėtarėve se ne (pra opozita e rrugės). sakrifikuam postet e detyrėn pėr tė treguar tė vėrtetėn dhe pėr tė larguar Ramėn… Nė fakt ēdo gjė po u kthehet si bumerang duke nxjerrė gėnjeshtrėn e madhe se janė pikėrisht kėta qė i kanė bėrė zullumet nė tė kaluarėn duke filluar qė nga kanabizimi i Shqipėrisė nė heshtje e deri tek aferat korruptive, vrasjet,papunėsinė, dhe keqmenaxhimin e vendit.

Duke akuzuar kundėrshtarin pėr shkeljet qė ata kanė bėrė vetė, duke pėrdorur median tv, gazetat, (madje dhe disa tė huaja si Bild e ndonjė tjetėr) tė cilat 80% janė tė blera nga pronarė qė janė pasuruar nga aferat e opozitės sė sotme tė rrugės, ata kanė arritur njė farė `suksesi` malinj pėr tė dėmtuar Shqipėrinė. Sa herė qė Protestat nuk shkojnė mbarė, sa herė qė veprimet e Opozitės sė rrugės dėshtojnė ata pėrdorin dhe mjetin e pėrgjimeve tė cilin kanė 6 vjet qė e pėrdorin pėr damkosur kundėrshtarėt dhe pėr tė krijuar njė tymnajė dhe sherrnajė nė media dhe nė opinionin publik dhe tek qytetarėt e thjeshtė. Dhe kjo ka rezultat negative, kundėr popullit dhe vendit tonė, sepse siē thotė dhe Mark Tuain:

`Gėnjeshtra arrin tė sillet rreth e pėrqark Botės ndėrkohė e vėrteta akoma nuk ka veshur kėpucėt`. Rasti i pėrgjimeve ėshtė i paprecedent pėr tre arsye:

Sepse pėrgjimet janė vetėm pjesė e hetimit tė autorizuar nga Prokuroria por nuk janė as prova dhe as dėnim, e pėr pasojė nuk mund tė dėnosh qytetarin sepse nė pėrgjim i pėrmendet emri, por qytetari nuk ėshtė pjesė e bashkėbisedimit

Sepse Pėrgjimet nė fjalė janė tė vonuara praj 2 vjetėsh sipas Prokurores Prela, qė nga 2017,

Sipas mendimit tim, Pėrgjimet janė shfaqur nė Mediat private tė Opozitės qė para njė viti tė paktėn pėr bashkiakun e Durrėsit e tė Shijakut, etj, dhe ato nuk janė gjetur si pjesė e punės tė gazetarėve investigativė, por thjesht janė blerė mė para tek ndonjė prokuror apo punonjės policie. Pra sipas mendimit tim, Roli i kėtyre dy gazetarėve investigativė bie, dhe kėta gazetarė tė ashtuquajtur investigative janė thjesht opinionistė politikė tė blerė nga opozita e rrugės.

Pėr pasojė problem i pėrgjimeve mbetet nė demokraci problem i drejtėsisė dhe derisa tė provohet fajėsia personi ėshtė i pafajshėm.

Ėshtė pėr t’u keqardhur qė demokracia gjykohet si nė kohėn e ish sigurimsave. Vetėm nė kohėn e PPSH kėto pėrgjime tė ēonin nė burg pa gjyq sepse paragjykohej kundėrshtari. Nė demokraci ėshtė komplet ndryshe.Nė vend qė tė rezervohen me konkluzione- njė pjesė e opozitės sė rrugės dhe militantėt e tyre kėnaqen si histerikė kur probleme tė gjykuara nėpėr gjykata pėrdoren nga lloj-lloj njerėzish qė me dashje apo pa dashje mbeten antishqiptarė nė veprimet e tyre miope.
Pėrgjimet i duhen lėnė gjykatės ti zgjidhė.

Me qėllim disa udhėheqės tė PD dhe LSI (sepse drejtuesit e disa partive tė vogla janė bėrė tashmė tė pabesueshėm me injorancėn e tyre politike), mundohen tė gjykojnė problemet e demokracisė sikur tė ishin partiakė tė Partisė sė Punės, pra me kutin e diktaturės. Po kjo ėshtė anormale dhe e dėmtueshme.E ēfarė ka bėrė Enver Hoxha mė tepėr nė atė kohė? I ka dėnuar armiqtė me pėrgjime e thashetheme. Turp. Lėrjani drejtėsisė tė thotė fjalėn e saj.

Dalin pyetjet: pėrse po ndodhin gjithė kėto ngjarje qė po dėmtojnė Shqipėrinė nga ana e opozitės sė rrugės?

Pėr tė shmangur Vettingun?

Pėr tė justifikuar humbjen?

Pėr tė penguar integrimin e Shqipėrisė?

Pėr tė penguar liritė e tė drejtat e njeriut e tė pronės?

Pėr t’iu shmangur ligjit pėr korrupsionet dhe shpėrdorimet e detyrės qė keni bėrė?

Pėr krimet qė kanė bėrė disa drejtues tė PD?

Sa pėr gazetarėt investigativė, egzistojnė dy pyetje profesionale, tė cilave iu duhet dhėnė njė pėrgjigje profesionale dhe jo politike:

-Nga u gjetėn pėrgjimet...apo `u blenė` nė prokurori?

- Nėse investigove vetė, ku i keni materialet tuaja autentike investigative?

Historia e pėrgjimeve tė marra nga Bild sigurisht janė dėrguar nga PD aty pėr tė keqen e Shqipėrisė. Shpresojmė se BE dhe SHBA deri tani kanė mbajtur qėndrim tė saktė pėr shkak se e kanė kuptuar lojėn djallėzore tė disa drejtuesve tė Opozitės sė rrugės. Dhe mirė bėjnė. Rrugėzgjidhje ka dhe populli do ta japė pėrgjigjen me votė dhe jo me protesta.



/Agjensia e Lajmeve Sot News/