Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Mjeshtri i Muzikes - Agim Prodani

    Kujtim Prodani: Ju rrėfej Agim Prodanin, jetėn e njė artisti tė madh nėn absurdin e diktaturės

    Intervistoi pėr Albanian Free Press, Juela Meēani - 2019


    Flet kantautori i njohur Kujtim Prodani, nė njė rrėfim ekskluziv mbi tė madhin Agim Prodani, babanė e tij dhe njėkohėsisht babain e muzikės sė lehtė shqiptare: “Prindėrit e mi nuk kanė bėrė dasmė, madje fejesėn e tyre e kanė shpallur me kėngė. Kėnga titullohej “U trashėgofshi pėr jetė e mot” dhe ėshtė dhėnė nė emisionin e Radio Tiranės “Radio Posta” qė jepej tė dielave dhe lidhej me artopalantė gjigantė dhe transmetohej edhe nė Sheshin Skėnderbe dhe spikerja anonēoi fejesėn e Agimit me Anitėn nė 1957. Por nuk janė martuar, Agimi e mori Anitėn direkt nė shtėpi, gati njė rrėmbim. Familja e Anitės kanė qenė shtėpi partizanėsh, nga babai konsideroheshin me cen nė biografi. Njė absurd. Babai im nuk u lejua tė studionte dhe kreu Institutin Pedagogjik. Nė fillimet e tija tė rinisė punoi shumėēka, edhe retushier e kurrė nuk u lejua tė dilte jashtė shtetit, as pėr arsye ose nevoja shėndetėsore. Kjo pėr arsye absurde. Gjyshi im prefekt ndihmoi luftėn me sa kishte mundėsi, strehoi ilegalėt. Por pikėrisht njerėzit qė strehoi, duke qenė se nė shtėpinė e njė prefekti nuk mendohej tė kishte ilegalė, pikėrisht ata bėnė qė gjyshi tė dėnohej pas lufte 6 vjet burg, mė pas halla e mė pas edhe xhaxhai im me 8 vjet burg. Por me sa unė kam kuptuar, qėllimi ishte pėr tė goditur Agimin. Por im atė ishte aq i menēur, aq largpamės e i kujdesshėm sa nuk e kapėn dot."

    Me Kujtimin nuk isha takuar pėr njė bisedė tė shtruar qė nė intervistėn e tij pėr Albanian Free Press mė shumė se njė vit mė parė. Mė 11 Shkurt ati i tij, i madhi Agim Prodani do tė festonte 91 vjetorin e tij e duke marrė shkas nga kjo por edhe sepse gjeniu i muzikės sė lehtė ishte shumė i rezervuar brenda “parajsės” sė muzikės sė tij, shumė pak dihet e njihet mbi jetėn e artistit. Djali i Zenel Prodanit, prefekt pėr 13 vite, degė e rėndė e Prodanėve nga Erseka, njė nga familjet mė tė njohura e potente shtetformuese shqiptare, Agim Prodani mund tė kishte pasur, nė cilindo vend tjetėr, afėrmendsh, njė jetė tė mrekullueshme. Premisat ishin tė gjitha. Njė familje aristokrate, me kulturė brilante, mė ndjenja kombėtare e atdhedashėse e me njė qytetari e dhembshuri njerėzore tė mėkuar me breza. Edukim ekzemplar qė nė vegjėli, ėndrra shumė. Por ja qė nuk ndodhi kėshtu. Agim Prodani dhe familja e tij nuk e pati aspak tė lehtė jetėn por pėrsėri buruan perla, njė krijimtari e jashtėzakonshme, qė, sipas meje, shkon nė gjenialitet.

    Kėngėt e kompozuara nga Agim Prodani dhe interpretuar nga Anita Take kanė udhėtuar nėpėr botė, madje kjo ndodh edhe sot. A mund tė mė tregosh pak mė shumė pėr kėtė sepse mė bėn kurioze?

    Kam dėgjuar nė familje qė e drejta e autorit, nė vitet ’50 e ’60 funksiononte. Pllakat me kėngėt e prindėrve tė mi kanė shkuar nė tė gjitha vendet e lindjes edhe nė Rusi, nė Moskė, nė Korenė e Jugut e deri nė Kinė. Kur e mendoj sot pėrsėri habitem se si ėshtė e mundur qė nė ato vite, e drejta e autorit, qė sot aq pak respektohet, nė ato vite zbatohej. Dy herė nė vit vinin paratė nė bankė dhe shteti shqiptar ua jepte artistėve. Hajde merre vesh se si ndodhte kjo. Gjė kjo e paimagjinueshme pėr atė kohė. Madje mund tė them se bėhej fjalė pėr shifra tė konsiderueshme, madje tė mėdha, pėr ato vite. Kjo gjė u ndėrpre kur u prishėm mė Rusėt. Kujtoj qė Anita mė ka treguar se ka qenė shtatzėnė me mua dhe donte qė me ato para tė blinin shtėpi, por mė pas vendosėn bashkėrisht qė tė merrnin njė apartament me ato para dhe ashtu u bė. Kjo ishte hera e fundit qė tė ardhurat e tė drejtės sė autorit tė pllakave tė tyre u derdhėn nė bankė sepse ndodhi prishja e marrėdhėnieve me Rusėt. Sot e kėsaj dite pllakat e Agimit dhe Anitės shiten akoma. Kam takuar virtualisht njerėz qė nė YouTube postojnė kėngė tė Anitės, tė huaj e kam fjalėn, rusė, rumunė, bullgarė.

    Janė kėngė tė kėnduara nė gjuhėn shqipe apo nė gjuhė tė huaj?

    Edhe nė gjuhė tė huaja. Anita arrinte tė mėsonte shumė shpejt tekstet nė gjuhė tė huaj. Merrte nė duar njė kėngė ruse apo rumune e i duhej ta kėndonte nė darkė nė ambasadė dhe e pėrpinte pėr njė pasdite.

    Po kuptoj qė nė ato vite paskemi qenė nė tė njėjtėn nivel me Italinė p.sh ku kėngėt e Sanremos kėndoheshin edhe nė gjuhė tė huaja...

    Ėshtė njė foto bardhė e zi ku ėshtė Anita qė shoqėron jashtė shtetit Vaēe Zelėn, sepse ajo ishte vetėm 15 vjeēe e duhej ta shoqėronte njė i rritur. Jeta artistike ka qenė shumė mė ndryshe se sot. Kėngėt e Agimit Prodanit ishin veēanėrisht tė vlerėsuara nė Moskė dhe ėshtė vlerėsim i madh se nė ka popull me kulturė artistike, them unė, ata janė rusėt. Kur perceptohesh nga ata, imagjino si mund tė reagonte pjesa tjetėr e globit e nė kėtė periudhė tė artit thua me vete ha ha ha paskemi qenė mirė kur paskemi qenė keq.

    Kam njė mbresė tė nėnės time qė kujton Anitėn me kapele me pupėl qė dilte nga makina qė ngiste Agimi, ndoshta dasma e tyre ka qenė..

    Atė kapele e kemi nė shtėpi. Qė ta dish ti, Agimi ka qenė me makinė qė 13 vjeē duke qenė djalė prefekti. Agimi nuk luante as me top apo me lodra, si tė gjithė bashkėmoshatarėt e tij, por merrte makinėn e tė atit, natyrisht pa lejen e tij, vendoste disa jastėkė dhe ecte nėpėr Tiranė. Ka qenė shumė i pasionuar pas makinave. Prindėrit e mi nuk kanė bėrė dasmė, madje fejesėn e tyre e kanė shpallur me kėngė. Kėnga titullohej “U trashėgofshi pėr jetė e mot” dhe ėshtė dhėnė nė emisionin e Radio Tiranės “Radio Posta” qė jepej tė dielave dhe lidhej me artopalantė gjigantė dhe transmetohej edhe nė Sheshin Skėnderbe dhe spikerja anonēoi fejesėn e Agimit me Anitėn nė 1957. Por nuk janė martuar, Agimi e mori Anitėn direkt nė shtėpi, gati njė rrėmbim. Familja e Anitės kanė qenė shtėpi partizanėsh, nga babai konsideroheshin me cen nė biografi. Njė absurd. Babai im nuk u lejua tė studionte dhe kreu Institutin Pedagogjik. Nė fillimet e tija tė rinisė punoi shumėēka, edhe retushier e kurrė nuk u lejua tė dilte jashtė shtetit, as pėr arsye ose nevoja shėndetėsore. Kjo pėr arsye absurde. Gjyshi im prefekt ndihmoi luftėn me sa kishte mundėsi, strehoi ilegalėt. Por pikėrisht njerėzit qė strehoi, duke qenė se nė shtėpinė e njė prefekti nuk mendohej tė kishte ilegalė, pikėrisht ata bėnė qė gjyshi tė dėnohej pas lufte 6 vjet burg, mė pas halla e mė pas edhe xhaxhai im me 8 vjet burg. Por me sa unė kam kuptuar, qėllimi ishte pėr tė goditur Agimin. Por im atė ishte aq i menēur, aq largpamės e i kujdesshėm sa nuk e kapėn dot.

    U pėrpoqėn aq shumė ta “rrethonin” duke i kapur motrėn e vėllanė, ta dobėsonin e mposhtnin, por nuk e kapėn dot. Kjo qė po them ėshtė e re pėr publikun sepse publiku i sheh artistėt nga larg e shpesh mendon se sa tė bukur e tė lumtur janė ata. Nė 1957 instancat e partisė u njoftuan se Agimi po fejohej me Anitėn. Ata kishin qenė 5 vite kolegė me nė mes thjesht njė simpati kolegėsh. Anita, vajzė shumė e re, thirret nė Komitet Qendror, dhe njė person tė cilit nuk dua ta them me emėr, e kėshillon ose urdhėron qė tė mos fejohej me Agimin. Anita me dy vėllezėr komunistė, sipas tyre, ndėrsa Agimi i deklasuar. Nonsensi ėshtė se disa njerėz shumė tė afėrt tė kėtij personi ishin strehuar nė shtėpinė e gjyshit tim prefekt dhe shpėtuan kokėn. Pas lufte kėta njerėz e dėnuan 6 vite. Anita nuk pranon dhe e shpreh me vendosmėri qė ajo e donte Agimin e do tė fejohej. Kur ēohet dėgjoi shprehjen e fundit: “Atėherė do ta shikojmė kėtė punė, partia apo ti!”. Pasoi njė presion psikologjik dhe njė luftė e madhe ndaj saj, e cila e detyroi qė nė kulmin e njė artisteje, Anita tė largohej nga skena e shpartalluar shpirtėrisht. Nuk e pranoi kurrė, por e detyruan tė kalonte njė depresion shumė tė rėndė. Por ishte grua e menēur dhe mė thoshte gjithmonė qė derisa nė kohėn kur duhet tė ngrinin kokėn nuk e bėnė, nuk ka pse tė kujtoheshin historitė mė pas. Unė po e tregoj sot sepse tė gjithė e dimė se ēfarė tė bėnte sistemi atėherė. Ajo u largua pėr 10 vite nga skena e nė kėtė periudhė arrestohet i vėllai i Agimit, Mehdiu, njė nga njerėzit mė artistė tė butė nė kėtė botė. Njė kitarist i jashtėzakonshėm. 8 vjet burg dhe dėshmitarė i dolėn njerėzit me tė cilėt hante bukė. Agjitacion propagandė, e pėr ēfarė? Pse kėndonte e luante nė kitarė kėngė italiane e angleze. Nė ato kohė nga fonoteka e Radio Tiranės u hoq e gjithė krijimtaria e Agim Prodanit, u zbraz fare, nuk jepej asnjė kėngė. Na njoftuan qė jeni nė listė pėr internim. Babai u ngjit mbi njė shkallė tė vogėl, mori nė duar fizarmonikėn e pluhurosur dhe i tha Anitės: “O Anitė, zėrin nuk ta marrin dot, as kėtė fizarmonikė mua nuk ma heqin dot. Do ushqejmė kalamajtė e do i rrisim edhe nė fund tė botės.” Pėr shumė kohė ne ishim me valixhe gati, me ankth, se tė merrnin nė tė gdhirė. Unė isha i vogėl e nuk kuptoja shumė por mė vonė kupton se ēfarė kanė hequr prindėrit. Nuk e di as sot se kush u bė sebep qė internimi nuk u bė. Agimi ishte aq i kulturuar, aq i zoti, aq i fuqishėm nė artin e tij sa bėri atė qė askujt nuk ja merrte mendja. E nxori Anitėn pas 10 vitesh tė rėnda nė skenė, nė tė parin recital tė njė kėngėtari nė Shqipėri. Anita hezitoi fillimisht, do tė kėndonte 25 kėngė me regjisor Pirro Manin dhe drejtues artistik Alqi Karecon. Vetėm nė Tiranė janė dhėnė 70 koncerte, imagjino edhe rrethet. Nuk kishte emocion mė tė madh pėr mua qė rrija ulur nė fund tė sallės. Veēanėrisht kur shikoje suksesin nė publik, njė sallė nė kėmbė, pėr 1 orė e gjysmė. Mė pas u bėnė disa regjistrime nė radio Televizion dhe koncerti i fundit ishte nė 1989. Anita do tė nisej pėr njė koncert nė Elbasan, pėrshėndetet me Agimin nė 12 nė drekė dhe ikėn. Ata thirreshin “o ba” dhe “o ma” siē i thėrrisnim ne. Nė orėn 3 pa 10 Agimi iku nga kjo botė me hemorragji cerebrale. Dhimbjen e Anitės as nuk dua ta tregoj, edhe tani emocionohem kur e kujtoj atė ditė. Ajo kishte humbur edhe familjarė, por humbja e Agimit ishte pėr tė humbja e shokut mė tė shtrenjtė tė jetės. Ēuditėrisht Agimi i fliste pėr vdekjen e tij, donte ta parapėrgatiste sepse e dinte se sa rėndė do e vuante ajo. Babai ishte shumė i lodhur, shumė i konsumuar. Po tė shikosh foton e tij nė “Lidhjen e Shkrimtarėve” ai ishte vetėm 57 vjeē por dukej shumė i plakur. Disa kolegė tė tij ashtu ikėn nga kjo botė, tė rinj e me hemorragji cerebrale. Njė plejadė krijuesish qė ikėn shpejt, tė stresuar e tė konsumuar.

    Si ka qenė Agimi si prind, pėr sytė e tu?

    Unė i kam hapur shumė telashe prindėrve, nė ēdo datė 2 shtator, qė nė klasė tė parė, mua donin tė mė pėrjashtonin nga shkolla. Nuk e di se kujt i ngjava kėshtu por unė e kam njė shpjegim. Kur linda unė lindi Prodani i parė mes nipave, princi, dhe mbaj mend qė nuk mė dėrguan as nė ēerdhe e as nė kopsht. E kur Anita filloi punė nė estradė, dikush do kujdesej pėr mua e unė e kam si nėnė tė dytė. Ajo jetonte nė shkallėn tjetėr e ajo mė ēonte aty. Pra mua mė mungoi socializmi dhe lodrat e bashkėmoshatarėve. Direkt shkova nė shkollė. Nė 2 shtator telefonojnė Anitėn tė vinte se do tė mė pėrjashtonin nga shkolla “Luigj Gurakuqi”, kisha goditur dikė me gurė. Imagjinonin habinė e Anitės, njė djalė i rritur ashtu, nė dukje aq i urtė, e qė bėnte kėtė gjest. Kam shkuar nga shkolla nė shkollė. Ato qė nuk i kisha bėrė deri atėherė i bėra mė pas, shpėrtheva. Agimi ishte shumė kėrkues sepse e dinte se nė cilėn rrugė po mė dėrgonte dhe mė detyroi tė mos pėrjetoja fėmijėrinė. Mė mbyllte me ēelės pėr orė tė tėra. Unė si fėmijė nuk e kuptoja se ēfarė donte tė thoshte tė bėheshe artist e tė dilje nė krijimtari me “vėllezėr ujqėr” siē thoshte ai. “Ti duhet tė shkėlqesh, po nuk shkėlqeve, me tė gjithė kėtė biografi qė kemi, do tė tė mundin!”-mė thoshte shpesh. Asnjė fėmijė nuk do tė rrijė tė studiojė, do tė luajė jashtė. Po edhe pak frėngjisht se ai ishte frankofon, po edhe ca lexim mė pas. Shumė kėrkues e shumė serioz. Ai ka punuar me kėngėtarėt mė tė mirė tė atij brezi dhe pėr kėngėn nė festival punohej qė njė vit pėrpara, aq serioz ishte nė krijimtari. Babai ishte muzikant autodidakt por me njė pasion tė madh pėr tė krijuar muzikė tė pastėr shqiptare.

    Shpesh kam menduar qė Agim Prodani, bashkė me disa krijues si ai, shkojnė pėrtej tė qenit artistė, janė gjenialė..

    Po tė mė pyesin se ēfarė muzike dėgjonte babai im, do tė habiten me pėrgjigjen. Ai nuk dėgjonte muzikė. Dhe e dini se pse? Nuk donte asnjė infiltrim nė trurin dhe shpirtin tij krijues. Ai mbyllej nė dhomė dhe krijonte mrekulli, perla. Edhe sot kur i dėgjoj, mendoj se po, ka diēka gjeniale kėtu. Tė kesh njė prodhimtari tė tillė tė jashtėzkonshme, i pandikuar nga asnjė kėngė, melodi ose muzikė tjetėr. Njė origjinalitet i rrallė, deri edhe unik.

    Si ishin periudhat e tija tė krijimtarisė?

    Unė do i ndaja nė dy epoka. Ajo e kėngėve tė dashurisė tė cilat i buronin fare natyrshėm dhe pjesa pas viteve ’70 me njė vrarje tė paimagjinueshme tė mendjes kur ishte fjala pėr tė hedhur njė varg e njė refren. Ishte pėrgjegjėsi e madhe tė kishe nė dorė jetėn e familjarėve. Ai sistem nuk toleronte gabime por ky vetėkontroll i kushtoi shumė. Kam parė tim atė tė mos dilte me muaj tė tėrė nga shtėpia nga ankthi dhe stresi se e survejonin po kėshtu ka ndodhur me shumė artistė nė ato vite. Kur vinte momenti i festivalit rreshtoheshim tė katėrt pėrpara televizorit dhe ishte njė emocion i jashtėzakonshėm sepse ishin tė gjithė profesionistė. Ai sistem i ndau artistėt nė profesionistė dhe amatorė dhe nuk kishte asgjė tė keqe kėtu. Ishe njė inxhinier e kėndoje pėr qejfin tėnd, njė mekanik, njė vajzė nga ndėrmarrja “Migjeni” ose uzinat e fabrikat. Ishin krenarė artistėt nė cilindo pozicion. Sot thonė tė gjithė qė janė profesionistė por ėshtė fjalė e madhe kjo. Madje iku nė ’89 e sa mirė qė nuk e pa me sytė e tij katrahurėn ku hyri muzika e arti nė pėrgjithėsi. Shpirti delikat i Agimit nuk do ta kishte pėrballuar dot kėtė qė ndodhi kėto vite, jo me Shqipėrinė, me shqiptarėt. E kėshtu sa mirė qė edhe Anitėn e largova nga Shqipėria pėr nė Austri pėr shumė vite. Po ashtu jam krenar nė kėtė jetė qė pata fatin qė Anitėn ta ngjis nė skenė nga mosha 70 vjeēe deri nė 80 vjeēare. Agimi nuk dinte tė mė thoshte “bravo”, tė tjerėve po, neve bijve tė vet jo. Por ja kam falur sepse e dinte se ēfarė po bėnte. Vetėm kur largohesha unė, i thoshte Anitės se sa bukur unė kisha shkruar kėngėn.

    Ke ndonjė histori me tė qė do e veēoje?

    Kam shumė por njėrėn e kam mė pėr zemėr. Ishte periudha e konkurrimit pėr nė Institutin e Lartė tė Arteve. Ai e kishte nuhatur qė unė kisha talent dhe thirri disa nga miqtė e tij tė ngushtė Tonin harapin, Kozma Laran, Fehim Ibrahimin, Tisha Dainė, Gjon Simonin, nė shtėpi, qė tė mė dėgjonin e qė mos gabonte ndoshta nė perceptim duke mė pasur fėmijė. Nė ato vite nuk parapėlqeheshin fėmijėt e artistėve qė tė fitonin fakultetin, duhet tė ishin nga klasa punėtore. Unė fillova tė ndjeja pėrgjegjėsi mbi shpatulla sepse kisha mbi vete emrin e familjes. Po tė mos fitoja? Mė ka thėnė njė shprehje qė unė do ta harroj vetėm kur tė kem ikur nga kjo botė. Ėshtė njė perlė, njė filozofi jete. E jetės sė tij e pėrmbledhur nė njė fjali. Ishte mėngjes e unė do tė shkoja tė konkurroja pasi kisha njė vit qė vuaja nga pagjumėsia sepse ndjeja kaq shumė pėrgjegjėsi pėr konkurrimin. Vetėm 19 vjeēar por me qindra mijėra orė studimi, i mbyllur nė shtėpi, sakrificė dhe pėrgjegjėsi. Nuk kisha lėnė partiturė pa “shqyer”. Ai mė tha: “Djalė, ti do tė shkosh tė konkurrosh. Po dole i pari nė konkurs, mė i miri, ta dish prej meje se nuk do tė tė qasin nė atė shkollė, do tė ta gjejnė njė kleēkė. Poooor po dole mė mirė se i pari, nuk kanė ē’tė tė bėjnė nė kėtė jetė. Ik tani!”. Mė puthi te flokėt edhe ika. Po ta vrasėsh pak mendjen, shikon se ai ka thėnė shumė. Nuk ka moment tė jetės time apo krijimtarisė time qė tė mos ta kem nė mendje kėtė kėshillė ose filozofi jete.


    https://albanianfreepress.al/news/20...atures-135158/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 06-06-2019 mė 10:55

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Mjeshtri i Muzikes - Agim Prodani

    AGIM PRODANI & ANIDA TAKE - LEGJENDA tė Muzikės e Artit Shqiptar !

    https://www.youtube.com/watch?v=IHJkbeqewG0

    Nderim, Respekt & Mirėnjohje nė Pėrjetėsi pėr IKONA & ARTISTE tė pavdekshėm !


    ANITA TAKE, KUJTIM PRODANI, STEFI & ENDRI PRIFTI - Kolazh me kenge te Agim Prodanit,100 vjet muzike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 07-06-2019 mė 13:01

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Mjeshtri i Muzikes - Agim Prodani

    https://www.youtube.com/watch?v=cBfkN4rZW2s

    FISNIKU I MUZIKES / Nobleman of the Music

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •