Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    SHKRIMI I PLOTË I BILD: Ja si i manipulon mafia votimet në Shqipëri

    Nga Peter Tiede


    A lejohet të hyjë në BE ky vend? Shqipëria e dëshiron, Brukseli nuk ka gjë kundër- dhe Gjermania e mbështet në parim çeljen e negociatave të pranimit me shtetin ballkanik, duke i dëshmuar atij përparim të madh në demokratizim.


    Por në të vërtetë, vendi po zhytet në kaos, gjendet në udhëkryq: ose në rrugën drejt kushteve demokratike- ose përfundmisht si republikë e mafias.

    Shqipëria- ky bastion i drogës në Europë!

    Protesta masive çdo javë, policë dhe prokurorë që largohen nga vendi, një udhëheqje e korruptuar policore, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë funksionale- Shqipëria është në një krizë të madhe, pavarësisht disa përparimeve në turizëm.

    Një nga arsyet, që i ka nxjerrë masat në rrugë: akuzat se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka blerë votat në mënyrë masive- me ndihmën dhe paratë e mafias së drogës, që dominon vendin. Që kur Edi Rama mori detyrën, kultivimi i marihuanës është përhapur në të gjithë vendin- duke u bërë industria kryesore e vendit përveç trafikut të drogës.

    Dhe paratë e drogës po qeverisin vendin!

    Kur ‘Bild’ raportoi para pak kohësh për një transkriptim të përgjuar, në të cilin kryeministri Edi Rama e pyet një zyrtar vendor të zgjedhjeve, nëse gjërat kanë shkuar ashtu siç ishte rregulluar, qeveria u zemërua: ‘Bild’ është një gazetë e blerë, pretendimet (që në fakt bazohen në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe të Evropës Perëndimore) janë krejtësisht të pabaza. Edhe hetuesit shqiptarë e konfirmojnë vërtetësinë e telefonatave.

    Por tani Bild ju sjell përgjimet telefonike, duke treguar se si përpara zgjedhjeve të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës blen votat për Partinë Socialiste të Ramës. Ai siguron që një politikan i caktuar të futet në parlament. Ne po u tregojmë gjashtë përgjime konkrete.

    Përgjimet janë pjesë e një hetimi të policisë shqiptare- të ashtuquajturës ‘Dosja 339/1’. Dokumentet e bollshme u morën nga hetuesit shqiptarë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Dhe që atëherë janë kryesisht të mbyllura në dosje- pjesë të saj nuk mund të fshihen.

    Sipas hetuesve, ky është vetëm një fragment ekzemplar nga një tërësi komplekse regjistrimesh, që janë mbledhur gjatë muajve të vitit 2017.

    Rasti konkret është vetëm një nga dhjetëra anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre – janë akoma nën qilim. Hetuesit që punojnë për këto raste ose janë heshtur, ose kanë ikur jashtë vendit.

    Baroni i drogës në fjalë: Mafiozi Astrit Avdylaj- sipas hetuesve kreu i një bande me të paktën 44 persona, që organizon tregtinë ndërkombëtare të drogës (kokainë dhe heroinë) në rajon rreth qytetit port të Durrësit. Ai dhe vëllezërit e drejtojnë bandën nga qyteti i vogël i Shijakut.

    Për të ia ka vlejtur përpjekja: disa muaj pas zgjedhjeve ai u arrestua gjatë hetimeve ndërkombëtare së bashku me anëtarët e tjerë të klanit dhe dy vëllezër. Ai vetë është përsëri në liri- thuhet se kishte depresion dhe se qëndrimi në burg për të ishte i pamundur.

    Përgjimet tregojnë se si mafia kujdeset që një politikan i caktuar të bëhet kandidat i Partisë Socialiste. Më pas ata sigurohen që ky politikan i partisë qeverisës të Ramës të zgjidhet. Në hetime përfshihet: Kryebashkiaku socialist i Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri.

    Në përgjime mund të dëgjosh se si bosi i i mafias bie dakord me politikanët lokalë, me kryebashkiakun e vendlindjes së tij dhe qytetit të madh të Durrësit, që të caktojnë një kandidat për Partinë Socialiste dhe të blejnë dhe organizojnë vota për të. Në një përgjim, shefi i ujësjellësit merr një telefonatë nga mafia e drogës, që të sigurojë që stafi i tij të votojë për Partinë Socialiste të Edi Ramës dhe kandidatët e tyre.

    Durrësi dhe qyteti tjetër port i Vlorës janë vendimtarë për mafian: Sipas hetuesve, përmes këtyre porteve në Shqipëri vijnë kokaina dhe heroina. Nga atje, droga- duke përfshirë edhe kanabisin e rritur në të gjithë Shqipërinë- kontrabandohet në Itali dhe në Europën Veriore dhe Qëndrore. Fitimet: gjigande.

    Dhe ata duhet të sigurohen. Siç tha ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani për Bild, ekziston një pakt mes politikës dhe mafias në Shqipëri: Politika siguron biznesin, mafia sjell votat; mafia investon paratë e drogës në pasuri të paluajtshme, politikanët bëjnë një sy qorr për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës. Dhe në sistemin klanor të Shqipërisë, edhe fermerët e marihuanës, që kultivojnë bimët për bosët, janë votues të lumtur, nëse qeveria u siguron pagën e drogës.

    E gjitha kjo nuk është e pazakontë në shumë shtete të Ballkanit, edhe në mesin e paraardhësve të Ramës në Shqipëri- por sistemi i perfeksionua si një program mbarëkombëtar nën Ramën. Dy ish-ministra të Brendshëm janë tashmë të ikur. Të dy ishin të dyshuar si pjesë e bandave të drogës. Aktualisht nën akuzë është ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Dhe Rama dhe ekipi i tij e kanë mohuar tradicionalisht kërkesën për të bërë testin e drogës përpara zgjedhjeve.

    Rama dhe lidhjet e tij me mafian e drogës

    Edhe Rama vetë konsiderohet si një njeri me lidhje të ngushta me mafian e drogës: hetuesit perëndimorë dhe opozita shqiptare e akuzojnë atë se ka blerë votat me paratë e drogës.

    Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë: Rama i telefonoi më 11 shtator 2016 drejtuesit të një komisioni rajonal zgjedhor, duke e pyetur nëse gjithçka shkoi në zgjedhje ashtu ‘siç ishte diskutuar’. Përgjigja e kreut të komisionit: “Po, shef, siç është diskutuar”.

    Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për Bild: ‘Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë’.

    Ish-ministri sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: ‘Qeveria mbron mafian dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë’.

    Rama i mohon të gjitha: Duket si viktimë e një komploti. Vetëm se: Këto regjistrime, që i kanë bërë hetuesit e tij, ai nuk mund t’i pastrojë nga kjo botë.

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: SHKRIMI I PLOTË I BILD: Ja si i manipulon mafia votimet në Shqipëri

    Përgjimi i parë i Bild: Avdylaj kërcënon votuesit te Ujësjellësi
    Publikuar në : 10:00 - 05/06/19 |
    44
    mapo.al
    Gazeta më e madhe në Europë, gjermania Bild, ka nisur të botojë përgjimet e dosjes 339, të cilat sjellin një panoramë të frikshme.


    “Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.


    Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruan Bild.

    Në telefonatën e parë shihet se si bëhet presion për blerjen e votave të punonjësve të Ujësjellësit.

    “Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak, telefonon Ivo Doçin, drejtor i kompanisë së ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Durrësit dhe i kërkon që të mbledhë votuesit e opozitës së partisë Demokratike që janë të punësuar në ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve, në mënyrë që Astriti të vijë dhe t’i ‘shkundë mirë’ në mënyrë që të votojnë për PS-në ose të humbin punët. Toni i nënshtruar i drejtorit të Kompanisë së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve ndaj bosit të krimit, Astrit Avdylaj është një tregues i fuqisë që ka ai dhe se sa përgjegjës është ai për ‘përpjekjet e fushatës’,” shkruan gazeta.

    (Video e përgjimit)


    PERGJIMI

    Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam.
    Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Astrito si ja çove, si je, ça bën ti?
    Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ju mirë?
    Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Mirë rrofsh, ja sa erdha në shtëpi.
    Astrit Avdylaj: Dëgjo tashti, unë isha një çik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallarin, edhe nesër kur të kesh kohë ti, du me fol një çik, tu pa listën, ça ke aty punonjës, edhe kundra që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty te puna.
    Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj.
    Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.
    Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.
    Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.
    Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati
    Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.
    Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.
    Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.
    Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: As bëhet fjalë fare.
    Astrit Avdylaj: Kupton?
    Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I ke të ndarë, i kam bërë gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha komplet. I kam kshu me kompjuter të punume.
    Astrit Avdylaj: Ok du të mi qethësh me një fjalë edhe.. a më kupton?
    Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër.
    Astrit Avdylaj: Mirë vëlla, natën e mirë, na fal për…
    Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Ça thu mo.. çfarë na fal, i madhe je
    Astrit Avdylaj: Hajt natën e mirë vëlla.


    Emri:  3w993qhighc0.bild_.jpg

Shikime: 1039

Madhësia:  34.6 KB

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: SHKRIMI I PLOTË I BILD: Ja si i manipulon mafia votimet në Shqipëri

    Përgjimi i dytë i Bild: Avdylaj vendos për kandidatët në listën e PS
    Publikuar në : 10:15 - 05/06/19 |
    21
    mapo.al
    Gazeta më e madhe në Europë, gjermania Bild, ka nisur të botojë përgjimet e dosjes 339, të cilat sjellin një panoramë të frikshme ku zyrtarët socialistë i nënshtrohen kreut të një grupi kriminal.


    “Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.


    Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruan Bild.

    Në përgjimin e dytë tregohet se si Avdylaj ndikon për vendosjen e kandidatëve për deputetë në listën e PS. Në rastin konkret bëhet fjalë për Ilir Ndraxhin.

    “Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryebashkiakut të Shijakut për të organizuar një takim me të, me Vangjush Dakon, kryebashkiak i Durrësit, dhe me një kandidat të mundshëm dhe deputetin aktual ‘Liri’ (Ilir Ndraxhi), një person që klani kriminal i Avdylajve kërkon të vendoset si kandidat i PS. Takimi organizohet për të bërë pikërisht këtë: që të finalizohet një marrëveshje që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat i PS në Durrës, për të përfaqësuar interesat e klanit kriminal Avdylaj dhe klani Avdylaj do të ofrojë mbështetje të plotë për fushatën e PS në Durrës”, shkruan Bild.

    (Video e përgjimit)

    Video Player

    00:00
    01:40

    PERGJIMI

    Astrit Avdylaj: Alo!
    Kryebashkiaku i Shijakut: Hë mo!
    Astrit Avdylaj: Si je kryetar?
    Kryebashkiaku i Shijakut: Si ke qenë?
    Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bën?
    Kryebashkiaku i Shijakut: Jam akoma këtej, sa kemi mbaru dhe po hamë drekë.
    Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë! A e di pse të mora unë?
    Kryebashkiaku i Shijakut: Po?
    Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?
    Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.
    Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pim një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.
    Kryebashkiaku i Shijakut: Atëhere, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë. Është ceremonia te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.
    Astrit Avdylaj: Do takohemi në një kafe, do sjell Paparitin, që të jemi nesër që…më kupton?
    Kryebashkiaku u Shijakut: Pa merak pa merak.
    Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe Juli…e kupton ku e kam fjalën? Ngaqë është edhe ai, që të jesh edhe ti normal, po nuk ishe ti, a më kupton?
    Kryebashkiaku i Shijakut: E kuptoj!
    Astrit Avdylaj: Alo, ça the?
    Kryebashkiaku i Shijakut: Titi, pa merak them, atje në Durrës rri pa merak, se do jem dhe në ceremoni kshu që rri pa merak.
    Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj, që do ashtu që të jesj edhe ti me këto më kupton?
    Kryebashkiaku i Shijakut: Po po!
    Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit!
    Kryebashkiaku i Shijakut: Hajt ciao ciao.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: SHKRIMI I PLOTË I BILD: Ja si i manipulon mafia votimet në Shqipëri

    Përgjimi i tretë i Bild/ Avdylaj: Do e habis Ramën me rezultat 10:0

    mapo.al
    Gazeta më e madhe në Europë, gjermania Bild, ka nisur të botojë përgjimet e dosjes 339, të cilat sjellin një panoramë të frikshme ku zyrtarët socialistë i nënshtrohen kreut të një grupi kriminal.


    “Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.


    Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruan Bild.

    Në përgjimin e tretë, Avdylaj ia del që të përfshijë Ilir Ndraxhin si kandidat në listat e PS. Më pas ai zgjidhet deputet. Kurse Avdylaj krenohet se do e surprizojë Ramën me një rezultat 10:0 në Durrës.

    “Astrit Avylaj, kreu i grupit kriminal në Shijak, telefonon Arjan Ndraxhin, vëllain e “Lirit” (Ilir Ndraxhit) sot deputet i Partisë Socialiste. Avdylaj ka një kërkesë për kryeministrin Edi Rama, përmes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako që Ilir Ndraxhi të përfshihet në listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Durrësit. Gjatë bisedës, bosi i krimit, Astrit Avdylaj telefonon vëllain e kandidatit socialist dhe e pyet atë nëse vëllai i tij, kandidat potencial, ka marrë një telefonatë (nga lart) për t’u konfirmuar si kandidat i PS. Gjithashtu, Astriti zotohet se do të punojë fort aq sa ata do të surprizojnë të gjatin (Edi Ramën) me një rezultat pozitiv ‘10:0’ .

    Disa ditë më pas Ilir Ndraxhi konfirmohet si kandidat i PS për deputet në qarkun e Durrësit. Ndërkohë, Elton Arbana, atëherë kryetar i PS për Bashkinë e Shijakut është përmendur në një bisedë si kandidat për deputet që grupi krimminal Avdylaj është duke punuar për ta vënë në listë, por renditja në listë nuk është favorizuese (10-11). Më vonë marrëveshja ndryshon, Elton Arbana nuk është përfshirë në listë, por i është premtuar diçka e mirë. Elton Arbana është sot kandidat i PS në Bashkinë e Shijakut në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019,” shkruan Bild.



    PERGJIMI

    Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Titi, si je?

    Astrit Avdylaj: Si je Arjan? Ç’kemi?

    Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirë. Asgjë e veçantë, duke u marrë me çunin. Çfarë bëhet ndonjë gjë?

    Astrit Avdylaj: Asgjë vëlla. Të mora për qejf, a ke dëgjuar ndonjë gjë apo jo…

    Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Për çfarë?

    Astrit Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait apo jo (Ilir Ndraxhi)

    Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Jo shoku, ai tha që do të takohej me ty. Ju s’keni pas mundësi dje se ka qenë Juvja (ndeshje futbolli) ose nuk e di. Ai tha që Juli ka folur dhe që do vijë nesër ta takojë. Ai mori në darkë dhe tha që do rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.

    Astrit Avdylaj: Po.

    Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Dhe pastaj do ta takojë atë. Por me Gjushin (Vangjush Dako kryetar i Bashkisë së Durrësirt), në fakt do takohen për punë pune…

    Astrit Avdylaj: Ok, ok, unë jam duke pritur. Nesër, ose pasnesër, ai (Vangjush Dako) më tha që ne e kena në xhep… E kupton ç’dua të them?

    Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, po.

    Astrit Avdylaj: Ne thjesht po presim, ai më tha mua, në 25. Eltoni (Arbana) ishte atje gjithashtu. Ai i tha Eltonit që do ta vendosë të 10-in ose 11-in.

    Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Epo mirë, mirë…

    Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu, me një fjalë, me fqinjët e mi, me njerëzit, me një fjalë, nuk dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke takuar çdo njeri. E kam shumë me merak dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe te ai sipër (Edi Rama). Ai do të na shohë me një kështu…

    Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë…

    Astrit Avdylaj: Që t’i japim atij (Edi Ramës) një 10-çe me zero, që edhe ai vetë të habitet.

    Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji një telefonatë Julit, shko dhe pi një kafe te puna me atë.

    Astrit Avdylaj: Mirë o rob zoti.

    Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: E ke numrin e Julit?

    Astrit Avdylaj: Po e kam, e marr unë.

    Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë faleminderit!

    Astrit Avdylaj: Çfarë flet ore…Asgjë!

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: SHKRIMI I PLOTË I BILD: Ja si i manipulon mafia votimet në Shqipëri

    Përgjimi i katërt i Bild/ Shteti i PS u bindet urdhrave të Avdylaj

    mapo.al
    Gazeta më e madhe në Europë, gjermania Bild, ka nisur të botojë përgjimet e dosjes 339, të cilat sjellin një panoramë të frikshme ku zyrtarët socialistë i nënshtrohen kreut të një grupi kriminal.


    “Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.


    Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruan Bild.

    Në përgjimin e katërt shihet se si zyrtarët e PS i binden urdhrave të Astrit Abvdylajt.

    “Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryetarit të PS për Shijakun, Elton Arbana, që është aktualisht kandidat i PS për kryebashkiak në Shijak. Me një ton të irrituar të zërit, ai i telefonon Arbanës dhe i thotë se Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit po i vendos gjoba disa njerëzve në Sukth dhe se ai nuk po i telefonon dot Gjushit (Vangjush Dako- kryebashkiak i Durrësit) për t’i kërkuar që të ndalojë kjo, pasi kryebashkiaku i Durrësit është me Edi Ramën në Zvicër në një udhëtim.

    Kur Arbana pretendon se nuk ka autoritetet për shkak se e kanë hequr nga posti në Inspektoratin e Ndërtimit, bosi i krimit, Avdylaj këkon që ai t’u telefonojë inspektorëve, të ndalojnë gjobën, të kërkojnë ndjesë, përndryshe do e bëjë vetë. Në fund, kreu i PS në Shijak pranon dhe i thotë Astrit Avdylajt se ai do i telefonojë dhe do u thotë të kujdesen për ‘problemin’,” shkruan Bild.


    PERGJIMI

    Elton Arbana: Astrito?

    Astrit Avdylaj: Si ja çove?

    Elton Arbana: Ça bone, si ja kalove?

    Astrit Avdylaj: Mirë si jeni?

    Elton Arbana: Mirë, ça bëhet, si ke qenë?

    Astrit Avdyli: Vallai mirë.. ti?

    Elton Arbana: Hajt mo mirë, ja tu lujt letra me çunat këtu.

    Astrit Avdylaj: A e di ku isha apo jo?

    Elton Arbana: Urdhëro…

    Astrit Avdylaj: A e njef atë të INUK-t, atë drejtorin ti?

    Elton Arbana: E njof mo, Dallëndyshen?

    Astrit Avdylaj: Ore lëre Dallëndyshen, këtë të Durrësit, ça është ky i Durrësit, Artur…

    Elton Arbana: Artur Çela, i bashkisë

    Astrit Avdylaj: Eeee.

    Elton Arbana: Po e njof.

    Astrit Avdylaj: I kujt bashkie është ky, i Shijakut?

    Elton Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit

    Astrit Avdylaj: Po s’ka qenë aty Vangjushi se ishte dje me Edin o vëlla… Merre o vëlla edhe thuj o b….. q…., ke shkuar aty tu vënë gjoba në fermë nga 5 milionë lekë o vëlla. Merre tashti, se nuk është Vangjushi këtu.

    Elton Arbana: Se mu më kanë heq, u bënë 4 ditë. Ta marr në telefon, te kush?

    Astrit Avdylaj: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit, ka shku tu vënë gjoba. Se nuk është Gjushi këtu, ështe me Edin në Zvicër, a më kupton? Se s’kam me ça ashtu

    Elton Arbana: S’ka ndonjë emër konkret? Ke ndonjë emër?

    Astrit Avdylaj: Kujt konkret?

    Elton Arbana: Domethënë kujt i ka vënë, që ti them i ke vënë këtij personi

    Astrit Avdylaj: Thuj i ke vënë atij në fermë thuaj dhe ke bërë gabim edhe kthej gjobat thuaj, mos vej gjoba thuaj. Se nuk është Gjushi aty…. a më kupton?

    Elton Arbana: Ja ta marr tani direkt

    Astrit Avdylaj: Edhe tu bë gabim thuj, or pis thuj. S’du me e marr vet në telefon.

    Elton Arbana: E marr unë, e marr unë. Po e more vesh që para 1 jave që më hoqën.

    Astrit Avdyli: Unë nuk e di o vëlla. Kush, kur si qysh tek?

    Elton Arbana: Më hoqën pra. Unë isha tek INUK edhe ndërhyna për këto gjëra, edhe më shkarkuan.

    Astrit Avdyli: Unë nuk e di, por ma lajmëro një çik këtë. Thuj që ke bërë gabim që ke shkuar aty në fermë, se është Vangjushi sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë s’kam ku me e ashtu…

    Elton Arbana: E marr unë direkt tashti

    Astrit Avdyli: Mirë pra faleminderit.

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: SHKRIMI I PLOTË I BILD: Ja si i manipulon mafia votimet në Shqipëri

    Cfare nuk bejne prokuroret qe te shpetojne koken e tyre...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •