Nga Ergys Mėrtiri

Shfaqja e njė artisti qė flet broēkulla teksa i thur lavde njė politikani tė krimbur nga mashtrimet dhe korrupsioni ėshtė pamje e shėmtuar.

Nė Shqipėri kjo ndodh shpesh dhe nė mėnyrė fare vulgare, ēfarė tregon jo vetėm degradimin politik tė pushtetarėve, por edhe mungesėn e thellė tė dinjitetit tė shumė artistėve dhe intelektualėve, tė cilėt pranojnė tė pėrdoren nė mėnyrė kaq flagrante.

Kryebashkiaku i Tiranės Erion Veliaj ėshtė ndoshta politikani qė e ushtron mė sė shumti kėtė pėrēudnim. Kryeministri Rama duket mė i kursyer, ndoshta pėr shkak se nuk e lė narcizizmi dhe pėrēmimi qė duket se ka pėr kolegėt e tij artistė.

Qeveritė e mėparshme i kanė pėrdorur imazhe tė tilla, gjithashtu, por jo nė nivelin telendisės siē di t’i pėrdorė Veliaj. Ai nuk ka lėnė zė publik pa e pėrfshirė nė mbjellje pemėsh, aktivitete, shfaqje, pritje, spote reklamuese, duke i vėnė tė gjithė, aktorė, kėngėtarė, drejtues emisionesh tė recitojnė lavde nga mė banalet pėr tė.

Nė kėtė kuptim, Eneda Tarifa ishte thjesht fruti i rradhės i shtrydhur pėr tė zbutur neverinė popullore tė mbledhur nė kėto gjashtė vite. Zėri i saj iu bashkua tashmė korit tė stonaturave propagandistike tė masės sė atyre artistėve, qė e shesin imazhin pėr pesė lekė nė tezgat e politikės.

Nė takimin e hapjes sė fushatės sė PS-sė pėr zgjedhjet njėpartiake tė 30 qershorit, Tarifa tha:

“Nėse do kishte bėrė nėna nja tre si Erion Veliaj, nuk e di ku do tė ishim kėtė katėrvjeēar. Unė jam nė krah tė Erionit sot, jo sepse kam njė background socialist, as sepse kam njė teserė partie; jam kėtu, sepse besoj tek ky djali qė kam kėtu pranė; besoj, sepse kam parė atė qė ka ndodhur me Tiranėn tonė tė dashur.”

Pa dyshim, nėse Eneda do tė ishte anėtare e PS-sė dhe do tė merrte pjesė nė takim si militante, do tė kish qenė shumė herė mė e justifikuar. Ka edhe nė botė artistė qė besojnė nė parti tė ndryshme dhe militojnė nė rradhėt e tyre dhe, pavarėsisht se ka gjithmonė kritika kundėr tyre, kjo gjė mund tė jetė e pranueshme.

Por kur ajo pėrpiqet ta shesė patetizmin kundrejt Kryetarit tė Bashkisė si njė vlerėsim tė paanshėm, qė vjen nga njė pozicion i depolitizuar, gjithēka kthehet nė njė falsitet propagandistik banal. Zonja nė fjalė ėshtė vetėm duke kontrabanduar profilin e artistit nė shėrbim tė njė propagande politike, pikėrisht me mjetet tipike tė kėsaj propagande: mashtrimin publik.

Nuk po ndalem tė analizoj ato qė kėngėtarja tha nė lidhje me punėt e mėdha tė kėsaj bashkie, qė e paskan entuziazmuar aq shumė sa tė braktisė pozicionin e saj gjoja jopolitik.

Nga ana tjetėr, kuptohet se skenari ku ajo u pėrfshi ėshtė problematik dhe i pėrgatitur nga tė tjerė. Madje edhe teksti duket se ėshtė hartuar nė tavolinat e propagandės tė Veliajt, pasi bart tė njėjtin stil mediokriteti propagandistik, tė stisur pėr tė gėnjyer turmat, qė shfaq ēdo fjalim i tij.

Vetė ideja e tė pasurit nja tre Erionė Veliaj, si njė mjet retorik banal pėr tė treguar se Erion si ky nuk bėn mė nėna, ėshtė njė instrument propagandistik qė, pėrveē ndjesisė se tė ka zėnė makina, nuk shkakton asnjė sugjestion te dėgjuesi.

Tė imagjinuarit e tre Erionėve nė krye tė bashkisė ėshtė shpėrdorim i madh i fantazisė, aq mė tepėr pėr njė qytet tė shpėrfytyruar si ky i yni. E megjithatė, zonja Tarifa nuk shikon aspak se si ky qytet po degradon nga korrupsioni, uzurpimi i hapėsirave, shkatėrrimi i zonave kulturore, historike e identitare, betonizimi, ndotja, taksat, trafiku, mungesa e hapėsirave pėr parkim e parqe dhe nga kostoja e lartė e jetesės.

Jo, ajo shikon vetėm Tiranėn 3D tė videoklipeve tė bashkisė, qė shumėfishohen kudo nėpėr ekranet e klientėve tė saj.

Nė Republikėn e tij, Platoni i vendos artistėt nė fundin e hierarkisė shoqėrore. Ai e shikon artin si njė rrezik, njė instrument qė manipulon tė vėrtetėn te njerėzit. Pėr kėtė arsye, artistėt duhen mbajtur larg.

Nė fakt, arti bart njė potencial tė madh ndikimi nė shoqėri, ndaj edhe pushteti ka qenė gjithmonė i interesuar ta pėrdorė atė. Por arti ka njė mision tė vetin dhe ai i drejtohet publikut duke iu referuar njė sfere tė lartė tė vlerave njerėzore. Ai shtjellon tė bukurėn, tė drejtėn, tė vėrtetėn dhe gjėrat mė sublime te njeriu, ndaj dhe pritet qė artisti tė rrezatojė moral tė lartė dhe fisnikėri. Nėse i shet tė gjitha kėto pėr t’i shėrbyer pushtetit, ai ka tradhėtuar publikun dhe veprėn e vet.

Pėr kėtė arsye shoqėria priret t’i shohė artistėt larg politikės. Ēdo pėrzierje me tė mund tė shpjerė nė kompromentimin e veprės sė tyre, ndaj depolitizimi ėshtė parė si njė mėnyrė pėr ta mbrojtur artin nga politika. Megjithatė ka edhe njė pikėpamje tjetėr, qė e sheh vetė krijimin artistik si njė akt thellėsisht politik. Artisti nuk mund tė qėndrojė larg problemeve tė shoqėrisė, ndaj edhe arti ėshtė njė mėnyrė pėr tė vetėdijėsuar shoqėrinė mbi to.

Sėrish, edhe nė kėtė kuptim arti politizohet, duke mbetur gjithmonė thellėsisht opozitar dhe kurrė nė krah tė pushtetit, aq mė pak akoma tė shndėrrohet nė njė instrument propagandistik nė funksion tė tij. Pėrfshirja e artistėve nė fushata elektorale apo nė qėndrime politike ėshtė parė me kriticizėm kudo.

I pėrfshirė nė njė debat mbi angazhimet e artistėve kundėr Presidentit Tramp nė SHBA, njė roker karizmatik si Alice Cooper reagoi para disa muajsh, duke thenė se artisti mund tė angazhohet nė politikė vetėm nė shėrbim tė njė kauze dhe kurrė nė shėrbim tė njė partie apo udhėheqėsi. Shtrohet pyetja: Cila ėshtė kauza e Eneda Tarifės dhe e shumė tė tjerėve si ajo, qė i bėjnė qokė Lali Erit? Pylli orbital, stadiumi me kullė, Sheshi Skėnderbej, apo aktivitetet e ditėve pa makina?

Pjesa mė e trishtė nė kėtė histori ėshtė konstatimi sesa i vlen pazari njė artisti. Mungesa e dinjitetit, e konstatuar nė mėnyrė dramatike nė rastin e teatrit, tregon se ndėr ta ka njė klasė tė pėrdhunuar moralisht, me njė mungesė tė thellė dinjiteti dhe vetėdijeje pėr t’u ngritur nė lartėsinė e statusit tė tyre.

Tė dalė nga njė regjim totalitar, qė i pėrdorte si kllounė tė njė propagande groteske kriminale, ata duket se nuk janė ēliruar dot nga vesi i tė shėrbyerit, dhe mė e keqja ėshtė se kėtė ves ua kanė trashėguar tashmė edhe artistėve tė rinj. Kjo ėshtė arsyeja pėrse sot politika i nėnshtron thuajse tė gjithė, nė ēdo fushė, dhe shumė pak individė kurajozė sheh tė marrin pėrsipėr t’i kundėrvihen paudhėsive tė pushtetit.