Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Eriona Rushiti

    Kompozitorja qė e ēon Shqipėrinė nė Eurovizion: Ktheju etnosit !

    Nga Suadela Balliu - Dhjetor 2018.

    Nė ēaste frymėzimi, si ato qė e bėjnė tė ulet e tė shkruajė muzikė, i gjithė procesi duket aq transcendental, sa bėhet e vetėdijshme pėr veprėn qė ka kompozuar, kur e ka pėrfunduar.

    “Mendoj se fakti qė e pėrdor kaq shpesh nė krijimet e mia, them se e kam brenda vetes dhe del ashtu, natyrshėm”, thotė kompozitorja Eriona Rushiti, ndėrsa e ka fjalėn pėr elementet folklorikė, tė pėrdorur nė kėngėn “Ktheju Tokės”, fituese e Festivalit tė 57 –tė tė Kėngės nė Radio Televizionin Shqiptar, me muzikė dhe vargje nga Rushiti, kėnduar nga Jonida Maliqi.

    “Do tė kisha dashur qė ēdo shtet tė kishte njė portret tė vetin, nė Eurovizion”, thotė kompozitorja, duke zbuluar se puna pėr pėrfaqėsimin e Shqipėrisė nė Festivalin Europian tė Kėngės, qė kėtė vit organizohet nė Izrael, pas fitores sė kėngėtares Netta Barzilay, me kėngėn “Toy”, nė maj tė 2018-ės, nė Portugali.

    Ajo ēka u vendos, duket se njėzėri nė grupin e punės, mes kompozitores Rushiti, orkestruesit Enis Mullaj dhe kėngėtares Jonida Maliqi – nisur edhe nga komentet e shumta nė rrjetet sociale – ishte qė, kėnga tė kėndohet nė gjuhėn shqipe. “Tingėllon shumė autentike”, thotė kompozitorja, megjithėse e sheh krijimin e saj njė lloj eksperimenti “mes folkut dhe modernes”.

    Vargjet, tė cilat Eriona Rushiti i ka shkruar, pasi krijoi muzikėn dhe mori miratimin e kėngėtares Jonida Maliqi – e cila fillimisht u druajt nė kėtė kthim pas 11 vitesh mungese nė festival – kanė harmoninė e tingullit.

    “Nė tė gjitha krijimet, kam pėrdorur tekstet e mia, sepse siē e njoh unė njė notė qė kam hedhur, sado i afėrt tė jetė poeti me mua, nuk do tė arrijė tė futet nė linjėn melodike; ku dua tė marr frymė, ku qėndron njė zanore mė bukur…”, thotė Rushiti.

    Megjithėse e fokusuar tek muzika serioze, nė krijimtarinė e saj si kompozitore, pranon se Festivali i muzikės sė lehtė, veēanėrisht ai i Radio Televizionit Shqiptar mbetet njė aktivitet i rėndėsishėm.

    “Pėr shkak tė traditės qė ka, por edhe pėr faktin qė jam rritur me atė festival”, tregon Rushiti, ndėrsa kėngėt e festivalit tė dhjetorit e kanė shoqėruar nga fėmijėria, kur i hidhte vargjet e kėngėve, emrat e kėngėtarėve dhe krijuesve nė njė bllok shėnimesh.

    Tanimė, si profesioniste, me studime pasuniversitare dhe njė pjesė tė doktoraturės nė kompozicion, nė Bukuresht, orkestra e Radiotelevizionit ėshtė njė nga elementėt qė e bėn tė marrė pjesė me krijimet e saj. Thotė se, pas eksperimentimeve pėr vite me radhė nė muzikėn shqiptare, duke krijuar kėngė qė i qaseshin fytyrės sė tregut tė huaj, prirja e viteve tė fundit ėshtė njė rikthim tek etnosi.

    Edhe nė festivalin e kėtij viti, mendon ajo, thuajse nė ēdo kėngė ndihej njė nuancė folklori. Duke e dashur aq shumė muzikėn folklorike shqiptare, duke e pėrfshirė atė edhe nė krijimet e muzikės serioze, ka pėrdorur melodinė e fyellit, si tingull i kėtyre trojeve dhe ritmin e daulles, qė ndėrmend vallen e burrave, qė rrahin tokėn, siē shkruan edhe Ismail Kadare nė poezinė “Vallja shqiptare” Tri herė opinga rrahu dheun… Ishte ky imazh qė solli mė pas vargjet Ktheju tokės tende/ O njeri qė zemrėn lė peng/ Ktheju tokės tende/ Ti e di njė zemėr tė pret…

    Megjithėse kėta elementė tė dy instrumenteve arkaike mund tė tė sillnin nė parafytyrim emigrimet e hershme nga trualli shqiptar, nga koha e arbėreshėve drejt Italisė, Rushiti thotė se pati nė mendje historinė mė tė vonė tė emigrimeve, atė qė nisi me valėn masive, qė u pagėzua mė vonė si Eksodi i Viteve ’90.

    “Edhe situata aktuale, me shumė tė rinj qė duan tė ikin. Mė vjen shumė keq qė po mbetemi pak dhe kjo mė shtyu”. Megjithatė, shton, se fenomeni i emigracionit ėshtė global dhe se e ka prekur historinė njerėzore, nė epoka tė ndryshme. “Popujt kėshtu kanė lėvizur”, thotė ndėrsa pėrmend italianėt kur largoheshin masivisht drejt Amerikės, nė fillim tė viteve ‘900.

    Mesazhi duket sikur pėrkon disi edhe me historinė e popullit tė Izraelit, qė pas shekujsh tė shpėrndarė nėpėr botė, nė vitin 1948 themeluan shtetin e Izraelit, duke qenė se mė 2019-ėn, Eurovizioni do tė mbahet nė Tel Aviv, mė 14, 16 dhe 18 maj.

    Sipas kompozitores, kėngėtarėt qė shkojnė nė Eurovision, garė nė tė cilėn Shqipėria ėshtė pėrfaqėsuar 15 herė, nga viti 2004, duke pėrfshirė edhe prezantimin e Jonida Maliqit, pas disa muajsh, mbajnė njė peshė tė rėndė mbi shpinė. “Duket sikur kanė Shqipėrinė nė kurriz”, thotė Rushiti, duke premtuar se do tė bėjnė mė tė mirėn nė kėtė pėrfaqėsim.

    Kėnga “Ktheju Tokės” nuk do tė jetė e para qė kėndohet nė gjuhėn shqipe nė Eurovision. Edhe kėnga “Mall” nga Eugent Bushpepa, qė pėrfaqėsoi Shqipėrinė vitin e kaluar nė Lisbonė, u kėndua nė shqip ndėrsa i pari qė kėndoi nė gjuhėn shqipe ishte Luiz Ejlli me “Zjarr e ftohtė”, mė 2006-ėn. Edhe Olta Boka, dy vjet mė vonė do tė zgjidhte ta kėndonte nė shqip kėngėn e saj “Zemrėn e lamė peng”. Mė 2012-ėn, ishte Rona Nishliu me kėngėn e saj “Suus”, e cila u rendit e pesta, duke shėnuar edhe renditjen mė tė lartė tė Shqipėrisė nė kėtė eveniment tė muzikės europiane. Njė vit mė vonė Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko do tė ēonin rrok nė gjuhė shqipe, nė Malmo tė Suedisė.

    Megjithėse prej vitesh, votimet nė Eurovision e bėjnė festivalin tė duket mė shumė sesa muzikor nė njė event gjeopolitik, ku funksionon parimi i fqinjėsisė sė mirė, nė njė garė sado tė vogla tė jenė gjasat, shkohet pėr tė fituar.

    “E dimė sesi funksionin Eurovizioni, por them qė tė shkojmė pėr tė lėnė njė shenjė. Kėshtu u futėm edhe nė festival; pėr tė bėrė diēka tė bukur dhe ja ku jemi. Do tė shkojmė pa pretenduar gjėra tė mėdha, me kėmbė nė tokė, pėr tė bėrė mė tė mirėn”, thotė Rushiti.

    Parimi pėr tė lėnė njė shenjė e ka ndjekur gjithnjė nė punėn e saj. Edhe nė paraqitjet e mėhershme nė festivale, ka zgjedhur vokale tė dallueshėm si Semi Jaupaj, e cila konkurroi nė “Kėnga Magjike” tė vitit 2015, me njė kėngė tė kompozuar dhe shkruar nga Eriona Rushiti, titulluar “Veē lotėt”. Njė vit mė vonė do tė bashkėpunonte me kėngėtaren Festina Mejzini, po nė “Kėnga Magjike” me kėngėn “Si dielli hanėn”.

    “Sot ka shumė prodhimtari nė muzikė dhe i gjithė sekreti profesional ėshtė tė lėsh njė shenjė, me njė timbėr, me njė gjetje tė veēantė muzikore, me njė tekst- mesazh qė nuk ėshtė prekur. E mira ėshtė tė lėsh njė gjurmė, tė mos jetė njė krijim qė shkon e vjen dhe, harrohet”.

    Kjo e ēoi t’i propozonte Jonida Maliqit, tė kėndonte kėngėn e saj, edhe pse e dinte se ajo kishte bėrė shkėputje tė gjatė nga skenat e festivaleve tė kėngės.

    “Jonida ėshtė emocionale si natyrė dhe, pėrderisa kisha njė kėngė me shumė emocion dhe ndjeshmėri, mendova kush mund ta pėrcjellė dhe mendja mė shkoi te Jonida”, kujton duke e vlerėsuar kėngėtaren, dikur studente nė Universitetin e Arteve, ku Rushiti ėshtė pedagoge, si njė vokal me shtrirje tė madhe dhe timbrikė tė veēantė.

    “Jonida ėshtė figurė genuine sa i pėrket kėngės. Nuk ka bėrė kompromise me kėngėn”. Rushiti duket se i ka menduar nė hollėsi tė gjitha, duke kaluar edhe pėrtej vokalit, stili i tė kėnduarit, e deri tek portreti dhe paraqitja e pėrgjithshme. “Tė gjitha kėto mė ēuan tek Jonida.”

    Kėngėtarja, e bindur se e kishte mbyllur fazėn artistike nė garat e festivaleve, u bind sapo dėgjoi versionin demo tė kėngės dhe pranoi ta kėndonte nė Festivalin e 57-tė tė Kėngės.

    Pėrtej garave nė muzikėn e lehtė, Eriona Rushiti ėshtė e pamungueshme me kompozimet e saj nė aktivitetet artistike tė muzikės serioze. “Jam munduar tė mos lė asnjė eveniment, qė ndodh nė jetėn artistike tė muzikės serioze, si nė Festivalin e Romancave, po ashtu nė Pianodrom, tė cilin e organizon Aleksandėr Peēi” , rrėfen Rushiti, duke shtuar se ėshtė gjithashtu pjesė e njė CD-je muzikore, titulluar “Albanian Memories”, realizuar para disa vitesh nga violinisti i njohur, Klajdi Sahatēi, me njė karrierė jashtė vendit, spalė e orkestrės sė Zyrihut, “Tonhalle” dhe pianistja Dhurata Lazo. Rushiti rrėfen se u shkroi veprėn, tė cilėn e titulloi “Memories”. “Duket se atyre u pėlqeu ky titull, qė e pėrdorėn pėr tė titulluar tė gjithė diskun “Albanian Memories”.

    Disku pėrmban vepra pėr violinė dhe piano tė shkruara nga kompozitorėt e shquar shqiptarė, para viteve ’90 si Pjetėr Gaci, Albert Paparisto, Feim Ibrahimi, Ēesk Zadeja, Rafet Rudi, Nikolla Zoraqi apo Aleksandėr Peēi, ndėrsa Rushiti ishte e vetmja prurje e re, pas ’90. Violinės, me tė cilėn e nisi rrugėtimin muzikor kur ishte vetėm gjashtė vjeē, thotė se i kthehet herė pas here pėr nostalgji, por tanimė karriera e saj ėshtė me tė gjithė fokusin drejt kompozicionit.

    “E hap dhe luaj, kur kam mall, por duhet tė ushtrohesh pesė deri nė gjashtė orė nė ditė qė tė jesh nė formė. Nuk mund tė them se e studioj. Kam angazhime tė tjera, nė krijimtari dhe pedagogji”, thotė, ndėrsa pėrpiqet t’u japė mbėshtetje kompozitorėve tė rinj qė pėrgatiten nė bankat e Universitetit tė Arteve. “Jam mbėshtetėse dhe kureshtare pėr tė ndjekur ēfarė veprash tė reja sjellin. Jam shumė afėr studentėve”, thotė Rushiti.

    E pyetur nėse tė rinjtė janė tė ndikuar mė shumė nga muzika botėrore sesa nga elementėt e etnosit, Rushiti thotė:

    “Muzika jonė nuk duhet tė mbetet e kufizuar. Kemi qenė mjaft tė izoluar. E gjithė dėshira ėshtė qė muzika jonė tė gjejė vend tė pėlqyer, jo vetėm kėtu brenda. I gjithė synimi ėshtė tė marrim dhe tė thithim gjithēka qė bėn bota”.

    Edhe pse ėshtė e dhėnė pas elementėve tė flokut, i pashfrytėzuar mjaftueshėm nė muzikėn shqiptare, Rushiti thotė se zgjedh gjithnjė gėrshetim me frymėn moderne dhe e sjell identitetin e vendit, nė njė formė tė sofistikuar.

    Janė ato bulėza qė kur pėrdoren nga profesionistė e bėjnė kėngėn tė lulėzojė. Gjithaq nuk ėshtė hera e parė qė Shqipėria pėrfaqėsohet me kėngė, qė kanė elementė tė folklorit, shqiptarėt – kudo ku janė tė shpėrndarė nė diasporė – do tė dėgjojnė mesazhin e kėngės, qė u bėn thirrje tė kthehen nė vendin e tyre dhe do tė shpresojnė, nė mos tek fitorja, tek njė renditje nė dhjetėshen e mė tė mirave tė Europės.


    https://gazetasi.al/kompozitorja-qe-...theju-etnosit/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 16-05-2019 mė 10:31

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti

    Eriona Rushiti:“Pėr t’u pranuar nė akademi duhej tė bindja veshin e tė madhit, Ēesk Zadeja”

    Shkurt 2013 - " Telegraf "

    INTERVISTA/ Flet violinistja, kompozitorja dhe pedagogia Eriona Rushiti

    Ajo ėshtė njė femėr e kompletuar nė profesionin e saj. Gjithmonė nė lėvizje, nė aktivitete, por dhe mes studentėve. Violina trokiti e para nė ėndrrat e saj tė fėmijėrisė dhe pastaj vazhdoi studimet pėr kompozicion dhe sot ėshtė dhe pedagoge. Sipas saj, shoqėria shqiptare ėshtė maskiliste dhe ėshtė shumė e vėshtirė pėr femrėn tė ēajė mes kėtij maskilizmi. Por megjithatė femra shqiptare ėshtė largpamėse dhe mjaft e motivuar pėr tė gjetur pozicionin e saj nė jetė.

    Nė vitet e fėmijėrisė me violinė nė dorė, kush ua ngjizi kėtė dėshirė?

    Vendosja e gishtave tė mi mbi violinė i pėrket njė ngjarjeje krejt tė rastėsishme qė kur i kthehem dhe e mendoj sot mund tė them pa frikė se jeta ime, ndoshta, nuk do tė kishte fare lidhje me muzikėn dhe unė do tė isha dikush tjetėr. Pra, pėrveē dėshirės sė prindėrve, tė cilėt janė gjithnjė nė luftė tė vazhdueshme mes dėshirave tė parealizuara tė rinisė sė tyre dhe tė ardhmes qė fėmijės sė tyre rastėsia, rrethanat, fati marrin rol dominant. Fare rastėsisht nė moshėn 4-vjeēare njė violinist shumė i njohur zbuloi tek unė njė vesh shumė tė mirė ritmiko-melodik (sepse kėto janė tė vetmet tė dhėna qė njė fėmijė mund tė tregojė nė atė moshė), dhe insistoi qė sapo tė mbushja moshėn pėr tė shkuar nė shkollė tė studioja violinė ose piano. Nė kushtet e atyre viteve, violina ishte instrumenti mė “i rehatshėm” pėr tė realizuar orėt e studimit (familje fare tė pakta mund tė kishin piano nė shtėpi) dhe, kėshtu, prindėrit e mi zgjodhėn instrumentin e violinės-instrument qė e ke gjithmonė me vete. Mbase ishte zgjedhja mė e vėshtirė, sepse dihet qė violina ėshtė mbretėresha e instrumenteve muzikore dhe pėrsa i takon shkallės sė vėshtirėsisė, gjithashtu, zė vendin e parė, e mė pas, violina u bė pjesė e trupit tim.

    Nė Akademinė e Arteve ndoshta njė ditė e veēantė. Pėrse konkurruat pėr kompozicion kur kishit violinėn? Kė kishit si juri, pjesa qė luajtėt dhe si qe reagimi jurisė.

    Edhe pse me violinėn kaluam sė bashku 12 vjet dashurie qė rritej dita-ditės, gjatė studimeve nė Liceun Artistik “Jordan Misja” u eksperimentua hapja e dy degėve tė reja: kompozicion dhe dirigjim, ku edhe kėtu prapė merr njė rol tė rėndėsishėm rastėsia. Vendosa tė eksperimentoja nė degėn e kompozicionit dhe tė shihja nėse kisha apo jo tė dhėna tė mira. Ndėrkaq edhe pedagogėt e mi insistuan qė unė studimet e larta t’i kryeja pėr kėtė degė. Mesa duket tingujt e parė tė krijuar nga unė (njė prelud pėr piano) vendosėn tė ndryshonin tė ardhmen time. Mė duhej tė bėja orė shtesė tė disa lėndėve mė shumė, ndryshe nga shokėt e mi tė klasės, pasi megjithėse vazhdoja pėr kompozicion, violina duhej mbrojtur me diplomė nė Liceun Artistik. Dy vitet e fundit tė shkollės sė mesme kanė qenė tepėr tė ngarkuara pėr mua dhe shpesh me dilemėn e zgjedhjes. Mė duhej tė lija dashurinė e vjetėr, violinėn dhe tė nisja njė tė re, atė tė kompozicionit (edhe pse tė dyja dashuritė nuk mund tė jetonin pa njėra-tjetrėn).

    Dita e veēantė e Akademisė?

    Ishte pikėrisht jo vetėm njė ditė, por tė katėrta ditėt e konkurrimit: bėhet fjalė pėr datat 4-8 gusht 1990. Ndėrkohė qė, unė mėngjeseve tė kėtyre ditėve shkoja nė Akademi pėr tė konkurruar e pėr tė vendosur fatin e rrjedhės sė jetės sime, nė rrugė ndeshesha mė njerėz qė edhe ata kishin vendosur tė ndryshonin tė ardhmen e tyre. Ishin ditėt e hapjes sė ambasadave… takoja nė rrugė miq e tė afėrm qė mė sugjeronin jo hyrjen nė Akademi, por hyrjen nė ambasadėn italiane apo gjermane, por ajo, hyrja e parė ishte mė e fortė se ēdo gjė. Jo se ishte mė e sigurt, sepse konkurset qė zhvilloheshin atėherė ishin shumė tė ashpra dhe konkurrenca shumė e fortė mund tė tė linte jashtė dyerve tė akademisė, por sepse dashuria pėr tingujt nuk mund tė tradhtohej aq lehtė, nuk mund tė tradhtohej kurrė. Pėr t’u pranuar nė akademi duhej tė bindja mendjen dhe veshin e kompozitorit tė madh, Ēesk Zadeja; muzikologes Zana Shuteriqi, si dhe atė tė pedagogut tim tė studimeve tė mėvonshme, kompozitorit Sokol Shupo. Ia dola t’i bindja dhe, mė pas, rrodhėn shumė shpejt 4 vitet e studimit nė akademi, vite qė do tė pasonin edhe disa tė tjera vite studimi, ato pasuniversitare. Bukureshti pėrgjatė 3 viteve mė mėsoi ta jetoja jetėn larg familjes dhe ditė tė mbushura me koncerte e njohuri mė tė avancuara se ato tė Tiranės. Akademia e Muzikės nė Bukuresht mė pėrgatiti pėr t’u pėrballur pa frikė me gjuhėn e re muzikore me tė cilėn kompozohej nė Evropė. Pjesėmarrja mė pas nė shumė festivale dhe konkurse ndėrkombėtare ma vėrtetuan mė sė miri kėtė fakt.

    Emėrimi mbas studimeve i plotėsoi dėshirat tuaja, apo…?

    Pas studimeve shumėvjeēare, punėsimi im i parė ishte ai pranė Ministrisė sė Kulturės, pranė Drejtorisė sė Projekteve, punėsim 5-vjeēar, i cili mė mėsoi njė pjesė tjetėr tė panjohur pėr mua, atė tė funksionimit tė administratės publike dhe, kryesisht, atė tė realizimit tė projekteve artistike. Pėr aq kohė sa kam punuar jam munduar t’u vijė nė ndihmė projekteve muzikore (festivaleve dhe konkurseve tė ndryshme instrumentale muzikore), gjė qė sot jo se unė nuk jam mė pjesė e ministrisė, por si krijuese e ndjej nė lėkurė dhimbjen e mbylljes sė tė gjithave alternativave. Sot nuk zhvillohet mė asnjė festival i muzikės serioze, asnjė konkurs instrumental dhe kjo pėr arsye tė pamundėsisė financiare. Ministria e Kulturės nuk ka mė fonde pėr artin, muzikėn prej disa vitesh. Janė lėnė nė mes festivale 10-vjeēare si: “Vjeshta e Tiranės”, “Ditėt e Muzikės sė Re Shqiptare” apo edhe konkurse tė tjera pianistike, violinistike, vokale etj. Nė fakt, kjo i takon hartimit tė politikave tė ministrisė, por unė jam e detyruar ta them duke pėrcjellė kėshtu shqetėsimin e shumė krijuesve tė mi kolegė, tė cilėt e kanė thėnė shpesh publikisht, por qė askush duket se nuk i ka dėgjuar. Sot unė e ushtroj profesionin tim pranė Universitetit tė Arteve, nė Fakultetin e Muzikės.

    A e keni ndjerė veten keq nė skenė dhe si keni vepruar? Sot a e mendoni se kompozicioni ėshtė profesioni juaj mė i mirė qė ju ka dhėnė qetėsi shpirtėrore, emėr dhe tė ardhura tė mira?

    Pėr aq vite sa unė kam studiuar violinė kam patur mundėsi tė marr pjesė nė konkurse tė ndryshme violinistike si dhe nė orkestėr nė shumė Dekada Maji, duke provuar kėshtu ndjesinė e skenės. Ka qenė njė kontradiktė e madhe midis dėshirės sime pėr tė dhuruar tinguj nga skena dhe emocioneve qė provoja. Emocionet ishin shumė mė tė mėdha se unė. Nuk e di nėse ishte ndjenja e pėrgjegjėsisė qė provoja apo eksperienca e cila vjen me kohėn dhe me rritjen, por di tė them qė nė skenė unė ndjeja emocione qė mė pėrfshinin aq shumė saqė tronditnin tė gjithė qenien time tė brishtė, atėherė. Mbaj mend qė provoja gati humbje tė ndėrgjegjes dhe luanin apo interpretonin instinktet muzikore tė fituara gjatė studimit. Mbaj mend qė ky ndoshta ishte edhe shkaku qė mė bėri tė zgjidhja njė degė tjetėr, atė tė kompozicionit. Edhe mė pas, edhe sot unė ndjej tė njėjtat emocione, por duke qenė tashmė jo unė interpretuesja, por krijuesja askush nuk mund t’i shohė ato. Unė e di se ēdo tė thotė kur nė skenė interpretohet njė vepėr e imja…jam e gjitha e mpirė, duart e mia shtrėngojnė njėra-tjetrėn aq fort, dhe vetėm kur vepra ka mbaruar janė duartrokitjet ato qė mė zbresin nė tokė. Kėshtu ndodh edhe gjatė procesit tė krijimit, pėr aq kohė sa jam duke krijuar largohem aq shumė nga realiteti, sa gati mė duket sikur jetoj nė njė botė tjetėr. Ėshtė ndjesia mė e bukur kjo e hedhjes sė tingujve nė letėr…

    Cilėt kanė qenė idhujt tuaj nė violinė dhe nė kompozicion qė ju kanė paraprirė nė jetė?

    Idhujt e mi janė tė shumtė e, shpesh, i kam pėrdorur si model pėr t’u formėsuar. Nuk di tė veēoj disa prej tyre, sepse nė vite e rrethana tė ndryshme ato kanė ndryshuar e variuar. Sot kuptoj qė shija ime ka evoluar dhe, sigurisht, qė idhujt nuk janė mė ato tė disa viteve mė parė.

    Sot a e mendoni se kompozicioni ėshtė profesioni juaj mė i mirė qė ju ka dhėnė qetėsi shpirtėrore, emėr dhe tė ardhura tė mira?

    Tė ardhura tė mira? Mė vihet buza nė gaz nga kjo pyetje. Cili nga artistėt jo komercialė sot ėshtė i kėnaqur me tė ardhurat qė siguron nga arti i tij? Dhe ky nuk ėshtė fenomen vetėm shqiptar, por kėtu merr akoma mė shumė “vlerė” amatorizmi i veshur me komerē”. Besoj se me kėtė pėrgjigje i kuptoni tė gjitha…

    Ēfarė vlerėsoni tek njerėzit? Motoja nė tė cilėn udhėhiqeni nė jetė?

    Jam rritur nė njė familje me parime shumė tė forta, ku tek njeriu duhet tė dominojė vlera humane dhe jo ajo monetare. Tek unė rrėnjosej dita-ditės kahja drejt dhurimit tė dashurisė pa kushte. Fakti qė pjesė e imja u bė muzika e konturoi akoma mė shumė kėtė fakt. Duke qenė pjesė e tingujve qė nė vegjėli u mėsova tė merrem me nuancat mė tė holla, me ngjyrimet mė delikate, me atė qė ndjesia e udhėheq veprimin e kjo, sigurisht, qė pėrforconte parimin e familjes sime. Duke u marrė me tingujt jam mėsuar tė shoh tek njerėzit qė mė rrethojnė anėn mė tė bukur tė tyre e t’i pranojė “defektet” njerėzore si pjesė kalimtare tė jetės sė njeriut, i cili ēdo ditė pėrpiqet tė shkojė drejt pėrsosjes. Duke u marrė me tinguj, ende besoj qė zhvillimet e reja teknologjike e kanė robėruar njeriun dhe shpirtin e tij, por qė nė thelb ai ėshtė i njėjti…funksionon fiziologjikisht dhe shpirtėrisht njėsoj, vetėm se shfaqja e ndjesive tė tij gjen rrugė tė reja shprehjeje.

    A ėshtė shoqėria shqiptare maskiliste dhe pse?

    Shoqėria shqiptare ėshtė njė maskiliste dhe bėhet tolerante apo zbutet paksa vetėm kur “goditet” nga bukuria femėrore e jo nga vlerat e saj. Nė fushat e artit ky maskilizėm nuk ndjehet shumė,sepse muzika, letėrsia, piktura, kinematografia flasin menjė gjuhė tjetėr, me gjuhėn e ndjesive dhe kėtu femra ndjehet akoma mė e privilegjuar…

    http://telegraf.al/femra-shqiptare/e...t-cesk-zadeja/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-05-2019 mė 11:08

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti

    Kėnga Fituese e Ēmimit tė Parė nė Festivalin e Kėngės '57.

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin
    Jonida Maliqi - Ktheju Tokės - Albania - National Final Performance - Eurovision 2019

    Poezia & Kompozimi: ERIONA RUSHITI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-08-2019 mė 14:51

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti

    Shkruar mrekullisht nga Eriona & interpretuar mjeshterisht nga Mentori ! Bravo !

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin
    Mentor Haziri - H A N A

    Kompozimi & Poezia: Eriona RUSHITI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-08-2019 mė 14:52

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti



    Ditė e Re/ E ftuar Eriona Rushiti: Kompozimet e mia tė veēanta

    Tetor 2019

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti

    Njė tjetėr bashkėpunim i bukur ! Bravo !



    Mentor Haziri - MARA

    Kompozimi & Poezia: Eriona RUSHITI

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti



    Gjuha e Shpirtit - Manjola Nallbani ft. Fortana Pacolli

    Kompozimi & Poezia: ERIONA RUSHITI

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti



    " Vashėzo " - Rosela Gjylbegu

    Kompozimi: ERIONA RUSHITI - Vargjet: ROSELA GJYLBEGU

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti



    Kastriot Tusha - Loti si Ar

    Lyrics: ERIONA RUSHITI - Music: ENIS MULLAJ

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti



    Aurela Gaēe - Njė Pikė (Lyrics - Video)

    Lyrics: ERIONA RUSHITI - Music: ENIS MULLAJ

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti



    Fatjeta Barbullushi - A thu

    Lyrics: ERIONA RUSHITI - Music: ENIS MULLAJ

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti



    Rosela Gjylbegu - Vashėzo (2020 )

    Music: ERIONA RUSHITI - Lyrics: ROSELA GJYLBEGU

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti



    Manjola Nallbani - Triumf

    Krijimtari nga: ERIONA RUSHITI

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti



    HANA (Cover) NGA BRUNA SOTA HOXHA. MUSIC PRODUCTION ERIONA RUSHITI, ORIGJINALI NGA MENTOR HAZIRI.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti



    Rei - E imja (Official Video)

    Krijimtari nga: ERIONA RUSHITI

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti



    SEMI JAUPAJ - VEC LOTET ( Kėnga Magjike 2015 ) Best Tendence Awards

    Krijimtari nga: ERIONA RUSHITI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-10-2022 mė 18:32

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Eriona Rushiti



    Manjola Nallbani - Bija ime

    Poezia: Eriona Rushiti - Muzika & Arrangement: Enis Mullaj

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •