Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Rama mbyll kapitullin e 21 Janarit: ish-drejtuesi i grupit të zjarrit të Gardës tani kandidat i tij

    Kryeministri Rama mbrojti sot zgjedhjen e tij për kandidimin e Agron Malajt, ish-shefit të të ashtuaquajturit “grup zjarri” të Gardës së Republikës, i cili qëlloi mbi protestuesit më 21 janar 2011. Rama e shpalli dje kandidatura e Malajt për kryebashkiak të Matit, duke ngjallur debat dhe kritika.

    Sot, gjate nje bashkëbisedimi për mediat, Rama e quajti Malajn të pafajshëm:

    “Është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit. Juve që merreni me informacionin keni të gjithë të drejtën por edhe detyrën, që para se t’i vendosni njerëzit në një kornizë shabllon, unë i kam bërë verifikimet e mia. Unë kam bërë investigimet e mia për këtë çështje dhe nuk më rezultoi se ka përgjegjësi.

    Në cilën sferë të imagjinatës mund të shkoja unë që të pranoja në lidershipin tonë lokal, një person që do të ishte fajtor qoftë edhe moralisht për 21 Janarin. Ai ka informuar imtësisht për atë që ka ndodhur”.

    Këtë pohim të tij Edi Rama e mbështet, natyrisht, në përfundimin e gjyqit kundër gardistëve ku malaj dhe shumë të tjerë u shpallën të pafajshëm. Por pranimi publik i pafajësisë se gardistëve është ndryshim rrënjësor i Edi Ramës ndaj drejtësisë për një nga ngjarjet më të rënda të tre dekave të fundit.

    Deri më sot Rama kishte mbajtur qëndrimin se procesi gjyqësor për vrasjet e 21 janarit kishte qënë i ndikuar politikisht dhe drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre nuk është bërë. Madje një nga rastet kryesore për të mbështetur nevojën për reform në drejtësi Rama ka qënë përherë drejtësia për 21 janarin.

    Në shkurt të 2013, atëherë në opozitë, Edi Rama nuk e njohu vendimin e gjykatës për pafajësinë e të akuzuarve për 21 Janarin, ndër të cilët edhe Agron Malaj. Atëherë, ai e cilësoi vendimin si më barbarin e drejtësisë së post-diktaturës dhe i premtoi familjarëve të viktimave se drejtësia do të vendosej kur ai të vinte në pushtet:

    “Nuk jam i befasuar për vendimin. Kohët e fundit pyetjes së partnerëve ndërkombëtarë për 21 Janarin i kam dhënë të njëjtën përgjigje, së shpejti vrasësit do shpallen të pafajshëm, se pafajësia i duhet më shumë se vetë atyre, urdhëruesit të vrasësve, që i ka kthyer gjykatat në ekzekutim për drejtësinë.

    Sot nuk pati gjykim, por përqafim mes vrasësve të drejtësisë dhe atyre të 4 protestuesve që donin atdhe të drejtë. Nëse vrasjet e 21 janarit ishin krimi më barbar shtetëror, vendimi i sotëm është vrasja më barbarë e drejtësisë në vend pas rënies së diktaturës.”

    dy vjet më pas, në janar 2015 , tashmë Kryeministër, Rama u shpreh se do të rihapte hetimin e dosje së 21 Janarit:

    “Hapi tjetër që i takon shtetit është rihapja e plotë e çështjes, pasi asgjë tjetër veç drejtësisë nuk e shëron dot plagën e 21 Janarit.”

    Dy vjet më vonë, në janar 2017, gjatë një takimi me familjarët e viktimave të 21 Janarit, Rama premtoi se hetimi i çështjes për herë të dytë, nuk do të përfundojë si herën e parë:

    “Drejtësia për 21 janarin mund të vonojë, por nuk do të harrohet dhe qeveria jonë do të vazhdojë të bëjë ç’të mundet duke njohur përgjegjësinë për krimin e shtetit. E kemi njohur de fakto dhe jemi të vendosur ta njohim de jure edhe në nivelin e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg për t’i dhënë mundësi hapjes së hetimeve. Dhe rihapja nuk mund të përfundojë si herën e parë.”

    Dy vjet e ca më pas, Rama pa pritur drejtësinë që do të bënte drejtësi, e shpalli vetë të pafajshëm Agron Malajn dhe e bëri kandidat për kryebashkiak.

    Deri më sot Rama kishte mbajtur qëndrimin se procesi gjyqësor për vrasjet e 21 janarit kishte qënë i ndikuar politikisht dhe drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre nuk është bërë. Madje një nga rastet kryesore për të mbështetur nevojën për reform në drejtësi Rama ka qënë përherë drejtësia për 21 janarin.

    Pa asnjë paragjykim për pafajësinë e Agron Malajt, kandidimi i tij nga Edi Rama është të paktën moralisht shpërfillje dhe mungesë ndjeshmërie ndaj familjeve të viktimave.

    Ndërsa është e vështirë të kuptosh se cila ishte ajo arsye e madhe që Edi Rama bëri një njeri me të shkuar të tillë kandidat për kryebashkiak, edhe pse ai nuk ka asnjë përvojë politikë apo qeverisësë, ajop është bërë dukë shkelur mbi çdo standandard moral e njerëzor.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Rama mbyll kapitullin e 21 Janarit: ish-drejtuesi i grupit të zjarrit të Gardës tani kandidat i

    Nuk kishim dyshim qe edhe shoku Rama do hynte ne rrjedhen historike te ketyre gati 30 viteteve nga ku asnje ngjarje nuk eshte zbardhur. Ne edhe sot kemi nje 1997 te pa zbardhur dhe pa asnje fajtor,per te mos thene pastaj per 45 vitet e komunizmit. Si edhe ne shume aspekte te tjera edhe ne kete rast Rama nuk ka, dhe nuk ka per te patur asnje ndryshim nga binjaku i tije shoku Berisha.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama mbyll kapitullin e 21 Janarit: ish-drejtuesi i grupit të zjarrit të Gardës tani kandidat i

    Te kam thene, kopja eshte me e shumtut se origjinali..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Rama mbyll kapitullin e 21 Janarit: ish-drejtuesi i grupit të zjarrit të Gardës tani kandidat i

    21 Janari,,,,tre fakte

    - para se te filloi demostrata ,,,,,,,,flitej se do te kete te vrare

    - fshehja (largimi nga turma) e te gjithe KREREVE te PS ne nje ore te caktuar,,,,,,perpara gjuajtjes me arme drejt turmes

    - gjuajtja me arme drejt turmes ne kohen e qetesimit te situates ( e pakuptimte)


    ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,perfundimi,,ajo qe nuk u arrit me GJAKUN e Gerdecit ( qe i futen fitilin e barutit) u arrit me 4 te vraret e bulevardit
    Ndryshuar për herë të fundit nga loni-loni : 26-05-2019 më 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •