Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Hersi Matmuja

    Hersi Matmuja: “Nė art, ‘pasaporta’ nuk ka vlerė”

    Bordo - Tetor 2016

    Intervistė | nga Andri Xhahu


    Hersi Matmuja sapo ėshtė diplomuar me rezultatin mė tė lartė qė konservatori “Santa Cecilia” nė Romė jep pėr studentėt. Vitet e bukura por edhe tė lodhshme tė studimit tė kantos u kurorėzuan me njė vlerėsim nderi pėr kėngėtaren e talentuar nga Kukėsi.

    Me shumė pjesėmarrje nė festivale kėngėsh, ēmime dhe vlerėsime, me njė prezantim dinjitoz tė Shqipėrisė nė Eurovizion, Hersi tanimė i ėshtė pėrkushtuar muzikės serioze si njė soprano, zėri i sė cilės ka befasuar publikun amator dhe profesionistėt. BORDO ka biseduar me kėngėtaren Matmuja pėr tė marrė pėrjetimet dhe emocionet e para pas diplomimit.


    Hersi, urime pėr diplomimin.

    Faleminderit!

    Vitet e tua tė studimeve pėr kanto nė konservatorin “Santa Cecilia” nė Romė u kurorėzuan me njė certifikatė nderi. Ēfarė do tė thotė kjo pėr ju?

    Jam shumė e lumtur qė studimet e mia u kurorėzuan me rezultatin mė tė lartė qė konservatori u jep studentėve. Njė ėndėrr e kthyer realitet falė studimit. Unė adhuroj tė studioj dhe jam e lumtur qė aktivitetet artistike nuk mė kanė larguar nga librat dhe studimi. Nuk ėshtė e lehtė tė studiosh deri nė orėt e para tė mėngjesit e tė nesėrmen pa fjetur mirė, tė kėndosh nė koncerte. Por pjesa e studimit ka qenė gjithmonė pjesa e preferuar e punės sime.

    Si ka qenė ky rrugėtim? Aq mė tepėr nė njė vend tė huaj…

    Nė konservatorin e Romės nuk jam ndjerė kurrė e huaj. Pėr mua ka qenė dhe do tė mbetet njė familje qė mė ka adoptuar dhe mė ka ndihmuar tė rritem. Nė fillim isha unė qė ndihesha e huaj por kur bėhet art, pasaporta nuk ka vlerė. Arti ka nevojė pėr talent, pasion, punė dhe pėrulje ndaj tij.

    Ka pasur momente gjatė studimeve kur jeni lodhur e keni thėnė “mjaft”?

    Ka pasur shumė momente “mjaft” por nuk mund tė heq dorė nga kantoja. Ėshtė jeta ime. Mendoj qė nuk mund tė ndalojmė jetėn vetėm prej momenteve tė vėshtira ose ndoshta tė pamundura. Ka qenė kėshtu dhe studimi, me plot pasiguri, dyshime dhe lot shpeshherė. Por kurrė nuk kam menduar tė dorėzohem.

    Pėrtej aspektit profesional, ēfarė leksioni keni marrė nga jeta universitare?

    Unė kam mėsuar tė jetoj artin. Tė jetoj ēdo moment muzikėn.

    Cila ėshtė kėshilla qė ju kanė dhėnė profesorėt?

    Mos humb kurrė dashurinė qė tė karakterizon pėr jetėn dhe kanton.

    Kur vitin e kaluar u takuam nė konservator, pamė qė profesorėt tuaj atje ju konsideronin si kolege. Keni menduar tė jeni vėrtet kolegia e tyre?

    Mė vjen mirė qė tė kujtohen ato minuta shumė tė lumtura. Ndihem e privilegjuar nga kjo konsideratė. Kam menduar dhe po punoj qė t’i bashkohem konservatorit dhe si pedagoge.

    Si ėshtė tė jetosh nė Romė?

    Roma ėshtė qyteti mė i bukur nė botė por unė mezi pres tė rikthehem nė Tiranė pėr festa. Roma tė ofron shumė mundėsi por ekonomikisht nuk ėshtė e lehtė.

    Keni menduar tė ktheheni nė Shqipėri apo do qėndroni atje?

    Jeta ime pėr momentin ėshtė nė Romė, por unė e ndjej veten qytetare tė botės. Nuk mendoj qė do qėndroj vetėm nė Romė.

    Shohim qė jeni mjaft aktive me koncerte tė muzikės serioze. Me cilat vepra po punoni kėto kohė?

    Mbrėmė kisha njė koncert qė ka organizuar Ambasada e Shqipėrisė nė Vatikan nė nder tė Shėn Terezės. Nė fundjavė filloj provat pėr operėn “Carmen” qė do tė vihet nė skenė nga data 3-13 nėntor nė teatrin “Olimpico” tė Romės. Po pėrgatis njėkohėsisht projekte tė tjera. Do tė jem protagoniste nė njė vepėr teatrale kėtė herė si aktore. Sapo mė kanė lajmėruar qė kam fituar audicionin. Pėr mua do tė jetė njė eksperiencė shumė interesante.

    Do tė kemi njė rikthim tuajin nė muzikėn e lehtė?

    Nuk e di nėse do tė ndodhė. Ti do tė jesh i pari qė do tė tė kontaktoj me shumė dashuri.

    Keni njė mesazh pėr ata qė duan tė ndjekin rrugėn e Hersit?

    Ndiqni ėndrrėn dhe mos reshtni sė punuari deri sa tė arrini. Unė ēdo ditė bėj diēka qė t’i afrohem sa mė shumė.


    http://bordo.al/2016/10/26/hersi-mat...-nuk-ka-vlere/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 11-05-2019 mė 10:31

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Hersi Matmuja

    https://www.youtube.com/watch?v=Ahu_K_Jh2vc

    Hersi - One Night's Anger (Albania) LIVE 2014 Eurovision Song Contest, First Semi-Final

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Hersi Matmuja



    Fragment - Prill 2014

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Hersi Matmuja



    MOJ E BUKURA MORE - Hersi Matmuja, Soprano & Andrea Pennacchi, Accordion

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Hersi Matmuja

    Hersi nė "Bring the Noise"



    Hersi Matmuja (Albania ESC 2014) kėndon nė Shqip kėngėn "Di sole e d'azurro" tė kėngetarės italiane Giorgia.


    Maj 2017
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-05-2021 mė 10:54

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Hersi Matmuja



    At Last - ETTA JAMES (live cover by HANA)

    Shkurt 2021

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Hersi Matmuja



    HANA - Ninull, ninna nanne del mondo

    Shkurt 2021

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •