Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Basha: Më 11 Maj, çlirimi!

    Nga Shkodra, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këmbënguli se edhe në bastionin e demokratëve banda e Bajrëve kërcënoi dhe vodhi vota me dhunë.


    Por, për liderin demokrat nuk do të ketë më zgjedhje si ato të 2017-s dhe se Edi Rama i ka orët e numëruara.

    Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për vendin, tha Basha.

    “Rruga për një transformim të thellë politik dhe ekonomik vetëm sapo ka nisur. Gjysmën e rrugës e kemi bërë së bashku. I madh e i vogël në Shqipëri e di që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe kjo është fitorja e parë e bashkimit tonë popullor. Për herë të parë në këtë betejë, forcën për ta përcaktuar nuk e ka Safet Bajri me shokë, as Emiljano Shullazi, por fuqinë për të vendosur se si do të jenë 15 vitet e ardhshme e kanë shqiptarët e bashkuar”, deklaroi Basha.

    Top Channel

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Basha: Më 11 Maj, çlirimi!

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Nga Shkodra, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këmbënguli se edhe në bastionin e demokratëve banda e Bajrëve kërcënoi dhe vodhi vota me dhunë.


    Por, për liderin demokrat nuk do të ketë më zgjedhje si ato të 2017-s dhe se Edi Rama i ka orët e numëruara.

    Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për vendin, tha Basha.

    “Rruga për një transformim të thellë politik dhe ekonomik vetëm sapo ka nisur. Gjysmën e rrugës e kemi bërë së bashku. I madh e i vogël në Shqipëri e di që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe kjo është fitorja e parë e bashkimit tonë popullor. Për herë të parë në këtë betejë, forcën për ta përcaktuar nuk e ka Safet Bajri me shokë, as Emiljano Shullazi, por fuqinë për të vendosur se si do të jenë 15 vitet e ardhshme e kanë shqiptarët e bashkuar”, deklaroi Basha.

    Top Channel
    Pjesa e shqiptareve hallexhinj dhe te perdorur nga politika, qe "s`kane c`te humbin vec prangave",tip revolucioni leninist me perfitime lulo-monikiane,...etj., bazuar ne zgjedhje te lira e te ndershme te pa blera me leke droge, te njerezve qe s`mbushin dot barkun me buke, ...si i hani keto genjeshtra, ku mund te kete zgjedhje me njerez ne kufi te mbijeteses...ironi migjeniane o popull!!!!!!!! mos prano te votosh nese e ardhura per fryme ne familjen tende nuk eshte 400 euro,
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 11-05-2019 më 07:34
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Basha: Më 11 Maj, çlirimi!

    Me duket se u shty dita e clirimit per ne qershor

    ou, jo mer s`paska mbaruar qenkan tek parlamenti,...ja do rrezohet rama, ja luli jep doreheqjen,...plasen dhe molotovet pale
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 11-05-2019 më 15:34
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Basha: Më 11 Maj, çlirimi!

    Me molotov e bomba, do ikim ne Europe..

    Zot na ruaj!

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Basha: Më 11 Maj, çlirimi!

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    medoave ndërkombëtare/Bomba molotov për zgjedhje të lira

    Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së mbajtur nga opozita përpara Kryeministrisë.


    Midis tyre BBC, Reuters, Deutsche Welle, Washington Post, New York Times, Fox News, Associated Press dhe VOA raportuan mbi protestën e mbrëmjes së të shtunës.

    “Mijëra shqiptarë protestuan kundër kryeministrit Edi Rama, duke hedhur molotov në zyrën e tij,”-shkroi BBC News.

    Ndërsa shtoi: “Gjatë tre muajve të fundit ka pasur demostrata antiqeveritare në Shqipëri. Rama përballet me akuzat për vjedhje të votave dhe korrupsion. Lideri i opozitës Lulzim Bashës i bëri thirrje turmave të vazhdojnë protestat derisa Rama të largohet nga pushteti”.

    Ndërsa Reuters raportoi: “Me thirrjet ‘Duam një Shqipëria evropiane’, slogani i protestave pro-demokracisë kur vendi doli nga komunizmi në 1990, protestuesit ripërsëritën thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi ligjvënnësit e tyre dogjën mandatin e parlamentit.”

    Edhe Deutsche Welle shkroi: “Një grup protestuesish, përfshirë persona të maskuar, hodhën molotov, fishekzjarre dhe objekte të tjera në hyrjen e ndërtesës kryesore të qeverisë në kryeqytetin shqiptar. Policia hodhi gaz lotsjellës kur një numër protestuesish depërtuan kordonin.”

    Gazeta amerikane “New York Times” theksonte në lajmin e saj se protestuesit u përpoqën të thyejnë dyert e ndërtesës së qeverisë së Shqipërisë.

    “Përleshjet me Policinë në protestën e opozitës shqiptare”, ishte titulli i gazetës amerikane “Washington Post”, që njoftonte publikun në Shtetet e Bashkuara në lidhje me demonstratën e sotme.

    Duke iu referuar agjencisë amerikane të lajmeve “Associated Press”, “Washington Post” shkruan se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare, të shtunën, u përleshën me Policinë në një tubim antiqeveritar për të protestuar ndaj asaj që ata thonë se është një kabinet i korruptuar dhe joefikas, duke kërkuar dorëheqjen e saj dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •