“Dy televizionet kombėtare po sulmojnė opozitėn dhe po mbėshtesin bedelėt e Ramės nė kuvend, pasi u paguan nga qeveria me para publike”. Kjo deklaratė e fortė e Lulzim Bashės tė enjten nė emisionin “Tė paekspozuarit” ka hapur edhe njėherė debatin e blerjes sė mediave kryesore tė vendit me paratė e taksapaguesve.

Historia nuk ėshtė e panjohur, por Lapsi.al i ėshtė kthyer edhe njėherė tė gjithė kulisave tė saj. Nė 4 prill, tre javė pasi opozita vendosi tė djegė mandatet, kryeministri Rama nxori njė VKM, sipas sė cilės duheshin shpėrblyer me 5 milionė euro televizionet e vendit qė kishin pėsuar humbje nga kalimi i teknologjisė analoge nė atė dixhitale. E bukura e kėsaj historie nuk qe vetėm fakti se VKM u votua menjėherė sapo filloi kriza politike, por se nė mėnyrė hajdutshe ajo u mbajt e fshehtė dhe nuk u publikua nė faqen zyrtare tė qeverisė. Po tė shehėsh sė paku deri sot vendimi pėr shpėrblimin e televizioneve, nuk rrezulton pėrkrah vendimeve tė tjera qė u morėn nė mbledhjen e kėshillit tė ministrave tė 4 prillit (faksimilja poshte).


Faqja e keshillit te ministrave ne 4 prill ku mungon VKM-ja per televizionet



Po ē’e bėri Ramėn t’i druhej publikimit tė kėsaj dhurate milionėshe qė u zbulua vetėm pas publikimit nė fletoren zyrtare?

Hipoteza qė i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje ėshtė e thjeshtė. Ajo lidhet me njė skemė tė tėrė tė ngritur pėr t’i dhėnė njė dorė para Klan-it dhe Top Channel-it. VKM e 4 prillit qė mbėshtetet nė fakt nė ligjin qė ėshtė votuar qė nė 2017 nga koalicioni PS –LSI, ėshtė e ndėrtuar vetėm pėr tė fituar kėto dy televizione.

Edi Rama ka vendosur qė 5 milionė eurot e taksapaguesve tė ndahen nė kėtė mėnyrė: 2/5 nė mėnyrė tė barabartė mes Top dhe Klan. 2/5 pėr platformat me pagesė dhe 1/5 i jepet platformės sė televizionit publik, si formė pagese pėr kanalet e lajmeve qė do tė transmetohen falas nė kėtė platform.

Po ka edhe mė. Megjithėse qeveria vendosi tė paguajė me paratė e taksapaguesve qė u rifituan nga shitja e frekuences analoge qė mbanin televizionet, ato media qė kanė ushtruar aktivitetin e tyre tregėtar, kanė nxjerrė fitime legale dhe okulte nga pėrdorimi politik i influencės sė tyre (gjė tė do ta detyronte ambasadėn amerikane tė fshikullonte mediat e mėdha qė vėnė gjoba), ajo pavarėsisht nga ky imoralitet ka shpikur njė formė pėr ti dhėnė pjesėn e luanit nė ndarjen e parave Topit dhe Klanit.

Kėshtu po tė shihet shuma e parė e 2/5 ajo ndahet gjysėm pėr gjysėm mes dy TV kombėtare. Por me poshtė, kur bėhet fjalė pėr 2/5 e platformave dixhitale apo edhe pėr atė qė do tė pėrfitojnė Tv lokale nga shuma qė do ti jepet TVSH-sė, aty klasifikimi do tė bėhet me njė kriter krejt tė ndryshėm: Sipas xhiros qė Tv kanė deklarauar vitet e fundit nė tatime. Po pse dy kritere tė ndryshme brenda njė vendimi?

Pėrgjigjen e jep kqyrja e shifrave. Sepse nė kategorinė e parė nga qeveria duhej favorizuar Klani. Dhe ajo qė i hiqej Topit nė kėtė kategori, zėvendėsohej me paratė qė i jepeshin Dixhitalbit ne ndarjen e 2/5 (pra dy milionė euro) qė dhuroheshin pėr platformat me pagesė.

Pra nuk ka asnjė dyshim se kėto xhonglime me ligjin kanė pasur njė qėllim tė vetėm, tė fusin diēka mė shumė se 2 milionė euro nė arkat e Topit dhe tė Klanit.

Edhe fiks para njė viti, u bė njė pėrpjekje tjetėr qė mediat kryesore tė merrnin miliona euro nga buxheti, me arsyetimin se ato kishin kosto shtesė si pasojė e dixhitalizimit, se ato do investonin mė shumė tek gazetaria investigative, se duhej rritur besueshmėria tek publiku, se duheshin ngritur struktura pėr tė luftuar lajmet e rreme.

Por, pasi kjo grabitje ditėn pėr diell u denoncua si nga BE si nga ShBA ajo po merr tani njė formė tjetėr.

Pikėrisht pėr kėtė Edi Rama e mbajti tė fshehtė duke mos e botuar VKM-nė nė faqen e kryeministrisė. Pikėrisht po pėr tė njėjtėn arsye Basha deklaroi se qeveria po i paguan dy televizionet kombėtare pėr tė punuar kundėr opozitės. Dhe kjo nuk ka nevojė pėr koment, se e tregon ekrani.

©Lapsi.al