Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Holanda voton pro rikthimit të vizave për Shqipërinë ·

    Parlamentarët holandezë kanë votuar në shumicë pro rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë. Në procesin e votimit morën pjesë të 150-të legjislatorët e Kuvendit të Holandës, mes të cilëve 105 shprehën vullnetin për pezullimin e liberalizimit të vizave, ndërsa 45 të mbeturit e refuzuan propozimin.

    Në total kanë qenë 9 parti politike (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD) që dhanë 105 vota për të rikthyer vizat për shqiptarët.

    “Parlamenti, pas diskutimeve, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë dhe se këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës që të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, duke vënë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitari kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave”, shkruhet në deklaratën e parlamentit holandez.

    Tri partitë kryesore parlamentare, të cilat kanë përkrahur më së shumti ndërmarrjen e kësaj mase drastike ndaj shqiptarëve janë Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane. Rikthimi i regjimit të vizave që e kthen Shqipërinë shumë hapa pas në procesin e integrimit evropian, konsiderohet nga këto parti si e vetmja zgjidhje parandaluese e fenomenit të krimit të organizuar të shqiptarëve në Holandë. Megjithatë, pavarësisht votimit të sotëm të legjislativit holandez, kthimi i vizave mund të marrë karakter detyrues vetëm nga një vendim i Këshillit të Bashkimit Evropian. /Lapsi.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Holanda voton pro rikthimit të vizave për Shqipërinë ·

    Rendesi kane ekspozitat e pikturave te kryeministrit,edhe po u vune vizat pikturat e mbrekullueshme nuk do ndalohen te levizin.

    Po bejme shtet jo shaka,si po duket nga Rinasi nuk do ikin me as leket dhe as njerezit.Do fillojne gomonet me duket.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Holanda voton pro rikthimit të vizave për Shqipërinë ·

    Jemi nder popujt me te paragjykuar mo Serafin, dhe kriminalistika, prostitucioni, droga e politika e ka çuar vendin ne kete situata.

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Holanda voton pro rikthimit të vizave për Shqipërinë ·

    Nje veprim qe ka llogjike.
    Rikthimi I vizave do te ule nivelin e krimit dhe ule edhe nivelin
    e punesimit illegal te emigranteve shqiptare ne Hollande.
    Punesim illegal do te thote shteti nuk merr asnje lek taks nga
    emigrantet qe skane letra domethene shteti eshte me humbje.
    Shume emigrante pa letra detyrohen ti futen shitjes se droges armeve
    dhe krimit sepse skane letra per te filluar nje pune te rregullt.
    Sistemi I vizave vjen me nje kontroll me te forte se kush kalon kufirin dhe
    ndihmon organet e ushtrimit te ligjit te identifikoje dhe hetoje
    persona te dyshimte per te luftuar krimin si dhe persona kriminele qe kerkohen nga policia.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Holanda voton pro rikthimit të vizave për Shqipërinë ·

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Jemi nder popujt me te paragjykuar mo Serafin, dhe kriminalistika, prostitucioni, droga e politika e ka çuar vendin ne kete situata.
    Nuk jemi fare te paragjykuar,namin qe kemi mare per droge,protitucion dhe krimin ne pergjithesi e kemi te merituar. Si popullsi me 3-4 miljon ne nuk duhet as te degjoheshim si emer dhe jo te perbenim lajm persa i perket krimit. Mos i vem kot fajin Hollandes kur krimi tek ne po futet ne mentalitet,mjafton te shikosh qe kemi president nje hajdut dhe asnjeri nuk proteston.

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Holanda voton pro rikthimit të vizave për Shqipërinë ·

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk jemi fare te paragjykuar,namin qe kemi mare per droge,protitucion dhe krimin ne pergjithesi e kemi te merituar. Si popullsi me 3-4 miljon ne nuk duhet as te degjoheshim si emer dhe jo te perbenim lajm persa i perket krimit. Mos i vem kot fajin Hollandes kur krimi tek ne po futet ne mentalitet,mjafton te shikosh qe kemi president nje hajdut dhe asnjeri nuk proteston.
    Jo te gjithe jemi te tille, nepermjet droges krimit dhe prostitucionit, dhe di te them qe ka shume e me shume njerez qe punojne dite e nate neper EU dhe mbajne familjet e tyre, se sa keta "kriminelet" qe nxjerr media. Po e keqja eshte se media eshte nje kurvllek kudo dhe gjithmone qendra e vemendjes kane qene keto gjera..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Holanda voton pro rikthimit të vizave për Shqipërinë ·

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Jo te gjithe jemi te tille, nepermjet droges krimit dhe prostitucionit, dhe di te them qe ka shume e me shume njerez qe punojne dite e nate neper EU dhe mbajne familjet e tyre, se sa keta "kriminelet" qe nxjerr media. Po e keqja eshte se media eshte nje kurvllek kudo dhe gjithmone qendra e vemendjes kane qene keto gjera..
    Per numer popullsie,si perqindje,fatkesisht kemi me shume kriminele se sa duhet te ishin per nje popull kaq te vogel. Prandaj duhet ti leme budalliqet "jo fajin e ka Hollanda jo fajin e ka shtypi" edhe duhet ti meshojm fort ligjit dhe kultures se ndershmerise,duke mos e justifikuar as hajdutin e as kriminelin.Ky eshte realiteti qe fatkesisht nuk meret seriozisht. Ne nje vend normal vetem per kete lajm duhet te ishte bere nami,se po etiketohemi si popull kriminel.

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Holanda voton pro rikthimit të vizave për Shqipërinë ·

    Lexon e degjon kaq shume broçkulla rreth votimit hollandez per heqjen te vizave!
    Mire ai surrelsi qe genjen paturpesisht po si shpjegohet qe ka kaq injorante qe besojne se partia socialiste hollandeze ka votuar per populizem?
    Ketyre budallenjve u mungon dhe koherenca. Hollanda ishte shteti i pare ne BE pro-liberalizimit te vizave ne 2010-en...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Holanda voton pro rikthimit të vizave për Shqipërinë ·

    ,,,nuk hiqen vizat,jo,,,,,i duhet droga dhe prostitucioni Evropes ( barku qe polli Nazizmin nuk duhet ushqyer,,,,,,,,,,duhet thare)

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-04-2019
    Postime
    2

    Për: Holanda voton pro rikthimit të vizave për Shqipërinë ·

    Hollanda me mire te shofi ato mijera pseudo-refugjatët qe fut dite per dite ne vendin e vet edhe te leri vizat me Shqiperine

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Loyal SS 1488 për postimin:

    alibaba (07-02-2022)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •