Ateisti Naun Kule ose lajthitja e njė Intelektuali pa moral
( njė pėrgjigje e detyruar)

Lexova rastesisht njė shkrim tė zotėrisė Naun Kule me njė titull skandaloz tė datės 19 nėntor 2018 qė pėr etikė nuk po e shkruaj ashtu si e ka shkruar ky palo intelektual titullin tek gazeta e respektuar DITA: `B…shiturit`.
Aty mė pėrmėnd emrin tim duke u shprehur nė kėtė mėnyrė halucinante e denjė pėr njė qė sapo ka ndėrprerė medikamentet psikiatrike:``.. Mė i zellshmi nė kėtė lukuni grekomanėsh, ishte njė “profesor i shquar”, Pirro P., drejtues i Lidhjes sė intelektualėve ortodoks, pranė Sinodit tė KOASH-it i cili, nė shkrimin kritik mė akuzonte veē tė tjerash edhe si mosmirėnjohės ndaj Hirėsisė tė cilin, “Zoti desh dhe e solli mes nesh…?!”
Mė ēudit fakti qė pėrse ky person nuk lexon as gazetat as prononcimet dhe problemet e KOASH -it pėr tė cilat unė si individ kam shprehur sidomos nė Promemorien e 25 tetorit drejtuar KOASH `Pėr vlerėsimin e figurave tė shquara klerikale tė Shqipėrisė, vendosjen e tyre nė kalendarin orthodox`, por kryesore nė Promemorie ishte kėrkesa pėr mbledhjen e Sinodit nga ana e KOASH pėr tė krijuar Komisionin pėr vlerėsimin e kėtyre figurave pėrfshi dhe shėnjtėrimin e Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Promemoria ėshtė e botuar me 25 tetor nė disa gazeta dhe intelektuali i lajthitur mund ta lexojė qė tė kuptojė se kush jam unė.
Sigurisht shkrimi i z. Naun ėshtė plot tė pavėrteta e i mbushur me njė mllef pleqėror alkolik, ku dominon sharja sepse fuqia e ka lėnė, dhe siē thotė Shekspiri tek Hamleti: ``Alkooli tė shton dėshirėn por tė thyen majėn..`
Shkrime tė tjera kundėr personit tim intelektuali i lajthitur ateist Naun ka shkruar edhe tek Telegrafi e kudo, por mesa duket ky person i fsheh publikut njė tė vėrtetė tė hidhur, pėr tė cilėn unė kam shkruan nė vitin 2013 tek gazeta Sot mė 24 maj 2013.
Historia e kėtij birboj i cili ishte ( dhe nuk e di nėse ėshtė) Kryetar i shoqatės Myzeqeja,, qėndron pikėrisht nė faktin se z.Naun Kule i u lut KOASH-it qė tė sponsorizonte njė libėr tė tijin monografi me titull`` “Rrėfimet e Ardenicės”; dhe KOASH e ndihmoi pėr ta botuar. Nė shkrimin tim tė vitit 2013 me titull `Njė pėrgjigje pėr Kryetarin e Shoqatės “Myzeqeja, ateistin Naun Kule`` unė shkruajta midis tė tjerash: `A nuk ėshtė z. Naun Kule, autori i librit “Rrėfimet e Ardenicės” monografi, botuar me financimin e Kishės “sė dashur tė tij” Autoqefale Ortodokse tė Shqipėrisė nė vitin 1999 me ISBN 99927-639-1-4 pėr tė cilėn shpreh me pathos edhe falenderimet e tij? Nejse, kjo pak sa pėr ti kujtuar z. Naun Kule, Kryetarit tė shoqatės sė nderuar “Myzeqeja”, qė ishte ai qė lėpihej nė korridoret e KOASH-it, pėr tė botuar librin dhe kontributi ju dha pa asnjė hezitim, edhe me miratimin e Kryepeshkopit, duke patur parasysh jo vetėm se z. Naun pretendonte se ishte ortodoks i mirė, por edhe se z. Naun duhej tė ishte njeri i respektuar i Lushnjės e pėr mė tepėr njė letrar prodhimtar. Nejse, kjo pak sa pėr ti kujtuar z. Naun Kule, Kryetarit tė shoqatės sė nderuar.``
Por, (gjithmonė ka njė `por`), menjėherė pasi mori sponsorizimin dhe pasi e botoi librin, z.Naun Kule papritmas e kapi kriza e nacionalizmit tė sėmurė dhe nuk ka lėnė shkrim pa botuar e pa sharė Kryepeshkopin, pra bamirėsin e tij, dhe sigurisht kėto sulme dhe sharje i ka justifikuar edhe nėn hipokrizinė qė ai na kėrkoka njė Kishė ku tė jetė njė shqiptar dhe jo njė grek qė nuk flet shqip; akuza banale dhe tė rėndomta tė njė ateisti i cili nuk ka ardhur asnjėherė nė kish pėr tė parė se si flitet shqip aty dhe se si Kryepeshkopi ynė i nderuar flet shqip.
Por profesionin e shpifjes Naun e ka pėrvehtėsuar aq mirė sa tani, nė kohėn e pleqėrisė pėr shkak tė mėndjemadhėsisė dhe burracakllėkut nuk po e kupton se ēfarė shpif quhet e vėrtetė dhe anasjelltas. Zoti tė cilin ai nuk e respekton, – e faltė pėr budallalleqet qė shkruan.
Unė e pranoj qė e kam pėrkrahur dhe e pėrkrah Fortlumturinė e Tij Anastas dhe kam shkruar se: ``Nėse Fan Noli e bėri Jezu Krishtin tė flaės shqip, Kryepeshkopi Anastas e ringjalli Kishėn Autoqefale Orthodokse nga vdekja e shkaktuar nga komunistėt ekstremistė``, si p.sh., i nderuari z. Naun, qė Zoti e faltė sepse unė e fal atė qė mė shan, por pėrgjigjen do jakthej qė tė kuptojė se ku ka gabuar.
Pra kush po e lexon kėtė shkrim do tė kuptojė se kush ėshtė `b..lėpirėsi` me tė cilin shkrim z. Naun ja ka futur vehtes sepse ka harruar qė ėshtė ai kėrkoi sponsorizimin i cili i u dha me shumė dashamirėsi, por I ligu mbetet I lig edhe kur I bėn mirė.
Shpresoj tė mos shkruajė mė herė tjetėr `ėndra nė sirtar`apo qiqra nė hell`. Amen.

priftipirro2017@gmail.com