Dy deklarimet e famshme tė zėvendės ndihmės Sekretarit Amerikan tė shtetit Metthju Palmer se: “nuk ishte nė Tiranė pėr tė zgjidhur krizėn politike, por ka dhėnė disa mesazhe lidhur me zhvillimet nė Shqipėri”, dhe se: “Qeveria dhe Parlamenti janė legjitime dhe Shqipėria i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė ēuar pėrpara Reformėn nė Drejtėsi”, sė bashku me deklarimet e pėrfaqėsuesve tė BE e pikėrisht tė Komisionerit Hahn i cili u shpreh se:“Ne duhet tė shohim tek njė perspektivė afatgjatė dhe ne nė Komisionin Europian nė fund tė majit do tė prezantojmė progres-raportin pėr ēdo vend nė rajon, duke pėrfshirė edhe Turqinė. Nė bazė tė asaj qė ne kemi vėrejtur, do tė bėjmė rekomandimin pėr Maqedoninė e Veriut, gjithashtu Shqipėrinė, qė kėto vende duhet tė nisin fazėn parapėrgatitore pėr ēeljen e negociatave pėr anėtarėsim dhe kjo do tė bėhet zyrtarisht”, kanė shkaktuar ēoroditje nė kampin e Mandat-djegurve tė Opozitės.

Pavarėsisht pėrpjekjeve tė dėshtuara tė opozitės pėr tė destabilizuar vendin nėpėrmjet katėr elementėve kryesorė politikė;

- Shpifjet dhe akuza tė pėrditshme me ngarkimi tė fajeve tė tyre- qeverisė pasardhėse.

- Pėrdorimi i mediave dhe portaleve private pėr tė dis-informuar dhe konfuzionuar e trembur publikun.

- Justifikimi i gėnjeshtrave nėpėrmjet djegieve tė mandateve pėr tė bindur popullin dhe ndėrkombėtarėt se kanė tė drejtė.

- Pėrdorimi i protestave dhe pėrpjekjeve pėr destabilizim.

Nuk janė pėr t’u nėnvlerėsuar gjithashtu edhe pasojat qė kanė lėnė kėto elementė tė pėrdorur nga opozita ekstra-parlamentare, sepse sidoqoftė ashtu siē thotė populli: `bajga e hedhur nė mur le shenjė sado qė tė pastrohet`, po kėshtu edhe shpifjet janė njė nga metodat me tė sofistikuara tė kundėrshtarit pėr tė vėnė nė dyshim rezultatet qė ka personi apo qeveria.

E vėrteta qėndron se populli shqiptar, duke pėrfshirė dhe shumicėn e popullit opozitar po kupton se si ėshtė e vėrteta qė thotė mazhoranca qeverisėse, sidomos kur ajo pėrkrahet hapur nga ndėrkombėtarėt. Atėhere, ēfarė i mbetet opozitės tonė ekstra-parlamentare apo mandat-djegurve? Duke qenė jashtė Parlamentit, drejtuesit e kėsaj opozite kanė pėrqafuar metodat integraliste tė fondamentalistit Haxhi Qamili, i cili nė fakt pėlqehej edhe nga diktatori Enver Hoxha, i cili ka shkruar pėr tė me simpati duke e quajtur `udhėheqės i vegjėlisė`. Dhe nuk ka se si, qė edhe ish lideri i PD sė bashku me liderė tė tjerė tė opozitės tė pėrqafojnė deri diku metodat e Haxhi Qamilit sidomos nėpėrmjet identifikimit tė armikut tė pasur (Haxhi Qamili- fliste pėr Bejlerė e pashallarė) dhe Politikanė tė korruptuar (njėlloj dhe Haxhi Qamili pėr politikanėt e korruptuar tė asaj kohe), si dhe kundėr politikanėve tė Europės (Haxhi Qamili- ishte kundėr Europės Perėndimore `kaurre`), metoda tė cilat vetėm se janė veshur me kostumin pseudo-europian tė PD, por nė thelb mbeten metoda radikaliste pėr tė marrė pushtetin, apo dhe pėr tė fshehur shkeljet e rėnda tė ligjit qė kanė bėrė ndėr vite.

Mė qesharakė, por po aq tė rrezikshėm janė opozitarėt ekstra-parlamentarė tė tjerė, ata tė LSI, e cilėt jo vetėm qė ka dalė fare nga konteksti i vetė siglės sė tyre (Lidhja Socialiste pėr Integrim), por retorika e ashpėr kundėr BE dhe SHBA e mbuluar me sofizma dhe gėnjeshtra herė pas here duke kundėrshtuar vetveten dhe duke u bėrė qesharakė nė kundėrshtimin e objektivit qė kjo parti i kishte vendosur vetes nė fillimet e saj. Mandat-djegurit e LSI, sigurisht janė bėrė pishman pėr atė vendim idiot qė morėn, sigurisht tė detyruar nga borxhet qė i kanė PD.

Idetė obsesive-kompulsive tė drejtuesve tė opozitės ekstra-parlamentare nuk do tė mund tė kenė sukses pikėrisht sepse janė ide tė sėmura jo vetėm pėr objektivat e tyre tė marrjes sė pushtetit pa zgjedhje, por edhe pėrsa i pėrket kėrkesave idiote dhe sigurisht tė sėmura nga kėto ide psikiatrike, pėr tė larguar dikė nga pushteti apo nga karrigia sepse duan ata, kėrkesa qė janė nė kundėrshtim me ligjet demokratike tė vendit.

Fakti qė njė pjesė e mirė e karrigeve bosh tė Parlamentit shqiptar janė zėnė, bazuar nė ligj nga individė tė po atyre partive opozitare sipas listave tė partive pėrkatėse, tregon jo vetėm pėrēarjen e thellė qė egziston brenda kėtyre partive pėrsa i pėrket vendosjes sė gabuar tė emrave nė listėn shumėemėrore pėr deputet, por edhe pėrsa i pėrket ndryshimit tė ligjit, pėrsa i pėrket se kush ka tė drejtėn tė vendosė emrat nė listėn pėrkatėse partiake si dhe pėr mėnyrėn e zgjedhje proporcionale totale, apo qoftė edhe maxhoritare.

Sė fundmi, radikalizimi i veprimeve tė Mandat-djegurve dhe qėndrimi i tyre pėr njė kohė tė gjatė nė rrugė (edhe kur ata ishin pa i djegur mandatet por bojkotonin seancat), pavarėsisht se SHBA dhe BE u kanė thėnė qartė se kanė gabuar madje, kanė bėrė njė shkelje tė pa-precedentė ligjore nė njė sistem demokratik, tregon se, sa nė gjendje tė vėshtirė gjenden liderėt e tyre, tė cilėt sė bashku me servilėt e disa mediave private nėpėrmjet anal-istėve tė paguar, kur shohin se populli opozitar (le mė ai mazhoritar) nuk po i shkon mė pas, se nuk kanė asnjė projekt apo program, se ēfarė do tė bėjnė sikur tė marrin pushtetin me zgjedhje, se ku do t’i ēojnė gjithė atė llum e ndyrėsi kundėr vendit tė tyre, se si do tė pėrballen me ligjin pas Vettingut.

Qorrsokaku i veprimeve tė sėmura tė kėtyre dy partive tashmė jashtė parlamentit do tė ēojė sigurisht nė humbjen e zgjedhjeve lokale pavarėsisht nėse do tu mbushet mėndja qė tė marrin apo jo pjesė, dhe Shqipėria, populli shqiptar, ky ėnd me demokraci tė dobėt, por tė ndihmuar fuqimisht nga BE dhe SHBA, ka sigurisht nevojė pėr njė opozitė parlamentare qė tė luajė rolin e saj nė kėtė sistem demokratik, dhe jo tė rrijė rrugėve, ka nevojė pėr opozitarė tė ekuilibruar dhe jo tė sėmurė nga trutė e kokės, ka nevojė madje dhe pėr atė opozitė tė re tė pėrgjegjshme pėr veprimet e tyre duke hyrė nė Parlament dhe duke sfiduar drejtuesit e tyre me koka tė sėmura nga shkeljet ligjore qė kanė bėrė nė tė kaluarėn dhe qė vazhdojnė tė bėjnė nė tė tashmen.



/Agjensia e Lajmeve Sot News/