Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Aeshte Greqia kunder Hapjes se negociatave te BE me Shqiperine?

    Nė kėtė vit vendimtar pėr hapjen e negociatave pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE, krahas opozitarėve tanė qė e kundėrshtuan kėtė ngjarje tė ardhshme tė afėrt me djegien e mandateve, duke turpėruar vendin tonė para popullit tonė dhe sidomos `popullit opozitar`, por edhe para tė huajve.

    Dihej qėllimi i disa drejtuesve opozitarė tė PD dhe LSI: krijimi i njė klime destabilizuese nė Shqipėri me qėllim qė tė mos realizoheshin reformat e Vettingut nė Drejtėsinė (Pushtetin e Tretė) e kalbur nga korrupsioni dhe shkeljet ligjore, si dhe pengimin e zgjedhjeve lokale sepse e kuptojnė qė do tė humbin pikėrisht pėr shkak se nuk kanė dhėnė asnjė alternativė pėrveē ofendimeve, sharjeve, ndotjes se Atdheut me tė pavėrteta.

    Arsyeja? Sepse kanė frikė nga dalja para ligjit, nga Drejtėsia e Re qė po realizohet me ndihmėn e SHBA dhe BE. Duke dėshtuar nė pėrpjekjet pėr tė penguar reformėn nė Drejtėsi, qė po realizohet me sukses nėpėrmjet, Vettingut, ata ndoqėn dy taktika tė dėshtuara tashmė: djegien e Mandateve e cila u doli si ajo hedhja e Bumerangut, i cili kur nuk godet nė shenjė-godet hedhėsin me daljen nė Protesta tė dhunshme, tė cilat gjithashtu janė tė dėshtuara, dhe pėrdorimin e disa mediave tv private nėpėrmjet tė cilave vazhdojnė tė vjellin vrer kundėr atdheut tonė me idenė qė populli do ti mbėshtesė.

    Pavarėsisht disa anal-istėve tė blerė e tė shitur, pavarėsisht, ndotjes sė atdheut me shpifje e sharje, pavarėsisht se gjatė gjithė kėsaj periudhe jo vetėm nuk kanė shkuar nė parlament me pretekstin e bojkotit, por edhe kur shkonin pėrpiqeshin tė prishnin mbledhjet plenare duke sharė e mallkuar mazhorancėn, drejtuesit opozitarė Berisha&Basha&Kryemadhi&co, nė pėrpjekje tė dėshpėruara pėr tė patur pėrkrahje nga populli dhe nga BE, po pėrdorin edhe faktorė tė tjerė pėr tė destabilizuar vendin dhe njė nga kėta faktorė mund tė jenė disa drejtues tė minoriteteve. Edhe nė kėtė rast, ata nuk kanė patur sukses sepse vetė pėrfaqėsuesi i Ambasadės Amerikanė nė Tiranė deklaroi se reformat po zhvillohen me sukses, dhe se Shqipėria po ecėn pėrpara dhe po punohet. Njė goditje fatale pėr kėta drejtues tė korruptuar tė opozitės u shkaktua nga prononcimet e zyrtarėve tė lartė tė BE dhe tė OSBE, tė cilat reaguan ashpėr ndaj djegieve tė mandateve nga opozita, por deklaruan qė zėvendėsimi i tyre me deputetė tė rradhės ėshtė i ligjshėm. Gjithashtu vėrehet fare qartė se populli nuk i shkon mbrapa kėtyre drejtuesve tė korruptuar tė opozitės, gjė qė ėshtė vėnė re nė mitingjet e tyre tė protestės ku janė vetėm disa qindra vetė, kurse populli nuk u shkon pas.

    BE dhe SHBA e kanė pėrkrahur qeverisjen e sotme pa asnjė ekuivok gjatė gjithė kohės. Kėtė e konfirmoi edhe dje Komisioneri Hahn gjatė punimeve tė Komitetit Parlamentar tė PE pėr Punėt e Jashtme.Ai deklaroi:“Bashkimi Europian duhet tė fokusohet nė perspektivėn afatgjatė tė vendeve kandidate. Nė Komision, nė fund tė majit do tė prezantojmė progres-raportet pėr vendet e rajonit (Ballkani Perėndimor), plus Turqinė. Pres, qė mbi bazat e asaj qė kemi parė, tė bėjmė njė rekomandim pozitiv pėr hapjen e negociatave tė anėtarėsimit me Maqedoninė dhe Shqipėrinė”.

    Pavarėsisht situatės politike nė Shqipėri, Komisioni Europian vlerėson se progresi i realizuar nga vendi ynė ėshtė i qėndrueshėm. “Nė Ballkanin Perėndimor ėshtė bėrė njė progres shumė i rėndėsishėm. Nė afatgjatė, kur shohim arritjet, ėshtė e vėrtetė qė ka edhe hapa pas, por nė afatgjatė vėrejmė progres shumė tė rėndėsishėm nė ekonomi, nė sundimin e ligjit apo nė procesin e ripajtimit”.(https://shqiptarja.com/lajm/komision...-me-shqiperine).

    Pak ditė mė parė, Komisioneri pėr Zgjerimin nė BE, Johanes Hahn deklaroi se nė muajin maj, Komisioni Europian do tė rekomandojė hapjen e negociatave tė anėtarėsimit me Shqipėrinė. “Bashkimi Europian duhet tė fokusohet nė perspektivėn afatgjatė tė vendeve kandidate. Nė Komision, nė fund tė majit do tė prezantojmė progres raportet pėr vendet e rajonit (Ballkani Perėndimor), plus Turqinė. Pres, qė mbi bazat e asaj qė kemi parė, tė bėjmė njė rekomandim pozitiv pėr hapjen e negociatave tė anėtarėsimit me Maqedoninė dhe Shqipėrinė”, deklaroi ai. Mė tej, Hahn u shpreh se Komisioni Europian do tė japė rekomandim pozitiv pėr Shqipėrinė dhe Maqedoninė e Veriut, kur tė paraqesė progres raportet pėr secilin vend mė vonė kėtė vit. “Nėse partnerėt tanė i kanė plotėsuar kushtet, ėshtė detyra jonė pėr tė pėrmbushur angazhimin tonė dhe pėr t’i hapur negociatat. Hapja e negociatave kėrkon votėn unanime tė tė gjithė anėtarėve”, u shpreh ai. Presidenti i Greqisė, Prokopis Pavlopulos gjatė njė fjalimi me rastin e Pavarėsisė sė Greqisė, ka kujtuar edhe njė herė kushtet qė duhet tė pėrmbushė Shqipėria nė perspektivėn e saj tė integrimit evropian.

    Nė takimin e Bukureshtit para disa ditėshu tha se …Brukseli ėshtė i vendosur qė tė zgjerohet, duke futur nė gjirin e tij ato vende aspirate, tė cilat kanė pėrmbushur kushte pėr t’u anėtarėsuar nė Bashkimin Europian. Kjo ėshtė bėrė e ditur ditėn e djeshme nga Presidenca rumune e Kėshillit tė BE, e cila ka bėrė njė deklaratė mbi ecurinė e unionit, duke kundėrshtuar zėrat pėr mos-zgjerim tė Bashkimit Europian. Nė kėtė kontekst, Presidenca rumune e KE i bėri thirrje BE qė t’i qėndrojė angazhimit dhe tė mbėshtesė vendet e gatshme pėr t’u bashkuar nė Bashkimin Europian. Sipas asaj qė thuhet nė deklaratė, pėr KE, politika e zgjerimit ėshtė “thembra” e Akilit pėr vetė Brukselin.“Politika e zgjerimit ėshtė njė nga politikat mė tė suksesshme tė BE-sė

    (https://sot.com.al/politike/presiden...me-tu-bashkuar).

    Problem pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE ka qenė gjithmonė shteti i grek, i cili ēuditėrisht nė tė gjitha momentet kur drejtuesit e Opozitės shqiptare dhe disa drejtues tė minoriteteve shpifin duke nxirė vendin tonė sikur tė jenė armiq tė atdheut tė tyre, ēirren se Shqipėria ėshtė vendi i drogės, kur opozita shqiptar sė bashku me disa drejtues tė minoriteteve shpifin se nė Shqipėri nuk ka tė drejta tė njeriut, kur disa media tv dhe tė shkruara, vazhdojnė tė shtrembėrojnė faktet dhe realitetin, - ngrenė zėrin se nė Shqipėri shkelen tė drejtat e pronave tė minoritet grek.

    Duke mos qenė i rastėsishėm ky element, mendoj se shteti grek vazhdon tė marrė tė dhėna jo tė besueshme dhe aspak reale pėr minoritetin grek, minoritet i cili ka jetuar dhe jeton vėllazėrisht me shqiptarėt dhe kemi punuar, vuajtur dhe gėzuar sė bashku. Kėto tė pavėrteta sigurisht janė nė njė unison me ato tė disa drejtuesve tė opozitės tė cilėt kėrkojnė pėrkrahje pėr tė justifikuar budallallėqet e tyre dhe fajet tyre pėrballė `popullit opozitar`, pėrballė popullit shqiptar dhe pėrballė tė huajve.

    Presidenti grek Prokopis Pavlopulos, duke u nisur nga kėto tė pavėrteta tė servirura sigurisht edhe nga disa individė drejtues dhe jo drejtues tė minoritetit deklaron para disa ditėsh kėshtu: “Sa i pėrket Shqipėrisė fqinje, nuk jemi kundėr perspektivės evropiane. Megjithatė, ky ėshtė njė parakusht pėr respektimin e plotė dhe tė ndershėm tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe europiane, dhe kėshtu pėr respektimin e sundimit tė ligjit dhe tė tė drejtave themelore tė njeriut. Prandaj, sjelljet si kėto ndaj Pakicės Kombėtare Greke, tė cilat nėnvlerėsojnė brutalisht vlerėn e jetės njerėzore ose shkelin tė Drejtat e Njeriut p.sh. e drejta pėr pronė, pėrbėjnė njė pengesė tė pakapėrcyeshme pėr rrjedhėn e qetė evropiane tė Shqipėrisė. Nė vazhdim Pavlopulos tha: ...Si njė pengesė, ēdo formė e kėrkesės pėr “tė drejtat” e supozuara krejtėsisht tė pabazuara tė ēamėve shqiptarė, bashkėpunėtorėve tė paskrupullt nazistė siē ėshtė provuar historikisht, duke pėrfunduar se: Ēėshtjet tona Kombėtare dhe Drejtėsinė tonė Kombėtare, qė nė fund tė fundit tė mbrojnė Atdheun tonė tė palėkundur, Njerėzit tanė dhe Kombit tonė… (https://shqiptarja.com/lajm/presiden...opiane?r=pop5s).

    Edhe Kryeministri Grek Cipras megjithėse mbetet njė mik i Shqipėrisė, nuk mund tė mos ndikohet nga kjo histeri anti shqiptare tė pavėrtetash nga ana e Opozitės tonė dhe e disa individėve tė minoritetit grek. Gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp me 29 Mars, nė takimin e Kryeministrave 4-anėtarėsh nė Bukuresht, Rumani, Cipras komentoi perspektivat e pranimit tė Shqipėrisė.

    “Po mėsoj sot se ka njė zhvillim negativ nė lidhje me bashkėsinė greke nė Shqipėri”-tha Cipras. Mė tej ai shtoi se nėse lajmet do tė ishin tė vėrteta, do tė ishte njė pengesė serioze pėr kursin e Shqipėrisė pėr nė BE. “Prandaj ėshtė njė incident qė nuk na lejon tė jemi optimistė pėr perspektivėn e rėndėsishme evropiane tė vendit [Shqipėria] e cila po pėrballet me sfida vendimtare dhe duhet tė ngrihet nė kėtė rast”,- deklaroi kryeministri grek (https://www.alsat-m.tv/cipras-i-derg...iteteve-greke/).

    Po kėshtu para njė viti e gjysmė qė nė shtator tė 2017 edhe ish Ministri i jashtėm Kotzias, megjithėse u mirėprit nė Shqipėri, e pa realitetin dhe kuptoi tė vėrtetat dhe jetėn e minoritetit grek, punėn e qeverisė shqiptare, ka informuar homologėt e tij tė BE-sė, mbi veton qė mund tė pėrdorė Greqia ndaj hapjes sė negociatave mes Shqipėrisė dhe Unionit. Kėtė qėndrim Kotzias e ka argumentuar me problemet qė ekzistojnė nė Shqipėri nė raport me respektimin e tė drejtave tė pakicės greke, veēanėrisht pronave, theksoi Kotzias, pas njė takimi me homologėt e tij tė vendeve tė BE-sė (raporton tribune.gr.).

    Mesazhet kanė qenė tė qarta dhe janė pėrforcuar pas tensioneve mė tė fundit nė Himarė ku Kėshilli Bashkiak i Himarės miratoi mes kundėrshtive tė njė grupi banorėsh pėr planin e ri urbanistik. Dy ditė mė parė ishte Presidenti grek Pavlopulos qė nė darkėn me Presidentin francez Emanuel Macron lėshoi njė mesazh tė qartė pėr Tiranėn dhe Shkupin se me qėndrimet irredentiste dhe shkeljen e tė drejtave tė minoritetit dėmtojnė rrugėn e tyre europiane

    (http://www.panorama.com.al/hapja-e-n...omment-page-1/).

    Pavarėsisht VKM pėr planin urbanistik nė Himarė, Himara mbetet shqiptare dhe aspak greke, dhe me kėtė nuk mund tė luajnė as drejtuesit e opozitės shqiptare dhe as individė tė minoritetit grek tė cilėt vazhdimisht pėrhapin tė pavėrteta tek qeveria greke.

    Pėrpjekjet pėr sinkronizimin e protestave opozitare (gjithaq tė dėshtuara deri tani), me deklarimet e rezervuara tė shtetit grek pėr tė dhėnė votė negative nė anėtarėsimin e Shqipėrisė nėse nuk respektohen tė drejtat e minoritetit grek nė veēanti, pėrpjekjet e disa drejtuesve opozitės shqiptare pėr tė vazhduar protestat me qėllim qė tė i mbushin mendjen (por mė tepėr pėr tė justifikuar gafėn e madhe qė bėnė duke djegur mandatet e tyre), -BE dhe SHBA, pėr tu thėnė atyre se kanė tė drejt, do tė dėshtojnė. Dhe dėshtimin e kanė para syve tė tyre, sepse brenda ligjit janė bėrė deputetė tė rinj nga opozita rreth 30 individė tė listave pėrkatėse tė PD dhe LSI, gjė qė tregon se dy partitė opozitare janė nė krizė tė plotė programesh, alternativash, dhe drejtimi. Shpresojmė qė nė tė ardhmen tė kemi njė opozitė tė pėrgjegjshme, por pa individėt qė do tė pėrgjigjen para ligjit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Aeshte Greqia kunder Hapjes se negociatave te BE me Shqiperine?

    Shkrim llogoresh ku do te thote ;"hidhuni ne llogoren socialiste se eshte me e mire se llogoria demokrate" kur ne fakt nje m.ut jane.
    Opozites duhet ti kerkohet me shume,duhet ti kerkohet ti premtoj nderkombetareve dhe popullit qe kur te vine ne pushtet te fusi Ramen ne burg.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Aeshte Greqia kunder Hapjes se negociatave te BE me Shqiperine?

    ...futja e shqiperise ne BE nuk eshte ne interes te atdhetareve apo Bosave te shqiperise por nga ana tjeter eshte ne interes te popullit te thjeshte! anetaresimi ne BE vetem se do pershpejtonte asimilimin e shqiperise dhe skllaverine e saj, varesine direkte, ne rrafshin ekonomik dhe kultural! Kjo do sillte nga ana tjeter rritjen e mireqenies se popullit te thjeshte, sic shihet, por edhe shpernguljen e Bosave apo njerezve te medhenj te saj. Evropianet rriten me shpejt se popujt e tjere dhe tashme i kane kaluar ethet e lojes politike e cila eshte kthyer thejsht ne nje Poker agjentesh apo spiunesh dhe interesat ekonomike dhe kulturale kane zene vendin e duhur. Nga ana tjeter miqte e Greqise kane qene vetem njerezit e medhenj te Shqiperise dhe perpjekjet e saj per ti mbrojtur ata duken sikur po zbehen.
    Populli shqiptar nuk ka vetem se nje rruge te asimilohet nen protektoratin Evropian, meqe njerezit e saj te medhenj ishin Esate dhe Envere apo tradhetare dhe xhelate te popullit!

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Aeshte Greqia kunder Hapjes se negociatave te BE me Shqiperine?

    Negociatat nuk hapen per faj te shqiptareve qe votojne klasen politike te korruptuar dhe qe i rrjep perdite. Keshtu qe nuk ka lidhje me greqine kjo pune, se nuk cel negociatat evropa me njerez qe akoma ruajne rregullat e kanunit te lek dukagjinit.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Aeshte Greqia kunder Hapjes se negociatave te BE me Shqiperine?

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Shkrim llogoresh ku do te thote ;"hidhuni ne llogoren socialiste se eshte me e mire se llogoria demokrate" kur ne fakt nje m.ut jane.
    Opozites duhet ti kerkohet me shume,duhet ti kerkohet ti premtoj nderkombetareve dhe popullit qe kur te vine ne pushtet te fusi Ramen ne burg.
    Arreston drejtesia e pavarur Serafimo.
    Basha duhet te premtoj qe do punoj per nje drejtesi te pavarur, e cila te arrestoje edhe Bashen nese vjedh.
    Sepse te arrestosh Ramen per te vjedhur njesoj si Rama nuk ka sens!
    Madje nese e ka seriozisht kete punen e arrestimeve, Basha duhet te filloj nga te vetet per te qene i besueshem..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Aeshte Greqia kunder Hapjes se negociatave te BE me Shqiperine?

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Arreston drejtesia e pavarur Serafimo.
    Basha duhet te premtoj qe do punoj per nje drejtesi te pavarur, e cila te arrestoje edhe Bashen nese vjedh.
    Sepse te arrestosh Ramen per te vjedhur njesoj si Rama nuk ka sens!
    Madje nese e ka seriozisht kete punen e arrestimeve, Basha duhet te filloj nga te vetet per te qene i besueshem..

    Ky argument "qe arreston drejtesia" duhet te vleje edhe per denoncimet,pra themi kot qe Rama ka vjedhur dhe vjedh sepse duhet ta ēertifikoj drejtesia.

    Per te tjerat jam dakort,qe Basha te behet i besueshem duhet ta filloje nga vetvetja.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •