Nė kujtim tė Tribunit tė Vegjėlisė Bajram Curri
Heroi i Popullit Bajram Curri lindi (Krushė e Madhe, Rahovec me 1862 dhe u vet-vra si sot 94 vjet mė parė, me 29 Mars 1925, nė Shpellėn e Dragobisė, pasi ishte rrethuar nga forcat e Hasan bej Kryeziut aso kohe prefekt i Krumės i cili mobilizoi xhandarėt pėr ta ndjekur me Urdhėr tė Ahmet Zogollit.
Bajram bej Curri, ishte udhėheqės, politikan; luftoi pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, dhe mė pas, pėr pėrfshirjen e Kosovės nė tė, pasi Traktati i Londrės 1913 e la jashtė ashtu si dhe shumė vise tė tjera shiptare. (http://sq.ėikipedia.org).
Luajti rol aktiv nė kryengritjen shqiptare tė vitit 1912, sė bashku me Hasan Prishtinėn e isa Boletinin, dhe tė tjerė kundėr osmanėve. Nė 1915 bashkėthemeloi Komitetin pėr Mbrojtjen Kombėtare tė Kosovės. Mė vonė kjo organizatė vendosi marrėdhėnie me Kominternin (Internacionalja Komuniste) qė pėrkrahte idenė pėr vetėvendosje tė kombeve disa atdhetarė shqiptarė besonin se Rusia bolshevike ishte e prirur pėr pėrcaktim tė drejtė tė kufijve nė Ballkan. Pas Kongresit tė Lushnjės nė vitin 1920, Bajram Curri emėrohet ministėr pa portofol nė qeverinė shqiptare. Nė politikė, ai e identifikoi veten me forcat e Fan Nolit kundėr Ahmet Zogut. Nė dhjetor 1921, u caktua Ministėr i Luftės nė qeverinė e Hasan Prishtinės. Brenda ditėsh, megjithatė, Zogu e pėrmbysi qeverinė, duke e detyruar Prishtinėn, Currin dhe tė tjerėt pėr tė tėrhiqeshin drejt veriut. Nė mars 1922, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina fillojnė njė kryengritje kundėr Zogut, por pa sukses pėr shkak tė pėrpjekjeve tė ambasadori britanik nė Shqipėri, Harry Eyres, i cili bindi njė nga komandantėt e kryengritėsve pėr tu dorėzuar. Dy vjet mė vonė, ndėrsa qėndronte maleve pėr tiu shmangur forcave zogiste, Curri, me thirrjet pėr tė rrėmbyer armėt, shėnoi fillimin e tė ashtuquajturit Revolucion Demokratik Borgjez, qershor 1924; 6 muaj mė vonė, pas disfatės sė revolucionit, Curri vazhdoi kundėrshtimin me armė ndaj Zogut. Dhe, mė 29 mars 1925 vritet, i rrethuar nga trupat zogiste nė njė shpellė afėr Dragobisė ; legjenda thotė se Bajram Curri vrau veten pėr tė mos u kapur gjallė. Vite mė vonė Dragobisė iu dha emri i tij Qyteti Bajram Curri kryeqendra e rrethit tė Tropojės.
Ishte njė nga organizatorėt e Lidhjes Shqiptare tė Pejės tė viteve 18991900, udhėheqės i lėvizjes nė Kosovė dhe njė nga prijėsit kryesorė tė Mbledhjes sė Ferizajt, tė korrikut 1908, ku pėrkrahu kėrkesėn pėr vendosjen e kushtetutės. Ndihmoi nė themelimin e klubeve e tė shkollave shqipe nė Kosovė dhe mbrojti alfabetin e gjuhės shqipe tė vendosur nė Kongresin e Manastirit. Qe nėnkryetar i klubit Bashkimi tė Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur tė Malėsisė sė Mbishkodrės tė vitit 1911, dhe u bėri njė qėndresė tė fortė forcave osmane nė Qafėn e Morinės.
Nė maj tė vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes sė Junikut, mori pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė armatosur, u shqua si njė nga tribunėt popullorė qė theu forcat osmane nė Qafėn e Prushit nė korrikun e 1912, dhe nė fushėn e Kosovės. Me Hasan Prishtinėn nė krye, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Riza bej Gjakova nė krye tė forcave kryengritėse hyri nė Shkup.
Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e Konferencės sė Londrės tė 1913 qė lanė jashtė kufijve tė shtetit shqiptar Kosovėn dhe vise tė tjera shqiptare dhe luftoi pėr bashkimin e tyre me atdheun. Nė vitin 1913 qe njė nga drejtuesit e kryengritjes sė armatosur popullore nė Kosovė kundėr zgjedhės serbo-malazeze.
Mė 1914 mori pjesė nė qėndresėn kundėr Revoltės sė Shqipėrisė sė Mesme nė Durrės. Po ashtu, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Ahmet Zogu dhe isa Boletini, ishin organizator tė kryengritjės antiserbe tė vitit 1915. Me tė hyrė ushtritė austriake nė Gjakovė mė 1916, shkon nė terren ku interesohet pėr rendin dhe qetėsinė, dhe pėr zhvillimin arsimor.
Nė vitin 1918 u zgjodh anėtar i Komitetit Mbrojtja Kombėtare e Kosovės dhe u bė njė nga veprimtarėt e saj kryesorė.
Nė Kongresin e Lushnjės u zgjodh anėtar i Kėshillit Kombėtar, i cili e caktoi ministėr pa portofol tė qeverisė dhe komandant tė pėrgjithshėm te forcave tė armatosura.
Udhėhoqi veprimet ushtarake pėr shtypjen e lėvizjes esadiste nė Shqipėrinė e Mesme dhe gjithashtu bashkėpunoi me Zogun kundėr lėvizjes separatiste tė Republikės sė Mirditės.
I bezdisur nga krushqia e Zogut me Ceno Kryeziun dhe i nxitur nga Prishtina, Kruja dhe Dibra, mbajti qėndrim kundėr forcimit tė pozitave tė Zogut nė shtetin shqiptar.
Nė dhjetor 1921 u caktua Komandant i Pėrgjithshėm i forcave tė armatosura nė qeverinė pesėditore Prishtina. Pas qeverive tė dhjetorit dhe formimit tė kabinetit Ypi, me min. tė Brendshėm Zogun, iu dha titulli i kolonelit tė nderit. E ngarkuan me ruajtjen e kufirit dhe me mbajtjen e rendit e qetėsisė nė kufirin perėndimor shqiptar tė Kosovės. Nė vend tė kėsaj, mblodhi qindra kosovarė rreth vetes, mori Pukėn dhe po bėhej gati tė marshonte drejt Shkodrės, bashkė me Elez isuf Ndreun nė marsin e 1922. Nė krye tė 2 mijė vetėve, Bajram Curri u ndal nė Va tė Dejės, ku kėrkoi bisedime me qeverinė, por nuk vazhdoi pasi nuk mori besėn e parisė shkodrane dhe pėr kėtė e la tė vetėm Ndreun.
Nė zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 bėri tė mundur nxjerrjen fitues Avni Rustemin, falė ndėrhyrjes dhe ndikimit tė tij nė prefekturėn e Kosovės.
Bajram Curri pėrkrahu Lėvizjen e qershorit mė 1924, duke nisur qė mė 24 maj fillimin e lėvizjes sė armatosur me forcat e veta duke pushtuar Krumėn si qendėr e prefekturės sė Kosovės. Nė vjeshtė tė vitit 1924 shkoi nė Gjenevė me Nolin, Prishtinėn e Gurakuqin, tė cilėt i paraqitėn Lidhjes sė Kombeve ēėshtjen e tė drejtave tė popullsisė shqiptare tė Kosovės tė shtypur mbretėria jugosllave.
Mė pas, megjithėse kontribues nė kryengritje, qeveria revolucionare e nxori nė pension. Shpresonte qė tė pėrfaqėsohej me njerėzit e vet nė qeverinė e Nolit, dhe qė sekretari i tij tė bėhej ministėr Arsimi, por Niman Ferizi u emėrua prefekt i Beratit. U tėrhoq nė Dragobi, i prekur nė sedėr nga mosmirėnjohja e mospėrfillja.
Me Triumfin e Legalitetit nė dhjetor tė 1924 trupat e Zogut nė fillim nuk u pėrballėn me njerėzit e Currit.
Pas kundėr revolucionit tė Ahmet Zogut i cili mori mercenarė nga Serbia nė tė cilėn ishin edhe ish ushtarė rusė tė bardhė , me 24 dhjetor Zogu hyri nė Tiranė por , ushtria e tij nuk u pėrball me Bajram Currin duke menduar qė tė mos e kishte armik , madje i dėrgoi disa letra qė tė largohej nga Shqipėria. Ndėrsa Kryezinjtė e kėrkonin pėr ta vrarė. Bajram Curri refuzoi tė largohej nga Shqipėria dhe u ndesh me trupat e qė dėrgoi Prefekti i Krumės Hasan bej Kryeziu. Xhandarėt e Hasan bej Kryeziut pas luftimesh e rrethuan nė Shpellėn e Dragobisė nė tė cilėn Bajram Curri ishte strehuar. pAs dy tre ditėsh Bajram Curri pėr tė mos rėnė nė duart e trupave zogiste vrau-vehten me 29 Mars.
Sidoqoftė pėr shkak tė pėrkrahjes sė madhe popullore, trupi i Bajram Currit u varros zyrtarisht dhe sipas riteve fetare.
Mė 1926 , Zogu pėr tė shuar revoltat e mundėshme vendosi ti japė pension familjeve tė Bajramit dhe tė nipit, Hysni Currit, pėr shėrbimin e tyre ushtarak.
Fan Noli ish Kryeminister i Shqiperisė sė asaj kohe dhe mik i afėrt i Bajram Currit , shkroi njė elegji pėr kėtė Hero tė madh tė Demokracisė, elegji e cila ka mbetur njė `Bust` poetik kushtuar kėtij Heori tė madh tė Lirisė dhe Demokracisė. Tre strofat mė tė bukura tė shkruara nga Fan Noli e pasqyrojnė Heroin e Popullit.
Kur tufani e ēthuri fenė,
Kur tirani e krrusi atdhenė,
Mi njė brek tė Dragobisė
Priret Flamur i lirisė.
O Bajram, bajrak i gjallė,
More nam me gjak nė ballė,
Te njė shpell e Dragobisė,
Yll i rrall i burrėrisė.
Thon u-shtri e thon u-vra,
Po ti svdiqe, or Baba,
As te shkėmb i Dragobisė,
As te zėmr e Djalėrisė.
Qoftė i pėrjetshėm Kujtimi i Tij.
priftipirro2017@gmail.com
Krijoni Kontakt