Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Rama-Basha “pakt” për mbylljen e reformave ??

    Rama-Basha “pakt” për mbylljen e reformave
    Të besuarit e liderit të PD pranojnë mandatet, SHBA-BE lënë në baltë Berishën, Metën e Kryemadhin
    Kliti Topalli

    Strategjia e ndjekur nga opozita ditët e fundit, ka rritur dyshimet dhe hamendësimet në qarqet politike e mediatike. Më 16 shkurt u dhanë sinjale se vendi do shkojë te mosbindja civile, por situata ka ndryshuar. Kreu demokrat Lulzim Basha është tërhequr nga skenarët e dhunës, pavarësisht deklaratave të lëshuara nga Sali Berisha e Monika Kryemadhi. Këta të fundit tentuan disa herë të shkonin te mosbindja civile, por nuk ja arritën.

    Megjithatë, sinjalet janë se kemi një pakt disi të fshehtë mes Ramës dhe Bashës për të mbyllur reformat e mbetura pezull. Gjatë kohës që ishte në Parlament, Bashën nuk e lejonte Berisha e LSI që të miratonte reformën zgjedhore. Në Parlament ndodhet një draft i dakordësuar mes PS dhe PD, por ai u bllokua krejt papritur. Po ashtu prej më shumë se një viti u bllokuan disa ligje të mbetura të reformës në drejtësi dhe ndryshimi i neneve që rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Por me djegien e mandateve u hap rruga e miratimit të tyre. Nga LSI shumë emra po pranojnë mandatet duke mos dëgjuar Kryemadhin, ndërsa nga PD po futen personazhe pranë Bashës. Emra si Alban Zeneli e Adriatik Alimadhi kanë qenë gjithmonë pranë kreut të PD. Por dje ka pranuar mandatin një tjetër kandidat. Bëhet fjalë për Korab Litën, zëvendëskryetar i Bashkisë së Kamzës. Vetë Basha pak ditë më parë rikonfirmoi Xhelal Mziun si kandidat duke treguar se kanë mbështetjen e njëri-tjetrit.

    Fakti që pas Zenelit e Alimadhit, pranon mandatin dhe krahu i djathtë i Mziut, ka ngjallur mjaft dyshime. Dyshimet janë se Basha po fut disa nga njerëzit e tij që të miratohen reformat e mbetura. Falë votës së tyre, do të miratohet reforma zgjedhore dhe po ashtu gjithë çështjet e mbetura pezull të reformës në drejtësi.

    Roli i ndërkombëtarëve

    Futja e deputetëve të rinj duket se po mbështetet shumë dhe nga ndërkombëtarët. SHBA e BE e dinin se me Berishën e Kryemadhin në Parlament mbyllja e reformave do ishte e vështirë dhe sinjalet janë se dhe ata kanë iniciuar të shkohet te djegia e mandateve. Por kush e tregon këtë? Deri më sot nuk ka dalë asnjë zyrtar i lartë ndërkombëtar dhe institucion që të mbështesë djegien e mandateve. Po ashtu, në historinë e demokracisë sa herë ka pasur përplasje kanë hyrë ndërkombëtarët dhe kanë ulur palët në tavolinë. Kështu ka ndodhur me Nanon e Berishën, me Berishën e Ramën, por dhe me Ramën e Bashën gjatë çadrës. Madje, në Tiranë në këtë kohë erdhën dhe figura të rëndësishme si McAllister apo Hot Brian Yee. Po ashtu ndodhi në krizën e 2016, ku ndërhynë amerikanët që të gjendej konsensusi për reformën në drejtësi. Ishte Viktoria Nuland ajo që telefonoi palët.

    Por këtë herë kemi një situatë shumë ndryshe. Të gjithë ndërkombëtarët dalin kundër opozitës dhe askush nuk ka ardhur deri më sot të negociojë. Edhe ata 7 eurodeputetë që ishin para disa javësh, erdhën për reformat dhe jo për krizën politike. Pra ndërkombëtarët në një farë mënyre pranojnë në heshtje largimin e PD dhe LSI nga Parlamenti duke u hapur derën emrave të rinj. Kjo ka rritur dyshimet se mund të kemi dhe një plan ndërkombëtar që Berisha, Meta e Kryemadhi të dalin jashtë loje. Shpresat e këtyre të fundit ishin se pas djegies së mandateve do hynin ndërkombëtarët dhe do negocionin. Askush nuk e ka bërë deri më sot duke i lënë të gjithë në baltë.

    /Agjensia e Lajmeve Sot News/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Rama-Basha “pakt” për mbylljen e reformave ??

    Basha pa miratimin e Berishes nuk hap as deren e zyres se tije. Do te mjaftonte vetem nje "xhest" i Berishes dhe Bashen e nxjerrin nga Shqupi me shkelma bythesh.

    Nuk ka pakt Rama-Basha pa e aprovuar Berisha dhe pa dijeni te Metes.

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rama-Basha “pakt” për mbylljen e reformave ??

    Protestat duhen por s`kane kuptim me, duhet rivendosja e procedurave demokratike dhe per kete nese palet s`bien dakord e vetmja shprese jane nderkombetaret. Dhe reformat do behen sepse i duan BE+USA. Por mund te vazhdoje keshtu deri ne 2021, nese keta nuk nderhyjne.
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •