Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Tahiri, zyrtarisht i pandehur: Nuk është kollaj të bëhem kurban

    Tahiri, zyrtarisht i pandehur: Nuk është kollaj të bëhem kurban

    Emri:  WhatsApp-Image-2019-03-26-at-17.58.jpg

Shikime: 795

Madhësia:  40.7 KB

    “Ky nuk është sistemi i drejtësisë për të cilin unë luftova, por do të ndjek të gjitha etapat për të kërkuar drejtësi dhe për të fituar pafajësinë time”.

    Kështu u shpreh ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për të çuar për gjykim dosjen “Tahiri”, me të pandehur vet ish-ministrin dhe 3 zyrtarë të tjerë policie.
    “Deri më tani, gjatë hetimeve kemi dëgjuar dhe kam dëgjuar vetëm çfarë ka thënë Prokuroria. Tani do të flas edhe unë, por për këtë ju kërkoj të bëni durim, sepse kur nxirrni gjëra më të rëndësishme nga errësira, që ua sigurojnë prokurorët, nuk keni për ta pasur të vështirë të merrni prej meje ato që doni të dëgjoni”, tha më tej ish-ministri Tahiri, i cili shtoi se nuk është kollaj që ai të bëhet kurban.

    Ai theksoi se ndaj tij nuk është ngritur ndonjë akuzë e qartë dhe e saktë.

    “Kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritjeje pa fund, edhe pse kam më shumë për të pretenduar sesa Prokuroria. Do të vazhdoj të argumentoj deri në fund se s’kam lidhje me këtë çështje, duke ndjekur me përpikmëri çdo fazë të gjykimit. Drejtësia prandaj është e bukur, për ato pak raste kur bën drejtësi”, tha Saimir Tahiri.

    Ai u shpreh i keqardhur për të gjithë shqiptarët që u duhet të përballen me këtë drejtësi, që vuajnë prej saj dhe që nuk kanë mundësi të ngrenë zërin e tyre. Por, veten nuk e konsideroi një “hero të heshtur”.

    “Sot e tutje do të flas në gjykatë dhe për publikun, sepse ky nuk mund të jetë më një proces i mbyllur. Ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade , është i gjithi një absurditet”, deklaroi Tahiri, duke shtuar se sipas tij, drejtësia i ka shumë borxhe njerëzve.

    “Në këtë vend, për 25 vite kanë qeverisur njerëz që kanë vjedhur dhe kanë vrarë, ndërsa unë as nuk kam vjedhur dhe as nuk kam vrarë ndonjë. Do t’ia dal deri në fund. Unë jam prapë ministri kampion, se gjithçka kam bërë për policinë nuk e kthej mbrapsht”.

    Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Tahiri, zyrtarisht i pandehur: Nuk është kollaj të bëhem kurban

    Reforma ne drejtesi per te huajt ka dhe nje emer tjeter,quhet reforma "kurban Tahiri". Tahiri eshte pika nga ku mundet te filloj reforma,nga ku do ti tregohet publikut se reforma mundet te ket ndonje shans qe te funksionoje apo nuk ka asnje shprese qe te funksionoje. Pastaj Tahiri fajin e ka vete.Qe ne fillim duhet te jepte dorheqjen dhe te thoshte;"makinen qe shita do ta riblej",jo "nuk i njoh","makina e shita se do ma sekuestronin" dhe fantazi te tjera,dhe ne fakt vetem per keto deshmi te rreme ai duhej te arrestohej direkt. Ne çdo vend te botes nje ngjarje e tille do perfundonte me arrest dhe dergim ne gjyq.

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Tahiri, zyrtarisht i pandehur: Nuk është kollaj të bëhem kurban

    O Sero,
    nuk e fusin Tahirin brenda jo se u dhimbset (se kto per shpirt qe kane vrasin babe e nane...), por po hyri njeri do hyne te gjithe...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Tahiri, zyrtarisht i pandehur: Nuk është kollaj të bëhem kurban

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    O Sero,
    nuk e fusin Tahirin brenda jo se u dhimbset (se kto per shpirt qe kane vrasin babe e nane...), por po hyri njeri do hyne te gjithe...
    Edhe une mendoj se nuk do denohet,per mendimin tim edhe kjo krize behet pikerisht qe Saimir Tahiri te mos denohet.

    Vetem se ka nje problem,nderkombetaret po perserisin pa fund qe reforma ne drejtesi po ecen shume mire. Pra denimi a mosdenimii Tahirit eshte i lidhur me kete problem;o nderkombetaret thone te verteten dhe Tahiri denohet ose nderkombetaret tallen dhe Tahiri nuk denohet.(Kur them Tahiri e kam fjalen dhe per Llallen dhe te tjeret qe do vine nga pas,por Tahiri eshte nr-1.)

    Prandaj duhet pare kjo protesta a kriza e tanishme,me shume propabilitet po u dha garanci qe Tahiri nuk denohet protestat do vine drejte normalizimit te gjendjes,ne te kunderten po nuk u arit asnje marveshje me te huajt per mosdenimin e Tahirit gjendja do shkoje drejt acarimit dhe pse jo edhe drejt luftes...
    Prandaj jam dakort me ty qe Tahiri nuk do denohet,por prap eshte pjese e traktatives a e kurbanit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 03-04-2019 më 03:07

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Tahiri, zyrtarisht i pandehur: Nuk është kollaj të bëhem kurban

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Besoj qe nuk denohet,
    edhe nese Rama i le" pushtetin Bashes, Basha nuk ja mban ta fuse brenda, se aq duhet... dhe efekt zinxhir..

    Kjo situate gjoja e tensionuar, qe ti vete e ke shpreh se e bejn per te shtendos" popllin, esht edhe ajo pjesa e matjes se forces me ane te materialeve/provave qe kane per njeri/tjetrin... Dihet qe Basha (ja ka ber dhurate dr. Berisha) ka ne dore pergjime te pafundme qe vertetojn lidhjet e Rames&CO me kriminelet brenda dhe jashte vendit..

    Po mundohen ti perdorin me kursim", por s'do ti bejn pune...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Tahiri, zyrtarisht i pandehur: Nuk është kollaj të bëhem kurban

    ............... .
    Ndryshuar për herë të fundit nga skender76 : 03-04-2019 më 14:54
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Tahiri, zyrtarisht i pandehur: Nuk është kollaj të bëhem kurban

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Besoj qe nuk denohet,
    edhe nese Rama i le" pushtetin Bashes, Basha nuk ja mban ta fuse brenda, se aq duhet... dhe efekt zinxhir..

    Kjo situate gjoja e tensionuar, qe ti vete e ke shpreh se e bejn per te shtendos" popllin, esht edhe ajo pjesa e matjes se forces me ane te materialeve/provave qe kane per njeri/tjetrin... Dihet qe Basha (ja ka ber dhurate dr. Berisha) ka ne dore pergjime te pafundme qe vertetojn lidhjet e Rames&CO me kriminelet brenda dhe jashte vendit..

    Po mundohen ti perdorin me kursim", por s'do ti bejn pune...
    Besoj se nuk ka pergjime se po te kishte ky do ishte momenti i duhur per ti nxjerre,por nuk i dihet ....

    Persa i perket krizes mendoj se eshte e njejta krize si ajo e çadres,do behet ndonje pazar si çu be per Meten president....

  8. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Tahiri, zyrtarisht i pandehur: Nuk është kollaj të bëhem kurban

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Besoj se nuk ka pergjime se po te kishte ky do ishte momenti i duhur per ti nxjerre,por nuk i dihet ....

    Persa i perket krizes mendoj se eshte e njejta krize si ajo e çadres,do behet ndonje pazar si çu be per Meten president....
    Kane, kane video pergjime me shumice, edhe me interesante" se kto me Dakon, por po mundohen ti perdorin ne momentin e duhur...

    Patjeter qe pazar duan te bejn, por problemi qendron se PD-ne e shiten njehere...., tashi per te dyten here cmimi esht shum i ulet...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Tahiri, zyrtarisht i pandehur: Nuk është kollaj të bëhem kurban

    Nuk thuhet se per cfare akuzohet Tahiri.
    Nqs ai eshte marre ne pyetje nga prokuroria perse Tahiri nuk thote perse
    eshte kerkuar te paraqitet ne prokurori.
    Nga posti i pare del qe Tahiri ka qene ne prokurori dhe nuk thote asgje
    perse eshte pyetur atje.
    Fakti qe Tahiri nuk e ben te qarte arsyen tregon qe Tahiri eshte fajtor dhe nuk akuzohet pa arsye dhe pa fakte.
    Mungese transparence verteton qe eshte mungese ndershmerie para publikut.
    Ato qe jane sekret le te mbeten sekret,por te mos japesh para gazetareve arsyen pse je thirrur,perse je akuzuar
    tregon qe Tahiri ka shkelur nje ose disa ligje dhe eshte implikuar ne aktivitet kriminal.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •