Kundėr islamofobisė dhe terrorizmit fetar

    

Postuar: 19/03/2019 - 07:09

Terroristi Brenton Tarrant, njė islamofob injorant pa dyshim me njė profil sociopatik agresiv dhe i edukuar me urrejtje ndaj fesė islame, kreu njė krim tė shėmtuar, qė u dėnua nga i gjithė opinion ndėrkombėtar dhe ai shqiptar. Brenton Tarrant, 28 vjeēar me nėnshtetasi australiane vrau 49 persona, tė cilėt po bėnin lutjet e sė premtes nė dy xhami nė Zelandė tė Re. Ai, duke dėgjuar kėngė serbe, kreu sulmin qė tronditi botėn e qė pėrveē tė vrarėve la edhe dhjetėra tė plagosur. Para se tė kryente sulmin terrorist, Tarrant la njė manifest prej 73 faqesh ku tregoi pėr jetėn, familjen, dhe arsyet se po e kryente aktin terrorist. Nė kėtė manifest, ai e pėrmend edhe Kosovėn, pėrkatėsisht ndėrhyrjen e SHBA-sė nė Kosovė. Brenton Tarrant ka vizituar Turqinė tre herė nė shtator 2018 dhe nė Bullgari nė nėntor 2018 dhe sipas prokurorit bullgar Sotir Tsatsarov, ai dėshironte tė vizitonte vendet historike dhe Historinė e Ballkanit https://www.trtworld.com/turkey/perp...ey-twice-24985. Pėrse ky njeri shprehu kėtė urrejtje kaq tė madhe islamofobe sa tė vriste rreth 50 vetė dhe tė plagoste nja 30 tė tjerė? Ishte vetėm dėshira pėr marrė hak kundėr ISIL dhe terrorizmit islamik? Apo ishte dėshira pėr tė larguar emigrantėt kryesisht islamikė qė kishin ardhur nė Zelandėn e Re, duke pėrdorur kėtė mėnyrė revoltuese dhe urrejtjeje ndaj emigrantėve nė pėrgjithėsi, apo vetėm ndaj emigrantėve myslimanė? Vrasjet e myslimaneve nė xhaminė e qytetit Christ Church Zelanda e Re, shokoi opinionin publik. Njė ngjarje e trishtuar.

Gjithmonė kemi menduar pėr tė ashtuquajturit `ujqėr tė vetmuar` qė ikin nga Siria Iraku, etj., pėr tė bėrė atentate nė BE, SHBA, Rusi, Kanada, Australi. Francė, etj. Por ndodhi e kundėrta. Njė terrorist, mesa duket kristian, i cili me ēmendurinė e tij tė ushqyer nga injoranca dhe nga problemet qė ka shkaktuar lufta e ISIL dhe DAESH nė Siri, Irak, Jemen, atentatet nė SHBA, Kanada, Angli, Franca e Belgjikė, pėrpjekjet dhe dalja e shumė luftėtarėve myslimanė nga Europa pėr tė luftuar pėrkrah ISIS e pėr tė bėrė njė shtet Islam radikal me Sharia nė krye, tensionet dhe problemet e mėdha qė pas shkatėrrimit tė kullave binjake nė SHBA mė 11 shtator 2001, lufta e menjėhershme qė po vazhdon pėr 18 vjet nė Afganistan, Irak, Jemen, e pėrkrahur fuqimisht nga NATO e SHBA kundėr ekstremizmit islamik, ngritja e vigjilencės shtetėrore nė shumė shtete kundėr atakeve tė mundshme tė ekstremizmit islamik, nuk mund tė mos ketė shkaktuar edhe shpėrthime individuale paradoksale tė individėve tė veēantė kristianė, por me probleme psikike tė rėnduara nga ky tension e konflikt midis dy civilizimeve dhe nga edukimi islamofob qė vihet re nė shumė vėnde tė BE, SHBA, Kanada, Australi, madje dhe nė Zelandėn e Re e kudo.

Terroristėt e ēdo lloj kategorie janė sociopate dhe kontaminojnė ēdo lloj ideali tė lirisė me fiksacione e paranoja personale tė ushqyera nga injoranca. Emrat e vendosur nė armėn e terroristit nuk kanė lidhje aspak me terrorizmin dhe terrorizmin. Ato janė emra luftėtarėsh qė kanė luftuar pėr lirinė e vendeve tė tyre. Aq mė pak emri i Gjergj Kastrioti Skėnderbeut dhe Gergj Ariantit, tė shkruara nė njė nga armėt e terroristit Tarrant janė mė shumė njė justifikim i haluēinant i njė terroristi injorant e kriminel pėr vrasjet se sa emra idealesh nga tė cilat ai ėshtė frymėzuar. Ėshtė njėlloj sikur rinia vendos nė t-shirt Che Guevarėn dhe vallėzon e shkrihet nėn muzikėn e ėmbėl latine. Ka lidhje kjo? Nuk besoj. Sigurisht nuk ka pėrse tė ketė lidhje me Heroin Kombėtar Skėnderbeun, sepse krahasimi ėshtė absurd dhe i pavend. Sidoqoftė, haluēinimet sociopatike bėjnė lloj-lloj `short cut`-esh. Ne e dėnojmė fuqimisht kėtė ngjarje fatkeqe ku mbetėn tė vrarė mė dhjetra njerėz tė thjeshtė besimtarė islamė dhe shpresoj qė kjo tė mos ndodhė mė as nė Zelandėn e Re dhe as nė ndonjė vend tjetėr. Por kjo ngjaje gjithashtu pėr fat tė keq pėrdoret nga njerėz tė ndryshėm nė Shqipėri, pėr tė denigruar figura historike tė vendeve tė ndryshme, figura tė cilat nuk kanė asnjė lidhje me veprime te tilla individuale e terroriste. Pėrkundrazi, heronjtė kombėtarė, luftrat dhe emrat e komandantėve qė luftuan kundėr ushtrive osmane nė vite tė ndryshme, emra tė cilat i kishte vendosur terroristi Brendon Tarrant nė disa nga armėt e tij- nuk do tė thonin asgjė nėse shikohen larg kontekstit, tė cilin e shpjegova mė sipėr.

Pėr kėtė arsye, personalitete tė ndryshme islame nuk kanė pėrse tė nxisin dhe tė shajnė figurat historike si Skėnderbeu dhe Gjergj Arianiti- meqenėse njė psikopat i ka shkruar nė armėn e tij. Pa lidhje dhe e qėllimshme nxitja e urrejtjes ndaj Figurės sė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nga disa gazeta islame nė Shqipėri. Keqardhje pėr lidhje aspak logjike. Pra, nė kėtė mėnyrė nga ana e kundėrt, ndonjė pėrfaqėsues tė Islamit brenda dhe jashtė vendit gjen shkak pėr tė akuzuar Heroin tonė Kombėtar si frymėzues tė kėtij terroristi, i cili jo vetėm nuk e njeh vendin tonė dhe Heroin tonė, por edhe ka lėvizur nė Ballkan si nė Turqi, Bullgari, Serbi, etj., nga dhe ndoshta ka marrė fragmente anti islame dhe i ka mbivendosur kohė tė ndryshme, histori tė ndryshme, heronj tė ndryshėm- mbi ditėt e sotme me histori krejt tė tjera dhe njerėz krejt tė tjerė dhe vende krejt tė tjera.

Shpresojmė qė nxitja e njė absurdi pėr ta bėrė armė kundėr tolerancės fetare nė Shqipėri do tė jepte asgjė mė shumė se sa njė nxitje tė armiqėsisė fetare nė njė vend si Shqipėria, e cila gėzon njė bashkėpunim tė ngushtė midis feve dhe njė tolerancė fetare tė shkėlqyer.

Rasti i izoluar i terroristit Brendon Tarrantle tė shėrbejė pėr tė konstatuar dhe shmangur sa mė parė elementė tė tillė me prirje radikale nga shoqėria jonė, qofshin ata kristianė qofshin islamė. Ngushėllime viktimave dhe u prehshin nė paqe.

Nga Pirro PRIFTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/