Akademia e Shkencave, njė gėnjeshtėr apo risi e demokracisė?

    

Postuar: 14/03/2019 - 07:28

Po tė vlerėsojmė se ē`thotė Bota perėndimore pėr Akademitė e Shkencave mund tė shohim se ka disa veēori thelbėsore tė cilat janė larg atyre qė pėrpiqen tė realizojnė sipas reminishencės tė kaluarės, tė dy korifejtė qė i ngjajnė lakuriqve tė natės, tė ardhur qė nga koha e Partisė sė Punės: Prof. Artan Fuga nėpėrmjet njė Platforme revolucionare marksiste leniniste, dhe tė Projektit Konservator tė Prof. Skėnder Gjinushi.

Sipas Wikipedia, Akademia e Shkencave ėshtė njė tip i njė shoqėrie apo Akademie (e cila pėrfaqėson njė institucion special shkencor) qė vazhdon tė studiojė shkencat tė cilat mundet ose janė jo tė janė tė bazuara dhe tė varura nga shteti. Disa Akademi Shtetėrore janė formatuar brenda suazės kombėtare apo /ose mbretėrore nė formė honorifike, si p.sh., `Royal Society of London for improving Natural Knowledge`. Akademi tė tjera mund tė jenė tė tipit tė veēantė si Akademia e Arteve ose siē e ka SHBA: `Akademia e Arteve dhe Shkencave`.

Tek vendet jo-anglisht folėse, brenda fushave akademike tė Akademisė Kombėtare tė Shkencave shpesh pėrfshihen disiplina shkollare tė cilat normalisht nuk klasifikohen si `shkencė` - tek vendet anglisht-folėse https://en.wikipedia.org/wiki/Academy_of_sciences.

Nė botė ka 111 Akademi tė Shkencave dhe kėto pėrfshijnė institute/akademi kombėtare po aq sa edhe grupime rajonale apo globale tė shkencėtarėve. Njė pjesė e tyre pėrfshihen nė IAP (Paneli Inter Akademik) dhe marrin pjesė nė aktivitete si observues.

Akademitė e Shkencave luajnė rolin edhe tė tė ashtuquajturit `Diplomacia e Shkencės`, term i cili ėshtė nė fakt si pėrdorim pėr bashkėpunimin shkencor midis kombeve pėr tu adresuar dhe pėr tė ndėrtuar marrėveshje bashkėpunimi dhe partnershipi konstruktiv ndėrkombėtar.

Megjithatė Diplomacia e Shkencės ėshtė bėrė si njė ēadėr apo ombrellė pėr tė pėrshkruar njė numėr pėrpjekjesh dhe shkėmbimesh formale ose informale nė rang akademik, inxhinierik, kėrkim shkencor,apo dhe teknik (http://www.interacademies.org/36173.aspx).

Ēfarė po ndodh nė Shqipėri? Shkurtimisht Akademia e Shkencave nė Shqipėri e cila ėshtė themeluar qė nė vitin 1972 nėpėrmjet pėrpjekjeve tė Profesor Aleks Budės, dhe ėshtė institucioni mė i rėndėsishėm shkencor nė Republikėn e Shqipėrisė. Ajo pėrfshin shkencėtarė nga mė tė shquarit, akademikė, tė cilėt zhvillojnė veprimtari shkencore nė institute dhe qendra kėrkimore, si dhe organizma tė tjerė shkencorė brenda dhe jashtė vendit. Akademia ka 24 anėtarė, akademikė; 10 anėtarė, akademikė tė asociuar, 26 anėtarė nderi dhe 1 anėtarė nderi i ndarė nga jeta.

Akademia deri tani ka patur dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqėrore dhe Albanologjike dhe Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Teknike. Nė strukturėn e saj pėrfshihen gjithashtu, Njėsia e Projekteve tė Kėrkim-Zhvillimit Teknologjik e inovacioneve, Dega e Marrėdhėnieve me Jashtė dhe me Publikun, Biblioteka Shkencore dhe Botimet (https://sq.wikipedia.org/wiki/Akadem...e_e_Shqipėrisė).

Por Historia fillon edhe mė herėt.

Mė 8 prill 1940 Sekretari i Pėrgjithshėm i Kryesisė sė Kėshillit tė Ministrave miratoi krijimin e fondacionit "Skeanderbeg" si dhe statutin e institutit tė Studimeve Shqiptare. Sipas kėtij statuti, instituti i Studimeve Shqiptare kishte pėr qėllim t'i jepte hov e tė bashkėrendonte lėvizjen intelektuale shqiptare nė fushėn e shkencės, tė letrave e arteve. Tė pėrkujdesej pėr pasurimin e kulturės kombėtare, duke marrė si shembull kombet e pėrparuara tė Evropės, por duke ruajtur njėkohėsisht dhe karakterin kombėtar sipas mendėsive dhe traditave mė tė mira kombėtare[1].

Instituti ishte i organizuar nė katėr komisione kryesore dhe secili prej tyre kishte disa nėnkomisione sipas shkencave pėrkatėse:

1. Shkenca morale e historike

2. Shkenca fizike, matematike dhe natyrore

3. Gjuhė dhe letėrsi

4. Arte

Instituti mbante nė gjirin e vet 48 anėtarė tė pėrjetshėm qė formonin edhe Kėshillin e Pėrgjithshėm me sekretar tė pėrgjithshėm At Zef Valentinin. Kryetar i institutit u zgjodh Ernest Koliqi[2]. 

Pas viteve `90 Akademia ka qenė nė duar jo tė sakta dhe ėshtė politizuar me kėtė Akademi duke anėtarėsuar njerėz miq tė politikės ose Politikanė (dhe pa pėrmendur emra) duke degraduar Misionin e saj.

Problemi qėndron se Akademia e Shkencave siē e thashė mė lart ka rėnė nė duar tė cilat kėrkojnė tė personalizojnė dhe tė bėhen pronarė tė njė institucioni gjithė Kombėtar Publik, duke vendosur rregulla pėr tė tjerėt dhe duke hapur autostradėn pėr politikėn dhe miqtė e tyre. Nė kėtė mėnyrė Akademia e Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė do tė i kthehet avazit tė vjetėr qė do tė pėrfundojė vetėm nė Rrogat e Pensionistėve dhe tė miqve tė Pensionistė me apo pa kontribut duke lėnė pas dorė ushqyesin kryesor tė Akademisė: Universitetet Publike dhe Privatė tė Shqipėrisė.

Qoftė Platforma e Prof. Artan Fugės qoftė Platforma e Prof. Skėnder Gjinushit kanė disa boshllėqe qė mund tė jenė tė qėllimshme ashtu siē ndodh rėndom kur bėhen projekte apo platforma. Po tė shohėsh dy nenet e Fugės tė cilat pėr mendimin tim nuk janė aspak korrekte dhe kufizojnė e kondicionojnė ata qė do tė vijnė dhe ata qė janė si:Neni 14: Zgjedhja e “Antarit tė Akademisė tė Shkencave dhe Novacionit Teknologjik” dhe Neni 15: Kriteret e pėrgjithshme tė kandidimit pėr “Antar i Akademisė tė Shkencave dhe Novacionit Teknologjik, tregon se ndoshta nė dukje shihen si Dy platforma tė Ndryshme me njėra tjetrėn nė fakt nė pėrmbajtje janė njėlloj. Tė dyja synojnė miqtė dhe jo shkencėn, tė dyja shikojnė Rrogėn dhe jo Kėrkimin, tė dyja kondicionojnė veprimtaritė.

Tė paktėn tė kishin marrė njė konsulencė nga e kaluara e vitit 1940, ashtu si e kishte formuluar Ernest Koliqi, Krijimin e Institutit.

Pavarėsisht se sugjerimet e mija janė krejtėsisht formale dhe nuk kanė pėr tu marrė parasysh siē ndodh rėndom, po paraqes disa probleme tė parregulluara si e thashė dhe mė sipėr, si tek Draft Ligji i Gjinushit ashtu dhe tek Platforma e Fugės:

1. Askush nuk mund tė jetė Anėtar i Akademisė sė Shkencave pa u bėrė njė seleksionim pėrfshi dhe Prof. Gjinushin ashtu dhe Prof. Fugėn.

Anėtarėt e Akademisė sė Shkencave duhet tė seleksionohen dhe tė pėrzgjidhen nga i pari e deri tek i fundit, pėrfshi dhe rekomanduesit, pra nėse e meritojnė tė rrijnė.

2. Numri i Akademistėve duhet tė jetė nė proporcion me fushat qė do tė pėrfshijė studimi dhe Kėrkimi Shkencor dhe Akademik:

Historia - 10 Akademistė

Gjuha-Filologjia - 10 Akademistė

Shkencat Natyrore - 5 Akademistė

Shkencat Mjekėsore - 2 Akademistė

Shkencat inxhinierike+ Fizika&Matematika - 5 Akademistė

Religjioni - 3 Akademistė

- Rrogat duhet tė jenė nga universitetet pėrkatėse+ Buxhet Shteti.

3. Kriteret pėr tu bėrė anėtar i Akademisė duhet tė jenė strikte dhe jo pėr tė zėnė vendet bosh. Kush i ka zėnė vendet plot? Pra Anėtarėt e Akademisė duhet tė pėrzgjidhen nga i pari e deri tek i fundit.

Kriteret mund tė jenė:

- Anėtar Akademie Nderi p.sh., mund tė jenė tė gjithė Rektorėt aktualė dhe ata qe kanė qenė.

- Anėtarė Akademie mund tė bėhet ai Profesor qė ka kontribut nė fushėn e tij por edhe nė fusha tė tjera dhe qė ka bėrė tekste mėsimore, Artikuj,. Sasia dhe cilėsia mund tė pėrcaktohen,

-Nuk ka pėrse tė ketė Akademik tė Asociuar por mund tė ketė Bashkėpunėtorė tė Akademisė pėr fusha tė caktuara.

- Rėndėsi ka nė pėrzgjedhje dhe Etika&Morali

4. Nuk mund tė bėsh anėtarė tė Akademisė sė Shkencave Grupe Rinore, nė njė kohė qė profesionistėve u kėrkon titujt.

5. Modalitetet e tjera tė jenė Honorifike dhe jo egzekutive.

6. Akademistėt tė konfirmohen nga Presidenti i Republikės7. Nuk duhet tė ketė neologjizma si `Akademik i Associuar` por bashkėpunėtorė kėrkimorė shkencorė.

8. Akademia e Shkencave duhet tė jetė ose vetėm nė njė fushė nė tė cilėn ka aktivitet shkencor ose nė disa fusha tė veēanta.

9. Akademia mund tė pėrfshijė dhe Funksionin honorifik.

Nė pėrfundim, nėse do tė vazhdohet tė imponohen Profesorė tė pėrkėdhelur qoftė nga PPSH, qoftė nga politika e sotme 28 vjeēare, atėherė Akademia e Shkencave do tė mbetet ashtu si Lakuriqėt e Natės varur nė degėn e shkencės, duke i treguar vendit dhe botės lakuriqėsinė e dhe boshllėkun e ideve dhe tė kėrkimit shkencor nė Shqipėri por dhe tė atyre qė pėrfaqėsojnė shkencėn nė vendin tonė.

priftipirro2017@gmail.com

Nga Pirro PRIFTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/