Si dy ngarkesa qe njeriu gjithmon i mban me vete jane cmimi dhe percmimi... Si dy torba qe mbushen nga te tjeret me cmimin apo percmimin per te... Te dyja te varura ne qafen e secilit: ajo e cmimit varet nga qafa mbrapa shpine, ndersa ajo e percmimit varet nga qafa para gjoksit... Dhe njerezit cmojne dhe percmojne njeri-tjetrin... Hecim ne rruget e jetes me kete barre te varur ne qafe, e ndersa keto torba mbushen e rendohen, njeriu kerruset e perthyhet derisa shkon ne varr me ngarkesen e padukshme qe i varet ne qafe...
Pe, pse kerruset e perthyhet i ziu njeri?!...
Se ana e percmimit rendon e i rendon sa i ze frymen?!...
Po brenda tij c'ndodh?...
Brenda mushkerive te cdonjerit gjendet cmimi e percmimi.
NJera mushkeri e mbushur me cmimin dhe tjetra me percmmimin...
Disa kane me te zmadhuar mushkerine e cmimit, dhe keta jane me te rrallet.
Disa kane me te zmadhuar mushkerine tjeter, ate te percmimit, dhe keta jane me te kudondodhurit...
Disa kane ekuiliber mushkerish me cmimin e percmimin ne nje frumemarrje e frymenxerrje harmonike, dhe keta jane fare me te rrallet...
...Dhe njerezit frymezojne me mushkerite e tyre dhe cmojne apo percmojne njerezit...
Dhe torbat e njeriut mbushen me cmimin e percmimin e jetes...
Pse kerruset e perthyhet i ziu njeri??...
Krijoni Kontakt