Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

    Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi shfaqjen pak para mesnatës të kryeministrit shqiptar Edi Rama në pjesën e tretë të emisionit “Porta a Porta”, të Bruno Vespës.
    Sipas tij, nëse publiku italian donte me të vërtetë të dinte çfarë po ndodh në Shqipëri le të niseshin gazetarët italianë dhe ta shikonin nga afër situatën, jo të ngrihej kryeministri e të përpiqej të rregullonte imazhin e Shqipërisë.
    Lubonja tha ndër të tjera se në emision askush nga të ftuarit nuk përfaqësoi Shqipërinë, prandaj analisti e cilësoi shfaqjen e mbrëmshme të Ramës si turpin e turpit të Bruno Vespës.
    “Vespa nuk njihet në Itali si ata që thonë të vërtetën, por si shërbëtor i regjimit të Berluskonit. Sado që e kam ndjekur prej kohësh Italinë edhe Vespën ajo që pashë dje i kalonte caqet e imagjinatës sime. Edhe në Shqipëri edhe gazetarët me shërbëtorë bëjnë kujdes të ftojnë në studio jo vetëm njerëz që mbështesin njërën palë, por edhe palën e kundërt, ndërkohë që ai kishte ftuar Ramën dhe tre personazhe, ku njëri ishte gazetari i Liberos që s’dinte asgjë nga Shqipëria, i dyti Igli Tare që është futbollist dhe s’ka jetuar fare në Shqipëri, aq më tepër që njihet si njeri i afërt me Ramën dhe i treti një sipërmarrës edhe ai i panjohur. Mua më bëri përshtypje që mungonte publiku shqiptar, mungonte një intervistë me njerëzit, një zë i paanshëm, s’po them politik por mungonte gjithçka. Ishte qartazi një gjë si mund ta thuash: e blerë! Ndoshta jo me lekë por me influenca. Ishte turpi i turpit të Bruno Vespës, ndaj besoj edhe e kishte futur në pjesën e fundit. Kryeministri i një vendi në vend që të ketë 15 minuta në orën kryesore, futet atje në fund pas debateve të rëndomta të ditës, kjo ishte e neveritshme. Nëse duan të mësojnë ç’ndodh këtu le të vijnë gazetarët italianë, por jo të niset kryeministri nga Shqipëria për të sqaruar çfarë ndodh këtu dhe për të rregulluar imazhin e Shqipërisë”,- tha Lubonja.
    Sipas analistit, kryeministri Rama tha gënjeshtra në emision.
    “E dëgjova që tha ka 20 mijë sipërmarrës italianë në Shqipëri. Nga të dhënat që kam unë ka 10 herë më pak italianë, që mund të kenë 1 apo 2 njerëz të punësuar. Pra, nuk janë 20 mijë por 2 mijë, janë nja 3 mijë e ca rezidentë italianë këtu. Këto të dhënat i kam nga burime serioze. Si mund të shkojë një kryeministër dhe të gënjejë atje. Tha edhe që vijnë 500 mijë italianë këtu me pushime, por ku shkojnë paratë që lënë këta këtu? Pse nuk lulëzon ekonomia? Këto gënjeshtra që thotë janë skandale”,- vijoi Lubonja.
    I pyetur nëse e ka Rama mbështetjen e qeverisë së re italiane drejtuar nga Giuseppe Conte, i cili ndodhej në Beograd gjatë vizitës së Ramës, Lubonja tha se ende nuk dihet qëndrimi i tij
    “Qeveria e tanishme e Italisë udhëhiqet nga njerëzit që janë anti-kastë me Renzin Rama ka pasur lidhje më të mira, pra me liberalet europianë, ndërsa kjo qeveri nuk ka përcaktuar ende politika të qarta për Shqipërinë. Mund të ishte më e hapur ndaj qëndrimeve kritike që bëhen për Shqipërinë. Ajo që dihet se është qeveri anti-emigracion dhe anti-zgjerim për Europën. Mendoj që është një qeveri që ka ende shumë probleme të brendshme, ndërsa Rama për momentin është mbështetur tek lidhjet e vjetra, shkoi tek Vespa që ka lidhje me kastën e vjetër, ndërkohë që pjesa e re e politikës italine është e paqartë, nuk ka përcaktuar politika të qarta me Shqipërinë”,- shtoi ai.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

    Vazhdon Lubonja te akuzoje te huajt,muhabet kot..Vespa ne Itali njihet si nga gazetaret me te mire persa i perket televizionit dhe si shkrimtar nje nga njohesit me te mire te politikes italiane. Kete e tregojne si numuri i librave te shitur po ashtu edhe shikushmeria e trasmisionit te tije.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Vazhdon Lubonja te akuzoje te huajt,muhabet kot..Vespa ne Itali njihet si nga gazetaret me te mire persa i perket televizionit dhe si shkrimtar nje nga njohesit me te mire te politikes italiane. Kete e tregojne si numuri i librave te shitur po ashtu edhe shikushmeria e trasmisionit te tije.
    Nuk e njoh shume Vespan, por emisioni ne menyren si u zhvillua, ishte nje mundesi pastrimi imazhi i qeverise Rama.
    Se dyti shitja e librave apo shikueshmeria nuk te ben automatikisht te pavarur.
    Ne Shqiperi Fevziu mban rekord ne shikueshmeri dhe shitje librash, por çdo njeri e di qe eshte « qylym » i çdo qeverie..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

    Prapaskenat e turit mediatik të Ramës në Romë

    Intervista që kryeministri shqiptar dha të martën në mbrëmje rreth mesit të natës në Rai 1 për emisionin “Porta a Porta” është pjesë e një turi mediatik të dirigjuar mirë. Ajo ka pasur si qëllimi dhënien e një sërë intervistash edhe në LA7, pak a shumë me fabulën e shqiptarëve që dikur ishin refugjatët e anijeve dhe sot sipas kryeministrit shqiptar kanë 40 mijë biznese në Itali. Ai ka folur gjithashtu edhe për gazetën “La Republica” ku është bazuar sërish tek protestat e opozitës dhe tek investimet italiane në bregun tonë të Adriatikut.

    Por, sipas një burimi të huaj diplomatik që foli me Lapsi.al, ka disa kleçka të çuditshme në vizitën e kreut të qeverisë shqiptare. “Asnjëherë më parë, asnjë kryeministër i vendit tuaj, nuk e ka vizituar Italinë vetëm për të folur me mediat. Edhe kur ata kanë dhënë intervista, kjo është bërë në kuadrin e një vizite zyrtare. Në të kundërt, protokolli e kërkon që të mos jetë shefi i një qeverie që udhëton drejt vendit të gazetarit, por e kundërta, pra që mediat marrin rrugën për në vendin e liderit”.

    Por burimi që pranoi të flasë për Lapsi.al, nuk e lidhi turin mediatik të Ramës vetëm me përpjekjen e tij për të rregulluar imazhin e vendit që qeveris. “Ka diçka përtej kësaj, tha ai. Sot kur Rama gjendet në Romë, kryeministri italian Conte shkon në Beograd për takim bilateral me Vuçiçin. Vini re- theksoi ai- është gjithashtu hera e parë që një kryeministër italian nuk i fillon vizitat e tij nga Tirana”.

    I pyetur nga Lapsi.al nëse pas largimit të demokratit Matteo Renzi nga drejtimi i vendit, me të cilin Rama nuk ndante vetëm pasionin për selfie, marrëdhëniet mes qeverisë së populistëve në Romë dhe asaj të socialistëve në Shqipëri ishin ftohur, burimi ynë u përgjigj me një “Non Coment” të thatë. Por ai shtoi se një pjesë e këtyre dilemave mund të qëmtoheshin në përgjigjet që pati dhënë më sipër. Pra pyetja që shtrohet është: A mos po zhvillohet turi mediatik i Ramës edhe për të rikuperuar Italinë si një partner të humbur që kur “Lega” dhe “5 yjet” po qeverisin vendin?

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

    Pse Edi Rama nxitoi drejt Rai-t (Një reagim ndaj Europës së dy shpejtësive)

    Edi Rama e braktisi me shpejtësi parlamentin të martën paradite duke njoftuar se do të udhëtonte drejt Italisë për të përmirësuar, tek fqinjët, imazhin që vendit po ia prishin protestat e opozitës. Ai u shfaq pak pas mesnatës në pjesën e tretë të “Porta a Porta”, te Bruno Vespa, me një format që do ta kishin zili edhe emisionet më servile të Tiranës. Përballë pati një gazetar, Pietro Senaldi, që merakosej për prishjen e stabilitetit shqiptar, si pasojë e ndërhyrjes së fuqive antiperëndimore, mikun e tij Igli Tare, që i sjell falas çarterin për të parë në stadium Kristiano Ronaldon dhe një investitor që merret me biznesin spitalor në Shqipëri, Mimmo Petrosillo.

    Sikur për pak çaste aty të mos ishte shfaqur një intervistë me tone tejet kritike e Lulzim Bashës, e gjitha do të kishte lënë shijen e një propagande bajate, nga ato që qeveritë e vendeve të botës së tretë, i kontraktojnë me sektorët e marketingut të mediave të mëdha.

    E gjitha ajo shfaqe e gërditshme, me siguri nuk u ka ndihmuar as italianëve, pjesa më e madhe e të cilëve në atë orë gjendeshin në gjumë dhe as shqiptarëve, që të tilla “mis en scene” i shohin me bollëk në ekranet e tyre.

    Por, ajo i ka volitur një njeriu, Edi Ramës, që me sa duket me receptorët mjeshtërisht të stërvitur prej propagandisti, e ka nuhatur mirë rrezikun që po i kanoset.

    Që nga protesta e opozitës në 16 shkurt dhe më tej, pas vendimit radikal për djegjen e mandateve, Shqipëria është rikthyer në vëmendjen e perendimorëve. Natyrisht, duhet thënë hapur dhe qartë se nga kancelaritë euro- atlantike Edi Ramës nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Të gjithë pothuajse një zëri kanë dënuar aktet e dhunës dhe sjelljen ekstremiste të pakicës për të braktisur kuvendin. Në këtë aspekt, për pushtetin e rilindjes, situata duket ende rozë.

    Por, një vëzhgues i vëmendshëm nuk mund të mos kqyrë një lëvizje tektonike që zhvillohet me sens të kundërt. Një mori mediash prestigjoze kanë rikthyer sytë nga Tirana. Sipas devizës së njohur të këtij profesioni, se lajm është vetëm lajmi i keq, ato po përpiqen të kuptojnë arsyet e asaj që po ndodh në Tiranë. Dhe “Rai 2” e dha verdiktin e tij : trafikantët e drogës që blejnë vota (poshtë).

    Pas 16 shkurtit, francezja “Liberation” (këtu linku) ia atribuoi protestat, rrugës që po ngrihet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit . “France 24” vëzhgonte se rinia shqiptare e sheh veten jashtë vendit, ndërsa pothuajse të gjitha të përditshmet e përtej Adriatikut sollën korrespondentët e tyre në Tiranë.

    Kush e njeh mirë dinamikën e krizave politike anembanë botës, nuk e ka të vështirë të kuptojë se zakonisht janë mediat ato që kanë të drejtë. Janë ato që kapin sinjalet e para të asaj që po ndodh dhe të vërtetave që burokratët dhe diplomatët perëndimorë arrijnë t’i artikulojnë me shumë më tepër vonesë.

    Kjo garë e dy shpejtësive, asaj të zyrtarëve teknokratë, të ambasadorëve lokalë, të njerëzve që vegjetojnë në nivelet fundore të administratave perëndimore, që e kanë vështirë të shkëputen nga raportet që u kanë hartuar eprorëve prej viteve dhe nga politikat që kanë vulosur pas diskutimesh të pafundme, kjo garë pra, mes tyre dhe një grupimi tjetër, atij të gazetarëve dhe reporterëve të terrenit, që perceptojnë realitetin e momentin dhe prekin të vërtetën faktike, është zhvilluar në mëse një rast edhe në Shqipëri.

    Ajo, ka treguar se të parët shpesh kanë qenë të gabuar dhe të vonuar dhe në fund kanë adaptuar qëndrimet dhe pasqyrimin që ka bërë media.

    Le të sjellim vetëm një shembull nga periudha e qeverisjes së Rilindjes. Ndërkohë që ambasadori amerikan shpallte në krah të Saimir Tahirit, luftën kundër drogës si një histori suksesi, ndërkohë që Guardia di Finanza dekretonte në vjeshtën e 2016 kanabisin të çrrënjosur nga Shqipëria, ndërkohë që Rama krekosej në parlament se “po të kishte hashash, nuk mund të heshtte Lu dhe Vlahutin”, mediat dhe opozita filluan denoncimin e këtij fenomeni që po merrte përmasa marramendëse.

    Nuk vonoi shumë dhe kjo betejë dhëmb për dhëmb, mes pushtetit që ironizonte kazanët gazetareskë dhe makinerinë politike të baltës dhe fakteve të përditshme të parcelave të kanabisit, tërhoqi vëmendjen e shtypit ndërkombëtar. Në pak muaj në Shqipëri nuk mbeti media prestigjoze pa shkelur dhe pa denoncuar hambarin e “barit” të Europës.

    Vetëm pas kësaj, pas kthimit në një kauzë të brendëshme, gazetat dhe TV perëndimore kthyen sytë nga Tirana dhe u desh denoncimi i tyre që të shkunde nga letargjia diplomatët e Tiranës dhe eprorët e tyre që mbulojnë Ballkanin.

    Këto do të bënin që Donald Lu, t’i shkonte në zyrë Edi Ramës për t’i kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendëshëm dhe që europarlamentarët dhe Bundestagu gjerman të ngrinin zërin për luftën kundër kanabisit.

    Në përmasa të tjera, kjo që po ndodh tani, mund të përsërisi të njëjtin skenar. Provokimi i një krize nga opozita, dhuna, djegia e mandateve dhe braktisja e parlamentit, kanë krijuar premisën për kthimin e syve nga Shqipëria. Mediat perëndimore tashmë ia kanë behur dhe po vënë gishtin mbi plagë. Ndoshta nuk është e largët dita kur të vërtetat e tyre do të shkundin nga përgjumja edhe diplomatët lokalë dhe kancelartitë e vendeve të tyre.

    Pikërisht këtë lojë, atë të perëndimit të dy shpejtësive, ku gazetarët përshkruajnë një realitet që trondit më pas edhe burokratët, e ka kuptuar edhe Edi Rama. Si një nohës i mirë i “PR” ai e ka ndjerë se ç’mund të prodhojë në të ardhmen mekanizmi mediatik i vënë në lëvizje.

    Prandaj ai la parlamentin dhe nxitoi të nxjerë kokën, pak pas mesnatës në “Porta a porta”. Prandaj ai ka lobuar me gjithçka kishte mundësi që të balancojë valën e artikujve dhe reportazheve për qeverisjen e tij, që nuk po pushojnë në mediat perëndimore që prej 16 shkurtit.

    Askush nuk mund të vërë bast se me sponsorizimin e shfaqeve të neveritshme si ajo e së martës në mbrëmje, ai do të arrijë ta realizojë qëllimin e vet. Por, ama, asnjeri nuk mund ta akuzojë si miop, që nuk e shikon se nga i vjen rreziku.

    Pavarësisht se për momentin e ka mbështetjen e kancelarive, ai tashmë e di se cili është “kazani” që mund të shkërmoqë fasadën e shndritshme që ka ndërtuar, duke nxitur një efekt domino. Për të ndalur këtë, shkoi e ra në gjunjë tek Bruno Vespa.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nuk e njoh shume Vespan, por emisioni ne menyren si u zhvillua, ishte nje mundesi pastrimi imazhi i qeverise Rama.
    Se dyti shitja e librave apo shikueshmeria nuk te ben automatikisht te pavarur.
    Ne Shqiperi Fevziu mban rekord ne shikueshmeri dhe shitje librash, por çdo njeri e di qe eshte « qylym » i çdo qeverie..
    Se pash emisionin,po me duket budallallik ta quash Vespen sherbetor dhe turp,sepse eshte gazetar i mire...,edhe Fevziu me gjithe "qylymin" eshte gazetari me i mire qe ka sot Shqiperia... Po ashtu edhe Igli Tare nuk mundet te shahet sepse ka nje post qe nderon te gjithe shqiptaret.

    Ndersa ai tenori Pirgu mu duk si psikopat kur tha qe duhet te beje 200 koncerte per "te lare" imazhin e Shqiperise mbas protestave,ishte nje shprehje prej idioti.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

    Te keshilloj ta ndjekesh per te evitu keqkuptimet.

    Lubonja irritohet per faktin qe gazetari nuk hulumtoj per te verteten, qe eshte ne thelb detyra e çdo gazetari.

    Dhe me kujtohet intervista e ambasadores se Venezueles ne BE, ku gjate gjithe kohes foli per nje Venezuele ndryshe nga ajo qe raportojne mediat.
    Interviste kjo qe solli reagim shume te ashper ndaj gazetares qe intervistonte. Sepse per asnje moment nuk e pyeti per situaten e mjerueshme ekonomike-shendetsore ne Venezuele apo per qindra protestuesit e vrare nga Maduro.

    Edhe formati bashke me pyetjet e Vespas, ishin limonade. Rama genjeu lirshem per 20 mije supermarres italiane ne shqiperi kur ne fakt s’jane asnje 1 mije.
    Dhe per t’ia perforecuar idene ishte ftuar 1 nga ata italianet supermarres dyleksh qe vijne ne Shqiperi, qe vetem tundte koken kur Rama fliste per ekonomine tone drejt lulezimit.
    Kurse Tare nuk ishte ftuar atje si nje shqiptar i njohur e i suskesshem ne Itali, por si vellai i keshilltarit te Rames, i gatshem per t’i bere qoken e rradhes kryeministrit..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Te keshilloj ta ndjekesh per te evitu keqkuptimet.

    Lubonja irritohet per faktin qe gazetari nuk hulumtoj per te verteten, qe eshte ne thelb detyra e çdo gazetari.

    Dhe me kujtohet intervista e ambasadores se Venezueles ne BE, ku gjate gjithe kohes foli per nje Venezuele ndryshe nga ajo qe raportojne mediat.
    Interviste kjo qe solli reagim shume te ashper ndaj gazetares qe intervistonte. Sepse per asnje moment nuk e pyeti per situaten e mjerueshme ekonomike-shendetsore ne Venezuele apo per qindra protestuesit e vrare nga Maduro.

    Edhe formati bashke me pyetjet e Vespas, ishin limonade. Rama genjeu lirshem per 20 mije supermarres italiane ne shqiperi kur ne fakt s’jane asnje 1 mije.
    Dhe per t’ia perforecuar idene ishte ftuar 1 nga ata italianet supermarres dyleksh qe vijne ne Shqiperi, qe vetem tundte koken kur Rama fliste per ekonomine tone drejt lulezimit.
    Kurse Tare nuk ishte ftuar atje si nje shqiptar i njohur e i suskesshem ne Itali, por si vellai i keshilltarit te Rames, i gatshem per t’i bere qoken e rradhes kryeministrit..
    Nuk e ndoqa emisionin sepse nuk e degjoj dot Ramen,me ngre nervat.

    Tani po jap nje mendim per aq sa kam kuptuar pa e pare emisionin,e para me duket se eshte nje emision i organizuar shpejt e shpejt,e dyta duhet te ishin pyetje dhe te ftuar te rene dakort me perpara,e treta eshte ne pergjithesi eshte nje emision ku mungon "kontradiktori"...

    Prap nuk e kuptoj gjithe kete mllef me te huajt,edhe kur Rama tregohet ne veshtiresi (sepse te qahesh ne Itali tregon qe je ne veshtiresi) prap shvendoset vemendja tek Bruno Vespa ! Nje Zot e mer vesh,a se harrova me duket se Rama doli edhe tek TG 5,kemi ndonje sharje per gazzetaret a drejtorin e TG 5 ?

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk e ndoqa emisionin sepse nuk e degjoj dot Ramen,me ngre nervat.

    Tani po jap nje mendim per aq sa kam kuptuar pa e pare emisionin,e para me duket se eshte nje emision i organizuar shpejt e shpejt,e dyta duhet te ishin pyetje dhe te ftuar te rene dakort me perpara,e treta eshte ne pergjithesi eshte nje emision ku mungon "kontradiktori"...

    Prap nuk e kuptoj gjithe kete mllef me te huajt,edhe kur Rama tregohet ne veshtiresi (sepse te qahesh ne Itali tregon qe je ne veshtiresi) prap shvendoset vemendja tek Bruno Vespa ! Nje Zot e mer vesh,a se harrova me duket se Rama doli edhe tek TG 5,kemi ndonje sharje per gazzetaret a drejtorin e TG 5 ?
    Siç e thua edhe vete, pa e ndjekur emisionin, kuptove qe mungonte kontradiktori dhe te ftuar ishin njerez ne kompromis me Ramen.
    Thote gjithçka per menyren sesi ishte ndertu emisioni.. Megjithese do ishte me drejte ta ndiqje per ta gjykuar me sakte..

    Shiko Serafim, faji per situaten ku ndodhemi e kemi ne shqiptaret me ata qe kemi zgjedh per te na drejtuar. S’kemi pse ta ster-riperserisim.
    Nderkombetaret edhe nese dikush lobon per t’i kapur apo i kompromenton, nuk eshte apostafat faji i tyre. E njejta gje edhe me mediat apo me shoqerite civile. Por fakti qe jo gjithmone i sherbejne te vertetes (kjo per shume arsye), vetvetiu do jene pjese e kritikave.

    Psh, une e ndaj sportistin Igli Tare me bindjet e tij personale. Ka qene nder futbollistet e pare ne serine A bashke me Bogdanin, i zgjedhur ne 2002-shin me duket, me i miri ne dyluftimet ne ajer duke lene mbas sulmues shtatlarte me fame boterore si Bierhoff apo Batistuta. Dhe sot drejtues sportiv i Lacios, ku vleresohet dhe nga tifozet Lacial, qe dikur vinin me parulla ne stadium te tipit « vdekje shqiptareve » apo « nderim tigrave te serbit Arkan », etj etj. Dhe mendoj qe nje shqiptare i suksesshem si Igli ne Itali, eshte nje krenari per çdo shqiptare, ne veçanti per ata qe jetojne ne ate vend!!!
    Por kjo s’do te thote qe une te bie dakort me mbeshtetjen personale te Tares qe i ka dhene Rames ne çdo zgjedhje, duke filluar qe nga viti 2005...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

    As nuk e dija qe Tare mbeshteska Ramen,sja kisha idene,po nejse diskutimi eshte i thjeshte :Nuk duhet te meremi me te huajt,jo po tha keshtu,jo po pse nuk foli,jo po jane te shitur e jane te blere...jane diskutime kot.

    Diskutimi duhet te ishte : Sa lek i kushtoi shqiptareve shkuarja e Rames ne Itali,keto leke kush i pagoi ? Pastaj fillojne diskutimet e tjera...edhe po te duam me te huajt megjithese jane diskutime kot,sepse nuk duhet qe mbas 30 vjetesh shpresat per zgjidhjen e krizave ti mbajme gjithmone nga e tek te huajt...Se kuptoj per çfare paguhen politikanet shqiptare dhe sidomos Presidenti...Te gjithe presidentet vetem per te vjedhur ndonje lek i zgjedhin ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 08-03-2019 më 21:24

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

    Casa Roma apo Casa Berlusconi eshte nje nga faktoret egzistenciale te shqiperise se vogel! Megjithese e ndyer ne komplote te uleta historike si vrasja e Cezarit apo Katanit etj..jeta dhe xhungla evropiane vazhdon te jete e forte dhe kur do vije dita qe shqiperia te perfshihet perseri ne komplotet boterore me ndonje tjeter Skenderbeg Katolik dhe te lulezojme!
    Rama eshte tip i shkurter..i ulet!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

    E thirri Rama RAI,,,,,,,,apo RAI thirri Ramen,,,,,,dhe pse kjo qeveri perkrahet fuqishem nga Brukseli,,,kjo eshte ceshtje per diskutim

    Piloti Italian i droges qe u kap ne Shqiperi (me presh ne dore) nuk beri asnje dite burg ne Itali,,,,,,,dhe asnje media nuk foli ma per te

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •