Analisti Fatos Lubonja i ftuar nė rubrikėn Opinion nė News 24 komentoi shfaqjen pak para mesnatės tė kryeministrit shqiptar Edi Rama nė pjesėn e tretė tė emisionit Porta a Porta, tė Bruno Vespės.
Sipas tij, nėse publiku italian donte me tė vėrtetė tė dinte ēfarė po ndodh nė Shqipėri le tė niseshin gazetarėt italianė dhe ta shikonin nga afėr situatėn, jo tė ngrihej kryeministri e tė pėrpiqej tė rregullonte imazhin e Shqipėrisė.
Lubonja tha ndėr tė tjera se nė emision askush nga tė ftuarit nuk pėrfaqėsoi Shqipėrinė, prandaj analisti e cilėsoi shfaqjen e mbrėmshme tė Ramės si turpin e turpit tė Bruno Vespės.
Vespa nuk njihet nė Itali si ata qė thonė tė vėrtetėn, por si shėrbėtor i regjimit tė Berluskonit. Sado qė e kam ndjekur prej kohėsh Italinė edhe Vespėn ajo qė pashė dje i kalonte caqet e imagjinatės sime. Edhe nė Shqipėri edhe gazetarėt me shėrbėtorė bėjnė kujdes tė ftojnė nė studio jo vetėm njerėz qė mbėshtesin njėrėn palė, por edhe palėn e kundėrt, ndėrkohė qė ai kishte ftuar Ramėn dhe tre personazhe, ku njėri ishte gazetari i Liberos qė sdinte asgjė nga Shqipėria, i dyti Igli Tare qė ėshtė futbollist dhe ska jetuar fare nė Shqipėri, aq mė tepėr qė njihet si njeri i afėrt me Ramėn dhe i treti njė sipėrmarrės edhe ai i panjohur. Mua mė bėri pėrshtypje qė mungonte publiku shqiptar, mungonte njė intervistė me njerėzit, njė zė i paanshėm, spo them politik por mungonte gjithēka. Ishte qartazi njė gjė si mund ta thuash: e blerė! Ndoshta jo me lekė por me influenca. Ishte turpi i turpit tė Bruno Vespės, ndaj besoj edhe e kishte futur nė pjesėn e fundit. Kryeministri i njė vendi nė vend qė tė ketė 15 minuta nė orėn kryesore, futet atje nė fund pas debateve tė rėndomta tė ditės, kjo ishte e neveritshme. Nėse duan tė mėsojnė ēndodh kėtu le tė vijnė gazetarėt italianė, por jo tė niset kryeministri nga Shqipėria pėr tė sqaruar ēfarė ndodh kėtu dhe pėr tė rregulluar imazhin e Shqipėrisė,- tha Lubonja.
Sipas analistit, kryeministri Rama tha gėnjeshtra nė emision.
E dėgjova qė tha ka 20 mijė sipėrmarrės italianė nė Shqipėri. Nga tė dhėnat qė kam unė ka 10 herė mė pak italianė, qė mund tė kenė 1 apo 2 njerėz tė punėsuar. Pra, nuk janė 20 mijė por 2 mijė, janė nja 3 mijė e ca rezidentė italianė kėtu. Kėto tė dhėnat i kam nga burime serioze. Si mund tė shkojė njė kryeministėr dhe tė gėnjejė atje. Tha edhe qė vijnė 500 mijė italianė kėtu me pushime, por ku shkojnė paratė qė lėnė kėta kėtu? Pse nuk lulėzon ekonomia? Kėto gėnjeshtra qė thotė janė skandale,- vijoi Lubonja.
I pyetur nėse e ka Rama mbėshtetjen e qeverisė sė re italiane drejtuar nga Giuseppe Conte, i cili ndodhej nė Beograd gjatė vizitės sė Ramės, Lubonja tha se ende nuk dihet qėndrimi i tij
Qeveria e tanishme e Italisė udhėhiqet nga njerėzit qė janė anti-kastė me Renzin Rama ka pasur lidhje mė tė mira, pra me liberalet europianė, ndėrsa kjo qeveri nuk ka pėrcaktuar ende politika tė qarta pėr Shqipėrinė. Mund tė ishte mė e hapur ndaj qėndrimeve kritike qė bėhen pėr Shqipėrinė. Ajo qė dihet se ėshtė qeveri anti-emigracion dhe anti-zgjerim pėr Europėn. Mendoj qė ėshtė njė qeveri qė ka ende shumė probleme tė brendshme, ndėrsa Rama pėr momentin ėshtė mbėshtetur tek lidhjet e vjetra, shkoi tek Vespa qė ka lidhje me kastėn e vjetėr, ndėrkohė qė pjesa e re e politikės italine ėshtė e paqartė, nuk ka pėrcaktuar politika tė qarta me Shqipėrinė,- shtoi ai.
Krijoni Kontakt