Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespės

    Analisti Fatos Lubonja i ftuar nė rubrikėn “Opinion” nė News 24 komentoi shfaqjen pak para mesnatės tė kryeministrit shqiptar Edi Rama nė pjesėn e tretė tė emisionit “Porta a Porta”, tė Bruno Vespės.
    Sipas tij, nėse publiku italian donte me tė vėrtetė tė dinte ēfarė po ndodh nė Shqipėri le tė niseshin gazetarėt italianė dhe ta shikonin nga afėr situatėn, jo tė ngrihej kryeministri e tė pėrpiqej tė rregullonte imazhin e Shqipėrisė.
    Lubonja tha ndėr tė tjera se nė emision askush nga tė ftuarit nuk pėrfaqėsoi Shqipėrinė, prandaj analisti e cilėsoi shfaqjen e mbrėmshme tė Ramės si turpin e turpit tė Bruno Vespės.
    “Vespa nuk njihet nė Itali si ata qė thonė tė vėrtetėn, por si shėrbėtor i regjimit tė Berluskonit. Sado qė e kam ndjekur prej kohėsh Italinė edhe Vespėn ajo qė pashė dje i kalonte caqet e imagjinatės sime. Edhe nė Shqipėri edhe gazetarėt me shėrbėtorė bėjnė kujdes tė ftojnė nė studio jo vetėm njerėz qė mbėshtesin njėrėn palė, por edhe palėn e kundėrt, ndėrkohė qė ai kishte ftuar Ramėn dhe tre personazhe, ku njėri ishte gazetari i Liberos qė s’dinte asgjė nga Shqipėria, i dyti Igli Tare qė ėshtė futbollist dhe s’ka jetuar fare nė Shqipėri, aq mė tepėr qė njihet si njeri i afėrt me Ramėn dhe i treti njė sipėrmarrės edhe ai i panjohur. Mua mė bėri pėrshtypje qė mungonte publiku shqiptar, mungonte njė intervistė me njerėzit, njė zė i paanshėm, s’po them politik por mungonte gjithēka. Ishte qartazi njė gjė si mund ta thuash: e blerė! Ndoshta jo me lekė por me influenca. Ishte turpi i turpit tė Bruno Vespės, ndaj besoj edhe e kishte futur nė pjesėn e fundit. Kryeministri i njė vendi nė vend qė tė ketė 15 minuta nė orėn kryesore, futet atje nė fund pas debateve tė rėndomta tė ditės, kjo ishte e neveritshme. Nėse duan tė mėsojnė ē’ndodh kėtu le tė vijnė gazetarėt italianė, por jo tė niset kryeministri nga Shqipėria pėr tė sqaruar ēfarė ndodh kėtu dhe pėr tė rregulluar imazhin e Shqipėrisė”,- tha Lubonja.
    Sipas analistit, kryeministri Rama tha gėnjeshtra nė emision.
    “E dėgjova qė tha ka 20 mijė sipėrmarrės italianė nė Shqipėri. Nga tė dhėnat qė kam unė ka 10 herė mė pak italianė, qė mund tė kenė 1 apo 2 njerėz tė punėsuar. Pra, nuk janė 20 mijė por 2 mijė, janė nja 3 mijė e ca rezidentė italianė kėtu. Kėto tė dhėnat i kam nga burime serioze. Si mund tė shkojė njė kryeministėr dhe tė gėnjejė atje. Tha edhe qė vijnė 500 mijė italianė kėtu me pushime, por ku shkojnė paratė qė lėnė kėta kėtu? Pse nuk lulėzon ekonomia? Kėto gėnjeshtra qė thotė janė skandale”,- vijoi Lubonja.
    I pyetur nėse e ka Rama mbėshtetjen e qeverisė sė re italiane drejtuar nga Giuseppe Conte, i cili ndodhej nė Beograd gjatė vizitės sė Ramės, Lubonja tha se ende nuk dihet qėndrimi i tij
    “Qeveria e tanishme e Italisė udhėhiqet nga njerėzit qė janė anti-kastė me Renzin Rama ka pasur lidhje mė tė mira, pra me liberalet europianė, ndėrsa kjo qeveri nuk ka pėrcaktuar ende politika tė qarta pėr Shqipėrinė. Mund tė ishte mė e hapur ndaj qėndrimeve kritike qė bėhen pėr Shqipėrinė. Ajo qė dihet se ėshtė qeveri anti-emigracion dhe anti-zgjerim pėr Europėn. Mendoj qė ėshtė njė qeveri qė ka ende shumė probleme tė brendshme, ndėrsa Rama pėr momentin ėshtė mbėshtetur tek lidhjet e vjetra, shkoi tek Vespa qė ka lidhje me kastėn e vjetėr, ndėrkohė qė pjesa e re e politikės italine ėshtė e paqartė, nuk ka pėrcaktuar politika tė qarta me Shqipėrinė”,- shtoi ai.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespės

    Vazhdon Lubonja te akuzoje te huajt,muhabet kot..Vespa ne Itali njihet si nga gazetaret me te mire persa i perket televizionit dhe si shkrimtar nje nga njohesit me te mire te politikes italiane. Kete e tregojne si numuri i librave te shitur po ashtu edhe shikushmeria e trasmisionit te tije.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespės

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Vazhdon Lubonja te akuzoje te huajt,muhabet kot..Vespa ne Itali njihet si nga gazetaret me te mire persa i perket televizionit dhe si shkrimtar nje nga njohesit me te mire te politikes italiane. Kete e tregojne si numuri i librave te shitur po ashtu edhe shikushmeria e trasmisionit te tije.
    Nuk e njoh shume Vespan, por emisioni ne menyren si u zhvillua, ishte nje mundesi pastrimi imazhi i qeverise Rama.
    Se dyti shitja e librave apo shikueshmeria nuk te ben automatikisht te pavarur.
    Ne Shqiperi Fevziu mban rekord ne shikueshmeri dhe shitje librash, por ēdo njeri e di qe eshte « qylym » i ēdo qeverie..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespės

    Prapaskenat e turit mediatik tė Ramės nė Romė

    Intervista qė kryeministri shqiptar dha tė martėn nė mbrėmje rreth mesit tė natės nė Rai 1 pėr emisionin “Porta a Porta” ėshtė pjesė e njė turi mediatik tė dirigjuar mirė. Ajo ka pasur si qėllimi dhėnien e njė sėrė intervistash edhe nė LA7, pak a shumė me fabulėn e shqiptarėve qė dikur ishin refugjatėt e anijeve dhe sot sipas kryeministrit shqiptar kanė 40 mijė biznese nė Itali. Ai ka folur gjithashtu edhe pėr gazetėn “La Republica” ku ėshtė bazuar sėrish tek protestat e opozitės dhe tek investimet italiane nė bregun tonė tė Adriatikut.

    Por, sipas njė burimi tė huaj diplomatik qė foli me Lapsi.al, ka disa kleēka tė ēuditshme nė vizitėn e kreut tė qeverisė shqiptare. “Asnjėherė mė parė, asnjė kryeministėr i vendit tuaj, nuk e ka vizituar Italinė vetėm pėr tė folur me mediat. Edhe kur ata kanė dhėnė intervista, kjo ėshtė bėrė nė kuadrin e njė vizite zyrtare. Nė tė kundėrt, protokolli e kėrkon qė tė mos jetė shefi i njė qeverie qė udhėton drejt vendit tė gazetarit, por e kundėrta, pra qė mediat marrin rrugėn pėr nė vendin e liderit”.

    Por burimi qė pranoi tė flasė pėr Lapsi.al, nuk e lidhi turin mediatik tė Ramės vetėm me pėrpjekjen e tij pėr tė rregulluar imazhin e vendit qė qeveris. “Ka diēka pėrtej kėsaj, tha ai. Sot kur Rama gjendet nė Romė, kryeministri italian Conte shkon nė Beograd pėr takim bilateral me Vuēiēin. Vini re- theksoi ai- ėshtė gjithashtu hera e parė qė njė kryeministėr italian nuk i fillon vizitat e tij nga Tirana”.

    I pyetur nga Lapsi.al nėse pas largimit tė demokratit Matteo Renzi nga drejtimi i vendit, me tė cilin Rama nuk ndante vetėm pasionin pėr selfie, marrėdhėniet mes qeverisė sė populistėve nė Romė dhe asaj tė socialistėve nė Shqipėri ishin ftohur, burimi ynė u pėrgjigj me njė “Non Coment” tė thatė. Por ai shtoi se njė pjesė e kėtyre dilemave mund tė qėmtoheshin nė pėrgjigjet qė pati dhėnė mė sipėr. Pra pyetja qė shtrohet ėshtė: A mos po zhvillohet turi mediatik i Ramės edhe pėr tė rikuperuar Italinė si njė partner tė humbur qė kur “Lega” dhe “5 yjet” po qeverisin vendin?

    ©Lapsi.al
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespės

    Pse Edi Rama nxitoi drejt Rai-t (Njė reagim ndaj Europės sė dy shpejtėsive)

    Edi Rama e braktisi me shpejtėsi parlamentin tė martėn paradite duke njoftuar se do tė udhėtonte drejt Italisė pėr tė pėrmirėsuar, tek fqinjėt, imazhin qė vendit po ia prishin protestat e opozitės. Ai u shfaq pak pas mesnatės nė pjesėn e tretė tė “Porta a Porta”, te Bruno Vespa, me njė format qė do ta kishin zili edhe emisionet mė servile tė Tiranės. Pėrballė pati njė gazetar, Pietro Senaldi, qė merakosej pėr prishjen e stabilitetit shqiptar, si pasojė e ndėrhyrjes sė fuqive antiperėndimore, mikun e tij Igli Tare, qė i sjell falas ēarterin pėr tė parė nė stadium Kristiano Ronaldon dhe njė investitor qė merret me biznesin spitalor nė Shqipėri, Mimmo Petrosillo.

    Sikur pėr pak ēaste aty tė mos ishte shfaqur njė intervistė me tone tejet kritike e Lulzim Bashės, e gjitha do tė kishte lėnė shijen e njė propagande bajate, nga ato qė qeveritė e vendeve tė botės sė tretė, i kontraktojnė me sektorėt e marketingut tė mediave tė mėdha.

    E gjitha ajo shfaqe e gėrditshme, me siguri nuk u ka ndihmuar as italianėve, pjesa mė e madhe e tė cilėve nė atė orė gjendeshin nė gjumė dhe as shqiptarėve, qė tė tilla “mis en scene” i shohin me bollėk nė ekranet e tyre.

    Por, ajo i ka volitur njė njeriu, Edi Ramės, qė me sa duket me receptorėt mjeshtėrisht tė stėrvitur prej propagandisti, e ka nuhatur mirė rrezikun qė po i kanoset.

    Qė nga protesta e opozitės nė 16 shkurt dhe mė tej, pas vendimit radikal pėr djegjen e mandateve, Shqipėria ėshtė rikthyer nė vėmendjen e perendimorėve. Natyrisht, duhet thėnė hapur dhe qartė se nga kancelaritė euro- atlantike Edi Ramės nuk i ka hyrė asnjė gjemb nė kėmbė. Tė gjithė pothuajse njė zėri kanė dėnuar aktet e dhunės dhe sjelljen ekstremiste tė pakicės pėr tė braktisur kuvendin. Nė kėtė aspekt, pėr pushtetin e rilindjes, situata duket ende rozė.

    Por, njė vėzhgues i vėmendshėm nuk mund tė mos kqyrė njė lėvizje tektonike qė zhvillohet me sens tė kundėrt. Njė mori mediash prestigjoze kanė rikthyer sytė nga Tirana. Sipas devizės sė njohur tė kėtij profesioni, se lajm ėshtė vetėm lajmi i keq, ato po pėrpiqen tė kuptojnė arsyet e asaj qė po ndodh nė Tiranė. Dhe “Rai 2” e dha verdiktin e tij : trafikantėt e drogės qė blejnė vota (poshtė).

    Pas 16 shkurtit, francezja “Liberation” (kėtu linku) ia atribuoi protestat, rrugės qė po ngrihet kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit . “France 24” vėzhgonte se rinia shqiptare e sheh veten jashtė vendit, ndėrsa pothuajse tė gjitha tė pėrditshmet e pėrtej Adriatikut sollėn korrespondentėt e tyre nė Tiranė.

    Kush e njeh mirė dinamikėn e krizave politike anembanė botės, nuk e ka tė vėshtirė tė kuptojė se zakonisht janė mediat ato qė kanė tė drejtė. Janė ato qė kapin sinjalet e para tė asaj qė po ndodh dhe tė vėrtetave qė burokratėt dhe diplomatėt perėndimorė arrijnė t’i artikulojnė me shumė mė tepėr vonesė.

    Kjo garė e dy shpejtėsive, asaj tė zyrtarėve teknokratė, tė ambasadorėve lokalė, tė njerėzve qė vegjetojnė nė nivelet fundore tė administratave perėndimore, qė e kanė vėshtirė tė shkėputen nga raportet qė u kanė hartuar eprorėve prej viteve dhe nga politikat qė kanė vulosur pas diskutimesh tė pafundme, kjo garė pra, mes tyre dhe njė grupimi tjetėr, atij tė gazetarėve dhe reporterėve tė terrenit, qė perceptojnė realitetin e momentin dhe prekin tė vėrtetėn faktike, ėshtė zhvilluar nė mėse njė rast edhe nė Shqipėri.

    Ajo, ka treguar se tė parėt shpesh kanė qenė tė gabuar dhe tė vonuar dhe nė fund kanė adaptuar qėndrimet dhe pasqyrimin qė ka bėrė media.

    Le tė sjellim vetėm njė shembull nga periudha e qeverisjes sė Rilindjes. Ndėrkohė qė ambasadori amerikan shpallte nė krah tė Saimir Tahirit, luftėn kundėr drogės si njė histori suksesi, ndėrkohė qė Guardia di Finanza dekretonte nė vjeshtėn e 2016 kanabisin tė ērrėnjosur nga Shqipėria, ndėrkohė qė Rama krekosej nė parlament se “po tė kishte hashash, nuk mund tė heshtte Lu dhe Vlahutin”, mediat dhe opozita filluan denoncimin e kėtij fenomeni qė po merrte pėrmasa marramendėse.

    Nuk vonoi shumė dhe kjo betejė dhėmb pėr dhėmb, mes pushtetit qė ironizonte kazanėt gazetareskė dhe makinerinė politike tė baltės dhe fakteve tė pėrditshme tė parcelave tė kanabisit, tėrhoqi vėmendjen e shtypit ndėrkombėtar. Nė pak muaj nė Shqipėri nuk mbeti media prestigjoze pa shkelur dhe pa denoncuar hambarin e “barit” tė Europės.

    Vetėm pas kėsaj, pas kthimit nė njė kauzė tė brendėshme, gazetat dhe TV perėndimore kthyen sytė nga Tirana dhe u desh denoncimi i tyre qė tė shkunde nga letargjia diplomatėt e Tiranės dhe eprorėt e tyre qė mbulojnė Ballkanin.

    Kėto do tė bėnin qė Donald Lu, t’i shkonte nė zyrė Edi Ramės pėr t’i kėrkuar shkarkimin e ministrit tė Brendėshėm dhe qė europarlamentarėt dhe Bundestagu gjerman tė ngrinin zėrin pėr luftėn kundėr kanabisit.

    Nė pėrmasa tė tjera, kjo qė po ndodh tani, mund tė pėrsėrisi tė njėjtin skenar. Provokimi i njė krize nga opozita, dhuna, djegia e mandateve dhe braktisja e parlamentit, kanė krijuar premisėn pėr kthimin e syve nga Shqipėria. Mediat perėndimore tashmė ia kanė behur dhe po vėnė gishtin mbi plagė. Ndoshta nuk ėshtė e largėt dita kur tė vėrtetat e tyre do tė shkundin nga pėrgjumja edhe diplomatėt lokalė dhe kancelartitė e vendeve tė tyre.

    Pikėrisht kėtė lojė, atė tė perėndimit tė dy shpejtėsive, ku gazetarėt pėrshkruajnė njė realitet qė trondit mė pas edhe burokratėt, e ka kuptuar edhe Edi Rama. Si njė nohės i mirė i “PR” ai e ka ndjerė se ē’mund tė prodhojė nė tė ardhmen mekanizmi mediatik i vėnė nė lėvizje.

    Prandaj ai la parlamentin dhe nxitoi tė nxjerė kokėn, pak pas mesnatės nė “Porta a porta”. Prandaj ai ka lobuar me gjithēka kishte mundėsi qė tė balancojė valėn e artikujve dhe reportazheve pėr qeverisjen e tij, qė nuk po pushojnė nė mediat perėndimore qė prej 16 shkurtit.

    Askush nuk mund tė vėrė bast se me sponsorizimin e shfaqeve tė neveritshme si ajo e sė martės nė mbrėmje, ai do tė arrijė ta realizojė qėllimin e vet. Por, ama, asnjeri nuk mund ta akuzojė si miop, qė nuk e shikon se nga i vjen rreziku.

    Pavarėsisht se pėr momentin e ka mbėshtetjen e kancelarive, ai tashmė e di se cili ėshtė “kazani” qė mund tė shkėrmoqė fasadėn e shndritshme qė ka ndėrtuar, duke nxitur njė efekt domino. Pėr tė ndalur kėtė, shkoi e ra nė gjunjė tek Bruno Vespa.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespės

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nuk e njoh shume Vespan, por emisioni ne menyren si u zhvillua, ishte nje mundesi pastrimi imazhi i qeverise Rama.
    Se dyti shitja e librave apo shikueshmeria nuk te ben automatikisht te pavarur.
    Ne Shqiperi Fevziu mban rekord ne shikueshmeri dhe shitje librash, por ēdo njeri e di qe eshte « qylym » i ēdo qeverie..
    Se pash emisionin,po me duket budallallik ta quash Vespen sherbetor dhe turp,sepse eshte gazetar i mire...,edhe Fevziu me gjithe "qylymin" eshte gazetari me i mire qe ka sot Shqiperia... Po ashtu edhe Igli Tare nuk mundet te shahet sepse ka nje post qe nderon te gjithe shqiptaret.

    Ndersa ai tenori Pirgu mu duk si psikopat kur tha qe duhet te beje 200 koncerte per "te lare" imazhin e Shqiperise mbas protestave,ishte nje shprehje prej idioti.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespės

    Te keshilloj ta ndjekesh per te evitu keqkuptimet.

    Lubonja irritohet per faktin qe gazetari nuk hulumtoj per te verteten, qe eshte ne thelb detyra e ēdo gazetari.

    Dhe me kujtohet intervista e ambasadores se Venezueles ne BE, ku gjate gjithe kohes foli per nje Venezuele ndryshe nga ajo qe raportojne mediat.
    Interviste kjo qe solli reagim shume te ashper ndaj gazetares qe intervistonte. Sepse per asnje moment nuk e pyeti per situaten e mjerueshme ekonomike-shendetsore ne Venezuele apo per qindra protestuesit e vrare nga Maduro.

    Edhe formati bashke me pyetjet e Vespas, ishin limonade. Rama genjeu lirshem per 20 mije supermarres italiane ne shqiperi kur ne fakt s’jane asnje 1 mije.
    Dhe per t’ia perforecuar idene ishte ftuar 1 nga ata italianet supermarres dyleksh qe vijne ne Shqiperi, qe vetem tundte koken kur Rama fliste per ekonomine tone drejt lulezimit.
    Kurse Tare nuk ishte ftuar atje si nje shqiptar i njohur e i suskesshem ne Itali, por si vellai i keshilltarit te Rames, i gatshem per t’i bere qoken e rradhes kryeministrit..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespės

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Te keshilloj ta ndjekesh per te evitu keqkuptimet.

    Lubonja irritohet per faktin qe gazetari nuk hulumtoj per te verteten, qe eshte ne thelb detyra e ēdo gazetari.

    Dhe me kujtohet intervista e ambasadores se Venezueles ne BE, ku gjate gjithe kohes foli per nje Venezuele ndryshe nga ajo qe raportojne mediat.
    Interviste kjo qe solli reagim shume te ashper ndaj gazetares qe intervistonte. Sepse per asnje moment nuk e pyeti per situaten e mjerueshme ekonomike-shendetsore ne Venezuele apo per qindra protestuesit e vrare nga Maduro.

    Edhe formati bashke me pyetjet e Vespas, ishin limonade. Rama genjeu lirshem per 20 mije supermarres italiane ne shqiperi kur ne fakt s’jane asnje 1 mije.
    Dhe per t’ia perforecuar idene ishte ftuar 1 nga ata italianet supermarres dyleksh qe vijne ne Shqiperi, qe vetem tundte koken kur Rama fliste per ekonomine tone drejt lulezimit.
    Kurse Tare nuk ishte ftuar atje si nje shqiptar i njohur e i suskesshem ne Itali, por si vellai i keshilltarit te Rames, i gatshem per t’i bere qoken e rradhes kryeministrit..
    Nuk e ndoqa emisionin sepse nuk e degjoj dot Ramen,me ngre nervat.

    Tani po jap nje mendim per aq sa kam kuptuar pa e pare emisionin,e para me duket se eshte nje emision i organizuar shpejt e shpejt,e dyta duhet te ishin pyetje dhe te ftuar te rene dakort me perpara,e treta eshte ne pergjithesi eshte nje emision ku mungon "kontradiktori"...

    Prap nuk e kuptoj gjithe kete mllef me te huajt,edhe kur Rama tregohet ne veshtiresi (sepse te qahesh ne Itali tregon qe je ne veshtiresi) prap shvendoset vemendja tek Bruno Vespa ! Nje Zot e mer vesh,a se harrova me duket se Rama doli edhe tek TG 5,kemi ndonje sharje per gazzetaret a drejtorin e TG 5 ?

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespės

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk e ndoqa emisionin sepse nuk e degjoj dot Ramen,me ngre nervat.

    Tani po jap nje mendim per aq sa kam kuptuar pa e pare emisionin,e para me duket se eshte nje emision i organizuar shpejt e shpejt,e dyta duhet te ishin pyetje dhe te ftuar te rene dakort me perpara,e treta eshte ne pergjithesi eshte nje emision ku mungon "kontradiktori"...

    Prap nuk e kuptoj gjithe kete mllef me te huajt,edhe kur Rama tregohet ne veshtiresi (sepse te qahesh ne Itali tregon qe je ne veshtiresi) prap shvendoset vemendja tek Bruno Vespa ! Nje Zot e mer vesh,a se harrova me duket se Rama doli edhe tek TG 5,kemi ndonje sharje per gazzetaret a drejtorin e TG 5 ?
    Siē e thua edhe vete, pa e ndjekur emisionin, kuptove qe mungonte kontradiktori dhe te ftuar ishin njerez ne kompromis me Ramen.
    Thote gjithēka per menyren sesi ishte ndertu emisioni.. Megjithese do ishte me drejte ta ndiqje per ta gjykuar me sakte..

    Shiko Serafim, faji per situaten ku ndodhemi e kemi ne shqiptaret me ata qe kemi zgjedh per te na drejtuar. S’kemi pse ta ster-riperserisim.
    Nderkombetaret edhe nese dikush lobon per t’i kapur apo i kompromenton, nuk eshte apostafat faji i tyre. E njejta gje edhe me mediat apo me shoqerite civile. Por fakti qe jo gjithmone i sherbejne te vertetes (kjo per shume arsye), vetvetiu do jene pjese e kritikave.

    Psh, une e ndaj sportistin Igli Tare me bindjet e tij personale. Ka qene nder futbollistet e pare ne serine A bashke me Bogdanin, i zgjedhur ne 2002-shin me duket, me i miri ne dyluftimet ne ajer duke lene mbas sulmues shtatlarte me fame boterore si Bierhoff apo Batistuta. Dhe sot drejtues sportiv i Lacios, ku vleresohet dhe nga tifozet Lacial, qe dikur vinin me parulla ne stadium te tipit « vdekje shqiptareve » apo « nderim tigrave te serbit Arkan », etj etj. Dhe mendoj qe nje shqiptare i suksesshem si Igli ne Itali, eshte nje krenari per ēdo shqiptare, ne veēanti per ata qe jetojne ne ate vend!!!
    Por kjo s’do te thote qe une te bie dakort me mbeshtetjen personale te Tares qe i ka dhene Rames ne ēdo zgjedhje, duke filluar qe nga viti 2005...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespės

    As nuk e dija qe Tare mbeshteska Ramen,sja kisha idene,po nejse diskutimi eshte i thjeshte :Nuk duhet te meremi me te huajt,jo po tha keshtu,jo po pse nuk foli,jo po jane te shitur e jane te blere...jane diskutime kot.

    Diskutimi duhet te ishte : Sa lek i kushtoi shqiptareve shkuarja e Rames ne Itali,keto leke kush i pagoi ? Pastaj fillojne diskutimet e tjera...edhe po te duam me te huajt megjithese jane diskutime kot,sepse nuk duhet qe mbas 30 vjetesh shpresat per zgjidhjen e krizave ti mbajme gjithmone nga e tek te huajt...Se kuptoj per ēfare paguhen politikanet shqiptare dhe sidomos Presidenti...Te gjithe presidentet vetem per te vjedhur ndonje lek i zgjedhin ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 08-03-2019 mė 21:24

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespės

    Casa Roma apo Casa Berlusconi eshte nje nga faktoret egzistenciale te shqiperise se vogel! Megjithese e ndyer ne komplote te uleta historike si vrasja e Cezarit apo Katanit etj..jeta dhe xhungla evropiane vazhdon te jete e forte dhe kur do vije dita qe shqiperia te perfshihet perseri ne komplotet boterore me ndonje tjeter Skenderbeg Katolik dhe te lulezojme!
    Rama eshte tip i shkurter..i ulet!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespės

    E thirri Rama RAI,,,,,,,,apo RAI thirri Ramen,,,,,,dhe pse kjo qeveri perkrahet fuqishem nga Brukseli,,,kjo eshte ceshtje per diskutim

    Piloti Italian i droges qe u kap ne Shqiperi (me presh ne dore) nuk beri asnje dite burg ne Itali,,,,,,,dhe asnje media nuk foli ma per te

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •