Pėrshėndetje,

Kam nevojė pėr njė sy tė ndryshėm kritik pėr njė roman qė kam ndėrmend tė shkruaj. Ky kėtu poshtė ėshtė thjesht fillimi qė kam menduar tė bėj dhe do tė doja tė dija nė pėrgjithėsi nėse ėshtė ndopak interesant, do me thėnė a ju tėrheq, a mendoni se lexuesi do tė tėrhiqej ta lexonte. Ky fillim nuk shfaq asnjė gjė nga ajo qė do tė ndodhė mė pas dhe shqetėsimi im ėshtė nėse lexuesi mund ta humbasė interesin pėrpara se historia tė futet nė brazdė. Po mendoj pėrndryshe tė vendos njė parathėnie pėrshkruese qė lexuesi tė tėrhiqet. Mirėpres ēfarėdolloj komenti qė mund tė keni pėr ēfarėdo gjė qė mendoni pėr tė pėrmendur.

Faleminderit.

Iu ngjita shkallėve siē mė kishin udhėzuar dhe u gjenda nė katin e dytė tė asaj hyrjeje. Nė tė dyja anėt gjendeshin zyra tė hapura me xhama tė tejdukshėm qė kryenin funksionin e dyerve. Nga njėra anė ishte njė zyrė e vogėl, ndėrsa nga tjetra njė sallė e madhe e mbushur me njerėz. Nė vendin e pritjes gjendeshin dy tavolina tė ngjitura me nga njė grua qė me shumė mundėsi kryenin rolin e sekretareve, kurse afėr shkallėve nga ku u ngjita unė ishte njė akuarium i madh me disa peshq tė vegjėl. Hyra nė tė majtė aty ku ishte salla e madhe dhe me tė hapur derėn u pėrfshiva nga zhurma e pashqueshme e dhjetra tė rinjve qė flisnin me kufje. Vura re vajza e djem qė flisnin me zell nė gjuhė tė huaj. Nja dy madje qėndronin nė kėmbė dhe ecnin lart e poshtė aq sa gjatėsia e telit lidhės tė kufjeve ua lejonte. Pėrshkova gjatėsinė e sallės pa ua vėnė vėmendjen asgjėje pėrveē tapetit tė gjelbėr dhe shikimeve tė rralla nga njerėzit e ulur. Nė fund gjendej njė kthinė e vogėl po me xhama tė tejdukshėm dhe brenda pashė njeriun qė mė kishte sjellė aty. “Artan, ē’kemi!”, e pėrshėndeta pasi kisha hyrė. Artani ishte ulur prapa njė tryeze me njė kompjuter dhe dukej i pėrqendruar. Kur dėgjoi zėrin tim, hoqi sytė nga ekrani dhe mė pa pas syzeve tė tij tė mėdha drejtkėndore. “E gjete? Ulu.”, ia bėri me njė buzėqeshje vesh mė vesh. I shtrėngova dorėn dhe u vendosa nė karrigen para tryezės. Artani kishte njė fytyrė tė sertė tė cilėn ia zbuste herė pas here buzėqeshja qė kishte zakon tė bėnte, mė tepėr prej mirėsjelljes apo sikletit sesa prej njė dashamirėsie tė sinqertė. Kjo, si dhe vragat nė faqe, tė jepnin pėrshtypjen e njė vrazhdėsie e cila pothuajse fshihej pasi takoje natyrėn e tij tė qetė. Fliste ngadalė dhe me vetinė e njė djali qė mban mė tepėr seē duhet pėshtymė nė gojė, pėr pasojė tė sė cilės fjalėt shoqėroheshin me njė gurgullimė gati tė papėrfillshme. Megjithėkėtė, prita qė ta niste ai i pari.

“Hė, si shkon?”
“Mirė.”
“Do e bėsh intervistėn?”
“Pėr atė kam ardhur.”
“Mirė, ja sa ta marr nė telefon se duke ardhur do jetė.”
Nxori celularin dhe i ra dikujt. Pasi e vuri nė vesh duke pritur, m’u drejtua pėrsėri:
“Duhet tė flasėsh anglisht se janė tė huaj kėta.”
“Ashtu? Nga janė?”
“Nga Gjeorgjia. Ashtu e flasin dhe ata, gjysma-gjysma.”
“S’e kam problem, sidoqoftė. E di shumė mirė anglishten.”
Hodha sytė nga salla qė ishte nė tė djathtė. Gjullurdia atje vazhdonte po njėlloj.
“Goxha njerėz ke kėtu.”, i thashė.
“S’janė dhe aq shumė. Ka salla andej me nga njėqind veta.”
“Po ēfarė bėn ti kėtu?”
“Unė? Administroj. U jap ēfarė tė bėjnė dhe i kontrolloj.”

Kur u pėrgjigj ai qė po merrte, foli pėr disa minuta me tė me njė anglishte tė copėzuar. Nuk kishte ardhur ende, kėshtu qė mė tha qė tė vija prapė pas disa orėsh kur kishte lėnė orar me atė qė foli. Pėrpara se tė ikja mė bėri njė bisedė tė shkurtėr duke mė dhėnė kėshilla. “E di qė je i urtė kėshtu, po bėn mirė tė flasėsh shumė me atė. Se ashtu i fitojnė vendet e punės, dėgjojnė qė flasin dhe u thonė hajde.”, ia bėri me atė buzėqeshjen qė i shtrembėronte vragat e faqeve dhe zbulonte dhembėt e mėdhenj.

U ktheva atje pasi kisha ngrėnė drekėn, disa minuta pėrpara orarit tė caktuar. Artani zbriti poshtė me ta lajmėruar dhe mė tha ta ndiqja. Mė udhėhoqi drejt njė godine pėrbri asaj tė zyrės sė vet dhe hymė nėpėrmjet njė dere tė lartė nė njė sallė edhe mė tė madhe se ajo ku kisha qenė paradite. Mirėpo nė vend tė zhurmės, aty gjendej njė qetėsi qė prishej nga kėrcitjet e tastierave tė atyre qė punonin. E gjitha ishte e mbushur me tavolina tė vendosura dyshe apo treshe nė kėnde jo uniforme. Me aq sa vura re, ishin tė gjithė femra. Artani mė tha tė prisja dhe unė u zhvendosa nė brendėsi pėr tė parė mė mirė. Aty ndesha sytė me njė vajzė qė njihja nga fakulteti e cila u ngrit pėr tė mė pėrshėndetur. Mė pyeti nėse kisha intervistė dhe mora vesh se kishte tre vjet qė punonte aty. E mbylli bisedėn tonė tė shkurtėr duke mė uruar fat dhe u ul prapė nė vendin e saj. Nuk kisha pasur ndonjėherė njė marrėdhėnie tė ngushtė me tė, ndonėse e njėjta gjė mund tė vlente pėr thuajse tė gjitha vajzat qė njihja, kėshtu qė ritakimi ynė ishte fort i sjellshėm dhe sipėrfaqėsor. Iu ktheva pėrsėri Artanit. “Ja se dhe pak vjen. Nga e njihje atė?”, mė pyeti. “Kemi qenė nė klasė, nė universitet.”, iu pėrgjigja shkurt. “Unė i njoh tė gjithė kėta kėtu. Zėre se gjysmat i kam sjellė unė.”, tha duke qeshur.

Pas disa minutash u fut nga dera hyrėse njė burrė rreth tė dyzetave me njė kapelė tė sheshtė nė kokė, nga ato qė viheshin rėndom nė fillim tė shekullit tė XX-tė. Fytyra e tij tė kujtonte njė patate, me hundė e sy tė rrumbullakėt dhe faqe disi tė mbushura. I buzėqeshi Artanit dhe me njė shtrėngim dore i foli nė anglisht duke i kėrkuar falje pėr vonesėn. Vura re qė anglishten e fliste me shumė ndalesa dhe gjysmė fjalėsh apo fjali tė papėrfunduara. Artani mė prezantoi me Daton (kėshtu e thėrrisnin) dhe para se tė kthehej nė punėn e tij e porositi qė tė mė merrnin vetėm nėse e meritoja. Ai u pėrgjigj me njė “patjetėr” dhe mė ftoi jashtė nė njė bar qė tė flisnim. Me t’u ulur pėrballė njeri-tjetrit filloi tė mė bėnte pyetje tė pėrgjithshme pa e hequr kapelėn nga koka, mbase prej tė ftohtit.

“Pra, je diplomuar nė ekonomi?”,
“Po, ekonomiks.”,
“Dhe ke punuar mė parė.”, tha nė vend tė pyetjes.
“Po, kam dy vjet pėrvojė pune.”
“Ke punuar me programe?”,
“Sigurisht.”
“Do me thėnė, di t’i pėrdorėsh.”
“Po, patjetėr.”
U mendua pak duke parė rreth e rrotull dhe tha, “Nė rregull, mua mė duhet qė tė vijė dhe dikush tjetėr qė tė vendosim, kėshtu qė ndėrkohė mund tė tė bėjmė njė test qė tė shohim sa i zoti je. Mirė?”

Bisedės sonė lakonike i erdhi fundi dhe ai mė pėrcolli pėrsėri brenda ku udhėzoi njė vajzė qė tė mė vendosnin nėn testim. Mė ulėn nė njė tryezė tė lirė me kompjuter, qė duhej t’i pėrkiste dikujt qė kishte dalė pėr pushim, dhe vajza qė mė shfaqi ushtrimin pėr t’u zgjidhur mė shpjegoi ēfarė duhej tė bėja. Nuk ishte fort i vėshtirė, megjithėse m’u desh pak kohė qė tė gjeja fillin e arsyes. Provova disa formula tė ndryshme nė program, kohė gjatė sė cilės u shfaq gruaja tryezėn e sė cilės kisha zėnė. I kėrkova falje qė po vonohesha dhe qė po e lija pa punuar, por u tregua e duruar, duke mė thėnė qė tė merrja kohėn e nevojshme teksa qėndronte ulur me telefonin e saj nė duar. Kur mė nė fund isha i bindur qė e kisha zgjidhur saktė, pas rreth njė ore, lajmėrova vajzėn e mėparshme qė ta kontrollonte, mirėpo nėn thirrjet ankuese se kishte tepėr punė, u ngrit njė vajzė tjetėr afėr saj. Ajo ishte e gjatė dhe tėrheqėse, ose kėtė pėrshtypje tė jepte pėr shkak tė takave qė kishte veshur. Mbante njė palė syze qė i jepnin hije nė formė drejtkėndore me skelet ngjyrė portokalli. Teksa isha duke pritur derisa tė mė drejtohej, ajo erdhi rrotull me njė hap femėror nė anėn time tė djathtė dhe u pėrkul nė nivelin e syve tė mi duke buzėqeshur. Fillova menjėherė t’i flisja shqip.
“Shiko pak, kam kėtė kolonėn kėtu..”
“Hm, hm, vetėm anglisht.”, mė ndėrpreu nė gjuhė tė huaj serioze nė fytyrė.
“Oh, nuk qenke...”, u habita duke kthyer gjuhėn, “Nė rregull.”.
Kisha marrė me mend se ishte shqiptare pėr shkak se e kisha dėgjuar tė fliste shqip nė telefon pak mė parė. Vazhdova t’i shpjegoja arsyetimin tim pėr zgjidhjen e ushtrimit dhe i tregova rezultatet. Ajo vėzhgoi ekranin me vėmendje dhe pas disa sekondash ia bėri, “Ėshtė e saktė.”, si dhe njėherė tjetėr me zė tė lartė pasi kishte drejtuar trupin duke qeshur pėr t’ia bėrė tė ditur tė tjerėve. Mė buzėqeshi edhe njė herė dhe mė pas shkoi tė ulej nė vendin e saj. Nė atė ēast Dato, pa kapelėn qė i fshihte kokėn pa flokė, ngrihet nga tryeza e vet dhe mė zhvendos nė njė kompjuter tjetėr tė pazėnė, kėsaj rradhe tė dikujt qė duhej tė kishte mbaruar punėn pėr atė ditė dhe kishte shkuar nė shtėpi. Testi nuk kishte mbaruar dhe mua mė duhej tė zgjidhja njė ushtrim tjetėr. Njė vajzė e ndryshme nga dy tė tjerat, pakėz e bėshme, dukshėm e shtuar nė peshė vetėm kohėt e fundit, por tėrheqėse sidomos nė fytyrė, u ngrit nga vendi i saj ku rrinte ulur gati si burrė, me kokėn nė vend tė shpinės tė mbėshtetur tek mbajtėsja pėrkatėse e karriges dhe kėmbėt e hapura poshtė tavolinės tė ngulura nė tokė nė kėnd tė drejtė. Ajo vendosi ushtrimin nė kompjuter dhe mė shpjegoi gjerėsisht hollėsirat dhe se ēfarė duhej tė bėja. Ky ishte mė i vėshtirė se i pari dhe me disa herė mė shumė tė dhėna. Pėr shkak tė kėtyre m’u desh mė shumė kohė qė ta zgjidhja, aq sa kur Dato erdhi pėr tė parė ecurinė, nuk kisha pėrfunduar as gjysmat e kėrkesave. Ai kontrolloi formulat qė kisha pėrdorur, pa rezultatet e tyre dhe mė tregoi dy gishta duke vėnė buzėn nė gaz. Menjėherė mė pas, me shumė mundėsi nėn udhėzimin e tij, vajza e parė, si duket e ēliruar gjatė asaj kohe nga punėt qė e kishin zėnė, vjen me njė letėr ngjitėse dhe stilolaps dhe mė kėrkon emrin duke mė thėnė qė do tė mė njoftonin. Pavarėsisht shenjės mirėbesuese tė Datos, kjo marrje emri pa kėrkimi tė njė mjeti kontakti, mė bėri tė mos mbaja shpresa. Dola prej aty duke menduar se u pėrcolla me tė mirė. Me sa duket u zgjata mė shumė se ē’duhej nė zgjidhjen e testit dhe ata kėrkonin dikė mė tė shpejtė.
Kisha bėrė vetėm disa hapa jashtė kur dėgjova Daton tė mė thėrriste nga mbrapa. Po mbante derėn e hyrjes disi hapur me dorėn e majtė duke qėndruar nė pjesėn e jashtme, teksa me tė djathtėn ma bėnte me shenjė qė tė prisja. Kishte dalė dukshėm me nxitim dhe nuk kishte marrė kapelėn pavarėsisht tė ftohtit qė tashmė ishte mė i theksuar pėr shkak tė errėsimit. Futi kokėn pėrsėri brenda duke folur gjeorgjisht me dikė dhe mė tha tė ulesha nė njė lokal aty afėr pėrpara se tė futej brenda. U vendosa nė njė tavolinė mu pėrballė derės ku nuk m’u desh tė prisja gjatė derisa u hap dhe prej saj dolėn dy njerėz, Datoja dhe njė femėr. Ajo ishte e dobėt, brune, me syze dhe mbante veshur rroba tė holla pavarėsisht stinės. Teksa po afrohej rrotulloi rreth qafės dhe supeve njė shall tė trashė dhe ul bashke me Daton pėrballė meje duke nxjerrė njė cigare tė hollė prej njė pakete dhe njė ndezės nga xhepat e saj.

“Pėrshėndetje, emri im ėshtė Ēina.”, tha ajo pa shprehje.
“Ēina?”, pėrsėrita unė duke menduar menjėherė se mund tė ishte njė emėr i veēantė gjeorgjian.
“Ēina, Ēina.”, u nxitua pėr tė thėnė duke zgjeruar qepallat e syve, “Si Ēina Ēėrnėr.”
“Ah, Tina!”, thashė me tė qeshur pasi e kuptova.

Ajo u duk pak e turpėruar pėr njė ēast, por e rimori veten dhe iu kthye fytyrės pa shprehje. Mė shpjegoi se ishte kreu i departamentit dhe mė kėrkoi flisja pėr veten, gjė tė cilėn e bėra shkurtimisht. Menjėherė mė pas, Tina mė pyet pėr pagėn qė merrja nė punėn e mėparshme. Megjithė pakėnaqėsinė e pashprehur qė po ndieja, iu pėrgjigja duke thėnė vlerėn nė lekė. Ajo pėrmendi njė vlerė nė dollarė qė nuk ishte e njėjtė dhe Dato iu kundėrvu. Tė dy filluan tė diskutonin me njeri-tjetrin nė gjeorgjisht, nė pamje tė parė pėr vlerėn e saktė, por qė kuptova pėrgjatė se duhej tė ishte nė tė vėrtetė pėr pagėn qė do tė mė jepnin, duke qenė se u zgjatėn mjaft pa ndėrprerje. Dato, ndryshe me anglishten, ishte i aftė tė fliste rrjedhshėm nė gjuhėn e tij, ku shpesh dėgjoja tingujt e veēantė tė saj qė mund tė pėrshkruhen si tė nxitura nga diēka qė tė ngec nė fyt. Pavarėsisht se e dija qė nuk po flisnin mė pėr kursin e kėmbimit, vendosa t’ua bėja tė ditur praninė time duke iu treguar vlerėn e duhur nė dollarė, kėshtu qė bėra njė llogaritje tė shpejtė me celular dhe ua tregova atė teksa ata tundėn kokėn nė pohim. Me tė mbaruar shkėmbimin, Tina m’u drejtua pėrsėri pėr tė mė thėnė se kishin vendosur tė mė merrnin nė provė pėr tė paktėn dy javė, pas sė cilės do tė vendosnin. Rashė dakord. Kur nuk kishte mė gjė pėr t’u thėnė u ngrita bashkė me ta dhe fillova tė largohesha. “Nesėr nė orėn dhjetė kėtu.”, mė foli nga mbrapa Tina dhe pasi i pohova se e kisha dėgjuar, u drejtova pėr nė shtėpi.