Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 96
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Edhe pse kemi thënë disa gjëra në lidhje me biznesin e Cicajve, me emërtimin tregtar “Lidhja e shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi ‘Shën Asti’”, përmendja e disa detajeve të tjera ndoshta do të nxirrte më shumë në pah natyrën mashtrimtare të “themeluesit” të kësaj Lidhjeje. Në të gjitha letrat që z. Cici, në cilësinë e kryetarit të saj, u dërgon personaliteteve kishtare në Greqi, Shqipëri dhe SHBA (konkretisht Kryepiskopit të Greqisë Kristodhulos, Kryepiskopit të Shqipërisë Anastas dhe kancelarit të dioqezës shqiptare në SHBA, atë Artur Liolinit) thekson dy gjëra: rrezikun e proselitizimit të shqiptarëve nga Dëshmitarët e Jehovait dhe nevojën për pagëzimin e shqiptarëve joortodoksë në ortodoksë. Me këto dy argumente shantazhonte kryesisht Kryepiskopin e Greqisë, të cilin e nxiste të anashkalonte kundërshtimet e Kryepiskopit Anastas për të dhënë miratimin për një shoqatë, që nuk kishte asnjë lidhje me Kishën Mëmë, sepse nuk u pyet kur “u themelua”. Njoftimi që iu bë asaj vetëm kur ishte bërë fakt i kryer nuk kishte asnjë vlerë, sepse u bë vetëm e vetëm për të përmbushur kushtin që i vuri Kisha e Greqisë, d.m.th. miratimin e kësaj iniciative prej Kishës Mëmë, kusht ky që është i detyrueshëm në praktikat e bashkëpunimit të Kishave Ortodokse në të gjithë botën.

    Trysnia që Lidhja e Cicajve i ushtronte kryesisht Kryepiskopit Kristodhulos kishte si strumbullar dorëzimin e të paktën një anëtari të kësaj Lidhjeje në prift. Arsyeja e vërtetë nuk mund të thuhej kurrë hapur, por në fakt është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar. Anëtari i Lidhjes që do të bëhej prift kalonte automatikisht në borderonë e administratës publike, duke u hapur rrugën edhe kandidatëve të tjerë, që të emëroheshin shumë shpejt në këtë administratë me detyra të ndryshme. Prifti i parë do të kishte detyrimisht edhe një kishë të vetën, qoftë edhe në orë të caktuara, por me një arkë të vetën, ku shqiptarët ortodoksë do të derdhnin pa kursim paratë e tyre në llogarinë e Lidhjes. Por jo vetëm kaq. Prifti do të dilte me një ikonë në dorë rrugët e Athinës e të gjithë Greqisë, ku do të ftonte të gjithë vëllezërit ortodoksë, sidomos ata grekë, që të derdhnin ca para për ndërtimin e një kishe të re për vëllezërit shqiptarë ortodoksë. Pastaj Lidhja do t’i drejtohej Shtetit Grek, Bashkisë së Athinës, Komunitetit Evropian, diasporës shqiptare nëpër botë, që të vinin në dispozicion të tyre fonde dhe të postonin çeqe me shumë zero nga pas në llogaritë bankare që të Lidhjes. Të gjitha këto do të ngeleshin plane në letër, nëse nuk do të gjendej një prift shqiptar, që të emërohej zyrtarisht nga Kisha e Greqisë për këtë qëllim.

    Nëse ky mashtrues donte me të vërtetë të dëgjohej gjuha shqipe në një kishë të Athinës, ishte shumë e thjeshtë, sepse nuk ishte fare nevoja të merrej miratimi i Kryepiskopit Anastas. Mund të caktohej një orë të caktuar për shërbesë në gjuhën shqipe në një nga kishat në qendër të Athinës, të merrnin qoftë edhe një prift grek, por psaltët të këndonin gjatë gjithë kohës shqip. Në fund të fundit, ato që thuhen e këndohen nga psaltët janë shumë më tepër nga ato që thotë prifti në një liturgji hyjnore. E njëjta gjë mund të bëhej p.sh. edhe për misteret e pagëzimit dhe martesës, por edhe për shërbesa të tjera. A nuk ishin bashkëthemeluesit e kësaj Lidhjeje, sidomos vëllezërit Cici, psaltë shumë të mirë e me diploma në muzikën bizantine? Ky mund të ishte një hap i parë me të vërtetë i dobishëm, por që nuk mund të sillte para në xhepat e tyre.

    Nuk ekziston as dyshimi më i vogël se mashtruesit në fjalë as që i bëhej vonë nëse shqiptarët do të dëgjonin apo jo gjuhën shqipe në adhurim. I interesonte biznesi fitimprurës që kishte projektuar në mendjen e tij të sëmurë, i cili nuk mund të fillonte të funksiononte pa një prift që të njihte gjuhën shqipe, por mbi të gjitha, nuk mund të kontrollohej prej tyre. Kur e panë se ishte e pamundur që dikush prej tyre të dorëzohej prift në Kishën e Greqisë, i propozuan Kryepiskopit të Greqisë Kristodhulos emrin e një arkimandriti arvanitas, i cili kishte shërbyer për katër vite në Kishën e Shqipërisë dhe e njihte mirë gjuhën shqipe. Quhej Markos Meletis, dhe në atë periudhë shërbente si prift ushtarak në ishullin e Samosit. Z. Cici komunikoi menjëherë me të dhe ai u tregua i gatshëm për të ndërmarrë një mision të tillë. Është për t’u habitur se si ka mundësi që, një njeri si z. Cici, i cili ka për borxh të bëjë biografitë e gjithë banorëve të globit brenda dhjetë minutash, nuk solli asnjë kundërshtim për këtë kandidature (në fakt ishte e vetmja kandidaturë). E them këtë sepse ky arkimandrit, i cili kishte ardhur vullnetarisht në Shqipëri, u largua me takt dhe pa bujë prej këndej për arsye të caktuara, arsye për të cilat nuk mund të mos kishte dijeni z. Cici, aq më tepër kur informatori i tij kryesor nga Shqipëria (deri edhe tani që po flasim) është nga ata që përgjojnë nga vrima e çelësit çdo lëvizje që kryhet jo vetëm në ambientet kishtare të Shqipërisë, por edhe në ambientet personale të punonjësve të saj. Madje, për të njëjtat arsye që u largua me takt nga Kisha e Shqipërisë, me sa kam dijeni, është larguar edhe nga radhët e klerit në Greqi. Pavarësisht këtyre, arkimandriti Markos Meletis pranoi fillimisht, por më pas nuk u bë i gjallë.

    Lidhja e Cicajve dështoi në mënyrë të turpshme sepse interesat që fshiheshin pas saj ishin po aq të turpshme. Z. Cici vazhdon të ngulë këmbë deri sot se Lidhja e tij ishte e rëndësishme ngaqë ishte njohur me ligj nga Shteti Grek. Nuk mund të them se e thotë vetëm për demagogji, por edhe se kaq i pret, sepse ai as që e ka idenë se në Greqi ka më shumë shoqata dhe organizata nga ç’ka banorë. Në kohët e arta që z. Cici bënte kokrrën e qejfit në Athinë, një qytetar grek mund të ishte anëtar i dhjetë ose më shumë shoqatave të ndryshme, sepse kjo ishte një mënyrë për të mbushur xhepat me fondet e shtetit dhe të BE-së, që financonin pa asnjë transparencë marrëzi të tilla. Në radhë të parë është shumë e lehtë të krijosh një të tillë dhe akoma më e lehtë të njihet nga shteti si e tillë. Merr një model statuti nga mijëra statute që qarkullojnë në internet, ose nëpër dosjet e zyrave të avokatisë, shkruan mbi të emrin e shoqatës që kërkon të krijosh, e çon tek një avokat dhe ai i bën të gjitha vetë. Brenda pak ditësh të lë mbi tavolinë dokumentin e njohjes, bashkë me llogarinë e shpenzimeve që ka bërë. Z. Cici nuk kishte nevojë të paguante. Kishte avokatin Aristidh Kola (ose Kolja sipas këtij analfabeti), por edhe mbështetjen e një organizate e të majtës ekstreme (e dyshuar për lidhje me terrorizmin ultramajtist), që quhet “Dhiktio” (Δίκτυο).

    Vetë fakti që lëvizjet, veprimet dhe iniciativat e asaj kohe të Z. Cici diktoheshin nga një ateist si Aristidh Kola dhe përkraheshin nga një organizatë ultramajtiste si “Dhiktio”, përbën dëshminë më të qartë dhe provën më të patundshme se objektivi kryesor i kësaj Lidhjeje ishte nënshtrimi i besimit ortodoks ndaj politikës dhe jo mbarëvajtja e besimit ortodoks në gjirin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Feja do të ishte thjesht ferexheja e kësaj loje të fëlliqur politike, e inskenuar nga qarqe dhe interesa, që ky buratin e kishte për nder t’u shërbente, mjafton që të lëpinte ndonjë kockë e të kishte ndonjë ofiq që të krekosej. Lidhja e tij nuk ishte gjë tjetër veçse një provokacion ndaj Kishës sonë dhe një përpjekje për të larguar shqiptarët ortodoksë që jetonin në Greqi nga feja e të parëve. Ky objektiv u shkonte përshtat ish sigurimsave që jetonin e vepronin në Athinë, propagandës së Ministrisë së Jashtme të Turqisë në Greqi dhe terrorizmit islamik në përgjithësi.

    Nëse z. Cici i interesonte me të vërtetë besimi ortodoks, atëherë duhej të bënte gjënë më të thjeshtë: të shkonte në ndonjë manastir për një farë kohe, të bëhej fillimisht murg i thjeshtë, të fitonte përvojën dhe cilësitë e duhura për një jetë të tillë, pastaj të bëhej ieromonak dhe, në vazhdim, mund të vepronte si misionar në shërbim të shqiptarëve ortodoksë sa t’i donte qejfi. Askush nuk kishte për ta penguar, aq më tepër Kryepiskopi Anastas. Por nuk ishte ky qëllimi i tij, sepse në radhë të parë nuk është besimtar. Edhe në kohën që veshi raso, gjuha që përdorte dhe veprat që kryente ishin ato të një rrugaçi e jo e një besimtari të vërtetë dhe e të një kleriku të urtë, që vihet në shërbim të komunitetit e ndjek me përulësi e përkushtim rrugën e vështirë të Ungjillit të Krishtit.

    Gjithsesi, ky njeri nuk është vetëm mashtrues, por edhe i pabesë, madje edhe ndaj miqve të tij, të cilët i tërhoqi mjaft herë në monopate shumë të rrezikshme, edhe në buzë të greminës do të thosha. Do ta ilustroj këtë ide që kam për të në vijim. Në datën 7 mars 2000, plot një muaj pas dështimit të “themelimit” të Lidhjes së shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi “Shën Asti”, kryetari i famshëm i saj, me vizën amerikane në pasaportë e me biletën e paguar nga të tjerë për të udhëtuar pas disa ditësh drejt SHBA-së, ku e priste i ndjeri Sejfi Protopapa pas letrës që i kishte dërguar Aristidh Kola, u dërgon anëtarëve të Këshillit Drejtues të kësaj Lidhjeje këtë letër:

    Të dashur vëllezër më Krishtin,

    Jam i detyruar të jap dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Lidhjes, duke ju falënderuar më parë për besimin, votën dhe bashkëpunimin e sinqertë në dobi të bashatdhetarëve tanë, me bindjen se ju do të vazhdoni përpjekjet për organizimin e shqiptarëve ortodoksë në Greqi.

    Për fat të keq, mbas luftës së egër dhe të shumanëshme që i bëhet Lidhjes, dhe sidomos personit tim, zyrtarisht dhe prapa krahëve, nga Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, zoti Anastas, qeshë i mendimit që të fillojë një dialog publik për të drejtat fetare të emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke dhënë në shtypin e të dy vendeve letërkëmbimin e Lidhjes me Krypeshkopin e Greqisë dhe Kryepeshkopin e Shqipërisë, përderisa jemi anëtarë të një shoqate të ligjësuar dhe çdo gjë ka vijuar sipas ligjeve civile dhe kishtare, gjë që nuk u pranua nga shumica prej jush, për shkak të frikës suaj dhe të familjeve tuaja këtu..

    Në këto kushte unë nuk kam asnjë mënyrë për të sendërtuar programin tonë, prandaj dhe tërhiqem. Më vjen keq që nuk mund të jem as anëtar i thjeshtë i Lidhjes, sepse më duhet t’i përkushtohem studimit për temën e disertacionit. Më 25 mars, datë e caktuar nga mbikëqyrësi i Lidhjes, zoti Dhimitër Lalushi, si afati i fundit i shërbimit im, do të largohem nga Greqia. Po i jap, pra, çështjes së hapjes së një kishe shqiptare në Athinë, me tërheqjen time, një alternativë tjetër. Punë të mbarë!

    Me respekt,
    Foti Cici


    Kuptohet që ky njeri jo vetëm po i braktiste këta njerëz, që i kishin besuar fjalëve të tij, por edhe i kishte marrë në qafë për një kohë të gjatë, i kishte helmuar me shpifjet e tij, i kishte keqorientuar me paaftësinë e tij, e tani së fundmi, po i shiste për tridhjetë aspra me tradhtinë e tij. Ai po i akuzonte ata se nuk po përkrahnin në vendimin e tij për të hapur një luftë publike kundër Kryepiskopit Anastas, ku ndër të tjera, ky surrat e akuzonte këtë personalitet të nderuar botërisht se kërkonte ta zhdukte fizikisht! Kuptohet që, sado të ligj e mëkatarë të ishin këta njerëz, nuk do të guxonin kurrë të binin dakord me një akuzë të tillë. Jam i sigurt se jo nga frika, por nga pastërtia e ndërgjegjes së tyre. Qëllimi i z. Cici ishte të hidhte në opinion akuza të tilla, dhe t’ia mbathte menjëherë për në Amerikë, ku do të shfaqej si hero në gjirin e kundërshtarëve të Kryepiskopit Anastas. Sigurisht që organet e drejtësisë në Greqi do të ndërhynin menjëherë, jo me domosdo për të mbrojtur Kryepiskopin Anastas, por edhe jetën e z. Cici, me kusht që ky të paraqiste prova bindëse për këtë akuzë. Në kohën që ky dezertor do t’ia kishte mbathur për në Amerikë, anëtarët e Lidhjes që kishin mbetur në Greqi do të përballeshin me situata aspak të këndshme për ta e për familjet e tyre, prandaj dhe reaguan me forcë, duke shkaktuar zemërimin e kryetarit të tyre në arrati.

    Ky është Fotaq (Fatmir – Foti) Cici! Këshilloj çdo njeri që është pranë tij të ketë parasysh dy gjëra: të ruajë mirë portofolin dhe të mos i kthejë kurrë shpinën. Më e mira fare është të mos i qëndrojë pranë, por nëse nuk ka rrugë tjetër, këto dy këshilla do të jenë mjaft të dobishme për të nëse i zbaton me rigorozitet.

    Duke përfunduar, dua të theksoj edhe një herë, madje me forcë, se Lidhja e shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi “Shën Asti” ishte një mashtrim, një firmë piramidale, e cila, me efektet e saj anësore, përmbushte shumë qëllime të tjera mëkatare, të cilat i përmenda edhe më lart, por që kryesisht, u sajua për të pasuruar Cicajt e Nivicë - Bubarit. Shkrimeve të mia në këtë temë, për shkak të natyrës së tyre spontane, nuk u vendos kurrë titull. Kësaj here mendoj të vendos, edhe pse jo në krye të tyre, siç e kërkon zakoni, por në fund:

    ___________________________________BIZNESI I DËSHTUAR I CICAJVE
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 21-03-2019 më 11:47

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Ky është vendimi i Qeverisë Greke, me anë të cilit një ndër "themeluesit" kryesorë të Lidhjes së shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi "Shën Asti", në të njëjtën kohë edhe vëllai i kryetarit të saj, z. Fotaq (Fatmir - Foti) Cici, emërohet në Kishën e Greqisë dhe në administratën civile të Shtetit Grek me një rrogë të majme:

    Emri:  ARTEMI-GIF.jpg

Shikime: 691

Madhësia:  51.9 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 21-03-2019 më 13:51

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Psalti kryesor që shfaqet në këtë video (me titull "ΚΕΚΡΑΓΑΡΙΟΝ ΑΡΓΟΝ του ΙΑΚΩΒΟΥ - ΤΣΙΤΣΗΣ ΑΡΤΕΜΙΟΣ") është një nga "bashkëthemeluesit" e Lidhjes së shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi "Shën Asti", në të njëjtën kohë edhe vëllai i z. Fotaq (Fatmir-Foti) Cici. Videoja është e vitit 2010, para se të dorëzohej prift në Mitropolinë e Shenjtë të Selanikut. Është për t'u habitur se si njerëz si puna e këtij, që çirreshin e ngjireshin për përdorim të gjuhës shqipe në Kishë për emigrantët shqiptarë në Greqi, kur vjen puna për veten e tyre, tunden e shkunden në psaltir pa kënduar asnjë fjalë shqip. Por jo vetëm kaq. Edhe emrat e tyre i kalojnë nëpër ca labirinte gramatikore, diçka si purgatorë ose si purifikatorë, që futesh nga njëra si shqiptar me emrin "Artan", në stadin tjetër kthehesh në " Artem", pastaj "Αρτέμης", dhe në stadin përfundimtar shndërrohesh në "Αρτέμιος". Forma të tilla emrash të përveçëm në greqisht, janë forma kaq konservatore, saqë pothuajse të gjithë grekët u shmangen në përdorimin e përditshëm (Këto forma arkaike emrash përdoren kryesisht nga klerikët e lartë). Nuk do gjesh grek sot që të thotë p.sh. se quhet "Νικόλαος", por "Νικόλας". Vetëm ca grekë të zellshëm, si puna e këtyre "shqiptarëve" të flaktë, mund të përdorin këto forma kaq "grekomane" emrash të përveçëm, siç është emri i vëllait të z. Cici, që përdor jo vetëm në këtë video, por edhe në çdo rast tjetër, pa asnjë përjashtim.


    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 22-03-2019 më 06:50

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Edhe pak fjalë për biznesin e Cicajve në kurriz të shqiptarëve ortodoksë në Greqi

    Siç kemi përmendur me fakte, dokumente dhe detaje të shumta në postimet e mësipërme, argumentet e z. Cici për nevojën e njohjes së Lidhjes së shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi "Shën Asti", të cilat i paraqiste me shumë ngulm, madje deri në shantazhim, përpara Kryepiskopit të Greqisë, i cili edhe do t'i shndërronte krerët e saj në nëpunës të administratës civile të Shtetit Grek, ishin dy:

    1) Kthimi i emigrantëve myslimanë shqiptarë në ortodoksë (në fenë e Shën Astit, siç shkruante në këto letra).

    2) Shpëtimi i shqiptarëve ortodoksë nga kthetrat e dëshmitarëve të Jehovait dhe herezive të tjera, të cilat shpërndanin literaturë fetare në gjuhën shqipe.

    Nuk mund të them se këto broçkulla, të cilat i paraqiste si argumente bindëse, e kishin origjinën më shumë tek shkalla e ulët e intelektit të tij, sesa tek instinkti i tij i mashtrimit për qëllime përfitimi. Ishte një kombinim i të dyjave, por interesi vetjak ishte ai që dominonte gjithmonë (dhe vazhdon të dominojë) në këto përplasje të tij me intelektin.

    Në vitin 2000, shqiptarët në Greqi ishin konsoliduar plotësisht. Dy nga valët më të mëdha të emigrimit të tyre masiv në Greqi ishin në vitet 1991-1993 dhe 1997-1998. Vala e dytë e emigrimit ishte në një masë të madhe riemigrim (sepse shumë shqiptarë ishin kthyer nga Greqia për të investuar paratë e tyre në biznese të vogla dhe të mesme), për shkak të humbjes së parave të tyre në firmat piramidale dhe luftës civile të viti 1997, që shkaktoi mjaft gjakderdhje në Jug të vendit. Pra, unë nuk e kuptoj se si mund të shpëtonte shqiptarët ortodoksë z. Cici bashkë me Cicin tjetër, kur propaganda antiortodokse e atyre viteve anatematizonte grekët se po pagëzonte në masë shqiptarët që jetonin në Greqi!

    Sinqerisht, unë nuk njoh ndonjë familje shqiptare që të mos ketë pagëzuar fëmijët atje, ashtu siç jam i sigurt se shqiptarët e Greqisë nuk kanë kërkuar ndonjëherë të ndërtojnë as kishë dhe as xhami. Ky është një fakt që flet vetë. Për sa i përket veprimtarisë së Dëshmitarëve të Jehovait, ata nuk vepronin vetëm në Greqi, ku shqiptarët, sipas z. Cici, binin pre e tyre, ngaqë ky teolog i shquar nuk kishte botuar akoma në shqip librat që kishte përkthyer. Dëshmitarët e Jehovait veprojnë edhe në Shqipëri, ku kishat ortodokse, katolike, por edhe xhamitë, përdorin gjuhën shqipe, që do të thotë se argumenti i z. Cici ishte të paktën qesharak nëse nuk do të ishte një mjet dinakëror shantazhimi.

    Pavarësisht se çfarë mund të thuhet apo të shkruhet në lidhje me këto argumente, vetë jeta dhe koha kanë vërtetuar se, numri i shqiptarëve ortodoksë që janë larguar në Greqi është shumë më i vogël se numri i atyre që kthehen disa herë në vit për periudhat e pushimeve dimërore e verore, për festat e ndryshme etj. Kjo gjë vërtetohet lehtë nga shtimi i pazakontë i numrit të besimtarëve, që vërshojnë në këto ditë të vitit nëpër kishat tona, duke i mbushur plot e përplot, aq sa nuk ke ku të hedhësh mollën. Pra, nuk ka asnjë dyshim se në Greqi:

    1) ortodoksët shqiptarë nuk e humbën fenë e të parëve,

    2) ortodoksët shqiptarë ua trashëguan me shumë sukses këtë besim fëmijëve të tyre,

    3) radhët e ortodoksëve shqiptarë atje u mbushën edhe me ortodoksë, me prejardhje nga besime të tjera.

    Të gjithë ortodoksët shqiptarë dinë shqip. Jo vetëm ata që u larguan të rritur nga Shqipëria, por edhe ata që kanë lindur në Greqi, sepse në pushimet e tyre shkollore, sidomos në muajt e verës, rriten në oborret e gjyshërve e gjysheve në Shqipëri, luajnë me fëmijë të tjerë e flasin dhe këndojnë në gjuhën shqipe.

    I vetmi ortodoks (në emër), që çirret e ngjiret për ortodoksinë shqiptare, por që nuk i ka shkelur kurrë këmba në Shqipëri është vetëm z. Fotaq (Fatmir - Foti) Cici. Ka ardhur dy herë në Greqi me pasaportë kanadeze (siç e pohon vetë në faqen e tij të facebook-ut), por kurrë në Shqipëri. Ky është njeriu, që kërkonte të shpëtonte shqiptarët ortodoksë që jetonin në Greqi nga thonjtë e heretikëve, por që për veten e tij jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me ortodoksinë, por edhe e lufton atë me tërbim e shkumëzim.

    Pra, nuk ka asnjë dyshim se Lidhja që u përpoq të krijonte në Greqi ishte thjesht një sipërmarrje e karakterit ekonomik, një biznes personal i Cicajve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 22-03-2019 më 09:53

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Kjo është fotoja zyrtare nga dita e inaugurimit të Biznesit të Cicajve. Pronari i madh bie në sy menjëherë, i kollarisur, me lugën në brez, gati për të ngrënë nga sahani që pret t'i japë Kryepiskopi i Greqisë, por mbi të gjitha, me atë shprehjen ironike në fytyrë dhe buzëqeshjen e tij të paimitueshme. Ia kam zmadhuar qëllimisht fytyrën, që kushdo që e sheh, të mund të pyesë veten se si mund t'i zësh besë këtij njeriu, në një kohë që mashtrimin e ka të pikturuar në ballë, në mënyrë të qartë e të dukshme.

    Emri:  1-Cicmici.jpg

Shikime: 681

Madhësia:  36.2 KB

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Fotografia e bashkëngjitur këtij shkrimi është marrë nga gazeta greke “Αγγελιοφόρος” (Lajmëtari) e datës 17 shkurt 2013, fq. 50, më konkretisht nga rubrika e saj SOCIALE, të cilën mund ta shikoni edhe online në linkun https://ageliesagelioforos.files.wor...a_diselido.pdf. Kjo gazetë shumëfletëshe përmban vetëm lajmërime dhe njoftime.

    Njoftimi që është në fotografi (kolona majtas) i është dërguar kësaj gazete nga Bashkia e Selanikut, me urdhër të veçantë të Kryetarit të kësaj Bashkie, me firmën e Drejtorit të Drejtorisë së Gjendjes Civile, I. Mavromatis. Po përpiqem ta përkthej me sa më shumë besnikëri, me shënimin se nuk jam i aftë në këtë fushë, siç është p.sh. z. Fotaq (Fatmir – Foti) Cici, prandaj dhe jam gati të pranoj çdo lloj korrigjimi nga ana e tij, si dhe të kërkoj ndjesë për ndonjë gabim të mundshëm.

    Në Drejtorinë e Gjendjes Bashkiake të Bashkisë së Selanikut u depozituan nga Artemi Cici, i Grigorit dhe i Aleksandrës, banor i Selanikut, Rruga ………………, dokumente mbështetëse për ndërrimin e emrit dhe të mbiemrit nga “Artemi Cici” në “Artemios Cicis” në Regjistrin Themeltar të Meshkujve dhe në Zyrën e Regjistrit të Qytetarëve të Bashkisë së Selanikut me numër rendor…………………. dhe vit lindjeje «1971» dhe ...................

    Kushdo që ka dijeni se kërkesa për ndryshim emri dhe mbiemri dëmton interesat e një pale të tretë, ose është kundër kësaj kërkese, është i lutur që, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të paraqesë në Drejtorinë e Gjendjes Bashkiake të Bashkisë së Selanikut (Seksioni i Zyrës së Regjistrit të Qytetarëve të Bashkisë së Selanikut, Rruga Vas. Georg. I ’ 1, Ndërtesa C , Zyra 122C), objeksionet që mund të ketë.


    Emri:  Aggelioforos.jpg

Shikime: 530

Madhësia:  51.6 KB

    Vlen të përmendim se kjo kërkesë për ndryshim emri dhe mbiemri, d.m.th. për një greqizim akut, apo tepër ekstrem të emrit dhe mbiemrit të personit që “atëbotë” quhej Artem (Artan) Cici, është depozituar pak ditë përpara se Qeveria Greke të sanksiononte me ligj përfshirjen e tij në borderonë e nëpunësit të administratës civile të Shtetit Grek, të shoqëruar me një rrogë të majme. Meqenëse ra fjala, do doja të dija se cilat janë ato "dokumente mbështetëse", që justifikojnë ndërrimin e emrit dhe mbiemrit nga gjysmë-shqiptar në grek prej njëmijë karatësh?

    Gjithsesi, loja me emrin dhe mbiemrin e këtij njeriu kishte filluar shumë kohë më parë, madje edhe në kohën që hiqej si patriot i kulluar, kur “digjej” nga malli për vendin e tij dhe gjuhën shqipe dhe kur, bashkë me vëllanë e vet, themelonin “Lidhjen e shqiptarëve të krishterë ortodoksë SHËN ASTI në Greqi”, por që emrin dhe mbiemrin e tij e shkruante në formën më të çuditshme të mundshme: ”Αρτέμη Τσίτση”. Nuk e di nëse e shkruante kështu nga padija, apo dinakëria, por nuk besoj se ky njeri nuk e dinte që emri “Artem Cici”, nëse dëshironte ta ruante në formën e tij shqiptare, në greqisht duhej të shkruhej “Αρτέμ Τσίτσι” dhe jo ”Αρτέμη Τσίτση”. Për ata që nuk e njohin greqishten, po sqaroj se përdorimi i shkronjës “η” në emra dhe mbiemra, por sidomos në fund të tyre, është një greqizim i kamufluar i tyre. Vërtet që mungon “s”-ja fundore, karakteristike në këto raste për emrat dhe mbiemrat e gjinisë mashkullore, por edhe përdorimi i shkronjës “η” në fund të tyre nuk është aspak “i pafajshëm”. Me fjalë të tjera, nëse do ta vinim këtë formë emri e mbiemri në peshoren e shqiptarësisë dhe grekësisë, sigurisht që do të anonte nga ana e grekësisë.

    Pas këtyre që thamë, do doja ta pyesja këtë atë të nderuar, që meriton të gjithë respektin që duhet të gëzojnë priftërinjtë kanonikë të Kishës Ortodokse Lindore, si e ndien veten tani, pas gjithë atyre viteve shpifjesh e trillimesh që vollën kundër nesh, vëllai i tij dhe ai vetë, kundër punonjësve dhe anëtarëve të Kishës së Shqipërisë, duke filluar nga Kryepiskopi i saj e deri tek besimtari më i thjeshtë e më i përulur? Si e ndien veten kur jo vetëm përmes shpifjeve dhe trillimeve, por edhe përmes spiunllëqeve të tyre (direkte dhe indirekte) tek islamistët e Gazidedes, ishin shkaktarët kryesorë që na përgjonin telefonat, që na shanin e na fyenin në çdo hap, që na ndiqnin kudo ku shkonim, që na përgjonin nga dritaret e që kërcënonin njerëzit tanë, akoma edhe foshnjat që po rrisnim me kaq ankth?

    Së shpejti, mendimet, dëshmitë dhe të dhënat që kam në dispozicion do t’i publikoj edhe në mediet sociale të Selanikut. Jam shumë kureshtar të shoh se si do përballet ky atë i nderuar me të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, jo me shpifjet dhe mashtrimet, që u përballëm ne, aq më tepër me akuzat për agjenturë e tradhti ndaj atdheut.

    Nuk dua të shtoj diçka më shumë, sepse nuk është momenti, pavarësisht se ky nuk është as fundi. Thjesht, dua t’u them këtyre keqbërësve vetëm një fjali të vogël:

    _______________________________CICAJ! PAÇI FAQEN E ZEZË!
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 24-03-2019 më 09:35

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Në postimin nr. 25 (dy postime më sipër) u përqendrova tek pamja e pronarit të Biznesit të Cicajve, d.m.th. tek z. Fatmir (Fotaq - Foti) Cici, dhe jo tek beniamini i këtij biznesi, tek kanakari i këshillit të tij administrativ, tek përfaqësuesi ekskluziv i këtij biznesi për Selanikun, tek vëllai, tek delfini, tek pasardhësi dhe trashëgimtari i ligjshëm i pronarit të tij, i cili quhej fillimisht Artan Cici (i Goles), pastaj u quajt Artem Cici, pastaj Αρτέμη Τσίτση (του Γρηγόρη), pastaj Αρτέμιος Τσίτσης. Publikoj edhe një herë të njëjtën foto, por kësaj radhe fokusi bie në rreshtin e parë, madje edhe pak më përpara (siç e kërkonte protokolli), ku shigjeta tregon pikërisht këtë personazh të rëndësishëm të lëvizjes "atdhetare" të shqiptarëve ortodoksë në Greqi:

    Emri:  2-Cicmici.jpg

Shikime: 466

Madhësia:  39.2 KB

    Po kaloj në vazhdim në dy njoftime të rëndësishme:

    1) Në postimin nr. 10 të kësaj teme, i jam referuar një buletini të vjetër lajmesh të Agjencisë "The London Free Press" (datë 03. 09. 2002), ku kam përmendur lajmin e mëposhtëm (në origjinal dhe të përkthyer):

    A Toronto man was seriously hurt when his car rolled on Highway 401 near the Nith River in Oxford County. Fatmir Cici, 26, was airlifted to the London Health Sciences Centre.

    Përkthimi: Një banues në Toronto u plagos rëndë kur automjeti që drejtonte u përmbys pranë Nith River në Oxford County. Fatmir Cici, 26 vjeç, u transportua në spitalin London Health Sciences Centre.


    Edhe pse isha i sigurt se bëhej fjalë për këtë trimin tonë (sepse nuk mund të ketë dy "Fatmir Cici" në të njëjtën zonë të Kanadasë) fakti që mosha e përmendur në këtë lajm ishte e ndryshme nga ajo që kishte ky njeri në vitin 2002, më bëri paksa skeptik dhe të përmbajtur, gjë që e shpreha menjëherë. Dje, komunikova me këtë spital (London Health Sciences Centre), më saktë vura një zonjë, e cila ishte në gjendje të fliste me ngashërime (si të gjitha gratë), duke u shtirur se rastësisht kishte parë në internet këtë lajm, teksa kërkonte për një gjoja kushëririn e saj, me të cilin kishte humbur kontaktet, i cili quhej pikërisht Fatmir Cici, banonte në Kanada, por nuk kishte moshën që thuhej në lajm. Personi në anën tjetër të linjës ishte edhe ajo grua, me sa duket tepër e ndjeshme, sepse u fut menjëherë në bazën e të dhënave të spitalit dhe konfirmoi se personi quhej Fatmir, i lindur në korrik 1968, dhe se kishte dalë prej andej shëndoshë e mirë. Për të qenë i sinqertë, bashkëpunëtorja ime nuk kuptoi se çfarë emri përmendi kanadezja pas emrit Fatmir (sepse emrat shqiptoheshin germë për germë). Ndoshta ishte emri i të atit? Pak rëndësi ka. Ajo që ka shumë rëndësi është fakti se ky njeri, i cili ka sjellë prova të pakontestueshme se, prej datës 26 janar 1991 mban vetëm një emër, Fotaq Cici, nuk ekziston as dyshimi më i vogël se qarkullonte në SHBA e Kanada me dokumente të falsifikuara, prandaj dhe pasaportën kanadeze e ka publikuar në adresën e tij të facebook-ut të fotografuar vetëm nga jashtë (shihni foton që vijon). Gjithsesi, kërkimet vazhdojnë me intensitet e profesionalizëm dhe së shpejti do të japin frytet e tyre të begata.

    Emri:  Καναδέζικο διαβα&#964.jpg

Shikime: 521

Madhësia:  37.2 KB


    2) Shumë shpejt, një përmbledhje e këtyre shkrimeve që bëjnë fjalë për biznesin e vëllezërve Cicaj , duke përfshirë edhe ato, që janë lëvruar vite më parë në këtë forum, do të publikohen në tri gjuhë (greqisht, anglisht dhe shqip) në mediet e shkruara dhe elektronike të Greqisë, Kanadasë, SHBA-së dhe Shqipërisë.

    P.S.: Dua të falënderoj nga zemra z. Cici për fotografitë, sepse është ai vetë që i ka publikuar dhe që me shumë zemërgjerësi i ka vënë në dispozicionin tonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 26-03-2019 më 06:14

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Siç rezulton qartazi nga postimet e mësipërme, "Lidhja e shqiptarëve të krishterë ortodoksë SHΕN ASTI në Greqi" ishte një biznes personal i Cicajve, ku dy aksionarët kryesorë të saj ishin dy vëllezërit Cici, Fatmiri dhe Artemi. Mospërfshirja e emrit të vëllait të vogël në listën e atyre që ndërmorën luftën e ndyrë që i është bërë dhe vazhdon t'i bëhet Kishës sonë, Kryepiskopit të saj, Mitropolitëve të caktuar të saj (Hirësi Joanit, Hirësi Nikollës dhe Hirësi Andonit), si edhe mjaft klerikëve të kësaj Kishe është një e metë e jona, që po korrigjohet me ndershmëri e punë këmbëngulëse, për të cilën, ritheksoj se, pa dyshim më të vogël, do të sjellë frytet e saj të begata.

    Për sa i përket rolit të vëllait të vogël në këtë Lidhje, d.m.th. në fushatën shpifarake kundër Kishës sonë dhe Kryepiskopit të saj, po publikojmë vendimin e kryetarit të saj, me anë të të cilit emëron vëllanë e vet përfaqësues për Selanikun, me detyrat e mëposhtme. Theksoj se ky emërim kishte një simbolikë të veçantë, sepse u bë pikërisht në 28 Nëntor (1999), ditën e festës kombëtare të Shqipërisë:


    VENDIM I POSAÇËM I KËSHILLIT DREJTUES MBI PËRFAQËSINË E SELANIKUT

    1. Përfaqësuesi i Lidhjes në Selanik, zoti Artem Cici, i zgjedhur në zgjedhjet e 10 tetorit 1999, ngarkohet nga Lidhja të fillojë misionin e përfaqësimit të tij në qytetin e Selanikut, ku siç dihet ndodhen shumë emigrantë dhe studentë shqiptarë.

    2. Përfaqësuesi i Lidhjes në Selanik ka të drejtë që, përsa i përket Statutit të Lidhjes, të letërkëmbejë në emër të Lidhjes dhe të përdorë letrën e posaçme dhe vulën e Lidhjes, duke nënshkruar personalisht dhe gjithmonë me shënimin “Përfaqësues i Lidhjes në Selanik”. Ai mund të shkruajë çdo letër që e sheh të arsyeshme se do të ndihmojë në zbatimin e statutit drejt çdo adrese të ligjshme, me kusht që teksti t’i komunikohet më parë Këshillit Drejtues të Lidhjes për miratim. Çdo letër shkruhet dhe nënshkruhet në dy kopje dhe njëra i dërgohet Lidhjes për t’a depozituar në arkiv.

    3. Në fund të çdo muaji përfaqësuesi duhet t’i dërgojë Këshillit Drejtues një raport me shkrim mbi veprimtarinë e tij në Selanik.

    4. Këshilli Drejtues i detyrohet përfaqësuesit t’a informojë me shkrim në fund të çdo muaji mbi veprimtarinë e Lidhjes në Athinë dhe mbi çështjet që shtrohen dhe vendimet që merren në mbledhjet e paparashikuara nga statuti. Gjithashtu duhet t’i dërgojë kopje të letrave zyrtare që dërgon Lidhja.

    5. Për të bërë sa më të qartë misionin e tij përfaqësuesi duhet të informojë përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Selanik dhe të gjitha shoqatat e ligjshme shqiptare atje, dhe të kërkojë të bashkëpunojë për çështje kombëtare, kulturore, shoqërore etj, përderisa këto përkojnë me statutin e Lidhjes.

    6. Njëkohësisht përfaqësuesi duhet të kontaktojë me Mitropolitë e shenjta të Selanikut, dhe me çdo strukturë të ligjshme lokale, dhe të paraqesë kërkesat e Lidhjes për bashkëpunim në ndihmë të emigrantëve. Lidhja detyrohet t’i mbështesë këto kontakte me letra rekomanduese sa herë që e kërkon përfaqësuesi.

    7. Detyrimet ekonomike të përfaqësuesit janë të barabarta me ato të anëtarëve të Këshillit Drejtues që gëzojnë cilësinë e teologut, me vendim të Këshillit Drejtues në prani të tij. Në javën e parë të çdo muaji përfaqësuesi duhet të depozitojë sasinë e detyruar në llogarinë e përbashkët bankare të Lidhjes, në bashkëpunim me arkëtarin e Lidhjes.

    8. Lidhja detyrohet të vizitojë përfaqësinë në Selanik dy herë në vit, nëpërmjet të paktën një anëtari të Këshillit Drejtues, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen dhe veprimtaritë e përfaqësisë, dhe përfaqësuesi duhet të jetë i pranishëm në Athinë të paktën dy herë në vit për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Drejtues dhe të Kuvendit të Përgjithshëm.

    9. Në rast se përfaqësuesi krijon një grup emigrantësh ose studentësh shqiptarë të cilët paraqesin kërkesat e tyre për anëtarësi, dhe pranohen nga Këshilli Drejtues, përfaqësia shndërrohet në degë të Lidhjes nëse anëtarët janë më shumë se dhjetë, dhe shlyejnë rregullisht detyrimet ekonomike në llogari bankare të përbashkët të Lidhjes.

    10. Për të krijuar degën e Lidhjes në Selanik përfaqësuesi detyrohet t’i njoftojë Lidhjes datën dhe Lidhja detyrohet të dërgojë një anëtar të Këshillit Drejtues. Përfaqësuesi emërohet kryetar i degës dhe me votim të fshehtë zgjidhen dy anëtarë, që bashkë me kryetarin përbëjnë Këshillin e degës.

    11. Mbas zgjedhjeve Këshilli i degës mblidhet dhe ndan kompetencat e sekretarit dhe të arkëtarit të degës.

    12. Dega hap llogari të veçantë bankare por detyrohet të paguajë një sasi për Lidhjen të cilën e vendos Këshilli Drejtues.

    13. Përfaqësuesi dhe selia e Lidhjes kontaktojnë midis tyre nëpërmjet kryetarit të Lidhjes.

    14. Afati i përfaqësisë së zotit Cici zgjat tre vjet nga data e zgjedhjes së tij.

    15. Përfaqësia e Selanikut është një efekt i dalë nga Këshilli Drejtues dhe në rast se nuk ruhen sa nënshkruhen, ky vendim e humbet fuqinë në çdo mbledhje që mund të thërrasë Këshilli Drejtues në prani të përfaqësuesit.

    16. Ky vendim i përbërë nga gjashtëmbëdhjetë pika dhe i firmosur nga kryetari, sekretari dhe përfaqësuesi, hyn në fuqi menjëherë dhe mund të përpilohet përsëri në rast se përfaqësia shndërrohet në degë.

    Athinë, më 28 nëntor 1999



    Bashkëfajësia e Artem Cicit të dikurshëm dhe e atë Artemit të sotëm në pisllëqet e Fatmir Cicit (të cilat nuk janë pisllëqe ngaqë nuk i përkasin moralit të krishterë, por sepse nuk i përkasin moralit njerëzor, në cilin përfshihen të gjitha fetë e të gjitha kohëve, të gjitha kulturat e të gjitha kohëve si dhe etika e të gjitha sistemeve politike të të gjitha kohëve), vërtetohet nga heshtja e tij. Pra, Artem Cici, nëse pretendonte se ishte njeri me moral të pastër, por aq më tepër, nëse Artemi si klerik, pretendon se po i shërben Ungjillit të Krishtit, nuk mund të heshtte atëherë dhe aq më tepër nuk mund të heshtë tani. Gjithsesi, habitem se si ka mundësi që të jetë bashkautor në letrën e mëposhtme, e cila i drejtohet Kryepiskopit Anastas, të cilin dy vëllezërit e akuzojnë se kërkon t'i zhdukë fizikisht!!!!


    Prof. dr. Imzot Anastasit

    Athinë, më 25 shkurt 2000
    Fortlumturia juaj,

    Ditët e fundit presionet dhe lëvizjet tuaja (dhe të bashkëpunëtorëve tuaj në Athinë) kundër Lidhjes së shqiptarëve të krishterë ortodoksë në Greqi “Shën Asti” kanë arritur kulmin. Me mënyra mesjetare, me kërcënime, shpifje dhe makinacione, ju përndiqni një shoqatë të ligjësuar me vendimin 810/2000, nga organet përkatëse të drejtësisë, në një shtet europian. Dhe duke e cilësuar “të vetëquajtur” hidhni baltë jo vetëm mbi Lidhjen, që tashmë duani apo nuk duani ju është person juridik, as mbi çështjen tonë të shenjtë, por përdhosni format themelore demokratike europiane të lirisë së njeriut.

    Themelimi i Lidhjes nuk është çështje e një personi, dhe as e një grupi studentësh të teologjisë, por një domosdoshmëri historike e bekuar nga Zoti i jetës dhe i vdekjes, në një kohë kur Kisha e Shqipërisë tregon një indiferencë të vetëdijshme dhe ndjellakeqe në lidhje me më shumë se gjysmën e anëtarëve të saj të cilët jetojnë si emigrantë në Greqi. E keni gabim kur mendoni se duke eleminuar një a disa personë brenda Lidhjes, qoftë dhe fizikisht, do t’ia arrini qëllimit të shpërbëni shoqatën tonë. Ajme! Ajo do të jetë një shtysë më e fuqishme dhe vendimtare për të ardhmen e ortodoksëve shqiptarë këtu.

    Se përse ju pengoni organizimin e një bashkësie ortodokse shqiptare në Athinë, në një kohë kur Kisha e Greqisë e ka dhënë lejen qysh më 17 nëntor 1999, e dimë shumë mirë, por në rast se vazhdoni këtë luftë të pandershme, të cilën nuk e shohim si antishqiptare por si antinjerëzore, jemi gati dhe na jepni çdo të drejtë t’ju denoncojmë në shtypin e të dy vendeve, përderisa lufta që bëjmë është për të mirën e të dy vendeve, ndërsa lufta që keni ndërmarrë ju është luftë kundër Kishës së Krishtit dhe miqësisë midis dy popujve. Jemi në dijeni të çdo lëvizjeje kundër Lidhjes dhe çështjes sonë të shenjtë.

    Ka shumë gjëra që i dimë ne dhe ju…, dhe nuk është jashtë kuadrit ortodoks po t’i nxjerrim në dritë, prandaj ju paralajmërojmë se një letër e hapur, më e qartë dhe më e analizuar se kjo, e publikuar dhe e nënshkruar nga anëtarët themelues, nga anëtarët e rinj dhe nga dhjetëra intelektualë ortodoksë shqiptarë që kanë përqafuar programin e Lidhjes, do të marrë përmasa të paparashikueshme dhe përgjegjës jeni ju dhe vetëm ju. Zoti ju ndriçoftë mendjen! Amin!


    Kushdo që e lexon këtë letër, nuk e ka të vështirë të kuptojë se nga çfarë rrugaçësh dhe banditësh rrugësh është shkruar. Një nga njerëzit e njohur botërisht për përkushtimin e tij ndaj idealit më të lartë njerëzor, që është njeridashja, një njeri që i kushtoi gjithë jetën fjalës së Ungjillit, të akuzohet si inskenues vrasjesh! Turp të kesh, atë Artemi! Të kesh dy herë turp, sepse ky njeri, që ju e akuzuat se kërkonte t'ju vriste, është bamirësi më i madh i jetës tënde dhe i atij bukëshkalit tjetër, që i ke mbajtur ison gjithë këto vite. Nëse nuk do të ishte mirësia e Kryepiskopit Anastas, i cili të dërgoi në Selanik për studime, ku në emrin e tij more diplomën (njësoj si vëllai yt) ti do të ishte thjesht një fshatar nga Nivicë - Bubari, që do kishe shtruar kurrizin në punë të rëndomta si emigrant i rëndomtë, që ndoshta mund të ishe kthyer plot herë në Shqipëri nga Policia Greke për kalim të paligjshëm të kufirit etj. etj. Mosmirënjohja jote është faji yt më i madh, por edhe mëkati yt më i rëndë. Zoti të faltë! Unë të paralajmëroj se emri yt do të jetë ndër emrat e parë që do të përmenden për fyerjen e këtij njeriu kur Zoti do ta thërrasë pranë vetes, por jo si surprizë. Emri yt dhe i vëllait tënd do të lakohen, së afërmi, me hollësi e në veçanti në Selanik, por edhe në gjithë Greqinë, ashtu si edhe në SHBA e Kanada. Meqë ra fjala për Selanikun, shoqërinë e të cilit, nëse nuk e njeh më mirë se mua, e njeh njësoj si mua, besoj se jemi dakord që nuk është si shoqëria e Athinës, apo e Patrës, apo edhe e ca qyteteve të tjera të Greqisë. E dimë mirë të dy se "kardashët" jo vetëm që nuk të falin për veprime të tilla, por edhe tregojnë zell të tepruar.

    Duke përfunduar (për sot) dua të të them nga ana ime me sinqeritetin e një ortodoksi të vërtetë e jo të një jallanxhiu, se po ta kisha parë në kohën e duhur atë njoftimin e Bashkisë së Selanikut për ndërrimin e emrit dhe mbiemrit tënd në atë variant të greqizuar në mënyrë kaq ekstreme, do isha paraqitur dhe, të jesh i sigurt, se do ta kisha anuluar. Mund të jetë vonë që ta bëj tani në aspektin juridik, por nuk është asnjëherë vonë për ta bërë në aspektin etik. Po ashtu, nëse do të isha në vendin e Kryepiskopit Anastas, nuk do të të lejoja kurrë të bëheshe prift pa kërkuar falje publike për sa ke bërë kundër Kishës sonë. Nëse ndihesh keq nga këto që të shkruaj, bëji një telefonatë atë Spiro Katundit nga Korça dhe pyete se ku e gjen kurajën të përballet me lloj lloj shpifjesh që prodhon gjirizi juaj. Jam i sigurt që kur të kuptosh se ku e gjen ai kurajën të përballojë shpifjet, ti do ta kesh më të lehtë të gjesh kurajën për të përballuar të vërtetën.


    P.S. Në postimin e radhës do të të sjell edhe një argument tepër të fuqishëm, që provon se ke qenë bashkautor i shkrimeve të vëllait tënd.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 27-03-2019 më 08:24

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar GJIKSANA për postimin:

    ilia spiro (28-03-2019)

  10. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Z. Cici, u tregoni besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë si e keni emrin në pasaportën tuaj kanadeze!

    Hapeni pasaportën tuaj tani, që ta shohin të gjithë, përpara se t'jua hap unë!

    P.S.: Personalisht nuk kam nevojë ta shoh, sepse, siç mund ta kesh kuptuar, ka kohë që e kam parë.


    Emri:  Καναδέζικο διαβα&#964.jpg

Shikime: 507

Madhësia:  37.2 KB

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar GJIKSANA për postimin:

    ilia spiro (28-03-2019)

  12. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Kjo është fytyra e vërtetë e z. Fatmir (Fotaq - Foti) Cici

    Në një postim të tij në faqen e Facebook-ut, ky pseudoklerik antishqiptar fyen rëndë Kryepiskopin Anastas dhe popullin shqiptar, duke i quajtur ata "faqezinj".

    Fyerja e një populli të tërë do të marrë sigurisht përgjigjen e merituar. Edhe pse ky renegat i ortodoksisë dhe i shqiptarizmit as ka shkelur dhe as ka për të shkelur ndonjëherë në Shqipëri, shqiptarë ka kudo dhe ata dinë t'ia japin përgjigjen që meriton kjo fyerje.

    Edhe pse ai tashmë e ka fshirë këtë koment, sepse e njeh mirë frikën e reagimit të shqiptarëve në këto raste, kjo nuk e zhvesh nga përgjegjësia për të paguar deri në qindarkën e fundit pasojat e kësaj fyerjeje. Një fyerje akoma më e madhe është përdorimi i fotografisë së Fan Nolit si fotografi e profilit të tij në facebook. Madje jo thjesht fyerje, por sakrilegj, që ky cicmic vazhdon të kryejë gjithë këto vite, duke përdhosur një figurë të ndritur të historisë së Shqipërisë e të shqiptarëve.

    Emri:  Faqeziu.jpg

Shikime: 530

Madhësia:  34.0 KB

  13. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Në kohën që po përgatitesha të shkruaja në Forumin Shqiptar temën e radhës, me titull “Vëllezërit Cici dhe shkrimi i tyre në gazetën Illyria 13-15, 2001, Volume 11, # 1089”, në lidhje me përdorimin e greqishtes në kishën e Sarandës, bie celulari dhe zëri pas tij më thotë se Fatmiri ka postuar sot një shkrim me titull: “Mbi informatorët”. Sipas tij, kërkon të na thotë diçka. Sigurisht që, përderisa ka rreth një muaj që ndihet tmerrësisht i terrorizuar, unë e mirëkuptoj nevojën e tij për të bërë një lloj rrëfimi nga thellësitë e shpirtit, një lloj apologjie, për të na mbushur mendjen se ushqen ndjenja dashamirëse ndaj Kishës sonë, se na do të mirën, prandaj dhe ato që shkruan kundër nesh nuk janë shpifje apo akuza, por pilula për të na shëruar nga sëmundjet!!! Madje, për të na mbushur mendjen se qëllimet e tij janë tepër fisnike kundrejt nesh, na vërvit tek këmbët dhe “kufomën” e një informatori, por pa na thënë se cili është.

    Çfarë kërkon të na thotë z. Cici në këtë postim të tij? E para, se brenda Kishës Ortodokse, ose më saktë, brenda administratës së saj, ekzistojnë grupime rivale, që përplasen mes tyre me qëllim përfitimi dhe vjedhje. E dyta, se në këtë Kishë paska informatorë, të cilët komunikojnë me z. Cici, duke e nxitur të shkruajë kundër Kryepiskopit. Këtë të fundit e dimë mjaft mirë, ashtu siç dimë mjaft mirë se ata që fshihen pas këtyre informatorëve, e kanë përdorur dhe vazhdojnë ta përdorin z. Cici për interesat e tyre. Shpresoj që ky ta ketë kuptuar se unë, në postimin e dytë të kësaj teme (02.03.2019 #2), jo më kot i kam shkruar tekstualisht: “Kutërbimi i atyre që e kanë ngarkuar me misionin e radhës është tepër i rëndë për të mos u nuhatur dhe tepër afër për të mos e kuptuar se cilët janë”. Pra, informacioni që po na jep z. Cici në këtë rast, nuk na bën aspak më të ditur. Atë kishim mangët, të mos dimë ato për të cilat ai shkruan. Dimë ato, dimë edhe shumë më tepër se ato! Gjithsesi, çështjes së informatorëve do t’i rikthehemi në vijim.

    Le të shkojmë tani tek grupimet kundërshtare në administratën e Kishës. Nëse do të bëjmë një përqasje teologjike të këtij problemi, mund të themi se i gjithë njerëzimi, në të gjitha kohët, duke filluar nga momenti i rënies së njerëzve të parë e deri në daljen në dritë të të porsalindurit të fundit në glob, është pjesë e luftës mes Perëndisë dhe Djallit, mes së mirës e së keqes. Jashtë kuadrit të kësaj lufte nuk ka qenë asnjëherë, në asnjë kohë, as Kisha e Krishtit. Përkundrazi, Etërit e Mëdhenj theksojnë se prania e Djallit është mjaft intensive në gjirin e Kishës, përderisa qëllimi kryesor i tij është të luftojë këtë institucion hyjnor, të themeluar e të drejtuar nga vetë Zoti Krisht. Pra, është më se logjike që edhe Kisha jonë, si shfaqje në kohë e në vend e një Kishe të Shenjtë të Përgjithshme e Apostolike, të jetë objekt i sulmeve të Djallit. Është më se e natyrshme që dukuri të tilla, edhe pse të dënueshme, të jenë pjesë e pandashme e jetës së saj. Nëse do të ndodhte e kundërta, atëherë me të vërtetë duhej të shqetësoheshim për autenticitetin e saj.

    Si përqasje sociologjike, po sjell shembullin e një profesori tim të sociologjisë, i cili na thoshte se shoqëri e shëndoshë konsiderohet ajo që ka një përqindje të caktuar kriminelësh. Kur kjo përqindje është më e lartë se ajo e caktuar, atëherë kjo shoqëri është problematike. Pastaj shtonte: Por edhe një shoqëri me zero përqindje kriminaliteti është po aq problematike! Donte të thoshte se një shoqëri që nuk është objekt i luftës mes së mirës e së keqes është njësoj sikur të mos ekzistojë. Pasiviteti absolut është karakteristikë e sendeve të pajetë e jo e qenieve inteligjente, me liri të plotë mendimi, veprimi e reagimi.

    Për kushtet konkrete të Kishës sonë, ekzistenca e grupimeve rivale në administratën e saj mund të nxitet padyshim nga dëshira e Ramiz Alisë dhe e segmenteve të caktuara shtetërore pasardhëse për të mbajtur nën kontroll Kishën Orthodhokse të Shqipërisë pas ringjalljes së saj. Për të shtjelluar disi më qartë mendimet e mia, po sjell një pjesë të vogël të një dialogu që kam pasur para disa kohësh me Kryepiskopin Anastas:

    Unë: Jeni personaliteti më tragjik që kam njohur në historinë e krishterimit modern.

    Kryepiskopi Anastas: Përse e thua këtë?

    Unë: Sepse nuk ka pasur ndonjëherë në këtë periudhë të historisë kishtare misionar, që të ketë shkelur për herë të parë në një vend të krejt të izoluar, pa asnjë përkrahje, pa asnjë pikë të sigurt mbështetjeje, ku pjesa më e pastër e më dinamike e shoqërisë së saj të jetë larguar në shtete të tjera e ku në mes të të mbeturve, nuk mund të dallosh qartë se cilët janë ata që nuk i ka dërguar Sigurimi i Shtetit, cilët janë ata që duan të përfitojnë materialisht dhe cilët duan të ofrojnë me sinqeritet shërbimet e tyre për ringritjen e Kishës.

    Kryepiskopi Anastas: Hmmm.....

    Unë: Por ka edhe më keq se kaq! Jeni i vetmi personalitet në Shqipëri, që keni bashkuar në një aleancë të pazgjidhshme dy shërbime informative thellësisht armiqësore mes tyre, Sigurimin e Shtetit të Enver Hoxhës dhe SHIK-un e Gazidedes. Në këmbët tuaja duhet të ketë plot prej tyre.

    Kryepiskopi Anastas: Ti i di se cilët janë?

    Unë: Jo. Fortlumturi! Eshtë njësoj si të më pyesni se cila është vendndodhja e saktë e peshqve në një lumë që ka peshq. Unë mund t’ju siguroj se ky lumë ka peshq, por nuk mund të di se ku janë ata.

    Pas këtij dialogu, dua të theksoj me shumë forcë se Shqipëria është i vetmi vend ish komunist, që nuk ka hapur ende, ashtu siç duhet, dosjet e spiunëve të regjimit. Kjo është një plagë e rëndë për Kishën tonë (por edhe për komunitetet fetare), sepse ende nuk dimë mirë jo vetëm se si dhe nga na erdhi e keqja, por edhe nga ku na vjen akoma. Të gjitha Kishat e tjera Ortodokse të ish Lindjes Komuniste i kanë ndarë hesapet me të kaluarën, kanë ndarë shapin nga sheqeri, prandaj dhe problemet e brendshme të tyre janë shumë më të vogla se tonat. Pa u hapur dosjet, do të vazhdojmë të përjetojmë situata të tilla. Madje nuk duhen hapur vetëm dosjet e komunizmit, por edhe ato të viteve 1992-1997, të cilat jam i sigurt se paraqesin edhe më shumë interes nga ato të viteve 1945 -1991.

    Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, është vetëm një nga shkaqet serioze, të cilat mund të favorizojnë grupime. Ana tjetër e medaljes, d.m.th. një tjetër shkak po aq serioz, është veprimtaria ekonomike e Kishës sonë, e cila në vitet e para, ka pasur buxhet ndoshta edhe më të fuqishëm se edhe vetë shteti. Nuk e kam fjalën për para në bankë, por për ndihmat në ushqime, në medikamente e në plot mënyra të tjera, të cilat lëvroheshin prej Kishës sonë në favor të shqiptarëve, edhe pse e kishin prejardhjen nga Kisha të tjera e fondacione të ndryshme të botës. Por jo vetëm kaq. Vepra ndërtuese e kësaj Kishe, nëpërmjet kontributit personal të Kryepiskopit Anastas, presupozon fonde monetare të jashtëzakonshme, por edhe mundësi të jashtëzakonshme për shpërdorime. Por edhe sikur të mos ketë pasur shpërdorime, shfrytëzimi i pushtetit të dhënies së këtyre fondeve prej disave për të pasuruar disa të tjerë është një shkak tepër serioz për krijim grupimesh dhe klanesh në administratën kishtare.

    Doja të përmendja edhe një shkak të tretë, por ja që medalja ka vetëm dy anë, të cilat, për fat të keq, i kam konsumuar tashmë të dyja në paragrafët e mësipërm. Them ta konsumoj në një moment tjetër, si temë më vete. Ka të bëjë me pasardhësin e Kryepiskopit Anastas, por kryesisht me shqetësimet e disave për administrimin e fondeve kishtare pas ndërrimit të stafetës. E kam fjalën për shqetësimet e atyre që flasin për “myslimanë” në Kryesinë e Kishës sonë, altoparlanti kryesor i të cilëve ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve z. Fatmir (Fotaq) Cici. Nëse është kaq burrë, le të përmendë emrin e atij që i dërgonte dhe vazhdon t’i dërgojë udhëzimet dhe informatat për llogari të tyre. Informatori që me shumë takt përmendi sot është thjesht një telefon i prishur, nga ata që përdoreshin në llogoret e Luftës së Parë Botërore. Nuk na hyn në punë. Le ta mbajë për vete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 29-03-2019 më 14:12

  14. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Vëllezërit Cici dhe shkrimi i tyre në gazetën Illyria 13-15, 2001, Volume 11, # 1089

    Me vajtjen e tij në SHBA, z. Fatmir (Fotaq) Cici u ndodh në një udhëkryq. Duhej të zgjidhte midis shqiptarësisë dhe grekësisë, por gjithmonë në emër të grykësisë së tij të panginjshme. Me një personalitet patologjikisht të dyzuar, aq të dyzuar, saqë kush nuk e njeh mirë, mund të mendojë se, në momente të ndryshme, është duke dëgjuar dy persona të ndryshëm: herë një vorioepirot të thekur dhe herë një shqiptaromadh nga ata të Kreshnik Spahiut. Në këtë kontekst, shkrimet e mia në këtë forum ngjajnë më shumë me një kartelë mjekësore, të rrëmbyer fshehtazi nga kompjuteri i shefit të pavijonit të psikiatrisë, me të dhënat personale të pacientit Fatmir Cici, se sa me përshkrime copëzash jete të keqbërësit ordiner Fatmir Cici nga fshati Nivicë – Bubar i Sarandës.

    Pra, ky njeri, për shkak të personalitetit të tij të dyfishtë, si sëmundje serioze mendore, nuk është i lirë të bëjë as zgjedhje dhe as përzgjedhje, sepse sjellja e tij komandohet nga shpërthimet e pakontrolluara të çrregullimeve psikike dhe jo nga vullneti i tij i lirë, siç ndodh tek të gjithë njerëzit normalë, që përbëjnë pjesën dërmuese të banorëve të planetit. Në terma të ngushtë mjekësorë, problemi mendor i z. Fatmir Fotaq Cici quhet “çrregullim bipolar” (angl. bipolar disorder), ose “depresion maniak”, i cili shprehet si kalim i pakontrolluar i personalitetit të një personi nga mania depresive e një ekstremi në maninë depresive të ekstremit tjetër (për këto informata të natyrës mjekësore falënderoj nxehtësisht një njeriun tim të rrethit të ngushtë familjar).

    Gjithmonë sipas përshkrimeve të personit që më ndihmoi për të hetuar thelbin e problemit mendor të pacientit Fatmir Cici, ky njeri duhet të ketë vuajtur në fëmijërinë e hershme një përvojë të dhimbshme, e cila e ka stigmatizuar deri në ditët e sotme, të cilat do t'i quaja “pleqëri rinore”. Në fakt, një grua e moshuar nga fshati i tij më ka thënë një histori të vjetër, aq të vjetër sa edhe vitet e fëmijërisë së z. Cici, e cila shpjegon bindshëm çdo veprim të tij të mëvonshëm, por që unë, ashtu siç bëra edhe në rastin e lidhjes së “lopatës” me familjen e Cicajve, nuk kam ndërmend ta dekonspiroj, aq më tepër publikisht.

    I them të gjitha këto, sepse fenomeni FATMIR CICI nuk mund të kuptohet kurrë nëse nuk merren më parë parasysh të dhënat e vrojtimeve që ofron “mikroskopi” i psikiatrit. Me fjalë të tjera, dua t’u them të gjithë atyre, që e kritikojnë ashpër këtë njeri, se duhet të jenë zemërgjerë me të, se duhet ta trajtojnë si pacient dhe jo si një njeri që udhëhiqet nga bindjet dhe idealet e veta për një arsye fare të thjeshtë: maniakët depresivë nuk kanë as bindje dhe as ideale. Janë thjesht robotë të telekomanduar, marioneta të pajeta, fijet e të cilave komandohen nga prapaskena prej njerëzve të padukshëm për publikun. Dua që, me këtë rast, të sjell edhe një dëshmi katërçipërisht të besueshme. Z. Cici nuk u pranua nga asnjë Kishë në SHBA për t’u dorëzuar prift, sepse dy klerikë të njohur, me dije të gjera dhe shkollimin e duhur në fushën e psikologjisë, të cilët e “intervistuan” me shumë takt e me shumë mirësjellje, dolën në përfundimin se ky njeri kishte defekte mendore.

    Sa herë që shkruajmë për z. Fatmir Fotaq Cici, shkruajmë për ata që fshihen pas tij. Duke diskredituar këtë person (fjala “diskreditoj”, edhe pse tingëllon keq, do të thotë bëj dikë të mosbesueshëm për publikun), u grisim maskën atyre që shfrytëzojnë patologjinë e tij për qëllimet e tyre të mbrapshta. Vini re se, në faqen e tij të facebook-ut, pjesa dërmuese e atyre që i bëjnë “like” shkrimeve të tij janë ose ateistë, ose antiortodoksë, ose fundamentalistë ekstremë të feve të tjera, të cilëve u intereson të fyhet Kisha Orthodhokse dhe vepra e predikimit të Ungjillit të Krishtit.

    Personaliteti i dyzuar i z. Fatmir Cici, ose më shkencërisht, depresioni maniak prej të cilit është pushtuar qysh në vitet e vegjëlisë (për shkaqe tejet objektive) shfaqet në gjithë madhështinë e tij në shkrimin e parë që ky personalitet “i shquar” paraqitet në mënyrë eksperimentale në gjirin e shqiptarizmës, me pseudonimin “Sokrat Dhima”. Shkrimi u botua në gazetën “Illyria” në qershor 2001, me titull “Përse ndalohet gjuha shqipe në kishën ortodokse të Sarandës?”. Në këtë rast, ky personalitet i dyzuar (ose maniak depresiv) nuk përdor emrin e vet, por pseudonim dhe kjo jo më kot. Pikërisht në këtë periudhë, kur botoi këtë shkrim, ishte duke “negociuar” me të dyja bulçitë njëherësh: nga njëra anë me Sejfi Protopapën (një joortodoks, i cili nuk u pajtua kurrë me qenien e një qytetari grek në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë), dhe nga ana tjetër me fr. Christos Christaqis, një prift grek, të cilin z. Cici e njohu në Londër, kur ky meshonte në kishën e St. Demetrios Greek Orthodox Church deri në vitin 1999. Në vazhdim, fr Christos u emërua në kishën e Sts. Constantine and Helen Greek Orthodox Church në Middletown, Ohio, ku shërbeu deri në vitin 2007. Si në Londër, ashtu edhe në Ohio, fr Christos e mbante me bukë këtë zotëri, duke e paguar edhe si psalt.

    Pra, shkrimi i lartpërmendur, nëse do të mbante emrin e tij, do të krijonte probleme në marrëdhëniet e ngushta personale, që kishte krijuar me fr Christos, por mbi të gjitha, në perspektivën që i kishte hapur kjo marrëdhënie në vitet në vazhdim. Me ndihmën e tij z. Cici u regjistrua në Universitetin Shtetëror të Ohio-s, ku i gjetën edhe një punë si ndihmës i gjuhës greke (të cilin në fakt as e njihte dhe as e njeh, ashtu siç nuk njeh as gjuhën shqipe dhe, jam i sigurt, as ndonjë gjuhë tjetër). Nga ana tjetër, shkrimi duhej patjetër, sepse ndër bamirësit dhe financuesit potencialë të këtij mashtruesi ordiner, ishte edhe i ndjeri Sejfi Protopapa, i cili kërkonte edhe ai shërbimet e tij.

    Nëse do lexoni këtë shkrim të tij me kujdes, përveçse disa thashethemeve dhe spiunllëqeve të ndyra të këtij bipolari të çrregulluar, nuk do të gjeni asgjë logjike. Po shpjegohem menjëherë. Drejton një akuzë për ndalim të përdorimit të gjuhës shqipe në Sarandë, por kur vjen fjala për ata, që logjikisht duhej të akuzoheshin për këtë problem, d.m.th. për priftin e Sarandës dhe psaltin e saj, i vetmi psalt, siç shkruan edhe vetë z. Cici, i përshkruan si më poshtë:

    At Kristoja është prift me dije fetare të kufizuara
    por njeri i ndershëm dhe punëtor, pavarësisht se disa
    ish - anëtarë të pleqësisë kishtare e kanë akuzuar për
    shitje me para të ndihmave që Kryepeshkopi dërgon
    vazhdimisht në kishën e Sarandës falas, nëpërmjet
    shoqatave të krishtera dhe bamirëse greke.

    Urata ka vuajtur si 'i deklasuar' në kohën e diktaturës dhe
    profesionin e mësuesit të gjuhës shqipe e ka braktisur
    shpejt. I biri, Leonidha, vijoi shkollën e mesme shqip
    në Shqipëri dhe gjatë emigrimit në Greqi studjoi në
    Universitetin e Selanikut ku u diplomua për inxhinjer
    dhe njëkohësisht mësoi artin e të kënduarit në kishë.

    U kthye në Sarandë i ftuar nga Kryepeshkopi Anastasios
    për të ndërmarrë përgjegjësinë e punimeve për
    ndërtimin e kishës. Ai është dhe psallti i vetëm i
    kishës i cili ndihmon të atin gjatë shërbesave.

    Papa Kristos është kryetar i pleqësisë kishtare ku
    janë emëruar nga vetë ai edhe tre anëtarë shqipfolës,
    si përfaqësues të 'minoritetit shqiptar' në Sarandë.


    Pra, kur flet për priftin, thotë se: 1) është njeri i ndershëm dhe punëtor, 2) i deklasuar në kohën e monizmit, 3) profesioni i tij i dikurshëm ishte ai i mësuesit të gjuhës shqipe, 4) ky vetë ka emëruar tre anëtarë shqipfolës.

    Kur flet për psaltin, djalin e priftit, Leonidhën: 1) , vijoi shkollën e mesme shqip në Shqipëri, 2) shkoi emigrant në Greqi ku studioi për inxhinieri, 3) u kthye në Shqipëri për të ndihmuar në veprën ndërtimore të Kishës, 4) është i vetmi psalt në kishën e Sarandës.

    Jam i sigurt se, kushdo që i lexon këto, nuk arrin dot të kuptojë se kush është ai që pengon gjuhën shqipe në kishën e Sarandës, përderisa gjuha që përdoret në kishë ka jo më shumë se dy aktorë: priftin dhe psaltin. Nëse këta të dy nuk do të përdorin gjuhën shqipe, kush tjetër dhe në ç’mënyrë mund ta bënte këtë gjë? Por z. Cici nuk thotë asnjë fjalë të keqe për ta. Përkundrazi, kur flet për papa Kriston e Sarandës, të krijohet përshtypja se është duke folur për papa Kristo Negovanin (kështu shkruan para 15 vitesh për këtë rast në këtë forum një farë niko korcari https://www.forumishqiptar.com/threa...is%C3%AB/page5).

    Si qëndron e vërteta? Pavarësisht epiteteve të mësipërme, papa Kristoja i Sarandës nuk është në gjendje të flasë shqip. Unë, si një dashamirës i vërtetë dhe përdorues i mirë i gjuhës shqipe, kur e kam dëgjuar për herë të parë se si e fliste këtë gjuhë, u bëra gati t’i bija në gjunjë e t’i lutesha me lot në sy të mos e fliste më, se po e ekzekutonte nga fare afër. Papa Kristoja i shkretë, jam i sigurt se nuk asgjë kundër shqipes, ashtu si edhe i biri, Leonidha, por ja që është nga ata minoritarë, që sado që të përpiqet, nuk ka për të folur kurrë një shqipe të saktë. Po ashtu edhe Leonidha, i cili ka ndjekur shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme në fshatin e tij minoritar, ka folur gjithmonë një shqipe jo të mirë (ndonëse tani e ka përmirësuar disi) dhe, si psalt, nuk mund të psalte shqip sepse nuk e kishte lidhur jeta me gjuhën dhe muzikën kishtare në gjuhën shqipe. Psalt ishte bërë në Selanik dhe nuk kishte asnjë përvojë tjetër veç saj. Sa për sqarim, ndihej kaq i dobët në gjuhën shqipe, saqë kur vajti në Greqi për studime, edhe pse kishte diplomën e shkollës së mesme, preferoi të humbiste një vit, duke përsëritur vitin e fundit të Liceut në sistemin arsimor të atjeshëm, për të vazhduar me më shumë siguri studimet universitare në Selanik një vit më vonë. Me fjalë të tjera, në Sarandë nuk ndalohej gjuha shqipe, por lëvrohej greqishtja për shkaqe praktike.

    Ndërkohë, unë harrova të përmend se papa Kristoja dhe Leonidha janë nga një fshat minoritar i Sarandës, që quhet Aliko. Ka shumë rëndësi kjo hollësi, sepse pikërisht nga silogu vorioepirot i këtij fshati në Athinë, z. Cici ka marrë atë vërtetimin e famshëm, me vulën e të cilit ky njeri prezantohej përpara organeve të shtetit helen si grek etnik, me ADN të çekuar me profesionalizëm në laboratorët e këtyre silogëve. Personi që ndërhyri për të marrë këtë vërtetim ishte pikërisht psalti i kishës së Sarandës, Leonidha, me të cilin z. Cici ka jetuar për disa muaj me radhë në një dhomë në Konicë.

    Me të drejtë mund të lindë pyetja: z. Fatmir Cici ka mohuar të gjithë, ka shitur, spiunuar e tradhtuar të gjithë shokët e miqtë e tij. Përse nuk e bëri këtë edhe ndaj Leonidhës? Sigurisht që e bëri, por në një moment të dytë (do flasim për këtë në postimin e radhës). Në kohën që botoi këtë shkrim të tij, përveç interesave të tij që lidheshin drejtpërdrejt me priftin grek Christos Christakis, ishte edhe një interes tjetër, mjaft i rëndësishëm. Leonidha nuk ishte vetëm shok i Fatmir Fotaq Cicit, por edhe i vëllait të tij, Artem Cicit. Madje ishin shokë të ngushtë, sepse të dy studionin në Selanik dhe ishin afruar mjaft me njëri-tjetrin. Mund të them madje se Leonidha, të paktën për atë kohë, i mbronte me mjaft zjarr të dy vëllezërit Cici, duke shkaktuar habi dhe çudi tek ata që e dëgjonin dhe që e dinin mirë rolin përçarës që ata luanin për llogari të palëve të treta. Habia bëhej akoma më e madhe, nëse marrim parasysh faktin se Kryepiskopi Anastas kishte kohë që kishte reaguar hapur kundër tyre, ose më saktë, kundër mosmirënjohjes që këta bukëshkalë tregonin në çdo hap, por sidomos kundër shpifjeve që përhapnin kundër Kishës sonë. Meqë ra fjala, Leonidha sot është kryetari i organizatës së minoritetit grek OMONIA.
    ________________________________________________

    Vërtetimi i z. Fatmir Fotaq Cici nga Silogu Vorioepirot i Aliqotëve në Athinë

    Emri:  ALIKO.jpg

Shikime: 412

Madhësia:  50.9 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 02-04-2019 më 10:10

  15. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Leksione gjuhësore të nevojshme për injorantë si Fatmir Fotaq Foti Cici

    Para pak kohësh e kisha paralajmëruar z. Cici të mos guxonte të përgojonte shkrimet që kanë publikuar autorë të ndryshëm të Kishës sonë (artikuj, libra, përkthime), sepse nuk ka as njohuritë më fillestare për t’i korrigjuar ato, aq më tepër të na shesë edhe mendje. Me sa duket, edhe pse i nxora edhe atë pak bojë që i ka mbetur, nuk vuri mend (Pikë referimi e injorancës së tij gjuhësore mbetet shndërrimi i mbiemrit të arvanitasit Aristidh Kola në “Kolje”).

    Në fakt, ai kërkon t’u mbushë mendjen padronëve që e shfrytëzojnë për qëllimet e tyre se, duke vazhduar me të tilla kritika, lëkura e tij vlen shumë më tepër nga ç’e kanë vlerësuar kërkesat e pagabueshme e gjithmonë objektive të tregut kapitalist. Tek e fundit, ai mund të ketë të drejtë për sa i përket kutit me të cilin mat vlerat e vetes. Nëse tregu kapitalist ia ka çmuar lëkurën aq sa edhe një lecke të pavlerë, në tregjet anadollake të Lindjes së Mesme, me batakçillëqet e duhura, e njëjta lëkurë, mund të reklamohet si lëkurë aligatori të zi e të shitet me një çmim goxha të lartë. Në këtë rast, ka të bëjë shumë edhe ambalazhi. Nëse këtë lëkurë e mbështjell me një raso të zezë, atëherë vlera e saj shumëfishohet.

    Këmbëngulja e z. Cici për të shitur lëkurën e vet si një gjuhëtar i aftë, madje kaq i aftë, saqë jo vetëm që mund të na japë mendje, por edhe të ironizojë me gjuhën që përdor në shkrimet e saj Kisha zyrtare, më kujton një qen të shëmtuar e me një karakter shumë të keq të viteve të fëmijërisë sime. Ishte një qen me ngjyrë të errët, të cilën nuk di ta përcaktoj me saktësi, me disa nuanca të çuditshme e me qime të rrallë. Ishte mjaft i plakur, aq sa mezi ecte. Më shumë zvarritej, kryesisht me dy këmbët e parme, lëvizjet e të cilave i alternonte me shumë mundim, teksa të pasmet thjesht ndiqnin të parmet pa asnjë reagim të veçantë, të ngrira, sikur sapo kishin dalë nga frigoriferi.

    I zoti i qenit kishte një shtëpi private përdhese, me një kopsht që i kalonte caqet e lejuara nga urbanistika e kohës, por që për shkak të konfiguracionit të terrenit dhe pozicionit që kishte në lidhje me ndërtesat e tjera, nuk u prek kurrë. Kopshti kishte disa pemë të mëdha kumbullash, të cilat, qëkur fillonin të lidhnin kokërr e deri sa binin në shesh nga tejpjekja, neve, fëmijëve të lagjes, na e bënin me sy. I zoti ishte një njeri i keq, që nuk na jepte kurrë asnjë kokërr, prandaj dhe ne, të uriturit e asaj kohe, për të vendosur “drejtësinë” në vend, shkonim dhe ia vidhnim natën. Kënaqësia që po merrnim hak ndaj koprracisë së këtij njeriu ishte shumë më e madhe se kënaqësia që po shijonim ato kumbulla të mahnitshme, që për më tepër na ngopnin barkun.

    I zoti i kumbullave nuk e gjeti kurrë ilaçin për të na penguar. Qentë që merrte herë pas here nuk i bënin asnjë punë, sepse ne miqësoheshim kaq shumë me ta, saqë në vend që të ruanin kumbullat, na ruanin ne nga i zoti i tyre. Por ja që erdhi një ditë kur ai solli qenin që përmenda më lart. Me të nuk u miqësuam kurrë. Ishte kaq i lig, saqë nuk ruante vetëm kumbullat, por edhe një territor shumë më të gjerë se kopshti i shtëpisë. Ishte bërë tmerri i fëmijëve dhe i grave të lagjes. Nuk kafshonte, sepse nuk kishte fuqi të kafshonte. Thjesht skërmiste dhëmbët dhe hungërinte në një mënyrë shumë të pështirë. Një Zot e di sa gurë ka ngrënë ai qen nga ne. E megjithatë vazhdonte të hungërinte me ligësi, shpeshherë, edhe të na zinte pusi duke u hequr zvarrë, por pa vënë kurrë mend. Kështu jetoi disa vite me radhë, pa u miqësuar kurrë me ne, i zhytur në ligësinë e tij instinktive, derisa ngordhi në një kanal aty afër, pa i hedhur askush asnjë lopatë baltë mbi vete. Këtë qen më kujton gjithmonë sjellja e z. Cici.

    Këto ditë, ky gjuhëtar i madh, i cili vazhdon të “pasurojë” gjuhën shqipe me broçkulla si ajo puna e mbiemrit të “Kolës”, ka bërë dy postime në faqen e tij të facebook-t, ku ironizon fillimisht përdorimin e emrit “Gavriil” në vend të “Gabriel”, dhe pak ditë më pas përdorimin e emrit “omologjet” në vend të “konfesor” apo “rrëfimtar”. Në rastin e parë nuk reagova, sepse nuk ia vlen të merresh me këtë njeri të marrë e analfabet, të paktën në ato raste kur marrëzitë që thotë nuk janë pjesë e misionit të tij për llogari të një pale të tretë. Në fund të fundit, analfabetë kokëtrashë ka gjithandej nëpër botë dhe unë nuk jam ndonjë “superman” që të marr përsipër t’u mësoj atyre abëcënë, por ja që ky xhins analfabeti është nga ata që jo vetëm nuk duan të mësojnë, por edhe të fyejnë, duke të akuzuar se je ti analfabeti dhe jo ai.

    Nuk do shumë mend që të dyja këto shkrime janë një lloj hakmarrje ndaj atyre që kam shkruar unë për gafat e tij legjendare gjuhësore, me të cilat zbulohet përpara punëdhënësve të vet niveli i tij arsimor i vërtetë. Sigurisht që në këtë mënyrë, ky gaztor cirku na bën për të qeshur, madje me lot, por nuk e di nëse mund të bindë të tjerët se është me të vërtetë një njohës i mirë i shqipes pa hedhur poshtë ato argumentet gjuhësore që kemi paraqitur publikisht në këtë forum, të cilat zbulojnë lakuriqësinë e tij të plotë përpara aparatit fotografik në të gjitha pozicionet e mundshme.

    Për të qenë sa më korrekt me argumentet gjuhësore - historike që do të parashtroj në vijim, po citoj një fragment nga postimi i këtij injoranti të pashoq në postimin e tij për përdorimin e fjalës “omologjet”:

    Një nga termat më të shëmtuar që ka imponuar Kryepeshkopi Anastasios në terminologjinë tonë ortodokse është fjala “omologjet” (rrëfimtar), duke e marrë të papërkthyer nga greqishtja (ομολογητής) . Në fakt, edhe nëse ky term nuk mund të përkthehej, si dukuri gjuhësore i përket asaj çerdheje fjalësh që në shqipe fillojnë me “h” dhe jo me “o”. Për shembull, themi “homolog” dhe jo “omolog”, “homogjen” dhe jo “omogjen”, etj. Prandaj dhe termi “omologjet” është gjuhësisht i shëmtuar.


    Si fillim, më duhet të theksoj se përkufizimi që ai i ka dhënës kësaj kategorie fjalësh (çerdhe fjalësh që në shqipe fillojnë me “h” dhe jo me “o”) është njësoj sikur të dalë përpara publikut në koncert live e të ulërijë në mikrofon, duke pranuar me gojën e vet se është një idiot i vërtetë. Përkufizimi i saktë do të ishte: Termi “omologjet” i përket një kategorie të caktuar fjalësh, që fillojnë me parashtesën “homo”, me origjinë nga greqishtja e vjetër, të cilat kanë depërtuar në gjuhën shqipe nga huazimi i tyre prej të ashtuquajturave gjuhë neolatine.



    Fakti që përmenda se prejardhja e këtyre fjalëve është me bazë neolatine, që do të thotë se këto fjalë kanë depërtuar në gjuhën shqipe relativisht vonë (pas dhjetëvjeçarit të dytë të shek. 20-të) është shumë domethënës, por edhe mjaft i çuditshëm. Si ka mundësi që shqipja të huazojë fjalë me prejardhje nga greqishtja nga popuj larg Ballkanit, në një kohë që kontaktet mes shqipes dhe greqishtes janë më të hershme edhe se vetë ekzistenca e këtyre popujve neolatinë, për pasojë, edhe më të hershme se gjuhët tyre? Pikërisht ky është momenti, që nxjerr në shesh analfabetizmin e z. Cici por edhe të disa gjuhëtarëve shqiptarë, të cilët dinë padyshim më shumë se z, Cici, por që perdja e zezë e fanatizmit të sëmurë nuk i lejon të shohin panoramën e vërtetë të këtyre kontakteve.

    Për të kuptuar më mirë paragrafin e mësipërm po thellohem disi më shumë në historikun e përhapjes së gjuhës greke në botën e njohur të atëhershme gjatë periudhës helenistike (323 para Krishtit – 31 pas Krishtit). Fillimi i kësaj periudhe lidhet me pushtimet e Aleksandrit të Madh dhe përhapjen e kulturës greke (sidomos gjuhës) në një territor që shtrihej nga Spanja deri në Indi. Gjatë këtij procesi, u konsiderua e domosdoshme që gjuha e shkruar greke të pasurohej me simbole të veçanta, në mënyrë që popujt jogrekë të shqiptonin sa më saktë gjuhën që e re që po përqafonin. Përdorimi i shenjave të caktuara për hir të drejtshqiptimit u quajt “sistem politonik”, ndërsa gjuha greke, e shndërruar në një gjuhë të përbashkët të këtyre popujve, e cila u lëvrua në një masë të madhe në Aleksandri të Egjypitit, u quajt “koine” (gr. e përbashkët).

    Sistemi politonik nuk ishte thjesht një sistem burokratik, siç mund ta quajnë disa. Pa hyrë në hollësira të shumta, ky sistem ndihmonte popujt që kishin përqafuar kulturën helene të shqiptonin e të lexonin me korrektësi gjuhën greke. Grekët e Greqisë nuk kishin nevojë për këtë sistem, sepse ishte gjuha e tyre, prandaj edhe shkruanin vetëm me shkronja të mëdha e pa asnjë simbol tjetër tonik, ashtu si edhe hebrenjtë, të cilët shkruanin vetëm bashkëtingëlloret, por zanoret i vendosin vetë me mendje, sepse ishte gjuha e tyre. Në këtë sistem politonik përfshiheshin edhe tinguj, për të cilat alfabeti grek nuk kishte shkronjë të veçantë. Një nga këta ishte tingulli (fonema) “h”, që vendosej në një numër të madh fjalësh që fillonin me zanore. Në sistemin politonik, ky tingull përfaqësohej me të ashtuquajturën “daseia”, e cila vendosej në pjesën e sipërme të zanores (kur ishte e madhe) dhe mbi të (kur ishte e vogël). Eshtë në formë gjysmërrethi, me konveksitet në anën e majtë. E kundërta e kësaj shenje (psili) tregon se fjala që fillon me zanore nuk shqiptohet me “h”.

    Fjala “omologjet”, e cila në greqishten e vjetër rrjedh nga folja “ὁμολογέω”, shqiptohej “homolojeoo”, pra me “h” përpara. Në këtë fazë të zhvillimit të fonetikës së greqishtes ndodhi edhe takimi i saj me latinishten, gjuhën e Perëndimit, e cila, nga ana e saj, ndikoi në të gjitha sistemet fonetike të gjuhëve evropiane, fillimisht tek ato neolatine. Duke huazuar një numër mjaft të madh fjalësh nga greqishtja, latinishtja përcolli këto fjalë tek këto gjuhë, të shqiptuara sipas sistemit fonetik të periudhës së kontakteve të para midis asaj dhe greqishtes.

    Ndërkohë, me kalimin e shekujve, greqishtja kaloi në faza të ndryshme evolutive, gjatë të cilave humbi edhe një pjesë të sistemit të saj fonetik, ndër të tjera, edhe tingullin që prodhonte “daseia”, d.m.th. tingullin “h”. Për pasojë, fjala që dikur shqiptohej “homolojeoo”, tani shqiptohej “omolojeo” ose “omologho”. Në të njëjtën periudhë, u shkëputën kontaktet gjuhësore mes latinishtes dhe greqishtes, prandaj dhe ndryshimet në sistemin fonetik të kësaj të fundit nuk ranë në sy në botën perëndimore. Kjo nuk do të thotë se nuk ranë në sy në zonat e Shqipërisë së sotme, banorët e të cilës ndiqnin hap pas hapi këtë sistem për shkak të jetës së përbashkët në një shtet të përbashkët (siç ishte Perandoria Bizantine). Ata nuk ndiqnin aspak sistemin e transliterimit të fonemave dhe diftongjeve të greqishtes së vjetër në gjuhët perëndimore, por transliterimin e sistemit fonetik të greqishtes bashkëkohore në fjalët e huazuara prej asaj greqishteje në gjuhën e tyre.

    Siç e përmenda më lart, pas vitit 1920, në Shqipëri u vu re një vërshim i dhunshëm i gjuhëve latine, kryesisht i italishtes dhe më pak i frëngjishtes, në gjuhën shqipe. Në bibliotekën time të pasur, të trashëguar nga të parët e mi, kam pasur një libër që titullohej “Ura e rënkimeve” (Nuk duhet ngatërruar me “Ura e psherëtimave”, se ai është libër tjetër), të cilin nuk mund ta lexoje nëse nuk dije mirë një gjuhë neolatine. Kaq e madhe ishte mania e kohës për t’u “oksidentalizuar”, saqë ajo lloj shqipeje vetëm me shqipen nuk ngjante. Besoj se pre e kësaj tendence ra edhe Fan Noli, por gjithsesi duke ruajtur ekuilibrat e duhur. Madje dua të theksoj se, duke qenë një studiues i mirëfilltë i Fan Nolit (jo jallanxhi si z. Cici), kam vënë re se ai ruajti tek shqipja e tij sintaksën e greqishtes së vjetër dhe mekanizmin fjalëformues të saj, por futi ndikimin e gjuhëve neolatine në morfologjinë e saj, kryesisht në mbaresat e emrave të huazuar nga greqishtja e re.

    Le të bëjmë tani lidhjen midis formës “omologjet”, që përdor Kisha jonë, me formën “homologjet”, që na sugjeron ky analfabet klasik. I pari është në përputhje të plotë me traditën tonë ortodokse. Propozimi i tij është një term, që adopton metoda transliterimi që nuk kanë lidhje me shqipen. Po ashtu, kjo fjalë nuk është fare në fjalorin e gjuhës shqipe. Bëhet fjalë për një term teknik, që lidhet me besimin ortodoks dhe me asgjë tjetër. Të gjitha fetë kanë fjalorin e tyre të veçantë. P.sh. tek katolikët, fjala “peshkop” është “ipeshkv”, tek ne “episkop”. E njëjta gjë ndodh edhe me emrat e përveçëm, madje edhe brenda traditës ortodokse. P.sh. kemi tre variante për të njëjtin emër: Pjetri, Petri, Petroja. Asnjë nga këto nuk mund të hidhet poshtë, sepse kjo është pjesë e traditës së një grupi popullsie të veçantë. Këto nuk mund të quhen shkelje gjuhësore, por ruajtje identiteti. Nga ana tjetër, shqipja nuk ka rregulla transliterimi të përcaktuara qartë, por përzgjedhje shqiptimi sipas traditës së trashëguar. P.sh: diftongu “ευ” në greqisht, në gjuhët e tjera transilterohet në “eu”, por edhe në shqip, p.sh. në fjalët “eufoni”, “eufori”, “eunuk”, “eutanazi” etj. Për çudi, nuk ndodh e njëjta gjë në fjalën “Evropë”, e cila, ndryshe nga sa e shqiptojnë dhe e shkruajnë mjaft shqiptarë, nuk shkruhet dhe nuk shqiptohet “Europë”. Kjo për faktin se, gjuha zyrtare, mori parasysh përmasat e vërteta të përdorimit të kësaj trajte fonetike dhe jo rregulla transliterimi të ngurta.

    Ka edhe raste të tjera, kur ky analfabet, duke u hequr si “kompetent”, ironizon p.sh. me përdorimin e fjalës “orthodhoks”, duke na mbushur mendjen se trajta e vërtetë është “ortodoks”. Nga ky injorant prisnim të mësonim këtë. P.sh., përdorimi i termit tradicional (Orthodhoks) në emërtimin zyrtar të Kishës sonë është jo vetëm i drejtë, por edhe i detyrueshëm, sepse vjen nga thellësia e historisë. E njëjta gjë p.sh. ndodh me gjuhën greke, e cila është mjaft e pasur e me rregulla të forta. Në këtë gjuhë, “Kombet e Bashkuara” quhen “Ηνωμένα Έθνη”, në një kohë që, në gjuhën e sotme duhej të quheshin “Ενωμένα Έθνη”, apo edhe “Shtetet e Bashkuara” quhen “Ηνωμένες Πολιτείες”. Në lidhje me emrin “Gavriil”, edhe pse unë personalisht e kam përdorur “Gabriel”, po i them se në të gjitha rastet në të kaluarën tradicionale kishtare (jo politike), është përdorur Gavriil, kurse në popull Gavril. Në formën e parë e ka edhe përkthimi i Grigor Gjirokastritit, i cili nuk u mor me tertipe gjuhësore, por hodhi në letër gjuhën e vërtetë të popullit ortodoks.

    Shpresoj se koha që shpenzova për të shkruar këto gjëra, të kenë ndihmuar sadopak ortodoksët e vërtetë, ata që nderojnë besimin e të parëve e gjuhën që kemi trashëguar. Ky është edhe qëllimi i vërtetë i këtij shkrimi dhe jo ndriçimi i injorantëve si puna e z. Cici, i cili kur pa për herë të parë në jetën e tij alfabet, kujtoi se kishte zbuluar Amerikën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 04-04-2019 më 13:15

  16. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Shkrimi i mësipërm nuk ishte në planet e mia, sepse, siç kisha thënë në atë para tij, kisha ndërmend të vazhdoja me lojërat amorale të z. Cici me bamirësin e tij, që quhet Leonidha Papa, djalin e priftit të Sarandës, njëkohësisht edhe shokun e ngushtë të vëllait dhe bashkëpunëtorit të vet, Artem Cicit, sot kryetar i organizatës së minoritetit grek OMONIA. Por ja që, ky mashtrues ordiner, në përpjekjet e tij për të dalë nga tema e për të devijuar rrjedhën logjike të këtyre shkrimeve, hedh herë pas here ndonjë bombë tymuese, me shpresën se mund t’i shmanget së vërtetës, jo vetëm për vete, por edhe për llogari të vëllait të vet.

    Personalisht, nuk kam as problemin më të vogël për të përballuar takticizma të tilla foshnjarake. Përkundrazi, i trajtoj si zbavitje të këndshme, njëkohësisht edhe si shanse spontane të mirëpritura, të cilat më krijojnë mundësinë të zgjerohem edhe në aspekte të tjera, po aq të dobishme për diskreditimin e plotë të këtij njeriu së sytë e atyre që nuk e dinë se kush është. Gjithsesi, vendimi për t’i shkuar kësaj çështjeje deri në fund është i pakthyeshëm, prandaj dhe nuk do të ndalem derisa këtë vjetërsirë të ndryshkur, të mbetur nga epoka e Kooperativës së Bashkuar të Nivicë – Bubarit, ta dekonstruktoj plotësisht, ta çmontoj pjesë – pjesë e ta disponoj në tregun e arixhinjve, aty ku mund të shitet me kile, për disa qindarka të qelbura.

    Duke u rikthyer në temë, kujtoj shkrimin e parë të z. Cici në SHBA, në gazetën “Illyria”, me titull “Përse ndalohet gjuha shqipe në kishën ortodokse të Sarandës?” (qershor 2001), me pseudonimin “Sokrat Dhima”. Sa për sqarim, siç do ta shohim edhe në postimet e mëpasshme, emrin vërtetë të autorit të këtij shkrimi e ka zbuluar i ndjeri Sejfi Protopapa në shtypin shqiptar. Këtë fakt z. Cici nuk guxoi ta mohonte kurrë, sepse provat e paraqitura ishin të pakundërshtueshme, ashtu si po aq i pakundërshtueshëm ishte edhe morali i të ndjerit në opinionin shqiptar.

    Siç përmendëm me hollësi, titulli i shkrimit të tij në gazetën “Illyria” (“Përse ndalohet gjuha shqipe në kishën ortodokse të Sarandës?”) nuk ka asnjë lidhje me mënyrën se si trajton ky njeri shkaqet e këtij “problemi”. Arsyet janë lehtësisht të kuptueshme. Duke u ndodhur mes dy zjarresh, mes shqiptarësisë dhe grekësisë, mes Sejfi Protopapës nga njëra anë dhe priftit grek Christos Christakis, por edhe të shokut të vet e të vëllait, Artem Cicit nga ana tjetër, u detyrua të shkruante marrëzi pas marrëzie. Dy personat që përdornin gjuhën greke në këtë kishë, prifti i vetëm i kësaj kishe dhe psalti i saj, gjithashtu i vetëm, babë e bir, minoritarë, që nuk dinin pothuajse fare shqip, u paraqitën prej z. Cici si shqiptarë të vërtetë, sepse pikërisht me ndihmën e tyre kishte marrë atë vërtetimin e famshëm si vorioepirot, me ndihmën e të cilit shpresonte të nxirrte leje qëndrimi në shtetin grek. Po ashtu, duke përdorur pseudonim dhe jo emrin e tij të vërtetë, arrinte t’i shmangej një konflikti të mundshëm me bamirësin tjetër të tij, priftin grek Christos Christakis, të cilin e kishte edhe atë shpirtëror (apo jo, mo Miri?), për shkak të përmbajtjes antigreke të këtij shkrimi në një gazetë amerikane, e cila do t’i binte patjetër në sy këtij të fundit.

    Si njeri që nuk di ç’është shoku, miku, bamirësi, nderi e besa, pas pak kohësh, publikoi në Forumin Shqiptar një letër falënderimi, që pikërisht Leonidha Papa, “atëbotë” Kryetar i Bashkimit të të Rinjve të Minoritetit Kombëtar Grek, i dërgoi Kryepiskopit Anastas për financimin e një ekskursioni të 48 të rinjve të këtij minoriteti në Selanik, për të marrë pjesë në Festivalin e 42-të Ndërkombëtar të Filmit. Letra ishte në gjuhën greke, por ky bukëshkalë e paraqiti edhe të përkthyer prej tij në shqip, variant të cilin e paraqes më poshtë siç e ka përkthyer ai vetë, duke sqaruar se gabimet ortografike janë të tijat dhe jo të miat.


    Letër Falënderimi

    Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, z.z.Anastasios

    Fortumturia Juaj!

    Ju falënderojmë nxehtësisht që edhe një here na treguat dashurinë tuaj atërore. Ne e ndjejmë këtë dashuri qysh atëherë kur erdhët pranë nesh!

    Duam t’ju sigurojmë se nuk e harxhuam ‘në plangprishje’ dashurinë tuaj. Ekskursioni dy-dytor në Selanik, i cili u bë i mundur vetëm me shpenzimet tuaja, nuk kishte vetëm karakter argëtues. Vizitat tona në monumentet ortodokse si dhe të tjera të qytetit, si dhe Festivali ndërkombëtar i 42-të i filmit, tek i cili ishim të ftuar, u bënë shkas për diskutime dhe preokupime të dobishme.

    48 të rinjtë e dërgatës dhe gjithë anëtarët e Bashkimit të të Rinjve të Minoritetit Kombëtar Grek ju urojnë shëndet dhe fuqi në punën tuaj hyjdashëse.
    Së fundi ju kërkojmë me shprestari uratën tuaj!


    Në emër të të gjithëve,
    Kryetari, Leonidhas Papas



    Për të qenë të sinqertë, kjo letër nuk kishte asgjë të qortueshme, edhe pse z. Cici, me një këlysh të tij, e prezantuan si provë kundër Kryepiskopit Anastas për gjoja inkurajim të tij të një lloj irredentizmi të shprehur nga rinia “vorioepirote”. Siç mund ta shohë kushdo, në këtë letër nuk ka as aludimin më të vogël për diçka të tillë. Madje, këta të rinj shkuan në këtë festival sepse njëri prej filmave që do të prezantoheshin ishte i një regjisoreje greke, me emrin Maria Mavriku, e cila është edhe autore e të gjithë dokumentarëve që kanë dalë deri sot për Kishën tonë e Kryepiskopin Anastas. Në komentet e z. Cici dhe të një bashkëpunëtori të tij në Kanada, me pseudonimin “Sfurku”, nuk u përmend kurrë fakti se Kryetari i Bashkimit të të Rinjve të Minoritetit Kombëtar Grek, Leonidha Papa, ishte i njëjti person me Leonidhën e shkrimit të tij në gazetën “Illyria”, shokun e vet dhe të vëllait të vet, Artemit, me ndihmën e të cilit mori vërtetimin si voriepirot, me origjinë e gjak të pastër grek. Edhe pse u pyetën me ngulm për këtë gjë, ata preferuan më mirë të shporreshin nga Forumi Shqiptar, se sa të pohonin se sa të pohonin se Leonidha, psalti i kishës së Sarandës, ishte i njëjti person me Leonidhën si Kryetar i Bashkimit të të Rinjve të Minoritetit Kombëtar Grek. Kjo është fytyra e vërtetë e z. Fatmir Fotaq Foti Cici!

    Një nga synimet e publikimit të kësaj letre nuk ishte vetëm përmbajtja e saj (e cila theksojmë edhe një herë se nuk kishte asgjë të qortueshme), por edhe fakti se ishte rrëmbyer nga zyra e Kryepiskopit për t'u kopjuar e për t'iu dërguar më pas z. Cici, i cili donte të thoshte se kishte informatorë gjithandej. Indiferentizmi me të cilin u trajtua fakti i rrëmbimit të kësaj letre nga ana e administratës kishtare, pavarësisht se përmbajtja e saj nuk shkaktoi kurrfarë reagimi as në qarqet më idiote antiortodokse në Shqipëri, pikërisht sepse nuk përmbante asgjë të qortueshme, ishte gjithsesi i pajustifikueshëm, përderisa dihej (siç dihet edhe sot) se kush ishte personi që e informonte (dhe vazhdon ta informojë edhe sot, edhe pse nuk është punonjës i Kishës). Megjithatë, vetë koha e ndau shapin nga sheqeri, ashtu siç ka bërë edhe në të shkuarën, ashtu siç do të bëjë edhe në të ardhmen.

    Taktika e bukëshkalit Fatmir Fotaq Foti Cici për të luftuar Leonidhën ishte një taktikë prej miu gjirizesh. Nuk e luftoi kurrë ballë për ballë, sepse e dinte se i pari që do të kishte pasoja, do të ishte vëllai i vet, Artem Cici, i cili kishte filluar t'i kthente shpinën shqiptarësisë për t'u orientuar përfundimisht drejt grekësisë. E luftonte me mënyrën që ai vetë njihte më mirë: me ngulje të thikës pas shpine, siç bënte me të gjithë, kryesisht me ata që e kishin ndihmuar dhe e kishin mbajtur me bukë.



    Në një nga postimet e tij në forum (https://www.forumishqiptar.com/threa...nullatos/page3), me pseudonimin Honezmi (“Onhezmi” është emri i saktë, d.m.th. emri i vjetër i Sarandës), ku përpiqet të ndërrojë stilin e të shkruarit, duke u treguar më pak i kujdesshëm në shkeljen e tastierës, por që në fakt nuk ekziston as dyshimi më i vogël se është ai vetë, shkruan për Leonidhën e familjen e tij:

    Prifti i Sarandes eshte karjoceri Papa Kristo...psallti i kishes eshte djali i Papa Kristos ,Leonidha....pastruesja e kishes eshte gruaja e Papa Kristos ...roja i kishes eshte dhendri.....etj...etj

    Nuk besoj se psikiatria moderne mund të gjejë shembull më tipik çrregullimi bipolar, apo depresioni maniak, siç quhet ndryshe. Nëse e shohim në këtë prizëm, ndoshta ekzistenca psikotrupore e z. Cici mund të shërbejë si mo(n)stër laboratorike për të nxjerrë përfundime të vyera shkencore në dobi të brezave të ardhshëm. Unë jam tepër optimist për një perspektivë të tillë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 06-04-2019 më 11:01

  17. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    _______________________________RED ALERT!


    Siç bëhet e ditur nga miliona fansa të z. Fatmir Fotaq Foti Cici, orët e fundit është zhdukur, në mënyrë misterioze, një shkrim i publikuar në adresën e tij të faceboook-ut. Shkrimi, përpara se të humbiste pa lënë asnjë gjurmë, kishte këtë link: https://www.facebook.com/bibliotekao...514?__tn__=K-R.

    Ky fakt ka shkaktuar debate të shumta në lidhje me shkaqet e vërteta të zhdukjes së këtij shkrimi. Disa mendojnë se ka pasur ndërhyrje të agjentëve specialë të Departamentit të Sigurimit të Shtetit të Koresë së Veriut, me urdhër të posaçëm të shokut Kim Jong-un, në bashkëpunim me Gardën Bolivariane Kombëtare të Venezuelës. Disa të tjerë mendojnë se është vepër e CIA-s amerikane dhe e MOSSAD-it të Izraelit. Duhet thënë se, pjesa më e madhe e tyre, janë të sigurt se aksioni është kryer nga forca speciale jashtëtokësore, me prejardhje nga galaktika më e largët e universit, me emrin e koduar Galaktika GN-z11.

    Edhe pse hamendjet e shprehura ndryshojnë nga njëra - tjetra, të gjithë janë në një mendje kur shprehin bindjen e tyre të plotë se për zhdukjen e këtij shkrimi përjashtohen shërbimet sekrete të vendeve kryesore islamike, si p.sh. Irani, Arabia Saudite, por edhe organizata terroriste islamike si Al-Qaeda, Al-Shabaab, Boko Haram etj. Përjashtohen, pa dyshimin më të vogël, edhe Shërbimet Sekrete Turke (MIT).

    I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta z. Cici! Jemi në pritje të shkrimeve të tjera të këtij lloji.


    Emri:  facebook-korytsa.jpg

Shikime: 399

Madhësia:  14.8 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 07-04-2019 më 07:11

  18. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    _____________________________RED ALERT Nr. 2

    Kësaj here, situata duket edhe më serioze për shkrimet e z. Cici në faqen e tij të facebook-ut. Përveç zhdukjes së një shkrimi me vlera monumentale të këtij publicisti të madh, gjuhëtari të shquar, teologu erudit e mendimtari të rrallë nga Nivicë - Bubari, linkun e të cilit e kemi postuar në shkrimin e mëparshëm, lajmi i sotëm është edhe më tronditës. Siç na njoftojnë dy personalitete të stafit të tij shkencor (me emrat Shukrie dhe Drane), nga shkrimet e tij është zhdukur emri i papa Lefterit nga Greqia. Sipas këtij njoftimi, theksohet gjithashtu se z. Cici duket se ka gjetur më në fund përgjegjësin e kësaj zallahie të shkaktuar në shkrimet e tij, madje edhe në atë që sot e ka vënë në krye të listës (pinned).

    Hamendjet e djeshme, për një ndërhyrje të mundshme të jashtëtokësorëve në faqen e tij të facebook-ut konsiderohen tashmë si të pabaza. Të pabaza janë edhe hipotezat për implikim të udhëheqësit të Koresë së Jugut Kim Jong-un, si dhe të atyre të tjerëve, që deri dje konsideroheshin si të dyshuar.

    Kësaj here, gjithmonë sipas deklaratës për shtyp të Shukries dhe Dranes, fajtori kryesor është një prift grek, me pseudonimin "Tani", emri i vërtetë i të cilit nuk dihet me saktësi, sepse e ndërron herë pas here, në mënyrë që aktiviteti i tij misterioz të mbetet i fshehtë e të mos bjerë në sy.

    O Miri! E mban mend atë historinë e qenit të rrahur, që të rrëfeva para pak ditësh? I ngjan shumë në shumë gjëra, edhe pse me një ndryshim jo të vogël. Ai qen, edhe pse i lig si puna jote, edhe pse hiqej zvarrë si puna jote, edhe pse hakërrehej si zotrote, ngordhi me dinjitet, pa u trembur kurrë. Në këtë pikë nuk i ngjave, ose më saktë, ai nuk të ngjau ty. Kuptove?

    Pas pak ditësh do kesh edhe lajme të reja, shumë më të këndshme. Gjithsesi, unë personalisht ta di për nder që na jep mundësinë të gajasemi me bëmat e tua. Na ke shtuar jetën. Të siguroj se kjo do të të numërohet si rrethanë lehtësuese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 08-04-2019 më 05:42

  19. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    _____________________________RED ALERT Nr. 3


    Bëhet e ditur se sot, Akademia e Studimeve Albanologjike, ka urdhëruar me shkresë urgjente Institutin e Gjuhësisë dhe Letërisisë, të ndërhyjë menjëherë, me çdo mjet e në çfarëdo rrethane, për të korrigjuar një gabim gjuhësor shekullor të kombit shqiptar, i cili, për shkak të padijes së tij, shqipton dhe shkruan shkurtimin e emrit "Nikolla" në trajtën e gabuar "Kola". Zbulimi i këtij gabimi trashanik u zbulua nga gjuhëtari i famshëm e i mirënjohur i ditëve tona, z. Fatmir Fotaq Foti Cici nga Nivicë Bubari i rrethit të Sarandës, i Prefekturës së Vlorës, i Shtetit të Shqipërisë, i Gadishullit Ballkanik, i Kontinentit Evropian, i planetit Tokë, i Galaktikës së Kashtës së Kumtrit. Sipas këtij shkencëtari të madh, gabimi është bërë nga të krishterët e parë të Shqipërisë, që përdorën këtë trajtë të cunguar të emrit "Nikolla", d.m.th. rreth dymijë vite më parë. Sipas këtij zbulimi, emri "Kola" (duke përfshirë edhe rastet kur përdoret si mbiemër), do të shkruhet dhe do të shqiptohet në vazhdim "Kolja".

    Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë është i detyruar të ndërhyjë menjëherë në fjalorët e gjuhës shqipe, që përmbajnë këtë fjalë, në të gjitha tekstet shkollore, botimet historike, etj. Po ashtu, kjo Akademi kërkon nga organet kompetente të Ministrisë së Punëve të Brendshme të ndërhyjnë menjëherë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile për të zëvendësuar me trajtën e saktë të dhënat e shtetasve, që kanë si emër ose si mbiemër trajtën e gabuar "Kola". Në të njëjtën kohë, të gjitha dokumentet e tjera identifikuese, si karta identiteti ose pasaporta, që mbajnë këtë emër, ose mbiemër, konsiderohen që nga ky moment të pavlefshme.

    Më poshtë jepet lakimi i saktë i këtij emri në numrin njëjës, në trajtën e pashquar e të shquar. Numri shumës nuk dihet akoma, sepse gjuhëtari Fatmir Fotaq Foti Cici është ende në studim e sipër. Rezultatet për numrin shumës priten të njoftohen në konferencë të veçantë për shtyp në fillim të verës. Kjo kohë do të varet më shumë nga lloji i rakisë që do të ketë përpara z. Cici. Nëse rakia do të jetë e rrushit, brenda verës. Nëse do të jetë e dëllinjës, në fund të dimrit tjetër.



    Numri njëjës, trajta e pashquar

    Emërore: (një) Kolje
    Gjinore: i, e (një) Koljeje
    Dhanore: (një) Koljeje
    Kallëzore: (një) Kolje
    Rrjedhore: prej (një) Koljeje

    Numri njëjës, trajta e shquar

    Emërore: Kolja
    Gjinore: i, e Koljes
    Dhanore: Koljes
    Kallëzore: Koljen
    Rrjedhore: prej Koljes

    Kjo trajtë gramatikore hyn në fuqi menjëherë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 08-04-2019 më 10:42

  20. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Z. Cici, a mund të na tregoni emrin që keni në pasaportën tuaj kanadeze?

    A mund t'u tregoni shqiptarëve se ku shërbeni si prift?

    A mund të na thoni se ku shkuat dy herë në Greqi me pasaportën kanadeze dhe me kë u takuat aty?

    A mund të na tregoni emrin që keni në diplomën e teologjisë në Athinë?

    A mund të na thoni nëse keni qenë i dënuar me pesë muaj burg për akte kriminale ordinere?
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 09-04-2019 më 07:57

  21. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    _____________________________Demonizimi i z. Fatmir Fotaq Foti Cici

    Eshtë e çuditshme (në dukje) se si z. Fatmir Fotaq Foto Cici, sa herë që sheh fotografinë e Kryepiskopit tonë Anastas, dëgjon zërin e tij, lexon fjalët e tij, ose vihet në dijeni për fjalë të mira që thuhen për të, demonizohet me kuptimin e plotë të fjalës e jo figurativ. E njëjta gjë ndodhi edhe kur u ndesh me një postim në facebook që kanë hapur ortodoksët e Shqipërisë (Albanian Orthodox People-Shqiptarë Ortodoksë), i cili kishte këtë përmbajtje:

    KËTO DITË TË SHENJTA, KUR MENDJA, ZEMRA DHE SHPIRTI YNË PËRULEN ME NDERIM PËRPARA KRYQIT TË ZOTIT TONË JISU KRISHT, LE TË FALËNDEROJMË NË MËNYRË TË VEÇANTË NJERIUN QË, PËRGJATË GJITHË KËTYRE VITEVE, MBAJTI BARRËN MË TË RËNDË TË VEPRËS SË RINGRITJES SË KISHËS SONË ORTHODHOKSE.

    Ky postim, të cilin mund ta shikoni këtu: (https://www.facebook.com/21354766401...97570/?__xts__[0]=68.ARAK_VtMGLpscU7tvn7OW7F9AqNOVsTpLl_e1EwyVqHDTJ sSADkqNKPd-6zIDjxOZmrl3vHfGM-gZdeMD6aAz80rC50oBpUKwYdnp3QX8j3dJpzPHAGT01sInNdRx JjRMmbTeqgFjjdaKCxCBJpwIh3DEo1--wa_d-9420HAJQAdD3JbwCDfYEYQ_XwUajAp3q3WnlJYycrwzRQDIk19 M6waMgWPFSlJB95FIhk-Rfg1SfoW5U6KKzE60svYfirUV8Q2VsG5E7BWG8IHjSFt9O5XgL 8VXPCoH6NvPZ1geJmEukO4adBOxcuhtIsiz2qLfXARXY2tlv1u R4GB4G3dF39Qn0WfUboJtx-cWuOUKakI6HZeP-jv1hbimBgr&__tn__=-R), shoqërohet edhe me disa fotografi në GIF File.

    Sipas z. Cici, ky postim tregon se ne, ortodoksët e Shqipërisë, po eklipsojmë Krishtin për të ngritur kultin e Kryepsikopit Anastas.

    Qëllimi që po shkruaj në këto momente, nuk është t'i përgjigjem teologjikisht këtij analfabeti me patentë, që është ngjitur pas Kryepiskopit tonë si çamçakëzi pas këpucës. Këtë do ta bëja po të kisha përpara një teolog, ose edhe një besimtar të thjeshtë, siç jemi të gjithë, por që kemi dije të mjaftueshme për besimin tonë dhe për ta mbrojtur atë. Z. Cici nuk ka asnjë lidhje me teologjinë. Diploma e tij është e pavlefshme nga të gjitha pikëpamjet. Mbi të gjitha, siç e kam vërtetuar mjaft herë deri tani, diploma që zotëron është marrë në rrugë të paligjshme dhe nuk ka asnjë lidhje me dijet që presupozohet se duhet të ketë mbajtësi i saj. Pra, z. Cici jo vetëm që nuk ka lidhje me teologjinë, por nuk ka as nderin të konsiderohet si pjesë e flakur tej prej organizmit të saj. Eshtë edhe kjo një arsye, që nuk po i përgjigjem thelbit të postimit të tij, por kryesisht për arsyen që vijon.

    Siç e kam theksuar edhe disa postime më lart (postimi #34, paragr. 1), ky supermashtrues hedh herë pas here ndonjë bombë tymuese, me shpresën se mund t’i shmanget së vërtetës, jo vetëm për vete, por edhe për llogari të vëllait të vet. Kësaj here, përveç të vëllait, dua të përmend edhe një person tjetër të rrethit të tij të ngushtë familjar (e kam përmendur shkarazi në një nga postimet e mëparshme), i cili nuk mban të njëjtin mbiemër me të, por e theksoj, ndodhet në rrethin e tij të ngushtë familjar. Eshtë personi që e ka ndihmuar z. Fatmir Fotaq Foti Cici të marrë dënimin më të lehtë të mundshëm në vitin 1988, kur u përpoq të eliminonte fizikisht një bashkëfshatarin e vet, i ndihmuar edhe nga një pjesëtar tjetër i familjes (nuk po e zgjas më), i cili shpëtoi paq. Personi për të cilin aludoj, është një ish oficer i Ushtrisë së Enver Hoxhës, i cili u mor prej radhëve të saj për të shërbyer në vazhdim në sektorin e propagandës. Me hapjen e kufijve, "emigroi" në Greqi, prej nga ku, edhe pse në moshë të madhe, u zbulua si poet me talent të madh e publicist mendjehollë. Nuk ekziston as dyshimi më i vogël se ky njeri ka gisht në shkrimet fyese të z. Cici kundër Kryepiskopit Anastas, kundër Kishës sonë, kundër Patrikanës Ekumenike, kundër popullit shqiptar e grek, etj. Ky person jeton aktualisht në Athinë.

    Në disa shkrime e e-mail-e të vjetra të z. Cici (gjatë emigrimit të tij të parë në Kanada), është folur prej tij për trekëndëshin Tiranë - Athinë - Vankuver, duke dashur të thoshte se personat që suportonin aktivitetin e tij kundër ortodoksisë shqiptare ndodheshin në këto tre pika. Eshtë ndër të paktat raste kur ky mashtrues, duke dashur t'i japë rëndësi vetes, i ka shpëtuar nga goja e vërteta. Siç e kam përmendur edhe më parë në këto shkrime, siç është thënë dhe stërthënë edhe shtypin shqiptar të atyre viteve, në Athinë ishin mbledhur gjithë "sigurimsat" e Enver Hoxhës, të cilët vazhdojnë të jetojnë e të punojnë ende aty, me detyrë kryesore mbajtjen e pushtetit në Shqipëri dhe luftimin e Kishës Orthodhokse. Krijimi prej vëllezërve Cicaj i Lidhjes së Shqiptarëve të Krishterë Ortodoksë në Greqi "Shën Asti" ishte pjesë e kësaj veprimtarie të spiunëve të Sigurimit të Shtetit në Greqi (e kam fjalën për Cicajt dhe jo anëtarët e Lidhjes (Zgjidhjes), të cilët nuk ishin të informuar për qëllimet e vërteta të saj).

    Trekëndëshi për të cilin ka folur dikur z. Cic, në fakt nuk është trekëndësh, por katërkëndësh, sepse pikat e referimit nuk janë tre, por katër. Gjoja si pa dashje, z. Fatmir Fotaq Foti Cici ka harruar të përmendë Selanikun, ku atje vepron vëllai i vet prej shumë vitesh, sigurisht për të mos e dekonspiruar. Nga ana tjetër, harron se ky vetë ka publikuar kaq shumë material në ato vite për ndihmën morale dhe materiale që i vëllai, Artemi, i ka dhënë ato vite (dhe vazhdon t'i japë edhe sot).

    Loja e dy vëllezërve kundër Kishës sonë është kombinuar dhe kamufluar me shumë dinakëri prej tyre. P.sh. kur i është thënë atë Artemit (po e përmend si "atë" vetëm për hir të rasos kanonike që ka hedhur mbi shpinë) për sulmet që po na bën vëllai i vet, përgjigjja e tij ka qenë e prerë: Nuk kam asnjë kontakt me të! Sigurisht që nuk mund të besonim një gjë të tillë, sepse disa gjëra i dimë mjaft mirë, madje më mirë nga ç' mund të mendojnë vëllezërit Cici. Prova që vërteton gënjeshtrën e atë Artemit është shumë e thjeshtë. Eshtë ai vetë që "detyroi" vëllanë e vet të hiqte nga postimet e tij në faqen e facebook-ut emrin e priftit grek patir Eleftherios.

    Duke përfunduar, e kam të pamundur të mos përsëris frazën, që më del nga zemra sa herë që flas për këta dy vëllezër:

    _________________________________CICAJ! PAÇI FAQEN E ZEZË!
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 09-04-2019 më 08:20

  22. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    _____AKUZË z. FATMIR FOTAQ FOTI CICI PER SAKRILEGJ ME IKONAT E SHENJTA

    Për fat të keq, këto kohët e fundit po vërejmë me trishtim e indinjatë të thellë se z. Cici, në faqen e tij të facebook-ut, publikon ikona të shenjta të Zotit tonë dhe të shenjtorëve të Kishës së Krishterë, të cilat janë marrë nga faqet e internetit, si alamy.com, depositfiles.com etj., të cilat shesin online skedarë fotografish të gatshme për përdorime të ndryshme prej të interesuarve.

    Formati që këto faqe interneti vënë në dispozicion të të interesuarve është i tipit demo, d.m.th. jo me rezolucion maksimal, por mbi të gjitha, me deformime të pamjes dhe filigranë dixhitalë (digital watermark), për të mos lejuar që produkti i tyre të përdoret në mënyrë të paligjshme, d.m.th. pa pagesë.

    Marrja e këtij produkti me cilësi të plota, ka vetëm një rrugë: pagesa, e cila është simbolike. Rruga tjetër është marrja e tyre në formatin demo, d.m.th. pa pagesë, dhe përpunimi i deformimit të tij me programe si photoshop, gimp, etj. Kjo e dyta nuk nuk ia vlen barra qiranë, sepse duhet kaq shumë punë, saqë nuk ka arsye përse të mos paguash disa qindarka për të bërë një punë të saktë.

    Rruga e tretë është rruga që ka zgjedhur z. Cici, d.m.th. e publikimit të këtij produkti në formatin demo, pa asnjë ndërhyrje, duke prishur jo vetëm imazhin e ikonës, por edhe duke fyer shenjtërinë e saj. Më e keqja është se, mbi këto ikona, figuron edhe emri i biznesit që i disponon, duke krijuar përshtypjen se z. Cici kërkon të reklamojë mallrat e tyre njësoj si tregtarët në Tempullin e Solomonit, të cilët Zoti ynë i nxori përjashta me shkelma.

    Nuk po i publikoj këtu këto fotografi, se nuk dua të bëj njëjtin sakrilegj me z. Cici, por po jap linkun e dy prej tyre, duke i kërkuar që t'i heqë menjëherë nga këto postime, por edhe të kontrollojë postimet e tjera të këtij lloji, se mjaft ka skandalizuar deri tani jo vetëm besimtarët ortodoksë, por edhe shumë prej feve të tjera.

    https://www.facebook.com/bibliotekao...type=3&theater
    https://www.facebook.com/bibliotekao...type=3&theater

    Besoj se z. Cici do të reflektojë menjëherë dhe do të korrigjojë këto veprime të tij, të cilat fyejnë rëndë jo vetëm shqiptarët ortodoksë, por të gjithë të krishterët anembanë botës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 10-04-2019 më 10:21

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •