Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 96 prej 96
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Shpirtligësia, smira dhe kokëtrashësia – kombinacioni që hap dyert e ferrit

    Përpara se të vazhdoj me ato që kam ndërmend të shkruaj në postimin e sotëm për Miri Cicin, dua të theksoj edhe një herë se analfabetizmi, padituria dhe injoranca nuk janë mëkate. Nuk janë as probleme mendore. Mund të luftohen pjesërisht, ose edhe plotësisht (deri atje ku mbaron kufiri i aftësive njerëzore), por edhe në rast se nuk ekzistojnë mundësitë, nuk bëhet hataja. Gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë nuk ishin të shkolluar, por kishin një urtësi dhe mençuri popullore, që kompensonte mungesën e dijeve shkollore dhe u jepte atyre mundësinë që të përballonin me sukses sfidat e kohës. Sipas doktrinave të të gjitha feve të botës, monoteiste apo politeiste, sipas të gjitha sistemeve filozofike antropocentrike të të gjitha kohëve, premisë për këtë “urtësi popullore” mbetet pastrimi i shpirtit nga mëkatet, kryesisht nga ligësia, pika kulmore e së cilës mbetet binomi zili + smirë. Eshtë pikërisht ky i fundit, për të cilën unë akuzoj Miri Cicin, e cili është strumbullari i qenies së tij të pavlerë, ndërsa përpjekjet e tij për t’u hequr i ditur e i shkolluar, janë leckat që përpiqen ta mbulojnë atë, edhe pse pa sukses. Në postimin 62 të kësaj teme (paragrafi 2) kam shkruar pikërisht këto fjalë, të cilat përshkruajnë me saktësi dhe objektivitet absolut këtë që po them edhe tani:

    ...Kokëtrashësia nuk është zgjedhje, por identitet. Kokëtrashësia është e lindur, jo e kultivuar. Kokëtrashësia është pengesa më e madhe në rrugën e dijes, sepse nuk e lejon vullnetin e lirë të fuqizojë trurin dhe të gdhendë mendjen. Kokëtrashësia është pjesë e subkoshiencës, të cilën ndërgjegjja nuk arrin as ta lexojë, aq më tepër ta kontrollojë e ta nënshtrojë. Në këtë pikë dua të them diçka pozitive dhe ngushëlluese për Fatmir Fotaq Cicin, madje me sinqeritetin më të madh. Dëshmoj me dorën në Ungjill se ky njeri ka bërë përpjekje kolosale për të kaluar provimet, kudo ku ka qenë. Për një provim fare të thjeshtë mund të lexonte edhe pesëmbëdhjetë orë në ditë për një muaj të tërë, në kohën që shokët e tij mjaftoheshin në një studim prej pak orësh dy dytë para të njëjtit provim. Pra, unë nuk e akuzoj Fatmir Fotaq Cicin se është kokëtrashë me dashje, as se nuk ka bërë përpjekje për t’u çliruar prej saj. Përkundrazi, e mirëkuptoj dhe i shpreh solidaritetin tim për gjendjen në të cilën ndodhet. Unë e kam akuzuar dhe vazhdoj ta akuzoj vetëm për fëlliqësirat, që rrjedhin prej shpirtit të tij, për të cilat nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël për t’u çliruar. Përkundrazi, i ka përdorur si kundërpeshë, për të balancuar kokëtrashësinë e tij legjendare kundrejt të gjithë atyre, që kanë ecur në jetë me aftësitë e tyre, pa shkelur mbi kufomat e të tjerëve.

    Përpjekjet e Miri Cicit për t’u shfaqur përpara opinionit shqiptar si mendimtar i madh, si teolog i shquar dhe albanolog me famë, më kujtojnë një poezi të Andon Zako Çajupit (Bretkosa që do të trashet sa një ka), i cili e ka shkruar posaçërisht për njerëz si Miri Cici, sepse cicmicër si ky ka pasur kurdoherë në shoqërinë njerëzore, edhe pse jo me kaq bollëk sa në shoqërinë shqiptare.


    Bretkosa sa një ve,
    pa një ka sa një deve
    dhe nakari nuk' e la,
    desh të trashet sa një ka.
    Kur vu këtë gjë ndër mënd,
    vate u shtri ndë një vënd
    duke ngrën e duke pirë,
    që të fryhet sa më mirë.
    — Shihni, shihni, sa u rrita, —
    thërrit e thoshte përdita.
    — Mos u mburr' e mos u mbaj, -
    i thoshnë shoqet e saj.
    — Shihni, nukë jam sa demi?
    — Jo! — Shikoni. — Jo, të themi.
    — Pa shikoni këtë bark
    si të kaut. — Jo, je lark! —
    Bretkosa, nga marasi,
    u fry, u fry gjersa plasi.
    Shumë njerëz ndë këtë botë
    thonë se janë të zotë;
    si bretkosa mendohen
    mburren e lëvdohen.


    Le të vazhdojmë tani me aftësitë intelektuale të Miri Cicit dhe me testimin e tyre në bankëprovë (siç thonë mekanikët), d.m.th. në jetë, në praktikë, pa ekzagjerimin më të vogël. Dy postime më lart përshkrova mënyrën se si Miri Cici u përball me tre provime të caktuara në Fakultetin Teologjik të Athinës. Nuk përmenda shumë të tjera, në të cilat gishti tregues i mjaft profesorëve i tregonte portën këtij analfabeti, por edhe nuk jam në gjendje të përmend raste të tjera, për të cilat nuk kam dijeni, por që mund të jenë shumë më skandaloze se këto që unë kam përshkruar. Unë nuk kam pasur ndonjë kamerë të fshehtë që të përgjoja Miri Cicin, as kohë të tepërt që të merresha ekskluzivisht me pisllëqet e tij. Koha ime është shumë e shtrenjtë për ta shpenzuar sipas mënyrës së tij dhe unë nuk kam preferuar ta disponoj në një mënyrë tjetër, diametralisht të kundërt. Kur jam marrë me të (siç po bëj tani), e kam bërë jo për hobi, as se nuk kam punë tjetër, por për të mbrojtur Kishën dhe besimin tonë nga sharlatanë e renegatë si ky dhe nga frymëzuesit e tij.

    Bankëprova e parë për intelektin e Miri Cicit ishte Konica, atje ku kishte mbërritur nga Kampi i Refugjatëve të Kallpaqit, ku strehoheshin vetëm ata që, në hotpost-in e Filatit, deklaroheshin vorioepirotë, d.m.th. me origjinë etnike greke. Siç është thënë e stërthënë, Miri kishte takuar në Kallpaq një grup vullnetarësh të Kryqit të Kuq Grek, njëri prej të cilëve quhej Siklimiris, tregtar i njohur mobilesh në Janinë dhe anëtar i PASIVA (Shoqata Panhelenike e Vorio Epirit), të cilit i tha se sapo kishte dalë nga burgu, ku e kishin mbyllur komunistët për shkak se kishte shprehur dëshirën për të studiuar për teologji. Që të mos zgjatem, Miri kujtonte se, sapo të mbërrinte në Konicë, do të vinte një helikopter, që do ta merrte me nderime të mëdha e do ta zbriste në oborrin e Fakultetit Teologjik të Athinës, ku stafi akademik do ta priste me lule, pankarta e brohoritje. Në fakt, gjërat nuk ishin aspak ashtu, për shumë arsye. Në radhë të parë, dy fakultetet teologjike të Greqisë (Athinë dhe Selanik) nuk ishin institucione kishtare, por institucione universitare shtetërore, pa asnjë lidhje institucionale me Kishën e Greqisë. E dyta, legjislacioni i atëhershëm nuk parashikonte pranimin e studentëve me origjinë greke nga Shqipëria në universitetet greke me procedura të ndryshme nga atë të grekëve nga shtetet e tjera perëndimore, të cilat presupozonin provime mjaft të vështira pranimi, pothuajse njësoj si për grekët e Greqisë. D.m.th., që të pranohej Miri për studime teologjike duhej të jepte: 1) ese në gjuhën greke, 2) historinë e tre viteve të shkollave të mesme greke, 3) latinisht, 4) gjuhën e vjetër greke.

    Provimet e mësipërme konsideroheshin bomba edhe për studentët më të shkëlqyer të Greqisë, sepse ishin pikërisht ato që hapnin dyert për në shkollat më të kërkuara, si juridik, diplomaci etj. Përpara një perspektive të tillë, e cila për rastet konkrete ishte edhe e padrejtë, sepse grekët që vinin nga shtete të tjera perëndimore, kishin ndjekur në vendet e tyre shkolla me program shkollor të njëjtë me ato të Greqisë, e vetmja rrugë ishte përvetësimi brenda një kohe prej shtatë muajsh i këtij programi voluminoz. Një grup filologesh nga Shkolla e Mesme Shtetërore e Konicës vendosën të ofronin ndihmën e tyre për të interesuarit, ndër të cilët edhe Miri Cici. Objektivi ishte mjaft i vështirë, por jo më i vështirë se jeta në regjimin komunist. Nëse e shikoje në këtë prizëm, edhe mund të arrihej. Por edhe sikur të mos arrihej, ia vlente barra qiranë për shumë arsye.

    Kurset për përgatitjen e të interesuarve ishin mjaft intensive. Ditën e katërt, Miri Cici e humbi durimin. Duke mos qenë në gjendje të absorbonte as konceptet më elementare të atyre që thuheshin, u çua në këmbë duke bërë një deklaratë pompoze: Nuk mund të vazhdoj më! Nuk kuptoj asgjë! Nëse regjistrimi im për teologji kalon nga këto provime, jap dorëheqjen time që tani. Nëse mund të më ndihmoni të regjistrohem pa provime, më njoftoni të vij. Në Korfuz do jem.

    Dhe kështu ndodhi me të vërtetë. Miri e kishte rregulluar pjesën me një prift pensionist nga Korfuzi, i cili i pagoi biletën dhe e mbajti në shtëpinë e tij për shumë kohë (më pas ky prift e akuzoi Mirin se i kishte vjedhur rrobat e meshës). U kthye përsëri në Konicë kur u njoftua se mund të regjistrohej pa provime, por gjithsesi, “fama” e tij si intelektual i shquar ishte bërë copë e thërrime. Të gjithë e kishin kuptuar tashmë se me kë kishin të bënin e sa i vlente lëkura kësaj bretkose, që i dukej vetja i madh sa një ka.

    Ato përpjekje, përpara të cilave Miri Cici mbushi poturet nga frika dhe paaftësia, i bëri, ndër të tjerë, edhe një djalë nga një fshat i minoritetit, pranë Gjirokastrës. Donte të studionte për mjekësi. Pasi mbaronte kurset, hidhte një tavolinë në kurriz dhe shkonte në një vend të qetë, në kishëzën e Shën Varvarës, ku lexonte deri sa errej. Kishte shumë vullnet, por edhe shumë mangësi. Si përfundim, u paraqit në provime, por pa arritur t’i kalonte. Pas shumë përpjekjesh, diku në mesin e dhjetorit të vitit 1991, u bë gati të kthehej në fshat. Fati e solli që atë ditë i ndodhi diçka e jashtëzakonshme, shumë e mirë. Pak ditë më pas, në janar të vitit të ri, u pranua në Fakultetin e Mjekësisë në Janinë. Për fat të keq, vite më pas, pati një fund shumë tragjik, që pa dyshimin më të vogël, nuk e meritonte. Gjithsesi, aq sa jetoi, i rritur në një familje të shkelur me këmbë nga regjimi komunist e të vuajtur si rrallëkush, jetoi me dinjitet, duke luftuar, ndryshe nga zvarraniku Fatmir Cici.

    Në shkrimin e radhës do të bëj fjalë për mënyrën se si Miri Cici u prezantua në Konviktin “Megas Vasilios” në Athinë dhe si u largua prej andej me bisht në shalë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 16-09-2020 më 08:20

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Analfabetizmi edhe mund të luftohet, kokëtrashësia kurrë!

    Në mesin e tetorit të vitit 1991 Miri Cici mbërriti me taksi në Rrugën Kartali 7, ballë për ballë me Sheshin Mavili, i cili ndodhet përbri Ambasadës Amerikane, në një nga zonat më të mira të Athinës. Në këtë rrugë të vogël e të ngushtë, por shumë të bukur e me shumë pemë, mbi të gjitha shumë të qetë, edhe pse lidhej drejtpërdrejt me bulevardin e zhurmshëm Vasilisis Sofia (Mbretëresha Sofia) ishte konvikti “Megas Vasilios” (Vasili i Madh), ku e kishin rekomanduar të qëndronte gjatë kohës që do të studionte në Fakultetin Teologjik. Konvikti në fjalë ishte pronë e një vëllazërie ortodokse, që quhej “O SOTIR” (Shpëtimtari), vëllazëri e cila njihej në gjithë Greqinë për veprën e saj misionare. Kishte shtypshkronjë të vetëm, librari në të gjithë Greqinë dhe libra me autorë anëtarët e saj. Njëri prej tyre p.sh., ishte teologu më i madh grek i shek, XX dhe shkrimtar i një numri të pafund librash, Panagiotis Trempelas. Pas vdekjes së tij, të drejtat e autorit i mbetën kësaj vëllazërie, të cilat i sollën padyshim mjaft të ardhura. Burimi i dytë i të ardhurave ishin pasuritë personale të vetë anëtarëve, të cilat administroheshin në tërësinë e tyre si pronë e përbashkët.

    Parimi kryesor i kësaj vëllazërie ishte fuqizimi i besimit ortodoks të popullit grek nëpërmjet një përpjekjeje intensive e të vazhdueshme misionare nga njerëz mjaft të shkolluar, por edhe me një moral të kristaltë. Parimi i dytë i saj ishte qëndrimi larg ndikimit politik. Madje ishte ky parim që i detyroi anëtaret e saj të shkëputeshin nga vëllazëria e mëparshme dhe të krijonin një të re. Megjithatë, në nivel personal, ata ishin të gjithë antikomunistë dhe votonin padyshim Demokracinë e Re. Jo vetëm kjo, por edhe të gjitha vëllazëritë e tjera si kjo, në gjithë Greqinë, nuk kishin lidhje me Kishën zyrtare Greke, gjë që, gjithsesi, nuk i bënte më pak ortodoksë, megjithëse kishte zëra, që i akuzonin ata për frymë protestante. Anëtarët ishin të gjithë të pamartuar, por jo me raso, përveç të parit të tyre, i cili duhej të ishte klerik i rregullt i Kishës Orthodhokse Greke. Burrat ishin me kostum e kravatë, të qethur sipas modës së viteve ’50 të shekullit të kaluar, me një mustaqe të hollë, ndërsa gratë ishin edhe ato të veshura me kostum e me flokët të mbledhur topuz.

    Në fillimet e viteve ’90, konvikti “Megas Vasilios” ruante traditat më të mira të viteve të para të funksionimit të tij. Konviktorët që pranoheshin në të, vinin me letër rekomandimi nga njerëz që gëzonin të drejtën dhe autoritetin për të bërë një gjë të tillë. Për shkak të prejardhjes së tyre familjare, d.m.th. me prejardhje nga familje aktive ortodokse e me përkushtim ndaj të ashtuquajturit arsimim klasik, konviktorët ishin të gjithë studentë të shkëlqyer, me nivel të lartë në të gjitha drejtimet, ku më e pakta ishte njohja e gjuhëve të huaja. Një pjesë e tyre studionin për teologji, të tjerë për inxhinieri, mjekësi, fizikë, fizkulturë... Shumica ishin grekë, të tjerë nga Qiproja, Zaireja (Kongoja e sotme), Koreja e Jugut, Palestina, Egjipti, Belgjika... Tre - katër vetë të tjerë nuk ishin studentë. Ishin më të mëdhenj në moshë dhe në marrëdhënie pune. Njëri prej tyre ishte mekanik tek Përfaqësia e Toyota-s në Athinë. Në bazë të klasifikimit vjetor me bazë konkursi, ishte mekaniku i tretë më i mirë në botë, ndërsa dy vite më vonë doli i pari. Një tjetër person nga kjo kategori “konviktorësh” ishte një mësues. Më interesanti prej tyre ishte, padyshim, një nëpunës banke, i verbër plotësisht, për të cilin do të flas në vijim. Të shtunave dhe të dielave, në konvikt vinin edhe disa studentë nga Shkolla e Oficerëve dhe ajo e Aviacionit. Mund të shkonin për bukuri nëpër shtëpitë e tyre, por fuqia tërheqëse dhe joshja e Konviktit Studentor “Megas Vasilios” ishte e tillë, që vështirë se mund t’i bëje ballë, veç rasteve kur bëhet fjalë për injorantë e kokëtrashë. Theksoj se ky konvikt ishte privat, pra edhe me një pagesë mujore, e cila ishte e konsiderueshme për ata që nuk kishin para të tepërta. Nga ana tjetër, Greqia e atëhershme e bollëkut dhe e jetës plot komforte e qejfe, ofronte shumë mundësi për studentët, të cilët kishin të drejtën të merrnin dhomë personale në hotele në qendër të Athinës pa asnjë pagesë, por edhe kartë ushqimi për mensa studentore (të cilat kishin pothuajse të njëjtën cilësi me restorantet e qytetit), edhe kjo pa asnjë pagesë. E megjithatë, konviktorët e Vasilit të Madh preferonin më mirë të paguanin, sesa të humbnin atë që ky konvikt ofronte me aq bujari, e që nuk kishte të paguar.

    Vërtet, cila ishte e veçanta e këtij konvikti, që i tërhiqte kaq shumë këta njerëz të etur për shkollim? Po përshkruaj fillimisht drejtorin dhe nëndrejtorin e tij. Drejtori ishte një burrë pak mbi të pesëdhjetat. Ishte me origjinë nga Konstandinopoja, por lindur e rritur në Selanik. Në rininë e tij kishte qenë një boksier i mirë, por rruga që zgjodhi më pas e bëri të përkushtohej njëherë e përgjithmonë në besimin e Krishtit. Ishte një teolog i shkëlqyer. Komentarët e Dhiatës së Vjetër, që ka botuar vëllazëria “O SOTIR”, janë shkruar prej tij (punë shumëvjeçare e aspak e lehtë). Nëndrejtori ishte edhe ai nga Selaniku. Fizikan i zoti dhe teolog po kaq i zoti, orator i pashoq dhe mendimtar i rrallë, vëllai i Mitropolitit të sotëm të Mesogjesë së Athinës, Nikolaos Hatzinikolaou, i një gjeniu të vërtetë. Nëse lexoni CV-në e këtij të fundit, do t’ju bjerë të fikët (Fillimisht studioi fizikë në Selanik, pastaj në Universitetin e Harvard-it dhe MIT në SHBA, me studime pasuniversitare dhe doktoratura të njëpasnjëshme. Ka punuar për një kohë në New England Deaconess Hospital dhe bashkëpunëtor shkencor njëkohësisht në NASA dhe në kompaninë Arthur D. Little. Pastaj studioi teologji në Holy Cross dhe mori doktoraturë për teologji në Universitetin e Selanikut). Personi i tretë ishte një mjek i moshuar, anëtar i Akademisë së Shkencave të Greqisë, me shpirt të madh e besimtar i vërtetë. Të gjitha të ardhurat që fitonte nga profesioni i linte në konvikt. I mjaftonte një pjatë gjellë e ngrohte e një krevat, sikur të ishte një konviktor i thjeshtë. Të tre këta persona, në sallën e ngrënies, që ishte nën nivelin e tokës, qëndronin në të njëjtën tavolinë, mbi një katedër prej druri. Tavolinat e konviktorëve, pavarësisht pozicionit, shikonin të gjitha tek kjo katedër.

    Programi i konviktorëve, ashtu si edhe oraret e tyre, nuk ishin të njëjta. Detyrimisht, e vetmja orë që mblidheshin të tërë bashkë, ishte darka. Nuk kishte asnjë përjashtim. Të gjithë hanin së bashku, në një atmosferë me të vërtetë vëllazërore. Drejtori, kur shikonte se edhe konviktori i fundit kishte mbaruar së ngrëni, godiste lehtë gotën e ujit me thikë. Ishte sinjali, që tregonte se po fillonte ajo që mezi prisnin të gjithë: temën e bisedës së radhës, e cila nuk ishte kurrë thjesht një bisedë, por një forum intensiv, ku diskutohej, debatohej e dialogohej për çështje shpirtërore, teologjike e filozofike, por në një nivel të lartë, sepse iniciatorët e këtyre debateve, siç ishin personat që përmenda më lart, i përkisnin një klase intelektualësh me kulturë të lartë, që i kishin vënë qëllim vetes të ndihmonin konviktorët e tyre në rrugën e dijes. Mund të them se atmosfera që krijohej ishte një lloj mikrografie e Athinës së filozofëve të lashtë, ku mendimet shfaqeshin hapur, me cilësi argumentesh e etikë replikash. Në vazhdim, kur debatet arrinin kulmin, fjala i jepej Janit, nëpunësit të verbër, të cilin e dëgjonin të gjithë me gojë hapur, sepse dituria e tij, sidomos kur arrihet në kushtet e një verbërie të plotë, ishte e mahnitshme. Pasi flisnin ata që duhej të flisnin, sepse dinin ç’flisnin, drejtori kërkonte gjithmonë t’u jepte fjalën atyre që kishin më shumë nevojë të mësonin të shprehnin mendimet e tyre për çështje më të ndërlikuara nga ato të problemeve të përditshme. I pari prej tyre nuk mund të mos ishte Miri Cici, dhe me të drejtë, përderisa ky do të kthehej një ditë në Shqipëri për të ndihmuar Kishën Mëmë si mësimdhënës, predikues, përkthyes etj. Por ja që Miri Cici ishte zhgënjimi më i madh në historinë e këtij konvikti. Nuk e hapi gojën kurrë! Asnjëherë të vetme! Thjesht pëshpëriste se nuk ishte në gjendje të fliste dhe kaq. Ulte kokën dhe bënte sikur merrej me diçka tjetër. Ishte me të vërtetë për të ardhur keq. Ky konvikt ofronte dije pothuajse më shumë nga ç’ofronte fakulteti, por Miri Cici jetonte në një botë tjetër, atë të territ të plotë të injorancës, kur njeriu nuk e di as nga vjen e as ku shkon.

    Në këto biseda, që “teologu i famshëm” Miri Cici nuk guxoi të shprehte kurrë asnjë mendim, guxonte të futej edhe konviktori më pak i ditur i asaj kohe. Them më pak i ditur, sepse nuk i përkiste profilit teorik. Ishte në një shkollë të lartë profesionale, pa ndonjë kulturë të veçantë. Në përgjithësi, fliste shumë pak, ose aspak, por kur e pyesnin nuk ngurronte të përgjigjej. Pothuajse askush nuk ia dinte emrin e vërtetë. Të gjithë e thërrisnin me nofkën që i kishin ngjitur: “Shqiptari” (o Alvanos). Në fakt, nuk ishte aspak shqiptar dhe nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë. Ishte grek i kulluar nga zonë ende jo shumë të modernizuar të Greqisë. Sa e shihje, e kuptoje menjëherë, sepse veshja e tij dhe flokët jo shumë të gjata, por gjithmonë të paqethura, të kujtonin shqiptarët e fillimit të viteve ’90, që vinin në Greqi të veshur si në kohën e Enverit e të paqethur, sy ky grek, për të cilin po flas. Megjithatë, konviktorët nuk ia ngjitën nofkën “shqiptari” për shkak të pamjes së tij të jashtme, por për shkak të një incidenti, që kur u mor vesh në konvikt, shkaktoi ilaritet të paparë. Një ditë të bukur, kohë dreke, ky djalosh ishte duke u kthyer nga shkolla. Sapo kishte zbritur nga tramvaji dhe kalonte i shkujdesur përpara Ambasadës Amerikane, për të hedhur në krahun tjetër, në Rrugën Kartali, ku ishte edhe konvikti. Ishte ora që konviktorët ktheheshin “në bazë” për të ngrënë një drekë të këndshme pas lodhjes së përditshme nëpër auditorët e fakulteteve të Athinës. Për fatin e tij të keq, atë ditë, përpara Ambasadës ndodheshin forca të shumta policore dhe një autobus i posaçëm policor, nga ata që transportojnë të burgosurit (Black Maria), në të cilin fusnin të gjitha ata shqiptarë që u dilnin përpara pa dokumente të rregullta dhe i çonin menjëherë në Kakavije, duke i shoqëruar në vazhdim deri në tokën shqiptare. Kur e panë këtë konviktor të ngratë, që dukej njësoj si shqiptarët e atëhershëm, e futën pa një pa dy në autobus, bashkë me shqiptarët e tjerë. Ky filloi të bërtiste e të ulërinte se ishte grek, por askush nuk ia vinte veshin. Madje, pas kësaj, autobusi mori urdhër të nisej menjëherë për në kufi me Shqipërinë. Rastësisht, pak metra pas tij, ishin dy konviktorë të tjerë, të cilët e panë këtë skenë. Rendën menjëherë tek policët dhe, me kartat e identitetit në dorë, u shpjeguan atyre se personi në fjalë nuk ishte shqiptar, por grek, dhe se e njihnin mirë, pasi jetonin në të njëjtin konvikt aty pranë. Policët e lanë të lirë, por gjithmonë me mëdyshje, sepse ai djalë ngjante kaq shumë me shqiptarët e atëhershëm, saqë vështirë të besohej se ishte grek. Që nga ajo ditë, i ngeli nofka “shqiptari”, e cila e shoqëroi deri sa u largua nga konvikti. Këtë konviktor jo edhe shumë të ditur, Miri Cici nuk e arrinte as në thembër të këmbës.

    Përveç darkave, ku ndodhte ajo që përshkrova më lart, mëngjeset në Konviktin Studentor “Megas Vasilios”, edhe pse koha ishte mjaft e kufizuar (sepse studentët duhej të merrnin urbanë, tramvaje dhe trena që të arrinin në orar në fakultetet e tyre), parashikonte diçka të vogël, por shumë të rëndësishme. Pas një lutje të shkurtër pesëminutëshe në kishën e konviktit, një dhomëz e vogël në katin e fundit, konviktorët hynin në sallën e studimit, që ishte dhe bibliotekë, ndërsa drejtori lexonte vetëm një varg nga një nga letrat e apostull Pavlit. Pastaj u drejtohej pak konviktorëve për të thënë sa më shumë mendimin e tyre në lidhje me vargun ungjillor të sapolexuar. Kjo ishte një lloj gjimnastike truri, sepse i pyeturi duhej të fliste sa më shkurt, sa më shpejt, e të thoshte diçka esenciale, pa përsëritur asgjë nga ato që mund të kishte thënë pararendësi. Për muaj të tërë, çdo mëngjes, pyetej edhe Miri Cici, por pa e hapur kurrë gojën, deri sa një ditë iu lut drejtorit të mos e pyeste më, sepse nuk ishte në gjendje të fliste, dhe kjo e vinte në pozitë të vështirë përpara të tjerëve. Drejtori i tha se këtë e bënte që ta ndihmonte dhe jo ta vinte në pozitë të vështirë. Megjithatë ai e respektoi dëshirën e Mirit dhe nuk i drejtoi kurrë më asnjë pyetje.

    E vetmja ditë e bukur për Miri Cicin në këtë konvikt ishte ajo, kur i kishte ardhur i vëllai, Artemi, nga Shqipëria. Nëse nuk gaboj, Artemi duhet të ishte ende në Akademinë Teologjike në Durrës, ose në hapat e para të regjistrimit të tij në Teologjinë e Selanikut. Ishin ulur të dy, në rreshtin e dytë të tavolinave në krah të majtë të drejtorit. Psalën që të dy “Krishti u Ngjall” në shqip. Ishte një moment i bukur për ta, por jo aq sa të mbulonte lakuriqësinë e analfabetizmit të Miri Cicit, aq më tepër fëlliqësinë e shpirtit dhe, siç e tregoi koha, as ato të vëllait të vet, Artemios Tsitsis.


    Me kalimin e kohës, u kuptua se Miri Cici nuk mund të vazhdonte të jetonte më gjatë në këtë konvikt. Dalëngadalë, ra në sy edhe karakteri i tij i lig e shpifarak. Shokët filluan të mos ia varnin më dhe kjo jo vetëm për shkak të paaftësisë së tij të plotë për t’iu përgjigjur me sukses sfidave që kishte marrë përsipër, e para prej të cilave ishte diplomimi i tij në teologji. Një ditë të bukur, pas gati dy vitesh, vendosi të largohej përgjithmonë prej andej. Ishte një vendim i drejtë, sepse ky konvikt ishte njësoj si një fakultet. Të nxirrte bojën nëse nuk ishe në gjendje të kaloje “provimet” e tij. Ishte koha kur sapo kishin ardhur në Athinë studentët e parë që kishte dërguar Kryepiskopi për t’u bërë teologë. Miri u bashkua me ta menjëherë. Ishte një rast i mirë për t’u hequr si i ditur përpara tyre, por edhe t’i shfrytëzonte ata për qëllimet e veta.

    Miri Cici u rishfaq për herë të fundit në konviktin “Megas Vasilios” të Enjten e Madhe të vitit 1994. E kishte lajmëruar drejtori për një rast shumë të veçantë, të cilin ai vetë dhe vëllezërit konviktorë e prisnin me lot në sy. Ishte dita kur në Kishë lexohej Ungjilli për puthjen që i dha Zotit Judë tradhtari. Atë bëri edhe Miri. Dha puthjen e Judës në faqe dhe u largua. Që nga ajo ditë s’ia pa më kush surratin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 18-09-2020 më 15:18

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    I diplomuari në Universitetin më të madh të Greqisë, që nuk mësoi kurrë greqisht!

    Diploma e Miri Cicit që mori në Fakultetin Teologjik të Athinës nuk është e pavlefshme vetëm ngaqë diploma e shkollës së mesme e Shqipërisë nuk lejonte të studionte në një profil të tillë, as ngaqë provimet i kaloi me metoda mafioze, si ato që kam përshkruar më lart. Jo! Eshtë e pavlefshme edhe për faktin se Miri Cici nuk arriti të mësonte kurrë gjuhën që përdorej në këtë fakultet, d.m.th. greqishten. Eshtë edhe kjo njëra nga arsyet, që shpjegon se përse doli prej andej po kaq dhogë sa ç’hyri.

    Jam i sigurt se mund të ketë ndonjë lexues të kësaj teme, i cili mund të dëshmojë se e ka parë me sytë e veta Miri Cicin duke blerë ndonjë sandviç apo ndonjë pite nëpër byrektoret e Athinës pa ndihmën e ndonjë përkthyesi. Nuk kam ndërmend të përgënjeshtroj një fakt të tillë. Përkundrazi, dëshiroj ta konfirmoj e ta përforcoj akoma më shumë, por jo kaq shumë sa të shtrembëroj një të vërtetë të pamohueshme, e cila është shumë kokëfortë dhe vazhdon të ngulë këmbë se Miri Cici, sa herë që u përball me vështirësitë e greqishtes së vërtetë, niveli më i ulët i së cilës ishte pak më i lartë se ai që përdorej nëpër byrektore, vuri bishtin në shalë. Përmenda në postimin e mësipërm se iu shmang kurseve në Konicë, ku mund të mësonte mjaft gjëra. Iu shmang jo se nuk donte të mësonte, por se intelekti i tij nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej as kërkesës më elementare për pranimin në Universitet, siç është njohja e gjuhës së mësimdhënies, e cila do ta lejonte në vazhdim të kalonte në përvetësimin e dijeve universitare. Regjistrimi i tij në Fakultetin Teologjik të Athinës u bë pa kaluar në asnjë prej procedurave ligjore, të cilat parashikonin në çdo rast certifikimin e gjuhës greke për shtetasit e huaj të të dy kategorive, d.m.th. për ata me origjinë greke dhe jogreke. Miri Cici u paraqit në fakultet si vorioepirot, me emrin Fotios Tsitsis dhe u pranua aty pa asnjë provim për shkak të vakumit ligjor që asokohe ekzistonte për rastet e shtetasve shqiptarë me origjinë greke, që kishin ardhur në Greqi si refugjatë dhe që kërkonin të studionin në universitetet e saj.

    Përsëri, në këtë rast, dikush mund të thotë se, edhe duke mos e njohur fillimisht greqishten, Miri Cici mund ta mësonte atë vitin e parë të studimeve, ndoshta pa shumë sukses në provime, por vitin e dytë e në vazhdim mund të studionte normalisht, pa ndonjë vështirësi tjetër. Dikush tjetër mund të thotë se një student, cilido qoftë ai, që studion në një universitet të huaj, nuk është e thënë që të mësojë shkëlqyeshëm gjuhën e studimeve. Të dyja këto argumente mund të qëndrojnë në shumë raste, por jo në rastin në fjalë, për arsyet që do shtjelloj më poshtë.

    Nëse Miri Cici do të studionte p.sh. për fizikë, gjuha greke do të ishte thjesht mjeti për të arritur qëllimin, d.m.th. të thellonte dijet në këtë shkencë. Nëse do të studionte për matematikë, do të mund të shprehej për bukuri me gjuhën e formulave de ekuacioneve, pa qenë nevoja të përdorte ndonjë art të veçantë gjuhësor. Në këto raste, askush nuk të vlerëson sa mirë e njeh gjuhën e leksioneve, por sa mirë ke përvetësuar dijet e shkencave në fjalë. Mirëpo edhe pse në shkenca, si këto të mësipërmet qëllimi dhe mjeti janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ka shkenca të tjera, ku këta përputhen plotësisht mes tyre. P.sh., nuk mund të studiosh në Greqi për filologji greke (gjuhësi) dhe të mos dish shumë mirë greqisht, sepse objekti i dijes është edhe mjeti, d.m.th. vetë gjuha greke. Në një masë shumë të madhe, e njëjta gjë vlen edhe për teologjinë. Madje, për kohën që Miri Cici ishte student, kjo gjë vlente akoma më shumë.

    Siç kam shkruar në postime të mësipërme, fakultetet teologjike universitare janë qendra kërkimore shkencore dhe jo shkolla fetare. Në Greqi p.sh., ka mjaft teologë, që nuk besojnë, madje mund të jenë edhe ateistë apo majtistë ekstremë. P.sh., një vit para se të shkonte Miri në fakultet, një student i ekstremit të majtë kishte djegur ikonën e Krishtit në një nga amfiteatrot dhe ishte në ndjekje të lirë nga drejtësia greke për fyerje të simboleve shtetërore (sepse ikona e Krishtit, sipas Kushtetutës, ndodhej në të gjitha institucionet shtetërore). Si qendër kërkimore shkencore, fakulteti teologjik i kushtonte rëndësi të madhe kriticizmit tekstual, në fokusin e të cilit ishin tekstet biblike në origjinal, d.m.th. në greqishten e vjetër (Origjinal konsiderohet edhe Dhiata e Vjetër, e cila u përkthye në greqishten e vjetër nga hebrenjtë e Aleksandrisë në shek. e 3-të para Krishtit).

    Kriticizmi tekstual kërkonte njohuri serioze, për të mos thënë të thella, të greqishtes së vjetër, sidomos të koinesë, greqishtes që u lëvrua gjatë periudhës helenistike (që fillon me pushtimet e Aleksandrit të Madh) dhe që u bë gjuha e të gjithë botës së njohur të atëhershme. Por nuk mjaftonte vetëm kaq. Koineja nuk ishte një gjuhë e prerë njësoj për të gjithë, por një gjuhë që i përgjigjej nivelit arsimor të çdo autori në veçanti. P.sh., në Dhiatën e Re, tjetër është gjuha e Markut dhe Mattheut, tjetër gjuha e Lukait, i cili ishte grek, tjetër gjuha e Joanit, tjetër gjuha e Pjetrit, Jakovit dhe Judës dhe tjetër gjuha e Pavlit, i cili ishte shkolluar në Tarso të Cilicisë së Azisë së Vogël, shkolla filologjike dhe filozofike e të cilës mund të krahasohej me atë të Athinës dhe Aleksandrisë së Egjiptit.

    Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, njohuritë në greqishten e vjetër bëheshin akoma më të vështira kur kalohej tek tekstet e Etërve dhe autorëve të hershëm të krishterimit. Deri në shek, e 3-të pas Krishtit, si Etërit e Lindjes, ashtu edhe ata të Perëndimit, shkruanin në greqishten e vjetër, por jo në atë që quajmë “koine”, por në një version tjetër të saj, e cila i përafrohej asaj arkaike, që kishin përdorur edhe filozofët e mëdhenj të antikitetit. Ç’mund të bënte Miri i shkretë përpara këtyre sfidave të tmerrshme gjuhësore? Logjika e thjeshtë thotë se një njeri, që nuk di as gjuhën e tij, nuk mund të mësojë një gjuhë tjetër, aq më tepër greqisht dhe shumë më tepër greqishten që i kërkohej në Degën e Teologjisë të Fakultetit Teologjik. Këtë bëri edhe Miri. Nuk mësoi absolutisht asgjë, pavarësisht se gjeti mënyrën të merrte një diplomë që nuk e meritonte në asnjë mënyrë, dhe pikërisht për këtë shkak, nuk i hyri asnjëherë në punë.

    Do të ishte gjysma e të keqes për Miri Cicin nëse problemet me vështirësitë në gjuhën greke do të mbaronin këtu. Madje do të thosha se më shumë se gjysma e të keqes ishin tekstet universitare, të cilat në Greqi jepen gjithmonë falas. Kur hapi të parin prej tyre, fërkoi sytë. Kujtoi se ishte në ëndërr. Nuk po kuptonte asnjë fjalë nga ato që lexonte. Le që as t’i lexonte nuk ishte në gjendje. Kujtoi se ia kishin fajin syzet. Më pas, shokët i shpjeguan se gjuha e teksteve quhej “katharevusa” dhe se shumica dërmuese e librave që do të përdorte në provime do të ishin në këtë gjuhë. Mirit sa nuk i ra të fikët. E kuptoi se, siç dukeshin bathët, nuk do të ishte në gjendje të kalonte asnjë provim, sepse, sado që të lexonte, nuk kishte asnjë shans të kuptonte ndonjë fjali nga një literaturë më voluminoze edhe se Mali i Nivicë-Bubarit, në shpatin e të cilit u rrit e “u burrërua”.

    Varianti i greqishtes, që quhet katharevusa, dhe që pothuajse të gjitha librat e teologjisë për periudhën 1991-1995 ishin në këtë gjuhë, ishte gjuha zyrtare e shtetit grek deri në vitin 1976, kur ministri i atëhershëm i Arsimit, Georgios Ralis (i Qeverisë së Demokracisë së Re) e suprimoi, duke e zëvendësuar me të ashtuquajturën “dimotiki” (greqishtja popullore). Në fakt, kjo ishte më shumë një kërkesë e elektoratit të majtë grek, i cili ka qenë dhe vazhdon të mbetet tradicionalisht kundër kulturës së vjetër në përgjithësi, kundër arsimit klasik, por sidomos kundër greqishtes së vjetër dhe pasueses së saj, katharevusës, për shkaqe që nuk kam kohë t’i përmend, përveç njërit prej tyre. Arsimi klasik, me qendër greqishten e vjetër dhe katharevusën, kërkon punë, mund dhe traditë familjare, traditë të cilën e ndiqnin kryesisht familjet aristokrate dhe ato të kamura. Majtistët në Greqi (përfshirë këtu edhe një pjesë të madhe të elektoratit të dikurshëm të PASOK-ut) kanë qenë dhe mbeten dembelë, zabrahanë, drogaxhinj dhe imoralë, vese të cilat nuk u kanë lënë kurrë kohë të merren me shkollimin e vërtetë.

    Vendimi i ministrit Rali për suprimimin e katharevusës shkaktoi mjaft reagime në qarqet intelektuale, sidomos të atyre që u përkisnin shkencave sociale, dhe jo më kot. Veprat e tyre monumentale, të cilat ishin në shumë raste edhe tekste universitare, ishin shkruar në katharevusa dhe për ta ishte e papranueshme që t’i përkthenin në greqishten popullore. Madje ishte sakrilegj, sepse gjuha me të cilën ata shprehnin idetë e tyre ishte gjuha ideale. Pa të, vepra e tyre nuk do të varfërohej vetëm në formë, por edhe në përmbajtje. Në vitet e pastajme u vu re një lloj rezistence ndaj vendimit për suprimimin e katharevusës, e cila konsistonte në këmbënguljen e të gjithë atyre profesorëve të universiteteve të Greqisë për të mos hequr nga qarkullimi veprat e tyre nga përdorimi si tekste universitare. Dy nga fakultetet që rezistuan më shumë ishin Fakulteti i Teologjisë dhe ai i Fiilozofisë të Universitetit Kapodistrik të Athinës. Periudha 1991-1995, gjatë së cilës Miri Cici duhej të diplomohej, ishte periudha e fundit e kësaj rezistence. Në vazhdim, tekstet që deri atë kohë ishin në katharevusa, u përkthyen të gjitha në gjuhën popullore prej vetë autorëve të tyre.

    Edhe pse nuk kam dëshirë të zgjatem shumë, në këtë pikë jam i detyruar të shpjegoj disa gjëra mbi versionin e gjuhës greke, që u quajt katharevusa. Rrënja e kësaj fjale vjen nga mbiemri “katharos” (i pastër) dhe i referohet lëvizjes gjuhësore, e cila në fund të shek. të 18-të propozoi pastrimin e greqishtes nga fjalët e huaja (kryesisht turqizmat) që kishin depërtuar në të gjatë Pushtimit Turk, si dhe luftimin e vulgarizimit të saj, që daton nga periudha e fundit e Perandorisë Bizantine. Trungu i saj do të mbetej greqishtja e vjetër (arkaike). Në shekujt 19-të dhe 20-të kjo gjuhë u lëvrua gjerësisht, duke qenë në të njëjtën kohë edhe gjuha zyrtare e shtetit. Kam përshtypjen se duhet të jetë ndikuar padyshim nga lëvizja gjuhësore e gjysmës së parë të shek. të 18-të në Itali, që u quajt “purizëm” (rrënja e saj është përsëri mbiemri “i pastër”), e cila synonte edhe kjo nga pastrimi i italishtes nga huazimet (kryesisht nga frëngjishtja), rreziku i të cilave u quajt shkombëtarizim. Pika e referimit për një italishte të pastër u konsiderua gjuha e Dantes, Bokaçios dhe Petrarkës të shek. të 14-të, që italianët e quajnë “Trecento”.

    Në një artikull që kam lexuar dikur në një gazetë shqiptare, autori i tij e quante katharevusën “gjuhë artificiale”, që e kanë shpikur dijetarët dhe e përdorin vetëm ata. Sigurisht që nuk është gjuhë artificiale, siç është p.sh. esperanto. Është një gjuhë që bazohet mbi greqishten e vjetër, por e kombinuar deri në një farë mase me thjeshtësinë e gjuhës popullore. Elementë artificialë ka çdo gjuhë, edhe shqipja. Zëvendësimi i një fjalë të huaj me një tjetër, që nuk ekziston, por që krijohet për këtë qëllim, është ndërhyrje artificiale. Gjithsesi, baza e morfologjisë së katharevusës ishte pak a shumë ajo e greqishtes së vjetër. Sintaksa po ashtu. Fjalori po ashtu. Nuk bëhet fjalë për gjuhë artificiale, edhe pse e gjithë kjo krijonte një hendek të madh mes kësaj gjuhe dhe asaj popullore. E para nuk mund të përvetësohej pa shkollim, e dyta mësohej edhe në rrugë. Eshtë kjo arsyeja që katharevusa konsiderohet edhe sot si gjuha e dijetarëve.

    Vetë katharevusa nuk është një gjuhë me kufij të përcaktuar qartë. Ka shumë lloje të saj, të cilat sa më shumë thjeshtohen, aq më shumë i ngjasojnë gjuhës popullore. Për mendimin tim, katharevusa e vërtetë mbaron atje ku mbaron edhe përdorimi i dhanores. Duket si e pabesueshme, por greqishtja e sotme (popullore) nuk ka dhanore. Kuptimi i saj përftohet duke përdorur parafjalën “në” + kallëzore, ose duke përdorur gjinoren, nyja e së cilës konceptohet në të njëjtën kohë edhe si trajtë e shkurtër e dhanores. Mungesa e dhanores në greqishten e sotme është edhe dëshmia më e fortë e dekantimit të saj. Ndryshimi mes një varianti të katharevusës me përdorim të gjerë të dhanores me të një varianti pa dhanore, është njësoj si ai që ndan ditën me natën. Ndryshimi tjetër është sintaksa. Ndryshe nga varianti i dytë, në një tekst të variantit të parë, mund të gjesh një fjali kaq të gjatë, saqë mund të arrijë edhe një faqe e gjysmë, ndoshta edhe më shumë. Fillon p.sh. me një mbiemër, dhe në fund të saj është emri që cilësohet nga ky mbiemër. Mes tyre mund të ketë një mori të tërë fjalish të ndërvarura, të cilat krijojnë një labirint të vërtetë mendimesh e konceptesh, të cilat nuk mund të kuptohen pa njohuri të thella sintaksore të kësaj gjuhe. Shumica e teksteve të Fakultetit të Teologjisë ishin në këtë gjuhë të vështirë, ndërsa burimet historike që shoqëronin çdo lëndë, ishin padyshim në versionin më të vështirë të saj.

    Përpara këtyre vështirësive nuk u gjend vetëm Miri Cici. Qindra studentë nga e gjithë bota pranoheshin çdo vit edhe për studiuar filologji greke, edhe teologji, dy degë këto që kërkonin njohje të thellë të greqishtes. Boshllëqet e tyre i mbulonin duke studiuar e jo duke u endur si leckamanë rrugëve të qyteteve të Greqisë. P.sh. Universiteti Kapodistrik zhvillonte kurse të veçanta falas në një ndërtesë neoklasike, pronë e tij, e cila ndodhet në pikën ku bashkohet Bulevardi Panepistimiu me Rrugën Sokratus, pranë Akademisë, në zemër të Athinës. Filologët më të mirë të tij ofronin mësime intensive për të gjithë ata, që kishin nevojë të mësonin greqishten e vjetër. Nuk ekzistonte tjetër rrugë, veç studimit të thellë, për të mbushur boshllëqe të tilla. Por ja që Miri Cici nuk u qas në kurrë në këto ambiente, prandaj dhe nuk mësoi kurrë greqisht. Nuk kishte as aftësitë dhe kurajën të përballej me situata të tilla. Mbeti i mbyllur në gjirizin e tij të padijes, me shpresën se marifetet e tij anadollake mund t’i përdorte si kundërpeshë për të marrë diplomën e ëndërruar.

    Për të qenë i sinqertë, unë e pranoj se, në këtë pikë, Miri Cici nuk u gabua. Sipas llogarive të tij, të cilat u duk se i kishte bërë mirë, arriti të diplomohej. Atë që nuk llogariti mirë Miri Cici është fakti se një diplomë e pamerituar nuk të hyn kurrë në punë në asnjë vend të botës (përveç Shqipërisë). Mbetet thjesht një leckë, një zhele. Dihet se dy janë rreckat në jetën e Miri Cicit: diploma e teologjisë dhe rasoja që pretendon se e mban të veshur, të dyja pa asnjë vlerë. Edhe sikur të mbulohet kokë e këmbë me to, ato nuk e bëjnë asgjë më shumë se një dordolec, nga ata që nuk ia kanë frikën as pulat. Përkundrazi, shkojnë dhe e ndotin në majë të kokës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 02-10-2020 më 08:30

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Nga inferioriteti rural pasiv në superioritetin intelektual agresiv

    Të shpjegosh fenomenin Fatmir Fotaq Cici nuk është punë e lehtë, ashtu siç nuk ishte e lehtë puna e atyre shkencëtarëve të mëdhenj, të cilët nuk arrinin dot të shpjegonin se për ç’arsye një i lënë nga mendja hodhi një gur në pellgun me ujë. Eshtë e lehtë të shpjegosh e të marrësh me mend arsyet pse një njeri normal kryen një veprim normal, por është shumë e vështirë të shpjegosh se pse një anormal kryen një veprim jonormal. Në shumicën e rasteve, këmisha e forcës mbetet përgjigjja më e mirë ndaj veprimeve të tyre. Në të kundërt, shoqëria është e detyruar të paguajë koston e një morie shpërthimesh të pakontrolluara histerike, dëmi i të cilave shumëfishohet nëse këto të fundit nxiten dhe shfrytëzohen nga individë dhe grupime me qëllime të mbrapshta. Nuk janë të rralla rastet, që tregojnë se pas çdo të marri, fshihet gjithmonë një i mençur. Populli thotë se “një i mençur ha bukë ndër të marrë”, dhe nuk e thotë kot. Rasti i Miri Cicit është ai më klasiku, që e ilustron më së miri këtë thënie të urtë popullore. Për të qenë sa më korrekt me faktet, nuk jam shumë i sigurt nëse ata që përdorin Miri Cicin si mish për top janë me të vërtetë të mençur. Mund të jenë më të mençur se Miri, por nuk besoj se janë të mençur në kuptimin e plotë të fjalës, përndryshe nuk do t’i linin gjurmët kaq të dukshme, saqë të tregohen me gisht si dele të zeza prej një pjese jo të vogël të grigjës prej delesh të bardha.

    Në vitet ’70 dhe fillimet e viteve ’80 të shekullit të kaluar, simptomat e marrëzisë së Miri Cicit ishin latente, prandaj dhe nuk dukeshin shumë shqetësuese për të dhe familjen e vet, as shumë të dëmshme për komunitetin e vogël të Nivicë – Bubarit të Rrethit të Sarandës. Pas një akumulimi disavjeçar të pasojave të këtyre simptomave, marrëzia e tij shpërtheu krejt papritur, madje në një moshë shumë të re, në formën më ekstreme të mundshme, atë të instinktit vëllavrasës, veprim që e udhëhoqi në dyert e burgjeve ordinere.

    E kam thënë diku në postimet e mia të mëparshme se akti kriminal i Miri Cicit nuk përputhet në asnjë mënyrë me mundësitë fizike që kërkon natyra e këtyre llojeve krimesh. Të gjithë ata që e njohin nga afër, e dinë se bëhet fjalë për një “ngordhësirë”, që në jetën e tij nuk është marrë kurrë me ndonjë sport apo me ndonjë aktivitet tjetër fizik. Krimi i Miri Cicit, për të cilin edhe u burgos, u krye prapa shpine, me lopatë, jo ballë për ballë, siç ndodh rëndom. Natyra kriminale e tij është në antitezë të plotë me fizikun që disponon. Në aspektin psikologjik, pafuqia e dukshme e ambicies së sëmurë për t’u imponuar ndaj të tjerëve ndikon në kultivimin e ndjenjës së inferioritetit.

    Për sa kohë Miri Cici përjetonte në gjithë thellësinë e qenies së tij ndjenjën e inferioritetit ndaj të tjerëve, mund të them se ishte mjaft realist. Jo se të ndihesh inferior është gjë e mirë, por është më mirë të ndihesh inferior, se sa të përpiqesh të ulësh “superiorët” në nivelin tënd me shpifje e trillime të fëlliqura. Askush nuk e ka filluar jetën nga pozita e superiorit, por me pak talent, sidomos me shumë punë e me shumë përpjekje, mund të ngjitesh shumë lart në shkallën e vlerave. Aty ka vend për të gjithë. Nuk është nevoja të ulësh dikë tjetër për të lartësuar veten.

    Ndjenjës së inferioritetit që ka përjetuar e vazhdon të përjetojë ende sot Miri Cici, ndjenjë e cila ka ndikuar në fuqizimin e instinkteve të tij kriminale (krimi nuk është vetëm i natyrës fizike), i njoh vetëm një rrethanë lehtësuese, të cilën dua ta shtjelloj me kujdes, me realizëm e paanshmëri.

    Miri Cici, ashtu si 70% e popullsisë në kohën e diktaturës komuniste, jetonte në fshat. Enveri nuk u soll mirë me fshatarët. Mund të them se i urrente ata, dhe kjo rezulton qartë nga një sërë faktesh. Në radhë të parë, i mashtroi me reformën agrare. Pa arritur ende ta përfundonte mirë – mirë, kur ua rrëmbeu përsëri tokat që sapo u kishte dhënë, duke krijuar kooperativat e famshme. E keqja nuk ishte tek kooperativat, sepse kooperativa ka edhe në kapitalizëm, por tek mënyra se si ato funksiononin. Fshatarët nuk u bënë kurrë bashkëpronarë të tokave që ato shfrytëzonin, por bujkrobër me të ardhura minimale. Kishte kooperativa që ndanin nga 20 lekë të vjetra në ditë, d.m.th. gjysmë buke.

    Ideologjikisht, edhe pse jetonin në varfëri të skajshme, fshatarët e shkretë nuk u trajtuan kurrë si punëtorë, por si çifligarë të vegjël. Sipas vetë Enverit, fshatarësia punonjëse ishte aleate e klasës punëtore, por jo klasë punëtore. Fshatarët hanin bukë misri, një bukë që nuk e shponte as plumbi e që nuk e hanin as qentë. Rrugët e tyre gropa – gropa e të paasfaltuara ndonjëherë, shkeleshin vetëm nga traktorët dhe “zetorët”, ose edhe nga ndonjë “Zis” kooperative me karroceri. Diskriminimi më i madh që Enveri tregoi ndaj tyre ishte legjislacioni i kohës, me ligjin mbi pasaportizimet, i cili drejtohej kryesisht kundër fshatarëve, duke mos u dhënë atyre as mundësinë më të vogël për t’u larguar nga fshati e për t’u vendosur në qytet. Vetëm pak fshatra në gjithë Shqipërinë kishin fatin të shndërroheshin në ferma shtetërore, duke fituar kështu statusin e anëtarit të klasës punëtore, një pagë më lartë mujore, si edhe bukë gruri në tryezat e tyre. Diferenca e madhe në të gjitha drejtimet mes fshatit e qytetit në vitet e diktaturës ishte shkaku që çdo i ri i asaj kohe të ëndërronte të vendosej në qytet. Një film i viteve ’80 (s’ia mbaj mend titullin), me protagonist Timo Fllokon në rolin e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të qytetit bën fjalë pikërisht për këtë dukuri, ku një djalë nga fshati përdor të gjitha mjetet e mundshme, madje nga më qesharaket, për t’u punësuar në qytet e për të marrë pasaportizimin e ëndërruar.

    Diskriminimi i fshatarëve të shkretë nga Enver Hoxha nuk kufizohej vetëm në aspektin ekonomik. Qëllimi i tij kryesor ishte që fshatarët të mbeteshin në fshat përjetësisht e të mos u shkelte kurrë këmba në qytet. Brezat e vjetër nuk përbënin asnjë problem për këtë politikë të tij. Ata kishin lindur në fshat dhe kishin zgjedhur fshatin për të jetuar para se të vinin komunistët në pushtet. Ky ishte investimi i vetëm në jetën e tyre. Problemi ishin brezat e rinj, që kishin lindur në kohën e kooperativës, pa asnjë pronë e pa asnjë lek në xhep, por mbi të gjitha, pa asnjë mundësi për të jetuar jetën e tyre të paktën si moshatarët e tyre në qytet. Mbrëmjet muzikore në Vatrën e Kulturës ishin vetëm një tymnajë afatshkurtër, e cila nuk mund të mbulonte mjerimin dhe skëterrën e tyre të përditshme. Ishte e sigurt se këta, sa më shumë që do të kalonte koha, aq më shumë do të përpiqeshin të gjenin mënyra dhe marifete për t’u vendosur në qytet.

    Truri i sëmurë i Enver Hoxhës kishte gjetur të paktën dy mënyra për të mbajtur fshatarët larg qytetit. Mënyra e parë që më vjen në mendje është edhe më qesharakja. E ka aktivizuar të paktën dy herë, pasi më parë kishte konstatuar se një numër i caktuar qytetarësh me banim në fshat, kishin gjetur mënyrën të punësoheshin në ndërmarrje të ndryshme të qytetit. Në të dyja këto rastet, Enveri doli dhe mbajti nga ato fjalimet e tij të famshme, pas të cilave fillonin fushatat e njohura. Tema e fjalimeve në fjalë ishte “Lufta kundër burokracisë” (rrënja e kësaj fjale vjen nga frëngjishtja: buro = zyrë, dhe lidhet me nëpunës zyre, që merren më shumë me shkresurina, pa u sjellë asnjë dobi të interesuarve). Në fakt, të vetmit “burokratë” që rezultonin pas analizave në organet dhe organizatat bazë të Partisë ishin ca zanatçinj me banim në fshat, si marangozë, muratorë apo këpucarë. Këta të mjerë ishin në fokusin e “Luftës kundër burokracisë” dhe jo ca agjitatorë komunistë kokëtrashë, që paguheshin nga gjaku i popullit vetëm për të thënë dokrra dhe pallavra të marra. Gjatë këtyre fushatave, këta zanatçinj u dëbuan nga ndërmarrjet shtetërore dhe u detyruan të ktheheshin pranë kooperativave të fshatrave ku banonin.

    Mënyra e dytë që përdori Enveri për të mbajtur fshatarët larg qytetit, sidomos brezat e rinj, ishin shkollat bujqësore. Në thelb, për arsyen që do të përmend në vijim, këto shkolla ishin “një kontratë ligjore” ndërmjet Enver Hoxhës dhe nxënësit nga fshati që regjistrohej në këtë shkollë, se ky i fundit do të qëndronte përjetësisht me banim dhe punë në fshatin e lindjes. Siç dihet dhe siç e kam përmendur edhe unë mjaft herë në shkrimet e kësaj teme, këto shkolla ofronin dije vetëm për bujqësi dhe blegtori, madje dije shumë të pasura. Nga ata tjetër, ofronin dije mjaft të vobekta, ose edhe aspak në fushën e Gjuhë Letërsisë, Matematikës, Fizikës etj. Për këtë arsye, kushdo që mbaronte shkolla të këtij niveli, nuk kishte të drejtë të vazhdonte studimet në asnjë shkollë tjetër të lartë, përveçse për agronomi dhe veterinari. Pak a shumë, i njëjti koncept ishte edhe për shkollat e mesme profesionale, por ato funksiononin kryesisht për nxënësit nga qyteti dhe të jepnin të drejtën të studioje në shkolla të mira, si p.sh. për inxhinieri mekanike, inxhinieri ndërtimi etj.

    Programi i shkollave të mesme bujqësore, ndryshe nga ato të mesme të përgjithshme, nuk kishin asnjë lidhje me atë që quajmë “arsim klasik”. Mes tyre kishte një hendek të thellë kulture, e cila ishte projektuar qëllimisht prej vetë Enver Hoxhës për të diskriminuar fshatarësinë kooperativiste për arsyet që thamë. Të rinjtë e shkolluar të asaj kohe ironizonin shokët e tyre, që vinin nga këto shkolla, me batuta të ndryshme. Shpesh herë, kjo i bënte këta të fundit të ndiheshin inferiorë, gjë që ishte për të ardhur keq. Shembulli më klasik i kësaj kategorie individësh me kulturë inferiore, por edhe me ndjesi të theksuar inferioriteti, është ai i Miri Cicit.

    Në jetën time kam njohur shumë djem fshati, djem me të vërtetë trima, që bënë të pamundurën për t’iu shmangur diskriminimit kulturor dhe padijes, që Enver Hoxha përpiqej t’u impononte Enveri brezave të rinj me banim në fshat. Rasti më heroik që njoh personalisht, është ai i një djali të thjeshtë, që bënte 2,5 orë rrugë me këmbë që të vinte nga fshati në gjimnazin e qytetit më të afërt dhe po aq për t’u kthyer përsëri në shtëpi. Vinte gjithmonë në orar dhe asnjëherë me vonesë. Ky itinerar i përditshëm, me kaq mund, lodhje, por edhe me shumë vullnet, e bëri kampion në vrapimet e gjata në olimpiadën e shkollave të mesme të rrethit, edhe pse nuk kishte ndonjë preferencë të veçantë për aktivitetet fizike. Mbi të gjitha, e bëri kampion në zemrat e atyre një e kanë njohur për dëshirën e zjarrtë për dije dhe shkollim të vërtetë. Kam njohur djem të tjerë, që bëheshin grup e vinin në gjimnazet e qytetit duke zënë me qira ndonjë bodrum në shtëpi private, e që hanin çdo ditë dy lekë bukë e një lugë marmelatë fiku, se kaq i kishin mundësitë familjet e tyre. Kam njohur gjithashtu edhe djem me shkollë të bujqësore, por që ishin lexues të rregullt në bibliotekën e qytetit, por edhe lexues të bibliotekave private, të cilat ishin burim i veçantë kulture me anë të të ashtuquajturve libra të verdhë, librat që komunistët i kishin ndaluar të qarkullonin pas Revolucionit Kulturor të vitit 1967. Dua të them se ekzistonte mundësia për çdo të ri me banim në fshat që, nëse dëshironte, të kapërcente kufizimet arsimore të regjimit. Edhe sheshi, edhe mejdani ishin përpara tyre.

    Miri Cici nuk ka asnjë lidhje me shembujt e lartpërmendur. Miri Cici zgjodhi me vullnet e dëshirë të plotë arsimimin bujqësor dhe perspektivën që ai ofronte për të ardhmen, d.m.th. profilin bujqësi – blegtori. Nuk dua të them se kjo ishte gjë e keqe, sepse çdo zgjedhje e vullnetshme duhet respektuar deri në fund. E keqe është të përpiqesh t’i imponohesh opinionit publik se ti je diçka tjetër, që nuk ka lidhje me atë që ti vetë ke zgjedhur. Pikërisht këtë bën Miri Cici. Përpiqet të kalojë nga inferioriteti ku e ka zhytur padija e thellë në superioritetin e dijes së atyre që i kanë kushtuar jetën shkencave dhe fushave që u shërbejnë.

    Gjendja në të cilën ndodhet Miri Cici pak kohë pas daljes së tij nga burgu është e natyrës patologjike. Siç e kam përshkruar me hollësinë më të vogël dhe me vërtetësi të papërgënjeshtrueshme, analfabetizmi dhe kokëtrashësia e këtij njeriu u bënë kaq e dukshme në vitet që ai u përpoq të studionte në Greqi, Angli dhe SHBA, saqë edhe ai vetë është i ndërgjegjshëm për këtë, prandaj dhe asnjëherë nuk i ka mohuar faktet, që unë kam sjellë me kaq bujari në këtë forum. Psikologët thonë se kulmimi i ndjenjës së inferioritetit pjell të kundërtën e saj, ndjenjën e superioritetit. Në këtë rast, gjithnjë sipas tyre, kemi të bëjmë me një fenomen psikopatik, që mund ta quajmë edhe delir. I sëmuri (Miri Cici) e sheh veten si në pasqyrë, jo në përmasat e tij reale, por në ato që ai ëndërron të ketë. Për këtë arsye, zgjedh një person, të cilit do të donte t’i ngjante në dije, në etikë, në kulturë, në përvojë, në detyrë, kryesisht në reputacion, dhe fillon ta sulmojë me ashpërsi publikisht, për t’u treguar të tjerëve se ky vetë vlen më shumë se ai. Personat që ai ka zgjedhur për këtë qëllim janë pothuajse gjithmonë brenda Kishës sonë Orthodhokse. I pari prej tyre është Kryepiskopi Anastas. I dyti është Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani. Disi më pak janë mitropolitët e tjerë me shtetësi shqiptare. Të tjerët, me sa duket, nuk ia mbushin mendjen, por kjo është punë e tij dhe unë nuk kam ndërmend ta qortoj për këtë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 12-10-2020 më 08:56

  5. #85
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Ne kete diskurs te gjate akuzash pa dyshim te drejta, nuk e di nese per kete person mund te funksionoje modaliteti i "shkisherimit". Se kuptoj cfare duhet te beje tjeter nje person qe ta meritoje kete gje.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    I shkishëruar është, i dëbuar nga të gjitha Kishat. Kryesorja është ta mësojnë të gjithë se kush është, sidomos brezat e rinj.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Paradite antishqiptar, pasdite antigrek, gjithë ditën sahanlëpirës

    Që ta përkufizosh me saktësi Miri Cicin, nuk duhet të thuash çfarë është, por çfarë nuk është. Nuk mund të përshkruash dikë se çfarë është, kur ky nuk ka asnjë lloj integriteti dhe asnjë fije personaliteti. Miri Cici është një masë amorfe prej mishi, e cila ka vërtet dy sy, por ato janë shumë pak për ta bërë njeri. Tre fjalë më vijnë ndërmend për ta përshkruar sa më shkurt këtë fëlliqësirë organike mjedisndotëse, tri fjalë me prejardhje neolatine (dy prej të cilave të huazuara prej latinishtes nga greqishtja e vjetër), që kanë depërtuar në gjuhën shqipe në kohët moderne. Që të tria fillojnë me pjesëzën mohuese “a”:

    apolid, amoral, analfabet

    Në postimin e sotëm dua të ndalem kryesisht tek fjala e parë (apolid), të cilën e kam përmendur edhe një herë tjetër në postime të mëparshme, por pa i kushtuar rëndësinë dhe vëmendjen që i takon. Për amoralitetin dhe analfabetizmin (kokëtrashësinë) e Miri Cicit kam folur shumë më tepër (dhe kam për të folur edhe në vazhdim shumë më tepër se kaq), por tani e ka radhën apolidia e tij dhe unë jam i vendosur që t’i jap hapësirën që meriton.

    Fjala “apolid”, e cila përdoret jo rrallë në gjuhët neolatine dhe pothuajse aspak në gjuhën e sotme greke, edhe pse origjina e kësaj fjale vjen pikërisht nga greqishtja e vjetër (άπολις = njeri që i është hequr e drejta e qytetarisë, e shtetësisë, që i janë privuar të drejtat civile, i jashtëligjshëm, i paatdhe) duket sikur është krijuar mijëra vite më parë qëllimisht për të përshkruar fenomenin Fatmir Fotaq Cici. Jo se edhe në të kaluarën nuk kanë ekzistuar ekzemplarë të tillë, por ky është një ndër mishërimet më të shpifura e më kutërbuese midis mijëra ekzemplarëve të tjerë në vazhdën e gjatë të shekujve.

    Apolidia e Miri Cicit u shfaq shumë qartë që në momentin e parë, kur shkeli në tokën greke. Deklaroi se ishte vorioepirot grek, ndërroi emrin në letërnjoftim në datën 24 janar 1991, d.m.th. në kohën që kishte rreth njëzetë ditë që ishte në kampin e refugjatëve me origjinë greke të Kallpaqit (dikush ia solli posaçërisht dhe urgjentisht në Greqi, për të justifikuar të dhënat personale që kishte deklaruar në hotpostin e Policisë Greke në Filat). Me emër e mbiemër grek dhe me procedura pranimi si grek i diasporës u regjistrua edhe në Fakultetin Teologjik të Athinës. Nëse ka ndonjë kundërshtim, le ta publikojë diplomën e tij, siç ka publikuar edhe dokumente të tjera. Atë që shumë të tjerë nuk e dinë, është se Miri Cici, pak para se të largohej për në Amerikë, kishte bërë dokumentet në Policinë e Janinës për të marrë Kartë si Bashkëkombës Grek me dy letra rekomandimi, të cilat nuk po i përmend këtu për shkaqe që Miri Cici, me pak përpjekje, mund ta kuptojë arsyen se pse jo. Nëse ka ndonjë kundërshtim, ai e di shumë mirë identitetin tim, mund të më padisë në Greqi për shpifje dhe unë jam gati të pranoj dënimin e merituar. Nëse ia mban magjja...

    Miri, nëse ti nuk më njeh, ngaqë jam anonim, siç shkruan zotrote në facebook, organet e drejtësisë të çdo vendi ku ti kërkon të gjesh të drejtën, mund të evidentojnë shumë lehtë identitetin dhe vendndodhjen time. Ja sheshi, ja mejdani, Miri!

    Vazhdojmë atje ku e lamë. Në kohën që Miri Cici po dorëzonte dokumentet në fjalë në Policinë e Janinës, në pritje për të marrë kartën e bashkëkombësit, në të njëjtën kohë ndodhej në shoqërinë e ateistit të tërbuar Aristidh Kolës (ose Koljes, siç thotë ky debil injorant), me ndihmën e të cilit do të themelonte një shoqatë fetare!!! Qëllimi i vërtetë i kësaj shoqate, siç e kemi vërtetuar në postimet e mësipërme përkatëse (faqe 1-3, janë disa postime) ishte si të përçanin arvanitasit e Greqisë dhe ortodoksët nga Shqipëria që jetonin si emigrantë në Greqi. Nuk ishte një lojë personale e Miri Cicit, sepse kjo i kalonte së tepërmi mundësitë dhe vizionin e tij, vizion i cili nuk i kapërcente kufijtë e një shporte me fiq e me ca kopanë rrushi përsipër. Atë që mund ta quajmë si vizion me të vërtetë të tij ishte synimi për të mbushur xhepat me një rrogë të majme nga administrata publike e Greqisë dhe të ardhura të tjera që parashikoheshin nga financimi i organizatave joqeveritare. Këtë e kuptuan menjëherë të gjithë, prandaj dhe i dhanë shkelmin vitheve po atë ditë, duke e degdisur shumë larg, në anën tjetër të globit.

    Aktiviteti i Miri Cicit, i cili përpiqej të luante një rol mjaft të dyshimtë në gjirin e emigracionit shqiptar të Athinës, zhvillohej kryesisht pasditeve. Paraditeve, Miri Cici shkonte dhe takonte Dekanin e Fakultetit Teologjik të Athinës, z. Vulgaris, të cilit i qahej se Kryepiskopi Anastas refuzonte ta ndihmonte për të vazhduar studimet pasuniversitare ngaqë Miri ishte njeri Sebastianit! Profesor Vulgaris ishte njeri mjaft i zgjuar, por edhe mjaft dinamik. Nuk ishte nga ata që mund ta hanin sapunin për djathë. Madje ishte ky profesor që, kur Miri Cici u paraqit para tij për të dhënë provim “Hyrje në Dhiatën e Re” (një lëndë teorike mjaft e vështirë), gati sa nuk e nxori me shkelma nga zyra, duke i vënë notën 4 e pa marrë parasysh justifikimet e këtij bubarioti jargash. Mirëpo, sado i zgjuar që mund të ishte profesor Vulgaris, nuk e kishte të lehtë të kuptonte procesin evolutiv të intrigës origjinare fshatareske, të pasuruar me elementë anadollakë të otomanizmit e të kalitur me komponentë agjitativë në farkën e burgjeve ordinere të komunizmit.

    E vërteta është se profesor Vulgaris i zuri besë Miri Cicit, por jo për arsyet që besonte Miri Cici. Pavarësisht se ç’mund të mendohej në Shqipëri, në një vend evropian si Greqia nuk mbizotërojnë mentalitetet që pretendonte Miri. Sebastiani ishte thjesht një mitropolit i thjeshtë i mitropolisë më të vogël në Greqi dhe nuk ishte e thënë që të gjithë të mendonin si ai. Problemi i profesor Vulgaris ishte tjetër. Ai nuk mund të pranonte që një student i tij, cilido qoftë, të pengohej të vazhdonte studimet për shkak të bindjeve të tij politike. Por jo vetëm kaq. Për hir të së vërtetës, në kuadër të divergjencave të kahershme mes profesorëve të çdo universiteti të botës, marrëdhëniet mes profesor (Kryepiskop) Anastasit dhe profesor Vulgaris nuk kishin qenë kurrë të mira. Me sa di unë, nuk kanë pasur ndonjë përplasje të drejtpërdrejtë, por në mjedise të tilla akademike, antipatitë dhe simpatitë janë gjithmonë anët e së njëjtës medalje. Këtë fakt shfrytëzoi bubarioti dinak Miri Cici, për të siguruar një bursë në Greqi, e cila do t’i siguronte një jetesë pa probleme për disa vite të tjera.

    Edhe kësaj here, Miri Cici i kishte bërë hesapet pa hanxhinë. Në kohën që sapo kishte nxjerrë lugën nga brezi për të ngrënë edhe për ca vite akoma nga sahani i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, nëpunësi i atëhershëm i Zyrës së Bursave, diplomati Spiros Millonakis (ndjesë pastë, se vdiq para disa vitesh krejt papritur nga një atak kardiak në Lituani), përpiqej me çdo mënyrë që të pengonte vendimin që kishin marrë eprorët e tij për t’i dhënë bursë vorioepirotit të flaktë Fotios Tsitsis. Shkaku nuk ishin vetëm reagimet që vinin nga Shqipëria, por edhe nga përvoja personale që kishte pasur si diplomat në vende të ndryshme të botës së tretë. Mbi të gjitha, ai ishte një psikolog i mirë, dhe nga kontaktet që kishte pasur me Mirin, ishte i bindur se këtij njeriu nuk duhej t’i jepej bursë. Për çudi, ai e kishte përshkruar këtë të fundit me të njëjtën fjalë që e kishin përshkruar të gjithë grekët që e kishin njohur nga afër: κουτοπόνηρος, d.m.th. shejtan budalla.

    Problemi i të ndjerit Millonakis ishte se nuk ishte në gjendje të bindte profesor Vulgaris për mosdhënien e bursës këtij mashtruesi bubariot. Për fat të mirë, zgjidhja erdhi nga qielli (nëpërmjet tokës). Një ditë të bukur, ose më saktë një mëngjes të bukur, pak orë përpara se profesor Vulgaris të nisej me avion për një shtet në Lindje të Mesme, ku jepte edhe aty leksione, mori të gjithë informacionin e nevojshëm nga një burim i besueshëm. Sapo u kthye nga Lindja e Mesme, thirri Miri Cicin dhe e bëri leckë, duke i treguar portën, me rreptësinë që vetëm ai dinte të tregonte. Kjo ishte arsyeja që Miri Cici u shporr nga Greqia. Loja e tij e dyfishtë u kuptua nga të gjithë. Jam i bindur se loja e tij nuk ka qenë kurrë e pafajshme. Kam shkruar dyshimet (bindjet) e mia në postimet përkatëse, dyshime të cilat vazhdoj t’i kem dhe do t’i kem sa të jetë jeta, sepse i kam të bazuara në fakte e në bioma të fuqishme personale.

    Dua të theksoj edhe një herë atë që them edhe në titull: Miri Cici nuk është as shqiptar e as grek. Eshtë një apolid i mjerë, një njeri pa atdhe, se nuk ka dhe që mund ta mbajë atë. Për fat të mirë, Perëndia i ka dhënë aftësi të kufizuara mendore, se me ligësinë e tij, sikur edhe pak zgjuarsi të kishte, do të kishte bërë dëm të madh. Gjithsesi, problemi nuk është vetëm Miri Cici, por edhe vëllai i tij, prifti i Selanikut Artemios Tsitsis. Pres prej tij që të ankohet për emrin që i është përmendur në deklaratën e paradokohshme për shtyp të Kishës sonë. Le të ankohet, ashtu siç ka bërë edhe para disa vitesh, kur ia përmendëm emrin në një nga shkrimet në gazetat shqiptare. E këshilloj që ankesën e tij ta drejtojë nëpërmjet Mitropolisë së Selanikut, meqenëse asaj mitropolie i përket, në mënyrë që të ketë më shumë efekt. Do bëj të pamundurën që të paraqitem personalisht aty për të dhënë shpjegimet e nevojshme. Por jo vetëm kaq. Nëse ai nuk e bën këtë hap, do ta bëj unë vetë për të. Ka plot vite që fshihet pas vëllait të vet për të luftuar Kishën Mëmë dhe njerëzit e saj. Pres me padurim që të përfundojnë kufizimet e COVID-19, që të shkoj vetë në Selanik, se ca punë duhen bërë ballë për ballë e jo me telefona e facebook-e. Këtë ia premtoj si burrat!

    Cicaj! Spiunllëqet tuaja nuk kalojnë më!

    Shkrimi i sotëm nuk ka mbaruar. Vazhdon me të dhëna e dokumente të pakontestueshme, të cilat do të hedhin më shumë dritë mbi antishqiptarizmin dhe antihelenizmin e sahanlëpirësit Miri Cici.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 21-10-2020 më 10:09

  8. #88
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Një katundar anadollak në oborrin e elitës intelektuale

    (Nga Niko Korçari)

    Përpara gati dy dekadash, kur ditët e jetës sime ishin tërësisht të mbushura me veprimtari e probleme të një jete të vështirë, e cila shtjellohej brenda një mjedisi që e bënte atë akoma më të vështirë, kur nuk po gjeja kohë jo vetëm për të pirë ndonjë kafe me shokë e miq, por as për të përkëdhelur fëmijët e mi të vegjël, filluan të më vinin gjithnjë e më tepër lajme se një farë Foti Cici nga kontinenti amerikan, një “diamant” i vërtetë i mendimtarisë botërore, një erudit me kulturë të jashtëzakonshme, po shkruante kundër meje në internet.

    Fillimisht u habita. Nuk arrija të kuptoja se si kishte mundësi që një erudit kaq i madh të merrej me një njeri kaq të vogël si puna ime. Unë nuk isha pjesë e ndonjë debati apo forumi ndërkombëtar, ku të hahesha me mendimtarë të kalibrit si ky i amerikanit Foti Cici. Këtë dyshim timin e ndava edhe me personat që më informuan, duke i mëshuar në të njëjtën kohë idesë se si ka mundësi që një dijetar amerikan i këtyre përmasave, i cili jam i sigurt se as që e di se ku bie Shqipëria, të merret me një qytetar të rëndomtë këtij vendi, madje të një skaji jo shumë të rëndësishëm të tij.

    Nuk arrita të mbaroja fjalinë, kur personat në fjalë gati sa nuk m’u hodhën në grykë, duke m’i bërë argumentet që parashtroja copë-copë. Akademiku Foti Cici nuk ishte amerikan, por shqiptar, madje një shqiptar që më njihte shumë mirë, me dhëmbë e dhëmballë. Këta njerëz, të cilët ishin padyshim dashamirës ndaj meje, më këshilluan që të mos merresha me të, se mund ta pësoja keq. Sipas tyre, me aq sa kishin dëgjuar dhe lexuar në internet, intensiteti vdekjeprurës i valëve që emetonte intelekti i fuqishëm i këtij dijetari të shquar ishte kaq i madh, saqë mund të më ekzekutonte në distancë në më pak se një sekondë. Pas këtij paralajmërimi, më lanë vetëm, të zhytur në një frikë të madhe dhe pasiguri për jetën dhe të ardhmen time.

    Fillova të mendoja seriozisht si t’i shmangesha këtij rreziku që po më kanosej. Gjëja e parë që duhej të bëja ishte të merrja vesh se kush ishte ky Foti Cici dhe se ku isha njohur me të. Njihja një person me këtë emër, por ai që njihja unë nuk ishte as erudit, as dijetar e as mendimtar. Nuk mund të ishte i tillë, sepse e dija mirë që në kafkën e tij, atje ku njerëzit e tjerë kanë trurin, ai kishte vetëm një kokërr lajthie, madje edhe kjo e kalbur nga brenda. Asgjë më shumë. Për t’u siguruar, mora në telefon njërin prej personave të lartpërmendur dhe e pyeta se nga cili rreth i Shqipërisë ishte akademiku Foti Cici. Më tha se ishte nga rrethi i Sarandës. Çudi! Edhe ky që njihja unë nga rrethi i Sarandës ishte. E pyeta se nga cili vend i këtij rrethi ishte, dhe më tha se ishte nga Nivica e Sarandës. Çudi! Edhe ky që njihja unë nga një fshat që quhej Nivicë ishte, por ja që zona përreth kishte dy Nivica. E pyeta përsëri se nga cila Nivicë ishte konkretisht, dhe më tha se ishte nga Nivicë-Bubari. Deri këtu në rregull. Megjithatë, pyetja e fundit ishte ajo që do të kthjellonte përfundimisht paqartësinë time. E pyeta nëse bëhej fjalë për të birin e Gligorit dhe Aleksandrës, dhe kur ma konfirmoi edhe këtë, atëherë kuptova gjithçka. Bëhej me të vërtetë fjalë për personin me emrin Foti Cici, të e njihja dhe më njihte, por me një ndryshim të vogël: unë e njihja shumë më mirë nga ç’mund të njihte ai vetë vetveten.

    Mora frymë i lehtësuar, sepse isha tashmë i sigurt se truri i tij, ose më saktë ajo kokrra e lajthisë së kalbur, që shërbente si tru, nuk kishte fuqi jo të ekzekutonte dikë në distancë, siç ishte përhapur fjala, por as të lidhte ushkurin e benevrekëve të të zotit, prandaj dhe i thashë vetes: Niko, ia hodhe edhe kësaj radhe. Nëse është e shkruar të vdesësh nga rrezatimi i fuqisë së trurit të Foti Cicit, ke për të thyer edhe rekordin e Mathusalës.

    Ndërkohë, më duhej të zgjidhja edhe një problem tjetër po aq të vështirë. Ky Foti Cici, që njihja unë, të paktën deri në ditën e fundit që unë kisha kontakt me të (direkt apo indirekt), ishte një katundar i trashë, një analfabet me plot kuptimin e fjalës, që nuk njihte as gjuhën e nënës, pa le më ndonjë gjuhë të huaj. Nuk bëhej fjalë të kishte ndonjë lloj dijeje në ndonjë fushë tjetër, sepse nuk mund të fitosh dije pa ndërmjetësimin e një mekanizmi komunikativ, siç është gjuha. Thuhet se në të ardhmen, shkencëtarët do të jenë në gjendje të injektojnë dije në organizmin e njeriut nëpërmjet një procesi shumë të shkurtër prej disa sekondash. Uroj që Foti Cici jetë gjallë deri atëherë, sepse do të ketë mundësinë që të realizojë ambicien më të madhe të tij e të bëhet një njeri me të vërtetë i ditur, madje pa u lodhur fare, por deri atëherë ka për të mbetur një copë gdhe, ashtu siç është edhe tani. Të vetmet dije që unë dija se i zotëronte, edhe këto më shumë të natyrës të natyrës empirike sesa teorike, kishin të bënin me mbjelljen e domateve, vjeljen e specave dhe mjeljen e lopëve.

    Gjithsesi, që të jem i sinqertë, më brente krimbi i dyshimit se mos gjatë periudhës që unë nuk kisha asnjë lloj kontakti me të, brenda tij mund të ishte ngjallur ndonjë zell i paparë për të studiuar, pasi më parë të ishte zgjuar nga një letargji e gjatë ndonjë talent i rrallë, i fshehur kush e di se në cilin gjen të acidit të tij dezoksiribonukleik. Për t’u siguruar, mora një makinë llogaritëse dhe fillova të bëja hesapet. Kisha përpara meje një ekuacion shumë të vështirë për të zgjidhur, edhe pse të njohurat ishin shumë dhe e panjohura (x) ishte vetëm një. Pra, dija se bëhej fjalë për një katundar analfabet, i cili në gati dy vjet duhej të shndërrohej në gjeni. D.m.th. ekuacioni shtrohej si më poshtë:

    ________________________________________katundar x 2vjet = gjeni

    Sipas përllogaritjeve të mia shumë të sakta, i binte që, që të vërtetohej ky barazim (ekuacion), duhej që Foti Cici, në më pak se dy vjet, të përforconte njohuritë e fillores, të thellonte njohuritë e tetëvjeçares, të mbaronte arsimin e mesëm me notë maksimale, të kryente studime të larta në Harvard, Oksford dhe Sorbonë, të fitonte gjashtë tituj master dhe tri doktoratura, por nga llogaritë e mia nuk rezultonte diçka e tillë. Konkluzioni që nxora në këtë rasti ishte se i vetmi përparim që mund të bënte Miri Cici gjatë kësaj kohe kaq të kufizuar mund të ishte se, kur t’i vareshin qurrat, të mos i lëpinte më me gjuhë, siç bënte deri atëherë, por t’i fshinte me mëngë. Versioni tjetër mund të ishte ndonjë ndërhyrje e mbinatyrshme, si ajo e përrallës me zanën, e cila e shndërroi Hirushen me një të prekur të shkopit magjik nga një shërbëtore leckamane në një princeshë me hijeshi marramendëse, por këtë nuk do ta besonte as ai vetë.

    Kuptohet që përshkrimi im i deritanishëm përmban doza të theksuara humori, por kjo nuk do të thotë se nuk përmban doza po aq të fuqishme realizmi. Në kohën për të cilën bëhet fjalë, kishte njerëz që besonin me të vërtetë se Miri Cici (asokohe njihej si Foti Cici) ishte një gjeni, dhe kjo për tri arsye. Arsyeja e parë ishte se Miri Cicin nuk e njihte askush. Ishte një njeri anonim me plot kuptimin e fjalës, mbi të cilin mund të ndërtoje çfarëdo lloj legjende. Koha në të cilën ndërtohej kjo legjendë ishte shumë e turbullt. Në ato vite, në Shqipëri pothuajse nuk kishte internet. Aty ku kishte ishte i tipit “dial up”, tepër i ngadaltë dhe me kosto të lartë, sepse kohëzgjatja matej me impulse. Rajone të tëra nuk kishin lidhje telefonike, ndërsa pak shtëpi nëpër qytete arrinin të vendosnin telefon, madje duke u paguar drejtorëve të Telecom-it deri në 300 mijë lekë nën dorë. Edhe në këto raste, telefoni duhej për të komunikuar me njerëzit e tyre në emigracion dhe jo për internet, sepse interneti kërkonte edhe kompjuter dhe kompjuteri kërkonte njohuri, të cilat nuk ekzistonin.

    Ata që mund t’i nxirrnin bojën Mirit ishin bashkëfshatarët e tij, por si mund ta bënin ata në këto kushte? Pastaj, kush donte të dinte se çfarë bënte një njeri, që në sytë e tyre nuk vlente as sa një qindarkë e lekut? Para tetëmbëdhjetë muajsh takova rastësisht një bashkëfshatar të tij në shtëpinë e një mikut tim të mirë. E pyeta me takt për Cicajt. Më tha se njihte shumë mirë Artanin (Artemin), se kishin qenë bashkë në shkollën e mesme bujqësore të fshatit. Për Fatmirin as nuk dinte gjë fare qëkur ishin hapur kufijtë. As nuk kishte dëgjuar ndonjëherë ndonjë gjë për të. Kur i thashë se kishte mbaruar disa universitete dhe se ishte një intelektual i shquar në Kanada, zgurdulloi sytë dhe më pa vëngër. Kujtoi se po tallesha me të dhe nuk ma vari më.

    Arsyen e dytë e kuptova edhe vetë, ashtu siç e kishin kuptuar edhe disa të tjerë para meje këtu në Forumin Shqiptar. Miri Cici futej me emra dhe account të ndryshëm, ku i thurte lavde vetvetes, me ndihmën edhe të një hajduti kompjuterësh të Akademisë Teologjike të Durrësit, që i kishte shkuar pas në Kanada, me shpresën se Miri Cici do ta ndihmonte të hante me lugë floriri.

    Arsyeja e tretë është shumë më serioze. Nuk kam pasur dhe as kam as dyshimin më të vogël se ky qelbanik, bashkë me disa të tjerë, paguhet për të luftuar Kishën tonë, Kryepiskopin, klerin, teologët dhe besimtarët e saj për llogari të Turqisë dhe radikalizmit islamik. Por për këtë do të flas më hollësisht në shkrimin e radhës.


    Si në të kaluarën, edhe tani, Miri Cici, ose ndryshe eruditi dhe akademiku i shquar Foti Cici, me origjinë nga Nivicë - Bubari i Sarandës, është shprehur se unë i nxora bojën në ato vite me nxitjen e Kryepiskopit Anastas. D.m.th. mua më ngarkoi Kryepiskopi këtë mision, prandaj dhe unë veprova ashtu siç veprova, sepse ndryshe nuk do ta bëja! Po vazhdoj rrëfimin tim, siç e nisa në fillim, kësaj here pa asnjë fije humori e pa asnjë teprim.

    Eshtë e vërtetë se miq të mi më kishin lajmëruar në ato vite disa herë se Foti Cici po shkruante kundër meje në internet, duke më drejtuar disa akuza në dukje të rrezikshme, por që unë vetë i kisha shndërruar bindshëm në zero absolute në kohë shumë më të vështira se koha në fjalë. Në këtë kontekst, thëniet e tij nuk më shkaktonin alarm, aq më tepër panik. Thjesht vërtetonin bindjen time se ky katundar kokëtrashë ishte një spiun i ndyrë, një provokator i vërtetë dhe një sahanlëpirës i përçmuar i neootomanizmit turk dhe terrorizmit islamik dhe asgjë më shumë. Nuk iu binda kurrë ngasjes që t’i përgjigjesha ashtu siç dija unë për shkaqe personale. Kjo gjendje vazhdoi deri sa një ditë më thanë se kishte shkruar kundër Kryepiskopit Anastas, të cilin e kishte krahasuar madje me djallin, dhe këtë e kishte shkruar nga pozicioni i një kleriku të Kishës Orthodhokse! Atëherë më hipi gjaku në kokë. E ndieja se duhej bërë diçka, sepse zullumet e tij ishin trashur shumë.

    Siç thashë më lart, interneti i atëhershëm ishte mjaft i kufizuar dhe në përgjithësi ishte dial up. Aty ku jetoja unë nuk kishte ende as dial up. Kur kërkoja ndonjë informacion nga interneti, futesha me kodet e një llogarie që kisha në Greqi nga një telefon i dytë që kisha instaluar në shtëpi për këtë qëllim, por vetëm për pak minuta, sepse impulset me jashtë ishin shumë të shtrenjta. Pasi u interesova për të pasur sa më shpejt një lidhje interneti, një njeriu im më ofroi kodet e një biznesi, ku punonte. Bëra veprimet e duhura dhe brenda pak minutash kisha një lidhje goxha të mirë për kohën që flasim. U futa në Forumin Shqiptar, atje ku shkruante edhe Miri Cici, dhe fillova të shkruaj nëpër tema të ndryshme, që kishin hapur të tjerët. Vura re se, brenda një kohe të shkurtër, Mirit po i dridheshin leqet e këmbëve. Mesazhet që po i dërgoja privatisht në emalin e tij, ku i përshkruaja me hollësi ato që do të shkruaja në forum, i kishin dhënë të kuptonte se po i vinte fundi. Dua të theksoj me shumë sinqeritet se punën që kisha nisur nuk e dinte askush tjetër veç meje, aq më tepër Kryepiskopi, me të cilin nuk kisha komunikim të vazhdueshëm për shkak të largësisë gjeografike që na ndante.

    Pas pak kohësh vendosa të hapja një temë vetëm për Miri Cicin, ku me të dhënat dhe provat që do të publikoja, do t’ia nxirrja bojën njëherë e mirë, siç ia nxora. U futa në forum ku, për fat, dikush tjetër, me emrin Agim Bardhi, kishte hapur si me porosi temën me titull “Foti Cici braktis delet e varfra shqiptare”. Vazhdimi dihet. Ky katundar me maskë intelektuali u diskreditua kaq keq, saqë u shporr jo vetëm nga forumi, por edhe nga shtypi shqiptar, sepse të dhënat që unë kisha publikuar ishin të tilla, saqë as ata që e shfrytëzonin, nuk donin t’i nxirrnin bojën vetes. Brenda pas ditëve, Miri Cici u shndërrua nga një “gjeni” në një limon të shtrydhur, të flakur në një kosh plehrash. U përpoq të shpëtonte nderin e tij duke më kërcënuar se, nëse guxoja, le të dilja hapur në shtypin shqiptar. Unë dola edhe në shtypin shqiptar, me emër e mbiemër, me ndihmën e disa miqve të mi, kryesori prej të cilëve ndërroi jetë para pak kohësh.

    Ndërkohë, dua të përmend edhe një detaj tjetër të kësaj historie, sepse dua të jem plotësisht i sinqertë. Kur fillova të shkruaj të temën që përmenda më sipër, nuk kisha asnjë dijeni se kush ishte Agim Bardhi, d.m.th. personi i vërtetë që mbante këtë pseudonim. Në fakt, unë e njihja shumë mirë këtë person, por nuk e dija se fshihej ky nën këtë pseudonim. Pas disa kohësh, kur komunikova me të si zakonisht, zbuluam papritur identitetin e njëri tjetrit. Kohë më vonë, identitetin tonë e zbuloi edhe Miri Cici. Nuk e kam fjalën kaq shumë për veten time, sepse unë kam shkruar kaq hapur, saqë nuk ishte nevoja të fshihesha. Nuk është faji im që Miri është kaq kokëtrashë, saqë nuk arrinte të kuptonte se kush ia shkruante të gjitha këto, në një kohë që, përveç Perëndisë në qiell, nuk mund të ishte askush tjetër veç meje.

    Përpara se të arrinte puna tek shkrimet e mia në gazetat shqiptare, por që gjithçka që provonte se kush ishte ky njeri në të vërtetë ekzistonte në Forumin Shqiptar, më mori në telefon personi me pseudonimin Agim Bardhi. Më tha se Foti Cici kishte dërguar një email në adresë të tij dhe timen njëkohësisht. Unë nuk kisha marrë ndonjë mesazh, sepse adresa që kisha deklaruar në forum nuk përdorej dhe ishte mbyllur. Më tha se do të ma dërgonte që ta lexoja. E lexova. Nuk kisha parë ndonjëherë në jetën time gjë më të ndyrë se ai mesazh. Autori i emal-it identifikohej si një organizatë që quhej “Trekëndëshi Tiranë - Athinë - Vankuver”. Kërkesa e tyre ishte që të mbyllnim menjëherë temën për Miri Cici, përndryshe do të shpifnin se unë abuzoja seksualisht me “Agim Bardhin”.

    Kuptohet që unë nuk kisha ndërmend të tërhiqesha nga tema, apo të pranoja të fshiheshin mesazhet e mia. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe personi tjetër, i cili u dërgoi një përgjigje me të vërtetë fshikulluese. Pak kohë më vonë, debati mes meje dhe Miri Cicit u zhvendos në një forum tjetër, të cilin e zotëronin myslimanë, por që më duket se tani është mbyllur. Në një mesazh të tij, duke mos qenë në gjendje të përgjigjej ndryshe, kjo ndyrësirë shkroi një lajm të ditës, që gjoja e kishte botuar gazeta “Mapo”, ku thuhej se unë kisha përdhunuar një nxënës shkolle dhe se ndodhesha i arrestuar në rajonin e policisë. Ishin ditët e para të shtatorit, ku si gjithmonë hapeshin shkollat, por me një përjashtim. Atë vit, nuk e mbaj mend shkakun, ishte marrë vendim nga Ministria e Arsimit që shkollat të hapeshin me dy javë vonesë. Sigurisht këtë nuk kishte si ta dinte Miri Cici, prandaj dhe u bë qesharak. Vetë ata islamikët e forumit e hoqën menjëherë, duke e konsideruar si një shpifje, për të cilën ata vetë do të mbanin përgjegjësi nëse do ta lejonin të përhapej. Nga ana tjetër, ishte shume e lehtë për ta të konstatonin se kjo gazetë nuk kishte botuar kurrë ndonjë lajm të tillë.

    Po i përmend këto, për të kuptuar se ky njeri, në kohën që i shkruante këto, ishte një klerik ortodoks. Nuk arrij ta kuptoj se sa tuhafë ishin ata që i besuan rason, pavarësisht se më pas, po ata ia hoqën. Kaq e vështirë ishte të kuptonin se kishin përpara syve një katundar anadollak e me moral të ulët, i cili nuk ishte i denjë jo për të qenë një klerik i Kishës Orthodhokse, por as kandillonaft?

    Po e mbyll shkrimin e sotëm me atë që Miri Cici e quajti “Trekëndëshi Tiranë Athinë Vankuver”. Dua t’i them atij se sado injorant që të jetë, nuk mund të mos dallojë trekëndëshin nga katërkëndëshi, sepse në këtë rast bëhet fjalë për një katërkëndësh. Këndi i katërt është Selaniku, te cilin e anashkalon qëllimisht, ku vëllai i tij është kali i Trojës për Mitropolinë e Selanikut. Shpresoj se drejtuesit e kësaj Mitropolie ose do të vlerësojnë drejt provat që do të kenë në dispozicion për priftin e tyre Artemios Tsistis, ose duhet të justifikojnë ndërhyrjet e tij antikanonike në dëm të një Kishe tjetër. Gjithsesi, skandalit zor se do t’i shmangen dhe jo për fajin tonë. Jam i sigurt se Cicajt e kuptojnë mirë këtë që po them. Në shkrimin e radhës do të përqendrohem akoma më shumë në këtë pikë tejet delikate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 10-12-2020 më 09:45

  9. #89
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Vëllezërit Cici në dekadën e tretë të misionit të tyre antiortodoks

    (Nga Niko Korçari)

    Personalisht, nuk kam nevojë të rrëmoj as në qiell e as në tokë për t’u bindur që Miri Cici (ashtu si edhe vëllai dhe bashkëpunëtori i tij më të ngushtë, pater Artemios Tsitsis) është një spiun i paguar, si nga SIGURIMI i Ramiz Alisë, ashtu edhe nga SHIK-u i Gazidedes, për të penguar ringritjen e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe përhapjen e besimit ortodoks përtej kufijve të tij tradicionalë, ashtu siç e kërkonte koha, historia, realiteti postkomunist dhe prirja e një pjese të madhe të shoqërisë shqiptare. Gjithsesi, pak rëndësi ka se cilat janë bindjet e mia personale, nëse këto, në një debat publik, nuk shoqërohen edhe me fakte të qarta e argumente logjike të qëndrueshme.

    Me këtë rast, dua të përmend disa fakte, të cilat kushdo që i lexon, mund të gjykojë vetë e të nxjerrë konkluzionet e veta, pa u ndikuar nga shkruesi i këtyre radhëve. Në postimin #32 të kësaj teme, GJIKSANA ka folur me mjaft hollësi e ka parashtruar argumente të shumta në lidhje me një artikull që Miri Cici ka botuar në qershor 2001, në gazetën e diasporës shqiptare të Amerikës “Illyria” (13-15, 2001, Volume 11, # 1089), me titull “Përse ndalohet gjuha shqipe në kishën ortodokse të Sarandës?”. Vlen të theksohet fakti që, në këtë artikull, Miri Cici nuk ka përdorur emrin e vet, por pseudonimin “Sokrat Dhima”. Ky vetë nuk e ka pranuar kurrë se është autori i këtij artikulli, por ja që dëshmia e të ndjerit Sejfi Protopapa është e padiskutueshme. Ai ka përshkruar me hollësi mënyrën se si u veprua në këtë rast. Fillimisht u dërgua një farë Toni nga Tirana në Sarandë, për të grumbulluar informacion. Shpenzimet e tij u mbuluan me çek në dollarë prej Sejfiut, të cilin e mori Miri Cici dhe ia dërgoi në Shqipëri personit që kishte dërguar për të spiunuar komunitetin ortodoks të këtij qyteti. Në vazhdim, u përpoq të formulonte një farë teksti në shqip, por duke mos qenë në gjendje të shkruante (sepse nuk është në gjendje të shkruajë as emrin e vet), tekstin ia redaktoi Sejfiu, duke i dhënë formën e tij përfundimtare, me të cilën edhe pa dritën e botimit (Shih gazeta TEMA, 09.09.2003, si dhe postimin #59 të kësaj teme).

    Në këtë rast, pyetja që shtrohet nuk është se përse Miri Cici e shkroi këtë artikull me pseudonim, sepse arsyet dihen. E para, është se nuk donte të konfrontohej me dy greqishtfolësit kryesorë të kishës së Sarandës, priftin dhe djalin e tij, psaltin, Leonidha Papa, shokun e vëllait të vet, Artemit, kryetarin e sotëm të OMONIA-s, të cilin Miri e njihte edhe personalisht që prej vitit 1991. Madje me ndihmën e këtij të fundit, Miri kishte siguruar atë vërtetimin si grek i thekur nga Silogu Vorioepirot i Alikos, E dyta, nuk donte të shkaktonte reagime tek komuniteti ortodoks grek i Amerikës, mbi të gjitha tek ati i tij shpirtëror, prifti grek Christos Christakis,i cili e kishte ndihmuar të vinte në Amerikë, e kishte mbajtur dhe e mbante me bukë e me para, sidomos pasi shqiptarët e Nju Jorkut dhe Filadelfias e kishin përzënë me shkelma. Nuk donte të prishte marrëdhëniet me të edhe për një arsye tjetër shumë serioze. Atë Christos ishte ai që do ta ndihmonte të bëhej prift (siç e ndihmoi). E treta, duke mos u konfrontuar hapur me priftin dhe psaltin e kishës së Sarandës, ai mbronte në fakt vëllanë e vet, Artemin në Selanik, duke i dhënë atij mundësinë që të vepronte i qetë e të integrohej tërësisht në jetën kishtare të atij qyteti.

    Pra, pyetja nuk është se përse përdori pseudonim, por përse duhej të shkruante këtë artikull, në një kohë që nuk kishte ndërmend të cenonte asnjë nga personazhet kryesorë të këtij artikulli? Për më tepër, përse duhej të shkruante një artikull, për të cilin ai vetë nuk kishte asnjë të dhënë, prandaj dhe dërgoi Tonin nga Tirana për të grumbulluar informacion?

    Besoj se përgjigjja është shumë e thjeshtë. Miri Cici ishte në mision. Duhej të shkruante ato që i diktonin të tjerët, ata që edhe e paguanin. Nga ana ime, jam i bindur se, nëse do të ishte në dorën e Miri Cicit, ai nuk kishte për të shkruar kurrë këtë artikull, përmbajtja e të cilit e mbante të mbërthyer prej fyti, mes dy zjarresh të mëdhenj, ku lëvizja më e vogël mund ta kthente në shkrumb e hi.

    Deri sa të arrinte të dorëzohej prift, duhej të shkruante me pseudonim, që të mos binte në sy. Pas dorëzimit, do të shkruante detyrimisht me emrin e vet, sepse atëherë mund të bënte më shumë dëm dhe të shkaktonte konfuzion në gjirin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Dhe ashtu ndodhi në të vërtetë. Sapo veshi rason, Miri, i cili në atë kohë quhej father Foti Cici, shkroi me emrin e vet, ose më saktë, në shkrimet që të tjerë ia dërgonin të gatshme, vendoste emrin e vet. Islamistë nga Shqipëria, të përhapur gjithandej, përhapnin me marifet lajmin se një “Fan Nol i ri” po luftonte nga Amerika për të mbrojtur Kishën e Shqipërisë, që sipas tyre, e kishin “uzurpuar grekët!!!”. Në këtë klimë terrori antiortdoks, shkrimet me emrin e tij ishin ato që i jepnin tonin luftës së egër të islamizmit radikal kundër Kishës sonë, ndërsa rasoja që mbante veshur ishte mjeti i vetëm që i jepte atij “autoritetin” për t’u shfaqur si një figurë madhore në gjirin e ortodoksisë shqiptare.

    Kalojmë tani në një detaj tjetër, i cili hedh dritë dhe plotëson faktin e mësipërm. Nëse do pyesni Miri Cicin se cila ishte arsyeja që u largua nga Kanadaja në Australi, do t’ju thotë se e bëri për shkaqe ekonomike. Eshtë me të vërtetë për t’u gajasur me këtë përgjigje, por këtë ka. Nuk ka tjetër.

    Kanadaja rreshtohet në një ndër vendet me politikat më të fuqishme sociale në planet, madje shumë më të mira se ato të Australisë. Nuk është as Somali, as Nigeri, as Pakistan e as Kore e Veriut, që qytetarët e saj të shkojnë e të kërkojnë një fat më të mirë nëpër kontinente të tjera. Megjithatë, le ta zëmë për një çast se u largua për në Australi për shkaqe ekonomike. Pse u kthye përsëri në Kanada? Përsëri për shkaqe ekonomike? Rastësisht vajtje-ardhjet e tij nëpër këto shtete diktoheshin nga riveshja dhe rizhveshja e rasos, sa herë që Kishat lokale me të cilat ishte lidhur, e pranonin dhe pastaj e dëbonin respektivisht, sapo merrej vesh se me çfarë mashtruesi kishin të bënin?

    Qëllimi i vetëm i largimit të Miri Cicit nga Kanadaja për në Australi ishte të mbulonte gjurmët e dëbimit të tij pompoz nga radhët e klerit të OCA në SHBA. Nuk e dimë se në ç’rrethana arriti të mashtronte Kishën e atjeshme të Antiokisë dhe të vishte përsëri rason, por dimë se edhe prej andej u dëbua me të njëjtin pompozitet, si edhe në SHBA, kur u mor vesh e kaluara e tij e errët. Nga Australia u kthye përsëri në Kanada, ku përsëri me mashtrime dhe falsifikime, duke shfrytëzuar kaosin dhe mungesën e një komunikimi deri diku të justifikueshëm midis dioqezave të së njëjtës Kishe nëpër kontinente të ndryshme, veshi përsëri rason, edhe pse si një prift i dorës së dytë, në një kishëz mikroskopike siriane.

    Për ata që i kanë ngarkuar misionin, çështja e rasos së Mirit është kusht i panegociueshëm për të vazhduar ta paguajnë, sepse nuk u intereson ai si person, por petku që e mbulon. Për Mirin, çështja e rasos është burim jetese, madje i vetmi burim jetese. Ai nuk di të bëjë punë tjetër. Ato që thotë, se gjoja punon si përkthyes nëpër rajone policore dhe gjykata, nuk mund t’i sigurojnë jo bukën e gojës, por as ujë për të pirë. Dëshmia më e mirë për këtë është fakti se, që nga koha që është dëbuar përfundimisht edhe nga ajo kishëza siriane, ai vazhdon të hiqet ende si prift, sigurisht për të mos humbur tridhjetë asprat, që padronët e tij i kanë ofruar gjithë këto vite për ta mbajtur gjallë.

    Në një skaj tjetër të botës, në Selanik të Greqisë, vëllai i vet, Artemios Tsitsis, prift edhe ai, vazhdon të jetë pjesë e pandashme e të njëjtit mision. Nuk ka arsye të dalë hapur, sepse kështu do të humbiste shumë më tepër nga ato që fiton si një qengj i urtë. Do të humbiste një punë të rehatshme, një rrogë të majme, një pozitë shoqërore të fituar nëpërmjet fisit të gruas, do të humbiste edhe familjen, sepse pjesëtarët e saj nuk do t’ia falnin kurrë një sjellje si ajo e vëllait të vet në Kanada. Ndërkohë, ne dimë shumë mirë se ai luan rolin e kallauzit në të gjitha sulmet që vëllai i tij, në rolin e tellallit, drejton kundër Kishës sonë, kundër Kryepiskopit Anastas dhe, kohët e fundit, kryesisht kundër Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joanit. Të gjitha shpifjet kundër këtij të fundit i grumbullon pater Artemios, nga njerëz që ndajnë të njëjtat “ideale” me Cicajt në Shqipëri, për t’ia dërguar më pas vëllait të vet në Kanada. Nuk e di nëse e ka kuptuar apo jo, por e siguroj se qetësisë, me të cilën ka bashkëjetuar gjithë këto vite, po i vjen fundi. Erdhi koha të përballet me faktet, me të vërtetën, me opinionin publik të Selanikut dhe më gjerë, me atë të ortodoksëve të Greqisë.

    Në mbyllje, do të doja të thosha se mua më pëlqen të flas shumë për ndërtesa, jo vetëm ngaqë janë pjesë e ADN-së sime, por edhe se janë diçka e dukshme dhe e prekshme, që flasin edhe pse s’kanë gojë e që thyejnë turinj edhe pse s’kanë grushte. Një rast i tillë ishin p.sh. shkrimet e mia në këtë temë për “vilën milionadollarëshe” të Hirësi Joanit në një fshat të Përmetit, të ilustruara me pamje satelitore e fotografike, shkrime të cilat diskredituan publikisht jo vetëm Miri Cicin, por edhe ata që i ofruan qëllimisht këtë informacion shpifarak e keqdashës. Në vazhdim, pa asnjë vonesë, do të bëj fjalë për një ndërtesë tjetër, atë të Kishës së Burimit Jetëdhënës, për të cilën Miri Cici thotë se ka shumë korrupsion. Do ta shohim edhe këtë punën e korrupsionit, por paraprakisht dua të them se i vetmi korrupsion në këtë rast janë shpifjet që një person i njohur nga ne (ashtu siç njihnim edhe ata që flisnin për vilën milionadollarëshe), i cili sigurisht që nuk quhet Vasil Dishnica, i ka pëshpëritur në vesh pater Artemit disa shpifje, përgjigjen e të cilave e kanë marrë dhe do ta marrin në radhë të parë jo vetëm prej meje, por nga të gjithë besimtarët e Korçës.

    CICAJ! Qëndroni në linjë! Gjërat e bukura paskëtaj vijnë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 18-12-2020 më 05:56

  10. #90
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Shejtanllëqet e shejtanbudallait anojnë gjithmonë nga budallallëku


    (Nga Niko Korçari)


    Diku nga prilli largët i vitit 1991, në Greqi, dëgjova një njeri të mençur e me shumë përvojë në marrëdhëniet me njerëzit, ta emërtonte Miri Cicin me epitetin më të goditur që kam dëgjuar ndonjëherë për të: “shejtanbudalla”. Sigurisht që plot të tjerë që e kanë nga afër i kanë ngjitur një pafundësi epitetesh të tjera (“sahanlëpirës”, ”kokëtrashë”, ”katundar”, ”ngordhësirë”, ”zvarranik”, ”cicmic”, ”fëlliqësirë”, “kokëpalarë”, “analfabet” etj. etj. etj.), të gjitha të merituara, por epiteti në fjalë është ai që e përshkruan me një realizëm absolut, nga koka në këmbë, me një fjalë të vetme. Sa herë që e dëgjoj, më sjell ndërmend vetëm Miri Cicin dhe askënd tjetër, sepse vështirë se mund të hasësh në jetë ndonjë tjetër, që ta meritojë kaq shumë këtë epitet. Madje, sa herë që detyrohem të merrem me këtë njeri, në mendjen time e imagjinoj gjithmonë si ato lopët e kooperativës, me një matrikull të varur si një vath të madh në vesh, në të cilin është gdhendur me shkronja të arta fjala “shejtanbudalla” (Kjo për sa i përket njërit vesh, se në veshin tjetër matrikulli shkruan “katundar”).

    Në shkrimin e sotëm dua të ndalem konkretisht në njërën prej shejtanllëqeve të tij të shumta, që ka postuar në facebook këto kohët e fundit, të cilën e përmenda në postimin tim të mësipërm dhe që lidhet me gjoja korrupsionin e Kishës së Burimit Jetëdhënës në Korçë. Përpara se të shkoj aty, them të hap një parantezë të shkurtër, ku do të doja të përshkruaja me pak fjalë sfondin e përgjithshëm të taktikës së tij shumëvjeçare prej shejtanbudallai. Flas për taktikë dhe jo strategji, sepse dihet që strategjia e luftës së tij kundër Kishës sonë është pjesë e gjeopolitikës së Turqisë dhe e islamizmit radikal në rajonin e Ballkanit pas mbarimit të Luftës së Ftohtë. Në Shqipëri, materializimin e kësaj gjeopolitike e mori përsipër SHIK-u i Gazidedes, organizata të ndryshme terroriste islamike nga Lindja e Mesme që vepronin si institucione bamirëse, disa politikanë ish- komunistë, si dhe disa spiunë me origjinë ortodokse, me një të kaluar kriminale ose kriptokomuniste, kryesori ndër të cilët ishte ish- i burgosuri ordiner Fatmir Cici nga Nivicë – Bubari i Sarandës. Siç e kemi thënë mjaft herë deri tani, në shënjestër të kësaj strategjie gjeopolitike të Turqisë ishte ndalimi me çdo mjet i riorientimit të shqiptarëve drejt Evropës dhe krishterimit, pengimi i ringritjes së Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe integrimi i vendit në strukturat islamike, siç ishte p.sh. Konferenca e Vendeve Islamike.

    Fatmir Cici nga Nivicë - Bubari i Sarandës mund të jetë ndër të paktët sahanlëpirës ortodoksë, që vazhdojnë t’i shërbejnë me të njëjtin zell interesave gjeopolitike të Turqisë dhe Islamit radikal për një kohë kaq të gjatë. I vetmi ndryshim që vihet re në vrerin që vjell, është një ndryshim në taktikën që ndjek. Ka disa vite që nuk shan më Greqinë, as grekët në përgjithësi. Vërtet që vazhdon të shajë Kryepiskopin Anastas, por tanimë për arsye personale dhe jo si grek!!! Ndryshe nga ç’bënte vite më parë, kur shante të gjithë grekët deri në shtatë breza, tani u hidhet në grykë të gjithë atyre që komentojnë postimet e tij në facebook duke sharë grekët. Madje, para pak kohësh, pashë edhe një koment të tij, ku thotë se të gjithë shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi, bëjnë shumë mirë që marrin shtetësinë greke!!! Kush i shkruan këto? Miri Cici, “grekofagu” i dikurshëm, që shante grekët dhe Greqinë nga mëngjesi deri në darkë?

    Kush e ka njohur nga afër këtë zvarranik, e kupton se kujt i detyrohet ky ndryshim. Në radhë të parë, i gjithë fisi i Cicajve jeton në Greqi prej shumë vitesh, me motra, vëllezër, nipër e mbesa, pa harruar edhe atë kunatin e tij ish-oficer, të cilin e ka përmendur edhe GJIKSANA në një nga shkrimet e mëparshme. Të gjithë këta kanë marrë shtetësi greke dhe janë integruar kaq shumë me jetën atje, saqë kanë harruar edhe shqipen (përveç “poetit”, i cili vazhdon të shkruajë vjersha në shqip). Të mos harrojmë se, mbi të gjithë këta, qëndron kanakari i fisit, Artemi, i cili jo vetëm që jeton në Greqi, jo vetëm që është martuar me greke, jo vetëm që ka marrë shtetësi greke, por edhe i ka vënë mbaresat e duhura emrit dhe mbiemrit me vendim administrativ (Artemios Tsitsis), njësoj si grekët etnikë, në mënyrë që rrogën që merr si nëpunës i Shtetit Grek ta meritojë deri në centin e fundit të vlerës së saj.

    Miri Cici ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim zvarranik dhe sahanlëpirës edhe për sa i përket anëtarëve të Sinodit të Kishës sonë. Shan dhe shpif vetëm kundër hierarkëve me origjinë shqiptare, por nuk flet asnjë fjalë kundër atyre me origjinë greke, sepse nuk guxon, për arsyet që sapo përmenda. Dhe jo vetëm për anëtarët e Sinodit të Kishës sonë me origjinë greke, por edhe për klerikë grekë, që vijnë herë pas here në Shqipëri. Vetëm një herë e shkeli, pa u menduar thellë. Ishte rasti i klerikut grek Eleftherios Karakitsios, për të cilin GJIKSANA ka shkruar me hollësi në postimet #45 dhe #58 të kësaj teme (Ia vlen t’i lexojnë ata që nuk i kanë lexuar, por edhe t’i rikujtojnë ata që i kanë lexuar). Miri, duke u nisur nga fakti që ky klerik vinte shpeshherë në Shqipëri, sidomos në zonën e Korçës, ku duhet të ketë padyshim edhe miq e të njohur, e akuzoi këtë për helenizim të Jugut të Shqipërisë. Sigurisht që kjo akuzë nuk kishte asnjë mundësi të ishte e vërtetë, por Miri mendoi se kështu mund të bënte ndonjë nga ato insinuatat e tij prej shejtanbudallai në dëm të Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joanit. Mirëpo rezultoi se atë Eleftherios Karakitsios ishte kockë e fortë. Gjëja e parë që bëri, zuri për fyti vëllanë e këtij shejtanbudallai, Artemiosin në Selanik, duke i kërkuar që akuzat që i ishin drejtuar të hiqeshin menjëherë nga rrjetet sociale dhe t’i kërkohej ndjesë publikisht, përndryshe bashkë do të takoheshin në sallën e gjyqit. Nuk arriti të mbaronte fjalën dhe pater Artemios Tsitsis, i cili është një nga administratorët e adresës së facebook-ut, prej së cilës luftohet besimi ortodoks në Shqipëri, i fshiu mesazhet menjëherë, duke bërë pinned një tjetër, me të cilin rehabilitohej plotësisht nderi dhe figura e klerikut të lartpërmendur.

    Shejtanllëqet e këtij shejtanbudallai gjysmak e analfabet bëhen akoma më të neveritshme kur i thotë mendja se mund të përçajë klerin apo besimtarët e Kishës sonë me metoda anadollake, si në rastin e arkimandritit Kozma Sovjani, të cilin e merrte gjoja në mbrojtje si kundërvënie ndaj Hirësi Joanit. Ishte kaq e madhe neveria që ngjalli edhe tek vetë arkimandriti, saqë ky e ndjeu për detyrë të prononcohej publikisht përpara besimtarëve të Korçës, me zë e me figurë, duke i dhënë përgjigjen e merituar e duke i grisur maskën këtij puthadori të terrorizmit islamik.

    Para pak ditësh, kur po i hidhja një sy postimit të tij në facebook për gjoja korrupsionin në Kishën e Burimit të Shenjtë të Korçës, më vajti buza vesh më vesh (Kjo më ndodh sa herë që lexoj diçka argëtuese). Njoha menjëherë stilin vulgar të të shkruarit dhe argumentimet katundareske të këtij shejtanbudallai me damkë. Sa për dijeni, shkrimet e këtij analfabeti ndahen në tri lloje: në ato që ia shkruajnë të tjerët dhe ky thjesht vë emrin e tij, në ato që skeletin e shkruan ky dhe dikush tjetër, që nuk është njohës i temës, korrigjon vetëm gjuhën (prandaj dhe marrëzitë që përmbajnë janë për t’i mbledhur me lopatë), dhe në ato që ky i shkruan vetë fund e krye. I këtij llojit të fundit është edhe postimi në fjalë, të cilin mund ta lexoni këtu: https://www.facebook.com/bibliotekao...77345609122141 . Mban vulën e përvojës së moshës fëmijërore, kur mamaja e merrte përdore dhe zinte radhë me orë të tëra për të mbushur ujë në burimin e fshatit, ku bashkë me gratë e tjera e kalonin kohën duke u marrë me llogje e thashetheme.

    Siç përmenda, ky postim është vepër e duarve dhe mendjes së tij të sëmurë dhe i askujt tjetër (përveç ndonjë informacioni të tipit të “vilës milionadollarëshe të Hirësi Joanit”). Sigurisht që nuk është shkruar nga ndonjë besimtar korçar me emrin Vasil Dishnica, jo vetëm se nuk ka ndonjë korçar me emër të tillë që të jetojë në Amerikë, por edhe se nuk ka korçar të vërtetë, që të mos ketë dijeni për punën dhe kontributin e Hirësi Joanit në ringjalljen dhe fuqizimin e mëtejshëm të traditave ortodokse të Korçës dhe të mos i jetë mirënjohës për përkushtimin e tij të plotë dhe lëvrimin e këtyre vlerave për më shumë se dy dekada.

    E vetmja e vërtetë në këtë email, që Miri Cici i ka dërguar vetes, është fakti që ai e ka honepsur tashmë se nuk është më klerik, por një zotëri, d.m.th. një laik, një mashkull i thjeshtë në moshë të pjekur. Pastaj fillojnë gënjeshtrat njëra pas tjetrës. Gënjen kur thotë se quhet Foti. Emri i tij është Fatmir. Kur kaloi kufirin, para tridhjetë vitesh, e ndërroi në Fotaq, pasi pagoi nëpunësen e Gjendjes Civile të Kooperativës së Bashkuar në Piqeras, të cilin e mbajti për aq kohë sa jetoi në Greqi. Kur vajti në Amerikë, e ndërroi përsëri në “Fatmir”, emër të cilin e ka në dy pasaportat që zotëron, kanadeze dhe australiane. Emrin “Foti” kishte të drejtë ta përdorte vetëm si emër priftëror, për sa kohë ishte prift. Tani që është thjesht një laik, nuk e ka më këtë të drejtë, sepse ky emër nuk i përket më. Pra, nuk është z. Foti, por ish- shtetasi shqiptar, z. Fatmir Cici, nga Nivicë – Bubari i Sarandës. Kuptohet që pak vetë, miq të tij të ngushtë, të zgjedhur kokërr më kokërr, ndër të cilët edhe unë, i flasim me përkëdheli “Miri Cici”.

    Për sa i përket mbledhjes së Hirësi Joanit me besimtarët, Miri Cici nuk dëshmon vetëm se është gënjeshtar, por, si gjithmonë, edhe i paditur. Në radhë të parë, rendi i ditës për të gjithë pjesëmarrësit dihej që më parë. Ata erdhën për të dëgjuar për atë që dinin dhe jo për diçka që nuk dinin. E dyta, problemet e Kishës së Krishterë dhe përpjekjet për zgjidhjen e tyre, pavarësisht natyrës së tyre, d.m.th. edhe kur flitet për ndërtime objektesh kulti, si në këtë rast, mbeten gjithmonë biseda shpirtërore, të mbështetura në Ungjill, në doktrinën e Etërve dhe në traditën kishtare vendëse dhe mbarëortodokse. Nuk mund të ndodhë ndryshe. Gjithsesi, kjo është një çështje që do t’i rikthehem së shpejti, prandaj dhe nuk po zgjatem më tej.

    Miri Cici përmend diku edhe emrin e klerikut të Mitropolisë së Korçës, atë Mishelit, për të cilin thotë se është dënuar nga Mitropoliti ngaqë nuk i pëlqenin padrejtësitë dhe apelonte për transparencë. Çudi! Atë Misheli vërtet që është dënuar, por është dënuar për sjellje të pahijshme në kishë ditën e së Premtes së Madhe. Këtë e dinë të gjithë korçarët, mjaft prej të cilëve ishin të pranishëm kur ndodhi ky incident. Madje nuk u dënua vetëm ky, por edhe një klerik tjetër, për të cilin Miri Cici ka shkruar se është dora e djathtë e Mitropolitit! Mbaj mend se edhe herë të tjera, sa herë që ka folur për klerikë të Korçës (jo pak herë), po kaq herë ka dalë huq me gënjeshtrat që i kemi nxjerrë në shesh me ndihmën e vetë korçarëve, sepse këtyre u vjen ndot nga agarenë dhe femohues si Miri Cici.

    Në gënjeshtrën e radhës, Miri Cici thotë se Hirësi Joani, ka tërhequr ankimimin për Kishën e vjetër të Shën Gjergjit për shkak të miqësisë dhe shpërblimeve që ka marrë nga Kryebashkiaku, i cili e përdor këtë godinë si Bashki të Korçës!!! Këtë marrëzi nuk mund ta shkruante kurrë një korçar, madje edhe mjaft ortodoksë të Shqipërisë, që e njohin mirë historinë e të parëve të tyre, sepse dinë shumë mirë që Kisha e vjetër e Shën Gjergjit nuk ekziston më prej shumë dekadash. Eshtë shembur nga themelet nga padronët e parë të Miri Cicit (PPSH - SIGURIMI). Sot bëhet fjalë vetëm për truallin e kësaj kishe, një pjesë e të cilit është marrë dhe mbi të është ndërtuar Kisha e Shën Gjergjit. Pjesa tjetër, në bazë të ligjit në fuqi, nuk mund t’i rikthehej ish-pronarit, sepse investimi ndërtimor i pronarit të dytë (shtetit) e tejkalonte përqindjen e cakut të parashikuar, gjë që e lejonte të vazhdonte ta mbante në pronësi. Përsëri sipas ligjit, që nga momenti që kjo ndërtesë ndryshonte destinacion dhe pronar (qoftë edhe brenda institucioneve të ndryshme publike), atëherë i jepej prioritet pronarit të vjetër, në këtë rast, Kishës. Kjo është arsyeja që Mitropolia e Shenjtë e Korçës është në gjyq me Bashkinë e Korçës. Procesi gjyqësor vonon për shkak të kufizimeve të COVID-19, por kjo nuk do të thotë se është e largët dita kur gjykata do të vendosë për këtë çështje. E drejta është me Kishën dhe korçarët shpresojnë se, me ndihmën e Zotit, do të dalin edhe kësaj here fitimtarë.

    Gënjeshtra e fundit e Miri Cicit në këtë email që ai i drejton vetvetes, është fjalia e mëposhtme lidhur me rikonstruksionin e Kishës së Burimit Jetëdhënës:
    “Po ben me shume se 6 muaj qe ka nisur rikonstruktimi dhe nuk kemi pare as edhe nje ndryshim ne strukturen e kishes”.

    E ke seriozisht, mo Miri nga Nivicë – Bubari?
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 21-12-2020 më 12:04

  11. #91
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    _______________________________NJE KORRIGJIM I VOGEL

    Në paragrafin 12 të shkrimit të mëspipërm (të tretin nga fundi), fraza "dhe mbi të është ndërtuar Kisha e Shën Gjergjit" duhet korrigjuar si vijon: "dhe mbi të është ndërtuar Kompleksi "Shën Gjergji".

    Ishte një gabim nga ana ime, i cili mund të duket i vogël, por nëse duam të jemi të saktë në çdo gjë, kjo vlen edhe për gjërat më të vogla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 23-12-2020 më 04:46

  12. #92

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Jeni të lutur që fotot ti postoni në
    temën përkatëse.
    Gjithësesi, komplimentet e mia për materialin e postuar.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  13. #93
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Përshëndetje të gjithëve dhe gëzuar festat e këtij fundviti!

    Duke pasur parasysh edhe këshillën e mikut tonë të mirë, Arbëreshit Niko, vazhdimin e ndërhyrjes sime në këtë temë të gjatë, të hapur nga GJIKSANA, mund ta ndiqni në një temë të posaçme në këtë forum, me titull: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës".

    U lutem lexuesve të kësaj teme që temën e re ta konsiderojnë edhe si temë të veçantë, por edhe si parantezë dhe vazhdimësi të temës, në të cilën jemi (Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici").

    Kuptohet që postimet në këtë temë do të vazhdojnë si zakonisht edhe nga Gjiksana, i cili mezi pret t'i vijë radha, por edhe nga unë, sa herë që të jetë e nevojshme.

  14. #94
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Citim Postuar më parë nga niko korcari Lexo Postimin
    Përshëndetje të gjithëve dhe gëzuar festat e këtij fundviti!

    Duke pasur parasysh edhe këshillën e mikut tonë të mirë, Arbëreshit Niko, vazhdimin e ndërhyrjes sime në këtë temë të gjatë, të hapur nga GJIKSANA, mund ta ndiqni në një temë të posaçme në këtë forum, me titull: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës".

    U lutem lexuesve të kësaj teme që temën e re ta konsiderojnë edhe si temë të veçantë, por edhe si parantezë dhe vazhdimësi të temës, në të cilën jemi (Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici").

    Kuptohet që postimet në këtë temë do të vazhdojnë si zakonisht edhe nga Gjiksana, i cili mezi pret t'i vijë radha, por edhe nga unë, sa herë që të jetë e nevojshme.
    Nuk justifikohet asnje fjale e keqe ndaj prifterinjve, pale me ndaj Kryepiskopit. Mendoj se nje debat i sterzgjatur me kete cicin, nuk ka vlere, madje e ndihmon qe t`i jepet rendesi. Personalisht ne kete rast kam sugjeruar vetem nje opsion : "shkisherimin", se paku ne juridiksionin e KOASH-it, e megjithate nuk ia vlen te hyjme ne te tilla debate. Nuk praktikohet me, dakord, por nuk ka vlere me vazhdimi i debatit me nje person qe del kunder.
    Duaje te afermin tend si veten

  15. #95
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Nuk e vë aspak në dyshim se, ato që shkruani, nxiten vetëm nga dashamirësia. Cici nuk mund të “shkishërohet” nga askush, sepse nuk i përket asnjë Kishe Ortodokse në botë, as si besimtar i thjeshtë dhe jo më si klerik. KOASH nuk mund të merret me dikë, i cili nuk është në juridiksionin e saj. Ka gjasa që ky njeri të mos jetë fare shtetas shqiptar, por problemi nuk është personi, por ata që e përdorin për të shpifur kundër Kishës sonë. Kjo nuk është diçka që mund të lihet pas dore. Kur shqiptarët e kanë bërë për herë të fundit një gabim të tillë, “hëngrën” pesëdhjetë vjet diktaturë dhe janë duke ngrënë po aq vite “tranzicion”.

    Ju uroj një vit të mbarë!

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar niko korcari për postimin:

    ilia spiro (30-12-2020)

  17. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Përgjigje e drejtpërdrejtë, e qartë dhe e prerë përçarësve të Kishës sonë


    Në datën 8 korrik, të kremten e shën Prokopit, në kishën historike të Tiranës që mban emrin e tij, Kryepiskopi Anastas, duke marrë shkas nga origjina joortodokse (pagane) e këtij shenjtori, por që besimin ortodoks e vulosi me martirizim, foli përpara besimtarëve për një problem tejet serioz, të cilin e kemi përmendur mjaft herë edhe në këtë forum dhe që duket se nxitet jo kaq nga padituria e disave se sa nga interesa të tjera, të cilat nuk janë aspak të panjohura për ortodoksët e Shqipërisë.

    Predikimi i Kryepiskopit Anastas:

    Dëgjuam pak më parë nga atë Ilia për figurën e shquar të shën Prokopit. Nuk do të doja t’i rikthehesha kësaj pike. Ndërkohë, ekziston një pikë delikate, e cila ia vlen barra qiranë që ta nënvizoj. Shën Prokopi nuk u lind ortodoks, por me martirizimin dhe vdekjen e tij dha pikërisht imazhin se çfarë është ortodoksi i vërtetë, dhe siç e dini, është mbrojtësi ynë, është shenjtori ynë në qytetin e Tiranës. Kohë pas kohe, më vijnë në vesh disa sharje, të cilat nuk i kisha dëgjuar kurrë. Disa persona flasin me përçmim për njerëz që nuk kanë qenë ortodoksë, por që u bënë ortodoksë këto vitet e fundit. Eshtë një sharje (ύβρις) e rëndë dhe herezi.

    Apostull Pavli nuk ishte më pak i krishterë dhe ortodoks ngaqë ishte farise. Mijëra prej shenjtorëve tanë nuk u lindën ortodoksë. U bënë ortodoksë me vullnet të lirë nëpërmjet besimit dhe pagëzimit. Bëhet fjalë pra për një përdhosje (ασέβεια) të madhe, por edhe për marrëzi (παραλογισμός), kur disa marrin guximin të hiqen si gjoja më tepër ortodoksë ngaqë gjyshi i tyre ishte ortodoks. Nuk ekziston asnjë dallim i tillë. Dhe sa herë dëgjojmë idiotësi (ηλιθιότητες) të tilla, duhet të përballemi me to me shumë forcë. Madje ka shumë persona, që për arsye të tjera, përpiqen të krijojnë idenë se Kryepiskopi bëri gabim kur dorëzoi njerëz që nuk ishin ortodoksë të lindur!!!

    Për mua ka qenë dhurata më e madhe e Perëndisë që ka pasur njerëz që me vullnetin e tyre të lirë vendosën të bëhen anëtarë të Kishës. Sigurisht që respektojmë të gjithë njerëzit për zgjedhjet që bëjnë. Por është e drejta jonë që të gëzohemi për njerëz, që ata vetë, me vullnetin e tyre të lirë, vendosën të bëhen anëtarë të Kishës. Nuk dua të përmend më shumë detaje, por le të lavdërojmë Perëndinë, që na fali një numër të madh njerëzish, të cilët vendosën, ashtu si Shën Prokopi, me vullnet të lirë, të bëhen anëtarë të Kishës.

    Çështja qëndron se si do të vdesim ne të gjithë. Si ortodoksë të kulluar dhe me të vërtetë të tillë, apo si pseudo-ortodoksë? Si njerëz që e duam me të vërtetë Krishtin, të gatshëm për sakrifica dhe martirizim, apo si njerëz që thjesht rehatohen dhe shfrytëzojnë lidhjen me Kishën? Ajo që është e sigurt është se një ditë jeta do të marrë fund për të gjithë. Perëndia të na bëjë të denjë e të na gjejë me më shumë besim e dashuri për t’iu përkushtuar vullnetit të Tij. Të kemi diçka nga besimi, nga qëndresa, nga burrëria e shenjtorëve. Ajo është vula e vërtetë e ortodoksisë. Lutuni, vëllezër, edhe për ne klerikët, që të jemi sipas shembullit të shenjtorëve tanë, dhe të gjithë ne le të përpiqemi të përjetojmë diçka më shumë nga tradita e shën Prokopit. Të përjetojmë diçka më shumë nga vendimi për sakrifica dhe sprova të njerëzve të tjerë.


    ____________________________________________

    Ky predikim nuk ka nevojë për më shumë komente. Dua vetëm të përmend dy terma që ka përdorur Kryepiskopi në greqisht, për të kuptuar ngarkesën emocionale dhe qëndrimin e tij ndaj kësaj dukurie të pështirë.

    Ύβρις – e kam përkthyer “sharje”, por është larg kuptimit të saj të vërtetë. Në Greqinë e periudhës klasike, kjo fjalë i referohet stadit të parë të dekantimit të një njeriu, i cili kërkonte të tejkalonte kufijtë intelektualë dhe fizikë të tij dhe të sfidonte perënditë, i pari ndër të cilët ishte Zeusi. Stadi i dytë ishte reagimi dhe ndërhyrja e perëndive nëpërmjet verbimit ose trullosjes mendore të sfiduesit. Stadi i tretë ishte hakmarrja e perëndive për shkak se verbimi mendor po e trashte gjithnjë e më shumë të keqen. Stadi i katërt ishte vendimi i perëndive për shkatërrimin e plotë të këtij njeriu.

    Ηλιθιότητες - e kam përkthyer “idiotësi”, por kjo fjalë e huazuar nga gjuhë të tjera nuk e ka ngarkesën emocionale të origjinalit në greqisht, e cila është një fjalë që përdoret me kujdes dhe vetëm në raste kur folësi, në këtë rast Kryepiskopi, kërkon të tërheqë vëmendjen e dëgjuesve, por edhe të fshikullojë ata, të cilëve u drejtohet kjo fjalë. Në shqip, në të folurën e përditshme, kjo fjalë mund të përkthehej “gomarllëqe”.
    ____________________________________________

    Sipas predikimit të Kryepiskopit, ata që flasin me përçmim për ortodoksët e Kishës sonë me origjinë nga besime të tjera, janë sharës, heretikë, ndërsa thashethemet e tyre janë idiotësi. Në të njëjtën kohë, flet edhe për njerëz që, për arsye të tjera, përpiqen të krijojnë idenë se Kryepiskopi bëri gabim kur dorëzoi njerëz që nuk ishin ortodoksë të lindur. Sigurisht që kjo lloj propagande është gjithmonë e paguar nga ata që ne e dimë shumë mirë se kush janë. Pra kjo lloj propagande nuk është vetëm çështje idiotësie, por shumë herë edhe çështje misioni. Nuk po themi ndonjë gjë të re, sepse vetëm në këtë temë kemi përmendur sa e sa fakte, që askush nuk ka mundur t’i hedhë poshtë.

    Dua t’u them të gjithë atyre që kanë rënë pre e kësaj propagande të shëmtuar antikishtare e antiortodokse, se përveç dy kategorive të mësipërme, ka edhe një kategori të tretë, ajo e të penduarve. Shumë prej tyre kanë rënë në kontakt me njerëz të Kishës dhe kanë përmendur edhe me emër ata që i kanë nxitur në këtë rrugë. E kam thënë edhe herë të tjera: dihet gjithçka nga të gjithë. Askush nuk mund të qëndrojë i fshehur, sepse është vetë Zoti që e nxjerr në dritë. Dhe jo vetëm që e nxjerr në dritë, por edhe e turpëron përpara të gjithëve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 11-07-2021 më 11:01

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •