__________________Shqiptarët e Kanadasë shkelmojnë me neveri perversitetet e Fatmir Fotaq Cicit
Vetëm pak kohë pas dorëzimit të tij në prift, Fatmir Fotaq Cici u kthye në hero barsoletash gazmore edhe në Kanada. Shqiptarët e atjeshëm argaliseshin me mënyrën se si ky cicmic rrekej të shëmbëllente në pamje e në të folur si Fan Noli. Pjesa dërmuese e tyre sapo kishte ardhur në Kanada dhe ndodhej në proces legalizimi për leje qëndrimi. Disa prej tyre ishin madje edhe nga zona e Sarandës dhe e njihnin nga afër këtë cicmic. Në postimet e forumeve të kohës, këta të fundit shprehen me mjaft ironi për të gjithë ata, që mendonin vërtet se ky prift bubariot me nivel kopshti pa drekë, analfabet në dije e i pagdhendur në sjellje, mund të krahasohej në ndonjë aspekt me Fan Nolin e madh. Besoj se këta djem kishin shumë të drejtë për komentet e tyre ironike, por nuk kishin aspak të drejtë kur mendonin se kishte ne të vërtetë zëra, që pohonin një të tillë. Në fakt, siç u vërtetua më vonë, ishte vetë Fatmir Fotaq Cici ai që shkruante në mediet elektronike të kohës me emra të ndryshëm, duke mburrur e lavdëruar vetveten si ato gratë llafazane, që prisnin radhën të mbushnin gjymat në burimin e fshatit.
Ç’është e vërteta, prifti i mëparshëm shqiptar, Nikolla Kavaja, gëzonte një farë respekti tek shqiptarët ortodoksë, një pjesë të të cilëve kishte arritur t’i sillte në kishën ku meshonte. Sipas Fatmir Fotaq Cicit, nëse do të bëhej ky vetë prift, brenda një kohe të shkurtër kisha jo vetëm që do të mbushej, por me të ardhurat e shumta, do të mund të blihej një kishë e re për këtë komunitet. Këtë gjë ia fryu në vesh edhe Serafimit të Kanadasë, i cili fillimisht i zuri besë fjalëve të tij. Kjo ishte arsyeja që vendosi të largonte priftin ekzistues, Nikolla Kavajën, dhe ta zëvendësonte me këtë mashtrues të rëndomtë e kriminel ordiner, i cili hiqej si figurë e shquar dhe erudit i madh.
Nuk kaloi shumë kohë dhe Episkopi Serafim e kuptoi gabimin që kishte bërë, duke bërë prift këtë pjellë analfabetike, këtë dështak të paaftë e të padenjë për t’i shërbyer ortodoksisë. Jo vetëm që kuptoi gabimin, por edhe u pendua kur pa që edhe ata besimtarë që kishte mbledhur Nikolla Kavaja, u larguan përgjithmonë nëpër kisha të tjera, kryesisht në kishat greke të Torontos dhe Montrealit.
Nuk kishin kaluar as dy muaj nga momenti kur Fatmir Fotaq Cici kishte marrë përsipër grumbullimin e ortodoksëve shqiptarë në një kishë ku të meshohej në gjuhën e tyre, kur Episkopi Serafim, duke parë nga afër gjendjen e vajtueshme që ishte krijuar pas largimit të Nikolla Kavajës, u detyrua të ndërhynte personalisht për të kontaktuar me të larguarit e për t’i bindur të ktheheshin në kishën, që drejtonte prifti i ri, me emrin Fatmir Fotaq Cici. Sigurisht që përpjekjet e Serafimit nuk mund të sillnin asnjë fryt. Zhgënjimi i shqiptarëve për shkak të këtij prifti dordolec, që ai vetë e kishte hirotonisur, ishte kaq i madh, saqë nuk bëhej fjalë për rikthim.
Në këto kushte, pasi i kujtoi premtimet pompoze që i kishte bërë para se ta hirotoniste, Serafimi i tha priftit nga Nivicë-Bubari se në vazhdim do të meshonte vetëm një herë në muaj, ngaqë kisha ku meshonte jo vetëm që nuk kishte pothuajse fare besimtarë, por edhe se kishte krijuar një imazh shumë të keq në sytë e të krishterëve të tjerë, por edhe të autoriteteve kanadeze. Në fakt, prifti i padenjë Fatmir Fotaq Cici, i biri i Gligorit dhe i Aleksandrës, i dënuar me burgim në Shqipëri për vrasje të mbetur në tentativë, nuk mund të mos kujtonte zanatin e tij të vjetër, atë të keqbërësit. Duke e ditur se po i vinte fundi, filloi të jepte kundrejt një pagese të majme dëshmi të rreme për të gjithë ata shqiptarë, që kërkonin të legalizoheshin në Kanada. Po ashtu, edhe pisllëqe me certifikata martesash dhe zgjidhjesh të tyre. Në rastet kur personi i interesuar për të pasur një vërtetim nga një kishë ortodokse guxonte ta kërkonte atë tek prifti Miri Cici, me ndërmjetësimin e një personi të tretë, mjerë ai! Anatemat, sharjet dhe mallkimet në dialektin bubariot binin si rrufe mbi të.
“Shën Asti i Kanadasë”, ashtu si edhe ai i Athinës, ishte një biznes, që duhej të sillte fitime. Kushdo që kërkonte qoftë edhe shërbimin më të vogël duhej të paguante. Kishte disa shqiptarë fukarenj, që nuk kishin bukë të hanin (sepse nuk ishin rregulluar ende me punë e shtëpi) që kërkonin ndonjë dëshmi për punë vullnetare në kishë, me qëllim që të plotësonin dokumentacionin për leje qëndrimi në Kanada. Kur shkonin dhe i qanin hallin këtij pseudoprifti zemërgur, ai u kërkonte hapur para të thata, si gjoja kuotë vjetore për anëtarësim në kishën e Shën Astit. Kur ata i luteshin me lot në sy se nuk mund të paguanin një kuotë vjetore, por vetëm mujore, sepse nuk kishin asnjë të ardhur, ky maskara pervers i dëbonte me një pusullë ku shkruhej: Anëtarësia në Kishën e Shën Astit është vjetore, paguhet me çek dhe dërgohet në adresën postare të Kishës, e cila shkruhet në krye të letrës. Emri në çek duhet shkruar vetëm shqip: Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Astit.
Përballë perversiteteve të shëmtuara të këtij pseudoprifti pervers, shqiptarët e ndershëm të Montrealit (prej të cilëve kam nderin të jem pinjoll) dhe Torontos reaguan ashpër. I vunë hunë menjëherë dhe e degdisën shumë larg, në shoqërinë e saskuaçëve. Atje pati aventura të tjera, shumë më zbavitëse se këto të mësipërmet. Emri i tij përmendet edhe sot si “papa Foti i famshëm”. Apo jo, mo Miri?
Krijoni Kontakt