Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 96
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    __________________Shqiptarët e Kanadasë shkelmojnë me neveri perversitetet e Fatmir Fotaq Cicit

    Vetëm pak kohë pas dorëzimit të tij në prift, Fatmir Fotaq Cici u kthye në hero barsoletash gazmore edhe në Kanada. Shqiptarët e atjeshëm argaliseshin me mënyrën se si ky cicmic rrekej të shëmbëllente në pamje e në të folur si Fan Noli. Pjesa dërmuese e tyre sapo kishte ardhur në Kanada dhe ndodhej në proces legalizimi për leje qëndrimi. Disa prej tyre ishin madje edhe nga zona e Sarandës dhe e njihnin nga afër këtë cicmic. Në postimet e forumeve të kohës, këta të fundit shprehen me mjaft ironi për të gjithë ata, që mendonin vërtet se ky prift bubariot me nivel kopshti pa drekë, analfabet në dije e i pagdhendur në sjellje, mund të krahasohej në ndonjë aspekt me Fan Nolin e madh. Besoj se këta djem kishin shumë të drejtë për komentet e tyre ironike, por nuk kishin aspak të drejtë kur mendonin se kishte ne të vërtetë zëra, që pohonin një të tillë. Në fakt, siç u vërtetua më vonë, ishte vetë Fatmir Fotaq Cici ai që shkruante në mediet elektronike të kohës me emra të ndryshëm, duke mburrur e lavdëruar vetveten si ato gratë llafazane, që prisnin radhën të mbushnin gjymat në burimin e fshatit.

    Ç’është e vërteta, prifti i mëparshëm shqiptar, Nikolla Kavaja, gëzonte një farë respekti tek shqiptarët ortodoksë, një pjesë të të cilëve kishte arritur t’i sillte në kishën ku meshonte. Sipas Fatmir Fotaq Cicit, nëse do të bëhej ky vetë prift, brenda një kohe të shkurtër kisha jo vetëm që do të mbushej, por me të ardhurat e shumta, do të mund të blihej një kishë e re për këtë komunitet. Këtë gjë ia fryu në vesh edhe Serafimit të Kanadasë, i cili fillimisht i zuri besë fjalëve të tij. Kjo ishte arsyeja që vendosi të largonte priftin ekzistues, Nikolla Kavajën, dhe ta zëvendësonte me këtë mashtrues të rëndomtë e kriminel ordiner, i cili hiqej si figurë e shquar dhe erudit i madh.

    Nuk kaloi shumë kohë dhe Episkopi Serafim e kuptoi gabimin që kishte bërë, duke bërë prift këtë pjellë analfabetike, këtë dështak të paaftë e të padenjë për t’i shërbyer ortodoksisë. Jo vetëm që kuptoi gabimin, por edhe u pendua kur pa që edhe ata besimtarë që kishte mbledhur Nikolla Kavaja, u larguan përgjithmonë nëpër kisha të tjera, kryesisht në kishat greke të Torontos dhe Montrealit.

    Nuk kishin kaluar as dy muaj nga momenti kur Fatmir Fotaq Cici kishte marrë përsipër grumbullimin e ortodoksëve shqiptarë në një kishë ku të meshohej në gjuhën e tyre, kur Episkopi Serafim, duke parë nga afër gjendjen e vajtueshme që ishte krijuar pas largimit të Nikolla Kavajës, u detyrua të ndërhynte personalisht për të kontaktuar me të larguarit e për t’i bindur të ktheheshin në kishën, që drejtonte prifti i ri, me emrin Fatmir Fotaq Cici. Sigurisht që përpjekjet e Serafimit nuk mund të sillnin asnjë fryt. Zhgënjimi i shqiptarëve për shkak të këtij prifti dordolec, që ai vetë e kishte hirotonisur, ishte kaq i madh, saqë nuk bëhej fjalë për rikthim.

    Në këto kushte, pasi i kujtoi premtimet pompoze që i kishte bërë para se ta hirotoniste, Serafimi i tha priftit nga Nivicë-Bubari se në vazhdim do të meshonte vetëm një herë në muaj, ngaqë kisha ku meshonte jo vetëm që nuk kishte pothuajse fare besimtarë, por edhe se kishte krijuar një imazh shumë të keq në sytë e të krishterëve të tjerë, por edhe të autoriteteve kanadeze. Në fakt, prifti i padenjë Fatmir Fotaq Cici, i biri i Gligorit dhe i Aleksandrës, i dënuar me burgim në Shqipëri për vrasje të mbetur në tentativë, nuk mund të mos kujtonte zanatin e tij të vjetër, atë të keqbërësit. Duke e ditur se po i vinte fundi, filloi të jepte kundrejt një pagese të majme dëshmi të rreme për të gjithë ata shqiptarë, që kërkonin të legalizoheshin në Kanada. Po ashtu, edhe pisllëqe me certifikata martesash dhe zgjidhjesh të tyre. Në rastet kur personi i interesuar për të pasur një vërtetim nga një kishë ortodokse guxonte ta kërkonte atë tek prifti Miri Cici, me ndërmjetësimin e një personi të tretë, mjerë ai! Anatemat, sharjet dhe mallkimet në dialektin bubariot binin si rrufe mbi të.

    “Shën Asti i Kanadasë”, ashtu si edhe ai i Athinës, ishte një biznes, që duhej të sillte fitime. Kushdo që kërkonte qoftë edhe shërbimin më të vogël duhej të paguante. Kishte disa shqiptarë fukarenj, që nuk kishin bukë të hanin (sepse nuk ishin rregulluar ende me punë e shtëpi) që kërkonin ndonjë dëshmi për punë vullnetare në kishë, me qëllim që të plotësonin dokumentacionin për leje qëndrimi në Kanada. Kur shkonin dhe i qanin hallin këtij pseudoprifti zemërgur, ai u kërkonte hapur para të thata, si gjoja kuotë vjetore për anëtarësim në kishën e Shën Astit. Kur ata i luteshin me lot në sy se nuk mund të paguanin një kuotë vjetore, por vetëm mujore, sepse nuk kishin asnjë të ardhur, ky maskara pervers i dëbonte me një pusullë ku shkruhej: Anëtarësia në Kishën e Shën Astit është vjetore, paguhet me çek dhe dërgohet në adresën postare të Kishës, e cila shkruhet në krye të letrës. Emri në çek duhet shkruar vetëm shqip: Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Astit.

    Përballë perversiteteve të shëmtuara të këtij pseudoprifti pervers, shqiptarët e ndershëm të Montrealit (prej të cilëve kam nderin të jem pinjoll) dhe Torontos reaguan ashpër. I vunë hunë menjëherë dhe e degdisën shumë larg, në shoqërinë e saskuaçëve. Atje pati aventura të tjera, shumë më zbavitëse se këto të mësipërmet. Emri i tij përmendet edhe sot si “papa Foti i famshëm”. Apo jo, mo Miri?
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 19-07-2019 më 11:29

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    ___________________ Perversitetet e Fatmir Fotaq Cicit në komunitetin grek të Surrey-t në British Columbia

    Pas dështimit të plotë të priftit jallanxhi (pseudopriftit) Fatmir Fotaq Cicit të rikthente në kishë të gjithë ata ortodoksë shqiptarë, të cilët me shumë mund i kishte afruar prifti i mëparshëm, Nikolla Kavaja, pozita e tij kundrejt Episkopit Serafim ishte vështirësuar mjaft. Sigurisht që problemi kryesor për të vazhdonte të mbetej mbijetesa, sepse në SHBA dhe Kanada nuk të paguan as shteti, as Kisha. Nëse nuk je i aftë të grumbullosh besimtarë rreth vetes, të fitosh besimin dhe respektin e tyre, do të thotë se nuk je i aftë për të qenë prift. Për personin në fjalë, epiteti “i paaftë” është më e pakta që mund të thuhet, sepse më shumë se i paaftë, ai është dhe mbetet i padenjë për të qenë prift i Kishës Orthodhokse. Kjo është një çështje, që unë e di shumë mirë, ashtu si edhe ai vetë e di që unë e di. Prej meje nuk ka mundur të fshihet kurrë, sepse unë kam qenë, jam dhe do të jem për të si shpata e Damokleut, si shkopi që bën sus ata qentë tinëzarë, që zabrahanisin nëpër rrugë e që gjuajnë rastin për kafshuar kalimtarët.

    Kur Miri Cici e kuptoi se po i sosej uji i gamiles, mbi të cilën kishte hipur, kontaktoi menjëherë me mitropolitin e Kishës Greke të Torontos, Sotirios, i cili kishte qenë mik me Mitropolitin e Konicës, Sebastianosin. Iu prezantua si djalë shpirtëror i këtij të fundit, prandaj dhe Sotiriosi u prek dhe vendosi ta ndihmonte menjëherë. E caktoi si prift të përhershëm në kishën e shenjtë të Konstandinit dhe Elenës në Surrey, qytet në British Columbia. Atje do të kishte të sigurt një rrogë të mirë dhe një mjedis shumë miqësor, aq më tepër kur ky u prezantua si një grek nga Vorio Epiri, që e kishin shtypur shqiptarët myslimanë për shkak të origjinës së tij të kulluar greke.

    Nga ana tjetër, duhej të ruante edhe marrëdhënie korrekte me Episkopin Serafim, të OCA, sepse organikisht i përkiste asaj Kishe dhe, nëse do të shkëputej prej saj me ndonjë veprim jokanonik, nuk do të mundte të shërbente as në Kishën Greke. Në takimin që pati me me Serafimin, e siguroi atë se po shkonte në Kishën Greke përkohësisht, me qëllim që të sillte pranë OCA të gjithë shqiptarët , që frekuentonin kishat greke të Vankuverit. Kam përshtypjen se Serafimi u mashtrua edhe një herë tjetër prej këtij sharlatani pervers. Por mund ta kem edhe gabim, sepse mund ta ketë parë si një rast të mirë për ta hequr qafe këtë prift jallanxhi, kryedembel e të paaftë për të tërhequr rreth vetes besimtarët nga Shqipëria, në një kohë që priftërinj të tjerë të OCA, që shërbenin në të njëjtën zonë, kishin arritur jo vetëm që të sillnin në kishë bashkëkombësit e tyre, por edhe të pagëzonin myslimanë dhe çifutë, të ardhur nga Irani! Nga ana tjetër, shpëtonte edhe shpenzimet e tepërta, ai ato që ishin bërë për të mbështetur gjoja iniciativat e këtij teologu të shquar, që i kishin kushtuar si frëngu pulën.

    Kuptohet që grekët e Surrey-t nuk ishin indigjenë të rëndomtë, që mund t’u shisje rruaza plastike me flori, apo të hanin sapunin për djathë. Shumë shpejt ata e kuptuan se sa i vlente lëkura këtij lopçari nga Nivicë-Bubari, i cili pretendonte t’u mësonte ortodoksinë anëtarëve të një komuniteti, jeta dhe identiteti i të cilëve vërtitej pa pushim rreth besimit të të parëve. Kokëtrashësia e tij fillimisht u trajtua me mirëkuptim dhe zemërgjerësi, sepse gjithmonë e në çdo kohë, njerëzit e zgjuar tregohen zemërgjerë me kokëtrashët. Në fund të fundit, kokëtrashësia nuk është zgjedhje, por identitet. Kokëtrashësia është e lindur, jo e kultivuar. Kokëtrashësia është pengesa më e madhe në rrugën e dijes, sepse nuk e lejon vullnetin e lirë të fuqizojë trurin dhe të gdhendë mendjen. Kokëtrashësia është pjesë e subkoshiencës, të cilën ndërgjegjja nuk arrin as ta lexojë, aq më tepër ta kontrollojë e ta nënshtrojë. Në këtë pikë dua të them diçka pozitive dhe ngushëlluese për Fatmir Fotaq Cicin, madje me sinqeritetin më të madh. Dëshmoj me dorën në Ungjill se ky njeri ka bërë përpjekje kolosale për të kaluar provimet, kudo ku ka qenë. Për një provim fare të thjeshtë mund të lexonte edhe pesëmbëdhjetë orë në ditë për një muaj të tërë, në kohën që shokët e tij mjaftoheshin në një studim prej pak orësh dy dytë para të njëjtit provim. Pra, unë nuk e akuzoj Fatmir Fotaq Cicin se është kokëtrashë me dashje, as se nuk ka bërë përpjekje për t’u çliruar prej saj. Përkundrazi, e mirëkuptoj dhe i shpreh solidaritetin tim për gjendjen në të cilën ndodhet. Unë e kam akuzuar dhe vazhdoj ta akuzoj vetëm për fëlliqësirat, që rrjedhin prej shpirtit të tij, për të cilat nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël për t’u çliruar. Përkundrazi, i ka përdorur si kundërpeshë, për të balancuar kokëtrashësinë e tij legjendare kundrejt të gjithë atyre, që kanë ecur në jetë me aftësitë e tyre, pa shkelur mbi kufomat e të tjerëve.

    Konflikti i Fatmir Fotaq Cicit me anëtarët e komunitetit grek të Surrey-t filloi për shkak të ndërtesës të marrë me qira, në të cilën strehohej kisha e Shën Konstandinit dhe Helenës. Në fakt ishte një sallë, e cila, kur u mor me qira, u tha se do të përdorej për veprimtaritë kulturore të komunitetit, dhe të dielave do të kthehej në kishë. Ditët e tjera, ikonat do të mbuloheshin me takt, në mënyrë që veprimtaritë e radhës të mos përbënin fyerje për besimin ortodoks të vetë anëtarëve të këtij komuniteti. Madje, në kontratën e qirasë, përmendej fjala “HALL – sallë” dhe jo “kishë”. Përdorimi i kësaj salle për veprimtari të ndryshme ishte edhe burimi i të ardhurave për mbajtjen edhe të kishës.

    Me kalimin e kohës, situata u acarua së tepërmi. Për shkaqe që unë nuk arrij dot t’i kuptoj, burrat iu shmangën konfliktimit të drejtpërdrejtë me “Papa Fotin e famshëm”, siç e quanin anëtarët e këtij komuniteti. Kryesisht, iniciativa mbeti në duart e grave, të cilat kërkuan ta dëbonin me shkelma, madje tentuan ta vinin në jetë këtë ide të tyre, por u penguan nga më gjakftohtët. U njoftua Mitropoliti Sotirios, i cili erdhi në Surrey, por duke marrë fillimisht anën e “papa Fotit të famshëm”. Pas pak kohësh, komuniteti falimentoi financiarisht. Sotoriosi u detyrua ta largonte nga Kisha Greke e Kanadasë, me justifikimin se ky prift ishte thjesht i huazuar nga OCA dhe jo pjesë organike e Kishës Greke të Kanadasë. Mbi të gjitha, ai e kuptoi se papa Foti i famshëm, përveçse kokëtrashë e analfabet, ishte edhe kusar. Ai kishte grabitur me marifet të gjitha mjetet financiare që zotëronte komuniteti. Në postimin e radhës do të paraqes dëshmi të shkruara të asaj kohe, të cilat do t’i përkthej në shqip për lexuesit e kësaj teme.




    Papa Foti i famshëm me Mitropolitin Grek të Torontos ________________________ Papa Foti i famshën duke lëpirë kazanët e grekëve

    Emri:  Sotirios.jpg

Shikime: 690

Madhësia:  21.6 KB ______________________-- Emri:  Sotirios 1.jpg

Shikime: 715

Madhësia:  34.2 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 20-07-2019 më 13:24

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    ______________________Zuzarët nuk kanë as fe e as atdhe

    Çdo ditë që kalon vërteton gjithnjë e më tepër se fëlliqësia e vëllezërve Cicaj nuk ka fund. Të merresh për ta është me të vërtetë diçka shumë e vështirë sepse kutërbimi i mëkateve të tyre nuk përballohet as me maskë kundërgazi. Fillimisht, siç e kam përmendur në postime të mëparshme, kisha përshtypjen e gabuar se në gjirin e familjes së Cicajve të Nivicë-Bubarit nuk mund të kishte një ekzemplar kaq të ngjashëm me Fatmir Fotaq Foti Cicin. Me kalimin e viteve, u binda se edhe vëllai i tij, Artan Artem Artemi Artemis Cici-Tsitsis është po kaq zvarranik e po kaq i përçmuar sa edhe ky.

    Në postimet #22, #27, #28, #39, #41, #42, #44 dhe #45 kam sjellë mjaft të dhëna për këtë prift jallanxhi të Selanikut, i cili, pasi mbaroi shkollën e mesme bujqësore në fshatin e vet, e nisi karrierën e tij të shndritshme si refugjat në Greqi. Në vazhdim, pas një vizite në Tiranë me vëllanë e vet, u takua me Kryepiskopin Anastas, të cilit i kërkoi me ngulm të ndihmohej për të studiuar për teologji, sepse digjej nga dëshira që kishte në “kraharuar” për t’u blatuar në altarin e ortodoksisë shqiptare. Pas një periudhe të shkurtër në Akademinë Teologjike të Shën Vlashit, u dërgua me bursë të Ministrisë së Jashtme të Greqisë në Selanik, me premtimin solemn se do të kthehej në atdhe, për t’i shërbyer Kishës mëmë.

    Kur po afrohej dita që të mbante premtimin që kishte dhënë, ky, vëllai i vet dhe disa bukëshkalë të tjerë, menduan një mënyrë krejt origjinale për t’i shërbyer sa më mirë Shqipërisë dhe Kishës së saj Ortodokse: të mos ktheheshin kurrë më atje.! Sigurisht që gjërat nuk janë kaq të thjeshta, prandaj dhe, pavarësisht toneve humoristike, të gjitha këto ngjarje, krejtësisht mëkatare, i kam shtjelluar me hollësi në këtë temë të forumit, ndërsa në veçanti për Artan Artem -etj. etj.- Cicin, kam shkruar në postimet e sipërpërmendura.

    Padyshim që pika kulmore e poshtërsisë së këtij të fundit është letra që i dërgoi kryepiskopit Anastas dhe mitropolitëve të kohës, me anë të së cilës shprehte shqetësimet e tij prej “jerondi” për padrejtësitë që po i bënte Kisha jonë kësaj figure të ndritur (02.02.2005). Por ajo çka ishte më mbresëlënëse, ishte fakti se ky atdhetar i kulluar nënshkruante me dorën e vet në emrin “Artem Cici” në gjuhën shqipe, me ato shkronja të bukura, që vetëm Dhaskal Todhri mund t’i shkruante (lidhur me këtë, mund të shikoni postimin # 41). E vërteta është se unë e admirova asokohe, sepse nuk isha në dijeni të disa veprimeve të tij të mëparshme dhe rolin e fëlliqur që kishte luajtur në biznesin e dështuar të gjoja Lidhjes Ortodokse të Shën Astit (lojë e pastër e ish- Sigurimit të Shtetit dhe islamistëve të Gazides). Për mua nuk ka rëndësi se çfarë kombi përket dikush. Rëndësi ka çfarë vlerash morale ka dhe sa i përkushtuar është ndaj parimeve dhe vlerave morale kristiane dhe atyre që pranohen botërisht nga të gjitha fetë dhe të gjitha kulturat, kryesisht nga bota perëndimore. P.sh, kam njohur shumë shqiptarë që janë më të mirë se shumë grekë, ashtu siç kam njohur edhe shumë grekë që janë më të mirë se shumë amerikanë.

    Fytyra e tij e vërtetë u zbulua fillimisht me krijimin artificialisht të një klime, e cila gjoja nuk e lejonte të kthehej në Shqipëri. Që të mos zgjatem shumë, sepse këto fakte i kam përmendur në postime të mëparshme, surrati i i tij i vërtetë u zbulua plotësisht kur në shkurt të vitit 2013, me vendim të posaçëm të Bashkisë së Selanikut, shqiptari kulluar Artan – Artem Cici kërkoi me ligj vendosjen e mbaresave greke emrit dhe mbiemrit të tij, “bazuar në dokumente mbështetëse”, duke e shndërruar në Αρτέμιος Τσίτσης (Artemios Tsitsis). Vërtet, a ka mundësi që ky njeri të na tregojë përmbajtjen e këtyre dokumenteve mbështetëse si dhe arsyetimin mbi të cilin e bazoi këtë kërkesë? Sigurisht që jo, sepse kjo farë nuk guxon kurrë të përballet me dritën dhe të vërtetën e Perëndisë. Pak ditë më pas, Gazeta Qeveritare e Shtetit Grek publikonte një ligj të posaçëm, me anë të të cilit e përfshinte në listën e nëpunësve publikë me një rrogë të majme mujore!!!

    Të kalojmë tani tek lajmi i fundit për të. Para pak kohësh, në datën 6 tetor 2019, Vatra Epirotase e Selanikut (e themeluar në vitin 1940 nga një profesor i Universitetit të Selanikut, që ishte nga Hllomoja e Pogonit të Gjirokastrës) organizoi një përkujtimore për shpirtrat e të afërmve të epirotëve që jetojnë në Selanik. Si thuhet edhe në lajmin përkatës, ceremoninë përkatëse e drejtoi “bashkatdhetari i fortpërndershëm Artemios Tsitsis” (https://www.facebook.com/athina.toto...26429894398581). Çudi e madhe me këta njerëz! Kur na doli epirot ky bubariot? Shqiptar nuk e deklaronte veten? Për Shqipërinë nuk luftoi bashkë me vëllanë e vet nëpër shtigjet e Greqisë, SHBA-së, Kanadasë, Anglisë, Australisë...?

    O Miri, ke ndonjë llaf për të thënë për vëllanë tënd, para se të përgojosh të tjerët? Mirë bëri që u kthye në epirot? Po për cilësinë e predikimit të vëllait (https://www.facebook.com/athina.toto...type=3&theater) ke ndonjë këshillë për të dhënë, se ti je specialist për këto. Ti i luan predikimet në majë të gishtave. Unë për vete shkrimet e tua lexoj që të arsimohem në besimin ortodoks (aq sa mundem sigurisht). Nuk mund të bëhemi të gjithë të shumëditur siç jeni ju, dy vëllezërit e shquar!!!
    _____________________________________________

    Pater Artemios Tsitsis me bashkatdhetarët e tij epirotë

    Emri:  artemios 2.jpg

Shikime: 618

Madhësia:  35.9 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 21-01-2020 më 10:42

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Hidhe vallen "burrërore", dridh shaminë nusërore

    Kërcen Miri nga sevdaja,
    me poture të mëdhaja,
    i ka sjellë nga Kanadaja.

    Kërcen Miri si ari,
    me kullaro ngjyrë flori,
    e ka blerë në Australi.

    Kërcen Miri si një dre,
    belkëputuri pa atdhe,
    dredh shaminë si nuse e re.

    Kërcen Miri nga belaja,
    qesh me të gjithë dynjaja,
    pas i vjen basmataja.


    Emri:  KERCIMTARI.jpg

Shikime: 542

Madhësia:  48.4 KB

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Marrë nga faqja zyrtare e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
    https://orthodoxalbania.org/2020/202...i-fatmir-cici/
    __________________________________________________ _______________________________



    Mashtrimet e klerikut të zhveshur Foti (Fatmir) Cici

    Për shkak se Foti Cici, njëherë moti klerik orthodhoks në Kanada dhe tashmë prej kohësh i shkarkuar dhe i zhveshur nga priftëria, ka rifilluar një fushatë të paskrupull sulmesh dhe shpifjesh ndaj klerikëve, teologëve dhe besimtarëve orthodhoksë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndjehemi të detyruar të sqarojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë publik se kush është me të vërtetë ky pseudoklerik. Gjithashtu, po publikojmë për herë të parë dokumente zyrtare që demaskojnë katërçipërisht këtë njeri të mbrapshtë e mashtrues.

    Më poshtë, po paraqesim sipas radhës kohore historikun e marrëdhënieve që Foti Cici ka pasur me Kishën Orthodhokse, si dhe metodat mashtruese e të gabuara që ai ka përdorur që në krye të herës vetëm për të nxjerrë përfitim vetjak. Foti (Fatmir) Cici, i lindur në Nivicë-Bubar të Sarandës, ka mbajtur kurdoherë të fshehtë dhe në heshtje krimin e plagosjes me dashje që ka kryer ndaj bashkëfshatarit të tij dhe për të cilin Gjykata e Rrethit Sarandë e ka shpallur fajtor me vendimin nr. 64, datë 9/09/1988, duke e dënuar me 5 muaj heqje lirie. Nëse Kisha Orthodhokse do të ishte njohur në kohë me këtë fakt qëllimisht të fshehur, karriera e tij kishtare do kishte përfunduar që në hapat e parë të saj. Kjo e vërtetë u zbulua vite më vonë, kur personi në fjalë u ekspozua dendur në hapësirat mediatike. (Shih Vendimin e Gjykatës, foto nr. 1).

    Në fillim të viteve ’90, Foti Cici (për sqarim, emri i tij i mëparshëm ishte Fatmir, të cilin e ndërroi ligjërisht në Fotaq, ndërkohë që paraqitet me formën Foti), largohet si emigrant në Greqi, ku deklaron se është minoritar me origjinë greke dhe lidhet me Mitropolitin e Konicës, Sebastianos. Edhe deklaratën e tij për origjinën greke, Foti është përpjekur ta mbajë po ashtu të mbuluar, por e vërteta nuk fshihet në mjegull. Kështu, doli në dritë dokumenti, që vërtetonte mohimin e origjinës së tij shqiptare, ndërsa deklaronte atë greke. (Shih bashkëngjitur dokumentin nr. 2). Duke u hequr si mbështetës i ideve të Sebastianosit, ia doli të përfitonte prej tij një bursë studimi për teologji në Universitetin e Athinës. Studimet në këtë universitet Foti i përfundoi pas 7 vjetësh, duke tejkaluar periudhën normale katërvjeçare studimore.

    Gjatë qëndrimit në Athinë, Foti shfaqi menjëherë natyrën e tij ngatërrestare dhe intrigante. Me gënjeshtra përpiqej të paraqiste lart e poshtë një realitet të shtrembëruar, duke manipuluar njerëz dhe institucione, mbi punën vërtetë të vështirë që kryhej në Shqipëri për ringritjen e Kishës Orthodhokse nga mosqenia. E megjithatë, kjo gjë nuk i siguroi vazhdimësinë e bursës për studime të mëtejshme. Duke mos ia arritur qëllimit, largohet në Angli për të studiuar gjuhë angleze me bursë afatshkurtër. Qëndrimin për pak kohë ia doli ta zgjasë për dy vjet, pasi kishte arritur të përfitojë një bursë nga qarqe të tjera kishtare, që kishin rënë pre e metodave të tij manipuluese. Në Angli, studimet e tij nuk përfunduan kurrë.

    Në kohën që vjen më pas, Foti kthehet përsëri në Greqi me pretekstin e vazhdimit të studimeve të tjera, por si u kuptua se qëllimi i tij ishte vetëm përfitimi vetjak, kjo mbështetje iu ndërpre. Në vend që të kthehej në vendin e tij për të ndihmuar në rrugëtimin e mundimshëm të ringritjes së Kishës Orthodhokse pas përmbysjes së regjimit ateist, sikundër vepruan shumë studentë të tjerë të dërguar për studime e kualifikime jashtë vendit nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Foti, me pretekstin e studimeve, gjen mënyrën dhe largohet për në ShBA.

    Të njëjtën rrugë ndoqi edhe i vëllai, Artem (Artan) Cici. Si siguroi bursë studimi dhe përfundoi studimet për teologji në Greqi, edhe ai nuk u kthye më në vendlindje që të shërbente pranë Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, që e kishte dërguar. Zgjodhi të qëndrojë dhe të jetojë në Greqi, ku u martua me një shtetase greke edhe më vonë u dorëzua prift mes mijëra priftërinjve që ka Greqia, ndërkohë që vendi ynë kishte nevoja të mëdha për klerikë. Për më tepër, në vitin 2013, ai ndryshon emrin nga Artemi Cici në Artemios Cicis dhe regjistrohet në Regjistrin e Gjendjes Civile të Bashkisë së Selanikut, me nr. 38 të Njësinë Bashkiake të Triandrisë, dhe nr. 236964 të gjendjes familjare.

    Në ShBA, Foti kishte vënë objektiv të shtinte në dorë klerikët vëllezër Arthur dhe Nikon Liolinin dhe, përmes metodave dredharake, të fitonte simpatinë dhe përkrahjen e tyre, duke iu shfaqur si patriot e punëtor i Kishës. S’vonoi gjatë dhe natyra e tij intriguese, përfituese dhe mosmirënjohëse doli në pah. I demaskuar, Foti hidhet publikisht kundra vëllezërve Liolini dhe klerikëve të tjerë orthodhoksë të diasporës shqiptare në ShBA, siç ishin edhe vëllezërit Katre. Për më keq, ai kafshon edhe dorën e atij që e ushqente atëkohë dhe e mbante me para, Sejfi Protopapës, i cili edhe e demaskon publikisht (shih Gazeta “Tema”, dt. 9 shtator 2003). Në këtë mënyrë, mbyllet me turp aventura “patriotike” e Foti Cicit në ShBA, nga ku u dëbua pa nder prej diasporës së atjeshme shqiptare.

    Gjatë kësaj kohe, Foti Cici nisi një fushatë të gjerë sulmesh në media me kritika të sajuara, trillime dhe sharje ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe klerikëve, teologëve dhe besimtarëve të ndershëm e të urtë që shërbenin me përkushtim në Kishën Orthodhokse në Shqipëri dhe në Kishën shqiptare në Amerikë. Mllefi i mbledhur ndër vite, përhapej si helm përmes mediave të ndryshme, që tek Foti panë fillimisht personin që krijonte lajm dhe interes mediatik. Veçse shpejt nisën të distancohen prej tij, pas përgënjeshtrimeve të kryera nga Kisha Orthodhokse dhe reagimit me forcë të klerikëve e besimtarëve orthodhoksë në mbarë Shqipërinë dhe në diasporën shqiptare, të cilët nxorën në shesh falsifikimet e së vërtetës dhe qëllimet e mbrapshta të Fotit.

    Megjithatë, duke pasur një diplomë për teologji dhe duke u fshehur pas gënjeshtrës dhe maskimit të fakteve, Foti me marifete të këqija arrin të dorëzohet dhjak dhe prift në harkun kohor të një muaji (janar dhe shkurt 2003) në Kanada nga Kisha Orthodhokse e Amerikës (OCA). Por, si përherë, format dhe metodat e tij të pasinqerta u kuptuan në pak kohë. Interesi i tij nuk ishte puna dhe shërbimi ndaj besimtarëve dhe aq më pak ndaj diasporës shqiptare, pasi edhe në Kanada u vu për dy vjet në shërbim të diasporës greke. Njëherësh, vazhdonte zakonin e vjetër të shpifjeve dhe megalomanive. Sjellja e tij e pahijshme, e pandershme dhe tërësisht e papranueshme për një klerik, i detyroi autoritetet e atjeshme kishtare të merrnin vendim për pezullimin e tij nga priftëria më 2 shtator 2005 si dhe për shkarkimin në mënyrë përfundimtare si prift dhe zbritjen e tij në rangun e laikut me vendim të Sinodit të Shenjtë të Episkopëve të Kishës Orthodhokse në Amerikë, dt. 25 tetor 2006. (The Orthodox Church, Nov/Dec 2005 fq. 27 dhe 2006, fq. 10. Shih foto nr. 3 & 4). Kjo goditje e fortë bëri që për më shumë se një dekadë Foti të “urtësohej”, duke u kufizuar në publikimin e pak shënimeve, që askush nuk i ndiqte në faqen e tij në internet (edhe kjo e hapur enkas me një emër grackë për të mashtruar të paditurit që kërkonin informacione mbi Orthodhoksinë). Madje, edhe pseudonimet e shumta nuk i sillnin efektin e dëshiruar të vetëlavdërimit.

    Brenda kësaj kohe, Foti po planifikonte lëvizjen e radhës. Ai rishfaqet papritur me titullin kishtar “Atë”, pra si klerik prift, duke e përdorur arbitrarisht, pa dhënë për këtë kurrfarë sqarimi. Nisin sërish sulmet me shpifje të shëmtuara kundër Kishës Orthodhokse dhe hierarkëve të saj. Besimtarë të shumtë reaguan përsëri me guxim për të dëshmuar të vërtetën dhe për të treguar fytyrën e vërtetë të këtij shpifësi. Madje, mungesa e plotë e etikës në tekstet e tij linte hapësirë dyshimi për çrregullim të shëndetit mendor.

    Në vijim, Foti gjen mënyrën për t’u hedhur në skajin tjetër të globit, duke iu qasur Kishës Orthodhokse të Antiokisë që vepron në Australi. Këta nuk kishin asnjë dijeni për të kaluarën e tij dhe zhveshjen nga priftëria. Viktimë të mashtrimeve të tij, ata e pranojnë në 21 janar 2013 për të kryer shërbesat fetare për nevojat e komunitetit të tyre. Por edhe këtu i doli gënjeshtra në shesh. Si triumfoi e vërteta, Mitropoliti Paul Saliba, që e kishte pranuar në padije një vit më parë, e largoi vrullshëm nga juridiksioni i tij kishtar në 29 prill 2014, duke e ndaluar të ketë çfarëdolloj lidhjeje me klerin dhe kishën. Kjo gjë konfirmohet edhe nga përgjigjja zyrtare e Mitropolitit të sotëm, hirësi Vasilit, që mban datën 29 shkurt 2019. (Shih foto nr. 5)

    I dëbuar nga Australia, Foti kthehet përsëri në Kanada. Duke mos e harruar zakonin e vjetër, ai përdor mënyra e mjete të ndryshme për të fshehur qëllimet dhe groposur gjurmët e së shkuarës. Me këtë mënyrë arrin të depërtojë dhe të pranohet nga Kisha Orthodhokse e Antiokisë që vepron në Kanada. Edhe këtu gënjeshtra nuk e çoi larg, sepse siç thotë proverbi “Gënjeshtra bën vegshin, por nuk ia vë kapakun”. Si mësoi të vërtetën, Kryepiskopi i Kishës së Antiokisë, Nju Jorkut dhe gjithë Amerikës së Veriut, Hirësia e tij Josifi, përmes shkresës me dt. 27 qershor 2019 dërguar Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, shprehu keqardhje që kishte lejuar një person të tillë gënjeshtërmadh dhe antikanonik të shërbente në enorinë e tij. Njëherësh, njoftonte se ky ishte dëbuar dhe nuk bënte më pjesë në kishën e tyre. (Shih foto nr. 6)

    Përsëri pa rason e klerikut, përsëri pa kishë, i demaskuar në mënyrë të përsëritur, i larguar dhe i refuzuar nga të gjithë orthodhoksët, shqiptarë dhe të huaj, me të cilët erdhi në kontakt, Foti mbeti në qiell të hapur. E, mesa duket, kjo e bëri edhe më delirant, i rriti dozat e përçartjeve dhe shpifjeve imagjinare. Sulmonte e përbaltte tanimë jo vetëm Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por këdo që i duket sikur i “zinte udhën”. Goditjet e tij përqendrohen veçanërisht ndaj episkopëve shqiptarë, qoftë në Shqipëri qoftë në diasporë, për të cilët thurte gjëra të paqena e të bazuara vetëm në gënjeshtra. Përveç 8 peshkopëve, 8 priftërinjve, 4 dhjakëve, 2 murgeshave, 7 teologëve, si edhe shumë bashkëpunëtorëve të tjerë të Kishës, gjuha e tij e çartur ka vjellë vrer edhe ndaj anëtarëve të ndershëm të familjeve të tyre, njerëz të sakrificës që e kanë vënë veten në shërbim të Kishës dhe të vendit të tyre.

    Edhe pse ka marrë përgjigje në mënyrë të përsëritur nga brenda dhe jashtë Kishës, edhe pse vazhdimisht është zbuluar fytyra dhe qëllimi i tij i vërtetë, ai përsëri nuk ndalon me të pavërtetat, shpifjet dhe fyerjet e ulëta, shëmbëlltyrë e vetë jetës së tij. Është e ditur tashmë nga të gjithë se ai nuk është klerik i asnjë Kishe Orthodhokse në botë. Titullin “Atë”, që ai e përdor lart e poshtë si kamuflim, është vetëm një rreckë e grisur, nën të cilën fshihet karakteri i zhubravitur i tij. “Ai është mendjemadh dhe nuk di asgjë, por vuan nga sëmundje çështjesh dhe ngrëniesh me fjalë, prej të cilave del smirë, grindje, sharje, mendime të liga, fjalime të kota njerëzish të prishur nga mendja dhe të privuar nga e vërteta, sepse pandehin se besimi i mirë [në Perëndinë] është [mjet] për fitim. Largohuni nga të tillët”. (1 Tim. 6.4-5).

    Kjo kronologji e Fatmir Foti Cicit kishte për qëllim të dëshmonte me fjalë të arsyeshme dhe fakte të pakundërshtueshme vetëm të vërtetën dhe të demaskonte haptazi gënjeshtrat dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të këtij njeriu të mbrapshtë, i cili asnjëherë nuk pati dinjitetin dhe kurajën të kërkojë ndjesë publike për gabimet dhe lajthitjet e tij. I tërbuar nga smira dhe i lodhur nga dështimet vetjake, kërkon të fajësojë këdo, përveç vetes.

    Gjatë gjithë këtyre viteve, Fatmir Foti Cici nuk ka mundur të justifikojë asnjëherë me argumente bindëse përfshirjen e tij totale në fushatat e tij të njëpasnjëshme të shpifjeve dhe të fyerjeve kundër Kishës sonë Orthodhokse, kreut dhe funksionarëve të saj, të cilat kërkojnë jo vetëm përkushtim total për sa i përket kohës, infrastrukturë dhe mjete teknike, por edhe burime të fuqishme financiare. Dimë se ai, prej shumë vitesh, nuk është në organikën e asnjë Kishe Orthodhokse dhe nuk paguhet si klerik. Siç e pohon edhe vetë, të vetmet të ardhura financiare që disponon, vijnë nga vetëpunësimi i tij si përkthyes nëpër spitale apo rajone policore, gjë që nuk i garanton as punë të qëndrueshme dhe as të ardhura të mjaftueshme, të paktën jo aq sa të përligjin kostot e veprimtarisë së tij të shfrenuar dhe helmuese në mjetet sociale dhe mediet elektronike.

    Kisha jonë Orthodhokse i shërben gjithmonë të vërtetës dhe ka për detyrë ta shpallë kurdoherë atë, të mbrojë besimtarët nga kurthet e gënjeshtrës dhe të informojë pandërprerë opinionin e gjerë publik, brenda dhe jashtë vendit, për rrezikun që sjellin shërbëtorë të tillë të së keqes, duke kërkuar të nxisin përçarje dhe ndasi brenda Kishës, trupit të Krishtit, dhe duke e përdorur tymnajën e gënjeshtrës si mjet për përfitime vetjake. Me pjesëmarrje të përhershme në përpjekjet për drejtësi, Kisha jonë vazhdon të ftojë të gjithë ata që i shërbejnë të vërtetës që të veprojnë ndaj dukurive të gënjeshtrës.

    Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
    22. 08. 2020
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 23-08-2020 më 03:04

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Gjashtë basmata për Fatmir Cicin

    Miri, si e ke ndier veten sot? Në këngën që të kam ngritur me goxha lezet fola vetëm për një basmata, por ty të erdhën gjashtë njëherësh! Bëhem merak për shëndetin tënd, se e di që organizmi yt (jo edhe aq burrëror), nuk mund të përballojë lehtë një breshëri të tillë goditjesh. Nga ana ime (janë dëshmitarë mijëra lexues të kësaj teme), jam përpjekur që frekuenca e shuplakave, që të kam dhënë turinjve gjatë gjithë kësaj kohe, të jetë sa më e ulët. Kështu dalim të gjithë të fituar. Edhe ti ke kohë të kujdesesh për shëndetin, edhe unë të argëtohem me mënyrën time me një leshko, si puna jote, por edhe lexuesit e shumtë të kësaj teme shmangin të vjellat që u shkakton kutërbimi i bëmave të një miu gjirizesh, si zotrote.

    Për mendimin tim, të gjashta basmatatë janë shumë të rëndësishme për ata që nuk e dinë se kush je ti dhe kush fshihet pas teje. Eshtë akoma më i rëndësishmë fakti që këto basmata publikohen zyrtarisht nga një institucion si Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe jo nga persona anonimë. Për mendimin tim personal, akoma më i rëndësishëm është fakti që në këtë deklaratë shtypi përfshihet edhe vëllai yt, ai që dikur dërgonte ankesa me shkrim, me firmën e tij të bukur “Artem Cici”. Jam shumë kureshtar të shoh se si do reagojë kësaj here. Nuk besoj të dërgojë përsëri ndonjë letër tjetër, kësaj here me emrin Artemios Tsitis! Ndoshta mund të ankohet tek Mitropoliti i Selanikut dhe t’i thotë që disa armiq të helenizmit në Shqipëri shkruajnë kundër tij ngaqë u deklarua publikisht, me vulë e me firmë, si vorioepirot autentik. Eshtë edhe ky një variant, Miri! Për sahanlëpirësit si puna juaj, justifikime dhe argumente të tilla janë oksigjeni që ku lejon të ekzistoni biologjikisht, të hani e të pini në kurriz të syleshëve që ju zënë besë. Për fatin tuaj të mirë, syleshë të tillë ka ende gjithandej.

    Basmatatë që shoqërojnë deklaratën për shtyp të Kishës sonë Orthodhokse nuk janë të gjitha të njohura. Katër prej tyre i kam publikuar edhe unë, këtu, në këtë temë, njërën prej tyre si sfond (e mban mend, mo Miri?). Dy të tjerat më lanë pa mend. Nuk kisha asnjë dijeni për to. Më ra qielli në kokë. Edhe pse e di mirë që ky jallanxhi derbeder është kaq i ndyrë e kaq djallëzor, sa të tallet e të përdhosë në këtë mënyrë me besimin tonë të shenjtë, gjithmonë kam pasur përshtypjen se edhe persekutorët më të egër të krishterimit kanë pasur në jetën e tyre çaste vetëpërmbajtjeje dhe pendimi për krimet që kanë bërë. Siç kam shkruar me dhjetëra herë në këtë temë, isha i sigurt se fëlliqësira që quhet Fatmir Cici nuk bën pjesë në organikën e asnjë Kishe Orthodhokse të botës, por nuk e dija që, prej momentit që kjo fëlliqësirë është shkelmuar zyrtarisht, madje me kaq shumë neveri, edhe nga Kisha e Antiokisë, të vazhdonte të hiqej kaq paturpësisht si prift kanonik.

    Papritur, teksa isha i pushtuar nga këto mendime, vendosa t’i bëj një telefonatë Niko Korçarit, personit që i ka çjerrë maskën publikisht në këtë forum, me fakte të pamohueshme, priftit të atëhershëm, sharlatanit Foti Cici. Shkrimet e tij u bënë shkas që OCA t’i hiqte rason këtij qafiri njëherë e përgjithmonë, shtypi shqiptar të mos merrej më me këtë qurrash rural, ndërsa shërbimet sekrete antiortodokse dhe organizatat islamike ta flaknin (qoftë edhe përkohësisht) si limon të shtrydhur. I kërkova Nikos të shkruante disa rreshta në lidhje me këto zbulime të fundit dhe t’i komentonte me mënyrën e tij. U tregua i gatshëm të kontribuonte në këtë drejtim, por në të njëjtën kohë shfaqi edhe trishtimin e tij në lidhje me një aspekt tjetër të një propagande, e cila duket sikur vjen nga gjirizi i Fatmir Cicit, por që në realitet përhapet nga njerëz, që shfaqen si anëtarë të zellshëm Kishës Orthodhokse. E pyeta për çfarë e kishte fjalën konkretisht dje më tha tekstualisht: E kam fjalën për propagandën e gjoja pushtimit të Kishës sonë nga myslimanët. E kam fjalën për shpifje të ulëta që drejtohen kryesisht kundër Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joanit. Këto teori dhe shpifje nuk vijnë nga Fatmir Cici. Thjesht trumbetohen prej tij. Krimineli më i keq nuk është ai që të ekzekuton fizikisht, por ai që frymëzon dhe orienton moralisht dorën vrastare.

    Kuptohet që edhe unë u trishtova thellë nga këto që më tha. Sigurisht që nuk më tha vetëm këto. Më tha edhe shumë tjera, mes tyre edhe historinë e shpifjes së ndyrë, sipas së cilës Hirësi Joani na paska një vilë në një fshat të Përmetit, me vlerë mbi 1,2 milionë euro (sipas vlerësimeve më fundit, më shume se 2 milionë euro), vlerë të cilën, sipas tyre, e ka siguruar me abuzime ekonomike. Këtë shpifje e ka ricikluar edhe një herë në faqen e tij të facebook-ut edhe fëlliqësira Fatmir Cici. Më premtoi se, në lidhje me këtë, do të bënte një shkrim me fakte bindëse dhe të pamohueshme (për vërtetësinë e fakteve nuk ia kam aspak frikën), në mënyrë që ata që i kanë thënë këto gjëra të pendohen (nëse i kanë thënë pa dashje), ose t’i gëlltisin (nëse i kanë thënë me dashje).

    Në pritje të shkrimit të premtuar prej mikut tim, Niko Korçarit, po bëj upload basmatanë e fundit (të gjashtën) të deklaratës për shtyp të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në lidhje me mashtruesin dhe kriminelin ordiner Fatmir Cici, ish- bletërritësin me origjinë nga Nivicë – Bubari i Sarandës.

    Emri:  ANTIOCHIA.jpg

Shikime: 496

Madhësia:  46.5 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 23-08-2020 më 06:12

  7. #67
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    “Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit

    (Nga Niko Korçari)

    Në radhë të parë dua të falënderoj Gjiksanën për ftesën që më bëri për të dhënë edhe unë ndihmesën time në një temë, me të cilën, para shumë vitesh, jam marrë gjerësisht, pa më detyruar kush, pa ma ngarkuar kush, me të vetmin qëllim të mbroja Kishën time, Kishën e të parëve të mi, por edhe Kryepiskopin tim, nga sulmet e një bande jeniçerësh sahanlëpirësish e renegatësh me origjinë ortodokse, që ishin vënë në shërbim të segmenteve terroriste islamike të Al Qaeda-s bë Shqipëri. Kur të jem ndonjëherë më i ngeshëm do të sjell këtu në forum literaturën e pafund ekzistuese në lidhje me përmasat e vërteta të veprimtarisë së terrorizmit islamik në Shqipëri, përgjithësisht literaturë të kohëve të fundit, e cila nuk është bërë ende e njohur në mediet shqiptare. Jo për ndonjë gjë, por për të kuptuar interesat gjeopolitike që shoqëruan këtë periudhë të errët jetën e shqiptarëve dhe mjetet që terrorizmi islamik ndërkombëtar vuri në dispozicion për të penguar dinamikën e pazakontë të ringritjes së Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe përhapjen e Ungjillit të Krishtit në çdo cep të vendit.

    Për të kuptuar seriozitetin e një politike të tillë, si dhe arsyet e terrorit të pashembullt antiortodoks, duhet të kemi parasysh se motivet e vërteta të tyre nuk kishin asnjë bazë fetare. Feja ishte mjeti dhe jo qëllimi final, pavarësisht se pa konflikt fetar, pa nënshtrimin e ortodoksisë, ky qëllim nuk mund të arrihej kurrë. Me fjalë të tjera, qëllimi ishte i natyrës gjeopolitike, ndërsa mjeti ishte i natyrës fetare.

    Përderisa bëhet fjalë për gjeopolitikë, atëherë lojtarët nuk mund të jenë as persona dhe as organizata. Janë më së paku shtete të veçanta e, më së shumti, koalicione apo aleanca shtetesh. Pas rënies së sistemit komunist, shoqëria shqiptare ishte e orientuar totalisht drejt Perëndimit, d.m.th. politikisht dhe ideologjikisht drejt kapitalizmit (tregut të lirë), ndërsa fetarisht drejt krishterimit. Nuk është nevoja të hapim literaturë për ta ilustruar, sepse janë vite që i kemi jetuar nga afër dhe kemi qenë, dashur padashur, pjesëmarrës aktivë të këtyre zhvillimeve. Shumica dërmuese e të rinjve, pavarësisht origjinës fetare, varnin në gjoks kryqe të krishterë, shumica të bërë vetë, metalikë ose pessy glass (një të tillë kishte edhe im vëlla, që e kishte punuar vetë).

    Për të qenë të sinqertë moralisht dhe objektivë historikisht, nuk bëhej fjalë për një rini fetarisht të ndërgjegjësuar, sepse nuk mund të jesh i tillë pa disa premisa të caktuara, siç është p.sh. edukimi fetar brenda në familje, kontakti me tekstet e shenjta, pjesëmarrja e organizuar në shërbesa adhurimtare, etj. Gjithsesi, ishte një tregues, që përshkruante me mjaft qartësi prirjen e shoqërisë shqiptare (trendin, siç e quajnë ca të supershkolluar) dhe orientimin e brezit të ri drejt një bote të caktuar. Siç e përmenda më lart, ky brez të rinjsh nuk ishte fetarisht i ndërgjegjësuar dhe s’mund të ndodhte ndryshe. Ndërkohë, ishin krejtësisht të çliruar nga barra e rëndë e trashëgimisë fetare, d.m.th. nuk kishin asnjë presion nga mjedisi shoqëror dhe familjar për të ndjekur fenë e të parëve. Në kushtet e atëhershme, e vetmja shtresë popullsie, që ishte e orientuar për t’i kthyer shpinën fesë së vet, ishte një numër i madh shqiptarësh me origjinë myslimane. Për shkaqe që mund të shpjegohen fare lehtë, të parët prej tyre ishin të rinjtë që jetonin në qytete të mëdha, të cilët, në vitet ’80 nuk mund t’i dalloje në asnjë gjë nga bashkëmoshatarët e tyre të krishterë. Të dytët ishin ata me origjinë bektashiane, sepse bektashinjtë kishin prejardhje kriptokristiane dhe, historikisht, kanë qenë gjithmonë miqësorë ndaj të krishterëve. Të tretët ishin të rinjtë e atyre krahinave jugore, të parët e të cilëve ishin islamizuar vonë, në vitet e Ali Pashë Tepelenës.

    Të shpjegojmë tani se përse myslimanët ishin kaq shumë të prirë për të braktisur fenë islame e për të përqafuar krishterimin e, mbi të gjitha, çfarë ishte ajo që u dha atyre lirinë për të bërë një gjë të tillë. Kur flasim për myslimanë, kemi më shumë parasysh popullsinë vendase të krishterë, e cila në vitet 1650 – 1750, përqafoi masivisht fenë islame, për shkaqe të ndryshme, të cilat nuk kam kohë t’i përmend këtu të gjitha. Gjithsesi mund të përmend varësinë e pazgjidhshme që u krijua mes tyre dhe pronarëve të mëdhenj të tokave (çifligarëve), të cilët e kishin përqafuar Islamin shumë kohë më parë, qëkur ishin spahinj, d.m.th. të krishterë, që kishin blerë të drejtën për të shfrytëzuar tokat e bukës, duke marrë si argatë bashkëfshatarët e tyre. Në rast lufte, spahinjtë ishin të detyruar të merrnin argatët si ushtarë e të luftonin për interesat e sulltanit sa herë që ai i kërkonte. Pas një fare kohe, spahinjtë u detyruan të konvertoheshin në myslimanë nëse dëshironin të ruanin pronësinë e tyre mbi tokën. Më pas, të njëjtën rrugë ndoqën edhe argatët e tyre, të cilët u kthyen edhe ata në myslimanë. Me ardhjen e komunistëve në fuqi, me kryerjen e reformës agrare, shpronësimin e çifligarëve dhe largimin e tyre nga funksionet shtetërore, argatët e dikurshëm prenë çdo lidhje me ish-padronët. Pas rënies së komunizmit, ishin të lirë të zgjidhnin vetë rrugën e tyre drejt së ardhmes, përfshirë këtu edhe besimin fetar.

    Shpeshherë kam dëgjuar ortodoksë, që nuk u vjen mirë kur shohin të pagëzohet ndonjë person me origjinë myslimane. Ca të tjerë që thonë se pagëzohen vetëm për interes. Në ato vite thuhej se pagëzoheshin për viza, për ndonjë pako ushqimesh nga greku etj. Nuk e përjashtoj që mund të jetë pasur edhe raste të tilla, por mund të përmend edhe unë raste po aq banale nga ortodoksë, madje edhe nga minoritarë. P.sh., kunati i një shoku tim, minoritar, që jetonte në Spata të Athinës, e kishte pagëzuar vajzën tri herë, për të përfituar ndonjë kryq floriri apo ndonjë dhuratë tjetër. Personalisht, besoj me gjithë shpirt se shumë myslimanë gjetën momentin historik të riktheheshin në fenë e të parëve. Për breza të tërë e kanë ndier barrën e rëndë të tradhtisë së fesë të të parëve në periudhën e islamizimeve masive. Këtë ndjesi e kanë pasur gjithmonë. Sa herë që nënave të këtyre zonave u vdisnin fëmijët, fëmijës që pasonte u vinin emër të krishterë, dhe, mrekullisht, ai jetonte. Këtu pranë meje jeton një person i tillë, me origjinë myslimane, por me emër të krishterë (Lefter).

    Besoj se kam shkruar mjaft për sot, por dikush mund të pyesë: Ç’lidhje ka titulli i këtij shkrimi (“Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit) me sa janë thënë deri tani? Ka, madje shumë. Thjesht nuk mund të thuhen të gjitha në një shkrim. Atyre që u djeg kjo histori, e kuptojnë mirë se ku dua të dal, edhe pse nuk kam dalë akoma, por do të doja ta mbyllja këtë shkrim me atë prirjen e rinisë së viteve ’80 për të përqafuar krishterimin, edhe pse nuk mund t’i quajmë fetarisht të ndërgjegjësuar. Në këtë kategori të rinjsh të atyre viteve nuk përjashtoj askënd, madje as veten time. Që të jem fare i saktë, njoh vetëm një përjashtim, një djalosh nga Tirana, i cili arriti në ato vite të bëhej jo vetëm një besimtar i zjarrtë i ortodoksisë, por edhe të pagëzohej në fshehtësi, në një klimë të tmerrshme përndjekjeje e terrori, me rrezik jetën e vet dhe të anëtarëve të tjerë të familjes së vet. Dhe jo vetëm kaq. Shumë më tepër se kaq. Quhej Fatmir Pelushi, Mitropoliti i sotëm i Korçës, Hirësi Joani.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 25-08-2020 më 13:09

  8. #68
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    “Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit (2)

    (Nga Niko Korçari)

    Në postimin e djeshëm, edhe pse nuk dhashë shumë hollësi, në tri paragrafët e parë, përmenda interesa të caktuara gjeopolitike jashtë vendit, të cilat tentuan të pengonin me çdo kusht e me çdo mjet ringritjen së Kishës sonë Orthodhokse, të largonin nga drejtimi i saj Kryepiskopin tonë Anastas dhe të ndalnin lëvrimin e veprës së saj misionare në gjithë territorin shqiptar. E lashë trajtimin e kësaj çështjeje për shkrimin e radhës qëllimisht, për t’i dhënë rëndësinë e duhur, atë që meriton me të vërtetë, sepse nuk mund të kuptohet historia e vërtetë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë së periudhës paskomuniste dhe as të konceptohet në tërë madhështinë e tij kontributi i Kryepiskopit Anastas në këtë drejtim pa marrë në konsideratë këtë faktor, i cili ndikoi negativisht në ecurinë e saj për vite me radhë (dhe fatkeqësisht vazhdon të ndikojë deri në ditët e sotme).

    Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe krijimit të një sëre shtetesh të pavarura që vijuan, harta gjeopolitike botërore pësoi ndryshime të konsiderueshme. Shtete si Letonia, Lituania e Estonia përqafuan menjëherë idealet perëndimore, duke u integruar dalëngadalë në strukturat euroatlantike. Sot, këto shtete e kanë lidhur fatin e tyre njëherë e përgjithmonë me Bashkimin Evropian. Gjeorgjia dhe Ukraina, republika me popullsi të dendur të krishterë nuk e kanë gjetur ende rrugën e tyre, por gjithsesi vazhdojnë të aspirojnë për një lidhje më të qëndrueshme me Perëndimin. Pika e referimit për ish- republikat e lartpërmendura të BRSS-së ishte e vetmja superfuqi e atëhershme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Komuniteti Evropian, si një far demokracie dhe mirëqenieje ekonomike.

    Zhdukja e përkohshme e Rusisë nga harta gjeopolitike e kohës ngjalli orekset e Turqisë, e cila u shfaq si një fuqi e rëndësishme periferike, me synimin që të kontrollonte ish- republikat aziatike me popullsi myslimane, siç janë Azerbajxhani, Turkmenistani, Uzbekistani, Taxhikistani, me të cilat kanë edhe lidhje gjaku. Ëndrra e Turqisë për ringjalljen e Perandorisë Otomane nuk fillon me islamistin Erdogan, siç mund të mendojnë disa. Literatura e kohës shprehet qartë për këtë që po them. Thjesht, qemalistët e konceptonin këtë vizion jo si përpjekje për zgjerim të territorit të Shtetit Turk, siç e koncepton sot Erdogani, por si përpjekje për krijim dhe kontroll të plotë zonash influence, të paktën në fazën e parë të materializimit të tij. Kjo për sa i përket territoreve në Lindje të Turqisë. Në Perëndim, zonat që Turqia u përpoq të vinte nën kontroll ishte Shqipëria, Bosnja dhe myslimanët shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

    Kush nuk e mban mend fjalimin e fundit të rëndësishëm të Ramiz Alisë si president i Shqipërisë, në të cilin u detyrua të shpallte fundin e diktaturës komuniste, foli për rehabilitimin e marrëdhënieve me Amerikën dhe Perëndimin në përgjithësi. Ndër të tjera, foli edhe për Turqinë, madje me fjalë tepër të nxehta, duke i mëshuar fort një fakti të padëgjuar ndonjëherë, se me Turqinë kemi lidhje të vjetra gjaku!!! What? I shkau goja apo mos e lexoi gabim letrën që kishte përpara? Jo! Nuk ishte gabim. Ishte një nënshtrim i plotë i këllirës komuniste, e cila i jepte alibi të plotë Turqisë për të futur hundët në zhvillimet politike dhe shoqërore të Shqipërisë postkomuniste me të drejtën e “bashkëkombësit”.

    Ishte pikërisht koha, kur Kryepiskopi Anastas, i cili ishte zgjedhur nga Patrikana Ekumenike si Eksark për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmonte në ringritjen kanonike Kishës Orthodhokse të këtushme, përpiqej të vinte në Shqipëri. Pas shumë përpjekjesh, kur arriti të vinte, pas pak kohësh, Shqipëria u integrua në mënyrë të befasishme dhe pa asnjë këshillim me Parlamentin, në Konferencën e Vendeve Islamike. Filloi një terror i pashoq kundër Kishës sonë. Kushtetuta e re parashikonte largimin e tij nga Shqipëria. Në të njëjtën kohë, organizata terroriste islamike nga më të rrezikshmet në botë u instaluan në të gjithë territorin shqiptar. Ardhja e vetë Osama Bin Ladenit në Shqipëri nuk konsiderohet më si një legjendë. Dokumente të deklasifikuara të shërbimeve të ndryshme inteligjente perëndimore kanë sjellë mjaft detaje të pranisë së tij në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Po ashtu, terroristë të shumëkërkuar nga Interpoli u pajisën me pasaporta shqiptare. Dua të përmend këtu edhe një kuran në gjuhën shqipe, që e kam përpara këtë moment, ku si parathënie ka një tekst në një shqipe të shëmtuar, në të cilin thuhet se trekëndëshi islamik Shqipëri – Bosnjë – Kosovë do të shpojë si thikë zemrën e Evropës së krishterë.

    Fushata antiortodokse në Shqipëri nuk i kushtohet askujt tjetër veç ndërhyrjes tinëzare të diplomacisë turke dhe të shërbimeve sekrete MIT. Nuk po i referohem literaturës, se kërkon shumë kohë. Po sjell vetëm dy fakte të thjeshta, të cilat i përmend me gojën e tij, protagonisti kryesor i kohës, Sali Berisha. Shumë kohë më pas, Berisha ka pranuar në disa intervista televizive, se shefin e SHIK-ut të atëhershëm, Bashkim Gazidedes, e ka takuar për herë të parë pasi e kishte emëruar ky vetë në këtë post kaq të rëndësishëm. Më falni, por dini ju ndonjë rast tjetër, që Sali Berisha të emëronte dikë në administratën publike, qoftë edhe në poste më pak të rëndësishme, pa e njohur personalisht? Fakti i dytë rezulton nga një intervistë në një gazetë greke e Berishës, në kohën kur ky u zgjodh për herë të parë si kryeministër pas largimit të Fatos Nanos. Ndër të tjera, në këtë intervistë ai pohon me gojën e tij se acarimi i marrëdhënieve me Greqinë në vitet 1993-1997 i kushtohet dezinformimit të tij prej një faktori, të cilin nuk deshi ta përmendte. Të njëjtën deklaratë e ka bërë më pas edhe në mediet shqiptare.

    Nuk ekziston as dyshimi më i vogël se Berisha e ka fjalën për ndërhyrje të Turqisë në politikën e jashtme të Shqipërisë me mjete të fuqishme dezinformuese. Eshtë fakt se pas vitit 1997, por sidomos pas rikthimit të tij në pushtet si kryeministër, Sali Berisha nuk u soll më kurrë në të njëjtën mënyre as me Greqinë e as me Kishën Orthodhokse. Edhe tani që flasim, qëndrimi i tij është i tepër korrekt. Nga ana tjetër, dihet se Bashkim Gazidede ishte njeriu i turqve. Ata e vendosën në krye të SHIK-ut, ata e udhëzonin, ata e strehuan pas vitit 1997 për disa vite në Turqi. Raporte të deklasifikuara të dy shërbimeve inteligjente evropiane përmendin se Gazidede, gjatë qëndrimit të tij në Turqi, bashkëpunonte si me MIT-in turk, ashtu edhe me organizata terroriste të Lindjes së Mesme. Shtoj këtu se neni i kushtetutës që parashikonte largimin e Kryepiskopit Anastas nga Shqipëria ishte formuluar nga diplomacia turke.

    Cila ishte përmbajtja e dezinformimit të Qeverisë Shqiptare nga ana e turqve, për të cilin e ka fjalën Berisha? Ishte, padyshim, rreziku që gjoja i vinte Shqipërisë nga Greqia dhe që kjo e fundit, nëpërmjet konvertimit të shqiptarëve myslimanë në ortodoksë, do aneksonte në vazhdim jo vetëm Epirin e Veriut, por edhe pjesë të tjera të territorit shqiptar. Në këtë kontekst, Turqia e nxiti Shqipërinë jo vetëm të anëtarësohej në Konferencën e Vendeve Islamike, jo vetëm të shkatërronte Kishën Orthodhokse dhe të dëbonte Kryepiskopin e saj, por edhe të pranonte në tokën e saj organizata terroriste islamike, të cilat do të garantonin tërësinë tokësore të saj! Kush nuk e beson këtë, mund të lexojë artikuj të shumtë të një gazetari të njohur, dikur mik i ngushtë i dhe këshilltar i Berishës, sot kundërshtar i tij dhe i mik i Edi Ramës, për kontaktet që ai ka pasur në Turqi me krerë të terrorizmit ndërkombëtar islamik. Turqia jo vetëm atëherë, por edhe sot, ka vënë në shërbim të saj organizata terroriste islamike në Siri dhe Libi, ndërsa për një kohë të gjatë mbrojti dhe vazhdon të mbrojë dhe të armatosë edhe këtë moment ISIS në Idlib të Sirisë.

    Propaganda islamike në Shqipëri dhe terrori islamik që përfshiu gjithë vendin kishte një qëllim të vetëm, të pengonte orientimin e popullsisë me origjinë myslimane drejt Kishës Orthodhokse (kryesisht). Argumentet propagandistike që shoqëruan këtë terror ishin rreziku i copëtimit të Shqipërisë nga Greqia, humbja e identitetit kombëtar, suprimimi i identitetit kulturor, etj. Papritur, autorë me prirje të qarta islamistike brenda Shqipërisë dhe nga diaspora hodhën në tryezë një teori të çuditshme, sipas së cilës islamizimi i shqiptarëve në vitet e pushtimit turk shpëtoi shqiptarët nga asimilimi i tyre prej serbëve dhe grekëve nëpërmjet Kishës Orthodhokse!!! Të gjitha këto financoheshin dhe financohen ende nga fondet e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

    Eshtë momenti të bëjmë një pushim të vogël, sepse kemi ende shumë gjëra për të thënë. Nuk do doja të kalojë drejt e në temë, pa thënë gjëra, të cilat do të sqarojnë njëherë e mirë situatën e do të vënë me shpatulla për muri të gjithë ata që fshihen pas shpifjes së përçmuar në lidhje me gjoja “vilën miliona dollarëshe të Hirësi Joanit”, shpifës të cilët i njoh me emër, me mbiemër e me çdo hollësi tjetër. Mos kujtoni se e kam fjalën për Miri Cicin. Jo! Nëse gjithë këtë strukturë shpifëse do ta krahasoja me organin tretës të një njeriu, do të thosha se tjetër person është çorba e prishur, tjetër goja që kapërdin këtë çorbë, tjetër stomaku që prodhon gazrat e shkaktuara, tjetër organi i jashtëqitjes. Miri Cici është kutërbimi i gazrave që çliron organi i jashtëqitjes në mjedisin përreth. Për këtë jam i sigurt. Nuk jam shumë i sigurt nëse zhurma që prodhojnë këto gazra gjatë daljes është vëllai i tij.

    Vazhdojmë....

  9. #69
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    “Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit (3)

    (Nga Niko Korçari)

    Aspekti më i ndyrë i terrorit islamik, në përpjekjet e tij për të penguar zgjerimin e radhëve të Kishës Orthodhokse me anëtarë me origjinë myslimane, ishte lufta psikologjike ndaj të gjithë këtyre, që guxonin të pagëzoheshin vetë, ose të pagëzonin fëmijët e tyre. Çfarë nuk kanë dëgjuar një pjesë e mirë e atyre të shkretëve. Se janë tradhtarë, se po shesin Shqipërinë tek Greku, se po shkelin mbi kockat e etërve të tyre etj. etj. Njoh familje me origjinë myslimane që janë përçarë për këtë shkak, sepse persona të afërm të tyre, ekstremistë të propagandës islamike, kanë ushtruar terror për t’i penguar që të bëjnë një gjë të tillë. Shumë herë, ne ortodoksët tradicionalë të Shqipërisë, mendojmë se jemi heronjtë kryesorë të rezistencës ndaj terrorizmit islamik. Personalisht, jam nga ata që, me të drejtë, mund të krenohem, madje edhe të mburrem, se kam rrezikuar jetën time dhe të familjes time në këtë betejë të shoqërisë shqiptare. Por nuk do të ish aspak i sinqertë nëse nuk do të pranoja se një numër mjaft i madh personash dhe familjesh me origjinë myslimane, direkt apo indirekt, kanë mbrojtur ne, kanë mbrojtur Kishën tonë, kanë mbrojtur edhe Kryepiskopin Anastas. Të mos harrojmë se në referendumin e vitit 1994, këta njerëz votuan masivisht kundër Kushtetutës që parashikonte largimin e Kryepiskopit Anastas. Nuk mjaftonte vetëm vota e ortodoksëve për ta arritur këtë. Sigurisht që JO-ja ndaj kësaj projekt-kushtetute nuk i kushtohej Partisë Socialiste. Ishte një JO e fuqishme kundër islamizimit të vendit dhe pro orientimit perëndimor të shqiptarëve.

    Për të kuptuar presionin që terrorizmi islamik ndërkombëtar ushtronte tek të ashtuquajturit “myslimanë”, po bëj këtu një parantezë të shkurtër,. Para disa vitesh humba celularin. Ishte një ditë që ia kisha shumë nevojën dhe më duhej të blija urgjentisht një tjetër. Kaq shumë nxitoja, saqë nuk munda të prisja të nxirrja një kartë të re SIM me të njëjtin numër telefoni, sepse procedurat në rastin tim kërkonin shumë ditë, prandaj dhe u pajisa me një numër të ri. Mora një shok dhe shkova në një dyqan që shiste celularë. Dija që këto dyqane i zotërojnë kryesisht ca persona me pantallona deri në kërci dhe me mjekër me një stil të çuditshëm, të gjithë frekuentues të xhamive të qytetit. Ky nuk ishte i tillë. Ishte i veshur si evropian dhe i rruar me kujdes. Pasi zgjodha telefonin, më pyeti se ku punoja. I thashë se punoj në Kishën Orthodhokse. Më pyeti për shkollimin dhe i thashë atë që kisha për t’i thënë. Papritur, surrati i tij ndërroi ngjyrë. Me ato që më tha nëpër dhëmbë, kuptova se diku donte të dilte. Sa kohë ke që ke ndërruar fenë?- më pyeti. A mund të më thuash pak emrat e prindërve të tu? E kuptova ku e kishte fjalën. I thashë emrat e prindërve të mi. I thashë edhe emrat e gjyshërve dhe gjysheve nga të dyja anët, madje edhe të stërgjyshërve e stërgjysheve. E pashë që i mbeti pështyma në grykë. Për të shpëtuar nga situata, më tha se nuk donte të më fyente, por se e kishte inatin me ca myslimanë, që kanë ndërruar fenë për interesa personale. Kësaj here ishte radha ime dhe në asnjë mënyrë nuk doja të humbisja revanshin. Zotëri, i thashë, edhe pse këto që më pyete janë shumë personale dhe unë, në vendin tënd, nuk do ta bëja, sapo më dhe të drejtën të të drejtoj edhe unë të njëjtën pyetje. Sa breza keni që jeni myslimanë? E nisi nga djali, nga vetja, tek gjyshi, tek stërgjyshi... Diku atje e ndërpreva duke i thënë: Boll deri këtu, se po vazhdove më tej, fillojnë të krishterët. Qeshi. Më dha telefonin, hapi një sirtar dhe nxori një karrikues amerikan origjinal, më dha edhe një palë kufje të mira, më dha edhe dëftesë me garanci njëvjeçare. U ndamë miqësisht, edhe pse nuk mund të hiqja nga mendja përpjekjen e tij për të më demoralizuar, madje edhe për të më fyer, nëse do të isha një i krishterë me origjinë myslimane, i pagëzuar këto vitet e fundit.

    Format e ndryshme të dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve shqiptarë me origjinë myslimane, që guxonin të pagëzoheshin të krishterë dhe të anëtarësoheshin në Kishën Orthodhokse është njëra anë e medaljes. Ana tjetër e saj është po kaq të shëmtuar sa edhe kjo, për të mos thënë edhe më e shëmtuar, e cila dëshmon se propaganda fundamentaliste islamike punoi pa dyshimin më të vogël edhe tek ortodoksët. U përpoq të fuste një klimë mosbesimi, madje edhe përçmimi ndaj të pagëzuarve me origjinë myslimane. Ekziston një shprehje e shëmtuar, e cila sigurisht që nuk vjen nga e kaluara. Eshtë sajesë e kohëve të fundit, që thotë se “myslimanët që pagëzohen të krishterë nuk i zë vaji”. Pjesa dërmuese e atyre që e thonë nuk e dinë përse e thonë, ose më saktë, nuk e thonë për të përmbushur ndonjë mision dhe as e kanë idenë se, sa herë që e thonë, çojnë ujë në mullirin e terrorizmit islamik.

    Kush mendon se propaganda islamike nuk mund të shkonte më tej se kaq, është i zhytur në terrin e padijes, ashtu siç isha i zhytur edhe unë, kur shumë vite më parë, mendoja dhe besoja se politikat fundamentaliste të terrorizmit islamik në Shqipëri nuk kanë asnjë shans përballë dinamikës së përhapjes së Ungjillit në gjithë Shqipërinë dhe frymës properëndimore, për të cilën besoja se e kishte shndërruar Shqipërinë në një monopol të saj. D.m.th. besoja se më e shumta që mund të bënte propaganda islamike ishte të ndalonte deri në një farë mase krishterizimin masiv të shqiptarëve, kryesisht në zonat e Shqipërisë së Mesme dhe asaj Veriperëndimore. Këto besoja deri sa një ditë të bukur, para plot njëzetë vitesh, teksa kisha nxjerrë makinën dhe isha nisur për në Athinë, bie celulari. Drejtori i një institucioni arsimor të Kishës sonë më tha se donte të më takonte për një çështje shumë serioze. I thashë se isha nisur për Athinë dhe se do ta takoja sapo të kthehesha prej andej. Më tha se nuk priste puna. U detyrova të kthehesha nga rruga dhe të shkoja ta takoja menjëherë.

    Drejtori në fjalë ishte shumë i shqetësuar. Kur më tha se çfarë kishte ndodhur, unë u shqetësova më shumë se ai. Njëri prej nxënësve të këtij institucioni arsimor kishtar mbante lidhje të ngushta me një institucion fetar islamik të një qyteze në Shqipërinë e Jugut, të cilin deri në vitin 1998 e drejtonin disa fundamentalistë nga Algjeria (të cilët u dëbuan më pas nga Qeveria e Fatos Nanos, ashtu shumë të tjerë të këtij lloji). E keqja ishte se përveç këtyre lidhjeve, ky nxënës ushtronte hapur propagandë islamike në gjirin e këtij institucioni, duke debatuar me shokët e vet lidhur me doktrinën e krishterë, të cilën e interpretonte me argumente fundamentaliste islamike. Kërkova ta takoja menjëherë këtë djalë. E nxora nga mësimi dhe fola me të vetëm dy minuta. E kuptova se ato që më tha drejtori ishin 100% të vërteta. Mora makinën dhe, në vend që të nisesha për Athinë, u ktheva mbrapsht duke përshkuar më shumë se pesëdhjetë kilometra për të kontaktuar me familjen e tij. Kur arrita takova të atin, të cilit i thashë gjithë të vërtetën, ashtu siç e dija edhe unë. Për pak sa nuk i ra të fikët. Nuk kishte as idenë më të vogël për këtë gjë. Edhe pse ishte një burrë i pjekur e mjaft inteligjent e i shkolluar, nuk e mbajti dot veten. Filloi të qante aq sa unë e kisha të pamundur ta ngushëlloja. Nuk kundërshtoi për asnjë çast vërtetësinë e atyre që i thashë, sepse ndër të tjera, personi që po i sillte këtë informacion (d.m.th. unë) nuk ishte një njeri dosido. Ishte kushëriri i tij i parë (djali i dajës).

    Që nga i çast fillova të rishikoja pikëpamjet e mia në lidhje me realitetin fetar shqiptar. Situata nuk ishte ajo që mendoja. Rastet ekstreme të konvertimit të qytetarëve shqiptarë me origjinë ortodokse, të cilat kishin bërë bujë në opinionin shqiptar për shkak të finalizimit tragjik të tyre, nuk ishin përjashtime. Fillova të interesohem për raste të tjera të ngjashme. Një njeriu im më foli për një shokun e tij student, i cili ishte nga Saranda, madje prindërit e tij ishin të dy minoritarë, i cili ishte ngatërruar me islamistë. Ata e kishin ndihmuar të hapte një dyqan me kompjuterë, ku në ato vite mblidheshin plot djem të vegjël e të rinj, që luanin lojëra elektronike në rrjet. Kërkova prej tij t’i rrinte sa më afër e të përpiqej ta largonte nga ai ambient. Në fakt, i riu nga Saranda ishte një djalë shumë i mirë dhe mjaft inteligjent dhe do të ishte mëkat që jeta e tij të merrte një drejtim të tillë. Vite më pas u gëzova pa masë kur më thanë se, përfundimisht, ai ishte distancuar prej tyre dhe se kishte filluar një jetë të re.

    Faktet që mblodha në vazhdim, përveç përvojës dhe biomave të mia personale për periudhën e dhjetë viteve të fundit të regjimit komunist, më bindën plotësisht se ortodoksët e Shqipërisë (aq më tepër besimtarët e komuniteteve të tjera), sidomos pjesa më dinamike e tyre, d.m.th. rinia, nuk ishin fetarisht të ndërgjegjësuar. Fetarisht të ndërgjegjësuar nuk ishte e thënë që të ishin as prindërit e tyre. Nuk dua të flas më tepër për këtë gjë, por nuk mund të harroj se dy politikanë shqiptarë me origjinë të “kulluar” ortodokse, që mbahen edhe sot si ajka e inteligjencies së këtij vendi, në situata të vështira, janë pozicionuar hapur kundër kryepiskopit Anastas dhe Greqisë dhe në favor të Turqisë. I pari është personi që, me dosjen e projekt-kushtetutës në sqetull, nen i së cilës parashikonte dëbimin e Kryepiskopit nga Shqipëria, përpiqej t’u mbushte mendjen kolegëve të tij në parlament se sa e mirë, sa demokratike ishte kjo dhe sa shpejt duhej votuar. Tjetri, për një periudhë edhe ky politikan (përveçse intelektual që i di të gjitha), të cilin para pak kohësh e dëgjova të shpjegonte në TV se në fshatin e tij, në kohë të vjetra, flitej greqishtja e lashtë, në ato vite shkruante artikuj me karakter gjeopolitik, ku e konsideronte Turqinë si garanci për ruajtjen integritetit territorial të Shqipërisë nga “shovinizmi grek”!!!

    Dua të them se shqiptarët me origjinë ortodokse nuk kishin bërë ndonjë vaksinë, qe të mos lejonte ndonjërin prej tyre të vihej në shërbim të islamizmit fundamentalist, ashtu si edhe ata me origjinë myslimane nuk kishin bërë ndonjë vaksinë, që të mos i lejonte të ktheheshin në të krishterë. Pas rënies së komunizmit, gjithçka ishte zgjedhje, vetëm zgjedhje. Kushdo ishte i lirë të zgjidhte (ose edhe të mos zgjidhte) identitetin e tij fetar dhe orientimin shpirtëror. Theksoj edhe një herë se, në këto që sapo përmenda, nuk e kam fjalën për Mitropolitin e sotëm të Korçës, Hirësi Joanin. Ai e kishte zgjedhur rrugën e tij shumë vite më parë, atëherë kur nuk ekzistonin as viza për jashtë shtetit, as të drejta studimi, as... as... as... Ekzistonte vetëm dhunë, terror dhe kërbaç. Kush bënte në atë periudhë zgjedhje të tilla ishte absolutisht i ndërgjegjësuar fetarisht. Për më tepër, dëshmonte se rruga që kishte marrë nuk kishte kthim prapa dhe se jeta që kishte zgjedhur nuk kishte nevojë as për vila, as për lukse dhe as komforte. Në lidhje me këtë të fundit, dua të theksoj të njëjtën gjë edhe për Hirësi Andonin dhe Hirësi Nikollën, të dy me prejardhje nga familje myslimane, por që qëndrojnë denjësisht në fronet e tyre në Mitropolitë përkatëse dhe në Sinodin e Shenjtë të Kishës sonë.

    Kur dëgjova për herë të parë se Hirësi Joani paska një vilë diku në Përmet, me një vlerë që i tejkalonte 1,2 milionë dollarët (sot e kanë rritur vlerën në mbi dy milionë dollarë), nuk u binda, edhe pse Hirësinë nuk e njihja nga afër. I vetmi kontakt që kisha me të ishte një përshëndetjeje e thjeshtë nga afër, kur e sillte rasti. Më shkoi mendja menjëherë tek propaganda islamike dhe tek interesa të tjera të natyrës ekonomike, të cilat, sa më shumë që kalonte koha, kaq më shumë i shikoja fare qartë. Shikoja fare qartë edhe personat që fshiheshin pas tyre. Por edhe sikur të mos isha në gjendje t’i dalloja, para katër vitesh e dy muajsh, këta u shfaqën para meje vullnetarisht, madje në mënyrë shumë të zhurmshme. U gëzova shumë kur më ndodhi kjo. U gëzova, sepse dyshimet e mia ishin vërtetuar plotësisht, se nuk i kisha ngrënë hakën kujt me këto dyshime, por edhe se tashmë do të dinim si të mbronim Kishën tonë nga këta njerëz të mbrapshtë me qëllime të mbrapshta.

    Vazhdojmë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 31-08-2020 më 08:50

  10. #70
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  11. #71
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Ky është linku nga Google Maps (Në postimin lart serveri nuk e pranonte, me gjithë përpjekjet e mia):

    https://www.google.it/maps/@40.41113.../data=!3m1!1e3
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 01-09-2020 më 05:39

  12. #72
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    “Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit (5)

    (Nga Niko Korçari)

    Më vjen keq që pamjet satelitore të mësipërme nuk janë kaq të pastra, sa të pasqyrojnë në gjithë fëlliqësinë e tyre shpifjet e disa personave shumë të errët në lidhje me të ashtuquajturën “vilë prej miliona dollarësh” që Hirësi Joani paska ndërtuar në këtë cep të harruar e të braktisur të globit, ku gati – gati nuk shkel këmbë njeriu. Gjithsesi, dua të siguroj lexuesit e kësaj teme se paqartësia e këtyre imazheve nuk është për faj të Hirësi Joanit. Nuk i ka dhënë ai urdhër CIA-s amerikane për të kamufluar detajet e kësaj vile nga hapësira, as ka ndërhyrë tek Google Company që të bëjë të njëjtën gjë.

    Siç kam shkruar në një nga postimet e mësipërme, këtë muhabetin e vilës e kam dëgjuar shumë vite më parë. Madje nga i njëjti person kam dëgjuar gjithashtu që Hirësi Joani shfrytëzon qëndrimin e tij në këtë vilë për gjueti kafshësh të egra. D.m.th. Hirësi Joani na paska edhe çifte!!! Nuk e besova, pavarësisht se ai ngulte këmbë. Për fat të mirë, në atë kohë, atij i duhej patjetër besimi im, si një mjet që (siç mendonte ai) do ta ndihmonte të afirmohej aty ku ai kishte qëllim të afirmohej. Pas disa javësh vjen e më takon përsëri, duke më sjellë prova për ato që thoshte. Sigurisht që prova që më solli nuk kishte të bënte me thelbin e çështjes, d.m.th. me prova që vërtetonin ekzistencën e vilës së Hirësi Joanit, por me prova, që vërtetonin se të paktën dy personat që e qarkullonin këtë informacion, ishin njerëz të Kishës, njerëz që paguheshin prej saj. Nuk ka rëndësi të them këtu nëse ndonjëri prej tyre kishte raso, apo sa prej tyre kishin raso. Ajo që më interesonte mua ishte se bëhej fjalë për diçka shumë, shumë, shumë serioze. Ishte diçka që gjithmonë ia kam pasur frikën për Kishën tonë...

    Meqë e solli fjala, “vilën” e famshme të Hirësi Joanit e pashë për herë të parë pranverën e viti të kaluar. Qëllimi i vajtjes sime në atë zonë ishte krejt tjetër, por rastisi që u ngjita deri lart dhe, detyrimisht, e sodita edhe nga afër. Për të qenë i sinqertë, kisha vite që nuk kisha dëgjuar thashetheme të tilla, prandaj dhe nuk mendova se do të duhej të bëja ndonjë fotografi për t’iu përgjigjur këtyre shpifësve me fakte, ashtu siç po bëj tani. Vërtet nuk bëra fotografi, por u gajasa me gjithë shpirt! Madje kërkova me ngulm që të më jepej e drejta të negocioja shitjen e kësaj vile të famshme në ¼ e çmimit që thuhej, të hiqnim mënjanë shpenzimet për ndërtimin e saj dhe, pjesën e mbetur, ta ndanim të gjithë bashkë. Kështu, do të bëheshim të gjithë të pasur.

    Para njëzetë ditësh, kur u informova se këta shpifës kishin ricikluar nëpërmjet laikut Miri Cici të njëjtën shpifje, vendosa të shkoja vetë e të bëja disa fotografi shumë domethënëse, të cilat po i publikoj më poshtë, në të cilat arrihet të duken qartë të gjitha ato detaje, që sateliti nuk arrin t’i shohë e që nxjerrin të vërtetën në shesh të mejdanit, duke zbuluar përpara të gjithëve pafytyrësinë e shpifësve.

    Shtëpiza e Hirësi Joanit është një ndërtesë përdhese, me një sipërfaqe prej 48 metrash katrorë, 12 m gjatësi dhe 4 m gjerësi. Përbëhet nga një dhomë gjumi, banjë dhe kuzhinë. Asgjë më shumë. Eshtë në majë të një kodre, me një pamje shumë të bukur, por për hir të së vërtetës, më duhet të them se kodrën nuk e ka krijuar Hirësi Joani. Aty ka qenë shtëpia e prindërve shumë përpara se të lindte Hirësia. Kam përshtypjen se kjo kodër duhet të ketë qenë këtu qysh kur Zoti krijoi botën. Nëse dikush ka ndonjë informacion tjetër në lidhje me origjinën e saj gjeologjike, jam gati ta dëgjoj.

    Tri fotot e para janë të pamjes ballore të kësaj shtëpize, që sheh nga Jugu.
    Tri fotot e tjera janë të pamjes anësore, që sheh nga Perëndimi.

    Emri:  GIMP-4.jpg

Shikime: 456

Madhësia:  83.6 KB

    Emri:  GIMP-5.jpg

Shikime: 476

Madhësia:  81.1 KB

    Emri:  GIMP-6.jpg

Shikime: 522

Madhësia:  82.1 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 01-09-2020 më 07:58

  13. #73
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    “Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit (6)

    (Nga Niko Korçari)

    Emri:  GIMP-7.jpg

Shikime: 411

Madhësia:  82.3 KB

    Emri:  GIMP-8.jpg

Shikime: 486

Madhësia:  96.9 KB

    Emri:  GIMP-9.jpg

Shikime: 497

Madhësia:  73.7 KB

    Vazhdojmë... Nuk kemi mbaruar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 01-09-2020 më 07:42

  14. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Niko, unë po pres radhën të shkruaj, por siç po e shoh, vështirë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 02-09-2020 më 06:42

  15. #75
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    “Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit

    (Nga Niko Korçari)

    Pas postimit tim të djeshëm, në të cilën e vërteta për “vilën” e Hirësi Joanit ndriçoi si drita e diellit në skëterrën e zezë, telefoni im gati sa nuk u ça nga telefonatat që më vinin pa pushim (Sa për dijeni, numri im i telefonit vazhdon të jetë ai me ca pesa në fillim e një në fund). Një pjesë e mirë e atyre që më telefonuan, më përgëzuan që, më në fund, dikush merr guximin të flasë, që tenton të shtrydhë një çiban të keq, i cili i ka shkaktuar kaq shumë dhimbje Kishës sonë. Telefonata që më bëri më shumë përshtypje ishte prej dikujt, i cili kërkoi të më informonte se ata që përhapin shpifje të tilla kundër Hirësi Joanit nuk janë vetëm dy persona (të cilët unë i përmenda shkarazi në postimin tim nr 5), por tre, madje i treti qëndron më lartë se këta në shkallë “hierarkie”, moshe dhe detyre. Duke vazhduar më tej rrëfimin e tij, më tha se, para pak kohës, i binte numrit të tij të celularit për një problem personal, por ai i dilte vazhdimisht i mbyllur.

    Pasi e falënderova për ato që më tha, i shpjegova se nuk kam folur për dy persona, por të paktën për dy. I lexova fragmentin në fjalë [të paktën dy personat që e qarkullonin këtë informacion, ishin njerëz të Kishës, njerëz që paguheshin prej saj], duke e sqaruar ndërkaq se ato që kam përmendur në këtë rast, nuk janë fjalë të miat, por të personit që më informoi për herë të parë për këto shpifje. Informacioni im nuk kufizohet as në dy, as në tre persona. Janë më tepër. Ata që qëndrojnë menjëherë pas tyre, edhe pse brenda territorit shqiptar, nuk jetojnë në të njëjtën hapësirë gjeografike me personat në fjalë. Sigurisht që as këta të fundit nuk janë në krye të kupolës. Kush ka ndjekur serialin italian “La piovra”, e kupton se ç’dua të them.

    Pavarësisht se këto që përmenda më sipër janë me të vërtetë shumë të rëndësishme (prandaj dhe kam ndërmend t’u rikthehem herë pas here), besoj se shumë më të rëndësishme janë ato madhësi gjeopolitike, të cilat formojnë kuadrin e përgjithshëm të realitetit shqiptar, teksa brenda këtij të fundit, shtjellohet edhe realiteti ynë kishtar. Në këtë kontekst, e rëndësishme nuk është vetëm të dalë e vërteta për “vilën” e Hirësi Joanit, por edhe të mësojmë shkaqet që prodhuan këtë shpifje, bashkë me identitetin e shpifësve dhe qëllimet e tyre të vërteta.

    Duke e mbyllur për sot, dua t’u kujtoj disave se Sinodi IV Ekumenik (Kalcedonë, 451 pas Krishtit) miratoi 30 kanone mjaft ë rëndësishme për normalizimin e jetës kishtare të të gjithë Kishave të Krishtera në të gjithë botën. Po sjell këtu për ta vetëm një kanon, të 18-in, të cilin e kam përkthyer edhe në shqip, se nuk dua t’i lodh me përkthime. Kanë shumë gjëra të tjera për të menduar dhe po aq për t’u shqetësuar. Kush nuk ka nevojë për përkthim, aq më mirë. Mund ta lexojë në origjinal.

    Κανών ΙΗ'
    Το της συνωμοσίας, ή φατρίας, έγκλημα και παρά των έξω νόμων πάντη κεκώλυται, πολλώ δη μάλλον εν τη του Θεού εκκλησία τούτο γίνεσθαι απαγορεύειν προσήκει. Ει τινες τοίνυν κληρικοί, ή μονάζοντες, ευρεθείεν συνομνύμενοι, ή φατριάζοντες, ή κατασκευάς τυρεύοντες επισκόποις, ή συγκληρικοίς, εκπιπτέτωσαν πάντη του οικείου βαθμού.

    Kanoni 18
    Krimi i përbetimit apo i grupazhit, i cili ndalohet edhe në legjislacionin civil, aq më tepër duhet të ndalohet në Kishën e Perëndisë. Nëse ndonjë klerik apo murg, gjendet i ngatërruar në ndonjë përbetim a grupazh, apo duke thurur intriga kundër ndonjë episkopi apo bashkëkleriku, duhet t'i hiqet patjetër grada që ka.

    Vazhdojmë....
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 02-09-2020 më 06:47

  16. #76
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    “Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit (8)

    (Nga Niko Korçari)


    Në kohën që po përktheja Kanonin e 18-të të Sinodit IV Ekumenik, më erdhi ndërmend edhe sfondi historik i gjysmë së shekullit të 5-të pas Krishtit kur u mblodh ky Sinod, por mbi të gjitha, pasojat që shkaktuan në gjirin e Kishës së Krishterë dukuritë e përmendura në kanonin në fjalë, d.m.th. përbetimi (komploti) dhe grupazhi nga një ose më shkumë klerikë kundër një kleriku tjetër, sidomos kur ky tjetri është episkop. Për fat të keq, pas Sinodit IV, Kisha e atëhershme u përça në Prokalcedonas dhe Antikalcedonas, d.m.th. në Kisha lokale që pranuan vendimet e këtij Sinodi dhe në ato që nuk i pranuan. Ato që nuk i pranuan, pas pak kohësh, ranë pre në duart e Arabëve. Popujt e viseve të këtyre Kishave u islamizuan në një masë të madhe dhe u asimiluan në të gjitha aspektet, atë antropologjik, fetar e kulturor. Bëhet fjalë për një hapësirë të gjerë territoriale, e cila përkon pak a shumë me Egjiptin e sotëm, atdheun e Etërve dhe shenjtorëve të mëdhenj të Krishterimit, djepin e asketizmit, lavdinë e krishterimit. Këto, pra, ishin pasojat që i shkaktuan Kishës së Krishterë dukuri përçarëse si përbetimi dhe grupazhi, të cilat ishin në themel të herezisë që e ndau atë në dy pjesë (ndarja mes Kishës Ortodokse dhe asaj Katolike ndodhi gjashtë shekuj më vonë). Të mos harrojmë ndërkohë se shenjtorë të mëdhenj, si Athanasi i Madh, Joan Gojarti e sa e sa të tjerë janë terrorizuar pikërisht nga grupe të tilla të strukturuara kriminale.

    Këto që po shkruaj nuk janë të miat. I kam nga historia. Nuk e njoh të gjithë historinë, por me aq sa e njoh, nuk di të ketë ekzistuar ndonjëherë përbetim a grupazh në historinë e krishterimit, madje as herezi, ku argumenti i akuzës ndaj kundërshtarëve të ketë qenë feja e mëparshme e prindërve të tyre!!! Madje as feja e mëparshme e tyre. Dëshmorët e parë të krishterimit, jo pak, por miliona e miliona, shumë të njohur e, shumë më tepër, të panjohur, ishin me origjinë hebraike dhe pagane. Besimi më i pastër dhe më i thellë në historinë e Kishës së Krishterë është ai, që ka ardhur si pasojë e ngadhënjimit të besimit të krishterë mbi besimin e vjetër. Shembulli më ideal i kësaj që them është ungjillëzuesi dhe ndriçuesi i kombeve, apostull Pavli. Sinqerisht, nuk arrij dot të kuptoj se, si ka mundësi që, njerëz brenda Kishës sonë, të luftojnë Hirësi Joanin me një argument të tillë që, përveçse amoral, është edhe tejet trashanik.

    Përse është trashanik? Po e shpjegoj menjëherë. Ndoshta një pjesë e lexuesve së kësaj teme nuk e dinë se një mysliman nuk mund të hiqet kurrë si i krishterë, aq më tepër të lexojë Simbolin e Besimit (Besoren), sidomos të marrë pjesë në Kungatën Hyjnore. Nuk mund ta bëjë këtë në asnjë rast. E ndalon feja e tyre, ashtu siç ndalon edhe konvertimin e një myslimani në një fe tjetër. Para gjashtëmbëdhjetë vitesh, kur po shkruaja në këtë forum për Miri Cicin, gjatë kohës që ky, edhe pse për një kohë shumë të shkurtër, ishte prift kanonik, shkrimet e mia po nxirrnin për herë të parë në dritë surratin e vërtetë të këtij mashtruesi analfabet. Vetëm se, të dhënat që po zbuloja, ishin si me pikatore, në një kohë që tërësia e tyre ishte në dijeninë time të plotë vite përpara. Madje, në kohën që po shkruaja, kisha përpara edhe dëshminë zyrtare të penalitetit, e cila vërtetonte për periudhën që ky kishte kaluar në burgjet e Shqipërisë si keqbërës ordiner. Nga ana tjetër, i dërgoja vazhdimisht mesazhe në email-in e tij, ku çdo ditë e më tepër, ai kuptonte se unë dija gjithçka, por nuk arrinte të kuptonte se përse unë nuk ia nxirrja menjëherë në forum e çdo gjë të merrte fund njëherë e mirë. E kuptoja se si ai, ashtu edhe ata pak debilë që kishte rreth vetes, ishin terrorizuar deri aty sa s’mbante më ujë pilafi. Me sa duket, në një moment, u mblodhën kokë më kokë dhe, pasi shfrytëzuan të gjithë fuqinë e inteligjencës së tyre, dolën në përfundimin se unë isha një mysliman, që po i bëka presion kësaj figure të shquar të ortodoksisë dhe shqiptarizmës. Madje, disa nga shkrimet e mia u hoqën nga forumi, sepse këta ishin ankuar tek administratorët se një terrorist islamik po terrorizonte ajkën e ortodoksisë, Miri Cicin!!!!

    Ç’është e vërteta, administratorët e forumit u mashtruan deri në një farë mase nga këta debilë, sepse në shkrimet e deriatëhershme, unë nuk kisha deklaruar se isha ortodoks. Mbaja vërtet një paanësi, një neutralitet ideologjik do të thosha, por kjo nuk do të thoshte se isha islamik. Eshtë e vërtetë që Miri Cici me dy – tre tuhafë që i mbanin anën u terrorizuan prej meje, por kjo nuk do të thoshte se unë isha terrorist, aq më tepër terrorist islamik. Kur e pashë që këta, pas çdo shkrimi tim, më suleshin me akuza, si p.sh. se doja të vrisja këtë kanakar të shqiptarizmës dhe ortodoksisë botërore, pa thënë ndonjë fjalë tjetër, shkrova Simbolin e Besimit: Besoj në një Perëndi, atë të tërëfuqishëm... Pas këtij mesazhi, ata jo vetëm që nuk guxuan të më akuzonin si islamik, por edhe u shfarosën nga Forumi njëherë e mirë, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë më parë.

    Përse e përmenda këtë histori? Sepse dua të them se edhe Miri Cici, që është bagëti e bujqësi, një copë gdhe, e dinte se një mysliman nuk do të thoshte, as nuk do të shkruante kurrë Besoren ortodokse. As një besimtar ortodoks, pavarësisht prejardhjes së tij, nuk mund të quhet mysliman kur bën të njëjtën gjë, aq më tepër një klerik, aq më tepër një Episkop. Kaq thjesht! Përderisa këtë gjë e dinte edhe Miri Cici, këta të tjerët, për të cilët e di mirë se janë më të zgjuar e më të shkolluar nga ky, nuk e dinë? E dinë pa dyshimin më të vogël, por nuk u intereson e vërteta. U intereson vetëm shpifja, ashtu si në rastin e “vilës” prej miliona dollarësh të Hirësi Joanit, sepse vetëm me shpifje shpresojnë të përmbushin qëllimet e tyre të mbrapshta. Këtu lind përsëri një pyetje tjetër. Përderisa Miri Cici e dinte qysh atëherë këtë gjë, përse është duke folur përsëri për myslimanë brenda Kishës sonë? Sepse i shërben pikërisht këtij grupi, që ndër të tjera, ka përhapur edhe shpifjen e “vilës” në fjalë. A jam në gjendje unë të vërtetoj këtë lidhje? Sigurisht, prandaj dhe jam këtu, për të vërtetuar katërçipërisht këtë dhe shumë të tjera si këto.

    Vazhdojmë...

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Sos gomari që na ngordhi, po s'na lenë rehat as mizat...

  18. #78
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    “Vila” prej miliona dollarësh e Hirësi Joanit (9)

    (Nga Niko Korçari)

    Në gazetën e djeshme italiane “La Reppublica” lexova një artikull mjaft interesant me titull: Papa: “Thashethemet më të këqija se Covid, janë fjalët e Djallit” (Il Papa: "Le chiacchiere peggio del Covid, sono le parole del Diavolo"). Mendova se i përshtaten deri në një farë mase nëntemës që kam hapur këtu. Them “deri në një farë mase”, sepse në përgjithësi, predikimi i Papës së Romës gjatë shërbesës, që katolikët e quajnë “Angelus” (Eshtë një lutje, në kujtim të misterit të Trupëzimit të Zotit, e cila e ka marrë emrin nga fjala fillestare e tekstit që lexohet në këtë rast: Angelus Domini nuntiavit Mariae), u referohet më shumë thashethemeve, të cilat, siç thuhet në shqip, e bëjnë mizën buall. Një rast i tillë është padyshim ai që më detyroi të hap këtë nëntemë, kur disa individë brenda Kishës, një shtëpizë të vogël fshati në një vend të pabanueshëm, pa vlerën më të vogël monetare në treg (vlera e vërtetë e saj është nostalgjia e të zotëve për shtëpinë prindërore dhe asgjë më shumë), e shndërruan në një vilë madhështore, me një kosto prej miliona dollarësh!!!

    Në këndvështrimin shpirtëror, fjalët e Papës nuk thonë ndonjë gjë të re, ndonjë gjë që nuk e kemi dëgjuar më parë. Përkundrazi, në Kishën Ortodokse, tema të tilla shpirtërore dhe edukative janë lëvruar gjithmonë nga Etërit e Kishës, nga predikimet e etërve tanë shpirtërorë, nga botimet e shumta që qarkullojnë, etj. etj. Ajo që, për mendimin tim, ngjall interes për fjalët e Papës, është fakti se problemi i thashethemeve është një problem akut jo vetëm për shoqëri të prapambetura e kriptokomuniste, siç është shoqëria shqiptare, por edhe për shoqëritë perëndimore, të cilat janë shumë më të emancipuara se kjo e jona. Por le të lexojmë më mirë disa fragmente nga kjo gazetë, për të kuptuar edhe shqetësimin e Papa Françeskos:

    __________________________

    Thashethemet bllokojnë zemrën e komunitetit. Thashethemexhiu i madh është Djalli, që flet gjithmonë keq për të tjerët. Sepse ai është një gënjeshtar, që kërkon të prishë unitetin e Kishës, duke larguar vëllezërit e duke penguar përbashkësinë. Le të përpiqemi të mos merremi me thashetheme. Thashethemet janë një murtajë më e keqe se Covid. Le të përpiqemi të mos merremi më me thashetheme.

    Thashethemet dëmtojnë unitetin e Kishës, e privojnë nga të qenët komunitet. Djalli kërkon të prishë unitetin e Kishës duke përdorur një binom (mashtrim dhe thashetheme), i cili, për fat të keq, rezulton shumë herë mjaft joshës për të gjithë, përfshirë këtu edhe të krishterët. Ju lutem, le të bëjmë një përpjekje për të mos u marrë me thashetheme.


    Në fund, gazeta komenton se fjalët e Papës nuk janë vetëm një këshillë për delet e grigjës, por edhe për barinjtë e saj.
    _________________________

    Dhe tani, një koment të vogël nga ana ime. Djalli nuk lufton vetëm Kishën Orthodokse dhe as vetëm anëtarët e saj. Djalli lufton njeriun në përgjithësi, kudo ku ai ndodhet, pa dallim feje, kombi, ngjyre... Thjesht, besoj se në Kishën Orthodhokse ka më shumë arsye për shpalosur të gjithë arsenalin e mjeteve që disponon.

    Vazhdojmë, edhe pse kësaj here mund të marrë fjalën Gjiksana, i cili më thotë se ka diçka për të shkruar, por kuptohet që unë këtu jam dhe nuk kam mbaruar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 07-09-2020 më 09:26

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Elementë shtesë që vërtetojnë kokëtrashësinë legjendare të laikut Miri Cici

    Siç më kanë informuar, ish- prifti i dikurshëm, Foti Cici, sot laiku Fatmir Cici, i Gligorit dhe i Aleksandrës, lindur dhe rritur në Nivicë – Bubar të Sarandës, me arsim të mesëm bujqësor të rregullt, por me një diplomë teologjie të paligjshme (sepse, sipas ligjeve në fuqi, është e pavlefshme), është hedhur përpjetë nga publikimi në faqen zyrtare të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë i një deklarate për shtyp të saj, e cila vërteton me fakte e dokumente se kush është në realitet Fatmir Cici, d.m.th. sa i vlen me të vërtetë lëkura kësaj dhie të zgjebosur, por që i pëlqen kaq shumë të mbajë bishtin përpjetë.

    Me sa duket nga reagimet e tij, një nga detajet e kësaj deklarate, që i ka djegur më shumë, është ai që bën fjalë për kohëzgjatjen e tepruar të viteve të studimit në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës (nga 4 në 7 vite). Ky është një fakt i pamohueshëm, të cilin edhe vetë Miri e pranon, pavarësisht se e justifikon me mënyrën e tij, gjë që do ta komentoj në një moment. Pra, jam i sigurt se të gjithë pa përjashtim janë dakord në këtë pikë me deklaratën për shtyp të KOASH. Të gjithë, përveç meje. Unë nuk jam dakord. Nuk jam dakord jo me faktin si fakt, por me brendinë e tij më të thellë. Nëse themi se Miri Cici e mori diplomën e teologjisë brenda shtatë vitesh, në vend që ta merrte për katër, është njësoj si t’i ngremë atij një lapidar gjigant, sepse në thelb pranojmë që ai e mori diplomën, d.m.th. ai zotëron dijet që parashikon marrja e diplomës, qoftë edhe brenda dyfishit të kohës minimale të parashikuar. Por ja që e vërteta nuk është aspak ashtu. Nëse u hidhni një sy postimeve #11 dhe #12 (faqja 1) të kësaj teme, do të bindeni për këtë që them (Siç mund ta lexoni vetë në këto postime, ai ka kaluar një numër shumë të madh mësimesh në Fakultetin Teologjik të Athinës, që lidhen me kriticizmin tekstual, por kur shkon në Universitetin Shtetëror të Ohaios, pranon me gojën e vet se as që e ka idenë se çfarë është kriticizmi tekstual!).

    Si unë tani, ashtu edhe Niko Korçari në postimet e para 16 viteve, kemi theksuar se diploma e Miri Cicit ka dy pika të dobëta. E para, ky person nuk kishte të drejtë të studionte në asnjë fakultet tjetër, përveçse për agronomi dhe veterinari. Natyra e shkollave të mesme bujqësore të kohës ishte e tillë, që njohuritë që ofronte ishin 100% të orientuara në këto dy degë. Nuk ekziston asnjë rast që një nxënës që ka mbaruar arsimin mesëm bujqësor, të ketë shkuar për studime në shkolla të larta në profile të tjera. Ndalohej dhe ndalohet me ligj! Sot, në Shqipëri, nuk ka më shkolla me programe të tilla. Arsimi i Mesëm i të gjitha profileve, ofron dije për të gjitha degët e universitetit. Megjithatë, të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin studimet jashtë shtetit, janë të detyruar të marrin një vërtetim nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë, ku të thuhet shprehimisht se shkolla e mesme që kanë mbaruar, i lejon ata të vazhdojnë studimet në të gjitha universitetet e Shqipërisë. Nga ky ligj unë njoh vetëm dy përjashtime, Miri Cicin dhe vëllanë e vet, Artemios Tsitsis (për këtë të fundit do kisha bërë nja dy veprime në Greqi, por ja që koronavirusi na ka mbyllur brenda. Megjithatë, nja dy mesazhe drejtuar Ministrisë së Arsimit të Greqisë dhe fakulteteve teologjike të Athinës dhe Selanikut mund t’i bëj edhe nga shtëpia. Madje e quaj të pafalshme që nuk e kam bërë deri tani).

    Pika e dytë e dobët e diplomës së Miri Cicit është se ajo është përftuar në mënyrë të pandershme. Me këtë rast, dua të përmend vetëm tre raste, tre raste kuptimplote, tre provime që ai ka dhënë në Fakultetin Teologjik, për të kuptuar se si ky supermashtrues është bërë me diplomë universitare. Pra, në vazhdim, do bëj fjalë për provimin e parë që ka dhënë Miri në Athinë, për provimin e parë që ka kaluar dhe për provimin e fundit që unë kam dijeni se si e ka kaluar. E theksoj, jo të fundit që ai ka dhënë në këtë fakultet, por të fundit që unë kam dijeni se si e ka kaluar. Sipas rendit kronologjik, mësimet janë përkatësisht Gjuha e Dhiatës së Re, Hyrje në Dhiatën e Vjetër, Dogmatikë.


    Provimi i parë që ka dhënë Miri Cici ishte Gjuha e Dhiatës së Re, një lëndë teorike mjaft e thjeshtë, mjaft e dobishme, por edhe mjaft tërheqëse. Nuk ofronte njohuri të mirëfillta gjuhësore, por të dhëna historike mbi përhapjen e greqishtes së vjetër në periudhën helenistike, që njihet me emrin koine dhe fillon me Aleksandrin e Madh. Autori i librit ishte edhe profesori i lëndës, një arvanitas zemërbardhë, një i krishterë i vërtetë, por edhe një filolog e teolog mjaft i aftë. Quhej Lukas Filis. Ishte i njëjti profesor që jepte edhe greqishten e vjetër, d.m.th. atikishten, gjuhën e filozofëve të lashtë grekë. Miri kishte lexuar rreth një muaj për këtë lëndë shumë orë në ditë. Këtë e kam theksuar edhe në postime të mëparshme. Kush akuzon Miri Cicin se nuk ka bërë përpjekje për t’u shkolluar, se nuk ka lexuar ditë e natë në sezone provimesh, ka të bëjë me mua. Problemi i tij nuk është se nuk ka lexuar, por se është kokëtrashë. Provimi jepej me shkrim, por studentëve që vinin nga vende të huaja, që ende nuk e njihnin mirë greqishten, u bëhej një favor i madh. E jepnin provimin me gojë. Këtë provim kaq të thjeshtë, në një atmosferë kaq miqësore, me një profesor kaq zemërbardhe e kaq të predispozuar për ta ndihmuar, Miri nuk e kaloi dot. Profesori bëri ç’ishte e mundur, por ja që Miri nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej qoftë edhe një pyetjeje të vetme, qoftë edhe pjesërisht. Në vazhdim, u fut edhe disa herë të tjera, por përsëri rezultati ishte i njëjti. Si përfundim, pas shumë kohësh e pas shumë përpjekjesh, provimin më të thjeshtë në fakultet, arriti ta kalonte duke e vënë këtë profesor të mirë në një pozitë shumë të vështirë. Miri arriti deri atje sa i tha se edhe ky vetë ishte një arvanitas nga Himara (Nivicë – Bubari) dhe se arvanitasit duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin.

    Provimi i parë që ka kaluar Miri ishte Hyrje në Dhiatën e Vjetër. Profesorin e lëndës studentët e thërrisnin me përkëdheli “Nikollaq”. Bashkëshortja ishte edhe ajo profesoreshë tek e njëjta katedër. Miri u fut në provim vetë i dytë. Gjënë e parë që bëri, i tha profesorit se ishte nga Vorio Epiri dhe se haste mjaft vështirësi në gjuhën greke (argument i cili qëndronte). Profesori u gëzua shumë që në fakultet kishin ardhur studentë edhe nga një vend si Shqipëria, që njihej për ateizmin agresiv të saj dhe shkeljet e çdo të drejte njerëzore. Madje jo vetëm që u gëzua, por edhe u entuziazmua. Ky entuziazëm nuk iu shua edhe kur Miri Cici nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje. Rëndësi kishte që përgjigjej edhe për llogari të tij shoku që kishte në krah. Kur profesori e vlerësoi me notën 8, fluturoi nga gëzimi. Në darkë, në sallën e ngrënies së konviktit ku jetonte, përballë Ambasadës Amerikane në Athinë, Rruga Kartali 7, dha një recital humoristik njësoj si ata palaçot e cirkut përpara fëmijëve të kopshtit. Drejtori i konviktit (ishte konvikt privat) e pyeti se si kishte kaluar në provim dhe Miri, në kulmin e qejfit që më në fund kishte kaluar provimin e parë, filloi të përshkruante me gojën vesh më vesh mënyrën se si ishte zhvilluar provimi. Fjalët që pasojnë janë të tij, pa asnjë shtesë, pa asnjë ekzagjerim: “Ha, ha, ha..., unë nuk fola fare, se nuk dija asnjë nga pyetjet që më bëri. Profesori pyeste mua, shoku im në krah përgjigjej, por mua më thoshte bravo! Ha, ha, ha, ha...”. Konviktorët e tjerë u shkulën gazit, sepse Miri e përshkruante mjaft bukur këtë skenë. Herë pas here mbushnin gotat me ujë dhe i rrëkëllenin me një frymë, se gati sa s’po mbyteshin nga ushqimi që u mbetej në grykë nga të qeshurit.

    Provimi i fundit, për të cilin unë kam dijeni se si e ka kaluar Miri Cici (dhe jo i fundit që ai ka dhënë) ishte dogmatika. Profesori quhej Ksiκsakis. Ishte një zotëri i vërtetë, me pamje aristokrate, sa sjellshëm aq edhe korrekt me studentët. Nuk e jepte notën lehtë dhe mësimi i tij ishte shumë i vështirë. Para se të jepte këtë provim, Miri Cici kishte shkuar në Shqipëri për të “ndihmuar” Kishën Mëmë. Ishte takuar me Kryepiskopin Anastas, ishte përpjekur të hiqej për një periudhë të shkurtër si përkthyes në Durrës, kishte rregulluar bursë për të vëllanë, Artemios Tsitsis, dhe ishte kthyer përsëri në Athinë që të vazhdonte “studimet”. Në zyrën e profesor Ksiksakit ishin rreth pesë studentë të tjerë të huaj, kryesisht nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme. Pyetjet i drejtoheshin me radhë çdo studenti dhe ai përgjigjej me gojë, në prani të të gjithëve. Fillimisht Miri nuk e hapi gojën fare, si gjithmonë. Mirëpo presioni që ushtronte prania e studentëve të tjerë ishte mjaft i madh, sepse të gjithë përgjigjeshin, kurse ky jo, në një kohë që duhej patjetër ta kalonte provimin, sepse humbiste bursën që merrte nga MPJ e Greqisë. Për këtë arsye, ishte i detyruar të thoshte diçka, që të justifikonte një rivendikim të mundshëm note kaluese. E keqja ishte se nuk dinte çfarë të thoshte, prandaj dhe nga goja e tij dolën disa gjepura, disa broçkulla, që sado i sjellshëm që të ishe, nuk mund të rrije pa qeshur. Studentët e tjerë kishin ulur kokën me takt, kishin vënë përpara fytyrës ca fletë formati që të mbulonin të qeshurat, edhe pse supet që u tundeshin sa majtas e djathtas, i tradhtonin ata për gazin që kishte shpërthyer gjithandej e që përpiqeshin ta mbanin me zor nga mirësjellja. Miri e vuri re këtë gjë. Për të dalë nga situata, filloi edhe ky të qeshte si idiot. Atëherë të qeshurat e të tjerëve shpërthyen akoma më shumë, madje hapur fare. I vetmi që nuk qeshte ishte profesor Ksiksakis. Nxori bllokun me shënime dhe filloi të thoshte notën e gjithsecilit. Kur erdhi radha e notës së Mirit, ky u ngrit në këmbë shumë i shqetësuar dhe iu afrua profesorit me kurriz nga shokët dhe duke u përpjekur që të mos e dëgjonin të tjerët, po i pëshpëriste në vesh. Ndërkohë, ambienti ishte mjaft i vogël (zyrë ishte, jo klasë), prandaj dhe të gjitha ato që tha i dëgjuan të gjithë. Miri Cici i pëshpëriti se sapo ishte kthyer nga Shqipëria, ku kishte ofruar ndihmën e tij për Kishën mëmë, prandaj dhe nuk kishte shumë kohë për të lexuar. I tha gjithashtu se po përgatitej të bëhej murg. Në fund i tha edhe se kishte të fala nga Kryepiskopi Anastas dhe se ky po i lutej që ta ndihmonte për të kaluar këtë provim në emër të nevojave madhore që kishte Kisha e Shqipërisë për teologë. Profesor Ksiksakis u vu në një pozicion jashtëzakonisht të vështirë. U pa se ishte në një dilemë të madhe dhe kuptohet se për çfarë arsye. Pasi u mendua thellë, i vuri një pesë dhe nuk ia vari më. Studentët e tjerë u inatosën keq. Nuk ishte hera e parë që ndodheshin përpara një skene të tillë. Miri Cici, edhe pse nuk përgjigjej kurrë, kishte kaluar provime që këta, edhe pse ishin përgjigjur, kishin mbetur. Vendosën të shkonin tek Dekani i Fakultetit dhe të ankoheshin për racizëm ndaj tyre. Argumenti i tyre ishte se Miri Cici (Fotios quhej asokohe) i kalonte provimet ngaqë ishte grek nga Vorio Epiri dhe jo ngaqë meritonte të kalonte.

    Sinqerisht që unë nuk e di se çfarë bënë ata studentët e huaj në vazhdim. Di vetëm që, vite më pas, kur Kryepiskopi Anastas u informua për këtë gjë, u mërzit shumë. Madje kur qëlloi që shkoi në Athinë, thirri të gjithë studentët që studionin atje për teologji, duke kërkuar prej tyre që të mos përdornin kurrë emrin e tij në raste si ky me Miri Cicin.

    Kjo është mënyra, me të cilën Miri Cici ka marrë diplomën e teologjisë. Ky është formimi dhe shkollimi i tij i vërtetë. Kjo është arsyeja se pse nuk ka arritur kurrë më të marrë ndonjë diplomë tjetër, pavarësisht se u pranua për studime pasuniversitare në Athinë, Angli dhe Ohaio (SHBA).
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 09-09-2020 më 11:13

  20. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Kokëtrashësia – aleati më i ngushtë i analfabetizmit të Miri Cicit

    Tri rastet e tre provimeve të ndryshme që përshkrova në shkrimin e mësipërm, tregojnë qartë nivelin e vërtetë arsimor, etikën, por edhe kokëtrashësinë legjendare të laikut Miri Cici. Po e përsëris edhe në herë se, fakti që Miri Cici mori diplomën e teologjisë pas shtatë vitesh, në një kohë që duhej ta merrte për katër, nuk do të thotë se ky arriti që pas shtatë vitesh të dilte një teolog i përgatitur, ashtu siç e përshkruante diploma. Në asnjë mënyrë! Thjesht, Miri Cici arriti pas shtatë vitesh të merrte një copë letër bakalli me metoda e mashtrime prej mafiozi shqiptar, e cila nuk kishte, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë vlerë, prandaj dhe, në asnjë moment të jetës së vet, nuk i ka shërbyer dhe nuk ka për t’i shërbyer deri sa të dalë në pension. E vetmja diplomë e vlefshme që zotëron Miri Cici, e cila i përshtatet plotësisht si nivelit arsimor, ashtu edhe etikës së tij, është Dëshmia e Penalitetit, e cila vërteton se ka bërë pesë muaj burg si keqbërës ordiner. Me këtë diplomë ka ngrënë bukë deri tani, me këtë edhe do të vazhdojë të hajë! Mos u bë merak, Mirush! Këtë diplomë nuk ta mohon njeri. Eshtë e jotja. Ke derdhur gjak për të ta fituar (Të kuptohemi, jo gjakun tënd, por kjo nuk ka rëndësi).

    Me sa më thanë (sepse, sinqerisht, unë as që a kam marrë mundimin të lexoj ato që shkruan në fb), Miri Cici është hedhur përpjetë kur ka lexuar në deklaratën për shtyp të Kishës Orthodhokse, ku ndër të tjera, i thuhet se e ka mbaruar fakultetin pas shtatë vitesh. Nuk e ka mohuar si fakt, por e ka justifikuar me pretendimin se, në këto shtatë vite, ka marrë dy shkolla njëherësh!!! Vërtet, mo, Miri? Me kë kujton se flet? Me Dranen apo me Shukrien? Apo me të dyja bashkë?

    Janë këto mashtrime prej idioti, të këtij palaçoje cirku, që kujton se shoqëria shqiptare përbëhet vetëm nga njerëz si dy tuhafet e sipërpërmendura, mashtrime të cilat më detyrojnë ta çmontoj deri në vidhën e fundit e ta shes për skrap tek arixhinjtë për njëzetë lekë të vjetra kilogramin.

    Për të parë se sa qëndron ky pretendim i tij, le t’i referohemi së pari legjislacionit që është në fuqi në Greqi. Në momentin që një student shkon e regjistrohet në një fakultet çfarëdo, i kërkohet të bëjë një “Deklaratë me Përgjegjësi të Ligjit 105”, ku nënshkruan se nuk është i regjistruar në asnjë fakultet tjetër brenda Greqisë. Legjislacioni grek ndalon në mënyrë kategorike që një person të studiojë njëherësh në dy shkolla të larta. Ndërkohë, çdo person që studion në një fakultet grek, është i lirë të shkojë në kinema, në kafene, apo në ndonjë kurs gjuhe të huaj, kurs muzike etj., pa asnjë pasojë ligjore. Ajo “shkolla” e dytë e Mirit është pikërisht një kurs i tillë muzike bizantine (pavarësisht emërtimit në letra), i cili frekuentohet nga njerëz të çdo moshe, të cilët duan të nxjerrin ndonjë të ardhur si psaltë në kishat e famullive ku jetojnë. Kurse të tilla ka pothuajse në çdo Mitropoli të Greqisë. Nuk të ofron asnjë të drejtë dhe as të ngre nivelin arsimor në një shkallë më të lartë nga ajo që kishe para se të mbaroje këtë. Nëse je regjistruar atje me diplomë shkolle të mesme, edhe pas mbarimit të këtij kursi, me arsim të mesëm do të mbetesh. Kjo është me pak fjalë “shkolla” e dytë e Miri Cicit!!!

    Gjithsesi, le ta zëmë për një çast se kjo ishte një shkollë e dytë. Çfarë e pengonte Miri Cicin që të mbaronte njëherë teologjinë, pastaj të vazhdonte edhe studimet e tij të famshme për muzikë bizantine? Përse i duhej patjetër të ishte në dy shkolla njëherësh? Për një arsye shumë të thjeshtë. Duke mos mundur të kalonte provimet në teologji, humbiste bursën. Zyra e Bursave në katin e pestë të Ministrisë së Jashtme, (Rruga Akadhimias 3) konkretisht z. Kheliotis, dhe pas tij një zonjë tjetër mjaft e rreptë, i kërkonin me ngulm të sillte vërtetim nga Fakulteti Teologjik me numrin e caktuar të mësimeve që ishte i detyruar të kalonte. Ku ta gjente Miri një vërtetim të tillë? Atëherë filloi lojën e tij të njohur me Kishën e Shqipërisë. Kam dhënë hollësi edhe unë, por edhe Niko Korçari në postimet e vjetra, se si ia arriti që me ndihmën e saj të shtynte edhe bursën, edhe të rregullonte të vëllanë në Selanik. “Studimet” e tij në muzikën bizantine ishin ferexheja, që mbulonte dështimin e tij në fakultetin teologjik dhe justifikonte përpara Ministrisë së Jashtme të Greqisë shtyrjen e bursës. Kjo është e vërteta e “shkollimit të dyfishtë” të Miri Cicit. Një fakultet që zgjati shtatë vite, me një diplomë teologjie të marrë me lloj-lloj pisllëqesh, dhe një kurs për muzikë bizantine, që nxirrte psaltë për kishat e lagjeve dhe fshatrave të Greqisë.

    Por mos kujtoni se kjo historia e dy-shkollimit shtatëvjeçar të Miri Cicit mbaron këtu. Kam ende edhe disa gjëra të tjera për të shtuar. Të gjithë teologët e Shqipërisë e dinë mirë se këtë lloj shkollimi (Teologji + muzikë bizantine) nuk e ka bërë vetëm Miri. E kanë bërë edhe të tjerë. Unë njoh personalisht një rast të tillë, ku personi i dërguar nga Kisha e Shqipërisë për studime teologjike në Athinë ka mbaruar brenda katër vitesh edhe fakultetin teologjik, edhe këtë shkollën tjetër të muzikës bizantine, të njëjtën që ka mbaruar edhe Miri Cici. E theksoj: brenda katër vitesh! Apo jo, mo Miri? Nuk jam shumë i sigurt dhe nuk ngul këmbë, por më duket se edhe vëllai i tij, Artemios Tsitsis, ka bërë të njëjtën gjë.

    Po shpjegoj tani për lexuesit e kësaj teme (të cilët po arrijnë numrin 15.000) edhe një detaj të fundit, që të bëhet akoma më e kuptueshme se shtatë vitet e studimeve të Miri Cicit në Athinë ishin produkt i kokëtrashësisë së tij legjendare dhe asgjë më shumë. Si të gjitha universitetet në të gjithë botën e qytetëruar, edhe Universiteti Kapodistrik i Athinës, në kuadrin e vetë administrimit, kishte rregulloren e vet të brendshme. Njëri prej këtyre rregullave i lejonte studentët që, në një vit akademik, të kalonin 50% më shumë provime se numri që rezultonte nga totali i mësimeve pjesëtuar për katër vitet e studimeve. D.m.th., në periudhën që Miri Cici bënte sikur studionte në Fakultetin Teologjik të Athinës, totali i mësimeve për katër vite ishte 48, për një vit ishte 12, por brenda vitit, një studenti i lejohej të kalonte edhe 6 më shumë, pra, 18. Në dy vite mund të kalonte 36 mësime, dhe për dy vite të tjera mbeteshin 12 mësime. Pra nëse dikush ishte i zoti të lexonte më shumë, e mbaronte fakultetin për më pak se tri vite, edhe pse për të marrë diplomën duhej të priste deri sa të mbusheshin plot katër vite nga data e regjistrimit në këtë fakultet, e cila ishte edhe periudha minimale, gjatë së cilës një student mund të përfundonte zyrtarisht studimet e veta.

    O Miri! E mban mend që një i njohuri yt u zhduk papritur e papandyer nga fakulteti, ndërsa ti u bëre shumë merak, se mos e kishin rrëmbyer jashtëtokësorët? E? Në fakt u bëre kot merak, se falë teje dhe ca plehrave të tjera si puna jote, ishte në mbikëqyrje të plotë të islamistëve të Gazidedes. Nuk e kishin rrëmbyer jashtëtokësorët, Miri! Thjesht, shfrytëzoi këtë rregull të Fakultetit dhe i mbaroi provimet për dy vite e gjysmë, prandaj dhe të la pendët kaq shpejt. Nejse! Ky është një kapitull tjetër, të cilin, i lutem Zotit, ta zgjidhim ballë për ballë, ose tek për tek, siç thonë andej nga vendlindja ime.

    Dua të them se, nëse Miri Cici ishte kaq erudit, sa ç’kërkon të hiqet, mund të mbaronte në më pak se katër vjet edhe teologjinë, edhe kursin e muzikës bizantine. Por ai nuk e bënte dot këtë sepse nuk ka as kapacitetet më minimale intelektuale. Nga ana tjetër, ai nuk mund ta pranojë një gjë të tillë, sepse që të luajë rolin e pasardhësit të Fan Nolit, siç ia kërkon misioni, duhet të shfaqet si erudit i madh, por edhe si klerik me raso. Siç e kanë kuptuar të gjithë tashmë, falë edhe Deklaratës për Shtyp të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila paraqiti dokumentet e duhura, që vërtetojnë se ky karagjoz nuk ka raso, Miri Cici përpiqet të shpëtojë të paktën famën e eruditit, që ai vetë e ka përhapur për vite me radhë nëpërmjet profileve të tij të shumëfishta në mediet sociale. Por ja që i ka bërë hesapet pa hanxhinë. Në shkrimin e radhës do të sjell plot të dhëna të tjera për kokëtrashësinë e njeriut më kokëtrashë që kam njohur në jetën time.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 13-09-2020 më 14:31

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •