Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 96
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    ___________________Edhe një herë për fenomenin Artem Cici (sot Αρτέμιος Τσίτσης)


    Sot, nxora edhe njëherë dosjen Cici nga arkivi im personal, për të kërkuar një dokument, të cilin e kisha harruar jo për sa i përket ekzistencës së tij, por për sa i përket dobisë që mund t’i sjellë temës që kam sjellë këtu, në Forumin Shqiptar. Dokumenti është i datës 14 shkurt 2005 dhe është nënshkruar me emrin Artem Cici.

    Në fakt, ky dokument është një faks, që m’u dërgua edhe me mua me faks para plot katërmbëdhjetë vitesh e dy muajsh, d.m.th. të njëjtën ditë që Artem Cici e dërgoi nga Selaniku në faksin e Kryepiskopatës Orthodhokse në Tiranë. Asokohe (atëbotë - siç thotë gjuhëtari i famshëm Fatmir Fotaq Foti Cici), nuk i kushtova as vëmendjen më të vogël për arsyet që do të përmend në vijim.

    Sapo nxora nga dosja dokumentin në fjalë, më ngriu gjaku. Pashë vetëm një fletë të bardhë, ku e vetmja njollë e zezë ishte firma me shkrim dore e Artemit. Pjesa tjetër, e shkruar në pc, ishte zhdukur, ose më saktë, në pamje të parë dukej se ishte zhdukur. Kur e vura poshtë dritës së një abazhuri, pashë se teksti lexohej për bukuri. Në fakt nuk është një tekst, por dy. I pari, ai që mban edhe emrin Artem Cici, është shkruar në greqisht, madje në sistemin politonik (να’ναι καλά το Πολυτονικό της Ματζέντα). I dyti është një përkthim i të parit në shqip. Kuptohet që, përkthimi është i Cicajve, sepse vetëm Cicajt mund të vënë apostrof për të ndarë foljen “çregjistroj” në dy pjesë (ç’regjistrohen).

    Me anë të kësaj letre, Artem Cici i atëhershëm ankohej tek Kryepiskopi dhe Mitropolitët e Kishës sonë se, në një artikull në shtypin shqiptar që klerikë dhe teologë zbulonin surratin e vërtetë të Fatmir Fotaq Foti Cicit, atëbotë prift i OCA në Kanada (me sahanlëpirje edhe tek dioqeza greke e Vankuverit), ishte përmendur edhe emri i tij, për shkak të braktisjes së Kishës, e cila e kishte dërguar për studime në Selanik, me premtimin se do të kthehej përsëri pranë saj për t’i ofruar shërbimet e veta.

    Për të qenë i sinqertë, kam qenë ndoshta i vetmi që përmendja e emrit të Artemit në këtë artikull nuk m’u duk me vend. Si njeri që urrej biografitë (kush më njeh nga afër e di mirë se unë nuk bëj kurrë biografi, d.m.th. nuk fajësoj askënd për shkak të lidhjes së gjakut që mund të ketë me një kriminel, me një keqbërës, me një mashtrues etj.) nuk e prita mirë këtë pjesë të artikullit. Sot, pas kaq e kaq vitesh, e pranoj se kam gabuar. Gabimi im ishte se unë e shihja Artemin jo si një protagonist në luftën që i bëhej Kishës sonë nga sigurimsat, nga shikasit e Gazidedes, ateistët dhe islamistët, por si vëllanë e protagonistit të kësaj lufte, Fatmir Fotaq Foti Cici. Gabimi tjetër i imi ishte se, duke i njohur të dy vëllezërit nga afër, isha i mendimit se Artemi ishte shumë më pozitiv si njeri në krahasim me vëllanë e vet.

    Pas një periudhe gati pesëmbëdhjetëvjeçare, pasi studiova me imtësi çdo të dhënë, çdo detaj, prej çdo burimi të mundshëm, arrita në konkluzionin se Artem Cici (sot patir Artemios Tsitsis) është po aq i implikuar dhe po aq fajtor sa edhe vëllai i vet (gjyshja ime thoshte në këto raste “tale e quale”, ndërsa gjyshi “të gjithë derrat një turi kanë”).

    Kjo bindje m’u përforcua akoma më shumë sot, kur lexova letrën e lartpërmendur, pjesë të së cilës riprodhoj më poshtë me besnikëri absolute, në shqip e në greqisht (me përjashtim të sistemit politonik, të cilin nuk jam në gjendje ta riprodhoj, sepse nuk i kam njohuritë e duhura).

    Greqisht:
    Το ότι πήρα Ελληνίδα σύζυγο, σπούδασα θεολογία και ότι είμαι κάτοχος της ψαλτικής τέχνης πιστεύω ότι με τη βοήθεια του Θεού είναι προσόντα για μια πιο ουσιαστική διακονία στην Εκκλησία.

    Πάντοτε με προσευχή αγωνίστηκα να είμαι προσεκτικός προς όλα τα εκκλησιαστικά πρόσωπα και αυτό φαίνεται να μην γίνεται σεβαστό από τους συντάκτες του κειμένου.

    Παρακαλώ πολύ να μην με οδηγείται σε πειρασμό παραβαίνοντας την εντολή του Χριστού. Οι Πατέρες με έμφαση τονίζουν ότι οι ποιμένες οφείλουν να αγκαλιάζουν όλους τους ανθρώπους.

    Με πολύ σεβασμό και βαθύτατη εκτίμηση
    Artem Cici



    Shqip:
    Në qoftë se u martova me bashkëshorte greke, nëse studiova teologji dhe nëse jam njohës i artit të muzikës kishtare, besoj se me ndihmën e Perëndisë, të gjitha këto janë cilësi për një shërbesë më thelbësore në Kishë.

    Gjithmonë u përpoqa me lutje të jem i kujdesshëm ndaj gjithë personave kishtarë, por shoh se kjo nuk respektohet nga autorët e tekstit.

    Ju lutem shumë mos më shtyni në ngasje duke shkelur porosinë e Krishtit. Etërit theksojnë me forcë se barinjtë duhet të përqafojnë të gjithë njerëzit.


    (Theksoj edhe një herë se, gabimet drejtshkrimore në të dyja tekstet janë të vetë personit dhe jo të miat)

    Tani që, pas kaq vitesh, rilexoj këtë letër, nuk mund t’ia fal vetes qëndrimin tim kaq të butë ndaj këtij njeriu, i cili jo vetëm fyen hierarkinë e Kishës sonë, jo vetëm që shet dëngla duke dhënë leksione shenjtërie, por mbi të gjitha, nuk distancohet nga fëlliqësirat e vëllait të vet. Unë i jap sot fjalën se do të më gjejë përballë gjithnjë e më shumë. Nuk e di se çfarë parashikon ligji në Greqi për këtë rast, por do të bëj ç’është e mundur që diploma e teologjisë që ka marrë në mënyrë të padrejtë, për shkak të diplomës së shkollës së mesme, që nuk i jepte të drejtën të studionte në shkolla të larta të këtij profili, t’i hiqet sa më shpejt. Do të bëj çdo gjë që kalon nga dora ime. Kjo është e sigurt!

    Më poshtë po publikoj dy fotografi nga shkrimi i lartpërmendur, në të cilin duket qartë firma e Artem Cicit, i cili në një tekst greqisht, madje në sistemin politonik, emrin e tij e shkruan shqip. Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por nëse e krahasojmë me mënyrën se si e ka shndërruar sot (Αρτέμιος Τσίτσης), do të na ndihmojë të gjithëve për të kuptuar karakterin e vërtetë të vëllezërve Cici. Poshtë faksit kam vënë një sfond të verdhë, në mënyrë që të ndriçojë më shumë tekstin e zbehur të faksit në fjalë. Fotografitë janë nxjerrë me dy aparatë celularësh të ndryshëm. E dyta ka një përpunim të vogël, ku me një program të posaçëm, i është dhënë kontrast fjalëve të zbehta, për të kuptuar se teksti mund të sillet në gjendjen e mëparshme pa asnjë problem (edhe pse lexohet për bukuri edhe në gjendjen që është).





    Emri:  ARTEMI 1.jpg

Shikime: 839

Madhësia:  23.9 KB


    Emri:  ARTEMI 2.jpg

Shikime: 800

Madhësia:  39.9 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 11-04-2019 më 07:45

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Harrova të shkruaj se, në fotografitë e mësipërme, ajo që duket poshtë sfondit të verdhë (mbi të cilin është faksi i Artem Cicit drejtuar hierarkisë së Kishës sonë), është dosja e z. Fatmir Foti Cici, e cila përmban lloj-lloj dokumentesh e të dhëna të tjera shumë të vlefshme, të cilat, deri tani, nuk e kanë parë ende dritën e publicitetit. Ngjyra që kam zgjedhur për këtë dosje nuk është e rastësishme. Nuk e di se çfarë u sjell ndërmend të tjerëve kjo ngjyrë, por unë personalisht e zgjodha ndër shumë të tjera, sepse më kujton ngjyrën e letrës së ambalazhit të makaronave të kohës së Enverit, për pasojë, edhe sigurimsat dhe spiunët vullnetarë të sistemit të tij të fëlliqur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 11-04-2019 më 10:35

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    _________________Bëma gjuhësore të kooperativistit Fatmir Fotaq Foti Cici

    Ç'është e vërteta, të dielat ia kam kushtuar gjithmonë Zotit, familjes sime dhe mendimeve dhe gjërave pozitive. Kjo është arsyeja që, këtë ditë, kujdesem që edhe plehrat e shtëpisë t'i kem hedhur në kazanët e Bashkisë një ditë përpara, ose t'i lë për të hënën. Sot po bëj një përjashtim, i nxitur nga dëshira e mirë për të vënë në dukje një gabim trashanik të “gjuhëtarit” dhe “albanologut” të famshëm Fatmir Fotaq Foti Cici. Nuk kisha ndërmend ta korrigjoja, por shoh se, për fat të keq, ka edhe ndonjë tjetër që bie pre e mendjes së sakatosur të këtij analfabeti klasik.

    Në tekstet me përmbajtje fetare që poston (për fat të mirë janë përkthime dhe jo pjellë e padijes së tij) bën gafa shumë serioze, me të cilat nuk mund të merrem në tërësinë e tyre, sepse janë kaq të shumta, saqë edhe me google translate t’i përkthente, më të pakta do të ishin. Ajo që më shqetësoi kësaj here është përmendja e oshënares Maria Egjiptianes si “Shën Maria e Egjiptit”. Nuk arrij dot ta kuptoj se përse ky njeri, përderisa nuk e ka idenë e këtyre punëve, nuk hap kalendarin ortodoks të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të kopjojë prej andej formën e saktë të këtyre emrave.

    Sinqerisht, e kam shumë të vështirë t’i jap të kuptojë këtij njeriu koncepte gjuhësore, të cilat mund të jenë të thjeshta edhe për nxënësit e shkollave fillore, por jo për këtë injorant absolut, me një shkallë kaq të ulët intelekti. Madje, kam përshtypjen se më kollaj mund të kuptojë shqipen një indigjen i sapozbuluar në thellësi të Amazonës, se sa ky indigjen nga Nivicë-Bubari i Sarandës. Gjithsesi, po e bëj një përpjekje. Nëse e korrigjon, do të thotë që diçka ka kuptuar. Nëse jo, do të thotë që kaq e ka, nuk ha më pykë (d.m.th. ka djegur guarnicionin).

    Në sinaksarët e dy vendeve të sotme me traditën më të lashtë të krishterë (Greqia dhe Italia), por mbi të gjitha, në gjuhët e vjetra të këtyre dy vendeve dhe në gjuhët e sotme të tyre (greqishte e vjetër – latinisht, greqishte moderne – italisht), emri i kësaj shenjtoreje – oshënareje përmendet përkatësisht në formën Οσία Μαρία η Αιγυπτία dhe Santa Maria Egiziaca (Egjiptike). Në shqip, nëse do të ishim besnikë dhe fanatikë të trajtave gjuhësore të emrave të përveçëm, sidomos të ndajshtimeve dhe përcaktorëve të tyre, forma më e drejtë do të ishte: Shën Mari Egjiptiania dhe jo Shën Maria Egjiptiane. Devijimet që vërehen në këto forma nuk janë pa rëndësi, por të paktën nuk janë të formës analfabetike, që përdor z. Cici. E keqja është se emri Maria ka disa forma në trajtën e pashquar (Mari, Marie, Maria) dhe nuk ka një standard të vetëm, përveç rastit kur i referohemi shën Marisë (Mërisë), nënës së Zotit. Kjo shumëllojshmëri formash kalon herë pas here edhe tek emrat e shenjtoreve në shkrime të ndryshme dhe autorë të ndryshëm.

    Në rastin në fjalë, përcaktori Egjiptiane tregon thjesht origjinën kombëtare dhe vendore të shenjtores. Që ta kuptojë z. Cici, po i sjell një shembull me emrin e vet, në të tre format e mundshme:

    1) Fatmir Cici Shqiptari
    2) Shqiptari Fatmir Cici
    3) Fatmir Cici nga Shqipëria

    Përveç këtyre formave, nuk mund të ekzistojë asnjë formë tjetër, që të dojë të tregojë origjinë kombëtare apo vendore. Do të ishte qesharake, p.sh. të shtonim si variant të katërt “Fatmir Cici i Shqipërisë”. Do të qeshnin edhe pulat. Kjo për sa i përket gjuhës shqipe, por edhe të gjitha gjuhëve të tjera. Eshtë e vërtetë se në anglisht përdoret edhe trajta “Saint Mary of Egypt”, por jo si formë e gjuhës së drejtë kishtare, e cila është “Maria Aegyptiaca”. Në këtë trajtë është edhe në alamy.com, andej nga rrëmben ikonat z. Cici në mënyrën dhe formatin që kam përmendur pak më lart (në postimin # 40).

    Në të njëjtin shkrim, pas një shikimi të shpejtë, tek fraza “dhe bëri që për ne të lindin frutet e pendimit”, më ra në sy fjala “frutet”. Unë di që në gjuhën shqipe, kjo fjalë ka dy variante: frutë (shumësi: frutat) dhe fryt (shumësi: frytet). Ka edhe një sinonim të tyre, që është “pemë”. Varianti që përdor z. Cici nuk ekziston. Ndoshta kujton kohën kur punonte në kooperativë e merrej me shartime, se nuk ka shpjegim tjetër. D.m.th. mori frutat, i shartoi me frytet dhe nxori varietetin që e quajti “frute”!!! Habitem vërtet se si ky njeri nuk arriti të mësonte as nga Shukrija dhe Drania qoftë edhe një shqipe elementare! Habitem!
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 14-04-2019 më 09:52

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    ______Cicaj! Po vjen dita të korrni ato çka mbollët dhe të hani ato çka vollët!

    Siç kam paralajmëruar në këtë forum, çështjes së vëllezërve Cicaj do t'i shkohet deri në fund. Nuk ka kthim pas, nuk ka kompromis, nuk ka armëpushim. Deri në këtë çast, pas një muaji e gjysmë nga dita e hapjes së kësaj teme, pas 43 postimesh e gati 3.250 leximesh, të gjithë e dinë se gjithë sa janë shkruar e do të shkruhen këtu, nuk janë veçse e vërteta dhe vetëm e vërteta. Kjo dëshmohet edhe nga mungesa e kurajës së dy të akuzuarve për të hedhur poshtë qoftë edhe një presje të vetme nga këto postime. I vetmi reagim i hapur është ai i vëllait të madh, z. Fatmir Fotaq Foti Cici, i cili, në pamundësi për të dhënë qoftë edhe një përgjigje të vetme për pyetjet që i kemi drejtuar këtu publikisht, shkruan, si akt hakmarrjeje, shpifje të ndryshme, por që nuk kanë asnjë bazë e që kanë marrë përgjigjen e duhur, në kohën e duhur e me mënyrën e duhur.

    Fillimisht, kur nisa të shkruaj këtë temë, kam qenë mjaft i përmbajtur dhe në mëdyshje të madhe për sa i përket bindjes sime për përfshirjen e vëllait të vogël, Artemit, në pisllëqet morale dhe shkarjet mendore të Fatmir Fotaq Foti Cicit. Tashmë, nuk kam as dyshimin më të vogël. Atë Artem Cici (π. Αρτέμιος Τσίτσης) është po aq i implikuar në këtë mesele, sa edhe i vëllai i vet, madje edhe më shumë. Siç e kam thënë edhe këtu, duke i njohur të dy vëllezërit nga afër, i madhi nuk nxitet në veprimet e tij vetëm nga ligësia dhe smira që e ka pushtuar, por edhe nga marrëzia. Përkundrazi, veprimet e atë Artemit janë të kontrolluara prej tij, pra, janë të ndërgjegjshme.

    Prova vendimtare, që i vuri kapakun bashkëfajësisë së këtij të fundit në pisllëqet e z. Fatmir Fotaq Foti Cici ishte ndërhyrja tek vëllai i vet për të hequr nga shkrimet e tij emrin e priftit grek patir Eleftherios, në një kohë që kishte deklaruar shumë herë më parë se nuk mbante asnjë lloj kontakti me të vëllain. Sigurisht që kjo ndërhyrje nuk u bë për të shfajësuar nga shpifjet patir Eleftherios Karakitsios, por për të ruajtur atë rrogën e majme në Greqi dhe... dhe... dhe... e di vetë ai ç' tjetër. I kam shkruar para disa kohësh për kardashët e Selanikut. Ata nuk tallen me këto gjëra.

    Pas informacioneve të fundit që sapo mora, vendosa që t'i përmbahesha menjëherë premtimit që kisha bërë këtu publikisht, duke filluar menjëherë një valë shkrimesh në mediet e Selanikut. Për sot, bëra sefte me një postim të parë në faqen e facebook-ut të Mitropolisë së Selanikut, me titull: Η αληθινή ιστορία του ιερέα σας, π. Αρτεμίου Τσίτση (Historia e vërtetë e priftit tuaj, atë Artemios Tsitsis). Por mos kujtoni se është ndonjë gjë e madhe. Kambanat jo vetëm që nuk kanë filluar të bien, por kandillonafti ende nuk është çuar nga krevati që t'u bjerë. Kjo nuk është asgjë përpara asaj që po vjen. Ky është edhe linku i postimit tim në faqen e facebook-ut të Mitropolisë së Selanikut:

    https://www.facebook.com/imthessalon...17563528265655

    Atë Artemi, përgatitu mirë për furtunën që po vjen. Shko tek ati yt shpirtëror dhe i thuaj se këto që shkruajmë janë ndërhyrje të qoftëlargut, që të shtie në ngasje këto ditë të shenjta. Këto thotë edhe vëllai yt. Por mos harro! Ne jemi ndeshur gjithë këto vite jo vetëm me Djallin e vërtetë, atë të smirës së sëmurë e të shpifjes, por edhe me rrezikun për jetën tonë e të familjeve tona nga shpifjet tuaja.

    Duke përfunduar (për momentin), po jap edhe linkun e letrës që patir Eleftherios Karakitsios i dërgon vëllait tënd, letër e cila, së bashku me kërkesën tënde këmbëngulëse, çoi në heqjen e shkrimeve kundër këtij prifti (http://www.pelasgoskoritsas.gr/2019/...-facebook.html). Këtë e bëtë vetëm nga frika, sepse edhe ti, edhe ai vëllai yt, njihni vetëm një gjuhë. E di që shpresoni shumë t'u shpëtoni paq pasojave të pisllëqeve tuaja. Edhe pse ty ta uroj me gjithë zemër, nuk do ta kesh të lehtë t'u shmangesh. Nuk kam ndërmend të zëvendësoj drejtësinë e Perëndisë, por nuk kam as të drejtën ta injoroj atë.

    (P.S.: Për arsye teknike, me letrën e patir Eleftherios drejtuar z. Fatmir Fotaq Foti Cici do të merrem në postimin e radhës)
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 15-04-2019 më 11:09

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    _____________________Vëllezërit Cicaj – “Trimat” e Nivicë Bubarit!!!


    Është vërtet dora e Zotit që çdo ditë e më tepër, diskrediton plotësisht vëllezërit Cicaj përpara opinionit shqiptar dhe grek, me fakte dhe jo me shpifje, me zë e figurë dhe jo me halucinacione mëkatare, siç po bëjnë ata për gati çerek shekulli.

    Shikojini të gjithë këta patriotë të mëdhenj, themeluesit e Lidhjes së Shqiptarëve Ortodoksë në Greqi “Shën Asti”, që nuk po lënë sahanë pa lëpirë, pa dashur t’ia dinë se kujt i përkasin. Puthadorë të paskrupullt, zvarranikë mes shqiptarësisë e grekësisë, të pabesë në çdo rast, gati për t’i nguluar thikën pas shpine atij që paguan më pak për llogari të atij që paguan më shumë.

    Loja e tyre mes shqiptarësisë e grekësisë më kujton ca familje fshatare komuniste në fillim të viteve ’90, kur anëtarët e saj mblidheshin përreth vatrës tradicionale dhe babai, me mashë në dorë, duke trazuar zjarrin në oxhak, ndante rolet për çdo pjesëtar të familjes. Djalin e madh e urdhëronte të shtrëngonte fort teserën e Partisë së Punës. Djalin e dytë e këshillonte të anëtarësohej me Partinë Demokratike, kurse djalin e vogël e ruante për Partinë Republikane. Të njëjtën gjë bënte edhe me dhëndurët. Në këtë mënyrë, sofra mbetej dhe vazhdon të mbetet gjithmonë plot.

    Vëllezërit Cici janë mishërimi më i mirë i kësaj taktike, të cilën e përsosën edhe më tej. Jo vetëm që morën role të ndryshme, por edhe i alternuan mes tyre, duke e kthyer mashtrimin në art të vërtetë.

    I pari, Fatmiri, pasi ndërroi emrin në Fotaq, e nisi karrierën si vorioepirot, dhe po e mbyll atë si shqiptaromadh. I dyti, Artani, e Nisi karrierën si shqiptaromadh dhe po e përfundon si grekomadh.

    I pari e nisi me emrin Fatmir, e vazhdoi me Fotaq, e kulmoi me Φώτιος dhe po e përfundon edhe një herë si Fatmir. I dyti e nisi me Artan, e ktheu në Artem, e lartësoi në Αρτέμη dhe e kulmoi në Αρτέμιος.

    Koha e vërtetoi më së miri se këta dy vëllezër me gavetë në dorë e garuzhde në brez, nuk janë patriotë. Përkundrazi, janë apolidë. Nuk kanë asnjë fije burrërie. Përkundrazi, janë burracakë. Gëlltitja prej tyre e të vjellave që kishin lëshuar kundër priftit grek patir Eleftherios është prova më e kapshme e akuzave që po u drejtoj. Si ka mundësi që “patrioti” i madh Fatmir Fotaq Foti Cici, i cili ka akuzuar publikisht në dy shkrime në facebook këtë prift grek për helenizim të Jugut, e zhduk fare njërin prej shkrimeve, ndërsa tjetrin e ndryshon, duke hequr emrin e tij prej andej. Madje, prova më e madhe e burracakërisë së tij është jo vetëm heqja e emrit nga shkrimi i dytë, por edhe vendosja e këtij shkrimi në krye të postimeve (pinned), për të treguar se sa këlysh i bindur është ndaj atij që i tregon shkopin.

    Parashtroj në vazhdim përkthimin e letrës që patir Eleftherios Karakitsios i dërgon z. Fatmir Cici, me të cilin e detyron të gëlltitë si sheqerka të shijshme fyerjet në adresë të tij (ndërsa origjinalin në greqisht mund ta shikoni këtu: http://www.pelasgoskoritsas.gr/2019/...acebook.html):


    Republika Greke
    Shoqata Jofitimprurëse “Miqtë e Kulturës”
    Nr. 1687 Prot.

    Selanik, 10-04-2019
    Foti Grigor Cicit, Kanada – Amerikë
    _________________________________
    Tema: Përgjigje artikullit denigrues, në faqen e tij të facebook-ut, kundër p. Eleftherios Karakitsios.

    I dashur vëlla më Krishtin. Me hidhërim të madh u informuam për publikimin tuaj të lartpërmendur. Do të ishte gjë e lehtë për ne rrëzimi një për një i pavërtetësive që përmendni dhe që gjoja kanë lidhje me ne. Themi se është e lehtë, sepse disponojmë të gjitha provat, që i shndërrojnë argumentet tuaja të paktën në shpifje, duke nënkuptuar këtu të edhe të gjitha pasojat e mundshme.

    Aktualisht nuk jemi duke e bërë këtë, por përpara ditëve të Shenjta të Pashkës, ju ftojmë në pajtim, duke ju dhënë mundësinë të pendoheni e të korrigjoheni.

    Pranimi i gabimeve nga ana juaj dhe publikimi i kësaj përgjigjeje sonë në të njëjtat pika referimi të internetit, do të ndikonte pozitivisht në këtë drejtim.

    Shpresojmë dhe lutemi që reagimi i drejtë i yni, njëkohësisht edhe i butë, të mos konsiderohet si shenjë dobësie. Mosaprovimi juaj për sa më sipër do të shkaktojë vetvetiu edhe shkallëzimin e reagimeve tona.

    Ngjallje të gëzuar!


    ___________________________Për Këshillin drejtues
    _______Kryetari_____________________________________Sekretari
    p. Eleftherios Karakitsios___________________________ Haralambos Kamplies
    Protopresviter-profesor, Dr. i Teol. __________________Ekonomist – Universiteti i Maqedonisë





    Dikush që nuk di më shumë hollësi se kaq, mund të habitet se si ka mundësi që trimi me emrin Fatmir Fotaq Foti Cici, e vuri bishtin në shalë sapo mori një letër, madje të shkruar në një ton shumë të moderuar e të kulturuar, gëlltiti me një frymë e pa asnjë pikë ujë akuzat që vetë kishte formuluar?

    Përgjigjja është e thjeshtë: nuk ka njerëz më BURRACAKË se këta pinjollë të Cicajve!
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 17-04-2019 më 13:46

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    _______________Ignorantus, ignoranta, ignorantum (Molier, "I sëmuri për mend")

    Fatmir Fotaq Foti cici, ky ekzemplar i rrallë i paditurisë proverbiale, me kulturë banale e intelekt fshataresk, pasi studioi me kujdes faqen e facebook-ut të Mitropolisë së Korçës, doli në konkluzionin se, përderisa emri i murgut Vasil Skordileva përmendej si "atë Vasili", sipas tij ky na qenka prift!!!

    Ashtu si disa herë të tjera në të kaluarën e afërt, edhe kësaj herë jam i detyruar t'i shpjegoj kësaj qenieje pakqelizore të paditur, që pretendon se, ndër të tjera, është edhe teolog, disa gjëra elementare për besimin tonë, të cilat i përkasin më shumë aspektit praktik të jetës kishtare se sa atij teologjik. Problemi nuk është se më duhet të shpjegoj, por kujt po i shpjegoj dhe se në ç' mënyrë t'ia shpjegoj që ta kuptojë.

    Në praktikën ortodokse, emri "atë", i vetëm ose si përcaktor i një emri të përveçëm, nuk tregon në asnjë mënyrë një rang të caktuar në hierarkinë kishtare dhe nuk presupozon në asnjë mënyrë dorëzim paraprak në asnjë shkallë priftërore. "Etër" janë quajtur në të gjitha kohët të gjithë murgjit pa përjashtim. Pjesa dërmuese e të ashtuquajturve "Etër të Shkretëtirës", të cilët madje nuk kishin ndonjë veshje të veçantë, apo të ndryshme nga laikët, nuk ishin dorëzuar në asnjë shkallë priftërie. Në qoftë se këta murgj të thjeshtë nuk quhen "etër", si u drejtohemi atyre? Nëse z. Fatmir Fotaq Cici sheh një grup murgjish të tillë, si do t'u drejtohet? "Mirë se rrini, burra"? Apo mos ndoshta "Tungjatjeta, zotërinj"? Nuk është për t'u habitur, por nga një injorant i tillë çdo gjë mund të pritet.

    Duke e njohur mirë intelektin e këtij njeriu, nuk jam i bindur nëse shpjegimet e mësipërme, janë të mjaftueshme për të kuptuar këto që po i them. Kjo është tragjedia e të gjithë atyre, që janë përpjekur për vite me radhë për të ngritur këtë njeri në shkallën më të lartë intelektuale të lejuar prej kapacitetit të tij, d.m.th. tre hallka më poshtë se Homo Sapiens. Pra, po i sjell disa shembuj të tjerë, me shpresën se mund të prekin qoftë edhe një fije zonën intelektuale, ku teorikisht veprojnë reflekset e kushtëzuara.

    Fakti që emri "atë", në jetën kishtare, përdoret edhe për murgjit e thjeshtë, që nuk janë dorëzuar në asnjë shkallë priftërie, vërtetohet edhe nga një argument tjetër. Dihet se në Kishën Orthodhokse, ashtu si edhe në atë Katolike, gratë murgesha e kanë të ndaluar të dorëzohen në çfarëdo shkallë priftërie. E megjithatë, ato thirren "nëna", ashtu si murgjit e po të njëjtës shkallë thirren "etër". Kemi edhe libër (siç është "Jerondikoni" për etërit e gjinisë mashkullore), që quhet "Miterikoni", për murgeshat, që thirren "nëna" (rrënja e fjalës "miterikon" është "mitera" = nënë). Nënë Tereza është një shembull i kësaj që po them. Pra, kuptohet lehtë prej kujtdo, përveç z. Cici, niveli intelektual i të cilit është poshtë nivelit të detit, se atë Vasil Skordileva nuk është prift, por si murg, ka të drejtën të quhet "atë", ashtu si edhe ne të tjerët kemi detyrimin ta quajmë "atë".

    Meqë ra fjala për atë Vasil Skordilevën, cilatdo qofshin shkaqet e kalimit të tij nga priftëria në monakizëm të thjeshtë, po i them sahanlëpirësit Fatmir Cici se respektoj njëmijë herë më shumë një prift që pranon në heshtje e me përulësi barrën e përgjegjësisë morale të veprimeve të tij dhe vendimin e Mitropolitit për të, se sa psikoptallëqet, spiunllëqet dhe zvarritjet e këtij pseudokleriku, që është dëbuar të paktën dy herë me shkelma nga dy Kisha Ortodokse të ndryshme, ndërsa tani prezantohet si prift, por pa thënë asnjë fjalë se ku shërben.

    O Miri, pse nuk bën ndonjë xhiro andej nga Korça, meqenëse po interesohesh kaq shumë për hallet e kësaj Mitropolie (me sa duket, Mitropolive të tjera ua paske zgjidhur hallet në heshtje). Mbase të merr Perëndia edhe ato pak qeliza të trurit që të kanë mbetur, që të marrësh edhe përgjigjen e besimtarëve të saj nga afër. Po erdhe, merr edhe ca bebelina me vete, se do të të duhen. Ata të presin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 18-04-2019 më 18:26

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Zerva
    Anëtarësuar
    20-09-2011
    Postime
    7

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    dsfgdsfghdsf[/b]
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zerva : 23-04-2019 më 03:17
    Gramozi

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    “Si një qen që kthehet në të vjellat e tij, i marri përsërit marrëzinë e vet” (Prov. 26:11)


    Nuk mund të ndodhte ndryshe. Përderisa edhe qeni, edhe i marri kthehen, i pari tek të vjellat e tij, i dyti tek marrëzia e vet, edhe z. Fatmir Fotaq Cici, si mishërim besnik dhe shartim i të dy këtyre, bën të pamundurën për të vërtetuar katërçipërisht këtë proverb biblik, të shkruar mijëra vite më parë, por që cicmicë si ky e mbajnë gjithmonë në aktualitet.

    Rrallë mund të hasë dikush në jetë një qenie kaq të vajtueshme (për të mos thënë “të pështirë”), që të ndërthurë në mënyrë kaq “harmonike” zilinë, smirën dhe mizantropinë me servilizmin, sahanlëpirjen dhe puthadorjen, por edhe me paditurinë, injorancën dhe urrejtjen verbimtare për këdo dhe për çdo gjë që lidhet me aspektet pozitive të jetës dhe njerëz të shquar e të nderuar. Në gjuhën e popullit, të etikës, por edhe të teologjisë, ky kombinim i rrallë vesesh dhe huqesh negative, pa marrë parasysh këtu defektet mendore, të cilat janë të pavullnetshme, quhet “ligësi”.

    Njerëz të tillë, me vese të skajshme dhe instinkte barbare, karakter të dobët dhe servilizëm anadollak, përzgjidhen me përparësi nga shërbime sekrete, grupime keqbërëse apo organizata terroriste, për t’u përdorur fillimisht si bomba tymuese propagandistike, pastaj si armë kimike helmuese, pastaj si mekanizëm shfarosjeje masive (jo vetëm në kuptimin figurativ të fjalës).

    Siç e kam theksuar edhe herë të tjera, bota e krimit, e shantazhit politik dhe e terrorizmit, përveç cilësive të mësipërme, të cilat z. Cici i zotëron në cilësi tepër të lartë, kërkon edhe intelekt, improvizim dhe shkathtësi mendore, për t’iu përshtatur situatave të ndryshme e për t’iu shmangur dekonspirimit. Dihet që cilësi të tilla tek ky njeri nuk ekzistojnë, por ekziston surrogati i tyre, rasoja, e cila nuk gjendet lehtë tek ata që e kanë, sepse jo të gjithë janë të gatshëm ta shesin atë për tridhjetë aspra, siç bën z. Cici.

    Problemi i rasos së së z. Cici është mjaft i ndërlikuar dhe i diskutueshëm. Dihet që ai është përjashtuar dy herë nga radhët e klerikëve të Kishës Ortodokse. Herën e parë nga Orthodox Church in America dhe herën e dytë nga një Kishë tjetër, në një kontinent tjetër, por që nuk dua ta diskutoj tani, sepse gjërat duhen marrë me radhë e në kohën e duhur. E veshi edhe një herë tjetër më pas, por u largua si hajduti në errësirë, pa dhënë asnjë shpjegim (ose më saktë, duke gënjyer punëdhënësit e radhës). Megjithëse është pyetur disa herë nga ana jonë se në cilën Kishë shërben, nga paguhet dhe cila është grigja e tij, nuk ka guxuar deri sot të japë asnjë përgjigje. Nëse do të ishte prift, siç pretendon, përse duhet të fshehë faktin se ku shërben? Si ka mundësi që, këto ditë të shenjta, kur nuk ka klerik apo besimtar që të mos ketë publikuar fotografi nga pjesëmarrja e tij në Epitaf apo në shërbesën e Ngjalljes, z. Cici publikon fotografi të viteve kur ishte prift kanonik në Kanada, d.m.th. fotografi para 25 vjetësh?

    Nuk ekziston as dyshimi më i vogël se z. Cici është në një mision të ri, ndoshta për llogari të një punëdhënësi të ri, por gjithmonë për përfitime materiale. Kush mendon se z. Cici punon falas, pa interes, vetëm për gjoja bindjet e tij, as që e ka idenë se për ç’njeri bëhet fjalë. Le t’i hedhë një sy një shkrimi të tij në facebbok me titull “Mbi informatorët” (https://www.facebook.com/search/top/...epa=SEARCH_BOX), për të kuptuar diçka më tepër. Po shpjegoj ndërkohë se ai, që z. Cici e quan informator, në fakt është një punëdhënës aspirant, i cili ka dëgjuar që z. Cici merr përsipër detyra të tilla të fëlliqura, por që nuk e di se ai nuk punon badjava. Kjo është arsyeja që ai e dekonspiron publikisht, duke i tundur gishtin, si për t’i thënë se herës tjetër duhet të zgjidhë qesen përpara se të kërkojë shërbimet e tij.

    Në emër të këtyre interesave, z. Cici nuk heziton të të puthë në faqe një të Enjte të Madhe, njësoj si Juda (më besoni, nuk është figurative kjo që them, sepse ka ndodhur me të vërtetë me këtë njeri), pasi më parë të ka tradhtuar e të ka spiunuar tek armiqtë më të egër të besimit, pasi të ka sharë e ka shpifur kundër teje, me shpresën se, sipas mendjes së tij të sëmurë, duke të zhdukur ty, ka zhdukur një pengesë më shumë në rrugën e tij drejt “suksesit”.

    Nëse do të më kërkohej të përshkruaja këtë njeri me pesë fjalë, do të përdorja pikërisht këto:

    Smirëzi, faqezi, famëzi, punëzi, ditëzi.

    P.S. Shkrimi i sotëm është thjesht një mesazh rikthimi pas ditëve të shenjta të Pashkës, por edhe një mesazh i fortë vendosmërie se kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund. Kemi thënë shumë pak nga ato që kemi ndërmend të themi dhe kemi bërë shumë më pak nga ato që jemi të vendosur të bëjmë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 09-05-2019 më 06:13

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Miri, këta janë besimtarë korçarë, që protestojnë kundër Mitropolitit të Korçës.

    Skedarët e Bashkëngjitur 174951

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Kurse këtu, Miri, je ti, pasi veshe rason fshehurazi, për të disajtën herë. Këtu je në rolin e kandillonaftit. Çudi e madhe, o Miri, ti, një teolog o famshëm, si je katandisur kështu, të shtrosh tapete në një kishë mikroskopike siriane! Ku e lam' e ku na mbeti, o Miri, vaj vatani e mjer' mileti...


  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Emri:  EPITAFI-KORÇË.jpg

Shikime: 666

Madhësia:  82.6 KB Miri, këta janë besimtarë korçarë, që protestojnë kundër Mitropolitit të Korçës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 09-05-2019 më 16:37

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    ____________Vetëm keqbërësit dhe spiunët e ndërrojnë emrin më shumë se një herë

    Problemi i ndërrimit të shpeshtë e të pajustifikuar të emrit prej z. Cici, edhe pse është përmendur këtu edhe më parë, nuk duhet kaluar në heshtje. Gazetarët, që merren me keqbërësit ordinerë, por sidomos specialistët e fushës së spiunazhit, e dinë mirë se ndërrimi i herëpashershëm i emrit, madje në mënyrë të fshehtë, përbën një mjet të domosdoshëm e mjaft të nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë së tyre të nëndheshme, një mjet të dobishëm kamuflazhi gjatë zvarritjeve të tyre nëpër llagëmet dhe gjirizet e botës së krimit.

    Cilës prej dy kategorive të mësipërme i përket z. Cici, asaj të keqbërësve, apo të spiunëve? Le t’i marrim gjërat me radhë. Dihet prej vitesh se z. Fatmir Cici, i biri i Gligorit dhe i Aleksandrës, është dënuar si keqbërës në bazë të vendimit nr. 64, datë 09/09/1988 për plagosje me dashje dhe, në bazë të nenit 93/1 të Kodit Penal, është dënuar me 5 (pesë) vite heqje lirie. Dënimi do të ishte shumë më i madh nëse një person i afërt familjar, me detyrë të rëndësishme në aparatin propagandistik të diktaturës komuniste, nuk do të ndërhynte për të zbutur dënimin. Pra, z. Cici është keqbërës dhe kjo nuk ngre as dyshimin më të vogël. Eshtë keqbërës me firmë e me vulë.

    Po spiun, a është z. Cici? Le të flasim me dorën në zemër. Pa u hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit, nuk mund të flasim me fakte të kapshme. Por jo vetëm kaq. Dosjet më të rrezikshme nuk janë ato të Sigurimit, por ato të SHIK-ut të Gazidedes, për hapjen e të cilave askush nuk bën fjalë. Gjithsesi, spiunllëku i dikujt tregohet nga vetë faktet dhe veprimet e të dyshuarit. Kur flasim për spiunë, nuk e kemi fjalën për agjentët e kundërzbulimit, të ashtuquajturit “heronj të heshtur”, të cilët përpiqeshin të bënin punën e tyre pa zhurmë e pa rënë në sy. E kemi fjalën për “heronj llafazanë”, të kategorisë AGBV, që ofronin shërbimet e tyre vullnetarisht, që lehnin si ata qentë e zgjebosur, për të lëpirë pastaj si shpërblim ndonjë copë kockë.

    Z. Cici nuk mund të përzgjidhej kurrë si “hero i heshtur”. Me gjithë antipatinë që mund të kem për spiunët në përgjithësi, më duhet të pranoj se agjentët e kundërzbulimit ishin njerëz inteligjentë, të shkathët, të zhdërvjellët e të besës. Z. Cici nuk zotëron asnjë nga këto cilësi. Megjithatë, nuk dua të them se nuk ka qenë i përshtatshëm për spiun, sepse AGBV-të kishin pikërisht cilësitë që zotëron edhe z. Cici. Kemi shkruar në këtë forum se, në muajt e fundit të regjimit komunist, Ramiz Alia përdori për interesat e regjimit njerëz të tillë, llafazanë, burracakë, smirëzinj e të pamoralshëm. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se, në shoqërinë e kohës, njerëz të tillë ishin të paktë, prandaj dhe kishte dhënë urdhër që të përzgjidheshin nëpër burgje, nga radhët e kriminelëve ordinerë.

    Nuk përjashtohet aspak mundësia që z. Cici të ketë marrë si detyrë “infiltrimin” e tij në radhët e Kishës Ortodokse, për ta “sabotuar” atë nga brenda (jam duke përdorur qëllimisht terma të propagandës komuniste). Po përmend këtu një frazë të tij në facebook, ku thotë: ... vendosa të largohem për në Greqi në fillim të janarit “nga mali”, pa pasaportë, me të vetmin qëllim për të studiuar teologji, siç e arrita!!! Ka ndonjë shqiptar, që ka jetuar nga afër frymën e kohës, që ka ditur mundësitë e kohës dhe informacionin që të lejonte koha, që të nisej nga Shqipëria për në Greqi, për të studiuar për teologji?!!! Dinte ky bubariot i pagdhendur e i padalë, se ç’ishte teologjia, aq më tepër, të gjente mundësinë të realizonte qëllimin e tij? Thjesht, ndiqte direktivat e atyre që e dërguan.

    Përpara se të merrte kontaktet e para me qarqe voriepirote greke, duke qenë për gati 20 ditë në Kampin e Strehimit të Shqiptarëve me origjinë greke në Kallpaq (midis Kakavies dhe Janinës), në Shqipëri i firmoset karta e re e identitetit me emrin Fotaq. Me këtë emër të ri fringo u prezantua përpara këtyre qarqeve si ish- i burgosur politik, me origjinë të kulluar helene. Me këtë emër, por akoma më të greqizuar u pagëzua (Fotis) dhe me emrin e greqizuar të pagëzimit, dhe me një mbiemër po aq të greqizuar (Tsitsis) studioi për teologji në Athinë. Nëse ka ndonjë kundërshtim, le ta nxjerrë diplomën në facebook, që ta shohim të gjithë, siç ka nxjerrë edhe disa dokumente të tjera.

    Nuk po sjell më shumë detaje këtë moment, jo vetëm ngaqë do t’u rikthehem këtyre edhe në të ardhmen, por edhe sepse dua të ezaurojmë problemin e përdorimit të shumë emrave prej këtij keqbërësi dhe, sipas të gjitha gjasave, edhe spiuni me pagesë. Pra, në Shqipëri ishte me emrin Fatmir Cici. Kur shkon në Greqi, nga Kampi i Vorioepirotëve të Kallpaqit, kërkon që t’i sjellin nga Shqipëria letërnjoftim me emrin Fotaq. Pagëzohet me emrin Fotis, përdor mbiemrin Tsitsis për disa vite me radhë. Shkon për dy vite në Angli, dhe kur kthehet prej andej përsëri në Greqi, përdor dy emra njëherësh: paradite, në shoqërinë e grekëve, “Fotis Tsitsis”, ndërsa pasdite “Foti Cici”. Kur mbërrin në Amerikë, emri që ka në pasaportë dhe në vizën amerikane është “Fotaq”, por në marrëdhënie me të tjerët përdor fillimisht emrin “Foti”, dhe dalëngadalë edhe “Fatmir”. Ky fakt shkaktoi madje edhe habinë e të ndjerit Sejfi Protopapa, i cili nuk arrinte dot të shpjegonte se përse duhet të ketë dy emra. Në Ohio fillon të eklipsojë plotësisht emrin “Foti” dhe përdor vetëm emrin “Fatmir”.

    Rikujtoj edhe një herë se, sipas pohimeve të vetë z. Cici, kërkesën për të ndërruar emrin nga Fatmir në Fotaq e ka depozituar pranë Këshillit të Fshatit Nivicë dhe Këshillit të Bashkuar të Zonës përpara se të hapeshin kufijtë me Greqinë. Pra, nuk e detyroi njeri ta bënte. Arsyeja ishte se ndihej tepër ortodoks, prandaj dhe kërkonte me domosdo që këtë identitet ta pasqyronte edhe në dokumentet e tij identifikuese. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pavarësisht se koha që zgjodhi për ta bërë ngjall mjaft dyshime, por ajo që e bën të pabesueshëm rrëfimin e tij është fakti se, sapo u largua nga Greqia për në SHBA, u kujdes që të ndryshonte edhe një herë emrin nga Fotaq në Fatmir, duke mohuar hapur emrin e pagëzimit, edhe pse e mbajti si emër të dytë, sespe nuk mund të bënte ndryshe.

    Unë nuk mund ta di se me çfarë mjetesh arriti z. Cici të ndryshonte edhe një herë tjetër emrin e vet. Dy janë rrugët që të bënte një gjë të tillë, ose të ketë falsifikuar dokumentet, ose të ketë paguar një shumë rreth 400-500 dollarë në gjykatën e zonës ku jetonte, me kusht që të ishte rezident i ligjshëm në SHBA. Gjithsesi, problemi nuk është mjeti që përdori, por qëllimi. Eshtë në gjendje z. Cici të na thotë arsyen? Sigurisht që jo, sepse nuk mund të ketë kurrë një argument të pafajshëm, që të justifikojë këtë veprim anormal në dukje, por që në të vërtetë mund të fshehë mëkate të rënda.

    Pavarësisht se z. Cici e ka fshehur deri sot faktin e ndryshimit të emrit të tij në Amerikë, d.m.th. nga Fotaq në Fatmir, ne e dinim mirë këtë gjë. Duke ditur ndërkohë edhe shkallën e ulët të intelektit të tij, nxitëm një provokim të vogël. Z. Cici u akuzua sikur kishte ikur në Amerikë me pasaportë greke. Duke kujtuar se po na zinte mat, publikoi menjëherë foto nga letërnjoftimi dhe dy pasaportat që kishte përdorur për qëndrim në Greqi dhe vajtje në Amerikë, që të tria këto me emrin Fotaq. Kaq na mjaftoi. Miu ishte kapur në grackë vetëm me një copë të vogël sapuni, të cilin e hëngri për djathë.

    Personalisht, kam qeshur me lot kur vëreja se sa tuhaf e i trashë është ky njeri, që nuk arrinte të kuptonte se, duke na treguar hapur fotografitë me të dhënat personale të letërnjoftimit dhe dy pasaportave shqiptare, e në të njëjtën kohë, duke fshehur brendinë e pasaportës së tij kanadeze (ka publikuar vetëm kapakun), ishte njësoj si të na thoshte se ka diçka për të fshehur dhe të cilën nuk guxon ta pohojë.

    Fotografia më poshtë është një fotokopje nga leja e tij e qëndrimit në Kanada, për periudhën 06 janar 2004 – 06 janar 2005, ku emri i tij është FATMIR FOTAQ CICI. Z. Cici e di mirë se ku e kam gjetur këtë dokument, por nëse mendon se është i falsifikuar, mund të dalë në facebook të më akuzojë si falsifikator, se ia ndreq mirë kurrizin unë. E di vetë ai! Në vend që të bëjë këtë, i rekomandoj të pranojë publikisht se është përdorur gjatë gjithë këtyre viteve nga shërbime, grupime dhe interesa antishqiptare e antiortodokse. Vetëm kështu mund të lehtësojë sadopak vetveten dhe të zbusë zemëratën e Zotit për mëkatet që ka kryer kundër Kishës së Tij në Shqipëri. AMIN!



    Emri:  Canadian Card.jpg

Shikime: 1567

Madhësia:  36.5 KB

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Miri! Ke ca kohë që po llap se po akuzohesh nga njerëz anonimë e broçkulla të tjera si këto. Nëse nuk të ka lënë kaq shumë kujtesa, siç të ka lënë p.sh. mendja, të njëjtat gjëra shkruaje edhe para pesembëdhjetë vitesh. Fryheshe si gjel këtu në forum, se kush ishte burrë, le të të dilte ballë për ballë në shtypin shqiptar, që të na tregoje qejfin. Të dolëm ballë për ballë, edhe në shtypin shqiptar, edhe në mjete të tjera informative, me emër e mbiemër, por ti u zhduke pa lënë gjurmë. Mbushe poturet dhe u siktirise (siç thonë në fshatin tënd) nga faqja e dheut. I njëjti fat të pret edhe tani. Do ftohesh së shpejti (nëse nuk je ftuar ende) të mbrosh veten përballë akuzave tona, por edhe të vërtetosh akuzat që na ke drejtuar. Do kesh privilegjin jo vetëm të mësosh emrat tanë, por edhe të na kesh ballë për ballë, të na shikosh në sy. Për sa më takon, nëse ke ndonjë nxitim të madh, jam gati të ta prish mostrën që sot, me emër e mbiemër. E jo vetëm kaq. Më jep adresën e kishës ku shërben, se vij aty ku je menjëherë.

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    __________Zhburrërimi i një burracaku, që nuk ka qenë ndonjëherë burrë

    Që z. Cici nuk ka qenë ndonjëherë burrë, këtë e dinë më mirë nga të gjithë bashkëfshatarët e tij nga Nivicë-Bubari, të cilët qeshin nën buzë kur kujtojnë ca histori pikante nga jeta e tij e hershme. E dinë edhe mësuesit e Shkollës së Mesme Bujqësore “Namik Delvina” në Delvinë, por e dinë akoma më mirë shokët e konviktit të kësaj shkolle, të cilët, me shumë pështirosje, na postojnë herë pas here histori të pështira nga jeta e pështirë e një njeriu po kaq të pështirë.

    Nuk e di se sa i pështirë mund të jetë për ata që nuk e njohin mirë, por di me siguri se në mjediset e tij më të afërta, siç është familja e tij dhe fshati ku ka lindur dhe ku është burrëruar (???), pështirosja që ka shkaktuar prania e tij fizike në këto mjedise, ka qenë e padiskutueshme. Po e theksoj edhe një herë: ky njeri ka shkaktuar pështirosje jo vetëm në një rreth më të gjerë shoqëror, por edhe në gjirin e familjes.

    Unë nuk e di se cila ka qenë arsyeja që z. Cici shihej vëngër nga pjesëtarët shumtë të familjes së vet, të një familjeje tradicionale fshati, dhe as më intereson ta di. Atë që unë di, por pa dashur ta di, është fakti se tentativa për vrasje ndaj bashkëfshatarit të tyre, për të cilën u dënua vetëm z. Fatmir Cici (në atë periudhë kishte vetëm një emër) nuk kishte vetëm një autor. Kishte më shumë se një, madje me të njëjtin mbiemër me atë të z. Cici.

    Eshtë fakt i pamohueshëm se z. Fatmir Cici u përdor si mish për top nga njerëzit e tij më të afërt. Jo më kot ai urren Shqipërinë, urren fshatin e tij, bashkëfshatarët, por mbi të gjithë, mjedisin familjar. Kjo është arsyeja që ai nuk ka shkelur në vendlindje për gati tri dekada. Erdhi vetëm kur iu desh të lëpinte Kryepiskopin Anastas që t’i dërgonte të vëllanë për studime në Selanik, Artanin (sot Αρτέμιος Τσίτσης), me të vetmin njeri të familjes, që ruan marrëdhënie gjaku dhe partneriteti.

    Në këndvështrimin psikologjik, duke pasur parasysh këtë fakt të dhimbshëm të jetës së z. Fatmir Fotaq Foti Cici, mund të shpjegohen shumë gjëra. Traumat fëmijërore, të cilat arritën kulmin me burgosjen e tij për krime ordinere, kultivuan në shpirtin e tij ndjenjën për hakmarrje. Në raste të tilla, hakmarrësi rreket të vërtetojë me të gjitha mënyrat se vlen shumë më tepër se çmimi prej një grushti qindarkash që i kanë ngjitur në lule të ballit njerëzit e tij më të afërt.

    Me fjalë të tjera, problemi i vërtetë i z. Cici nuk është as Kryepiskopi Anastas, as Mitropoliti i Korçës, as personalitetet e tjera, kundër të cilëve leh herë pas here. Problemi i tij mbetet përbuzja, me të cilën është përballur në vitet e fëmijërisë brenda gjirit të familjes. Me lehjet e tij mendon se u përgjigjet familjarëve dhe bashkëfshatarëve të vet, duke pretenduar se vlen të paktën po aq, sa edhe ata, të cilëve u kundërvihet. Kjo është sëmundja e vërtetë e z. Cici. Mjerisht, këtë dobësi të z. Cici e kanë shfrytëzuar mjeshtërisht shërbime sekrete dhe organizata terroriste, të cilat e përdorin si altoparlant për qëllimet e tyre.

    Për sa më takon, dua t’i them z. Cici se jam një ndër bamirësit e tij të vërtetë e të sinqertë. Duke e zhburrëruar publikisht, duke e bërë të gëlltisë pa pushim të vjellat që lëshon gjithandej, duke e diskredituar përpara opinionit shqiptar, duke e dekonspiruar përpara padronëve që e shfrytëzojnë për disa qindarka të qelbura, në fakt po e çliroj nga një gjendje asfiksie shpirtërore. Po e nxjerr në dritë dhe po e ndihmoj të integrohet në shoqërinë njerëzore me vlerat dhe mundësitë e tij të vërteta, jo me halucinacionet që ushqen për vetveten.

    Z. Cici duhet të kuptojë p.sh se nuk është nevoja të jemi të gjithë si Kryepiskopi Anastas. Çdo njeri ka vendin e vet, sipas dhuntive të veta. Ashtu siç ndodh në Kishë. P.sh., z. Cici mund të mos jetë i denjë për klerik, por mund të psalë për bukuri në kishën e fshatit. Mund të mos jetë i aftë për teolog, por mund të shërbejë shumë mirë si kandillonaft. Kjo jo vetëm që nuk ka për t’ia ulur vlerat, por do ta lartësojë atë në sytë e të tjerëve. Pra, z. Cici ka nevojë për ridimensionim të vetvetes. Që të arrijë këtë, duhet të kalojë në procesin që grekët e lashtë e quanin “vetënjohje” (γνώθι σαυτόν), d.m.th. ndërgjegjësimi i gjithsecilit për nivelin real të aftësive dhe mundësive që zotëron, dhe që shqiptarët e lashtë e përmblidhnin në proverbin “shtri këmbët sa ke jorganin”.

    Kur z. Cici u dëbua me ceremoni nga OCA, unë i kam dërguar me shumë dashamirësi një email, me anë të të cilit i uroja suksese në jetën jashtëkishtare, madje edhe duke i sugjeruar të krijonte familje të vetën, sa s’ishte vonë. Z. Cici nuk më dëgjoi. Hodhi në koshin e plehrave vitet më produktive të jetës, vetëm e vetëm që të rikthehej si qen i rrahur për t’u shërbyer me zell sahanlëpirës “shokëve të armëve”, që kanë të njëjtin nivel shkollimi me të, të njëjtën shkallë intelekti, por më shumë dinakëri. Ata hanë mishin, kurse këtij i hedhin ndonjë kockë që u mbetet në pjatë.

    Më ka ardhur me të vërtetë keq kur e kam parë në videon e mëposhtme të shtronte tapete në një kishë arabe, pak më të madhe se salloni i shtëpisë sime. E ndjeva veten të fyer për llogari të tij. Pavarësisht se kush është z. Cici, pavarësisht paudhësive të mëdha që bart në shpirt, askush nuk do të dëshironte ta shihte në këtë gjendje, pa personalitet e pa dinjitet. Le të shpresojmë se do ta gjejë rrugën e duhur dhe se do të bëhet i dobishëm, në radhë të parë për veten, pastaj, po teproi, edhe për komunitetin ku jeton.

    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 14-05-2019 më 08:18

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    _________________________Fatmir Fotaq Cici në misionin më të ndyrë të jetës së tij të pavlerë

    Besoj se, deri tani, kemi thënë mjaft gjëra, të gjitha të dokumentuara e të argumentuara me objektivizëm e profesionalizëm, prej të cilave rezulton qartë se z. Fatmir Fotaq Cici, të cilin e hasim herë si të burgosur ordiner e herë si ish- të burgosur ordiner, herë si shovinist grek e herë si “shqiptaromadh”, herë si spiun të Sigurimit e herë si spiun të SHIK-ut të Gazidedes, herë si klerik e herë si pseudoklerik, në bashkëpunim të ngushtë me vëllanë e vet, patir Artemios Tsitsis, ndodhet në një mision të përhershëm antiortodoks e antishqiptar.

    Është thënë në këtë forum edhe para pesëmbëdhjetë vitesh, është përsëritur edhe tani, se ky njeri është i papërshtatshëm jo vetëm për punë të mira e të dobishme, por deri në një farë mase edhe për spiunllëqe të tipit AGBV, për shkak të shkallës së ulët të intelektit dhe paaftësisë fizike e mendore. E vetmja “vlerë” e vërtetë e tij, ka qenë rasoja, që ka mbajtur për disa kohë si prift kanonik i Kishës Orthodhokse, deri në tetor 2006, kur u dëbua zyrtarisht prej OCA si i padenjë për të qenë klerik.

    Z. Fatmir Fotaq Cici nuk mund të kuptohet pa raso, sepse nuk do të kishte asnjë vlerë pa të. Të gjithë padronët e tij, duke filluar nga Sigurimi i Shtetit të Ramiz Alisë e deri në ata të sotmit, për të cilët do të flasim në vazhdim, i kanë kërkuar dhevazhdojnë t’i kërkojnë vetëm një gjë: të jetë me raso. Vitet e heshtjes së thellë të z. Cici, pas dëbimit prej radhëve të klerikëve kanonikë të Kishës Orthodhokse, kanë qenë vitet kur ky njeri ishte pa raso. Këto vite kanë qenë padyshim edhe vite të një zie të vërtetë urie, ku u detyrua të punonte deri edhe si security në Australi.

    Meqë ra fjala, z. Fatmir Fotaq Cici e ka fshehur me kujdes këtë pjesë të jetës së tij, sepse vajtja e tij në Australi kishte një qëllim të veçantë: të arrinte të pranohej edhe një herë si klerik i Kishës Orthodhokse, sepse vetëm kështu mund të merreshin seriozisht ato që do të shkruante nëpër mediet sociale kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi.

    E vërteta është se z. Cici (Fatmir Fotaq) arriti të vishte rason për herë të dytë, në kushte dhe rrethana të paqarta, sepse Mitroipoliti sirian i Kryedioqezës Orthodhokse të Antiokisë për Australinë, Zelandën e Re dhe Filipinet që e pranoi (Paul Saliba) në janar 2013, nuk jeton më (+2017). Eshtë po aq e vërtetë se z. Cici u dëbua gjithashtu me ceremoni nga kjo Kishë në 29 prill 2014, si mashtrues dhe falsifikator, duke ngjallur dyshime serioze jo vetëm për anën morale të kësaj shkeljeje, por edhe qëllimet e vërteta të këmbënguljes së tij për t’u prezantuar si klerik kanonik i Kishës Orthodhokse.

    Papritur, pas disa kohësh, z. Cici rishfaqet për herë të tretë si klerik në Kishën Siriane të Kanadasë. Në dukje, për dikë që nuk e njeh mirë situatën kishtare ndërortodokse dhe lojrat politike që luhen në kurriz të saj, mund të duket e habitshme se si ky njeri, u pranua përsëri si klerik në një Kishë, që e kishte dëbuar zyrtarisht prej radhëve të saj. Si fillim, të theksojmë se z. Cici ka shërbyer për një farë periudhe në një kishë të vogël misionare siriane me adresë: Holy Nativity Orthodox Church 4828 216A Street, Langley, British Columbia V3A 2N5. Madje jo si prift i parë, por si ndihmës, në disa raste edhe si kandillonaft apo tapetshtrues (siç duket edhe në videot e dy postimeve të mësipërme. Me fjalë të tjera, sirianët nuk i ofruan z. Cici ndonjë post kishtar, por mundësinë për të mbajtur raso, fakt ky me një një domethënie të thellë.

    Kalojmë tani në thelbin e misionit antishqiptar e antiortodoks të z. Cici dhe padronët që e paguajnë, duke paraqitur për këtë edhe prova të pakundërshtueshme, ashtu siç kemi bërë çdo herë këtu, në këtë forum, prova të cilat i kanë mbyllur gojën këtij sahanlëpirësi të fëlliqur, i cili nuk guxon t’i përgjigjet asnjërës prej pyetjeve që kemi ngritur, sepse thjesht nuk guxon.

    Po bëj këtu një parantezë të shkurtër historike e gjeopolitike, për të kuptuar më mirë rolin e fëlliqur të z. Cici, të këtij shpifësi me pagesë e spiuni të rëndomtë në luftën që i bëhet Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare. Pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe shembjes së Bllokut Komunist Lindor, shërbimet sekrete të këtyre vendeve vendosën të pengonin me çdo mjet rivendosjen e institucioneve të vërteta demokratike në këto vende, por sidomos ringjalljen e Kishave Ortodokse në dimensionet e tyre tradicionale. Rehabilitimi i plotë i rolit drejtues të ish-KGB-së në zhvillimet politike në Rusi, por edhe ringjallja e Luftës së Ftohtë në botë sollën zhvillime të reja. Putin, ish-shefi i KGB-së dhe Presidenti i Rusisë kërkon të manipulojë ortodoksinë botërore dhe të shpallë Moskën si Romën e Tretë, si të vetmen qendër të Kishës Orthodhokse Lindore. Kjo është arsyeja që ish-shefi i KGB-së Putin ushtroi gjithë pushtetin e tij për të penguar Kishën e Rusisë, të Antiokisë (Sirisë), të Bullgarisë dhe Gjeorgjisë të marrin pjesë në Sinodin e Shenjtë të Madh, që u mbajt në Kretë në qershor 2016.

    Për shkaqe që dihen tashmë, Kisha Ortodokse e Sirisë (Patrikana e Antiokisë) mban lidhje të ngushta me Rusinë për shkak të ndërhyrjes ushtarake të kësaj të fundit në mbrojtje të Asadit dhe kundër ISIS. Ky fakt nuk përbën ndonjë sekret, ashtu siç nuk është sekret fakti që mungesa e Patrikanës së Antiokisë në Sinodin e Kretës u imponua nga vetë Putin. Në një shkallë më të gjerë, kjo luftë konsiderohet sot si një luftë mes botës tradicionale demokratike dhe sistemeve neototalitare, kryesisht mes SHBA dhe Rusisë, por edhe më gjerë. Aspekte të kësaj lufte shihen qartazi edhe në Shqipëri. Në parlamentin shqiptar, debatet politike lidhur me këtë temë, madje edhe shkëmbime akuzash, janë gati të përditshme.

    Teorikisht, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ndodhet në një fazë kalimtare. Për shkaqe që merren lehtësisht me mend, pritet një ndryshim në kreun e saj, siç ka deklaruar publikisht edhe vetë Kryepiskopi i saj, Imzot Anastasi, para disa kohësh. Pikërisht në këtë pikë këmbëngulin të gjithë ata, që shpresojnë në një ndërrim të kursit tradicional të ortodoksisë shqiptare, me presione e shpifje të ndryshme, sepse e dinë mjaft mirë se Kryepiskopi i radhës i Kishës sonë do të jetë një besnik i vërtetë dhe mbrojtës i traditës shumëshekullore ortodokse të këtij vendi.

    Në Ballkan, fryma e kësaj lufte të ftohtë është mjaft e dukshme në qytetin e Selanikut, ku janë vendosur një numër mjaft i madh grekësh me origjinë nga Rusia. Po ashtu, një ndër miqtë më të afërt të Putin, rusopondi Ivan Savidhis, një ndër njerëzit më të pasur të planetit (sipas revistës “Forbes”), njëkohësisht pronar i Klubit të Futbollit PAOK të Selanikut (sivjet kampion dhe fitues i Kupës së Greqisë), luan hapur në favor të përqasjes së Greqisë me Rusinë dhe shkëputjes së saj nga bota perëndimore dhe influenca amerikane. Njerëzit e tij akuzojnë Patrikanën Ekumenike si vegël të amerikanëve. Llumi i politikës greke, siç është partia e Agimit të Artë, e ka shndërruar presidentin Putin në simbol të Greqisë, ndërsa Rusinë në mbrojtësen e vërtetë të të gjithë grekëve!!! Theksoj se, para pak kohësh, pati një përplasje serioze mes diplomacisë greke dhe asaj ruse. Ministria e jashtme e Greqisë dëboi disa diplomatë rusë me akuzën se kishin depërtuar në qarqet kishtare ortodokse greke të Selanikut dhe Malit të Shenjtë me metoda të dyshimta e për qëllime po aq të dyshimta.

    Sipas informacioneve që zotërojmë, patir Artemios Tsitsis, vëllai i z. Fatmir Fotaq Cici, i cili shërben si klerik në Mitropolinë e Selanikut, është i përfshirë në këtë klimë proruse me të dyja duart, me nxitjen e mjedisit familiar të priftëreshës së vet. Nuk ekziston as dyshimi më i vogël se të dy vëllezërit, secili sipas mënyrës së tij, janë të përfshirë në përpjekjet e ish-KGB-së ruse për të kontrolluar Kishat Ortodokse të Ballkanit. Z. Cici ka udhëtuar të paktën dy herë nga Kanadaja për të vizituar Selanikun për këtë qëllim. Aq i përkushtuar ishte ndaj këtij misioni, saqë nuk mori as mundimin të bënte disa kilometra më shumë për ardhur në vendlindje e për të takuar të afërmit e vet!

    Në mbyllje, po sjell edhe një provë mjaft të rëndësishme, që vërteton këto që themi më lart. Në videon e moshtme, në sekondat e para të saj, prifti i kishësëz siriane (që shërbente deri atëherë z. Fatmir Fotaq Cici) u thotë besimtarëve se father Foti do mungojë pak javë, sepse ka ndërmend të shkojë në Shqipëri për të takuar ... (këtu e ndërpret fjalën, por kuptohet që donte të thoshte për të takuar të afërmit e vet). Që nga ajo ditë, z. Fatmir Fotaq Cici nuk është bërë më i gjallë. Ai nuk ekziston në asnjë organikë të asnjë Kishe Orthodhokse në botë. Në faqet e tij të facebook-ut nuk thotë asnjë fjalë se ku gjendet dhe se ku shërben. Nuk ka asnjë fotografi nga jeta e tij si klerik???, madje as tani për Pashkë, ku nuk ka mbetur as besimtar i thjeshtë pa postuar fotografi nga shërbesa e Ngjalljes, aq më tepër klerik.

    Ku është z. Cici? Përse ngurron të shfaqet hapur? Përse nuk është bërë më i gjallë që prej korrikut 2017? Është e vërtetë që, për një periudhë, fshihej në Selanik? Eshtë e vërtetë që ka shkuar disa herë në Moskë, në shoqërinë e një kleriku rus? Këto janë pyetjet që z. Cici duhet t’u përgjigjet. Këto sa për fillim, se pastaj ka edhe shumë të tjera. Shpresoj se organet kompetente të Shtetit Shqiptar do ta shohin me përparësi rolin e tij të errët në dëm të Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si bashkëpunëtor i Sigurimit të Ramiz Alisë, të SHIK-ut të Gazidedes, të qarqeve shoviniste greke, por edhe të strukturave pansllaviste të KGB-së, pavarësisht emërtimeve të sotme.

    Mbi të gjitha, z. Cici duhet të përgjigjet se përse i gënjeu priftërinjtë sirianë, se gjoja do të shkonte disa javë në Shqipëri (siç shihet edhe në videon e mëposhtme), në një kohë që dihet se ai nuk ka shkelur për më shumë se njëzetë vite këtu? Nëse ka ndonjë përgjigje, ne këtu jemi. Nëse nuk ka, do t’ia japim ne, siç kemi bërë gjithë këto vite, siç do bëjmë, po të jetë nevoja, edhe me cicmicë të tjerë si puna e këtij.



    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 20-05-2019 më 10:21

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Fatmir Fotaq Cici - pjella e komunizmit, shërbëtori i shovinizmit, sahanlëpirësi i islamizmit, tellalli i pansllavizmit


    Pas disa orësh, tema jonë, me titull “Edhe një herë për fenomenin Fatmir (Foti) Cici”, këtu, në Forumin Shqiptar (forumishqiptar.com), do të arrijë numrin e pesë mijë leximeve. Nëse shohim thjesht shifrat, besoj se nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Nëse, pas këtyre shifrave, shohim njerëz të thjeshtë, besimtarë ortodoksë dhe shqiptarë të mirë e të ndershëm, që duan të informohen me fakte e argumente të pamohueshme për lojërat e ndyra që shërbime sekrete të huaja, organizata terroriste dhe interesa antishqiptare luajnë në kurriz të tyre, atëherë dobia që kanë sjellë këto shkrime është më se e qartë.

    Mund të duket e çuditshme, por edhe pse kam kaq kohë që flas për Fatmir Fotaq Cicin, i vetmi njeri që nuk më intereson është Fatmir Fotaq Cici. Madje jo vetëm që nuk më intereson, por edhe më shkakton të vjella sa herë që merrem me të. Kam pasur fatkeqësinë ta njoh nga afër (nga shumë afër), të vrojtoj për vite me radhë sjelljen e tij vulgare, të habitem me padijen e tij legjendare, të indinjohem nga smira e tij barbare, të urrej mashtrimet e tij tinëzare, por mbi të gjitha, të fëlliqem nga spiunllëqet e tij vrastare.

    Në thelb, objekti i shkrimeve të mia nuk është Fatmir Fotaq Cici, por ata që fshihen pas tij. Diskreditimi i i tij, edhe pse është arritur tërësisht, në të gjitha dimensionet, nuk është qëllim në vetvete. Qëllimi i vërtetë i këtyre shkrimeve është mbrojtja e Kishës sonë Orthodhokse, e traditës sonë shekullore, e vendit ku kemi lindur e jemi rritur, e kujtimit dhe nderimit të të parëve tanë.

    Personalisht, duke zbuluar lakuriqësinë e këtij krimineli ordiner, të kësaj qenieje të paditur e të këtij zvarraniku të urryer, kam edhe një arsye më tepër për të vazhduar me ngulm, durim e objektivizëm detyrën time ndaj Kishës, besimit tonë dhe nderimit të të parëve. Jam tepër i ndjeshëm ndaj edukimit të fëmijëve dhe brezit të ri në përgjithësi. Jam nga ata që përulen me respekt ndaj mënyrës tradicionale të edukimit, por edhe nga ata që vuajnë në shpirt kur shikojnë mjaft të rinj të brezave të sotëm të enden në udhëkryqet e padijes, të keqarsimimit dhe të mungesës së vlerave dhe parimeve të vërteta morale, me të vetmen shpresë për të ecur përpara përkushtimin e tyre ndaj partive politike që alternohen në pushtet.

    Ky model i gabuar është pikërisht ai që Fatmir Fotaq Cici e ka përqafuar ndër të parët. Është modeli që mbështeti kryesisht Sigurimi i Shtetit, i cili përdori njerëz të tillë, pa vlera morale e injorantë në dije, për të sunduar mbi inteligjencien e asaj kohe, e cila ishte e prirur drejt së vërtetës, drejt bindjeve demokratike dhe meritokracisë. Z, Fatmir Fotaq Cici është ekzemplari më reprezentativ i kësaj kaste spiunësh injorantë të diktaturës, të cilët njiheshin si AGBV (Anëtarë të Grupit të Bashkëpunimit Vullnetar). Ishin njerëzit më të urryer të shoqërisë, sepse gdhiheshin poshtë dritareve tona për të na përgjuar bisedat e për të na denoncuar tek “organet e pushtetit popullor”. U bënë dy herë më të urryer kur u bashkuan me SHIK-un e Gazidedes, për të na terrorizuar me të gjitha mjetet e për të na detyruar të hiqnim dorë nga besimi i të parëve e t’i nënshtroheshim terrorizmit islamik.

    “Karriera” e z. Fatmir Fotaq Cici është një zvarritje në llagëmet më të ndyra të imoralitetit njerëzor. Kalimi nga burgjet ordinere në zyrën e të plotfuqishmit të zonës, pastaj në silogët vorioepirotë dhe deklaratat për të ngritur flamurin e Vorio Epirit në Gjirokastër, pastaj në xhamitë e Gazidedes, pastaj në zyrat e KGB-së në Moskë...

    Nëse këto akuza (të cilat nuk janë akuza, sepse i kam argumentuar me hollësi e me prova këtu në Forum) nuk qëndrojnë, z. Cici nuk i mbetet tjetër veçse të publikojë diplomën e teologjisë në Greqi (pjesën e emrit, atësisë dhe mbiemrit), emrin dhe mbiemrin në pasaportën kanadeze dhe, së fundi, të thotë se në cilën Kishën shërben aktualisht, meqenëse pretendon se është prift. Sigurisht që nuk ka për të bërë asgjë nga këto, sepse është njësoj si të pranojë me gojën e vet të gjitha këto që kam shkruar për të. Por edhe duke mos dhënë asnjë përgjigje, përsëri ai i pranon këto në heshtje, sepse nuk ka rrugë tjetër. Ky njeri është zënë për fyti, është zhburrëruar përgjithmonë dhe është hedhur në shportën e plehrave si një fëlliqësirë, që nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur kurrë asnjë vlerë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 21-05-2019 më 09:37

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    ______________________________ Fatmir Fotaq Cici i ka vënë sqepit buqicë


    Fatmir Fotaq Cici, ky hazërxhevap i rrjeteve sociale, që deri para pak kohësh nuk linte përgjigje pa dhënë sa herë që zihej në gojë emri i tij, kohët e fundit e ka mbyllur sqepin me buqicë. Nuk cicëron më, siç cicëronte. E ka humbur si Xhaferi simiten. Nuk e kupton nga i vijnë shuplakat. Njëra më fortë se tjetra. Sa merr veten nga njëra, i vjen tjetra. Lojërave që ka bërë deri tani në dëm të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale dhe atdheut tonë po u vjen fundi. Fatmir Fotaq Cici do të thirret të japë llogari!

    Ja dhe një diagram i shkurtër i veprave mëkatare të këtij keqbërësi ordiner dhe spiuni ndërkombëtar:

    1. Në vitin 1988, në moshën 20 vjeçare, dënohet me pesë muaj burg për tentativë për vrasje.

    2. Dënimi është minimal, sepse gjatë kësaj kohe, rekrutohet si agjent AGBV prej Sigurimit të Shtetit.

    3. Në prag të përmbysjes së diktaturës komuniste, ngarkohet me detyrë të pengojë me çdo kusht ringritjen e Kishës Orthodhokse, në bashkëpunim me disa agjentë të tjerë, me të cilët ruan lidhje të ngushta deri sot.

    4. Në kohën që hapen kufijtë me Greqinë, kalon në Filat, ku deklarohet si vorioepirot, me emrin Foti Cici, në një kohë që emri i tij i vërtetë ishte Fotaq. Në cilësinë e vorioepirotit, vendoset në kampin e shqiptarëve me origjinë greke në Kallpaq, ku takohet me krerë të organizatave voriepirote, të cilët e ndihmojnë të regjistrohet në fakultetin e teologjisë në Athinë. Përpara tyre u paraqit si i burgosur politik i regjimit komunist. Një nga klithmat e tij më të njohura, ka qenë deklarimi solemn se do të ngrinte flamurin e Vorio Epirit në Gjirokastër.

    5. Gjatë kësaj kohe, porosit tek padronët e tij në Shqipëri një letërnjoftim të ri, me emrin Fotaq, me datë lëshimi 26 janar 1991, d.m.th. shumë ditë më pas se deklarimi i tij në hotspot –in grek të Filatit, sipas të cilit emri i tij ishte Foti.

    6. Pasi filloi studimet në Athinë, lidhet me përfaqësues të organizatave terroriste islamike në Shqipëri, të cilët e nxitin të luftojë hapur Kishën Orthodhokse dhe Kryepiskopin Anastas.

    7. Pas një karriere disavjeçare si vorioepirot, përpiqet të krijojë një shoqatë gjoja shqiptare ortodokse në Athinë, me të vetmin qëllim të zhvatë fonde nga Shteti Grek si organizatë joqeveritare, por mbi të gjitha, të përçajë arvanitasit e Athinës dhe t’i kthejë ata në islamistë. Loja e tij u kuptua shpejt, prandaj dhe u detyrua të largohej menjëherë për në SHBA.

    8. Në SHBA afrohet me lloj njerëzish e kombesh. Ndërron edhe një herë emrin në Fatmir, për t’u hequr si shqiptar, në një kohë që ati i tij shpirtëror është grek, i cili edhe e mbante me bukë.

    9. Pas dështimeve të njëpasnjëshme për të marrë qoftë edhe një diplomë të vetme (ajo që ka është e falsifikuar dhe e pavlefshme në të gjitha mënyrat e mundshme), shkon në Kanada, gjoja për të ndihmuar shqiptarët ortodoksë e për t’i mbledhur ata në një kishë të tyre. Pas pak muajsh, shqiptarët e kuptuan lojën e tij të ndyrë dhe e përzunë me shkelma. Me shkelma e përzunë edhe grekët e Vankuverit, përpara të cilëve hiqej si vorioepirot.

    10. Kisha Ortodokse në Amerikë (OCA), pasi studioi me kujdes dëshmi dhe prova të patundshme kundër këtij pseudokleriku supermashtrues, e dëboi edhe ajo me shkelma me një vendim të posaçëm, duke e ndaluar përgjithmonë rikthimin e tij në radhët e klerit ortodoks (25.10.2006).

    11. Prej andej, shkon në Australi, ku me mashtrime të ndryshme, vishet përsëri prift në Kishën Arabe Siriane, por kur i zbulohen mashtrimet, dërgohet edhe një herë andej nga erdhi (29 prill 2014).

    12. Kthehet përsëri në Kanada, vishet përsëri prift, padyshim me lloj –lloj mashtrimesh, duke shërbyer në një kishëz të vogël siriane si prift i tretë i saj. Eshtë për t’u habitur, sepse kjo është një kishë kaq e vogël, saqë nuk mund të sigurojë të ardhura as për një prift, aq më tepër për dy edhe për tre të tjerë.

    13. Çuditërisht, siç mund ta shikoni edhe në videon pak më sipër (postimi 55), në korrik të vitit 2017 u tha priftërinjve sirianë të kësaj kishëze se do të mungonte për pak javë, sepse do të shkonte të takonte të afërmit e tij në Shqipëri. Që nga ajo ditë, ai nuk është bërë më i gjallë. Shkruan në adresën e tij të facebook-ut me emrin at Foti Cici, por ne e dimë shumë mirë se ai nuk është më prift.

    14. Dimë gjithashtu se, nëpërmjet disa priftërinjve sirianë, z. Cici ka kontaktuar me shërbimet sekrete ruse, të cilat e kanë ngarkuar me misionin e denigrimit të pasardhësit të Kryepiskopit Anastas, me qëllim shndërrimin e Kishës sonë Orthodhokse në një vegël të pansllavizmit rus. Ky është misioni i tij i radhës. Në fakt, spiuni ndërkombëtar Fatmir Fotaq Cici nuk është prift dhe nuk ka grigjë. Kjo është arsyeja që nuk guxon të thotë se në cilën Kishë shërben dhe as të publikojë qoftë edhe një fotografi të vetme p.sh. nga pashka e sivjetme. Ky korb i zi, që deri para pak kohësh kakariste ditë e natë, tani e ka mbyllur sqepin me buqicë. Pëlcet nga marazi, sepse të gjithë e kanë marrë vesh tashmë se kush është me të vërtetë ky njeri, çfarë shkalle intelekti ka, cili është shkollimi i tij, cili është morali i tij e, mbi të gjitha, cilat janë bëmat e tij në pesëdhjetë vitet e një jete pa kurrfarë vlere.


    _____________________________ Emri:  Sqepi.jpg

Shikime: 695

Madhësia:  28.0 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 22-05-2019 më 12:05

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    __________________ Burracakëria e Fatmir Fotaq Cicit – rrugëtim mes amoralitetit dhe imoralitetit


    Jeta e pavlerë e Fatmir Fotaq Cicit, si një gjarpërim tinëzar në llagëmet më të skëterrshme të amoralitetit dhe imoralitetit njerëzor, ka pasur si vendnisje të parë burracakërinë e tij tashmë të njohur për të gjithë dhe për të cilën kemi bërë mjaft herë fjalë deri tani.

    Burracakëria e tij arriti kulmin kur, para pak kohësh, në dy postime të tij në facebook, akuzoi drejtpërdrejt një klerik nga Selaniku, të quajtur patir Eleftherios Karakitsios, se po vizitonte herë pas here Shqipërinë e Jugut, me qëllim helenizimin e saj. Nuk e dimë nëse këto akuza bazoheshin në prova reale apo ishin shpifje. Nëse Fatmir Fotaq Cici dispononte me të vërtetë prova dhe dëshmi të tilla, rruga më e sigurt për të zgjidhur këtë problem ishte denoncimi i tij në organet përkatëse.

    Edhe pse, unë vetë, nuk kam ndonjë dijeni për veprimet e këtij kleriku nga Greqia dhe as e kam takuar ndonjëherë nga afër, jam i sigurt se ato që ka shkruar Fatmir Fotaq Cici kundër tij janë shpifje. Arsyeja është e thjeshtë. Meqenëse ky klerik ka vizituar disa herë Korçën, Fatmir Fotaq Cici, i cili urren patologjikisht Korçën, korçarët, por sidomos Mitropolinë e tyre, e cila ka qenë dhe mbetet lavdia e ortodoksisë në Shqipëri, mendoi se, duke shpifur kundër klerikut grek, do të inkriminonte edhe këta.

    Kësaj here, ashtu si edhe shumë herë të tjera, për shkak të shkallës shumë të ulët të intelektit të tij, Fatmir Fotaq Cici doli huq. Patir Eleftherios u informua brenda pak orësh për këto shpifje në facebook. U informua gjithashtu se, personi që e furnizonte me të dhëna të tilla ishte vëllai i Fatmir Fotaq Cicit, klerik në Selanik, i cili quhet patir Artemios Tsitsis. Shkoi menjëherë dhe e takoi, pasi i tundi edhe këtij dhëmbët, e bëri me dije se nuk kishte ndërmend të rrinte duarkryq dhe se do të ndiqte të gjitha rrugët ligjore për të ulur në bankën e të akuzuarve atë shpifës të përçmuar. Fatmir Fotaq Cici, i cili ka kujtime të hidhura nga burgjet ordinere, mendoi të ndërronte pllakë. Nëpërmjet të vëllait, i kërkoi ndjesë patir Eleftheriosit, me premtimin se jo vetëm nuk do të shpifte më, por edhe se do të gëlltiste si karamele të gjitha sa kishte shkruar më parë kundër tij.

    Brenda disa minutash, njëri prej dy shkrimeve në fjalë u zhduk përgjithmonë nga faqja e facebook-ut, ndërsa tjetri u zbukurua, u livanis dhe u vendos në krye të postimeve (pinned), për t’i treguar patir Eleftheriosit se kishte vënë mend dhe se nuk do ta përsëriste më. Në këtë mënyrë, mbrojti veten nga një riburgosje e mundshme në Kanada, por edhe vëllanë e vet, me të cilin bashkëpunon ngushtë gjithë këto vite. Vetëm se, dashur padashur, zbuloi një sekret, që dy vëllezërit Cici mundoheshin ta mbanin të fshehtë. Vëllai i vogël, patir Artemios Tsitsis, kishte vite që ngulte këmbë se nuk kishte asnjë lidhje me të vëllanë, Fatmir-Fotaqin. Me këtë justifikim, i shmangej çdo përgjegjësie morale, që buronte nga lidhja e gjakut me të, duke u shmangur me marifet sa herë që i kërkohej të mbante qëndrim.

    Zbythja e Fatmir Fotaq Cicit përpara kërcënimeve të patir Eleftheriosit nuk zbuloi vetëm bashkëpunimin e tij në shpifje me vëllanë e vet, Artemiosin, por edhe burracakërinë qesharake të këtij shpifësi me pagesë. Nëse me të vërtetë kishte prova se prifti grek punonte për helenizimin e Shqipërisë së Jugut, për ç’arsye i tërhoqi shkrimet e tij? A mund të tërhiqet kështu një patriot i vërtetë nga detyra e tij për të mbrojtur atdheun? Nëse jo, atëherë përse nuk e pranon hapur se ato që shkruante ishin shpifje?

    Si gjithmonë, si burracak që është, nuk guxon të japë asnjë përgjigje për pyetjet e shumta që i kemi drejtuar. Përkundrazi, sqepit, me të cilin cicëronte deri para pak kohësh, i ka vënë buqicë. Ndoshta nuk e ka kuptuar akoma se, së shpejti, do t’ia hapim ne sqepin dhe do ta bëjmë të cicërojë me zor. Vetëm se kësaj here, do të cicërojë vetëm në kafaz.

    Më poshtë po publikojmë letrën që patir Eleftherios Karakitsios i dërgoi Fatmir Fotaq Cicit, e cila, së bashku me mesazhin privat, që iu përcoll nëpërmjet vëllait të vet, Artemiosit, e detyruan të lëpinte aty ku pak më parë kishte pështyrë. Përkthimi i plotë i letrës është në postimin #45.

    Emri:  Scan0016.jpg

Shikime: 708

Madhësia:  76.9 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 29-05-2019 më 15:29

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Ziliqari, smirëziu dhe mosmirënjohësi Fatmir Fotaq Cici nxjerr thikën kundër bamirësit të vet


    Në këtë shkrim, dua të ndalem veçanërisht në një nga surratet më të fëlliqura të Fatmir Fotaq Cicit, atë të mosmirënjohjes, e cila, së bashku me zilinë dhe smirën që e kanë pushtuar në trup e në shpirt, plotëson më së miri karakterin e tij prej mizantropi të pashërueshëm. Thonë se mosmirënjohja është më e keqe se të gjitha veset e tjera. Në lidhje me këtë, edhe pse në mjaft shkrime të kësaj teme kam përshkruar mjaft herë mosmirënjohjen e këtij njeriu ndaj bamirësve të shumtë që e kanë ndihmuar në jetë, kësaj here do të doja t'ia lija fjalën një njeriu të ndershëm e bujar, që nuk jeton më, por që në fund të jetës pati fatkeqësinë të njohë Fatmir Fotaq cicin nga afër, ta ndihmojë atë në shumë drejtime, por që mori si shpërblim fyerje të rënda nga goja e ndyrë e një rrugaçi ordiner.

    E kam fjalën për të ndjerin Sejfi Protopapa (1923-2014), i cili ishte një antikomunist i zellshshëm, i larguar nga Shqipëria në vitin 1944 për t'i shpëtuar thonjve të diktaturës komuniste. Sejfiu ishte një njeri patrot, i ndershëm dhe i shkolluar. Edhe pse me origjinë muslimane, ishte dashamirës ndaj Kishës Ortodokse. Ruante lidhje miqësore me drejtuesit e Dioqezës Shqiptare në Boston dhe merrte pjesë në shërbesat që kryheshin në objektet e kultit të kësaj dioqeze. Nga ana tjetër, si bartës i bindjeve dhe pasioneve politike të fillimeve të shekullit të kaluar e duke mos njohur nga afër realitetin postkomunist shqiptar, u përpoq të pengonte ringritjen e Kishës Orthodhokse në Shqipëri nën drejtimin e Kryeopiskopit Anastas. Kam përshtypjen se veprimet e tij në këtë rast, edhe pse krejt të gabuara dhe të dëmshme për Kishën tonë, nuk vinin nga keqdashja, por nga mentaliteti i një të kaluare të largët dhe mosnjohja e realitetit modern në Shqipëri.

    Shkrimi që vijon është një artikull i të ndjerit në gazetën TEMA, datë 09.09.2003:

    ________________________________

    Kleriku dhe njeriu

    Nga Sejfi Protopapa

    At Foti Cici, me banesë në Kanada, këto kohët e fundit ka filluar një fushatë personale me artikuj të ndryshëm në gazetat shqiptare. Si duket, At Fotit i pëlqen të paraqitet si autoritet serioz për çështjet ortodokse të shqiptarëve. Ai insiston që mendimet e tij janë të vlefshme dhe për këtë arsye, kushdo që trajton problemet e ortodoksisë shqiptare, duhet të konsultojë At Fotin. Ndër të tjera ai kërkon që statuti i Kishës, i aprovuar nga Patrikana e Stambollit më 1937, duhet ndryshuar dhe sugjeron që Sinodi i Shenjtë në Shqipëri ta ndyshojë atë statut. Unë nuk kam asnjë prirje, as edhe dëshirë, të bëj debat me At Foti Cicin. Mjafton të them se është shumë e qartë për të gjithë se sot për sot, për jetën, krizën dhe fatin e Kishës Autoqefale Ortodokse në Shqipëri, vendimet bëhen vetëm e vetëm nga peshkopi grek Anastasios Janullatos, uzurpatori i asaj Kishe. Nga burime jo zyrtare unë jam informuar se peshkopi Ilia Katre nga SHBA do të shkojë në Shqipëri për një qendrim dy vjeçar në shërbim të peshkopit Janullatos. Unë e them me siguri se çfarëdo plani që të ketë ndërmend peshkopi Janullatos, ato plane nuk përmbajnë pjesëmarrjen e At Foti Cicit. Arsyetimi im është shumë i thjeshtë: Sipas vetë At Fotit, kur ai ishte z.Foti Cicij student në Universitetin e Athinës, peshkopi Janullatos ia preu bursën e qeverisë greke duke ndërhyrë tek miqtë e tij në atë qeveri. Në fakt, si konsekuencë, ish z.Foti Cici vendosi të largohet nga Athina dhe të rivendoset në USA. Për arsyet që vetëm At Foti i di, ish z.Foti Cici, nga ndonjë herë ish z.Fatmir Cici, vetë zgjodhi të më kontaktojë mua për ardhjen e tij në Amerikë. Unë pranova ta ndihmoj me gjithë mundësitë e mia. Unë po i paraqes lexuesit këto shënime për At Fotin, sepse në një artikullin e tij ai e fillon me këtë frazë: "Zoti Sejfi Protopapa është bërë i njohur tek ne ortodoksët si..." (Koha Jonë, 18 korrik 2003). Për të qenë i saktë, më poshtë po riprodhoj një shkëmbim, në e-mail, me At Fotin, në këto kohët e fundit.




    Foti Cici i përgjigjet Sejfi Protopapës, 06.08.2003

    Hiq dorë nga këto meselera, Sejfi, se do të diskreditohesh fare në sytë e shqiptarëve. I ke trokitur vdekjes dhe në vend që të reflektosh për gafat që ke bërë, vazhdon me të njëjtat mënyra, me hilera e dredhira, pa pikë burrërie. Plus këtyre, ti je i pabesë dhe si i tillë nuk meriton vëmendje nga ne. Ti edhe gruas tënde ia ke me hile, e jo me mua që u përpoqe të më bëje vegël tënden dhe më denigrove e më katandise keq në 2000-in. E kisha fajin unë që besova tek mendja jote e prishur. Të fala më vonë, se kështu duhej bërë, dhe erdha në Boston, ndërsa ti më hëngre në besë dhe nxore fytyrën tënde të vërtetë. Të dhashë prapë një rast vjet, që të të tregoja vendin që të takon në ortodoksinë shqiptare, dhe prapë u tregove siç je, në një kohë që do të përmirësohej shumë profili yt me çka të kërkuam. Ne nuk kishim aq nevojë për paratë e tua, sepse unë i kisha marrë masat dhe ashtu doli. Pra, ti je njësoj i papenduar, ashtu si Janullatosi, dhe më i pandreqshëm. Ta dish se ato që kam shkruar nuk janë asgjë. Në qoftë se vazhdon të flasësh mbrapa krahëve të mi, siç ke bërë tek disa persona të njohur tek të dy ne, dhe sidomos në qoftë se nuk heq dorë por vazhdon të futësh hundët atje ku s'të takon, do ta pësosh; do të turpërohesh në pleqëri. Po ta them këtë, se ende kam një fije dashamirësie ndaj teje. Merre si të duash. Unë të kam dalë borxhit. Rri urtë, Sejfi Protopapa!

    Foti Cici.



    Sejfi Protopapa i përgjigjet At Foti Cicit


    Ti ke zgjedhur të më ofendosh mua në një mënyrë që duket sikur ti po bën një dëfrim. Unë po shënoj më poshtë disa fakte të thjeshta që kanë të bëjnë me takimin tonë kalimtar.

    1.Ti më kontaktove mua nga Athina. Unë nuk të kontaktova ty.

    2.Ti më dërgove me fax një shumicë shkrimesh dhe rekomandimesh. Unë i kam në dosje ato.

    3.Ti erdhe nga Athina në New York pa më lajmëruar mua.

    4.Në New York ti qëndrove në një apartament vetëm me një dhomë ku banonin dy shqiptarë zemërgjerë.

    5.Prej asaj adrese, ti më lajmërove mua mbërritjen dhe kushtet e jetesës. Menjëherë unë të dërgova 1000 USD, për të mbuluar shpenzimet e çastit.

    6.Ti erdhe në Boston me këtë njohuri midis nesh: (a) Unë të thash se nuk isha në lidhje me At Artur Liolinin, i cili do të ishte zyrtari kryesor për të ndihmuar hyrjen tënde në shërbim të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. (b) Përndryshe, unë do të ndihmoja me sa kisha mundësi.

    7.Është kredi për ty që më ktheve $700, duke thënë se $300, ishin mjaft tani për tani. Unë kam firmën tënde në çekun tim.

    8.Po ashtu unë kam firmën tënde në një çek tjetër për $150, që ti i dërgove Tonit për shpenzimet që ai bëri duke udhëtuar nga Tirana në Sarandë për të vërtetuar situatën kishtare në Sarandë. Ti përdore emrin Fatmir në mesazhin e-mail që i dërgove Tonit.

    9.Ndërsa ishe këtu dhe banoje në shtëpinë time, ti provove të banoje në Manastirin Ortodoks që ndodhet në qytetin Jamaica Plain. Banimi në atë Manastir të lejonte ty ti thoje At Arturit se ku banoje. Përndryshe, do të duhej ta mashtroje At Arturin. Por ti nuk duroje dot mizerjen e manastirit dhe pas pak orësh erdhe përsëri në shtëpinë time. Ne vendosëm që ti të mos i tregosh At Arturit as miqësinë tonë as edhe faktin se ti banoje në shtëpinë time për të mbrojtur lidhjet që ti mund të zhvilloje me Kancelarin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.

    10.Ti më the se të kishin abuzuar si At Arturi ashtu edhe shqiptarët e Kishës Ortodokse në New York si edhe shqiptarët e Kishës Ortodokse ne Philadelphia. Kurse shqiptarët e Kishës Ortodokse në Worcester të kishin trajtuar mirë.

    11.Kur humbe shpresën të lidheshe me shqiptarët ortodoksë këtu në USA, ti u largove nga shtëpia ime dhe shkove të jetosh në shtëpinë e At Christos në Veri të shtetit New York, si miku i tij njohur, ndërsa ishit të dy në Londër. Shpresa jonë ishte që ai si prift i Kishës Greke do të kishte mundësi të të mbante në shtëpinë e tij dhe ndofta të të fuste në shërbimin fetar.

    12.Ti u largove nga At Christos (me sa kuptova unë prej teje ai nuk të trajtoi mirë) dhe shkove në Ohio University si student dhe si ndihmës mësues me rrogë.

    13.Më vonë, nga Ohio, ti ndihmove një prift ortodoks shqiptar në Toronto, Kanada. Më pas ti vetë dole si një prift ortodoks në Peshkopatën Kanadeze që drejtohet nga peshkopi Serafim.

    14.Nga Kanadaja, tërthorazi, ti më kërkove ndihmë financiare për punët e tua kishtare. Për arsye personale, unë nuk të ndihmova. Është e mundur që për këtë refuzim ti vendose të më ofendosh mua në mënyrë vulgare dhe të çmendur.

    At Foti, ti abuzon traditën shqiptare dhe më ofendon mua në familje. Gruaja ime e vlerëson mikpritjen shqiptare. Ajo u kujdes për ushqimin tënd dhe për banesën tënde.

    Ti më ke kërcënuar mua në mesazhin tënd. Unë të kujtoj ty se unë jam veteran i Luftës Civile në Shqipëri. Po ashtu të njoftoj se unë jam shumë krenar të kem marrë pjesë me Ballin Kombëtar në atë luftë civile. Historia më mbështet mua, por ajo nuk ngjall shokët e miqtë e ekzekutuar dhe nuk zbut vuajtjet e familjes si edhe të të gjithë shqiptarëve.

    Të uroj çdo sukses për të ndihmuar besimin ortodoks të shqiptarëve në Kanada.

    Sejfi Protopapa



    Replika e At Foti Cicit

    Edhe njëqind vjet të tjera të rrosh, ti i tillë do të mbetesh!

    Duke u nisur nga kjo fyerje dhe kthesa kundër meje e priftit ortodoks, mu kujtua se inati i parë i ish z.Foti Cici doli kur unë dërgova me email, gabimisht dhe pa qëllim, shkrimin origjinal të shkruar nga ish z.Foti Cici së bashku me formatin e atij shkrimi, të gjysmuar dhe pastruar nga mua, pa asnjë shtesë, në lidhje me situatën kishtare në Sarandë. Në fakt, ish z.Foti Cici ishte shumë i kënaqur me përpunimin tim dhe e botoi atë format të paprekur me pseudonimin Sokrat Dhima. Është e qartë se gabimi im cënonte egon e ish z.Foti Cici si autori origjinal i artikullit të botuar megjithëse emri im nuk pasqyronte gjëkundi. Unë i sugjeroj lexuesit se në këtë rast ish z.Foti Cici ka të drejtë të inatoset me mua por unë gjej vështirësi të kuptoj që ai të mos pranonte ndjesën time dhe, përkundrazi, të shprehë pjesën e keqe të shpirtit të tij. Me këtë paraqitje unë shpresoj të ndihmoj lexuesin që të ketë njohuri edhe për këto pjesë përbërëse të At Foti Cicit.



    Çdo koment tjetër do të ishte i tepërt. Ky është Fatmir Fotaq Cici!
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 01-06-2019 më 07:51

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    __________________________“Shën Asti i Kanadasë” – mashtrimi i radhës i Cicajve

    Nuk ka pasur asnjë sekondë në jetën aktive të bubariotit Fatmir Fotaq Cici, ku të mos ketë mbizotëruar mashtrimi dhe gënjeshtra. Gjithsesi, nuk është ky i vetmi ves i tij, madje nuk është as më domethënësi, sepse, siç kemi përmendur shumë herë këtu, është zilia dhe smira e tij e pashërueshme që e bren nga brenda si krimbi mollën dhe që e drejton çdo ditë e më shumë në akte dhe veprime gjithnjë e më dëshpëruese.

    Mashtrimi është mjeti që ai e njeh më mirë, pa dashur të them se është ekspert në këtë fushë. Duket sikur ka një kontradiktë këtu, por shpjegimi që mund të jap është shumë i thjeshtë. Që ditën që shkeli në Greqi e deri sot, viktimat e mashtrimit të tij kanë qenë gjithmonë njerëz të Kishës, njerëz që kanë treguar gjithmonë mirëkuptim ndaj njerëzve të panjohur, që vinin nga një vend i panjohur e që, për hir të dashurisë për Krishtin, kanë u kanë ofruar këtyre ndihmë me shumë bujari e zemërgjerësi. Në ato vite, këta njerëz e kanë pasur gjithmonë të vështirë të paragjykonin apo të vinin në dyshim ndershmërinë e shqiptarëve, që vinin nga një diktaturë e egër e që deklaronin lloj – lloj përrallash me mbret, si ato që thoshte Fatmir Fotaq Cici. Si mund të mos i ofronin ndihmë një njeriu, që deklaronte se ishte mbyllur në burgjet e regjimit komunist për shkak të bindjeve të tij fetare? Si mund të mos i besonte p.sh. Kryepiskopi Anastas, kur ky mashtrues, bashkë me vëllanë e vet, betoheshin me dorën në Ungjill se, nëse do të ndihmoheshin materialisht, me bursa studimi dhe viza për jashtë shtetit, do të ktheheshin menjëherë për të ndihmuar Kishën Mëmë?

    Personalisht, besoj se një nga viktimat më të mëdha të mashtruesit Fatmir Fotaq Cici ka qenë dhe mbetet një hierark i nderuar i Patrikanës Ekumenike, Mitropolit titullar dhe teolog i shquar, Kallistos Were. Këtij njeriu, ashtu si edhe shumë të tjerëve në kohë të ndryshme, Fatmir Fotaq Cici iu ngjit si çamçakëzi pas këpucës, duke i zhvatur burime financiare për të jetuar dhe (gjoja) studiuar në Angli dhe SHBA. Pasi dështoi me turp të plotë për të marrë jo thjesht diplomë, por edhe një shënim të rëndomtë bakalli për ndjekje leksionesh në të dyja këto vende, Fatmir Fotaq Cici vendos të luajë kartën e krijimit të Lidhjes së Shën Astit në Kanada, ashtu siç kishte bërë edhe në Athinë në vitin 2000. Me sa duket, nuk kishte vënë mend nga diskreditimi që kishte pësuar prej shqiptarëve të Greqisë, as prej zemërimit të arvanitasve të Athinës, të cilët e morën me shkelma për vithesh kur dëgjuan marrëzitë që nxirrte nga goja.

    Ideja për të tentuar edhe në Kanada krijimin e biznesit të njohur tashmë, me emrin Lidhja Ortodokse “Shën Asti” nuk lindi rastësisht. Ndodhej në të njëjtën situatë, si edhe në Athinë, kur burimet monetare qyl kishin shteruar, kur zgavra trunore nuk ishte në gjendje të hidhte asnjë fjali të saktë në letër dhe kur mjedisi universitar e kishte kuptuar se kishte të bënte me një analfabet kokëtrashë, që nuk dinte as shkrim e këndim, pa le më të merrej edhe me studime shkencore. Ashtu si edhe në të gjitha institucionet arsimore ku kishte shkelur, duke llogaritur edhe shkollën fillore të Nivicë - Bubarit, edhe nga Universiteti i Ohaios doli ashtu siç hyri: gdhe, trung, dhogë! Kur ky fakt u bë më se i qartë për të gjithë, Fatmir Fotaq Cicit nuk i mbetej gjë tjetër, veçse të mblidhte edhe një herë tjetër rreckat e të kërkonte viktimën e radhës me mashtrimin e radhës.

    Në SHBA Fatmir Fotaq Cici u ndërgjegjësua përfundimisht se nuk ishte në gjendje të gjendje të bënte asnjë lloj karriere si intelektual, i veshur me kostum e kollare e me dosje nën sqetull. Në fakt, kjo ishte ëndrra e tij e vërtetë. Unë, që e njoh me dhëmbë e dhëmballë, e kuptoj dhimbjen që ndjeu kur mori vendimin më të vështirë të jetës së tij: të tërhiqej nga kjo ëndërr e të hidhte një raso mbi vete, sa për të ngrënë një copë bukë. Rastisi që në Ohaio u njoh me një prift nga Shqipëria (jo dhe shumë kanonik), që quhej Nikolla Kavaja, i cili jetonte në Kanada. Në bisedë me të, vendosi që t’i shkonte pas, gjoja për ta ndihmuar që të mblidhte emigrantët shqiptarë në një kishë të tyre.

    Si prift, Nikolla Kavaja mund të kishte shumë probleme me kanonet e shenjta (kishte një martesë të dytë me një shtetase të huaj, që nuk i përkiste besimit ortodoks), por me Fatmir Fotaq Cicin u soll mjaft mirë. E priti dhe e strehoi në shtëpinë e vet me të gjitha të mirat. E mori në punë si kandillonaft dhe i siguroi mbijetesën. Si gjithmonë, ky bukëshkalë nuk e harroi zakonin e vet. Nxori thikën dhe ia nguli pas shpine këtij burri të moshuar, që në atë kohë i kishte kaluar të shtatëdhjetat. Edhe pse, fillimisht, u shpreh me fjalët më pozitive për të, në vazhdim shpifi kaq sa mundi kundër tij tek Kryepiskopi Serafim. Me atë pamjen e tij prej shejtan-budallai e me zërin e hollë si ato nuset e qëmotshme, i bindi të gjithë se ishte një teolog i shumëditur, një shqiptar me reputacion të madh, që me një të tundur të gishtit do t’i mblidhte të gjithë shqiptarët e Kanadasë rreth vetes si mizat në koshere. Kryepiskopi Serafim, i ndikuar edhe nga prifti grek i Nju Jorkut dhe atit shpirtëror të Fatmir Fotaq Cicit, Fr. Christos Christakis (shih foton më poshtë), vendosi ta hirotoniste fillimisht si dhjakon, dhe pak ditë më pas, si prift (10 janar, 02 shkurt 2003).

    Kuptohet që biznesi i ri, që sapo kishte filluar, kërkonte edhe një emër. E quajti edhe këtë “Shën Asti”, si biznesi i dështuar i Athinës, për të cilin kemi folur gjatë. Por ky nuk është vetëm biznesi i radhës, me mashtrimin e radhës, por edhe sakrilegji i radhës. Shën Asti, ky dëshmor i madh i Kishës sonë, nuk mund të bekojë gënjeshtrën dhe mashtrimin, por as bartësit e saj, prandaj dhe Fatmir Fotaq Cici mori shumë shpejt shuplakën e radhës. Mbi të gjitha, me Shpirtin e Shenjtë nuk mund të tallet askush. Priftëria është dhuratë e Perëndisë për njerëz të devotshëm, që duan t’i shërbejnë Zotit dhe Kishës, dhe jo ferexhe për njerëz perversë e maskarenj të paskrupullt.

    Majtas ati shpirtëror i Fatmir Fotaq Cicit, në qendër kryepiskopi Serafim, djathtas
    teologu i shquar dhe albanologu me famë botërore, bubarioti Fatmir Fotaq Cici


    Emri:  Hirotonisje.jpg

Shikime: 487

Madhësia:  46.2 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 25-06-2019 më 14:30

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •