Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Blushi me bllok në dorë, 4 kompani gjobë nga “TCH” me nga 200 mijë euro “reklamë”

    Ajo që përflitej prej kohësh duket se tashmë është fakt. Top Channel është shëndrruar në një televizion gjobëvënës.
    SYRI.net ka siguruar një dokument konfidencial i cili ka mbërritur në adresën e katër kompanive të cilat në rast se nuk pranojnë të “reklamojnë” për 200 mijë euro secila në Top Channel atëhere do të bëhen objekt investigimi i emisionit “Top Story” që menaxhohet direkt nga Drejtori i televizionit Ben Blushi.
    Çfarë ka ndodhur?
    Me largimin e Sokol Ballës nga Top Channel, televizioni ruajti të drejtën ekskluzive të emisionit “Top Story” që ishte në një krijesë personale e gazetarit Sokol Balla prej shumë vitesh.
    Por ndryshe nga modeli “hard talk” që Balla e ideoi dikur, “Top Story” u shëndrrua në një emision i llojit investigativ ku Blushi rekrutoi një grup gazetarësh të rinj me në kryëë të grupit kryeredaktor gazetarin Endrit Habilaj.
    Pse “Top Story”?
    Që prej mbërritjes së tij në krye të Top Channel, Ben Blushi hasi në vështirësi serioze për të vëne nën kontroll direkt emisionin investigativ “Fiks Fare” si pasojë e rezistencës se Filip Çakulit.
    Si hakmarrje për këtë rezistencë Ben Blushi nxorri teorinë e “vetfinancimit” për të gjitha emisionet e Top Channel me qëllim që ti detyronte drejtuesit e emisioneve që ti përkuleshin “vullnetit” të tij.
    I pari që e bëri këtë pas një rezistence të vogël ishte moderatori dhe “producenti” i Top Show Alban Dudushi dhe rasti konkret është emisioni i turpshëm i vitit të kaluar kur ky emision u shëndrrua në nje skenë të shëmtuar për llogari të Edi Ramës që ate kohë zhilloi një “one man shoë” sikur por bashkëbisedonte me studentët.
    Fakt është që emisionit i doli boja brenda pak orësh kur u zbulua se “studentët” me të cilët “bashkëbisedonte” Rama, nuk ishin gjë tjetër veçse armat e Forumit Rinor të PS.
    Letra e kërcënimit…
    “Top Story” është një emision në dukje investigativ i cili që prej ditës së parë, është shëndrruar në një kamzhik me të cilin po goditen ata që janë armiqtë e pushtetit të Ramës, të jashtëm e te brendshëm.
    Për këtë mjafton të shikosh emision që i kushtohet Fatmir Xhafajt i cili vetëm pak kohë pasi u shkarkua nga Rama pasi tentoi të arrestonte Vangush Dakon, u telendis njëherë e mirë në “Top Story” me fakte e prova. Disa prej tyre aq intime saqë mund te ishin vetëm produkt i zyrës së propagandës së Edi Ramës.
    Por ndërkohë që Ben Blushi e ka vënë jo vetëm “Top Story”, por të gjithë “Top Channel” në shërbim të Edi Ramës dhe ky nuk është më sekret, duket se ai ka menduar që të bëjë edhe disa “gola” për hesapet e tij personale.
    Dokumenti që ka siguruar Syri.net dhe mban firmën e kryeredaktorit të “Top Story” Endrit Habilaj dhe vulën zyrtare te Top Channel është vetëm një pjesë që tregon sesi Ben Blushi vepron me “bllokun e tij personal” duke i bërë presipn bizneseve që të paguajnë haraç.
    Dhe jo një haraç dosido, por nga 200 mijë euro për kokë për 4 kompani ose 800 mijë euro ne total. Sepse tashmë Beni ecën vetë, dhe me bllok në dorë madje…
    VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Syri.net

    Emri:  A074FEB3-7533-423C-9CDF-685701583B96.jpg

Shikime: 495

Madhësia:  28.3 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Blushi me bllok në dorë, 4 kompani gjobë nga “TCH” me nga 200 mijë euro “reklamë”

    Si fillim mendon se nuk duhet te jete e vertete,por pastaj mendon se si mundet te financohen keto televizione ne nje vend te varfer ekonomikisht si Shqiperia.
    Pertej korrupsionit nuk ka asnje mundesi reale tjeter,por korrupsioni edhe mundet te hahet por gjobvenia eshte tmerresisht pjese e nje ekonomie e shteti kriminal.
    Pastaj diskutimi per Blushin eshte nje diskutim personal por qe eshte e veshtire ta ndash si individ nga shoqeria e atij vendi,ku dhe Blushi ka pergjegjesite e veta per krijimin e ketij sistemi qe ka sherbyer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 01-03-2019 më 04:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •