Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pesë mite të Rilindjes për djegjen e mandateve

    Nga Andi Bushati

    Ashtu si në periudhën e protestës studentore, shumicës parlamentare edhe këtë radhë i ka vdekur arma e saj më e fortë, propaganda. Të përkundur nga siguria e liderit gallataxhi, se “Luli po bën bllof » dhe se « doktoresha nuk jep konsensus për djegjen e mandateve”, socialistët janë kapur të papërgatitur nga akti i opozitës. Prandaj me nxitim dhe nën efektin e ankthit, ata kanë përpunuar një sërë tezash kundër largimit përfundimtar nga parlamenti, që vështirë se bindin dhe dikë me logjikë nën mesatare. Le ti marrim me radhë ato…

    Opozita e bën se i trembet reformës në drejtësi. Pra sipas këtij arsyetimi, lihet të kuptohet se Berisha dhe Basha po i vënë flakën Shqipërisë për arsyen e thjeshtë se tani pritet të fillojë punë BKH dhe SPAK. Edhe sikur t’a bënin këtë nuk do t’a kishin aspak gabim, me një reformë në drejtësi që nuk prodhoi asgjë më shumë se Arta Marku dhe Donika Prela. Por, gjithësesi është absurde të mendosh se ata deputetë që votuan për t’a shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu, pas kërkesës së organit të akuzës për ti hequr mandatin, sot të akuzojnë ish të singjashmit e tyre se po i dorzojnë mandatet për të mos përfunduar në pranga. Ata kanë treguar me shembullin e tyre se kujt i djeg miza, mbrohet pas mandatit.

    Opozita e bën se do të pengojë hapjen e negociatave. Kjo këngë e vjetër për të cilën është akuzuar historikisht çdo pakicë në këtë vend tingëllon groteske në gojën e atyre që e thonë. Sepse gjashtë muaj më parë qenë të njëjtit që festuan hapjen e negociatave, madje u mburrën se kishin tashmë edhe një datë. Rama bërtiti fitore, dekoroi edhe ambasadorët që kishin kontribuar për këtë sukses dhe i etiketoi kazan të gjithë ata që treguan të vërtetën, se jo vetëm asgjë nuk kishte mbaruar, por Tirana kishte rrezikuar në pranverë të lihej edhe pas Maqedonisë. Sot, që kjo gjë mund të ndodhe realisht, ata anatemojnë opozitën se po i pengon të arrijnë diçka që e kishin shpallur si sukses të përfunduar.

    Opozita e bën se do pushtet në tryezë. Në fakt PD dhe LSI po dëshmojnë se po lënë pushtet. Socialistët vetë e kanë stigmatizuar shpesh Bashën se po përdor autoritetin e të qenit lideri i pakicës, për të shumfishuar bizneset e tij familjare, për ti vënë gjoba oligarkëve, për të bërë allishverishe si marëveshja e 18 majit, nga e cila doli duke mbajtur disa drejtori të majme në xhep.

    Madje me sakrazmën e tij Rama ka shkuar deri aty sa shpesh ka lënë të kuptohet se mes tij dhe shefit të pakicës ka një pakt dhe se ata, të dy së bashku, luajnë një lojë rregullat e së cilës publiku nuk i njeh. Duke djegur mandatet, duke goditur me molotov parlamentin dhe çekiç kërpudhën e pushtetit, pra duke u radikalizuar, Basha po tregon se ka hequr dorë edhe nga pushteti për të bërë pakte okulte. Ai po dorëzon, nuk po mer. Natyrisht pa dashur pushtet në tavolinë, por dhe pa pranuar zgjedhje që i vendosin Avdylajt apo që prodhojnë çamë në Dibër.

    Opozita e bën se do të pengojë investimet e huaja. Këtë gomarllëk me brirë që e përforcoi edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë edhe një amerikan që flet shqip, nuk e beson dot askush. Sepse në pesë vite Rilindja jo vetëm që as ka imagjinuar të sjellë ndonjë investim të kategorisë së TAP apo Devolli, por asaj iu kthye mbarpsht edhe Lasgushi i vëllait Erdogan. Pasi investitirët seriozë nuk shkelin këtu prej kohësh, jo se nuk ka stabilitet politik, po sepse nuk ka liri ekonomike. Me tenderat e letrave fallco dhe me milionat që Edi Rama shpërndan pa garë për oligarkët në këtë vend nuk mund të shkelë asnjë investitor i denjë për këtë emër.

    Opozita e bën se e ka dhunën në AND-në e saj. Ndonëse në imagjinatën kolektive është ngulitur jo pa të drejtë konstatimi se e djathta berishiste është më brutale sesa e majta, që ende vuan kompleksin e së shkuarës komuniste dhe për këtë ruan një qasje më tolerante, sot ekuacioni ka ndryshuar. Sot dhunën përpara se t’a ushtrojë shteti policor, shiku i Gazidedes, gardistët e Ndrea Prendit, e përdor pushteti i parasë. Pikërisht ai që prish shtëpitë e banorëve të unazës, që nxjerr ligje speciale për shembjen e teatrit, që rrëmben tokat e bregdetit në Jug, për të përfituar më shumë oligarkët. Sot dhuna ushtrohet nga lidhjet kriminale të qeverisë që tregohet e butë me Balilët, Avdylajt, Shullazët dhe e pamëshirshme me ata që s’kanë të paguajnë faturën e energjisë.

    Prandaj radikalizmi i djegjes së mandateve, ndonjë xham i thyer apo ndonjë gur mbi policinë janë përgjigje aspak propocionale. Ato janë vetëm reagime simbolike ndaj dhunës reale.

    Mjafton t’i dëgjosh tezat e mësipërme për të kuptuar se shumica parlamentare, e kapur gafil, nuk po gjen dot argumenta bindës për të fituar debatin publik. E mëkuar për një kohë të gjatë me propagandën shabllone se ka përballë një djalë që fle gjumë dhe një grua që nuk i dorëzon mandatet e fituara me gjak, ajo sot ka mbetur pa tekts. Radikalizimi i Bashës dhe Kryemadhit ai vlejti edhe për këtë. I’a vlejti edhe për të na treguar një kryeministër të friksuar që deklaron: nuk dal më në debate televizive përballë tyre. Ai qe i dobishën për të nxjerrë në pah, se “kjo bandë që vjedh zgjedhjet për të grabitur Shqipërinë dhe rrjep Shqipërinë për rrëmbyer zgjedhjet”, tashmë e ka humbur edhe atunë e saj kryesore: të prodhojë alibi për të mbrojtur vetveten.

    Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pesë mite të Rilindjes për djegjen e mandateve

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Kryeministrit dhe riindjes i ka ngelur ora, se e mendojne popullin krejtesisht injorant. Nuk eshte keshtu, pasi ka ngritje njohuri dhe s`eshte e lehte t`a genjesh me. Rama kujton se duke akuzuar nate e dite opoziten do fitoje pike, por jo. Mbushja e shesheve ne mitingje kete tregon. Korrupsioni i llahtatshem dhe vjedhja eshte ne nje permase te paimagjinueshme dhe hapur fare. Pervec kesaj levizja e fundit e opozites tregon se lufta qe ben nuk eshte thjesht per pushtet. Patjeter cdo force politike kerkon pushtetin, por varet edhe se per cfare e kerkon. Lenja e mandateve tregon te kunderten e pushtetit. Populli ka llogjike, por fatkeqesisht nuk ka per cilen te votoje, prandaj eshte zgjeruar elektorati gri. Skandaloze eshte hedhja e tymueseve kimike nga policia, qe ka sjelle dentime te qytetareve, qe s`besoj te jene te standartit evropian. Asgje evropiane nuk ka kjo mazhorance dhe do shohim a do hapen negociatat apo jo. Shpresoj te hapen, por duket e larget shpresa. Cdo dite e me shume po vertetohen pretendimet e opozites, por vjedhje votash, buxheti, krim te organizuar, etj. Letrat kredenciale te mazhorances kane rene shume, megjithate zgjedhjet tregojne se c`ndodh. Duke u tmerruar nga krimi rilindas, them se shume nga elektorati gri do te votojne thjesht kunder se keqes rilindase, jo per bashen e berishen, duke i pare keto si te keqen me te vogel. Megjithate kryesorja eshte qe paret e popullit jane vjedhur nganje grusht oligarkesh dhe qeveria, prandaj s`ka shprese ne kete sistem, jo sikur 7 eurodeputete te vijne por edhe 777 nuk kane c`bejne dhe c`rregullojne, se ky vend ka rreshqitur tashme tatepjete. Sikur te marrim edhe rastin qe te vijne te tjere politikaane, mentaliteti i vjedhjes eshte tashme i ngulur. Nuk duhet pra te kujojme ne sharje enver hoxhen, se paku per moralin qe u perpoq te ngrinte, edhe pse sistemi ne fjale nuk lejonte.

    Pyet kedo, do thote po keto fjale. Politika pa moral, pushteti dhe parate ne 5 duar, tregojne qartazi rrokullimen qe ka marre vendi, vend qe konsiderohet gati i mallkuar ku te gjithe duan te ikin nga syte kembet. Se paku ne japim gjendjen reale, se si ndryshohet eshte e veshtire e nuk marr persiper te jap keshilla...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 27-02-2019 më 08:55
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pesë mite të Rilindjes për djegjen e mandateve

    Edi Rama u be sekseri i krimit ne politike qe kur ishte kryetar bashkie ne Tirane dhe parate e pista te trafikanteve te droges i ktheu ne pallate e beton ne Tirane. Njihej ne ate kohe si "Zoti 10%", ku ai donte ne xhep 10% te vleres se projektit qe te jepte lejen e ndertimit per pallatit, e nuk i behej aspak vone se ato ishin para droge apo armesh, apo prostitucioni.

    Kete zanat Edi Rama e perfeksionoi kur u be kryetar i PS dhe Kryeminister i vendit. Problemi qe u zgjidhi krimineleve e mafiozeve kur ishte kryetar bashkie ishte pastrimi i parave te tyre, por keta prape nuk e tregonin fytyren e tyre ne publik pasi i trembeshin ligjit brenda e jashte vendit. Edi Rama ua zgjidhi edhe kete problem krimineleve te vendit: i beri ata politikane, i futi ne partine e tij, perzuri "xhaketat e vjetra" dhe e mbushi partine me kriminele 24 karat. I duhen kriminelet e mafiozet partise pasi ata kane para. Ato para i duhen Edi Rames per te mbushur xhepat e tij, por edhe per te blere votat e shqiptareve ne zgjedhje. Ajo qe u quajt "Rilindje Socialiste" nuk ishte gje tjeter vecse instalimi i mafies ne pushtet. Kriminelet nuk fshihen me, ata u bene gati te gjithe deputete. Deputetet ne Shqiperi, si ne asnje vend tjeter te botes, kane "imunitet ndaj ligjit". Kur je deputet i nje vendi, nuk eshte e lehte edhe per vendet e huaja te te hetojne e hedhin prangat. Dhe per 5 vjet Rama e ktheu Shqiperine ne plantacionin dhe laboratorin e te gjitha drogave te botes.

    Cdo gje shkonte shume mire per Ramen dhe klientet e tij, derisa opozita i dogji mandatet. Djegia e mandateve e gjithe partive opozitare te parlamentit, eshte nje akt qe e izolon Ramen jo vetem ne raport me qytetaret e atij vendi qe vuajne pasojat e keqqeverisjes se tij cdo dite dhe i gjen ne rruge duke protestuar, por edhe ne raport me gjithe shtetet fqinje e partneret ne bote. Opozita tha me nje ze qe Rama eshte i kapur nga krimi, eshte sekseri i tyre. Te gjithe ju qe e mbeshtesni ate dhe e mbani ne pushtet me apo pa vetedije, jeni duke u vrare shpresen gjithe shqiptareve. Por as nderkombetaret nuk e trembin shume Edi Ramen, pasi tek e fundit cfare mund ti kerkojne, qe te japi doreheqjen?

    Sekseret krimit te organizuar i hyjne ne pune per aq kohe sa i zgjidhin problemet e tyre. Ata kriminelet e mafiozet qe Rama beri deputete, jane ata qe Rama u ka friken. Nese Rama bie nga pushteti e jep doreheqjen, ai nuk i hyn me ne pune krimit te organizuar. Renia e Rames sjell edhe renien e fasades se "reformes ne drejtesi". Rama nuk i mbron dot me kriminelet nga kercenimi i ligjit. Dosjet e pergjimeve qe jane mbushur plot ne prokurori ne vite, nuk do vazhdojne te mbledhin pluhur, ato do te hapen. Dhe ata kriminelet qe e kane mbeshtetur Ramen deri me sot, jane ata qe do t'i sjellin fundin Rames. Ketyre ua ka friken Edi Rama, pasi diten qe ai jep doreheqjen, eshte dita qe jeta e tij do te jete me e kercenuar.

    Te gjithe korrin ate qe mbjellin ne kete bote!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-02-2019 më 23:21

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pesë mite të Rilindjes për djegjen e mandateve

    Luli me opoziten e beri punen e vet them une. Komplet PE doli kunder dhe as moren mundimin te analizojne hallet e shqiptareve, krimin, korrupsionin, blerjen e votave. A kemi ne fuqi te ecim pa evropen. Jo, se vdesim per buke. E atehere, c`vlejne protestat, sa u bene, u bene, tani lere s`ja vlen me. Mendoj te kthehen ne kuvend e te vazhdojne luften, ne radhe te pare per zhdukjen e mjerimit dhe varferise ekstreme. Aq sa munden te ndihmojne popullin ne hall. Them se s`ka rruge tjeter ne kete sistem ku jetojme. Nuk zgjidhet gje ne rruge dhe aq me teper ne perplasje me policine e garden. Sidoqofte opozita mori "lavderimin" qe nuk merr rroga. Me mire te merrnin rroga dhe te luftonin ne parlament (mendimi im). Megjithate thane se mund te vijne parlamentare te rinj. (k,flankeshtajn). Qe te mos i dale fjala mikut te rames, me mire te rikthehen ne parlament.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 28-02-2019 më 09:09
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •