Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Shpresa e humbur tek Amerika

    Para rreth dy javėsh, Edi Rama lėshoi nė Parlament njė frazė qė ngriti shumė thashetheme. Tha se Sali Berisha ishte i mėrzitur, pasi kishte marrė njė lajm tė keq, tė cilin la tė kuptojė se e dinte, por nuk e thoshte dot. Tė nesėrmen thashethemet u pėrqendruan nė pyetjen drejtuar Berishės nga Taulant Balla, nėse ish-Kryeministri mund ta kalonte dot oqeanin apo jo. Kėshtu u shpėrhap thashethemi se Sali Berishės i ishte refuzuar viza amerikane, qė politikisht u interpretua se amerikanėt i kishin hequr vizė Sali Berishės. Ndėrkaq, ish- Kryeministri e refuzoi qė tė kishte kėrkuar tė shkonte nė SHBA.

    Pėr tė hedhur dritė mbi tė vėrtetėn, “Balkanweb” iu drejtua Departamentit tė Shtetit. Prej andej erdhi pėrgjigjja se duhet tė shikonin nė njė link, ku gjendeshin emrat e njerėzve, tė cilėve SHBA u kishte mohuar vizėn pėr arsye korrupsioni. Kur u pa se aty nuk figuronte Sali Berisha, u tha se kishim tė bėnim me njė nga manipulimet e shumta tė Edi Ramės. Mirėpo, nuk vonoi dhe ambasada e SHBA-ve nė Tiranė nxitoi tė lėshonte njė prononcim pėr “Panoramėn” (ku gazetarėt ose nuk kishin tė drejtė pyetjeje, ose kishin frikė tė bėnin pyetje), nė tė cilėn deklaroi se: “Ambasada e SHBA-ve vazhdon tė ushtrojė autoritetin e vetė tė gjerė pėr tė mohuar dhe revokuar viza…”, qė “ambasada e SHBA-ve u ka mohuar vizat mė shumė se 170 zyrtarėve dhe ish-zyrtarėve dhe familjarėve tė tyre” sepse “i merr shumė seriozisht pretendimet pėr korrupsion dhe do tė vazhdojė tė shqyrtojė vizat dhe aplikimet pėr vizė tė zyrtarėve publikė me kontroll shtesė”.

    Duhet tė jesh shumė naiv pėr tė mos dyshuar se kjo deklaratė ishte njė pohim indirekt, se nė frazėn e thėnė nga Rama kishte diēka tė vėrtetė dhe, jo vetėm, por se ambasada po hiqte dorė nga diskrecioni pėr t’i dhėnė njė dorė Kryeministrit nė luftėn e tij politike.

    Edhe nė qoftė shumė largvajtės ky dyshim pėr t’u marrė nė analizė, gjykoj se kjo deklaratė, gjithsesi, nuk duhet tė kalonte pa u komentuar, pasi ngrinte shumė pikėpyetje serioze mbi rolin e ambasadės amerikane nė Shqipėri.

    Pikėpyetja e parė ėshtė se me ēfarė tagri e merr kėtė “autoritet tė gjerė” ambasada, qė i dhėnka tė drejtė vetes tė luajė kėtė rol paraprokurori nė Shqipėri? Mesa di unė, kėtė “autoritet tė gjerė” nuk ia jep ligji shqiptar, aq mė pak ai amerikan. Kėtu bėhet fjalė pėr njė lloj autoriteti historiko-moralo-gjeopolitik – nėse mund t’i vėmė disa mbiemra – qė meriton tė debatohet pėr sa i pėrket origjinės sė tij, por qė gjithsesi ėshtė njė autoritet nga ata qė fitohen nėpėrmjet respektit; d.m.th. qė tė bėn “tė jesh” autoritet (to be authority), siē do tė thoshte psiko-sociologu dhe humanisti i njohur amerikan, Eric From, dhe jo “tė kesh “autoritet (To have authority) sepse je mė i fortė, sepse ke mė shumė fuqi, sepse mund tė japėsh e tė heqėsh viza etj.. E pra, ky veprim i ambasadės ėshtė nga ata qė nuk tė bėn tė fitosh respekt, pėrkundrazi, ta humbasėsh respektin, pasi shkel disa parime tė shtetit tė sė drejtės, pėr tė cila-tėt SHBA merren vazhdimisht si shembull pozitiv. Sepse pyetja e parė qė i lind ēdokujt, i cili mendon me kokėn e tij dhe jo me kokėn e profetėve tė rremė, qė shpėrhapin nė opinion idenė se do tė na shpėtojė Amerika nga kriminelėt, ėshtė se cili qenka ky organizėm qė paska ngritur ambasada qė provuaka se “x” person ka bėrė korrupsion, prandaj nuk e meriton vizėn, kurse “y” person jo? Kam dėgjuar shumė shqiptarė tė ankohen pėr arbitraritetin, me tė cilin Konsullata vendos se cilit ia jep vizėn e cilit jo – shoqėruar me ankesėn se, tė paktėn duhet tė pėrcaktojnė disa kritere qė njerėzit tė mos harxhojnė mė kot kohėn e tyre, si dhe shumėn e majme prej rreth 200 dollarėsh sa herė aplikojnė. Por qė Konsullata punuaka pėr tė ndėrtuar lista tė kandidatėve pėr burg nė Shqipėri, tė cilėve u mohon vizėn, kjo e tejkalon imagjinatėn sepse ėshtė kundėr dy parimeve bazė tė sė drejtės: ai i prezumimit tė pafajėsisė derisa tė dėnon njė gjykatė dhe ai i barazisė pėrpara ligjit. Pas deklaratės sė ambasadės po qarkullojnė lloj-lloj emrash tė njerėzve tė prezumuar, tė fajshėm nga ambasada amerikane pėr korrupsion nisur nga pėrfolja e tyre, ku secili fut armiqtė e vetė. Por bashkė me kėtė listė qarkullon edhe njė listė tjetėr emrash, po aq tė pėrfolur, qė lėvizin lirisht nė SHBA, madje disa prej tyre ishin nė SHBA ditėt qė doli deklarata e ambasadės. Pėr tė mos folur pėr faktin se kemi Kryeministrin, dora vetė, qė ka shkelur ligjin amerikan me ato 80,000 dollarėt e famshėm qė ka paguar pėr tė bėrė njė foto me Obamėn dhe ambasada nuk ka pipėtirė.

    Atėherė, si ta shpjegojmė kėtė qėndrim tė ambasadės nė shkelje tė prezumimit tė pafajėsisė dhe tė barazisė pėrpara ligjit (pavarėsisht se cilėt janė personat nė atė listė, qė edhe mund ta meritojnė hetimin nė Shqipėri)? Gjykoj se kemi tė bėjmė me njė abuzim me “autoritetin e gjerė” qė u kanė dhėnė shqiptarėt SHBA-ve, nėpėrmjet asaj shpresės se do tė na shpėtojė Amerika, nėpėrmjet atij servilizmit tradicional ndaj vėllait tė madh (dikur sovjetik, pastaj kinez) kombinuar me bizantinizmin e politikanėve shqiptarė qė, duke mos qenė tė aftė tė fitojnė legjitimitet brenda vendit, kėrkojnė ta fitojnė kėtė duke u shėrbyer interesave amerikane. (Meqė ra fjala, po kujtoj se pikėrisht kėtė “autoritet” kėrkoi tė shfrytėzojė edhe ish-ambasadori Arvizu kur deshi tė na sillte nė Shqipėri armėt kimike nga Siria).

    Ky abuzim me autoritetin po shfaqet nė formėn e njė angazhimi tė tepruar tė ambasadės nė lojėn e brendshme politike. Ē’ėshtė mė e keqja, ai po i shtyn gjėrat nė njė drejtim tė gabuar sepse ndėrhyrje si ato qė pėrmenda, duke qenė kundėr principeve bazė tė shtetit tė sė drejtės, janė njė shembull negativ qė u jepet shqiptarėve nga njė shtet demokratik. Nė kėtė radhė, sipas gjykimit tim, janė edhe ndėrhyrjet e fundit ndaj protestave apo ndaj veprimit tė opozitės pėr heqjen e mandateve. Edhe ato, dashje pa dashje, po ndihmojnė instalimin e njė regjimi autoritar dhe arbitrar nė Shqipėri. Pse mendoj kėshtu? Jo se nuk kam rezervat e mia pėr heqjen e mandateve apo edhe pėr pėrdorimin e dhunės nėpėr protesta, por sepse nė ndėrhyrjet e ambasadės kundėr dhunės apo kundėr heqjes sė mandateve, gjej disa mungesa qė flasin shumė. Nė to mungon kujtesa historike e kėtyre 28 vjetėve, qė ne shqiptarėve na tregon se aktori kryesor i sė keqes nė kėtė vend kanė qenė gjithherė maxhorancat qė kanė e trajtuar opozitėn jo si kundėrshtar politik, por si armik qė duhet eliminuar, gjė qė Edi Rama e ka shtrirė edhe kundrejt cilitdo institucioni apo individi, qė kundėrshton politikat e tij. (Sė fundi e bėri edhe kundrejt “Zėrit tė Amerikės”). Bashkė me kėtė mungesė kujtese, sė cilės i duhet shtuar edhe mungesa e kujtesės se, nė vite ambasada ėshtė gjetur shpesh duke mbėshtetur palėn e gabuar dhe s’ka pranuar mė pas asnjė pėrgjegjėsi, nė ndėrhyrjet e fundit nuk gjen gjithashtu aspak vullnetin pėr tė kuptuar se ky pėrshkallėzim i protestave dhe i dhunės buron nga frustrimi i popullsisė dhe opozitės nga efekti i njė dhune shumė mė tė egėr: dhuna strukturore nė rritje, qė shfaqet te vendimmarrjet gjithnjė e mė arbitrare, tė paligjshme dhe korruptive tė qeverisė Rama. Nė kėto ndėrhyrje nuk gjen asnjė fije ndjeshmėrie pėr faktin se nuk ka mė asnjė institucion shqiptar qė t’i frenojė kėto vendimmarrje nėpėrmjet mekanizmave tė check and balance, sepse janė tė kapur nga qeveria. Nė kėto ndėrhyrje nuk gjen aspak as dyshimin e vetėpėrmbajtjen qė duhet tė ngjallin kėto lloj vendimmarrjesh (boll tė kujtoj skandalin e “Astirit”, qė prek direkt edhe SHBA-nė, si shtetin tė cilit i janė falsifikuar dokumentet pėr tė kryer njė megakorrupsion), pėrkundrazi, ambasada shfaqet qartazi si njė aleate e kėsaj qeverie dhe jo si njė arbitėr midis palėve. Dhe kėtu vlen tė pėrmendet se palėt nuk janė vetėm maxhoranca dhe opozita, por edhe njė popull i tėrė, tė cilin gjatė qeverisjes sė kėsaj maxhorance e ka kapluar dėshpėrimi, duke e ēuar nė 60 % shifrėn e atyre qė duan tė braktisin vendin.

    E pra, nėse kėto ndėrhyrje tė ambasadės mund tė shpjegohen me funksionet qė kanė ambasadat kudo nė botė: – kurimi pranė qeverive pėrkatėse i interesave amerikane, – atėherė punonjėsit e saj duhet tė kenė ndershmėrinė e njohjes sė kėtij konflikti interesi, qė duhet t’i bėjė tė pėrmbahen nė zellin e tyre pėr tė qenė njėherėsh edhe lojtarė sė bashku me qeverinė nė konfliktin politik shqiptar, edhe arbitėr i kėtij konflikti. Pėrndryshe, gjykoj se shqiptarėt qė ende ushqejnė shpresėn e rreme se do t’i shpėtojnė tė huajt, duhet t’i trajtojnė sa mė shpejt edhe burokratėt e SHBA-ve ashtu si euroburokratėt e Brukselit, (pėr tė cilėt kam shkruar nė shkrimin paraardhės), si pjesė e problemit dhe jo e zgjidhjes.

    Shkruar pėr /Panorama
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Shpresa e humbur tek Amerika

    Ky ndalimi i vizes nga ambasada amerikane eshte nje gje e papranueshme,i ketij mendimi isha edhe kur ju ndaloheshin vizat gjykatesve a prokuroreve,jo me teper per ndalimin e vizes se sa per mos publikimin e listave dhe arsyejeve. Mbajtja sekret e nje emeri te ēon te mendosh se keto ndalime behen edhe per shantazhime a kompllote te ndryshme ...Bllokimi i vizes ne menyre te mshehte eshte diēka e papranueshme edhe per nje republik bananesh si kjo e jona.

    Problemi pastaj nuk qendron se shqiptaret i mbajne apo nuk i mbajne shpresat tek te huajt,problemi qendron se shqiptaret nuk kane as edhe nje minimum shprese te vet shqiptaret,sidomos kjo klase politike qe po behet 30 vjet qe ka shkaterruar ēdo gje ne ate vend,edhe ate minimum shprese...qe duhet te ishte diēka natyrale.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Shpresa e humbur tek Amerika

    Prandaj i dridhej zeri Sales ne parlament dhe e devijoi pergjigjen e Rames duke thene qe nuk e ka patur te arsyeshme dhe aty prap genjeu pasi Rama e nxorri bllof duke i thene se jo me pak se para ditesh kishte qene diku jasht dhe sic e ka zakon maloku gjithmone do shaj Shqiperine.

    Shyqyr qe kemi kete kazanin qe na informon kaq paster lool

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •