Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Sondazhi: 43% e qytetarëve të Kosovës mbështesin bashkimin me Shqipërinë

    Emri:  Flamuri-i-Kosoves-dhe-Flamuri-i-Shqiperise.jpg

Shikime: 1827

Madhësia:  37.6 KB

    Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një temë e “nxehtë” për të dyja vendet. Mendimet për “pro” dhe “kundër” janë të dyzuara, ndaj edhe sondazhe të shumta po realizohen lidhur me këtë temë.

    Në rast të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë dhe njohjes de juro dhe de facto nga kjo e fundit, shqiptarët e Kosovës e mbështesin idenë e bashkimit me Shqipërinë në masën 43%.

    Ky është një prej rezultateve të një sondazhi të kryer nga Instituti Kërkimor për Zhvillimin dhe Çështjet Europiane (Research Institute of Development and European Affairs). Në funksion të sondazhit “Zëri i popullit rreth finales së madhe” janë pyetur 1110 qytetarë të Kosovës (90% shqiptarë, 9% serbë dhe 1% nga grupet e tjera etnike).

    Në bazë të gjetjeve të sondazhit, opinioni është i ndarë sa i përket bashkimit me Shqipërinë: në përgjithësi, 43% përkrahin idenë se Kosova duhet të kërkojë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes de facto dhe de jure nga Serbia dhe 50% e refuzon këtë ide. Megjithatë, 49% në mesin e shqiptarëve dhe 76% e serbëve nuk pajtohen me opsionin që Kosova duhet të kërkojë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes de facto dhe de jure nga Serbia.

    Panorama ndryshon kur ata pyeten në lidhje me vazhdimin e dialogut mes dy vendeve. Si shqiptarët, edhe serbët pajtohen që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijojë. 62% e të gjithë të anketuarve nuk pajtohen me ndërprerjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Dhe nëse e sheh sipas kombësisë, serbët e mbështesin dialogun në një përqindje më të vogël. 63% në mesin e shqiptarëve dhe 54% në mesin e serbëve ‘nuk pajtohen’ ose ‘disi nuk pajtohen’ me ndërprerjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Gjithashtu, ka një ndarje të thellë mes shqiptarëve dhe serbëve kur ata pyeten për çështje të nxehta që lidhen me fazën përfundimtare të dialogut.

    Sipas sondazhit:
    Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës – pro janë 96% e shqiptarëve dhe 5% e serbëve të pyetur
    Trepça duhet të mbetet pjesë e Kosovës – pro janë 99% e shqiptarëve dhe 9% e serbëve të pyetur
    Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës – pro janë 69% e shqiptarëve dhe 0% e serbëve të pyetur
    Lugina e Preshevës duhet të mbetet pjesë e Serbisë – pro janë 13% e shqiptarëve dhe 84% e serbëve të pyetur
    Veriu i Kosovës (Zveçani, pjesë të Zubin Potokut dhe Leposaviçit) nuk duhet t’i bashkohen Serbisë – pro janë 91% e shqiptarëve dhe 10% e serbëve të pyetur.

    Koha Jone

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Sondazhi: 43% e qytetarëve të Kosovës mbështesin bashkimin me Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Qenkan shtuar une e dija 20%.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Sondazhi: 43% e qytetarëve të Kosovës mbështesin bashkimin me Shqipërinë

    Bashkimi me Kosoven eshte dicka e natyrshme, dhe ka per te ndodhur. Sido qe te jete puna, sido qe ta marrim, aty ka per te perfunduar ceshtja, te bashkimi.
    Merre si te duash, si nga ana patriotike, si nga ana strategjike, si nga ana historike, si nga ana ekonomike vetem bashkim ka, ajo eshte zgjidhja. Jo flamuri blu me yje!
    Edhe pse mund te kete disa hezitime apo apo ngurrime persa i perket se kur eshte koha e duhur dhe nese duhet bere per ceshtje diplopatike,
    Nuk ka me arsye pse dy shtete te pavarura te pyesin te tjeret se si do qeverisen dhe cfare do vendosin.
    Nje dite te bukur me diell, mundesisht me 28 Nentor te behet nje referendum i bukur si ne Shqiperi dhe Kosove dhe vendos Sovrani.

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Sondazhi: 43% e qytetarëve të Kosovës mbështesin bashkimin me Shqipërinë

    Eshte gje natyrshme ne kushte te natyrshme dhe te barabarta, populli eshte ne dite te hallit ne shqiperi te gjithe po ikin e politikanet merren me "bashkimin", sigurisht per te ndare me shume placke.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Sondazhi: 43% e qytetarëve të Kosovës mbështesin bashkimin me Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    Bashkimi me Kosoven eshte dicka e natyrshme, dhe ka per te ndodhur. Sido qe te jete puna, sido qe ta marrim, aty ka per te perfunduar ceshtja, te bashkimi.
    Merre si te duash, si nga ana patriotike, si nga ana strategjike, si nga ana historike, si nga ana ekonomike vetem bashkim ka, ajo eshte zgjidhja. Jo flamuri blu me yje!
    Edhe pse mund te kete disa hezitime apo apo ngurrime persa i perket se kur eshte koha e duhur dhe nese duhet bere per ceshtje diplopatike,
    Nuk ka me arsye pse dy shtete te pavarura te pyesin te tjeret se si do qeverisen dhe cfare do vendosin.
    Nje dite te bukur me diell, mundesisht me 28 Nentor te behet nje referendum i bukur si ne Shqiperi dhe Kosove dhe vendos Sovrani.
    Sa ma e paster te jete Kosova etnikisht ,,,,,aq ma i besushem bahet bashkimi

    Neqoftese nuk do kemi korigjim kufijsh (apo ndarje teritoresh ) harrojeni bashkimin,,,,dhe kjo e dyta ka gjasa te ndodhe,,,,,,nje Qipro e dyte

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Sondazhi: 43% e qytetarëve të Kosovës mbështesin bashkimin me Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Sa ma e paster te jete Kosova etnikisht ,,,,,aq ma i besushem bahet bashkimi

    Neqoftese nuk do kemi korigjim kufijsh (apo ndarje teritoresh ) harrojeni bashkimin,,,,dhe kjo e dyta ka gjasa te ndodhe,,,,,,nje Qipro e dyte
    Ka marrë fund puna. Do e bitisë këtë çështje Trumpi. Arsyeja e ndryshimit të kufijve pikërisht për këtë do bëhet, për të përfshirë sa më shumë popull shqiptar brenda kosovës, dhe ma më shumë serbë jashtë saj. (por ndoshta nuk është kjo arsyeja, nuk i kemi parë hartat konkretisht)
    Jam i bindur që me apo pa ndryshim kufijsh, Serbia ka shumë gjasa ta njohë pavarësinë e Kosovës gjatë presidencës së Trumpit. Një lajm që "çuditërisht" media shqiptare ose nuk e transmetoi që kur doli ose e transmetoi ashtu kalimthi, pasi dihet që sorosi i ka në xhep të dyja partitë shqiptare, akoma edhe merkeli është bushtra e sorosit.

    https://forum.shqipopedia.org/thread...ov%C3%ABs.374/

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Sondazhi: 43% e qytetarëve të Kosovës mbështesin bashkimin me Shqipërinë

    edhe Sorosin dikush e ka ne xhep,,,,,,,,natyrisht edhe Trumpin

    njohja e Kosoves si shtet i pavarun do bahet vetem atehere kur te zhduket cdo ndjenje etnike tek popullsia e saj,,,,,,,kur kultura dhe arti i saj popullor te shkrihet (integrohet) me popujt per rreth,,,,kur 43% te zbrese ne 5%

    Ate qe nuk beri TITO,(asimilimin ) ,,,,,,,,do ta bojne nderkombetaret me mjete dhe menyra te tjera (pa dhune dhe pa shperngulje),,,dmth,,,doren ne qafe e gishtin ne byce
    Ndryshuar për herë të fundit nga loni-loni : 12-04-2019 më 18:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •