Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Lezhë: Përkujtohet 120 vjetori i themelimit të shoqërisë "Bashkimi"

    Në Lezhë u përkujtua 120 vjetori i themelimit të shoqërisë "Bashkimi", e cila në një periudhë të rëndësishme të historisë, dha kontribut të vyer për kulturën kombëtare. Pjesë e veprimtarive ishte çelja e një fotoekspozite dhe botimi i Fjalorit të Gjuhës Shqipe, botuar në vitin 1908 nga Shoqëria “Bashkimi”. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte në Lezhë ku përgatiti kronikën.



    Zeri i Amerikes

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lezhë: Përkujtohet 120 vjetori i themelimit të shoqërisë "Bashkimi"



    TV Rozafa

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lezhë: Përkujtohet 120 vjetori i themelimit të shoqërisë "Bashkimi"



    TV Rozafa

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lezhë: Përkujtohet 120 vjetori i themelimit të shoqërisë "Bashkimi"

    Harrohet “Bashkimi” i Shkodrës

    Skedarët e Bashkëngjitur 174905

    120 vite më parë në Janarin e 1899-es, në qytetin e Shkodres u krijua shoqëria gjuhësore – letrare “Bashkimi”, me nismëtar abatin e Mirditës imzot Preng Doçin.

    Bashkëthemelues qenë klerikët katolikë: at Gjergj Fishta, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjeda, Imzot Dodë Koleci, Dom Ndoc Nikaj, Dom Mark Shllaku dhe At Pashk Bardhi.

    Shtëpia fare pranë katedrales së Shkodres do të ishte streha prej ku do të buronte dija, e nga ku doli edhe një alfabeti i njësuar i gjuhës shqipe.

    Nikë Ukgjini, studiues: Shoqëria “Bashkimi” ka një rol të pazëvendësueshëm.

    Por ky përvjetor kaloi pa vëmendjen e merituar.

    Banesa karakteristike ku lindi dhe u frymëzua ky kontribut kombëtar po shkon drejt shembjes.

    Një vit më parë ish ministrja e kulturës Mirela Kumbaro pasi e vizitoi nga afër dha lajmin e shpalljes monument kulture. Por prej asaj dite e deri më sot asgjë nuk u bë më shumë.

    Studiuesi Ukgjini i qëndron idesë të kthimit të saj në një muze që do të kishte vlera të veçanta historike por edhe arkitekturore.

    Ukgjini: Jemi në proces që të shpallet muze dhe të bëhet një vend ku studiuesit dhe udhëtarët të vijnë ta shohin këtë copëz të kulturës tonë.

    Në 3 dhjetor të 2018-s, kryetarja e bashkisë Shkoder Voltana Ademi i dërgoi për këtë çështje një letër kryeministrit Edi Rama ku kërkon kthimin e saj në muze.

    Deri më tani nuk ka patur një reagim nga ana e kryeministrit, ministrisë së kulturës apo institucioneve të varësisë në Shkodër mbi fatin e kësaj ndërtese.



    Koha Jone

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Kreksi (01-03-2019)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •