Kur boomerangu godet pronarin



Postuar: 24/02/2019 - 09:41

Nė radhėn e pėrpjekjeve pėr tė justifikuar veprimet e paarsyeshme dhe alogjike tė ish kryetarit tė opozitės, nėn ndikimin e fortė tė rrezikut tė pėrballjes me Drejtėsinė e re pas realizimit tė Vettingut, pupeti i tij ėshtė pėrpjekur disa herė tė krijojė njė furtunė dhe destabilizim nė Shqipėri, por nė fakt ka krijuar njė furtunė nė njė gotė uji.

Populli, madje dhe populli opozitar po shohin se ēfarė mostrash kanė bllokuar partinė mė tė madhe tė opozitės, tė cilėt duke kaluar humbje pas humbjesh vazhdojnė tė vjellin vrer , tė shajnė e tė mallkojnė jo vetėm mazhorancėn, por mė e keqja ėshtė se po nxijnė padrejtėsisht vendin e tyre, vendin tonė-Shqipėrinė. Djallėzia e fundit e ish kryetarit tė PD, ishte detyrimi qė u bėri deputetėve tė vet, qė tė djegin mandatet dhe tė hidhen nė protesta, dhe i gjithė ky akt i pashembullt marrėzie politike nė njė vend demokratik si Shqipėria, megjithė problemet e veta qė ka nė kėtė qeverisje, ėshtė duke dhėnė dy rezultate negative pėr vendin, por edhe njė rezultat tė papritur qė mund ta quajmė edhe si njė fenomen anėsor, por si tė thuash pozitiv. Kush janė kėto rezultate negative?

Sė pari, rezultati negativ ėshtė pėrpjekja nga ana e opozitės pėr ta paraqitur nė sytė e ndėrkombėtarėve Shqipėrinė si njė vend pa ligje dhe i destabilizuar, me ngjyra bardhė e zi.

Sė dyti, brenda vendit janė pėrpjekjet pėr ta destabilizuar vendin me ēdo kusht duke krijuar precedentė nga mė haluēinativėt, si mungesa totali e bashkėpunimit me qeverisjen nė dobi tė hapjes sė negociatave, mungesa totale e bashkėpunimit midis bashkive ku ka fituar opozita me qeverisjen qendrore, sulmet e pareshtura ofenduese, krijimi i zhurmave mediatike pėr tė shtrembėruar realitetin nė Shqipėri, pėrdorimin e kėtij tė ashtuquajturi `pushtet i katėrt`, duke patur nėn patronazh shumicėn e kanaleve tv private shqiptare dhe gazetave, dhe mė negativja ėshtė pėrdorimi i sulmeve personale ndaj parlamentarėve tė mazhorancės, derdhja e gjithė atij mllefi, inati, sharjesh, shpifje e gėnjeshtrash dhe akuzash kundėr qeverisė, qeverisjes, personave tė veēantė, gjė qė nuk ka prodhuar gjė tjetėr pėrveēse neveri dhe zhgėnjim nė popull, duke pakėsuar pėrditė e mė tepėr pėrqindjen e njerėzve qė pėrkrahin opozitėn.

Pėrdorimi i fjalorit banal dhe shprehjeve si: `Do t’i japim plumb ballit,… do tė djegim Kryeministrinė,...do ta varim me shall… do tė marrim armėt..., etj., tė gjitha kėto vetėm e vetėm pėr tė shkaktuar destabilizim tė vendit- ka shkaktuar reagim nga popullata, dhe ky reagim shihet tek numri i pakėt i njerėzve qė po dalin nė protestat e stisura dhe pa asnjė ide apo program pėr tė mirėn e popullit, por vetėm me qėllimin dashakeq tė destruktivitetit.

Idea djallėzore e tė dy pėrpjekjeve pėr tė krijuar pseudo-rezultate negative pėrpara ndėrkombėtarėve dhe pėr tė nxirė qeverisjen e vendin tonė, dihet se e kanė qėllimin pėr tė shmangur pėrballjen me ligjin tė ish kreut tė PD, dhe disa krerėve tė tjerė tė opozitės sė sotme, duke u pėrpjekur tė zhvendoset vėmendja e popullit dhe e ndėrkombėtarėve nga halli i tyre por pėr tė vėnė nė qendėr tė vėmendjes kryeministrin dhe qeverisjen, e cila nė fakt po punon dhe ka arritur rezultate tė mira me gjithė tė metat...

Objektivi ėshtė qė kjo opozitė, nė vend qė tė luajė rolin e saj brenda institucioneve pėrpiqet tė krijojė njė gėnjeshtėr sa mė tė madhe pėr ta bėrė atė tė besueshme dhe kėtė po pėrpiqet ta realizojė nėpėrmjet disa mediave dhe gazetave tė paguara, tė cilat kanė disa vite qė shtrembėrojnė realitetin me lajme jo reale e shpifje ndaj drejtuesve tė qeverisjes. Ashtu sikundėr thonė amerikanėt: `Ėant to Make a Lie Seem True? Say it Again. And Again. And Again~ (doni qė njė gėnjeshtėr tė duket e vėrtetė? Pėrsėriteni vazhdimisht atė, pėrsėri dhe pėrsėri). Pra, aspak e habitshme strategjia qė ka zgjedhur opozita shqiptare. Nė vend qė tė luajė rolin konstruktiv si opozitė e vendit, ka zgjedhur mashtrimin dhe gėnjeshtrėn tė cilėn e pėrsėrit ēdo ditė e cdo orė nėpėr tv e gazetat e tyre duke pėrdorur fajet e tyre dhe gabimet e tyre sikur i ka bėrė qeverisja e sotme, e cila konfirmohet edhe nėpėrmjet fjalės sė urtė shqiptare: `Hajduti thėrret kapeni hajdutin.Pėrse perceptohet tek njė pjesė e popullit si tė vėrteta - shpifjet e opozitės?

Sepse ka njė element fiziologjik nė trurin e njeriut: nė shumė rastet faktet nuk ka rėndėsi nėse janė tė vėrteta ose jo. Nėse njerėzit pėrsėritin faktet e servirura kaq shpesh sa qė pastaj i besojnė si fakte tė vėrteta. Ky efekt quhet veprim `iluzor` ose `iluzion`. Politikanėt, tregtarėt janė mjeshtra pėr tė manipuluar kėtė prirje cognitive (njohėse) tė veēantė tė trurit tė njeriut- me tė cilėn ata bėhen edhe shumė familjarė me tė.(nga Emily Dreyfuss- https://www.wired.com/2017/02/dont-b...epeat./).Rasti i fundit, djegia e mandateve ishte veprimi i fundit djallėzor i ish kryeministrit pėr t’u mbushur mendjen shqiptarėve dhe tė huajve qė qeverisja ėshtė keq, shteti ėshtė keq, populli ėshtė keq, kryeministri aktual ėshtė i keq, etj., dhe e gjitha i ngjan kėngės sė Adriano Ēelentos tė para disa viteve `La Situacione politico non e buona`.

Ē`po ndodh me mandatet e djegura? Mesa duket, shkopi i boomerangut qė hodhi Klani i ish -kryeministrit (dhe sigurisht ishte ide e tij), nė pamundėsi qė tė derdhur gjak dhe plumba mbi popullatėn, do tė kthehet shumė shpejt nė dėm tė tij dhe do tė godasė vetė pronarin sepse pronari nuk e ka parashikuar flurudhėn e budallallėkut qė bėri. Pse? Sepse pa dashje, ashtu sikundėr thonė qė “gjuha vete ku dhėmb dhėmbi”, edhe largimi nė formė proteste me `djegie mandatesh` tė opozitarėve, tė kėtyre opozitarėve kukulla (qė ne i quajmė sahanlėpirės dhe qė bėjnė ēfarė do pronari), ėshtė njė mundėsi e mirė qė tė shpėtojė populli dhe parlamenti nga kėta zullumqarė e prishėsh tė ardhmėrisė sė vendit me veprimet e tyre rrugaēėrore. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė akoma disa njerėz opozitarė, madje edhe popull, nuk e kuptojnė se ēfarė njerėzish paskan zgjedhur pėr t’i pėrfaqėsuar, por ėshtė e qartė se vendi po shpėton njėherė e mirė nga kėta palaēo qė po e nxijnė dhe tradhtojnė vendin e tyre me sharjet, mllefet, pisllėqet e derdhura ditė pėr ditė nė parlament, por edhe nėpėrmjet `tė paekspozuarve`, `360 gradė` etj., vetėm e vetėm qė tė shpėtojnė lėkurėn e padronėve tė tyre qė i paguajnė. Me sa duket, pronari dhe pronarėt nuk kanė analizuar se flurudha e boomerangut ėshtė e paparashikueshme.

Nga Pirro PRIFTI