Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave në Shqipëri
Materiali në vazhdim u përgatit për Zërin e Amerikës nga gazetarja Klodiana Lala dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN.
Dhjetra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor.
Në katin e tretë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, zyrat e prokurorëve që drejtojnë hetimet e dosjeve 339 dhe 339/1 janë të mbushura dëng me dokumente. Fletët e fashikujve gjenden të shpërndara mbi tavolina dhe dysheme, ndërkohë që një seri kutish kartoni të mbushura me CD presin radhën për t’u zbardhur.
Mbi njërën prej kutive dallon shënimi me shkrim dore “korrupsion dhe blerje votash; 42 CD”.
Një kat më poshtë, katër oficerë të policisë gjyqësore transkriptojnë përgjime që datojnë nga viti 2016. Nuk ka ende një bilanc të qartë, por mbeten ende dhjetra CD me përgjime të patranskriptuara.
Dosja hetimore 339 zuri fill në vitin 2016 me përgjimin e anëtarëve të një organizate të krimit të organizuar me bazë në Shijak dhe me fije të shpërndara në të dy skajet e Shqipërisë, të përfshirë në trafikun e heroinës dhe të kokainës.
Bisedat telefonike me grupin “Avdyli” e zgjeruan rrethin e hetimeve edhe te një numër zyrtarësh dhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikime me tokat.
E ndarë më vete në vitin 2017, nga dosja 339/1 është zbuluar vetëm “maja e ajsbergut”.
Por të dhënat e siguruara nga BIRN hedhin dritë mbi episode të dyshuara të përfshirjes së krimit të organizuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Durrës, Kavajë dhe Lezhë, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri elektoral pa kryer ende një reformë të thellë zgjedhore.
Dokumente hetimore dhe përgjime të siguruara nga BIRN ngrejnë dyshime se anëtarët e grupit Avdyli u përfshinë në blerje votash në ndihmë të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017.
Bisedat telefonike tregojnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me akses pranë disa institucioneve kyçe në Durrës.
Përfshirja e grupit “Avdyli” në shit-blerje votash nuk është një rast i izoluar. Një hetim i dytë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur pas kallëzimit të Partisë Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve të 11 shtatorit 2016 në Dibër ekspozon gjithashtu persona me precedentë si dhe aparatin shtetëror lokal në orientimin apo manipulimin e votës.
Rekrutimi i personazheve të krimit të organizuar për mbushjen e hambarit të votave fajësohet si një ndër arsyet kryesore për rrënimin e besimit për zgjedhje të lira në Shqipëri.
Opozita akuzon kryeministrin Rama se e ka kthyer bashkëpunimin me krimin në një strategji për mbajtjen e pushtetit, ndërkohë që Partia Socialiste dhe kryeministri i kanë mohuar akuzat dhe i cilësojnë ato alibi për humbjen e zgjedhjeve.
Megjithatë, ekspertë të zgjedhjeve u bien këmbanave të alarmit se roli i grupeve kriminale në disa zona periferike është tanimë edhe më i madh se ai i partive politike.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar vazhdimin e hetimeve për përfshirjen e dyshuar të Avdylajve në zgjedhje apo në korrupsion me sektorë të ndryshëm të administratës. Ndërsa dy prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi refuzuan të komentonin mbi ecurinë e hetimeve.
Në tetor 2018, prokuroria deklaroi se po hetonte edhe veprimtarinë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako-por pa specifikuar konkretisht se për çfarë. Dako nuk i ka mohuar bisedat telefonike me vëllezërit Avdyli dhe i ka paraqitur komunikimet me ta si të barabarta me qytetarët e tjerë që e mbështesin në zgjedhje.
I kontaktuar nga BIRN, Dako refuzoi të komentonte mbi marrëdhëniet e shtrira në kohë me vëllezërit Avdyli, mbi ç’mënyrë ishte ndihmuar prej tyre në zgjedhje apo nëse në këmbim, u kishte ofruar atyre zgjidhje të problemeve.
“Unë nuk jam marrë asnjëherë në pyetje nga Prokuroria,” tha ai.
Vota, dreka dhe trafik influence
Përpara se të shfaqte interes për kryebashkiakun Dako dhe procesin zgjedhor në qarkun e Durrësit, Astrit Avdyli, 45 vjeçari nga Shijaku që akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si kreu i grupit të organizuar në trafikun e drogës, kishte probleme të tjera.
I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10 vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdyli u lirua pas 13 vitesh burg, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse". Ai doli nga burgu më 2 mars 2016, pasi Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se vetëm pak kohë pas lirimit nga burgu, Avdyli u vendos nën hetim për përfshirje në trafikun e drogërave të forta.
Për dy vjet e gjysmë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kreu me qindra orë përgjime dhe ndërroi tre grupe prokurorësh, derisa në tetor 2018 ngriti akuza për 44 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm apo falsifikime masive me pronat.
“Veprimtaria kriminale ishte me qendër dhe pikë grumbullimi në qytetin e Shijakut, me referentë kryesorë vëllezërit Avdyli…strumbullarë të furnizimit me drogëra të forta, kryesisht heroinë dhe kokainë në të gjithë territorin kombëtar,” thuhet në kërkesën e prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.
Por ekskluziviteti i gjithëpranuar në trafikun e drogës nuk ishte i vetmi aktivitet i kryer nga Avdulajt.
Përgjimet e siguruara nga BIRN, të cilat janë pjesë e dosjes ende nën hetim 339/1, tregojnë se Altin Avdyli, i njohur si Niçja, ka pasur komunikime të vazhdueshme telefonike me kryebashkiakun Vangjush Dako nga janari 2017 deri në shkurt të vitit 2018. Përgjimet tregojnë gjithashtu se dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli kanë drekuar të paktën dy herë me Dakon në fillim të vitit 2017.
Lidhja e kryebashkiakut me Avdylajt kulmoi megjithatë në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ku një bisedë e publikuar tashmë nga media, tregon përfshirjen e grupit të Shijakut në procesin zgjedhor.
Mbrëmjen e 24 qershorit, Altin Avdyli është përgjuar teksa komunikon me një person të panjohur, i cili i premton 6 vota dhe i kërkon që “t’i thotë Vangjushit që t’u japë ndonjë lek që të votojnë”.
Dy ditë pas zgjedhjeve, më 27 qershor 2017, Dako është përgjuar sërish teksa flet në telefon me Altin Avdylin dhe kërkon të takohet me të vëllanë, Astritin. Sipas transkriptit të zbardhur, Dako thotë “doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë…”.
Një prokuror në dijeni të hetimit, që foli me BIRN në kushtet e anonimatit tha se kreu i dyshuar i bandës, Astrit Avdyli komunikonte me kryebashkiakun Dako jo me telefonin e tij, por përmes personave të tjerë. Prokurori i tha BIRN se rrjedhja në media e lajmit se kryebashkiaku Dako ishte përgjuar në nëntor 2017 e dëmtoi hetimin. Por komunikimet u ndërprenë vetëm përkohësisht.
“Mund të them që janë me dhjetra telefonata të përgjuara,” tha prokurori. “Kryesisht flisnin për takime të ndërsjella, për të drekuar apo darkuar. Komunikonin edhe për probleme të tjera, kërkonin zgjidhje të problemeve të përditshme,” shtoi ai.
Përgjimet e siguruara nga BIRN tregojnë se Dako ishte zyrtari më i lartë, por jo i vetmi që kultivoi raporte të ndërsjellta me vëllezërit Avdyli.
Një numër zyrtarësh lokalë në institucione kyçe si inspektorë të INUK, drejtues në bashki, punonjës të Sigurisë Portuale apo madje edhe të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë përgjuar gjatë komunikimeve me vëllezërit Avdyli në fillim të vitit 2018, ndërkohë që këta të fundit kërkonin favore të llojeve të ndryshme.
Dokumentet tregojnë gjithashtu se vëllezërit Avdyli kanë komentuar apo ndjekur me interes zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndonëse nga bisedat nuk del qartë se kush ishte kandidati i preferuar.
Bashkia e Durrësit rezulton të jetë vetëm njëra prej zonave të influencës së grupit të dyshuar kriminal, ndërsa të dhënat hetimore tregojnë se ata janë përfshirë edhe në Kavajë. Ndërsa në Lezhë, përgjimet tregojnë se vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka flet gjithashtu për blerje votash.
“…Nga përgjimet e telefonave celularë në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, si para dhe gjatë fushatës zgjedhore është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla (para) zgjedhësve për të votuar kandidatët për deputetë nën siglën e Partisë Socialiste, të dhëna këto që dalin nga përgjimet,” shkruhet në dosjen hetimore.
Megjithatë, jo të gjitha transaksionet për votat kanë shkuar fjollë.
Një telefonatë e përgjuar dy ditë pas zgjedhjeve, të cilët hetuesit e çështjes e identifikojnë në zonën e Kavajës- por që BIRN nuk arriti ta verifikonte në mënyrë të pavarur, tregon jo vetëm fenomenin e blerjes së votës, por edhe fotografimin e saj dhe presionin për të kthyer paratë mbrapsht.
“Është filmue ajo punë, le tashi. Të më japë lekët mbrapsht Miri, ka mbaruar ai muhabet,” thotë njëri prej biseduesve. “Ne i japim lekët me mbaru ato punë e halle që keni, jo me dhanë lekë e mos me dhanë votën,” shtohet aty, duke kërkuar që lekët të kthehen urgjentisht mbrapsht.
Makineria e Dibrës
Prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, akuzat për lidhje të politikës me krimin dhe përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje kanë qenë pjesë dominante e debatit politik në Shqipëri.
Partia Demokratike në opozitë i intensifikoi akuzat në zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe veçanërisht gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit 2017-kur Partia Socialiste mori e vetme mandatin për të qeverisur vendin.
Aludimet për blerje të votës u reflektuan edhe në raportin e fundit të OSBE/ODIHR-it.
“Të dyja këto parti [Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim] treguan disa raste konkrete, por në mungesë të provave të mjaftueshme konkluduese, nuk paraqitën ndonjë ankim ligjor kundër rezultateve. Megjithatë, ato iu përmbajtën deklaratës së tyre të palëkundur se shkalla e blerjes së votës ishte e lidhur me sasi të mëdha parash të vëna në dispozicion nga kultivimi kriminal i drogës,” shkruhet në raport.
Një hetim i dytë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur gjithashtu në vitin 2016 pas një kallëzimi të Partisë Demokratike për manipulim zgjedhjesh në Dibër ngre dyshime për përfshirjen e zyrtarëve lokalë dhe personave me precedentë në shit-blerje të votës, premtime për vende pune dhe në disa raste, edhe përmes kanosjes.
Procedimi me nr:184/2016 lidhet me zgjedhjet e kryera më 11 shtator 2016 në Dibër për të zgjedhur pasardhësin e Shukri Xhelilit-i shkarkuar pasi u kap mat në një video-regjistrim ndërsa kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Por zgjedhjet e reja, të cilat nxorrën fitues mjekun socialist Muharrem Rama u përbaltën nga akuzat për shit-blerje të votës dhe përfshirje të personazheve me të kaluar të errët në zgjedhje.
Në prag të zgjedhjeve, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal ndaj një morie drejtuesish lokalë të policisë, drejtorisë së Arsimit, OSHEE-së, Tatimeve si dhe denoncoi publikisht Ymer Lalën, një personazh kontrovers me lidhje të forta në zonë.
Por dy vjet e gjysmë pas këtij kallëzimi, çështja me nr: 184/2016 kaloi gjithashtu nëpër duart e disa prokurorëve dhe nuk është finalizuar ende.
Ish-prokurori Gentian Trenova, i cili mori i pari në dorë kallëzimin e Partisë Demokratike kujton për BIRN se menjëherë pas kallëzimit u vendosën nën përgjim rreth 20 numra telefoni.
“Përgjatë ditëve 8, 9 dhe 10 shtator u përgjuan me dhjetra telefonata, ku ndër të tjera flitej për blerjen e votës,” tha Trenova, i cili shtoi se mes bisedave të përgjuara ndodheshin edhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.
Trenova u largua nga çështja, pasi u transferua nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Apelit të Tiranës. Çështja ndodhet aktualisht mbi tavolinën e punës së prokurorit Klodian Braho.
BIRN mësoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë nën hetim drejtues të policisë në Dibër dhe Bulqizë si dhe zyrtarë të drejtorisë Arsimore apo të Tatimeve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në mënyrë të paligjshme në proces zgjedhor, se kanë premtuar vende pune në këmbim të votës.
Megjithatë, njësoj si në dosjen me nr.339/1, edhe hetimi për manipulimin e votave në Dibër pengohet nga përgjimet voluminoze, pasi rreth 60 CD vazhdojnë të presin radhën për t’u zbardhur.
Minimi i zgjedhjeve
Përfshirja e “individëve të fortë” në zgjedhjet shqiptare nuk është një fenomen i ri. Që pas rënies së regjimit komunist dhe hapjes së vendit ndaj zgjedhjeve pluraliste, partitë politike kanë kërkuar herë pas herë edhe “muskujt” në garat kundër kundërshtarëve.
Megjithatë, ekspertë dhe monitorues të sistemit zgjedhor në Shqipëri shprehen të shqetësuar për përhapjen e fenomenit pas zgjedhjeve të vitit 2013 si dhe sofistikimin e mënyrës sesi krimi i organizuar dikton në zgjedhje.
Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike i tha BIRN se monitoruan këtë aspekt në zgjedhjet e vitit 2017 dhe rezultoi se në disa zona specifike, roli i grupeve kriminale në fushatë ishte edhe më i madh se ai i partive politike.
Krasniqi rendit Dibrën, Elbasanin, Shkodrën, Durrësin, Kavajën dhe Lezhën si zona më problematike.
“Fillimisht patëm sponsorizim të botës së krimit ndaj politikanëve lokalë që duan të merren me politikë, më pas kaluam në kandidim të vetë elementëve kriminalë në zgjedhje. Në fazën e tretë kemi të dy fenomenet, sponsorizim dhe kandidim,“ tha Krasniqi për BIRN.
Ndërsa Dritan Taulla, zv.kryetar i Shoqatës KRIIK argumenton se forcimi i lidhjeve politike ka ardhur me evoluimin e aktivitetit kriminal dhe fuqizimin ekonomik të individëve të implikuar në krime.
“Kanë evoluar edhe format e mbështetjes ndaj politikës, derisa në vitin 2013 pati një numër të konsiderueshëm personash me precedentë penalë në funksione publike (përfshi parlamentin), ç’ka shpuri në nevojën emergjente për dekriminalizim,” tha Taulla.
Ekspertët Krasniqi dhe Taulla rendisin një mori formash të përfshirjes së krimit të organizuar në zgjedhje, që lidhen kryesisht me përcaktimin e komisionerëve, financimin e kandidatëve të caktuar, përfshirjen direkte në tregtimin e votës apo intimidimin e zgjedhësve apo komisionerëve të partive kundërshtare.
“Në këmbim ata fitojnë “imunitet politik” apo përfitime ekonomike përmes pjesmarrjes së tendera publikë,” tha Krasniqi.
Përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje fajësohet edhe për humbjen e moralitetit dhe të integritetit politik në Shqipëri. Ekspertët kujtojnë përgjimet e publikuara të kryebashkiakut Dako dhe reagimin e këtij të fundit, si anashkalim të moralitetit politik, të llogaridhënies dhe përgjegjësisë.
“Për më tepër, mungesa e një reagimi publik nga partia në emër të së cilës kryebashkiaku Dako është zgjedhur, sugjeron se kjo nuk është thjesht një qasje personale e tij,” tha Dritan Taulla për BIRN.
Krasniqi bie dakord, ndërsa shton se lidhjet mes krimit dhe politikës kanë dëmtuar shtetin dhe integritetin e tij.
“Ata kanë krijuar idenë përgjithshme se në demokraci gjithcka është në shitje. Sot është krijuar ideja se askush nuk mund të fitojë në zgjedhje nëse nuk merr mbështetjen e grupeve të tilla,” përfundoi Krasniqi.
Zeri i Amerikes / BIRN
Dokumente nga përgjimet
![]()
Dosja 339/ Sekretet e mazhorancës në qindra CD
Nga Basir Çollaku
Qindra CD të pazbardhura të 339 janë sekretet e mazhorancës dhe pushtetit, që ruhen nga Donika Prela dhe Arta Marku. Kjo është superdosja elektorale ku pushteti dhe bandat kanë punuar së bashku dhe më pas kanë ndarë njëlloj bashkë pushtetin e fituar.
Dosja e nxehtë ruhet nga zonjat e Prokurorisë të cilat garojnë dhe për vendet e njëra-tjetrës, në fshehtësi. Në dosjen 339 të janë qindra CD përgjimesh, ende të pazbardhura, që kanë mëkate tronditëse për qeverinë. Ndaj duhet të qëndrojnë në detyra eprorësh njerëzit e bindur, si kasaforta të mosshpërthimit të hetimit.
Kush i financon prokurorët, gjykatësit, trupën drejtuese të sistemit, në promovim karriere në këtë kohë të mbrapshtë, kur zhurma të mbyt për reformën, e heshtja bën hatanë nën dorë?!
Dyshimet serioze vështirë t’i shoqërosh me prova bisedash, premtimesh, pagesash, shkresash, por ama sjelljet në hetime prokurorie dhe vendime gjykatash, janë më tepër bindëse se hamendësimet.
Po përse?!
Emërimi i njëanshëm, jokonsensual i Arta Markut, sipas Kushtetutës, i përkohshëm, e për pak javë u bë vite, shpërndarja internuese e Prokurorëve të Krimeve të Rënda të dosjes “Shullazi” e “Tahiri”, mbarimi i atyre të “Dajtit”, shpërblimi i Donika Prelës nga Durrësi ditën e vjedhjes së postës sekrete të prokurorisë, me emërim në krye të Prokurorisë për Krimeve të Rënda, e mjaft vendime haptazi të paligjshme, kanë futur drejtësinë në rrugë të verbër.
Dosja 339, është një investim partnerësh më së shumti, me fashikuj të pafund përgjimesh, për blerjen masive të votave në të gjithë qarqet e Shqipërisë.
Ajo zbardhi skemën kriminale të bashkëpunimit të qeverisë, eksponentëve të lartë politik dhe publik. Në të kemi, kryebashkiakë, si Gjushi me shoqni, prefektë, disa ministra, plot deputetë, shumë zyrtarë të lartë, të cilët hapur drekojnë, kuvendojnë, shkëmbejnë para dhe ndere për tendera, punë publike, para publike, me organizata kriminale, të trafikut të drogave të shtrenjta si heroinë, kokainë.
E gjithë sasia e përfitimeve të paligjshme shkonte tek Edi Rama, arkitekti i rritjes së numrave në Parlament dhe ndenjësve nëpër Bashki, me ortakëri me bandat. Me gjithë konspiracioinin, mbylljen hermetike të Prokurorisë, për të mos dalë sheshit zullumet e frikshme të kësaj dosje, Zëri i Amerikës dhe BIRN publikuan materiale shokuese. Fajtorët nuk shkuan as në burg, as askund, por qëndrojnë ende në pushtet.
E nisën me dosjen Shullazi, duke larguar mbi 10 Prokurorë të Krimeve të Rënda, pjesë e rëndësishme hetimi edhe në 339-ën. Vijuan me lehtësira befasuese për Dritan Dajtin. Kulmon me komedinë me bosin Klement Balilin. Donika Prela bëri rrëmujën e paprecedentë në Krimet e Rënda, duke degraduar deri në sherr fizik. Arta Marku nisi procedimin disiplinor dhe transferimin, ku nuk mungonin Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, dy ish-drejtues të Krimeve të Rënda. Gjykata Administrative vendosi kundër Donikës dhe Artës, duke vendosur se zonjat drejtuese kanë vepruar paligjshmërisht.
Sërish halli kthehet te 339, Kodi i Kuq për mazhorancën dhe kryeminsitrin. Vangjush Dako del zbuluar në ortakëri me bandat, deputetët drejtues në burgje dhe terren elektoral dalin hapur në aktivitet kriminal, në favor të plackitjeve të votave. Donika dhe Arta nuk e arrestojnë dot Dakon, nuk munden ta bëjnë nga frika e Ramës dhe të tjerëve. Po tani kush sponsorizon?
Dosja 339 është hapur politikë dhe krim. Bandat në Durrës, Lezhë, Dibër, Vlorë, Kukës, Shkodër, në mbi 9 qarqe kanë punuar për llogari të Rilindjes. Vangjushi, Ahmetaj, Gjiknuri, Tahiri, Sejdini, janë kryesisht më të dyshuarit për mbajtjen e fijeve lidhëse, të cilat kulmojnë tek shef Edi.
Fatmir Xhafa provoi të dilte nga laku dhe të arrestonte Dakon, por Donika dhe Arta nuk iu bindën. Sandër Lleshi as në ëndërr nuk mendon të sillet njëlloj. Ai mjaftohet me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rregulloret, ose kundragaz për gazetarët. Në këtë dosje gjenden të dhëna thuajse kinematografike për banda politiko-kriminale, të vjeljes së gjobave, për ministra e politikanë, të cilët nuk kanë dorëzuar taksat tek shefi.
Por çfarë po ndodh saktësisht?!
Rama nuk është vetëm. Bandat e lëna në qetësi, të patrazuara, mundet lehtësisht të kenë bërë marrëveshje me kryeministrin dhe të emërojnë në detyra të rëndësishme prokurorë e gjyqtarë, apo në për shumë KLPLGJ-ra dhe me marifete proceduriale paguajnë karriket ku janë ulur.
Të lirë apo nëpër qeli, të fortët e krimit, pasi kanë arkivuar telashet e përfshirjes së Ramës në këtë skemë pushteti, për llogari të tyre bëjnë çdo biznes. Në episode frike e trembje nga daljet e të fshehtave, Rama kanos butësisht si në lutje, duke thënë se janë dërguar mesazhe nga burgu, nga “qeveria tjetër”.
Ndaj nëse Donika dhe Arta japin kohë, leje, mundësi pune dosjes 339, të veprojë ligjërisht për Gjushin, ministra e deputetë, prefektë e zyrtarë dhe pa harruar shef Edin, atëherë 339, është vettingu i parë serioz në drejtësi..
Deri atëherë Gjushi mbetet siç vetëthotë akullore, e Rama një surrelas në pritje…
Koha Jone
Ministri jashtëm gjerman për DW: Të hetohen nga drejtësia votat e blera nga bandat e drogës
Pas deklaratave të para nga ndërkombëtarëve në lidhje me djegien e mandateve nga opozita, ata kanë filluar të reflektojnë dhe të kuptojnë se çka ndodhur në të vertetë me zgjedhjet e vitit 2017. Faktet e publikuara nga “Zëri Amerikës”, nga RAI dhe mediat serioze gjermane, italiane, franceze, etj, po ndërgjegjsojnë BE dhe në SHBA se duhet një zgjidhje politike e krizës.
Ministria e Jashtme gjermane thekson në një deklaratë tjetër të premten për Deutsche Welle, se akuzat për zgjedhjet duhet të trajtohen nga drejtësia dhe parlamenti.
Pas deklaratës së djeshme të Berlinit zyrtar për “djegien e mandateve” nga deputetët e opozitës shqiptare, Deutsche Welle e pyeti Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme edhe për protestat e opozitës. Përgjigja e Ministrisë së Punëve të Jashtme është si më poshtë:
“Akuzat që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mëparshme duhet të trajtohen dhe të gjykohen nga organet e drejtësisë dhe parlamenti. E drejta për të demonstruar është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Megjithatë, dhuna, siç e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ndihmojnë që protestat e mëtejshme të jenë paqësore.”
Deklarata zyrtare e ministrisë së Jashtme gjermane është në të njëjtën linjë me qëndrimin e mbajtur nga opozita në lidhje me blerjen e votave nga krimi i organizuar në pushtet. Opozita deklaroi se arsyeja përse nuk mund të qëndrojë më në Parlament dhe dogji mandatet është blerja e votave e provuar nga hetimet dhe përgjimet e partnerëve në katër qarqe të vendit.
Dosja e njohur ndryshe me emrin “339”, pavarësisht presionit të mediave vendase dhe botërore dhe opozitës, nuk hetohet nga Prokuroria.
Pak ditë më parë ishte televizioni italian Rai 2 ai që në një investigim të tijin në Shijak zbuloi se zgjedhjet në Shqipëri janë blerë me paratë e drogës dhe krimit.
Koha Jone
Profil i familjes Avdylaj/ Të fortët e Shijakut, drejtues të ‘superorganizatës’ së trafikut dhe manipuluesit e zgjedhjeve
14:54 05/06/19
Sot tabloidi gjerman Bild publikoi 6 audio-përgjime që implikojnë zyrtarë të lartë të PS, përfshi vetë Vangjush Dakon, në manipulim të zgjedhjeve. Personi në qendër të çdo përgjimi është kreu i bandës së Avdylajve të Shijakut, Astrit Avdyli.
Por kush është Astrit Avdyli?
Operacioni masiv i tetorit 2018 “Vol-Vo 4” vuri 44 persona në bankën e të pandehurve. Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, me 44 urdhër-arreste rezultoi se ekzistonin lidhje mes disa organizatave kriminale më në zë në vend të shtrira nga Jugu në Veri. Rezultoi se qendra e trafikut të Kokainës dhe Heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të angazhuara dhe organizatat e tjera kriminale. Në dokumentet ekskluzive, Prokuroria pati ndërtuar lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.
Sipas Prokurorisë në krye të kësaj superorganizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafikun e sasive të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drejt vendeve të BE-së. Pjesë e kësaj organizate, thekson prokuroria janë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si Safet Bajri, Astmer Bilali, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Gjevi Ndoka e Danjan Ndoka. Kjo dosje ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016, ku në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës.
Fillimet e rrugës kriminale të Avdylajve
Mbrëmjen e 22 tetorit 2018 u arrestuan vëllezërit Avdyli në Shijak së bashku me 20 persona të tjerë, ndërsa në kërkim është edhe Lul Berisha, i cili dyshohet se ndodhet jashtë vendit. Vëllezërit Avdyli akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra penale.
Por si nis rruga kriminale e Avdylajve? Në vitin 1996 vritet me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit kokës së bandës. Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë.
Dritan Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë që i kishte kërkuar Tefikut, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me një breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, Durim Kusi.
Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali merr hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. (lexo më poshtë daljen e parakohshme të Astrit Avdylit nga burgu.) Ndërkohë që spiralja e hakmarrjes nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.
Ndërkohë që Jasmin Avdyli është dënuar më parë në Itali pasi u përfshi në vrasjen e një marshalli italian. Ai kishte disa vite që ishte liruar nga burgu dhe jetonte në Shijak.
Ndërsa Flamur Avdyli prej vitit 1996 ka emigruar në Gjermani ku dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës së bashku me vëllezërit e tij.
Dalja para kohe nga burgu
VOA dhe BIRN bënë një investigim rrënjësor të dosjes 339 në janar të këtij viti. Një nga pjesët e investigimit fokusohet tek një nga kapot e grupit Avdylaj, i cili u lirua nga burgu, ku ishte për vrasje para se të mbaronte dënimin. Astrit Avdyli u lirua 3 vite para se të mbaronte dënimin pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvrasëse”.
Përpara se të shfaqte interes për kryebashkiakun Dako dhe procesin zgjedhor në qarkun e Durrësit, Astrit Avdyli, 45-vjeçari nga Shijaku që akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si kreu i grupit të organizuar në trafikun e drogës, kishte probleme të tjera.
I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10-vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdyli u lirua pas 13 vitesh burg, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse”. Ai doli nga burgu më 2 mars 2016, pasi Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se vetëm pak kohë pas lirimit nga burgu, Avdyli u vendos nën hetim për përfshirje në trafikun e drogërave të forta. Për dy vjet e gjysëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda kreu me qindra orë përgjime dhe ndërroi tre grupe prokurorësh, derisa në tetor 2018 ngriti akuza për 44 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm apo falsifikime masive me pronat.
“Veprimtaria kriminale ishte me qendër dhe pikë grumbullimi në qytetin e Shijakut, me referentë kryesorë vëllezërit Avdyli…strumbullarë të furnizimit me drogëra të forta, kryesisht heroinë dhe kokainë në të gjithë territorin kombëtar,” thuhet në kërkesën e prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Por ekskluziviteti i gjithëpranuar në trafikun e drogës nuk ishte i vetmi aktivitet i kryer nga Avdulajt. Dosja 339 zbuloi përfshirjen e grupit të Shijakut në procesin zgjedhor.
LAPSI
Grupi i Avdylajve/ Si dolën nga burgu patronazhistët që trafikonin kokainë dhe blinin vota për PS në Shijak
17:29 27/07/21
Lirimi nga burgu i Astrit Avdylajt, Jasin Kala dhe Fatos Llavdiut, të tre të akuzuar për trafik droge, rikthen në vëmëndje shërbimin që i bënë këta Partisë Socialiste në Shijak për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. I konsideruar si një ndër personazhet kryesorë të grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdylaj ishte në rolin e patronazhistit të PS-së sipas vetë drejtuesve të kësaj partie.
Por kur policia goditi grupet kriminale me operacionin “Vol-Vo 4”, u zbulua se linjat e trafikut që nisnin nga Amerika Latine apo nga Turqia bashkoheshin në qytezën e vogël të Shijakut, nën kontrollin e Avdylajve dhe prej andej shpërndaheshin mes grupeve të tjera kriminale brenda dhe jashtë vendit.
“Veprimtaria kriminale ishte me qendër dhe pikë grumbullimi në qytetin e Shijakut, me referentë kryesorë vëllezërit Avdyli…strumbullarë të furnizimit me drogëra të forta, kryesisht heroinë dhe kokainë në të gjithë territorin kombëtar,” thuhej në dosjen e prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara që hetuan për një periudhë kohe Avdylajt.
Dako e prezantoi Astrit Avdylajn si patronazhist të PS
Para se të zbulohej keqpërdorimi i të dhënave personale të qytetarëve për të monitoruar bindjet politike, socialistët e pranonin hapur se pjesë e skemës së patronazhit, mund të bëhej kushdo, edhe njerëz me rekorde të rënda kriminale.
I tillë ishte rasti i Avdylajve në Shijak, vëllezërve që u rekrutuan nga Vangjush Dako për të mbledhur vota, pavarësisht përfshirjes në trafik droge, vrasje, shfrytëzim prostitucioni etj.
Ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, e prezantoi Astrit Avdylajn si pjesë të skemës së patronazhit, siç duket në videon më poshtë e marrë nga një intervistë në Report Tv
VIDEO
Vangjush Dako: Patronazhimi apo censusi që i themi ne, është një detyrë që e ka Partia Socialiste dhe e ka çdo organizatë e saj, e cila merr listën e qytetarëve që jetojnë në atë zonë dhe e çmonton,”ky është refugjat”, “ky tjetri nuk vjen në votim”, “ky voton PS” “ky për PD” “ky me pikëpyetje” “këtë nuk e di” etj etj.
Gazetari: Deri këtu është në rregull. Edhe kur e bën PS. Po pse duhet ta bëjë Astrit Avdylaj këtë?Ky është momenti kompromentues.
Dako: Ai është vetëfutur dhe është duke punuar për fushatë për të ndihmuar Partinë Socialiste. Po punon. Po punon si një militant i thjeshtë. Në Shijak dhe në shumë qytete të vogla të Republikës së Shqipërisë, kjo është forma e fushatës. Njerëz që ty nuk ta merr mendja që merren me fushatë, janë njerëz marrin taksinë, marrin veturën e vet ose marrin furgonin hipin qytetarët dhe i sjellin tek qendrat e votimit. Punojnë më shumë se një militant i Partisë”
LAPSI
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-03-2025 më 16:27
Kush është Ilir Ndraxhi, deputeti i PS që del në përgjimet e BILD
22:04 05/06/19
Ilir Ndraxhi, deputeti i Partisë Socialiste, emri i të cilit është përmendur në përgjimet e Astrit Avdylajt, kreut të bandës së Shijakut të publikuara sot nga gazeta gjermane, “BILD”, mund të klasifikohet te pasanikët e Parlamentit Shqiptar.
Ilir Ndraxhi është një deputet që nuk është shfaqur në media, por ai është emër i njohur në qytetin e Shijakut për shkak të bizneseve të tij.
Në deklarimin e pasurisë të publikuar nga Opendata, Ilir Ndraxhi rezulton pronari i shumë pasurisë të paluajtshme, me mira metra truall, të cilët sipas deklarimeve të tij, janë blerë me të ardhurat e babait dhe nga kursimet personale.
Në total numërohen 10 pasuri të paluajtshme të deklaruara në Xhafzotaj të Durrësit, po ashtu në qytetin e Durrësit dhe në Kavajë.
Po ashtu ai deklaron se ka dhe 5 kredi bankare, njëra nga të cilat me vlerën mbi 1 milion dollarë.
Ndërkohë që raporton se është aksioner në katër shoqëri, ndërkohë që merr qiratë e disa pronave.
Ajo që bie në sy është fakti se në vitin 2017, Ilir Ndraxhi ka deklaruar dhe pagën e bashkëshortes, e cila punon në firmën e vëllait të tij, e cila paguhet me rrogë minimale, 30 mije lëkë në muaj.
“Bashkëshortja, Znj. Liljana Ndraxhi, të ardhura nga paga si punonjëse pranë shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k (01.01.2017 – 31.08.2017.), 30 000 lekë/muaj, 270 000 lekë”, thuhet në deklarimin e pasurisë.
Në formularin e dekriminalizimit, Ilir Ndraxhi rezulton të jetë i pa dënuar, por ai raporton se ka ndryshuar mbiemrin, nga “Nraxhi”, në “Ndraxhi”
Arsimimi dhe Puna
Ilir Ndraxhi në CV e tij kur ka kandiduar me Partinë Socialiste, shkruan se ka arsimin e lartë si “Inxhinier pyjesh”.
Ndërkohë që si eksperiencë pune, ai bën të ditur se e ka nisur si shofer në Parkun e Mallrave Durrës në vitin 1988-1992.
Ai ka punuar dhe shofer, edhe në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës, nga viti 1988-1992.
Ndërkohë që në vitin 1998 deri në 1998 ka punuar si menaxher në firmën “Ndraxhi”.
Në vitin 1999 deri më 2006, bashkëpronar me Muhamed Ndraxhin në firmën IAM.
Nga vitit 2006 dhe deri para se të behej deputet, ai ka qenë administrator i shoqërisë IAM.
Si trajnim, Ndraxhi shkruan se është kualifikuar në Marketing Ndërkombëtar për Plehra Kimike nga Muscle Shoals, Alabama USA.
DEKLARIMI I PASURISË SË DEPUTETIT TE PS-SË, ILIR NDRAXHI
Pasuri të paluajtshme
1) Pronar me 100 % i një sip. 2000 m2 në Durrës përfituar nëpërmjet kontratës së shitblerjes dt. 06.12.2007 me të ardhura nga babai i cili ka ushtruar aktivitet tregtar me shoqërinë ‘Nraxhi’ sh.p.k nga 21.03.1994 – 12.02.1999, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite, vlera 380 000 lekë.
2) Pronar me 100 % i një pasurie me sip. 2000 m2 në Durrës, përfituar sipas kontratës së shitblerjes dt. 31.08.2008 nga të ardhura nga babai i cili ka ushtruar aktivitet tregtar me shoqërinë ‘Nraxhi’ sh.p.k nga 21.03.1994 – 12.02.1999, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite, vlera 1 426 000 lekë.
3) Pronar me 100 % i një pasurie me sip. 4500 m2 në Xhafzotaj, Durrës përfituar me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi dt. 17.02.1997, sipas ligjit “Për tokën” dt. 19.07.1991.
4) Pronar me 100 % i një pasurie tokë-truall me sip. 1005 m2, sip. ndërtimore 120 m2 në Durrës, përfituar me kontratë shitblerje dt. 29.03.2010 të ardhura nga babai i cili ka ushtruar aktivitet tregtar me shoqërinë ‘Nraxhi’ sh.p.k nga 21.03.1994 – 12.02.1999, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite, vlera 4 773 750 lekë.
5) Pronar me 100 % i një ap. me sip 114 m2 në Durrës përfituar me kontratë shitblerje dt. 06.12.2004 me të ardhura nga babai i cili ka ushtruar aktivitet tregtar me shoqërinë ‘Nraxhi’ sh.p.k nga 21.03.1994 – 12.02.1999, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite, vlera 1 500 000 lekë.
6) Pronar me 100 % i një pasurie truall – ndërtesë me sip. 234.3 m2, nga e cila 77 m2 ndërtesa në Kavajë, përfituar me kontratë shitje dt. 08.03.2005, kontratë shitje dt. 12.10.2011, lidhur me ALUIZNI-n për kalimin e së drejtës së pronësisë së truallit dhe lejes së legalizimit nr. 345688 dt. 22.10.2012 për objektin shtesë anësore + shtesë kati, 1 kat në objektin ekzistues 1 kat shtesë blerë me të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë ndërsa vlera e investimit nga të ardhura personale të kursyera ndër vite. Vlera e pasurisë 2 050 000 lekë. ( 261 854 lekë vleë trualli + 2 500 lekë tarifë aplikimi + 7 029 lekë përditësimet. Vlera e investimit kati i dytë 1 300 000 lekë tarifa.)
7) Bashkëpronar me bashkëshorten i një trualli me sip. 206.42 m2 nga kjo 174.42 m2 ndërtesë në Durrës, përfituar me kontratë shitblerje truall+ndërtesë dt. 04.05.2012, blerë me të ardhura nga babai i cili ka ushtruar aktivitet tregtar me shoqërinë ‘Nraxhi’ sh.p.k nga 21.03.1994 – 12.02.1999, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite, vlera 7 300 000 lekë.
8) Pronar me 100 % i një sip. 5969 m2 truall + 1197 m2 ndërtesë marrë sipas aktit të dorëzimit dt. 15.11.2009 në përfundim të procesit të likuidimit të shoqërisë “Prodhime metalike” sh.a, sipas të cilit bëhet kalimi i aktiveve afatgjatë truall + ndërtesë në këmbim të shlyerjes përfundimtare të aksioneve në masën 100 %. Këmbim në vlerë 100 % të aksioneve me vlerë 11 644 025 lekë.
9) Pronar me 100 % i një trualli me sip. 430 m2, sip. ndërtimi 229 m2 në Durrës, marrë sipas kontratës së shitblerjes dt. 07.04.2010 me shoqërinë ‘Dilaver Domi’ sh.p.k, pasuri kjo e siguruar nga të ardhura nga babai i cili ka ushtruar aktivitet tregtar me shoqërinë ‘Nraxhi’ sh.p.k nga 21.03.1994 – 12.02.1999, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite, vlera 2 042 500 lekë.
10) Pronar me 100 % i një trualli në Xhafzotaj të Durrësit, me sip. 6399 m2 në të cilin ndodhet një ndërtesë me sip. 3453 m2. Kjo pasuri vjen si bashkim i pasurisë me sip. 5969 m2 truall + 1197 m2 ndërtesë sipas aktit të dorëzimit dt. 15.11.2009 në përfundim të procesit të likuidimit të shoqërisë ‘Prodhime metalike’ sh.a dhe pasurisë truall me sip. 430 m2 dhe sip. ndërtese 229 m2, vendimi i KRRT-së nr. 1 dt. 21.01.2011 për miratimin e sheshit të ndërtimit, destinacionit dhe funksionet e tij në sip. 3954 m2.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë deri më 09.09.2017, nga të ardhura personale, 4 628 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë deri më 09.09.2017, të ardhura personale, 26 285 lekë.
3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë deri më 09.09.2017, të ardhura personale, 453.79 dollarë.
4) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë deri më 05.10.2017, të ardhura nga paga dhe depozitimi i gjendjes cash, 1 463 807 lekë.
5) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë deri më 09.09.2017, kursime personale, 119.41 euro.
6) Djali. Z. Armando Ndraxhi, kartë krediti me limit 280 000 lekë.
7) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në cilësinë e dorëzanësit (kontratë kredie dhënë shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k dt. 26.05.2017.), detyrimi i mbetur pashlyer, 130 199 573 lekë.
8) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në cilësinë dorëzanësit, (kontratë kredie dhënë shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k dt. 26.05.2017.), detyrimi i mbetur pashlyer, 1 695 953 dollarë.
9) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në cilësinë dorëzanësit sipas kontratës dt. 26.05.2017, detyrimi i mbetur pashlyer 11 999 076 lekë.
10) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në cilësinë dorëzanësit sipas kontratës dt. 26.05.2017, detyrimi i mbetur pashlyer 783 734 dollarë.
11) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në cilësinë dorëzanësit sipas kontratës dt. 26.05.2017, detyrimi i mbetur pashlyer 113 272 679 lekë.
12) Bashkëshortja, Znj. Liljana Ndraxhi, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë deri më dt. 28.09.2017, 26 712 lekë.
13) Djali, Z. Armando Ndraxhi, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë deri më 04.09.2017, të ardhura nga paga si punonjës i firmës ‘IAM’ sh.p.k, 54 552 lekë.
Tituj Financiarë (Bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara)
1) Aksioner në shoqërinë “Prodhime Metalike” sh.a, sipas kontratave të shitblerjes së aksioneve: kontratë dt. 15.07.2005, 4 500 000 lekë; kontratë dt. 15.07.2005, 4 500 000 lekë; kontratë dt. 15.07.2005, 4 500 000 lekë; kontratë dt. 15.07.2005, 3 100 000 lekë; kontratë dt. 15.07.2005, 4 000 000 lekë; kontratë dt. 15.07.2005, 3 900 000 lekë; blerë me të ardhura nga babai i cili ka ushtruar aktivitet tregtar me shoqërinë ‘Nraxhi’ sh.p.k nga 21.03.1994 – 12.02.1999, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite.
2) Ortak me 50 % në shoqërinë ‘IAM’ sh.p.k themeluar sipas vendimit dt. 12.03.1999, investim i babait, vlera e kapitalit 100 000 lekë.
3) Ortaku i vetëm i shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k pas blerjes së 50 % të kuotave të ortakut tjetër nëpërmjet kontratës së shitjes dt. 06.03.2006 në vlerën 12 550 000 lekë, shoqëria lënë nga babai. Vlera e kapitalit të shoqërisë 25 100 000 lekë.
4) Ortak me 72 % i shoqërisë ‘IAM’ shp.k pas bashkimit me përthithje me shoqërinë ‘Glan’ sh.p.k, sipas vendimit dt. 22.08.2015 dhe aktmarrëveshjes me dy palëve për bashkimin e shoqërisë. Vlera e aksioneve pas bashkimit, 120 100 000 lekë.
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
Të ardhura nga paga si administrator në shoqërinë ‘IAM’ sh.p.k sipas vërtetimit dt. 05.10.2017 (01.01.2017 – 31.08.2017.), 1 140 000 lekë.
Të ardhura Qiradhënie
1) Të ardhura nga kontrata e qirasë dt. 12.12.2013 me shoqërinë ‘A.L ASFALT’ sh.p.k në vlerë 10 000 lekë në muaj me afat 1-vjeçar, totali 120 000 lekë.
2) Të ardhura nga kontrata e qirasë dt. 16.05.2015 me shoqërinë ‘AGRO-MENS’ sh.p.k në vlerë 10 000 lekë në muaj me afat 5-vjeçar, (mbyllur pas 9 muajsh), 90 000 lekë.
3) Të ardhura nga kontrata e qirasë dt. 03.02.2016 me shoqërinë ‘AGRO-MENS’ sh.p.k në vlerë 26 000 lekë në muaj me afat 5-vjeçar, (mbyllur mbas 20 muajsh), 520 000 lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Bashkëshortja, Znj. Liljana Ndraxhi, të ardhura nga paga si punonjëse pranë shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k (01.01.2017 – 31.08.2017.), 30 000 lekë/muaj, 270 000 lekë.
PËRGJIMI I PUBLIKUAR NGA BILD
Astrit Avdylaj: Alo!
Ardian Kokomani: Hë mo!
Astrit Avdylaj: Si je kryetar?
Ardian Kokomani: Si ke qenë?
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bën?
Ardian Kokomani: Jam akoma këtej, sa kemi mbaru dhe po hamë drekë.
Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë! A e di pse të mora unë?
Ardian Kokomani: Po?
Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?
Ardian Kokomani: Po, po, të dëgjoj, po.
Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pim një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.
Ardian Kokomani: Atëhere, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë. Është ceremonia te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.
Astrit Avdylaj: Do takohemi në një kafe, do sjell Paparitin, që të jemi nesër që…më kupton?
Ardian Kokomani: Pa merak pa merak.
Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe Juli…e kupton ku e kam fjalën? Ngaqë është edhe ai, që të jesh edhe ti normal, po nuk ishe ti, a më kupton?
Ardian Kokomani: E kuptoj!
Astrit Avdylaj: Alo, ça the?
Ardian Kokomanit: Titi, pa merak them, atje në Durrës rri pa merak, se do jem dhe në ceremoni kshu që rri pa merak.
Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj, që do ashtu që të jesh edhe ti me këto më kupton?
Ardian Kokomanit: Po po!
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit!
Ardian Kokomani: Hajt ciao ciao!
LAPSI
"Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"
Lista e Durrësit/ Rama nuk ndahet dot nga Lir Nraxhi, kandidati i Avdylajve
Nëse dikush do ta dëgjonte për herë të parë Edi Ramën kur lëshon romuze për kandidatët e ndryshkur të opozitës dhe pastaj prezanton listat e kandidatëve të Partisë Socialiste me krenarinë e njeriut që e ka rifreskuar partinë, do të mendonte se më në fund Shqipëria ka shansin të dalë nga një epokë, ku vendi u mbajt peng nga një kastë e vjetër politike, mjafton të votojë ofertën e re që servir kryeministri.
Si mjeshtër i propagandës që është, Rama shpjegon shumë seriozisht se si listat e Partisë Socialiste janë produkt i një pune të mirëfilltë studimore, aty ku, njësoj sikur PS të ishte një lloj Harvardi politik, vetëm më të mirët dhe vetëm më të aftët kanë shansin të zgjidhen deputetë.
“Bëjmë të gjithë punën studimore, studimore të territorit, të potencialeve dhe bashkëpunojmë me komunitetet, me partinë, me aktorë dhe faktorë të shoqërisë për të kuptuar se cilët dhe cilat janë kandidatët më të përshtatshëm.” – deklaroi ai pak ditë më parë, në rubrikën “Sy m’sy”.
Si për ta vulosur këtë proces të sofistikuar meritokracie, sot në Lushnje ai shtoi me krenari: “Sot Shqipëria ka nevojë shumë për forcën dhe energjinë e të rinjve. Për këtë arsye i kemi dhënë njerëzve partinë më të re në garë dhe me mundësitë që të rinjtë të shkojnë në parlament”.
Duhet pranuar se, pavarësisht mungesës së autoritetit politik, një pjesë e mirë e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit janë emra të padëgjuar dhe të paprovuar më parë në jetën publike.
Megjithatë kjo është një gjysëm e vërtetë. Gjysma tjetër duhet parë në detajet e listës së Partisë Socialiste. Se detajet jo vetëm bëjnë diferencën, por e zhbëjnë propagandën e Ramës dhe dëshmojnë për një realitet tjetër në prapaskenë.
Në “listën e re” të Durrësit për shëmbull, atë që Rama e shet si “energji të re”, është prapë Ilir Ndraxhi. I njëjti që në përgjimet e dosjes “339” të publikuara nga gjermania BILD në vitin 2019 doli si ishte i përzgjedhuri i bandës së Avdylajve për në Kuvendin e Shqipërisë.
Ilir Nraxhi është njeriu që u fut në të njëjtën listë të kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 me bekimin e Astrit dhe Altin Avdylajt, që u rizgjodh sërish deputet në 2021, dhe që tani kërkon një mandat të tretë si kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.
Dhe nëse dikush mendon se dosja “339” është një legjendë urbane, le të kujtojmë se si u vendos Ilir Ndraxhi në listën e PS së Durrësit, jo nga një proces studimor në territorin e Shijakut, por nga një telefonatë mes eksponentëve të botës së krimit.
Në një nga përgjimet që u krye atëherë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe u publikua nga BILD, (përgjimi 1 i plotë poshtë) kreu i grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdylaj, flet me vëllain e Ndraxhit dhe i kërkon të dijë nëse “Liri” ka marrë një telefonatë “nga lart” për ta konfirmuar si kandidat i PS-së.
“Do punojmë shumë fort për të surprizuar ‘të gjatin’ (Ramën) me një rezultat 10 me 0,” thotë Astriti, duke e qartësuar se zgjedhjet nuk ishin as çështje programi, as çështje vizioni, por një çështje pazaresh.
Dhe ashtu ndodhi. Pa asnjë surprizë, Ilir Ndraxhi përfundoi në listën e PS-së në Durrës, duke përfaqësuar interesat e grupit kriminal të Avdylajve, në këmbim të mbështetjes së tyre në fushatën elektorale të PS-së në qytetin bregdetar.
Disa ditë më vonë, Avdylajt organizojnë një tjetër takim me kryebashkiakun e Shijakut, Ardian Kokomani dhe Vangjush Dakon, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Durrësit për të zyrtarizuar përfshirjen e Ndraxhit si përfaqësues i interesave të tyre në Kuvend. (përgjimi 2 i plotë poshtë)
Kur dosja u bë publike në vitin 2019, në një vend normal, një skandal i tillë do ta kishte fundosur karrierën e çdo politikani të përfshirë. Por Shqipëria nuk është një vend normal.
Në 2021, Ilir Ndraxhi u rizgjodh deputet dhe mori 2746 vota.
Në 2025, Rama e sjell sërish si një opsion të hapur për votën e qytetarëve, duke kërkuar një mandat të katërt për të. Po të llogarisim se në këto zgjedhje, nuk kandidon më as Edi Rama, as Rrahman Rraja, as Lefter Koka, atëherë rezulton se Ilir Nraxhi i ka të gjitha shanset që të hyjë në parlament edhe për këtë legjislaturë.
Kjo e Ilir Nrxhit nuk është një kandidaturë si gjithë të tjerat. Ajo duhet parë si një provë që pavarësisht propagandës për masat që po merren për krimin zgjedhor, struktura që e lidh atë me politikën mbetet e paprekur. Është e vërtetë që Vangjush Dako përfundoi në burg për një tender të manipuluar. Edhe Astrit Avdylaj u arrestua dhe u hetua nga prokuroria për akuzat për trafik droge.
Por si për njërin, ashtu dhe për tjetrin nuk pati hetim për skemën e marrjes së votave nëpërmjet presioneve dhe parave, një skemë që me gjasë vazhdon të funksionojë, pasi banda e Shijakut u godit nga drejtësia, por lidhjet që kishte ndërtuar me Partinë Socialiste mbeten ende aty.
Prandaj pas çdo zgjedhjeje, dalin në krye të njëjtat fytyra, të njëjtat skandale, dhe të njëjtat banda që diktojnë kush do të ulet në karriget e parlamentit. Dhe kjo e vërtetë është më kokëfortë se çdo fjalim i Ramës për energjinë e re në lista dhe pavarësisht sa për të qeshur bëjnë batutat e tij për opozitën.
PëRGJIMI I PUBLIKUAR NGA BILD Që LIDHET ME ILIR NRAXHIN
Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Avdylajve në Shijak, telefonon arjan Ndraxhin, vëllain e “Lirit” (Ilir Ndraxhi), deputetit të ardhshëm të Partisë Socialiste.
Klani kriminal i avdylajve, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama përmes kryebashkiakut Vangjush Dako, që Ilir Ndraxhi të listohet si kandidat për deputet në listën e PS-së për rrethin e Durrësit.
Në këtë bisedë, bossi i krimit Astrit Avdylaj, telefonon vëllain e deputetit të mundshëm, dhe e pyet nëse i vëllai ka marrë një telefonatë nga lart për tu konfirmuar si kandidat. Më tej Astrit Avdylaj zotohet se do të punojmë shumë fort për të surprizuar “të gjatin” (Edi Rama) me një rezultat pozitiv 10 me 0.
Audio 3 – Biseda mes Astrit Avdylajt dhe Arjan Ndraxhit (Vëllai i deputetit socialist Ilir Ndraxhi)
Arjan Ndraxhi: Tito, t’rujt Zoti, mirë?
Astrit Avdylaj: si ia çove Arjano, si je, çkemi?
Arjan Ndraxhi: Mirë, mirë.
Astrit Avdylaj: Ça bohet?
Arjan Ndraxhi: Hiç o mirë, asgjë, me çunin. Ça bëhet, mirë jeni?
Astrit Avdylaj: Hiç vëllai, të mora për qejf vëllai. A kanë thirr gjë, ndonjë gjë, apo akoma?
Arjan Ndraxhi: Për ku?
Astrit Avdylaj: A i kanë bo ndonjë thirrje (Për Ilir Ndraxhin), ndonjë gjë vëllait apo jo?
Arjan Ndraxhi: Jo mor, ai tha që do takohej me ty. Po ti s’ishe dje, që Juve. Ai tha se foli Juli, tha që do e takojë. Mori në darkë tha që do rri nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.
Astrit Avdylaj: Ok
Arjan Ndraxhi: Dhe pastaj do të takohej dhe me të. Por me Gjushin në fakt, do takohen për punë pune, sot si i thonë… si nga ana e punës
Astrit Avdylaj: Ok, ok, mirëpo unë po pres me një fjalë. Nesër, pasnesër ai më tha. E kena në xhep si me thënë, a e kupto vëllain tat?
Arjan Ndraxhi: Po, Po.
Astrit Avdylaj: Ai më tha mu, po presim me dat 25. Ishte Eltoni, atë e vuri të 10-in a të 11-in.
Arjan Ndraxhi: Elton Arbana, mirë mirë.
Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu me një fjalë. Te lagjia ime, me njerëzit. Nuk kam dalë ndonjëherë në pazar, por jam t’u taku njerëz, çdo njeri që merret ashtu. E kam shumë, shumë… dhe duhet të jemi shumë të nderum nga ai sipër (Edi Rama), që do të na shofin me një kështu..
Arjan Ndraxhi: E vërtetë
Astrit Avdylaj: Le ti japim (Edi Ramës) dhe një dhjetëshe me zero, që edhe ai vetë të habitet.
Arjan Ndraxhi: Bëji një telefon Julit, të shkonim me pi një kafe aty te puna.
Astrit Avdylaj: Mirë o rob zoti.
Arjan Ndraxhi: ti e ke numrin e Julit
Astrit Avdylaj: Po e kam, hë se i bëj zile vetë. Pa merak.
Arjan Ndraxhi: Mirë
Astrit Avdylaj: Hajt
Arjan Ndraxhi: Shumë faleminderit
Astrit Avdylaj: Ça flet asgjë.
Arjan Ndraxhi: Mirupafshim
PëRGJIMI 2 Që LIDHET ME ILIR NRAXHIN, I PUBLIKUAR NGA BILD
. Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon kryebashkiakun e Shijakut për të caktuar një takim me të, me Vangjush Dakon dhe me “Lirin” (Ilir Ndraxhi), një person që grupi kriminal i Avdylajve kërkon që të vendoset si kandidat i PS-së. Takimi mbahet me një synim: finalizimi i marrëveshjes që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat për deputet i PS-së në Durrës, duke përfaqësuar interesat e grupit kriminal të Avdylajve, në këmbim të mbështetjes së plotë të këtij klani në fushatën elektoralë të PS-së në Durrës.
PERGJIMI
Astrit Avdyli: Alo?
Ardian Kokomani: He mo
Astrit Avdyli: Si je kryetar?
Ardian Kokomani: Si ke qenë ti?
Astrit Avdyli: Mirë faleminderit, ca po bon?
Ardian Kokomani: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë?
Astrit Avdyli: Mirë, po a e di pse të mora unë?
Ardian Kokomani: Po…
Astrit Avdyli: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit
Ardian Kokomani: Po, po, të dëgjoj…
Astrit Avdyli: Unë, ti, Gjushi, Liri (Ilir Ndrazhi), vëllai i Lirit dhe ju, do të pimë një kafe nesër në orën 10:00, prandaj të kam marrë sot
Ardian Kokomani: Nesër në orën 10:00 është ceremoninë te pallati i Kulturës se është ceremonia se ka vdekur Niko Bespalla dhe takohemi atje.
Astrit Avdyli: Do takohemi te një kafe, do sjellim edhe Paparitin që të jemi nesër, a më kupton
Ardian Kokomani: Pa merak…
Astrit Avdyli: Edhe sot ato dhe po diskutonim, ishte dhe Juli. Kështu që e kupton? Është ai, por të jesh edhe ti, e kupton…po nuk ishte ti, a më kupton
Ardian Kokomani: Eeeee
Astrit Avdyli: Alo…ca më the?
Ardian Kokomani: Pa merak, se atje do të jem në Durrës se do të jem edhe në Durrës
Astrit Avdyli: Mirë, ngaqë do ashtu që të jesh edhe ti më këto, a më kupton
Ardian Kokomani: Po, po
Astrit Avdyli: Mirë, pra faleminderit
Ardian Kokomani: Hajt, hajt
LAPSI
Krijoni Kontakt