“Antishqiptarėt” nė opozitė



Postuar: 08/02/2019 - 07:16

Ėshtė njė rast i veēantė nė Komedinė e Andon Zoko Ēajupit kur ai kritikon, shan e mallkon disa drejtues shqiptarė tė asaj kohe, tė cilėt tradhtojnė vendi e tyre, e shajnė vendin e tyre, me qėllim qė tė pėrfitojnė pak pushtet dhe pasuri. Ēajupi i madh i thotė kėtij bejleri (Lumo Skėndo -ose Mit`hat Bej Frashėri, mė vonė bashkėpunoi me gjermanėt nazistė dhe u arratis si kryetar i BK):

`` - T'u thaftė goja, more beu ynė! Tė plastė koka more beu ynė! Tė paskan lėnė mėntė, more beu ynė! Qėnke veshgjatė, more beu ynė! Qėnke turk, more beu ynė! Qėnke xhonturk, more beu ynė! Ndė Klub tė Shqiptarėvet na the si duhet tė sillet Turqia qė tė shpėtojė nga rreziku i sotmė dhe tė rrojė pėrjetė. Pse s'fole njė fjalė dhe pėr Shqipėrinė? Pse? Apo s'keshe se ē'tė thoshe? Apo t'erth frikė nga xhonturqit, qė tė dėrguan ***-e-sarif ndė Seres, qė tė shaē kaurėt? Pse s'tu tha
gjuha ndė gojė?...

Mos na thuani tjetėr herė se ini shqipėtarė, mos na ēani kryet me gėnjeshtra, se u kemi kupėtuar se ē'ini ndė zemėr tuaj! Ju punoni pėr Turqinė e jo pėr Shqipėrinė. Fanatizma u ka verbuar. Duani t'u mbesojmė pėr shqipėtarė? Dilni nga buk' e turkut, hani bukėn me djersė si neve e jo duke rrjepur, duke vjedhur. Hiqni dorė nga fanatizma e turqėve, mirrni qytetėrimin t'Evropit, qė ndriēon botėn, zbukuron mendjen, zbut zakonet. Nukė them ndėroni besėn jo!``

Shpresuam qė pas kėsaj komedie qė quhet `Klubi i Selanikut` tė vitit 1908, Shqipėria tė mos kishte mė Antishqiptarė, por nuk po ndodh kėshtu sepse ėshtė e padėgjuar nė asnjė vend tė botės perėndimore, madje dhe as atė tė botės sė tretė, tė ekspozohet njė fenomen i tillė nė politikė dhe mė e keqja- nė krye tė njė opozite politike tė ndonjė vendi si Shqipėria, tė cilėt tė mund tė vjellin dhe tė vazhdojnė tė ndotin tė gjithė vendin e tyre, popullin e tyre, rininė e kėtij vendi, nė ēdo fjalė tė tyre, qoftė nė fjalimet e tyre, qoftė nė parlament.

Njė nga frazat mė tė parapėlqyera tė kryetarėve tė kėsaj opozite politike por nga mė tė ultat dhe nga frazat mė antishqiptare mė tė cilat sigurisht u shkaktojnė njė kėnaqėsi mazokiste kėtyre bidatėve qė drejtojnė opozitėn: `Shqipėria nuk do tė hyjė nė BE madje as nė qershor`, e sidomos kur e shprehin me fjalė ofenduese pėr kėdo, qoftė nė mazhorancė, qoftė dhe pėr ata qė nuk janė pjesė e mazhorancės, por qė kėrkojnė njė vend tė stabilizuar -tė irriton dhe tė bėn tė mendosh: - Si ka mundėsi qė njė individė tė tillė tė drejtojnė njė opozitė tė zgjedhur nga populli, njė opozitė politike pa asnjė program, e cila nesėr mund tė fitojė zgjedhjet dhe do tė drejtojė Shqipėrinė?

A ėshtė e mundur qė pėr hir tė marrjes sė pushtetit tė pėrdoret ēdo lloj mėnyre qoftė e dhe ajo qė nuk lejohet- sharja dhe nxirja e atdheut tėnd?

Me sa duket nė Shqipėri lejohet qė jo vetėm spiunėt, servilėt, dallkaukėt, dhe kopukėt, hajdutėt, kriminelėt, tutorėt, LGBTI-tė, dhe gjithfarė plehrash qė ka vend ynė, mund ta shajnė vendin e tyre kur frikėsohen se mund t`ju vijė koha tė dalin e tė japin llogari pėrpara ligjeve tė shtetit, por kur pėrpara popullit e nė media dalin individė tė veshur me pushtet, me pushtetin e tė qėnurit nė Opozitė Politike, dhe fillojnė e shajnė me soj e sorollop vendin e tyre, atdheun e tyre, ndotin dhe mbushin me vrer jetėn e kėtij vendi ku edhe kanė lindur, e kanė varret e prindėrve tė tyre, por mė malinja ėshtė se kur shkojnė e dalin jashtė shtetit - shajnė para BE-sė vendin e tyre- kjo ėshtė e padėgjuar. Jo nė pak raste parlamentarėt europiano perėndimorė janė shokuar nga sjellje tė tilla tė padėgjuara nga ana e deputetėve shqiptarė.

Askush nga politikanėt e vendeve fqinjė, askush nga ndonjė vend i Europės Perėndimore e qendrore, askush as nga vendet e lindjes dhe vendet e botės sė tretė nuk shan vendin e vet sidomos para organizatave tė huaja sepse nuk e lė tė bėjė kėtė veprim diēka sublime, diēka dinjitoze, diēka humane, diēka nga kujtimet- dhe kjo diēka e veēantė ėshtė respekti dhe dashuria pėr vendin tėnd, pėr Atdheun.

Ėshtė e vėrtetė qė politika pėr tė marrė pushtetin pėrdor gjithmonė frazėn makiavelike: `Qėllimi justifikon mjetin`: por mjetet e justifikuara nuk pėrfshijnė denigrimin e vendit tėnd, por mjete tė tjera. Vetėm njė entitet qė egziston nė Bibėl dhe Kuran mund tė fėrkojė barkun nga kėnaqėsia, me duart e tij tė ndyra –Satanai, i cili ndoshta qenka pjesė e Opozitės shqiptare. Kėsaj gjėje duhet t’i frikėsohet populli dhe t’i rrijė larg.

Historia e Shqipėrisė tonė tė vogėl e tė ndarė padrejtėsisht ėshtė e mbushur me tradhtarė tė tillė tė cilėt jo vetėm kanė luftuar vendin e tyre me tėrbim por dhe kanė lėnė kockat pėr ta ē`bėrė kėtė vend, qė nga Ballaban Pashė Badera i cili pėr grada, mori poste tė mėdha nga Sulltani por qė u vra nga Heroi Krutan Gjergj Aleksi, Hamza Kastrioti- i cili pėr shkak se mendoi qė nuk do tė merrte pushtetin, e tradhtoi Heroin Kombėtar, tek Esat Pashė Toptani qė shiti Janinėn tek grekėt dhe Shkodrėn tek Malazezėt, tek Ahmet Zogolli, qė braktisi vendin e tij duke bėrė dhe njė veprim tė ulėt - atė tė hajdutit - kur iku nga Shqipėria pak orė para se Italia fashiste tė pushtonte atdheun, tek Mustafa Merlika, rracisti i cili bashkėpunoi me gjermanėt nazistė madje dhe shau dhe ofendoi nė mėnyrė tė padėgjuar njė pjesė tė popullit shqiptar duke i quajtur jevgj e kaurrė tė poshtėr, Mit`hat bej Frashėri i cili qė nė kohėn e Ēajupit u mor me mbajtjen e Shqipėrisė brenda Perandorisė sė hallakatur turke e deri tek bashkėpunimi me pushtuesit; e pa u zgjatur shumė, edhe tek plot politikanė amoralė dhe imorale tė PPSH dhe tė periudhės sė Demokracisė sė sotme tė brishtė, e pa etikė humane, qė ndotin me fjalimet e tyre popullin shqiptar, atdheun e tyre si brenda vendit ashtu dhe jashtė vendit.

Nė njė farė mėnyre kjo tregon pėr fat tė keq se sa problematike ėshtė kur nė krye tė partive politike emėrohen dhe zgjidhen njerėz pa vlera dhe rondokopė e dallaveraxhinj, kjo tregon se nė Shqipėri ėshtė prishur kasta e Profesionistėve dhe e meritokratėve, kjo tregon se nė Shqipėri, vazhdojnė tė drejtojnė militantė e njerėz me anti-vlera, kjo tregon se nė Shqipėri, hipokrizia dhe abuzivizmi janė pjesė e drejtimit tė shtetit nė tė Tre pushtetet madje, mė e rrezikshmja ėshtė se edhe nė tė ashtuquajturin Pushtet i Katėrt ose mediat tv, e tė shkruara e radiofonike, kanė ndikuar me anė tė parave qė kėto Media, tė pasqyrojnė dhe tė ndotin mendjet e shqiptarėve me shpifje, antivlera dhe dėshira pėr tė destabilizuar vendin, - pra, janė tė blera nga politikanė tė caktuar, sepse nė Shqipėri lufta e ashpėr politike vjen jo vetėm pėr pasojė tė dėshirės sė marrjes sė pushtetit kryesisht pėr tė zhvatur se sa pėr tė ndėrtuar, por edhe se njė pjesė e Politikanėve mund tė jenė tė blerė nga shėrbimet e huaja ose/dhe lobe ekstremiste fqinje, qė u intereson njė Shqipėri e dobėt ekonomikisht, e pėrēarė, dhe e destabilizuar, me qėllim qė ta gllabėrojnė apo ta mos e kenė mė armik tė fuqishėm.

Pėrpjekjet e qeverisjes sė sotme pėr ta stabilizuar Ekonominė dhe pėr ta integruar nė BE janė pjesėrisht tė suksesshme sepse janė pikėrisht kėta antishqiptarė tė opozitės (tė cilėt i frikėsohen Vettingut dhe reformave pėr shkak se do tė japin llogari) tė cilėt kanė ngritur njė stuhi mediatike kundėr qeverisė, por mė e keqja ėshtė se kėta pafillo po shajnė Atdheun e tyre dhe kjo ėshtė e papranueshme.

Ata qė lexojnė e kanė parė se si Drakula i Vallahisė bėri pakt me djallin pėr tė shpėtuar vendin nga osmanėt- nė kėmbim tė shpirtit tė tij por pėrfundoi shumė keq. Po kėshtu dhe nė Shqipėri po ndodh ky fenomen qė pas pavarėsisė e deri nė ditėt e sotme pėrsėri njė pjesė e drejtuesve politikanė pėr tė mbajtur pushtetin, pasurinė e ofiqet, kanė shitur shpirtin tek satanai. Shpresojmė qė pakti me satanain qė kanė bėrė, pra tė shpėtojnė veten e pasurinė nė kėmbim tė shitjes sė Shpirtit – tė mos ketė rezultat. Realiteti i sotėm tregon njė ecuri pozitive nė ekonomi dhe nė zbatimin e ligjit, por kėto dy ecuri pozitive- i frikėsojnė `antishqiptarėt`. Shpresojmė qė kėta antishqiptarė tė pendohen thellė pėr kėtė krim qė po bėjnė ndaj vendit tė tyre.

Nga Pirro PRIFTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/