Duke vendosur qė kryeprokurorja e Krimeve tė Rėnda, Donika Prela tė vazhdojė tė ushtrojė kėtė funksion, Komisioni i vettingutt i ka vėnė njė njollė tė pashlyeshme besueshmėrisė dhe paanshmėrisė sė tij politike. Me hije tė forta dyshimi pėr mėnyrėn si ka bėrė tė ardhurat, me truqe qė tė mbulojė tė ardhurat e burrit tė saj, me apartamente tė blera nėn ēmimin e tregut dhe me njė njollė qė i vuri pėrfaqėsuesi ndėrkombėtar i OMN-sė, Prela doli e diskredituar nga ky proces.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot se “Verifikimet ēuan nė pėrfundimin se deri mė tani nuk ka indicie tė nevojshme pėr tė cuar nė rihapjen e hetimeve”, duke mos pėrfillur tė gjitha akuzat publike nė ngarkim tė saj.

Nė datėn 22.01.2019 Donika Prela u shpreh para KPK dhe Vėzhguesit Ndėrkombėtar Theo Jacobs se, ajo dhe bashkėshorti i saj kanė jetuar nė Shqipėri dhe jo nė njė nga vendet e BE prej nga vjen Z. Jacobs dhe se, nė Shqiperi ėshtė normale tė mospaguash taksa.

Gjithashtu ajo deklaroi se, nė Shqipėri mund t’i marresh lirshėm para hua cdo personi dhe nė cfarėdo shume qė tė duash, pa qenė e detyruar fare tė pyesesh se nga vijnė kėto para. Madje ajo shkoi edhe mė tej duke theksuar se, nė Shqipėri kėshtu ka qenė dhe kėshtu ėshtė.

Njė tjetėr problem ėshtė se nga hetimi i kryer prej KPK dhe ONM rreth kriterit te pasurise se Donika Prelės rezultoi se, pėr periudhėn 2003-2012, ajo ka deklaruar si tė ardhur njė pagė tė konsiderueshme tė bashkėshortit tė saj Vangjel Prela si inxhinier tek Shoqeria e Ndėrtimit “Bruci” shpk. Por ajo nuk ka asnjė dokument tė pagesave me bankė dhe tė ketė paguar taksat dhe sigurimet shoqėrore pėr kėto tė ardhura. Kėshtu qė ajo nuk justifikon dot dyshimin se ato para nuk janė tė ardhura tė zeza tė ardhura pėr njė shkak tjetėr.

Ndėrkohė, nė sitėn e KPK-sė kanė kaluar edhe blerjet e dy apartamenteve, qė janė pėrfituar, sipas Komisionit, nė njė vlerė mė tė ulėt se ajo e tregut. Nė lidhje me kėtė konstatim, Prela dhe bashkėshorti i saj kanė shpjeguar se ky ēmim ėshtė pėr faktin se ai ka qenė punonjės nė firmėn e ndėrtimit dhe pėr kėtė, ka pėrfituar ulje tė ēmimit. Njė fakt tė tillė e ka konfirmuar edhe firma, e cila nė shpjegimet e dhėna ka thėnė se kėtė praktikė e ka ndjekur edhe me punonjės tė tjerė.

Ndėrkohė, pėr dyshimet e ngritura nga ILDKPKI pėr blerjen e njė sipėrfaqe toke nė Petrelė me ēmim mė tė ulėt se ai i referencės, KPK tha se ishte brenda ēmimit tė pėrcaktuar nga Kėshilli i Ministrave pėr kėtė zonė.

Por sipas Partisė Demokratike, pas njėrit prej apartamenteve fshihet njė konflikt i qartė interesi.

“Njė apartament qė zonja Prela e ka blerė nė “Rrugėn Tefta Tashko Koēo”, tek njė Kompani e quajtur Lim-Em, Administrator i sė cilės ėshtė nė ndjekje penale, ėshtė nėn hetim po nga Krimet e Rėnda. Prokurorja e Krimeve tė Rėnda ka marrė njė apartament, ėshtė nė marrėdhėnie kontraktore me njė kompani, administratori i sė cilės ėshtė nėn hetim nga Prokuroria qė ajo drejton”.

Pikėrisht pėr kėto arsye PD e ka quajtur procesin e Prelės me standarte tė dyfishta. Ashtu sikurse tha pėrfaqėsuesi i OMN, Theo Jacobs, dosja e saj “lė njė shije tė leqe”.

Por shije mė tė keqe tashmė ka lėnė fakti se ajo ka gjasa tė jetė shpėtuar politikisht nga komisioni i vettingut, si njė njeri qė ka pasuar nė duar dosjet e bandave tė Durrėsit dhe qė tani do tė vazhdojė tė ketė edhe ato tė pėrgjimeve tė pushtetarėve tė lartė.

©Lapsi.al