Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Reforma zgjedhore, Zëri i Amerikës dhe telefonata me Shtëpinë e Bardhë

    Nga Sonila Meço
    Që mos shushatemi përmes sharjeve me brezni në kuvend, akuzave ndaj Zërit të Amerikës, thirrjeve për protesta e telefonatave nga Shtëpia e Bardhë:
    5 muajt e ardhshëm janë vendimtarë për 4 vitet e ardhshme.
    Presim një përgjigje për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE dhe votojmë për të zgjedhurit lokalë (nuk përjashtohen as të përgjithshmet).
    Ndërkohë, që me kushtet aktuale të dy proceset paradoksalisht nuk varen prej nesh.
    Hapja e negociatave kërkon përkim të përmbushjes së kritereve nga klasa politike me vullnetin e Brukselit për zgjerim, ndërsa zgjedhjet kontrollohen nga kryetarë, me lista të mbyllura, lidhje okulte me krimin, pa transparencë financimesh partish.
    Një kriter, që i përsëritet me çdo vajtje ne Bruksel klasës politike shqiptare është se negociatat nuk hapen pa një reformë të plotë zgjedhore para zgjedhjeve të radhës.
    Më konkretisht, Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të sigurojë me legjislacion shkëputjen e të zgjedhurve nga krimi i organizuar, të depolitizojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjitha komisionet e tjera zgjedhore, të krijojë një komision të posaçëm të monitorimit të zgjedhjeve.
    Edhe nëse negociatat hapen, klasën politike në pushtet do duhet ta zgjedhim ne, e nëse shkohet pa reformë zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme (lokale a të përgjithshme të parakohshme) ka shumë mundësi vota jonë mos vleje fare a më keq të blihet. Se edhe përgjimet e publikuara rishtaz, po dëshmojnë masakrën me votën në zgjedhjet e fundit.
    Dhe nje votë, që del nga dreka darka mes krimit dhe shtetit do mund te sjellë në pushtet një klasë politike, që dëshiron të sfidohet në mënyrë inteligjente në parlament për të mirën e popullit?
    Po ja u çelën edhe negociatat, për çfarëdo arsyeje gjeopolitike (edhe në kurriz të territoreve të Kosovës) a ndoshta nga fati, ç’do bëjmë mandej, të ushqehemi me kapitujt e negociatave? Turqia I ka hapur qysh në vitin e largët 2002 dhe pushteti në vend nuk është bërë më demokratik.
    Tek ne historia përsëritet e perpiktë. Me kaq pervojë e dimë se pa reformë zgjedhore, drejtësie e pa nje orientim te qartë në përmbushjen e kritereve për negociata, vota jone është një zgjedhje pa zgjidhje. Kjo gjë e mban peng shpresën e shqiptarëve e jo shprehja demoralizuese “s’ka alternativë”.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Reforma zgjedhore, Zëri i Amerikës dhe telefonata me Shtëpinë e Bardhë

    Shqiperia i ka mbetur ne dere evropes qe s`e heq dot qafe. As kane per t`u celur negociatat me nje popull ku mbisundon kanuni ne male dhe ne fusha injoranca, ku vajza vritet sepse shkon ne klub!!!!!!!!!!!! Dhe ku nuk ka ligj por vepron farefisnia e nepotizmi i llahtarshem, ku i drejti tallet. Mos kujtoni se ja hidhni evropes sepse eshte dhelper plake, s`ja ha qeni shkopin. Ky popull pastaj ka nxjerre kete klase politikanesh hajdute dhe bandite, ..pra, evropa nuk e pranon kete vend ne gjirin e saj sepse jemi nja 200 vjet larg qyteterimit...., nese hyn uganda do hyjme dhe ne..., madje edhe me keq se atje ka nje fare shteti dhe kuptim te ligjit...., , po ndryshoi populli atehere po..
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 03-02-2019 më 17:32
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •