Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    732
    Faleminderit
    1
    53 falenderime nė 39 postime

    Kush po perdor mekanizmin qe nxin realiteti ne Shqipri?

    Kush po pėrdor mekanizmin qė nxin realitetin nė Shqipėri?

        

    Postuar: 01/02/2019 - 07:21

    Nė historinė e luftės politike njihet fare mirė pėrdorimi i mediave tė shkruara dhe atyre televizive dhe radiove pėr t’u pėrpjekur pėr tė pėrmbysur kundėrshtarin politik qė u ka marrė `bukėn nga dora`. Rasti mė i qartė ėshtė lufta politike nė SHBA, nė tė cilėn humbja papritur e demokratėve shkaktoi njė valė reaksioni tė paparė nė pėrplasjen midis dy partive drejtuese politike. Elementi i ri qė doli nė kėtė luftė ishte lufta mediatike e paparė, duke pėrdorur njė armė tė re tė dėnueshme ligjėrisht, por qė mesa duket vėshtirė pėr t’u dėnuar - Lajmet e rreme ose `fake news`. Kjo armė e re nė ditėt e sotme e pėrdorur gjerėsisht ka marrė pėrdorim tashmė jo vetėm nė SHBA, por dhe nė BE e nė ēdo cep tė botės, ku sistemet demokratike si ato tė konsoliduara ashtu dhe ato tė sapo krijuara nė luftėn pėr tė marrė pushtetin me mjete demokratike, krahas parave tė cilat janė njė armė e vjetėr, po pėrdorin me sukses armėn e re- Fake Neės ose siē i themi ne nė Shqipėri - Shpifjet. Njihet kontagioziteti i shpifjeve apo i thashethemeve tė ngritura qė nga tryezat e zakonshme e deri tek skutat plot shkėlqim tė rremė tė partive e tė institucioneve drejtuese, qofshin ato mazhoritare ashtu dhe ato opozitare. Pėrdorimi gjerėsisht i kėsaj arme tė re tregon se demokracia perėndimore ėshtė nė krizė pikėrisht pėr shkak se liritė qė duhej tė kishte populli (demos), keqpėrdoren nga tė zgjedhurit e tij, tė cilėt nė fakt me kalimin e kohėrave janė si tė thuash tė zgjedhur me detyrim.

    Mirė nė vendet perėndimore tė zhvilluara, po nė Shqipėri pėrse po ndodh ky fenomen kaq gjerėsisht? Cilėt janė faktorėt dhe kush po shtyn qė kjo armė e re nuk po pėrdoret vetėm pėr tė rrėzuar njė qeverisje, por e keqja mė e madhe qė po shihet ėshtė se kjo armė po godet dhe po dėmton rėndė jo vetėm pushtetin (qėllimi pėr tė cilėn pėrdoret sot kjo armė si nė SHBA ashtu dhe nė BE, por edhe nė ēdo vend tė botės), por po dėmton vetė shtetin shqiptar, duke nxirė realitetin dhe emrin e vendit tonė. Kjo ėshtė pėr mendimin tim e papranueshme dhe po tė ishte mundėsia, individėt dhe mediat qė po nxijnė vendin tonė do tė duhej tė pėrgjigjeshin pėrpara ligjit pėr kėto `fake news-e`. Kėta njerėz njihen mirė nė opinionin publik shqiptar. Ē’po ndodh? Pėrse shumė media tė shkruara qė lexohen nga i nderuari Bashkim, disa portale qė unė do t’i quaja antishqiptare, dhe disa media tv nxijnė realitetin shqiptar? A ėshtė kjo njė mėnyrė pėr tė bėrė zhurmuesin me qėllim qė tė largohet vėmendja nga rreziku i Reformės nė Drejtėsi -Vettingu- qė mund tė pėsojnė disa drejtues tė opozitės dhe bashkėpunėtorėt e tyre, tė cilėt kanė shkatėrruar Shqipėrinė kėto 28 vite, apo kėtu kjo frymė ėshtė e qėllimtė dhe e nxitur nga qarqet ekstremiste fqinjė? Apo nga tė dy kėta faktorė?

    Me sa duket ekzistojnė tė dy kėta faktorė pėr vetė shpjegimin e thjeshtė se ata qė nxijnė realitetin nė Shqipėri nuk e kanė problem qė tė shesin veten e tyre tek qarqet ekstremiste fqinje vetėm e vetėm qė tė mos pėrfundojnė burg apo qė tė marrin pushtetin me mėnyra ligjore. Kjo mbetet njė nga rrezikshmėritė mė tė mėdha qė po kalon Shqipėria pas vitit tė zi 1997-1998, vit i cili ka lėnė gjurmė po aq negative nė popull, sa ka lėnė dhe fushata `dum babėn` e injorantit Haxhi Qamili, kundėr vendosjes sė njė pėrfaqėsuesi Europian si Princi Wied me pretekstin se Shqipėria ishte e Turqisė dhe se populli kėrkonte njė princ turk ose qė do Turqinė. Koha ka kaluar, por dy realitetet e atėhershme janė konvertuar sot nė brezat e mėpastajmė identikisht si atėherė, duke bėrė qė njė pjesė e pėrfaqėsuesve tė sotėm opozitarė tė jetė rezistentė ndaj integrimit nė BE, pavarėsisht se qėllimet pėr tė mos u futur janė pak tė ndryshme me ato tė 103 viteve mė parė, kur Haxhi Qamili njėlloj si Enver Hoxha e donte Shqipėrinė tė izoluar dhe jashtė Perėndimit. Mesa duket kokat e antishqiptarizmės gjenden nė drejtimin e opozitės dhe kjo ka pėrfshirė dhe mediat vizive dhe disa nga ato tė shkruara, tė cilat paguhen pėr tė nxirė vendin. Ēdo ditė e ēdo orė, kėto media paturpėsisht shtrembėrojnė fakte, histori, ngjarje e realitete pėr tė cilat janė vetė pėrgjegjėse tė shkatėrrimit afro 30 vjeēar tė Shqipėrisė.

    Tani BE dhe SHBA, kėta dy aleatė tė mėdhenj tė cilėt pėrkrahin fuqimisht qeverisjen e sotme kėrkojnė tė realizohen me sukses dy elementė kryesorė tė ecjes pėrpara tė Shqipėrisė: zbatimin e ligjit dhe rritjen ekonomike. Ėshtė hera e parė pas 20 e kusur vitesh qė kėto janė realizuar ose janė duke u realizuar, por individėt qė duhet tė ishin pėrballur me ligjin qė e kanė shkelur sa herė qė kanė qenė nė pushtet, pėr tė shmangur pėrballjen me ligjin, po ndėrmarrin sulme tė njėpasnjėshme kundėr qeverisjes, qoftė nėpėrmjet aktivizimit tė bandave kriminale, qoftė nėpėrmjet armės sė re dhe pjesėrisht tė efektshme, atė tė shpifjeve nė ēdo rast dhe tė zbatimit tė fjalės sė urtė popullore: `Hajduti thėrret kapeni hajdutin`, janė pėrpjekur jo pa sukses tė frikėsojnė popullatėn e cila sidoqoftė ėshtė indiferente ndaj pėrplasjeve politike nė parlament dhe nė shtypin e shkruar tė paguar, i cili nuk le gjė pa thėnė e pa bėrė pėr tė shtrembėruar realitetin.

    Disa liderė tė opozitės, tė cilėt i kanė shpėtuar ligjit pėr shkak se e kanė shkelur atė kur ishin nė drejtim zbatojnė atė frazėn e mėsipėrme popullore, duke i atribuar qeverisjes shkeljet tyre, duke i bėrė sikur janė tė kėsaj qeverisjeje, por si i thonė “populli nuk ha…mė bar”. Populli i ka kthyer shpinėn. Sikur tė mos mjaftonin kėto armė tė luftės politike, arma mė e ndyrė, tė cilėn nuk do tė mund ta pėrdorte asnjė qytetar i asnjė shteti demokratik perėndimor ėshtė arma e sharjes dhe nxirjes sė vendit pėr tė shpėtuar fund-kurrizin e tyre. Por kjo po ndodh. Mė tė kėnaqur pėr kėtė risi tė opozitės janė spiunėt dhe dashakeqėt e Republikės sė Shqipėrisė, pikėrisht disa politikanė tė opozitės, madje dhe ndonjė i mazhorancės qė qesh nėn hundė. Kjo nxirje e realitetit shqiptar,  ka ndodhur disa herė kėto vite pas 2013 sidomos nga Basha, Berisha dhe disa servilė tė tyre pėrfshi edhe b..lėpirės tė fqinjėve, duke i bėrė dėm kauzės sė tyre. Sidoqoftė, BE dhe SHBA e kanė kuptuar fare mirė se pėrse ėshtė fjala dhe nė kėtė mėnyrė ua kanė pėrplasur dyert nė fytyrė kėtyre liderėve antishqiptarė. Dihet qė Shqipėria mbetet njė vend i varfėr, por ekonomia kėto vite ka ecur pėrpara. Vettingu sado me ngadalė po ecėn, po pėrparon, dhe dita kur Shqipėria do tė integrohet nė BE po vjen shpejt. Populli po ndjen kėtė. Dashakeqėt pėrpiqen tė bėjnė negativ edhe fenomenin e globalizmit, nė tė cilin popullsia lėviz edhe jashtė vendit tė saj pėr tė gjetur punė, rrogė mė tė mirė, etj., dhe ky fenomen ėshtė i spikatur nė tė gjitha vendet e vogla, pėrfshi edhe Ballkanin. Por, ēfarė bėjnė kėta antishqiptarė? Mediat e blera tė tyre mbetėn duke shpifur qė po zbrazet Shqipėria nga rinia. Nė fakt, problem ėshtė se drejtuesve tė kėtyre mediave shpifarake po u zbrazet sofra e paligjshmėrisė.

    Nuk ėshtė e rastit qė edhe ndonjė fondacion apo ndonjė europiano-perėndimor i hedh ndonjė bidon benzine zjarrit tė politikės shqiptare, duke pėrmendur kėtė fenomen tė largimit tė njė pjese tė rinisė, e cila nė fakt edhe kthehet pėrsėri. Nuk ėshtė e rastit kur ndonjė politikan gjerman bėn hipokritin, kur thotė se po zbrazet Shqipėria nga rinia, dhe vjen kėtu pėr tė nxitur largimin e tė rinjve nė Gjermani, sepse Gjermania kėrkon punėtorė tė rinj. Atėhere lind pyetja: Pėrse ky politikan i djathtė i thirrur pėr tė nxitur konfliktin politik nė Shqipėri- nuk i kėrkon qeverisė gjermane qė tė investojė nė Shqipėri pėr tė mos u larguar rinia, por derdh lot krokodili kėtu i ftuar nga opozita, duke i `ardhur keq` pėr largimin e rinisė, nė njė kohė qė kėrkon dhe nxit rininė tė shkojė tė punojė nė Gjermani?! Njė bizarre politike e sajuar dhe aspak normale e ndonjė individi tė paguar pėr tė pėrkrahur opozitėn shqiptare tė degraduar, cila flet me gjuhėn e rrugaēit, apo mė mirė me gjuhėn e tė akuzuarit (i cili mbrohet duke gėnjyer) nė Parlament.

     Pavarėsisht problemeve tė shumta qė ka Shqipėria, nismat e qeverisjes janė pėr t’u pėrshėndetur dhe do tė ishte shumė mė mirė qė edhe opozita tė ndihmonte, por kėta e kanė mendjen qė tė nxijnė Shqipėrinė, duke u mbrojtur nė kėtė mėnyrė para pėrballjes me ligjin. Megjithatė, ēdo gjė ka kufij dhe Vettingu do tė realizojė atė qė nuk ėshtė bėrė deri tani: Pėrballjen me ligjin e atyre qė e kanė shkelur atė, por edhe ata qė pėrkrahin antiligjin nėpėrmjet shkrimeve “fake news” do ngelen duar bosh dhe tė turpėruar.

    Nga Pirro PRIFTI

    /Agjensia e Lajmeve Sot News/

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,429
    Faleminderit
    26
    76 falenderime nė 70 postime

    Pėr: Kush po perdor mekanizmin qe nxin realiteti ne Shqipri?

    Pirro nese vendi do ishte ne kushte optimale, opozita sado te perpiqej nuk e nxinte dot realitetin! Dhe realiteti eshte i prekshem.
    Pastaj Rama dhe kushdo tjeter, do ishte me i lumturi nese opozita do genjente per gjinkallat e Divjakes apo per mushkonjat e Xibrakes!

    Sa per emigrancionin, sado qe e gjithe propaganda e qeverise te perpiqet ta relativizoj, sot o Pirro po largohen edhe te varferit por edhe te pasurit.
    Sepse i ka vdekur shpresa qe ketu do mund te jetosh normalisht.
    Prandaj propagande bajate e « policise qe duam », « drejtesia e munguar », « era shtet », « rilindja » dhe budalleqe te kesaj natyre nuk ngjisin asgjekundi. Perndryshe mjeku, juristi, pedagogu, nuk do lante pjata ne Gjermani, po do prosperonte ketu..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,085
    Faleminderit
    7
    54 falenderime nė 47 postime

    Pėr: Kush po perdor mekanizmin qe nxin realiteti ne Shqipri?

    Ne kete sistem e drejta e fjales con deri diku edhe ne shpifje ne te dy krahet e politikes, por kjo s`mund te quhet nxirje realiteti. Nga c`mendonim ne 1991 sot duhej te kishim kapur nivelin evropian kur jemi me keq se afrika ne korrupsion. Madje realitei eshte edhe me i erret. Kjo teori e "nxirjes se realitetit" eshte ne sherbim te klases politike te korruptuar, e cila kerkon "llustrim" te tij pikerisht per interesa politike. Realiteti eshte i nxire, pavaresiht c`thote opozita. Intelektuali duhet te jete ne opozite me cfaredo qeverie, pale me keto qe kemi pasur ne krye, qe e kane shpene vendin ne prag te kolapsit ekonomik e social.
    Duaje te afermin tend si veten

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •