Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Edhe njëherë për ndërkombëtarët e korruptuar

    Fatos Lubonja

    Kur kam rreshtuar për herë të parë shkaqet se pse ndërkombëtarët e mbështesin Reformën në Drejtësi, që dukshëm i shërbente kapjes së Drejtësisë nga Rama, në fund të rreshtit vendosa edhe idenë se një nga shkaqet mund të ishte korruptimi i tyre. Asokohe, jo vetëm shkruesit në shërbim të Ramës gati sa nuk më nxorën sytë – si mund të guxojë ky të thotë se ambasadori amerikan apo ambasadorja e BE-së mund të jetë të korruptuar!-, por thuajse askush nuk e mori seriozisht këtë argument. Në fakt, kaq i fortë ka mbetur besimi i shqiptarëve te pastërtia morale dhe qëllimet e mira të ndërkombëtarëve, saqë duket se është më mirë të mos hedhësh dyshime mbi ta – edhe sikur të kesh prova – sepse ka të vërteta që përderisa askush nuk i beson, më mirë të mos i thuash fare, se të kthehen kundër. Lidhur me thënien e së vërtetës në botën e gënjeshtrave e shtirjes, Çehovi ka një tregim të mrekullueshëm të titulluar “Salla Nr.6”.

    Mirëpo, sa më shumë shoh të bien argumentet që kam rreshtuar në krye për të justifikuar gabimet e ndërkombëtarëve, – të tilla si interesat gjeostrategjike, qenia të porsaardhur e disave prej ambasadorëve kombinuar me vështirësinë e njohjes së realitetit shqiptar apo keqkuptimin e të majtëve evropianë, që pandehin se rilindësit janë socialistë etj. si këta – aq më shumë në renditjen time merr peshë argumenti i korruptimit “soft” apo ”hard” të ndërkombëtarëve.

    Sot po rimarr edhe njëherë guximin t’ua sjell shqiptarëve argumentin e korruptimit të euroburokratëve të BE-së. Jam i pajisur këtë herë edhe me rezultatet e një kërkimi të ”Transparency International”, të pasqyruara gjerë në numrin e dhjetorit të revistës italiane “Millenium” (Botim i së përditshmes ”Il Fatto quotidiano”), ku bien në sy titujt : “Juncker dhe sistemi që na grabit çdo vit 1000 miliardë”, “Euroburokratë që po vrasin Evropën”.

    Çfarë thuhet aty? Sipas investigimit të ”Transparency International”, 50% e ishkomisionerëve europianë që u larguan nga skena politike në zgjedhjet e vitit 2014 po punojnë tani për grupe ekonomike, që janë në konflikt interesi me detyrën që ata kanë pasur si komisionerë. Po të njëjtën gjë po bëjnë edhe 30% e 171 ish-parlamentarëve, të cilëve iu desh të gjejnë një punë pas këtyre zgjedhjeve. I njëjti fenomen përfshin edhe qindra ish-zyrtarë të BE-së, që – sipas Peter Gomez, kryeredaktori i “Millenium”- shpjegon se pse me kalimin e viteve besimi në vendimet e marra nga Europa ka pësuar rënie vertikale.

    Rasti më sensacional,- shkruan Sofje Basso në “Millenium”, është ai i José Manuel Barroso, paraardhësi i Jean Claude Juncker në krye të Komisionit. Ky njeri, vetëm 20 muaj pas përfundimit të mandatit të tij, pranoi të bëhej president (joekzekutiv) i filiales europiane të Goldman Sachs dhe befas u pa në vitin 2017, në rolin e lobistit të kësaj banke në takim me nënkryetarin e Komisionit, Jyrki Katanen. Ishte një episod ky që, gjithë sipas revistës, e tërboi Kelly O’Reilli, Ombutsmenin Europian.

    Por kjo nuk është asgjë në krahasim me çfarë ka kombinuar Neelie Kroes, ish-komisionere për Konkurrencën dhe Axhendën Dixhitale. Sot ajo është konsulente e “Banc of America”. Ndërkaq, Bahamas Leaks (rrjedhjet e informacionit nga Bahamaja) kanë zbuluar se Kroes ka pasur interesa të padeklaruara (në kundërshtim me rregullat) në një kompani energjetike të regjistruar në offshore. Edhe Jonathan Hill, ish-komisioner për Stabilitetin Financiar në ekzekutivin e Juncker-it ka ndryshuar zanat. Që prej disa muajsh, pas votimit të Brexit, baroni anglez ka marrë pozita në disa shumëkombëshe, ndër to ajo e konsulencës për kompaninë UBS, që ofron shërbime financiare (mes të tjerash për të menaxhuar daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja) dhe në kompaninë audituese “Deloitte”.

    Duke shfletuar “Millenium” mësojmë gjithashtu se një koalicion i 200 OJQ-ve të ndryshme, “Aleanca për lobimin e transparencës”, duke investiguar karrierën e shumë zyrtarëve të BE-së, ka zbuluar se nga viti 2008 deri më sot, katër drejtues të Stabilitetit Financiar janë punësuar më pas nga kompanitë që ata kanë pasur detyrë t’i kontrollonin, kurse rreth 1000 ekspertë të EMA-s, (Agjencia Europiane e Barnave), kanë interesa të drejtpërdrejta ose të tërthorta në industritë farmaceutike që duhej të kontrollonin. Por nuk mjafton kaq. Nga 33 lobistë të regjistruar në dhjetë kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve, një e treta rezulton se ka punuar më parë për një institucion të BE-së.

    Është e qartë se punësimi i tyre në këto kompani nënkupton shpërblimin për favoret që këta u kanë kryer kur kanë qenë në zyrat e BE-së, ose favoret që mund t’u kryejnë duke pasur lidhje me këto zyra. Këto korruptime “soft” vështirë se i kap ligji, por pyetja që shtrohet është nëse këto janë në përputhje me demokracinë dhe moralin e politikanit. Përgjigjen e ka dhënë prej vitesh politologu dhe sociologu amerikan Colin Crouch, i cili epokën që po kalon Perëndimi nën shenjën e neoliberizmit dhe globalizmit nuk e quan demokraci, por postdemokraci, që do të thotë se vendimmarrjet e politikanëve perëndimorë sot nuk merren në emër të interesave të popullit, por gjithnjë e më shumë në emër të interesave të lobeve të fuqishme ekonomiko-financiare. Që do të thotë se politikanët e zgjedhur nga populli nga shërbëtorë të interesit publik janë kthyer gjithnjë e më shumë në menaxherë interesash të këtyre lobeve.

    Rezultati është humbja e besimit të njerëzve tek establishmenti evropian, ku përfshihen si kastat që drejtojnë politikat nacionale, ashtu edhe përfaqësuesit e tyre në Komisionin Europian, në BE e në Parlamentin Europian. Kjo shpjegon rritjen e paparë të lëvizjeve antievropianiste nacionaliste në shumë vende evropiane, që kërkojnë braktisjen e projektit aq shpresëdhënës të Europës së Bashkuar.

    Por le të kthehemi te konteksti shqiptar. Gjykoj se pa marrë në konsideratë rezultatet e kërkimit të “Transparecy Internatioal” apo të “Aleanca për lobimin e transparencës”, nuk mund të shpjegojmë mbështetjen e paturpshme që euroburokratët e Brukselit dhe ndonjë ambasador si ai i SHBA-ve i kanë dhënë e japin qeverisë Rama, megjithëse kjo e ka çuar nivelin e korrupsionit dhe të bashkëpunimit me krimin në nivele të papara ndonjëherë në dy dekadat e fundit. Duke pasur parasysh këto rezultate dramatike, që flasin për papërgjegjshmërinë e euroburokratëve ndaj fateve të projektit europian dhe të gjithë atyre që shpresojnë në të, më duket gjithnjë e më e besueshme teza që narkoshteti shqiptar, për të marrë mbështetje dhe legjitimitetin e BE-së, vepron me euroburokratët si një kompani interesi që bën lobim pranë tyre.

    /Shkruar për Panorama
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Edhe njëherë për ndërkombëtarët e korruptuar

    Lind pyetja ; sikur nderkombetaret te ishin te pa korruptuar (te ndershem ) do ndryshonte ndonje gje per Shqiperine e sotme?

    Sikur te kesh klasen politike normale,me nje minimum ndershmerie a dinjiteti,te huajt apo nderkombetaret edhe sikur te jene te korruptuar apo te pa korruptuar ne thelb nuk ndryshon asgje.
    Eshte e vertete qe Bota apo Europa kane nje pjese te mire te administrates-politikes te korruptuar,por ajo qe ndryshon nga Shqiperia,qe dallon Shqiperine nga vendet e tjera perendimore eshte se ne Bote a Europe ka nje pjese te kesaj administrate-politike te pakorruptuar.Nje pjese e vogel a e madhe qe eshte e pakorruptuar varet nga shteti,por eshte nje pjese e pakorruptuar qe egziston. Ne Shqiperi kjo pjese e pa korruptuar nuk egziston as edhe si individualitet e jo me si pjese a segment,sepse çdo gje nuk mundet te behet pa dhe jashte korrupsionit.

    Megjithe respektin per Lubonjen,kesaj redhe ja ka futur kot.Duket sikur po shfaqson zgjedhjen e Ilir Metes si president me korrupsionin boteror.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edhe njëherë për ndërkombëtarët e korruptuar

    O plako tu ka bo ky Ilir Meta si burri nones. Pike reference per gjithçka )

    Dakort perpara sesa te shajme nderkombetaret, fajin/zgjidhjen duhet ta kerkojme tek vetja.
    Sikunder eshte fakt qe ketu nderkombetaret kane mbeshtet politikane hajdut, qe si rrjedhoje jane me kollaj te shantazhueshem per kompromise e pazare.

    Dhe hajrin ketyre hajduteve mund t’ja kene pa disa nderkombetare te korruptuar, kurse demin neve!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Edhe njëherë për ndërkombëtarët e korruptuar

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    E vertet qe mbase mu me osht bo si burri nones,por ty ta kan bo president, Berisha me Ramen.... dhe me duket se po te pelqen...

    Dhe natyrisht fajin e kan kombetaret e korruptuar qe Berisha, Meta, Ramen bejne pazare edhe per presidentin tend e te Lubonjes...Prandaj eshte problem kot dhe pa kuptim.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edhe njëherë për ndërkombëtarët e korruptuar

    Mesa di une president e ka bo Rama (sot i konvenon Berishes, neser Rames, pasneser asnjerit, se fundja ne politike jemi).

    Me te thene te drejten kam shume shume vite pa votu asnjerin nga keto qe permende ti, keshtu qe s'ka si te me pelqeje Meta.

    Ok nqs do zgjidhja midis bllokut 700mije euro te Metes dhe lotit 30milion euro te unazes te Rames, pare edhe nga shifrat, Meta do ishte shume me pak i demshem. Dhe ky eshte problemi i sotshem, qe kerkojme riciklimet e politikaneve, ngaqe hajdutlliku Rames i ka kalu çdo kufi.

    Megjithate s'eshte kjo tema.

    Nderkombetaret per arsye shume te dyshimta (mbase per te njejtet pazare si te ketyre politikaneve tane) kane mbeshtetur politikane, qe ja kemi pa hajrin.

    Sikunder po ja shohim dite per dite hajrin reformes ne drejtesi te mbeshtetur ne veçanti nga Lu dhe Vllahutin!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Edhe njëherë për ndërkombëtarët e korruptuar

    Me sa di dhe une,deri me sot,nuk ka asnje nga PD qe te jete kundra Metes si president !
    Pra jane te gjithe dakort me Meten si president,se perndryshe nuk mundet te shpegohet ndryshe dhe ndejtja ne çader dy muaj,ku praktikisht zgjedhja e Metes president ishte pika e pare e pazarit.

    Une e kuptoj kundershtimin qe keni kunder Lu-se (sepse ishte i pari qe te pakten foli kunder korrupsionit),por nuk kuptoj gjithe kete mllef per te huajt.....kur: Kryministin e ke psikopat, president ke nje hajdut te super sprovuar,kur ne opozite ke nje kriminel te vjeter dhe nje gjysem budalla te ri qe vetem di te vjedhi... Dhe prap vahdoni me budalliqet qe fajin e kane te huajt.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edhe njëherë për ndërkombëtarët e korruptuar

    Ne politike interesat ndryshojne me nderrime mandatesh dhe jo vetem.. Besoj kaq gje s’pret te ta them une.
    Meta-president ishte pazar LSI-PS i kohes, qe mbas ndryshimeve te konjukturave s’esshte me sot.. Fundja kerkesen per president Meta ja beri dhe Berishes dikur, por ai zgjodhi Nishanin..

    Sa per korrupsionin ka fol gjate edhe Vllahutin, nderkohe qe metrin katror te viles qe kushtonte 3 e çoj 13!!!
    Dhe pastaj qershia mbi torte, Donald Lu ne sallen e kongreseve duke duartrokit fjalimet e ministrit kampion Tahiri, per arritjen mbreslenese kundra kanabisit.

    Apo droga nuk ka lidhje me korrupsionin???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Edhe njëherë për ndërkombëtarët e korruptuar

    Kur ja beri Berishes perpara se Berisha ta shpetonte nga burgu apo mbrapa 21 janarit.... Se o e ka mbrojtur Berisha Meten o ska njeri tjeter ne Shqiperi. Pa pazarin e shokut Gramoz me Berishen,Meta nuk mund te ishte sot kurre president.

    Megjithate e di se ku qendron problemi i vertete,tek kjo mungesa e memorjes qe i falim çdo gje edhe hajdutit edhe kriminelit. Jemi bere popull pa memorje,dhe imagjino qe ka njerez qe ankohen se po harrohen krimet e komunizmit,kur ne kemi krime te pak viteve me pare dhe duam ti harrojme ose edhe me keq qe ti anashkalojme si te parendesishme. Eshte tmerr qe te justifikosh nje hajdut-president me interesa politike kot. Nje triumf i Berishimit,qe eshte bere model jo vetem justifikimi por edhe mendimi ne praktike.

    Ka si nuk ka droga lidhje me korrupsionin,pyete Lulin,Nishanin,shokun Sali per Lazaratin. Apo edhe Lazarati ka te beje me Lun e ndrime mandatesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 05-02-2019 më 21:35

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edhe njëherë për ndërkombëtarët e korruptuar

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Meqe jemi te nderkombetaret edhe me pak mungese memorje, po t’i rikujtoj fjalet e shokut Lu:
    Ne i njofim, ne i kemi evidentuar, ne i dijme, dhe ne do i tregojme me emra rastet e korrupsionit ne Shqiperi!

    Dhe gjate mandatit 3 vjeçar te tij, u vodh serveri tatimeve, u zbulua laborator kokaine, u vodhen miliona euro ne rinas, u grabiten dosjet e prokuroreve te Durresit, rane avione me droge, iu dhuruan qindra milion euro ne shendetesi nje shitesi cigaresh ne Berat, u zgjodh nje prokurore e perkohshme e pergjithshme ne menyre anti-kushtetuese etj etj

    Te gjitha keto ndodhi, bere ne mes te dites, para syve te organeve ligjzbatuese, pa i hyre askujt asnje gjemb ne kembe, nderkohe qe messiah LU njelloj si Llalla parashikonte sezon peshkimi çdo 2-3 muaj!!!

    Pastaj kur i erdhi koha te ndronte mandatin, Lu-ja qe kishte fol i pari « me sinqeritet » per korrupsionin, i futi dhe nje mufke per Berishen se e kishte dash reformen ne drejtesi me shume se kushdo!
    Nuk e kuptoj perse e beri kete deklarate, per mungese memorje, apo sepse akuzat qe Berisha bllokonte reformen i anashkaloi si te parendesishme???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10

    Meqe jemi tek Lu.ja,gjate mandatit te tije PD dhe Berisha i nxorren kunder prokurorin e pergjithshem,bashke me kryetarin e parlamentit shokun Meta.

    Gjithe keto ngjarje nuk duhet ti hetonte Luja,por duhet ti hetonte prokurori i PD Llalla. Se pse nuk i hetoj Llalla kerkoja Metes dhe Berishes,nuk mundet ti kerkohet Lus dhe Vllahutinit.

  11. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edhe njëherë për ndërkombëtarët e korruptuar

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Meqe jemi tek Lu.ja,gjate mandatit te tije PD dhe Berisha i nxorren kunder prokurorin e pergjithshem,bashke me kryetarin e parlamentit shokun Meta.

    Gjithe keto ngjarje nuk duhet ti hetonte Luja,por duhet ti hetonte prokurori i PD Llalla. Se pse nuk i hetoj Llalla kerkoja Metes dhe Berishes,nuk mundet ti kerkohet Lus dhe Vllahutinit.
    Si do i hetonte Llalla kur ishte me te njejten linje peshkimi bashke me Lu-ne?!
    Keto ngjarje i heton vetem shoqja Marku. E pe sa bukur i hapen dosje asaj gazetares qe nxorri pergjimet e Dakos me kriminele duke ble vota???
    Ec ketu i thane, si ke kurajo i nxjerr te palarat rilindjes..
    Se jo per gje por prokurorja e pergjithshme e perkohshme e pranuar dhe nga LU, me votat e marra nga Avdylajt dhe Habilajt u be prokurore...

    PS:Sa per rifreskim memorja e thash kete te Arta Markut..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •