Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Deputetë e ministra të pa shkollë, Top Story tregoi rastet e atyre që kanë gënjyer për arsimin

    Top Story, emisioni investigativo-politik në Top Channel ka sjellë mbrëmë në vëmendjen e publikut arsimin që kanë deputetët, ministrat dhe ish ministrat shqiptarë.

    Duke analizuar me kujdes CV-të dhe karrierën e figurave kryesore të politikës, Top Story tregoi se disa prej tyre nuk kanë pasur diplomë universiteti në kohën kur janë bërë deputetë. Madje disa, kanë gënjyer për llojin e studimeve që kanë mbaruar.

    Lefter Koka, ish kryetar bashkie i Durrësit, ish ministër i Mjedisit dhe deputet në parlament që nga viti 2009, është bërë deputet pa arsim të lartë.
    Një rast tjetër që mori në konsideratë emisioni Top Story, është ai i z. Niko Peleshi. Ish zv. Kryeministrit dhe ish Ministrit të Bujqësisë në qeverinë Rama, të cilit iu deshën 13 vjet që të mbaronte universitetin.

    Një rast i ngjashëm është edhe ai u deputetit socialist Rrahman Rrahja, i cili ka mbaruar universitetin 27 vite pas shkollës së mesme. Top Story zbuloi sesi deputetë qe mbarojnë kurse të rëndomta jashtë Shqipërisë, i vendosin më pas në CV sikur kanë mbaruar studime të larta.

    Sadri Abazi është një i tillë, i cili kursin e shoferëve në Gjenevë, e ka paraqitur sikur të ketë mbaruar një universitet. Top Story u ndal edhe në rastin skandaleve të doktoraturave plagjiaturë.

    Taulant Balla, deputet dhe Kryetar i Grupit Negociator të Kuvendit në Parlamentin Europian rezulton që doktoraturën e tij nuk e ka origjinale. Sipas dokumenteve ekskluzive, dokumentari tregoi se si i gjithë kapitulli 5-të i kësaj doktorature është plagjiaturë.

    Balla e ka vjedhur atë informacion, nga një punim shkencor i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel. Material i botuar në vitin 2009 dhe e mbrojtur me të drejtat e autorit. Emisioni Top Story do të vijojë të denoncojë çdo shkelje, që prek direkt ose indirekt jetën e qytetarëve shqiptarë.

    Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Deputetë e ministra të pa shkollë, Top Story tregoi rastet e atyre që kanë gënjyer për arsimin

    Tani,kjo shkolla e larte eshte bere nje pisllik qe po qelb çdo gje,eshte bere qe edhe nje punonjes i thjeshte i shtetit duhet te beje nja dy tre universitete e tre kater mastera nga frika se mos humbi vendin e punes. Jemi bere qe jemi shteti me arsimim e tituj me teper se çdo vend i botes....
    Nje mesues filloreje ose edhe nje deputet munden te jene edhe me shkolle te mesme,nuk ka se perse te kerkohet shkolla e larte (le me doktoraturat) per profesione te thjeshta.

    Pastaj duhet te meret populli me Ballen nga Librazhdi qe eshte bere doktor shkencash apo me Llallen qe nuk kishte mbaruar shkollen e mesme.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Deputetë e ministra të pa shkollë, Top Story tregoi rastet e atyre që kanë gënjyer për arsimin

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Diploma eshte bere si mall tregu. Paguan kuoten vjetore (kush i ka mundesite) dhe mbaroi puna.

    Dhe ne qe kemi studiuar jashte skualifikohemi nga aplikimi per poste te caktuara sepse studentet ne Shqiperi kane edhe nga 2-3 mastera dhe une vetem nje!!!

    Dikur kisha dyshime por sot jam gjithmone e me teper i bindur, se diploma eshte kryesisht nje mjet fitimprures per te zhvatur te rinjte..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Deputetë e ministra të pa shkollë, Top Story tregoi rastet e atyre që kanë gënjyer për arsimin

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Diploma eshte bere si mall tregu. Paguan kuoten vjetore (kush i ka mundesite) dhe mbaroi puna.

    Dhe ne qe kemi studiuar jashte skualifikohemi nga aplikimi per poste te caktuara sepse studentet ne Shqiperi kane edhe nga 2-3 mastera dhe une vetem nje!!!

    Dikur kisha dyshime por sot jam gjithmone e me teper i bindur, se diploma eshte kryesisht nje mjet fitimprures per te zhvatur te rinjte..
    Po i detyrojne te gjithe te rinjte qe te mbarojne shkollen e larte per te pasur nje shprese per pune ne shtet. Kur shume profesione edhe ne shtet nuk kane nevoje per arsim a mastera kot. Eshte kthyer industri me vete qe ka sjellur vetem korrupsion dhe ka fshire komplet meritokracine si te studimit dhe si te punes.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Deputetë e ministra të pa shkollë, Top Story tregoi rastet e atyre që kanë gënjyer për arsimin

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po i detyrojne te gjithe te rinjte qe te mbarojne shkollen e larte per te pasur nje shprese per pune ne shtet. Kur shume profesione edhe ne shtet nuk kane nevoje per arsim a mastera kot. Eshte kthyer industri me vete qe ka sjellur vetem korrupsion dhe ka fshire komplet meritokracine si te studimit dhe si te punes.
    Tregon nivelin e ulet tonin.
    Ne vend qe « industria e dijes » te maksimalizonte fitimin ne menyre legjitime nepermjet leximit te librave, sot kjo industri « zhvillohet » duke shitur liçenca masteri por duke anashkaluar librin!!!

    Pasurimi i shpejte, eshte semundja me e madhe shqiptare e 27 viteve te fundit...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 24-01-2019 më 17:39
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Deputetë e ministra të pa shkollë, Top Story tregoi rastet e atyre që kanë gënjyer për arsimin

    Me dhimbsen ata pak intelektuale qe kane ngelur ne Shqiperi qe u duhet te perballen me fytyrat e zorraxhinjve te tille perdite.

    Zorraxhiu ngelet zorraxhi edhe kur ka miliona ne banke.
    Zorraxhiu nuk behet dot fisnik pasi nuk del dot jashte zorres se tij.
    Zorraxhiu eshte i lumtur per aq kohe sa ai ushqen zorren e tij.

    Shqiperine e mori zorraxhiu e po e ha. Intelektual mos rri po duku, intelektual!

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •