Emri:  auto_chantaal1546952606.jpg

Shikime: 1667

Madhėsia:  47.8 KB

Artikulli orgjinal nė ‘Critique & Humanism’, via Eurozine

Mungesa e pėrplasjes sė ashpėr mes projekteve tė ndryshme politike nė demokracitė liberale ka ēuar deri te kriza e pėrfaqėsimit. Demonizimi i ‘armiqve’ tė konsensusit dypartiak mund tė jetė ngushėllues moralisht, por ėshtė shfuqizues politikisht. Na duhet njė popullizėm progresiv qė tė mund tė mobilizojė afektet e pėrbashkėta drejt mbrojtjes sė barazisė dhe drejtėsisė sociale.

Emocionet dhe afektet, sė fundmi, janė bėrė temė nė modė mes filozofėve dhe njerėzve qė punojnė nė shkenca sociale dhe ka pasur rritje nė literaturėn rreth asaj qė ėshtė quajtur ‘kthesė afektuese’. Kjo ka tė bėjė me njė numėr shumė heterogjen veprash, mes tė cilave nuk ėshtė e lehtė tė hasen ‘ngjasime famijare’, ngase teoricenėt qė vihen me raste nėn kėtė ombrellė, vijnė nga njė shumėllojshmėri qasjesh qė vėshtirė se harmonizohen. Ata nuk bien dakord pėr vetė kuptimin e termave ‘afekt’ dhe ‘emocione’, e lėre mė pėr marrėdhėnien mes tyre. Disa prej syresh janė tė ndikuar nga Deleuze dhe Guattari, tė tjerėt nga neuroshkenca, ndėrsa tė tjerėt nga njė shumėllojshmėri e shkollave konstruktiviste. Pėr njė kohė tė gjatė, nė veprėn time kam vėnė theks tė posaēėm mbi rolin e ‘pasioneve’ nė politikė dhe do tė doja qė kėtu tė sqaroj se ēfarė kuptoj me ‘pasionet’ dhe si e shoh rolin e tyre nė politikė.

Nė fakt, shpesh mė kanė pyetur pse flas pėr pasionet e jo pėr emocionet. Pėr kėtė arsye dua tė theksoj se, nga pikėpamja qė avokoj, ėshtė thelbėsore tė dallohen ‘pasionet’ nga ‘emocionet’. Qasja ime ėshtė elaboruar pėr sa i pėrket domenit politik; njė prej mendimeve kryesore ėshtė qė, nė atė fushė, kemi tė bėjmė gjithnjė mė identitete kolektive – diēka qė termi ‘emocione’ nuk e shpreh mjaftueshėm, ngaqė zakonisht emocionet janė tė bashkėgjitura me individėt. Natyrisht se ‘pasionet’, poashtu, mund tė jenė invididuale pėr nga natyra, por kam zgjedhur tė pėrdor atė term, me konotacionet e tij mė tė dhunshme, sepse mė lejon qė tė nėnvizoj dimensionin e konfliktit dhe tė sugjeroj pėrplasjen mes identiteteve kolektive politike, dy aspekte tė cilat i marr si pėrbėrėse tė politikės. Mbaj qėndrimin qė, pa kuptuar rolin vendimtar qė luajnė afektet e pėrbashkėta nė themelimin e formave politike tė identifikimit, nuk ėshtė e mundur tė pėrballohet ajo pėr tė cilėn luftohet nė politikėn demokratike. Pas prezantimit tė mendimeve kryesore tė qasjes sime teorike, do tė tregoj sesi kjo qasje ėshtė veēanėrisht e pėrshtatshme pėr tė kuptuar natyrėn e momentit popullist qė e karakterizon gjendjen e tashme kritike dhe sesi t’i pėrgjigjemi sfidės qė ajo paraqet.

Antagonizmi dhe hegjemonia

Pėr tė kuptuar se ē’dua tė them me ‘pasionet’ dhe si e shoh rolin e tyre nė politikė kėrkohet njohuri e kornizės teorike qė e formėson qasjen time. Kjo qasje ėshtė elaboruar sė pari te Hegjemonia dhe Strategjia Socialiste [Hegemony and Socialist Strategy], e shkruar sė bashku me Ernesto Laclau-n, ku argumentojmė se nevojiten dy koncepte themelore pėr tė elaboruar teorinė e politikes: antagonizmi dhe hegjemonia [1]. Koncepti i antagonizmit ėshtė qendror, sepse pranon si postulat ekzistencėn e negativitetit radikal qė pengon totalizimin e shoqėrisė dhe pėrjashton mundėsinė e shoqėrisė pėrtej ndarjes dhe pushtetit. Ky koncept lidhet me konceptin e hegjemonisė. Tė pohosh paērrėnjosshmėrinė e antagonizmit kėrkon tė pranuarit e pamundėsisė pėr tė arritur pikėn pėrfundimtare dhe nė vėnd tė kėsaj, tė njohurit e dimensionit tė pavendosshmėrisė dhe kontingjencės qė pėrshkon ēdo rend. Katergoria e hegjemonisė i referohet pikėrisht kėtij dimensioni, meqė dėshmon se ēdo shoqėri ėshtė produkt i praktikave qė kėrkojnė tė ndėrtojnė njė rend, nė njė kontekst tė kontigjencės. Nė kėtė pikėpamje, socialja themelohet nga praktikat hegjemonike sedimentare. Kjo perspektivė tregon se ēdo rend vjen si pasojė e artikulimit tė pėrkohshėm e tė brishtė tė praktikave kontingjente. Ēdo rend ėshtė shprehje e strukturave tė posaēme tė marrėdhėnieve tė pushtetit dhe gjithmonė themelohet pėrmes pėrjashtimit tė mundėsive tjera, prej ku rrjedh edhe karakteri i tij politik.

Mė vonė propozova qė tė bėhet dallimi mes politikes, pėr t’iu referuar dimensionit tė negativitetit radikal, tė antagonizmit – i tillė qė mund tė shfaqet pėrbrenda njė shumėllojshmėrie tė madhe tė marrėdhėnieve shoqėrore – dhe politikės, e cila merret me manifestimet ontike tė kėtij dimensioni ontologjik. Politika synon themelemin e njė rendi dhe organizimin e bashkėjetesės njerėzore nė kushtet qė kundėrvihen nga politikja, kėshtu qė ato janė gjithmonė konfliktuoze. Kėtė dallim mes politikes dhe politikės e gjejmė nė teori tė tjera, ndonėse jo gjithmonė me tė njėjtin kuptim. Nė fakt, mund tė dallojmė dy mėnyra tė kundėrta tė karakterizimit tė politikes. Ka prej tyre, pėr tė cilėt politikja i referohet hapėsirės sė lirisė dhe veprimit tė pėrbashkėt, ndėsa tė tjerėt e shohin politiken si hapėsirė tė konfliktit dhe antagonizmit. Unė avokoj qasjen e dytė dhe teza qė mbroj ėshte se vetėm atėherė kur tė njihet karakteri i paērrėnjosshėm i ndarjes dhe i antagonizmit, do tė jetė e mundur tė mendohet nė njė mėnyrė tė duhur politike dhe tė zotėrohet sfida me tė cilėn pėrballet politika demokratike.

Marrja parasysh e dimensionit tė politikės, nėnkupton pranimin e ekzistencės sė konflikteve qė nuk mund tė kenė zgjidhje tė arsyeshme – pikėrisht me kėtė nėnkuptoj ‘antagonizmin’. Sigurisht se jo tė gjitha konfliktet janė antagoniste pėr nga natyra, por ato qė janė tamam politike janė ashtu sepse gjithmonė pėrfshijnė vendime qė kėrkojnė zgjedhje mes alternativash, tė cilat janė tė pavendosshme prej njė pikėpamjeje tė pastėr racionale. Jeta politike nuk do tė jetė kurrė nė gjendje tė heqė qafe antagonizmin, meqė ka tė bėjė me veprimin publik dhe formimin e identiteteve kolektive. Ai synon themelimin e ‘ne’ nė kontekstin e diversitetit dhe konfliktit. Prapėseprapė, nė mėnyrė qė tė themelojmė ‘ne’, duhet ta dallojmė nga ‘ata’, ku gjithmonė ekziston mundėsia qė, nė kushtet tė caktuara, kjo ne/ata tė marrė formėn e njė pėrplasjeje antagoniste mik/armik. Kjo ėshtė pse kam argumentuar se ēėshtja vendimtare pėr politikėn demokratike nuk ėshtė tė arriturit e konsensusit pa pėrjashtim – qė do tė ishte barabar me krijimin e ‘ne’ pa korresponduesen ‘ata’ – por tė ndėrtuarit e diskriminimit ne/ata, nė njė mėnyrė qė do tė pėrputhej me institucionet pluraliste demokratike.

Kjo ėshtė diēka qė shumica e teoricienėve liberaldemokratė duhet ta shmangin, pėr shkak tė mėnyrės joadekuate sesi e konceptojnė pluralizmin. Ndėrkohė qė pranojnė se jetojmė nė njė botė ku bashkėjeton njė shumėllojshmėri perspektivash e vlerash dhe se ėshtė e pamundur qė secili prej nesh t’i adoptojė tė gjithat prej tyre; kėta teoricienė paramendojnė se, me t’u bėrė bashkė, kėto perspektiva e vlera pėrbėjnė njė ansambėl harmonik e jokonfliktuoz. Pra, ky tip i mendimit ėshtė i paaftė qė tė shpjegojė natyrėn domosodoshmėrisht konfliktuoze tė pluralizmit, qė rrjedh prej pamundėsisė sė pajtimit tė tė gjita pikėpamjeve, dhe kjo ėshtė arsyeja pse ėshtė i destinuar tė mohojė [negate] politiken nė dimensionin e saj antagonist. Sigurisht se pluralistėt liberalė pranojnė se, nė demokraci ‘populli’ nuk mund tė konsiderohet mė ‘njė’, por ata e shohin si tė ‘shumėfishtė’, ndėrkohė qė sipas perspektivės hegjemonike do tė duhej tė kuptohet si ‘i ndarė’.

Pas botimit tė Hegjemonia dhe Strategjia Socialiste, ndėrkohė qė studioja diskutimin mes teoricienėve liberaldemokratė, kuptova se as modeli agregativ as ai deliberativ nuk na lejojnė qė tė parashohim mundėsinė e politikės hegjemonike demokratike. Tė shpjegosh paērrėnjosshmėrinė e antagonizmit dhe natyrėn hegjemonike tė politikės, duhej njė tjetėr qasje – njė qasje e cila ishte e zonja t’i pėrgjigjej kėtyre pyetjeve: Si do tė mund tė njihte dhe menaxhonte njė rend demokratik ekzistencėn e konflikteve qė nuk kanė zgjidhje tė arsyeshme? Si tė konceptohet demokracia nė njė mėnyrė qė tė lejojė nė mesin e saj pėrplasje mes projekteve hegjemonike nė konflikt me njėra tjetrėn? Pėrgjigjja ime pėr kėtė pyetje ėshtė modeli agonist i demokracisė, i cili ofron njė kornizė analitike, tė domosdoshme pėr tė pėrfytyruar mundėsinė e pėrplasjes demokratike mes projekteve hegjemonike.

Sipas modelit ‘agonist’, tė ideosh demokracinė pluraliste, nė njė mėnyrė qė nuk e mohon dimensionin antagonist, do tė thotė tė parafytyrosh dy mėnyra tė mundshme tė manifestimit tė dimensionit antagonist: si pėrplasje mik/armik ose si pėrplasje mes kundėrshtarėsh. Kėtė tė fundit kam propozuar ta quaj ‘agoniste’. Pėrplasja agoniste ėshtė ndryshe prej asaj antagoniste, jo sepse lė mundėsinė pėr konsensus tė mundshėm, por sepse kundėrshtari nuk konsiderohet si armik pėr t’u shkatėrruar, por si kundėrshtar - ekzistenca e tė cilit perceptohet si legjitime. Idetė e saj do tė kundėrshtohen fuqishėm, por nuk do tė vihet kurrė nė pyetje e drejta e saj pėr t’i mbrojtur ato.

Duke pohuar karakterin pėrbėrės tė ndarjes shoqėrore dhe pamundėsinė e pajtimit pėrfundimtar, perspektiva agoniste njeh karakterin e domosdoshėm partiak tė politikės demokratike. Duke konceptuar kėtė pėrplasje nė terma tė kundėrshtarėve dhe jo nė mėnyrėn mik/armik, qė mund tė ēojė te lufta civile, bėhet e mundur qė njė pėrplasje e tillė tė ngjajė pėrbrenda institucioneve demokratike. Ēfarė ėshtė me rėndėsi nė betejėn antagoniste ėshtė vetė konfigurimi i marrėdhėnieve tė pushtetit qė strukturojnė njė rend shoqėror dhe tipi i hegjemonisė qė ato ndėrtojnė. Kjo ėshtė pėrplasje mes projekteve hegjemonike nė konflikt qė nuk mund tė zgjidhet kurrė racionalisht. Prandaj, dimensioni antagonist ėshtė pėrherė i pranishėm, por ai vihet nė skenė me mjete tė pėrplasjes, precedurat e sė cilės pranohen nga kundėrshtarėt. Njė perspektivė e tillė agoniste merr pėr bazė faktin se ēdo rend shoqėror ėshtė i themeluar politikisht dhe se hapėsira ku ndodhin ndėrhyrjet hegjemonike nuk ėshtė kurrė neutral, meqė ėshtė gjithmonė produkt i praktikave tė mėhershme hegjemonike. Ajo e sheh sferėn publike si fushėbetejė ku projektet hegjemonike pėrplasen me njėra tjetrėn, pa mundėsinė e zgjidhjes pėrfundimtare.

Dallimi mes antagonizmit (marrėdhėnia mik/armik) dhe agonizmit (marrėdhėnia mes kundėrshtarėve) na lejon tė kuptojmė pse nuk ėshtė e domosdoshme, pėrkundėr ēfarė besojnė shumė teoricienė demokratikė, tė mohohet paērrėnjosshmėria e antagonizmit nė mėnyrė qė tė parafytyrohet themelimi i rendit demokratik. Larg sė paraqituri rrezik pėr demokracinė, pėrplasja agoniste ėshtė nė realitet vet kushti i ekzistencės sė saj. Natyrisht, demokracia nuk mund tė mbijetojė pa njė formė tė caktuar konsensusi, njė ‘konsensus konfliktuoz’ qė i referohet besnikėrisė ndaj vlerave etiko-politike qė pėrbėjnė parimet e tij tė legjitimitetit, si dhe ndaj institucioneve nė tė cilat janė tė gdhendura kėto. Megjithatė, ajo duhet gjithashtu tė bėjė tė mundur disponueshmėrinė e interpretimeve tė ndryshme, e ndonjėherė konfliktuoze, tė atyre vlerave tė pėrbashkėta etiko-politike, nė mėnyrė qė qytetarėt tė kenė vėrtet mundėsinė tė zgjedhin mes alternativave reale.

Te Mbi Politiken [On the Political] (2005) dhe te Agonistika [Agonistika] (2013), duke shqyrtuar gjendjen e tanishme tė demokracive europiane, argumentova se jemi dėshmitarė tė njė krize tė pėrfaqėsimit qė ngjan pėr shkak tė mungesės sė kornizės agoniste [2]. Ėshtė pasojė e asaj qė e quaj konsensus ‘pas-politik’ [post-political] nė qendrėn qė ėshtė themeluar mes partive tė qendrės sė djathtė dhe qendrės sė majtė. Ky konsensus, qė bazohet nė idenė se nuk ka alternativė ndaj globalizimit neoliberal, shėrben pėr tė fortifikuar hegjemoninė ekzistuese. Duke mos ofruar mundėsinė e pėrplasjes agoniste mes projekteve tė ndryshme politike, i privon qytetarėve zėrin nė zgjedhje. Siē pretendojnė Indignados nė Spanjė, ‘kemi votė por nuk kemi zė’.

Duke postuluar se tash jetojmė nė shoqėri ku identitetet kolektive janė zhdukur dhe ku kundėrshtia mes sė majtės dhe sė djathtės nuk ka kuptim, perspektiva paspolitike refuzon tė pranojė se politika ka tė bėjė gjithmonė me vendosjen e kufijve politike mes ne dhe ata. Duke e shpallur tė tejkaluar modelin kundėrshtar [adversarial model], ajo cungon dinamikėn agoniste dhe pengon qėllimet politike demokratike. Kjo ėshtė ajo qė e shpjegon shumėzimin e formave tė tjera tė identiteteve kolektive tė natyrės morale, fetare e etnike. Kjo ėshtė poashtu zanafilla – dhe do tė kthehem tė kjo pikė mė vonė – e suksesit nė rritje tė partive populliste tė djathta, tė cilat shpesh janė tė vetmet qė pretendojnė se ka njė alternativė dhe se ato do t’i kthejnė popullit pushtetin qė u ėshtė grabitur nga elitat.

Nė mėnyrė qė ta adresoj ēėshtjen e popullizmit, duhet t’i qasem ēėshtjes sė ‘pasioneve’ nė fushėn e politikės. Siē e kam bėrė tė ditur mė herėt, duke pėrdorur termin ‘pasione’ dua tė dalloj reflektimin tim nga ēėshtja e ‘emocioneve’ individuale. Me ‘pasionet’ shėnjoj njė tip tė caktuar tė afekteve tė pėrbashkėta, ato qė mobilizohen nė domenin politik nė ndėrtimin e formave tė identifikimit ne/ata. Synimi im ėshtė tė sfidoj pikėmapjen racionaliste qė mbizotėron nė teorinė e politikės demokratike, duke nėnvizuar edhe karakterin kolektiv edhe atė partiak tė veprimit politik, duke vėnė nė pah rolin vendimtar qė luajnė afektet nė ndėrtimin e identiteteve politike. Njė prej kritikave tė mia kyēe ndaj teorive liberaldemokrate ėshtė paaftėsia e tyre pėr tė pranuar kėtė dimension afektiv, njė paaftėsi qė e kuptoj si pasojė tė konceptimit qė ato kanė pėr individin, i cili si aktor nė fushėn e politikės paraqitet si i nxitur o nga ndjekja e interesit personal o nga brengat morale. Kjo lė jashtė njohjen e natyrės kolektive tė aktorėve politikė dhe na parandalon qė tė bėjmė njė prej pyetjeve kryesore pėr politikėn: si krijohen format kolektive tė identifikimit dhe cili ėshtė roli i afekteve nė kėtė proces?

Afektet

Vini re se po e shtroj kėtė pyetje pėrbrenda kornizės ontologjike pasthemeltariste [post-foundationalist] tė cilėn e skicova mė herėt. Vendimtare pėr kėtė kornizė ėshtė pohimi se natyra diskursive e sociales dhe teza se nuk ka identitete themeltare, por vetėm forma tė identifikimit. Ajo ēfarė vlen nė politikė ėshtė ndėrtimi i identiteteve politike; kjo gjithmonė pėrfshin dimensionin afektiv, ajo qė Freud-i e quan investim libidinal.

Freud-i ėshtė qendror pėr reflektimin tim. Pėrkrah pohimit se lidhja shoqėrore ėshtė lidhje libidinale, ai solli nė pah rolin vendimtar tė lidhjeve afektive libidinale nė proceset e identifikimit kolektiv. Siē deklaronte te ‘Psikologjia e grupit dhe analiza e egos’: ‘njė grup mbahet sė bashku nga njė fuqi e llojit tė vet: dhe fuqi sė cilės mund t’i atribuohet ky tipar mė mirė sesa Erosit, qė mban sė bashku ēdo gjė nė botė’ [3]. Pėr Freud-in, afektet janė shprehje cilėsore tė sasisė sė energjisė libidinale tė instinkteve. Kjo energji libidinale ėshtė e farkėtueshme dhe mund tė orientohet nė drejtime tė shumta, duke prodhuar afekte tė ndryshme. Qėllimi ėshtė se ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se format e ndryshme tė politikės mund tė ushqejnė lidhje tė ndryshme libidinale afektive. Kjo na ndihmon tė hedhim poshtė pikėpamjen esencialiste qė afektet e dhėna iu atribuon agjentėve tė veēantė shoqėrorė.

Pėr tė shpjeguar kėtė argument, dua tė sjell disa vėshtrime nga koncepti i afekteve i Spinozės, me njė fjalė dallimi i tij mes dhembshurisė (affection) dhe afektit (affectus) [4]. Si Freud-i, Spinoza beson se ėshtė dėshira ajo qė i shtyn qeniet njerėzore tė veprojnė dhe ai vėren se janė afektet ato qė i bėjnė ata tė veprojnė nė njė drejtim e jo nė tjetrin. Pėr tė, dhembshuria ėshtė gjendje e njė trupi pėr sa kohė qė ėshtė subjekt i veprės sė njė trupi tjetėr. Kur afektohet nga diēka e jashtme, ‘konatus-i’ (pėrpjekja e pėrgjithshme pėr tė ngulmuar nė qėnien tonė) do tė pėrjetojė afekte qė do ta shtyjnė tė dėshirojė diēka dhe tė veprojė nė pėrputhje me tė. Kjo dinamikė e affection/affectus mė duket e dobishme, nė mėnyrė qė tė ideohet procesi i prodhimit tė afekteve tė pėrbashkėta dhe propozoj qė kjo dinamikė tė pėrdoret pėr tė shqyrtuar mėnyrat e ndėrtimit tė identiteteve politike, duke i parė ‘dhembshuritė’ si hapėsirė ku diskursivja dhe afektivja artikulohen nė praktika tė posaēme.

Pėr sa i pėrket rėndėsisė sė praktikave, frymėzohem nga Wittgenstein-i, i cili na mėsoi se duke qenė tė gdhendur [inscription] nė ‘lojėra tė gjuhės’, nė ato ēfarė i quajmė praktika diskursive, agjentėt shoqėrorė formojnė besime e dėshira tė posaēme dhe pėrftojnė subjektivitetin e tyre (lermėni tė theksoj kėtu se me ‘diskursiv’ nuk i referohem praktikave qė merren pėrjashtimisht me tė folurit ose tė shkruarit, por praktikave shėnjuese nė tė cilat shėnjimi dhe vepra nuk mund tė ndahen). Nė kėtė pikėpamje, besnikėria ndaj demokracisė ėshtė diēka qė bazohet jo nė arsyeshmėri, por nė pjesėmarrje nė forma tė posaēme tė jetės. Siē ka vėrejtur shpesh Richard Rorty, perspektiva vitgenshtajniane na bėn tė kuptojmė se besnikėria ndaj demokracisė dhe besimi nė vlerėn e institucioneve tė saj, nuk varet nga ajo se a u japim atyre themel intelektual. Besnikėria ndaj vlerave demokratike ėshtė ēėshtje identifikimi; ajo krijohet jo pėrmes argumentimit racional, por pėrmes ansamblit tė lojėrave tė gjuhės qė ndėrtojnė format demokratike tė individualitetit. Wittgenstein-i e njeh qartė dimensionin afektiv tė kėsaj besnikėrie, tė cilin ai e pėrqas me “pėrkushtimin pasionant ndaj njė sistemi tė referencės’ [5].

Duke bėrė bashkė Spinoza-n, Freud-in dhe Wittgenstein-in, propozoj tė shohim gdhendjen nė praktikat diskursive si ofruese tė dhembshurive tė cilat, pėr Spinoza-n, sjellin afektet qė nxisin dėshirėn dhe ēojnė drejt njė veprimi tė posaēėm. Kjo njeh qė afektet dhe dėshira luajnė rol vendimtar nė krijimin e formave kolektive tė identifikimit dhe se ato janė forca motivuese tė veprimit politik. Parashtroj se kjo njohje e rolit kyē tė afekteve dhe tė mėnyrės sesi mund tė mobilizohen ato, ėshtė vendimtare pėr konceptimin e politikės demokratike. Gjithashtu, nė pjesėn e dytė tė prezantimit tim, do tė argumentoj se njė perspektivė e tillė teorike ėshtė e domosdoshme pėr tė kuptuar natyrėn e momentit popullist qė po e shohim sot, si dhe pėr tė konceptuar se si tė pėrballemi me sfidėn qė paraqet.

Popullizmi

Pėr t’iu qasur si duhet ēėshtjes sė popullizmit, ėshtė e nevojshme qė sė pari tė heqim qafe vizionin thjeshtėzues tė popullizmit si thjesht demagogji, si dhe tė pėrvetėsojmė njė perspektivė analitike. Unė ndjek Ernesto Laclau-n, i cili pėrkufizon popullizmin si mėnyrė pėr tė ndėrtuar kufirin politik ne/ata duke i bėrė thirrje mobilizimit ‘tė nėpėrkėmburve’ kundrejt ‘atyre nė pushtet’ [6]. Ai shfaqet kur synohet qė tė ndėrtohet njė subjekt i ri i veprimit kolektiv – populli – i aftė qė tė rikonfigurojė njė rend shoqėror qė jetohet si i padrejtė. Popullizmi, ngulmon Laclau, nuk ėshtė ideologji e as regjim politik dhe nuk ka ndonjė pėrmbajtje tė veēantė programatike. Ai ėshtė mėnyrė e tė bėrit politikė, strategji, qė mund tė marrė forma tė llojllojshme, varėsisht prej kohės e vendit, dhe qė ėshtė i pėrputhshėm me forma tė ndryshme tė qeverisjes.

Disa popullizma kanė sjellė regjime fashiste, por ka edhe shumė forma tė tjera. Ėshtė gabim tė pohohet se tė gjitha prej tyre janė tė papajtueshme me ekzistencėn e institucioneve liberal demokratike. Ē’ėshtė e vėrteta, ky tip mobilizimi mund tė ketė pasoja demokratike. Ky qe rasti, pėr shembull, me lėvizjen populliste nė Shtetet e Bashkuara nė shekullin 19, e cila qe nė gjendje tė rishpėrndajė pushtetin politik nė favor tė shumicės pa vėnė nė pikėpyetje tėrė sistemin demokratik. Nė fakt, popullizmi pėrbėn njė dimension tė rėndėsishėm tė demokracisė, meqė i referohet dimensionit tė sovranitetit popullor dhe ndėrtimit tė demosit qė ėshtė thelbėsor pėr demokracinė.

Duke shqyrtuar me kujdes rritjen e tipit popullist tė politikės nė Europė, mund tė konstatojmė se ėshtė nė sajė tė puqjes sė fenomeneve tė ndryshme qė nė vitet e fundit kanė ndikuar nė kushtet mbi tė cilat ushtrohet demokracia. Fenomeni i parė, tė cilin e pėrmenda mė herėt dhe tė cilin e quaj ‘paspolitikė’, i referohet turbullimit tė kufijve politikė mes sė djathtės dhe sė majtės. Siē e kemi parė, kjo ėshtė pasojė e konsensusit tė vendosur mes partive tė qendrės sė djathtė dhe qendrės sė majtė, me idenė se nuk ka alternativė tjetėr ndaj globalizimit neoliberal. Nėn pretekstin e ‘modernizimit’ tė imponuar nga globalizmi, partitė socialdemokrate kanė pranuar diktatet e kapitalizmit finaciar dhe limitet qė ato kanė mbivendosur ndaj ndėrhyrjes shtetėrore dhe politikave tė tyre tė rishpėrndarjes. Roli i parlamenteve dhe i institucioneve tė tjera qė i lejojnė qytetarėve tė ndikojnė nė vendimet politike ėshtė reduktuar drastikisht. Zgjedhjet nuk ofrojnė mė ndonjė mundėsi pėr tė vendosur pėr alternativa reale pėrmes partive tradicionale tė ‘qeverisė’, dhe qytetarėt janė privuar nga mundėsia e ushtrimit tė tė drejtave tė tyre demokratike. Sovraniteti popullor, nocioni qė pėrbėn vetė zemrėn e idealit demokratik – pushteti i popullit – ėshtė shpallur si i vjetėruar dhe demokracia ėshtė reduktuar nė komponentėn e saj liberale. Politika ėshtė bėrė thjesht ēėshtje teknike e menaxhimit tė rendit ekzistues, domen i rezervuar pėr ekspertėt. E vetmja gjė qė lejon paspolitika ėshtė alternimi dypartiak i pushtetit mes partive tė qendrės sė djathtė dhe qendrės sė majtė. Tė gjithė ata qė kundėrshtojnė kėtė ‘konsensus tė qendrės’ diskualifikohen si ‘popullistė’ dhe akuzohen si ‘ekstremistė’.

Kėto ndryshime nė nivelin politik kanė ngjarė pėrbrenda kontekstit tė formulimit hegjemonik ‘neoliberal’, tė karakterizuar nga njė formė e regullimit tė kapitalizmit ku roli i kapitalit finaciar ėshtė qendror. Kemi parė ngritje eksponenciale tė pabarazisė qė prek jo vetėm klasėn punėtore, por poashtu njė pjesė tė madhe tė klasave tė mesme, tė cilat kanė hyrė nė njė proces tė varfėrimit nė masė dhe pasigurisė. Jemi dėshmitarė tė njė procesi tė ‘oligarkizimit’ tė shoqėrive perėndimore. Partitė e qendrės sė majtė kanė braktisur betejėn pėr barazi dhe tash parullat e tyre kryesore kanė tė bėjnė me ‘zgjedhjen’[choice] dhe ‘paanėshmėrinė’ [fairness]. Dy idealet demokratike tė barazisė dhe sovranitetit popullor janė braktisur dhe mund tė thuhet se tash jetojmė nė shoqėri ‘pas-demokratike’. Patjetėr qė ende flitet pėr ‘demokracinė’, por vetėm sa pėr tė nėnkuptuar tė drejtėn universale tė votės dhe respektin pėr sundimin e shumicės.

Ky evolucion, larg prej sė qeni pėrparim drejt njė shoqėrie mė tė pjekur, siē pretendohet ndonjėherė, minon vetė themelet e modelit tonė perėndimor tė demokracisė, qė zakonisht shėnjohet si ‘demokraci liberale’. Siē tregon C.B. MacPherson, ai model ishte pasojė e artikulimit mes dy traditave [7]. E para ėshtė tradita liberale e sundimit tė ligjit, ndarjes sė pushteteve dhe e afirmimit tė lirisė individuale; e dyta ėshtė tradita demokratike e barazisė dhe e sovranitetit popullor. Pa dyshim, kėto dy logjika politike janė pėrfundimisht tė papajtueshme; gjithmonė do tė ketė tension mes parimeve tė lirisė dhe barazisė. Megjithatė, siē argumentoj te Paradoksi Demokratik [The Democratic Paradox], ai tension ėshtė pėrbėrės i modelit tonė demokratik, ngaqė ofron hapėsirėn pėr pėrplasje agoniste dhe garanton pluralizmin [8]. Pėrgjatė historisė europiane, ky tension ėshtė negociuar pėrmes betejes ‘agoniste’ mes sė ‘djathtės’, qė favorizon lirinė, dhe sė ‘majtės’, qė e vė theksin te barazia. Nė vitet e fundit, me hegjemoninė e neoliberalizmit, kufiri e djathtė/e majtė ėshtė turbulluar dhe hapėsira ku do tė mund tė ndodhte pėrplasja agoniste mes kundėrshtarėve ėshtė zhdukur. Karakteristikė e gjendjeve tona pas-demokratike ėshtė se aspiratat demokratike nuk mund tė gjejnė mė kanale tė shprehjes pėrbrenda kornizės tradicionale politike. Pasioni pėr barazinė, i cili sipas Tocqueville-it, ėshtė pasioni demokratik par excellence, nuk gjen terren politik ku mund tė kanalizohet drejt qėllimeve emancipuese.

Ėshtė nė kėtė kontekst qė lėvizjet e llojllojshme populliste janė shfaqur, duke mos pranuar pas-politikėn dhe pas-demokracinė. Ato pretendojnė t’i kthejnė popullit zėrin qė u ėshtė konfiskuar nga elitat. Pa marrė parasysh format problematike qė marrin disa prej kėtyre lėvizjeve, ėshtė mė rėndėsi tė kuptohet se ato janė shprehje tė aspiratave legjitime demokratike, tė cilat fatkeqėsisht shprehen me njė fjalor ksenofobik. Kjo mundėsi qė kėrkesat demokratike tė ndėrtohen nė mėnyrė ksenofobike, ėshtė diēka qė shumica e partive nuk janė nė gjendje tė kuptojnė pėr shkak tė qasjes sė tyre esencialiste. Kjo ėshtė pse unė konstatoj se pa pėrvetėsimin e njė qasjeje diskursive antiesencialiste, nuk ėshtė e mundur qė tė kuptohet natyra e sfidės populliste. Kjo sfidė kėrkon pranimin se ‘populli’, si kategori politike, mund tė ndėrtohet nė mėnyra krejt tė ndryshme dhe se jo tė gjitha prej tyre kanė orientim progresiv. Ē’ėshtė e vėrteta, nė disa prej vendeve europiane, aspirata pėr rikthimin e idealeve demokratike tė barazisė dhe sovranitetit popullor, tė hedhura poshtė nėn pas-demokracinė, ėshtė kapur prej partive populliste tė djatha. Ato kanė mobilizuar me sukses afektet e pėrbashkėta duke ndėrtuar njė popull, zėri i tė cilit thėrret pėr njė demokraci qė synon tė mbrojė interesat e ‘bashkėkombasve tė vėrtetė’. Ata ndėrtojnė popullin pėrmes diskursit etnonacionalist qė pėrjashton imigrantėt, tė cilėt konsiderohen kėrcėnim pėr identitetin dhe prosperitetin kombėtar.

Drejt njė popullizmi progresiv

Ėshtė urgjente tė kuptohet se ėshtė mungesa sė njė narrative qė ofron fjalor tė ndryshėm pėr formulimin e kėtyre kėrkesave demokratike, qė shpjegon suksesin e popullizmit tė djathtė nė njė numėr tė rritje tė sektorėve shoqėrorė. Ēfarė nevojitet ėshtė njė narrativė tjetėr, e trupėzuar nė njė ansambėl praktikash qė ofrojnė gdhendjet diskursive, tė afta pėr tė ushqyer forma tė tjera identifikimi. Diskualifikimi i atyre partive si ‘tė ekstremit tė djathtė’ apo ‘neofashiste’, ėshtė mėnyrė e lehtė pėr tė hequr qafe kėrkesat e tyre, meqė nuk pranon tė njohė dimensionin demokratik te shumica e tyre. Natyrisht se ėshtė posaēėrisht e pėrshtatshme pėr forcat e qendrės qė t’i atribuojė joshjen e tyre mungesės sė edukimit, ose ndikimit tė faktorėve atavistė. Kjo iu lejon atyre qė, me shfaqjen e kėtyre partive, tė shmangin pėrgjegjėsinė. Pėrgjigjja e tyre ėshtė qė tė mbrojė ‘demokratėt e mirė’ kundėr rrezikut tė pasioneve ‘tė paarsyeshme’, duke vendosur njė kufi ‘moral’, sa pėr tė pėrjashtuar ‘ekstremistėt’ prej debatit demokratik. Ky demonizim i ‘armiqve’ tė konsensusit dypartiak mund tė jetė ngushėllues moralisht, por shfuqizues politikisht.

Nė vend se kėto kėrkesa tė denigrohen, puna ėshtė si t’i formulojmė nė njė mėnyrė progresive, duke pėrkufizuar kundėrshtarin si konfigurim forcash qė fuqizojnė dhe promovojnė projektin neoliberal. Strategjia pėr tė luftuar popullizmin e djathtė do tė duhej tė jetė promovimi i lėvizjes populliste progresive, njė popullizėm i majtė qė ėshtė pranues ndaj atyre aspiratave demokratike dhe qė pėrmes ndėrtimit tė njė tjetėr populli do tė mobilizonte afektet e pėrbashkėta drejt mbrojtjes sė barazisė dhe drejtėsisė sociale. Sepse njė afekt, siē kishte dėshirė tė theksonte Spinoza, mund tė zhvendoset vetėm nga njė afekt i kundėrt, mė i fortė se ai qė po shtypet.

Ballafaqimi me sfidėn qė paraqet momenti popullist pėr tė ardhmen e demokracisė, kėrkon artikulimin e njė vullneti kolektiv qė krijon sinergji mes shumėllojshmėrisė sė lėvizjeve shoqėrore dhe forcave politike, qėllimi i sė cilave ėshtė tė rikthejnė dhe thellojnė demokracinė. Duke qenė se sektorė tė shumtė shoqėrorė vuajnė efektet e kapitalizmit financiar, ka potencial qė ky vullnet kolektiv tė ketė karakter tė tėrthortė, qė tejkalon dallimin i djathtė/i majtė, siē konfigurohet tradicionalisht. Konceptuar nė mėnyrė progresive, larg sė qenit perversion i demokracisė, popullizmi pėrbėn forcėn politike mė tė pėrshatshme nė Europėn e sotme pėr ta mbrojtur atė.

Pengesa kryesore pėr njė politikė tė tillė ėshtė se shumica e partive tė majta nuk e kuptojnė rolin vendimtar tė afekteve tė pėrbashkėta nė pėrbėrjen e identiteteve politike dhe rėndėsinė e mobilizimit tė pasioneve nė drejtimin demokratik. Ato janė tė ndikuara nga pikėpamja mbizotėruese nė teorinė politike demokratike, sipas sė cilės pasionet duhet tė pėrjashtohen prej politikės demokratike, e cila duhet tė kufizohet nė argumentet tradicionale dhe procedurat e diksutimit. Kjo pa dyshim se ėshtė njėra prej arsyeve qė shpjegon armiqėsinė liberaldemokrate ndaj popullizmit dhe kjo ėshtė pse liberaldemokratėt nuk janė nė gjendje t’u pėrgjigjen sfidave qė paraqet ngritja e lėvizjeve populliste tė djatha. Lėvizjet e tilla kuptojnė se politika gjithmonė ėshtė partiake dhe se kėrkon krijimin e marrėdhėnies ne/ata. Ata janė shumė tė vetėdijshėm pėr nevojėn e mobilizimit tė afekteve nė mėnyrė qė tė ndėrtohen identitetet kolektive politike.

Jam e bindur se nė vitet e ardshme, aksi qendror i konfliktit politik do tė jetė mes popullizmit tė djathtė dhe popullizmit tė majtė. Ėshtė thelbėsore qė sektorėt progresivė tė kuptojnė rėndėsinė qė tė pėrfshihen vetė nė kėtė betejė. Mėnyra mė e mirė pėr tė luftuar kundėr atyre partive nuk ėshtė duke i akuzuar ata pėr ‘popullizėm’, duke dėnuar joshjen e tyre ndaj afekteve. Vetėm pėrmes ndėrtimit tė njė populli tjetėr, njė vullneti kolektiv tė bazuar nė mobilizimin e pasioneve nė mbrojtje tė barazisė dhe tė drejtėsisė sociale, do tė jetė e mundur qė tė luftohen politikat ksenofobe qė promovohen nga popullizmi i djathtė.

Nė rikrijimin e kufijve politikė, ‘momenti popullist’ qė po e shohim sot nė Europė shėnjon ‘rikthimin te politikja’. Rikthim qė mund tė hapė rrugėn pėr zgjidhje autoritare – pėrmes regjimeve qė dobėsojnė institucionet liberaldemokrate – por qė poashtu mund tė ēojė drejt ripėrqafimit dhe thellimit tė vlerave demokratike. Ēdo gjė do tė varet nga lloji i popullizmit qė do tė ngadhėnjejė nė betejėn kundėr pas-politikės dhe pas-demokracisė.

----

[1] Laclau, E. dhe C. Mouffe, Hegjemonia dhe Strategjia Socialiste: Drejt Politikės Radikalisht Demokratike, Nju Jork dhe Londėr, 2014.

[2] Mouffe, C. Mbi Politiken, Abingdon 2005; Mouffe, C., Agonistika: Tė Mendosh Botėn Politikisht, Londėr dhe Nju Jork 2013.

[3] Freud, S., ‘Psikologjia e Grupit dhe Analiza e Egos’, Londėr 2001.

[4] Spinoza B., Etika, Nju York 1994, pjesa 3.

[5] Wittgenstein, L. Kultura dhe Vlera, Ēikago 1984, pjesa 64.

[6] Laclau, E., Mbi Arsyen Populliste, Londėr dhe Nju Jork 2005.

[7] MacPherson, C.B., Jeta dhe Kohėt e Demokracisė Liberale, Oxford 1977.

[8] Mouffe, C., Paradoksi Demokratik, 2000, Nju Jork dhe Londėr, 2000.

---

Pėrktheu: Bardhi Bakija