Close
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 145
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Motres Abigail.

    U ben kaq kohe qe nuk po kemi komunikim se bashku, mendoj se eshte e rendesishme Paqja e Krishtit midis njeri tjetrit, sepse prej saj shohim se jemi ne Krishtin.
    Po ju rikthehehm perseri shkrimeve te mija ne lidhje me ju Abgail.
    Nuk e di nese akoma tek ju vazhdon i njejti mendim per mua. Ju duhet te kuptoni se, une kam pasur gjithmone qellimin e mire per kedo , dhe vecanerisht per ju. Por moskomunikimi juaj me mua , sjell nje boshllek tek une. Une jam i durueshem gjithmone dhe nuk prekem e as ofendohem, kur ne qellimin tim eshte shpallja e mesazhit te Krishtit. Prandaj perseri po ju pyes dhe po ju drejtohem ne emer te KRishtit, nese ju jeni ende e hidheruar me mua, ju siguroj se kjo eshte e padrejte, dhe njekohesisht kerkoj qe te vish ne paqe me mua.
    Krishti te bekofte.
    Deshmuesi

  2. #42
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Paqa e Zotit me ty Deshmues!

    Ne qofte se une do te mbaja meri ty, nuk do te isha femije i Perendise. Perkundrazi Perendia e di dashurine qe kam per motrat dhe vellezerit e tjere.

    Mos u shqeteso sepse nuk kam nderruar mendim per ty, per mua je po ai deshmues qe njoha ne fillim, dhe megjithese nuk kemi diskutuar, arsyeja ka qene sepse jam shume e ngarkuar me pune ketu, me gazetat dhe faqen tone ne Internet, dhe u kam dhene me shume rendesi disa temave te tjera qe kam hapur, por diskutimet e tua ne Forum i kam ndjekur, dhe lutem per ty dhe besimtaret e tjere te Forumit. Me merr shume kohe kontrollimi i temave, prandaj nuk kam hyre ne diskutimet e tua.

    Miqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Zoti te bekofte Abigail.

    Me te vertete moter tani ndjehem shume i cliruar, pasi keshtu mund te jem perseri ne gjendje per te vazhduar kontributin tim ketu ne kete faqe te krishtere.
    Krishti me ju .
    Deshmuesi.

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Titulli i kesaj teme eshte krejtesisht gabimit dhe aspak konform besimit te krishtere. Ndryshe nga fete e tjera, te krishteret shpetimin e kerkojne ne menyre individuale duke ndjekur shtegun e jetes qe hapi Jezu Krishti dhe duke mbajtur mbi supe kryqin e vuajtjeve qe mbajti edhe Jezu Krishti.

    Une mendoj se eshte gabim te thuash: A mund te krishteret te humbin shpetimin? por duhet thene: "A mundem une te humb shpetimin?" ne numrin njejes.

    Gabimi i dyte qe une lexova ne rreshtat e mesiperm eshte afrimi qe besimtaret e krishtere bejne karshi Zotit. Shume njerez besimin ndaj Zotit e interpretojne si nje MJET, si nje ARME, si nje MISION PER TE GJYKUAR, kur ne fakt nuk eshte aspak keshtu. Jezu Krishti nuk zbriti ne toke per tu falur njerezve Shpirtin e Shenjte per te gjykuar njerezit e kesaj bote, por per tu treguar atyre madheshtin e ketij SHPIRTI JETEDHENES.

    Besimi i cdo te krishteri nuk duket thjeshte tek Fjala e Perendise, duket tek jeta juaj. Jeta qe ju beni, qendrimet qe ju mbani ndaj fenomeneve ne shoqeri, dashuria dhe perkushtimi ndaj njerezve te tjere, tregojne madheshtine e shpirtit tuaj. Mos harroni qe 10 urdherimet Zoti ua dha te gdhendura ne gur izraeliteve, por nese do te linte ne fuqi Ligjin e Vjeter, gati askush nuk do te fitonte jeten e ameshuar.

    Zbritja e Zotit Jezu Krisht me Shpirt ne toke, u solli njerezve jo vetem urdherimet por edhe SHEMBULLIN E JETES te nje Njeriu-Zot. Ne mbajme emrin te Krishtere, pasi Krishtit i perkasim dhe Jezu Krishti nuk erdhi ne kete bote te gjykoje, por te SHPETOJE. Ardhja e dyte e Tij ne toke do te jete per gjykim.

    Une iu them, qe jeta e njeriut mbi toke nuk mjafton per tiu perulur Perendise ne lutje per faljen e mekateve.

    Albo

    P.S Nene Tereza, asnjehere ne jeten e Saj prej shenjtoreje nuk ngriti zerrin qe te gjykoje apo akuzoje. Ajo ia perkushtoi gjithe jeten e saj sherrimit te plageve te njerezve ne nevoje dhe duke iu lutur Perendise.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #45
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Albo, te krishteret me te vertete e kerkojne shpetimin ne menyre individuale dhe secili duhet te pendohet per mekatet e veta, por ne momentin kur ne pranojme Jezu Krishtin si Zot dhe Shpetimtar ne behemi pjestare te trupit te Krishtit. Ne jemi te urdheruar te behemi anetar te kishes lokale dhe s'duhet te qendrojme vetem, por lutjet tona duhet t'ia bashkojme kishes sone dhe duhet te inkurajojme njeri-tjetrin.
    Edhe pse jemi te shpetuar ne akoma nuk jemi perfekt, por duhet te shenjterohemi cdo dite duke u bere gjithnje e me te ngjashem me Krishtin. Persa i perket gjykimit, ne nuk jemi thirrur qe te gjykojme, ka kush gjykon, eshte Fjala e Perendise ajo qe gjykon cdo njeri ne baze te asaj qe ai/ajo ben. Ne jemi thirrur te deshmojme hirin dhe meshiren qe Zoti tregoi per ne.
    Te mos harrojme nje gje se dikur edhe ne ishim te humbur ne faje dhe mekate dhe ecnim sipas mishit dhe sipas interesave tona, por per shkak se Zoti na deshi ne jemi ketu ku jemi.
    Jam dakort me ate qe thua se ne duhet te lutemi me shume per te tjeret qe akoma nuk kane ardhur ne pendim dhe shpetim, te mos harrojme se edhe ato jane krijesat e Zotit dhe mekati i mban akoma larg shenjterise per Perendine. Vetem Perendia eshte Ai qe mund ti sjelle ato ne jete dhe ky eshte edhe vullneti i Perendise qe te gjithe njerezit te shpetohen, dhe Perendia i pergjigjet lutjeve tona ne baze te asaj se sa kembengules jemi ne lutje dhe ne bashkesi.
    Gjithashtu e rendesishme per ne eshte qe te lutemi edhe per njeri-tjetrin. Ne momentin kur ne ndjehemi te sigurt, atehere duhet te jemi shume te kujdesshem, sepse mund te gabojme, akoma kemi nevoje te shenjterohemi edhe me shume, Pali thote "mbushuni me Fryme".
    Mua me vjen mire qe problemet midis nesh te zgjidhen ashtu sic ka hije midis vellezerish dhe motrash ne Krisht. Kjo eshte nje deshmi e qarte se ne jemi te Krishtit dhe maredheniet midis nesh duhet te vijne te permiresohen edhe me shume, ne menyre qe te deshmojme dashurine e Krishtit qe ndodhet midis nesh. Hebrenjve 10:24-25:

    24 Dhe le tė kujdesemi pėr njeri tjetrin, pėr t’u nxitur pėr dashuri dhe vepra tė mira,
    25 pa hequr dorė nga tė mbledhurit bashkė tonin, sikurse kanė zakon disa, por tė nxisim njeri tjetrin, aq mė tepėr se e shihni ditėn qė po afrohet.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    A keni degjuar ndonjerin prej shenjtoreve te kohes tone qe te shprehen se ata jane "shpetuar" prej Zotit kur kane qene gjalle mbi toke?

    Pergjigjia eshte JO, bile ata asnjehere nuk i kane dhene pergjigje pyetjes se do te shkojne ne parajse apo ne ferr, pasi nuk eshte ky thelbi i besimit. Femijet nuk i duan prinderit e tyre vetem se keta u premtojne ti cojne ne Disney Land, ata i duan pasi e shohin perkushtimin, sakrificen dhe dashurine qe keta prinder tregojne per femijet e tyre. Edhe dashuria e Atit Qiellor nuk ben dallim per femijet e Tij ne toke.

    Shpetimi eshte nje proces qe fillon ne kete jete, per te vazhduar me vdekjen, per te vazhduar me tej me Diten e Gjykimit. Ky eshte shtegu qe Jezu Krishti hapi per ne per ne Mbreterine e Qiellit. Te pretendosh se "jam i shpetuar" duke qene ne toke, nuk eshte aspak e drejte. Gati te gjitha doktrinat e krishtera ne themel te tyra kane kredon se: Jezu Krishti eshte Zot dhe Ai zbriti ne toke per te derdhur gjakun e Tij per te lare mekatet e gjithe njerezimit. Ai u kryqezua, vdiq dhe u varros per tu rringjallur te treten dite. Tani ri ne te djathte te Atit sic ka ndejtur qe nga krijimi i gjithesise.

    Njeriu ne kete bote nuk duhet te shqetesohet me mendimin se "jam i shpetuar apo jo". Njeriu ne kete bote duhet ti beje pyetje vetes se "a po e permbush une vullnetin e Perendise me jeten time apo jo?"

    Njerezit nuk e njohin shpetimin fale besimit te tyre ne toke, pasi te gjithe njerezit pa perjashtim kane qene dhe jane mekatare. Njerezit e njohin SHPETIMIN fale meshires se Perendise. Prandaj njerezit i luten Zotit per faljen e mekateve, dhe prandaj Zoti zbriti me Shpirt ne toke per ti sjelle njerezimit Besen e Re, rrugen e re te shpetimit.

    Une asnjehere nuk ia kam bere pyetjen vetes ne jeten time nese jam i shpetuar apo jo, dhe asnjehere nuk do tia bej. Per mua e rendesishme eshte qe te lutem per faljen e mekateve te mia dhe familjes time, dhe te permbush vullnetin e Perendise ashtu sic me meson Shpirti i Shenjte qe rrjedh bashke me gjakun tim.

    I takon Jezu Krishtit te gjykoje jeten time.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #47
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje Albo!
    Pyetja jote e bere me siper ne fillim fare, saktesisht po e shkruaj sic e ke formuluar ti:

    A keni degjuar ndonjerin prej shenjtoreve te kohes tone qe te shprehen se ata jane "shpetuar" prej Zotit kur kane qene gjalle mbi toke?
    .

    Une mendoj se apostulli Pal i ka dhene nje pergjigje "Po" kesaj pyetje dhe ja tek kemi fjalet e tij, 2 Timoteut 4:6-8 :

    6 Sa pėr mua, po derdhem si ofertė pije, dhe koha e nisjes sime arriti.
    7 Luftėn e mirė e luftova, e pėrfundova vrapimin, e ruajta besimin.
    8 Pas kėsaj mė pret gati kurora e drejtėsisė qė Perėndia, gjykatėsi i drejtė, do tė ma japė atė ditė, dhe jo vetėm mua, por edhe gjithė atyre qė presin me dashuri tė shfaqurit e tij.


    Ne keto vargje Pali i ben nje retrospektive jetes se tij, ai ishte ne prag te vdekjes (koha e nisjes) dhe permend te kaluaren e tij (luftimi, vrapimi) dhe ai e kishte ruajtuar besimin, dhe ne te ardhmen ishte i sigurte per kuroren e drejtesise qe Perendia, gjykatesi i drejte do ja jape ate dite, por jo vetem Palit, edhe te gjithe atyre qe presin ardhjen e Jezu Krishtit me dashuri. Ne kete shprehje te gjithe atyre une mendoj se Pali ben fjale per ne besimtaret qe jemi penduar per mekatet tona dhe kemi pranuar Jezu Krishtin i cili sic e thua edhe ti shume bukur rri tani ne te djathten e Atit dhe ndermjeteson per ne te dobetit, mekataret, zemerthyerit. Une mendoj se vullneti i Perendise eshte qe njerezit te shpetohen nga mekati, nga rebelimi qe nisi me Adamin qysh ne Eden, dhe Perendia e deboi Adamin nga Edeni, por Ai gjithmone e la shtegun e hapur qe njeriu te rikthehet ne parajse.Kryqi i Jezu Krishtit eshte pema e jetes qe njeriu mund ta haje dhe te jetoje perjetesisht ne parajse.
    Eshte e rendesishme per besimtarin te dije me siguri se ai eshte i shpetuar dhe i sigurte, kjo tregon madheshtine e vepres se Perendise. Ne rast se ne nuk jemi te sigurte se jemi te shpetuar, kjo ja ul vlerat vepres se Krishtit ne kryq, e ben ate jo te plote.Para se te vdese, Krishti tha "u krye" qe do te thote perfundoi plotesisht dhe asgje nuk mund ti shtohet me vepres se Perendise. Pali tha: "jeni te shpetuar me ane te hirit, nepermjet besimi, jo nga veprat", Ef. 2:8, gjithe merita gjithe lavdia i perket Perendise
    Albo, kjo eshte nje teme shume e debatueshme dhe besimtaret kane mendime dhe pozicione te ndryshme mbi shpetimin, ne e kemi te faktuar kete gje ne diskutimet qe kemi bere pak kohe ne nje teme te ngjashme po tek ky forum. Diskutimet ishin aq te ashpra sa vende vende ka pasur dhe acarime dhe me thene te drejten mua me ka lene nje shije te hidhur nje acarim i tille. Nuk dua te akuzoj ketu as Klodin, Matrix, veten time, Deshmuesin, i kishteri, ty, apo dike tjeter qe mori pjese ne ate diskutim. Mua me dukej sikur secili nga ne bente gare me te tjeret per te sjelle vargje pambarimisht nga Bibla dhe qe tia pershtaste idese se tij. E verteta eshte se ne te gjithe jemi vellezer dhe motra ne Krisht dhe jemi te thirrur te deshmojme dashurine, per njeri-tjetrin ne radhe te pare dhe per te tjeret qe jane jashte, dhe ti lutemi Zotit pa pushim. Kemi nevoje per shenjterim. Per mua eshte teper inkurajuese kur lexon ne Bibel, sitek Filipianet 4:4-7 :

    4 Gėzohuni gjithnjė nė Zotin; po jua them pėrsėri: Gėzohuni!
    5 Zemėrbutėsia juaj le tė njihet nga tė gjithė njerėzit; Zoti ėshtė afėr.
    6 Mos u shqetėsoni pėr asgjė, por, nė ēdo gjė, ia parashtroni kėrkesat tuaja Perėndisė me anė lutjesh dhe pėrgjėrimesh, me falėnderim.
    7 Dhe paqja e Perėndisė, qė ia tejkalon ēdo zgjuarėsie, do tė ruajė zemrat tuaja dhe mendjet tuaja nė Krishtin Jezus


    Le te mbizoteroje paqja ne zemrat tona dhe le te gezohemi me shume ne Zotin.Paqja me ty vella Albo!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pershendetje Astrit,

    6 Sa pėr mua, po derdhem si ofertė pije, dhe koha e nisjes sime arriti.
    7 Luftėn e mirė e luftova, e pėrfundova vrapimin, e ruajta besimin.
    8 Pas kėsaj mė pret gati kurora e drejtėsisė qė Perėndia, gjykatėsi i drejtė, do tė ma japė atė ditė, dhe jo vetėm mua, por edhe gjithė atyre qė presin me dashuri tė shfaqurit e tij.
    Ne vargjet e mesiperme, Shen Pali BESON se Perendia do te kurorezoje me kuroren e drejtesise ne kohen e caktuar. Nuk kam asgje kunder besimit, dhe une besoj se Perendia do te shperbleje te gjithe ata besimtare qe i mbajne besen. Problemi im eshte me ata njerez qe thone "Une jam i Shpetuar!".

    Njerezit luten gjithe jeten e tyre qe tu falen mekatet, pasi Shpetimi ne vetvete eshte clirimi nga Mekati. Vetem Jezu Krishti, dhe askush tjeter fal mekatin njerezor dhe vetem AI do te marri gjithe njerezit e kesaj bote ne gjykim Diten e Gjykimit. Ate dite njerezit dhe te varrosurit do te marrin bekimin apo denimin e Perendise per jeten qe kane jetuar ne toke.

    Iliri
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Jam dakord me Albon ne shume aspekte.

    Se pari pyetja duhet parashtruar si vijon: "A mund ta humb une besimin?" dhe jo shpetimin. Krishti na dha garancine me te madhe te vulosur me gjakun e tij dhe shpresen e vertete duke u ringjallur nga te vdekurit se shpetimi ekziston dhe se ai ka shkuar ne parajse per te pergatitur vendin e ndjekesve te tij.
    Jezusi mirepret cdokush qe beson ne te dhe ben vullnetin e tij cdo dite.

    Shpetimi eshte nje proces qe fillon nga momenti qe ti pranon Jezusin ne zemren e jeten tende dhe deri ne vdekje, diten e gjykimit dhe ballafaqimin me Atin e Birin e Tij.
    Ka shume veta qe e pranojne Krishtin si shpetimtar, por nuk bejne vullnetin e tij sic ishte i pasuri qe hezitoi ta shiste pasurine e tij e te ndiqte Krishtin.
    E pastaj ka disa te tjere qe besojne per nje kohe e pastaj ngradualisht distancohen nga rruga e shpetimit (fallen away from grace) dhe rrjedhimisht e humbin shpetimin, sepse besimi i tyre eshte dobesuar.
    Ne perfundim dua te theksoj se besimin i vene ne jete nepermjet veprave dhe perultesia ne lutje ndaj Jezusit cdo moment te dites sende jane rruga qe te cojne ne shpetim. Eshte hiri dhe meshira e Jezusit qe te japin shpetimin.

    Personalisht une kurre nuk e kam quajtur veten te shpetuar e te fle mbi dafina pasi shpetimin nuk e konsideroj si dicka qe zoterohet, si prone e jotja apo si dicka qe nuk ta merr kurrkush. Shpetimi nuk fitohet me punen tone, por jane meshira e dashuria e Krishtit qe ia fal ate sherbetoreve te tij me te perulur.
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  10. #50
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje!

    Shpetimi eshte vepra madheshtore e Perendise dhe gjithshka qe ka te beje me shpetimin. Perendia procesin e shpetimit e ka kompletuar e ka perfundur dhe ne e dime se kur Perendia ben dicka ajo gje eshte e plote dhe e mire. Zanafilla 1:10,12,18,21,25:

    Dhe Perėndia pa qė kjo ishte mirė.

    Askush nuk mund ti heqe apo ti shtoj dicka asaj qe Perendia ka bere. Vepra e Tij eshte e mire dhe e plote. N.q.s. ne do ta shikonim shpetimin si hiri veprues i Perendise + perpjekjet tona ne asnjehere nuk do te kishim sigurine e shpetimit, sepse ne ndoshta nuk do te arrinim te plotesonim detyrimet tona per kete. Ana njerezore e shpetimit do ta bente ate jo te plote, jo te sigurte. Ne do te jetonim gjithmone me dyshime, sepse mund te kemi bere dicka qe s'duhej bere dhe do ti ngjanim asaj vales se detit sic thote edhe apostulli Jakob, 1:6 sepse ai qė dyshon i ngjan valės sė detit, tė cilėn e ngre dhe e pėrplas era.

    Perendia na ka shpetuar me ane te hirit nepermjet besimit dhe kjo eshte komplet vepra e Perendise, por Perenia e ka bere akoma me te sigurte shpetimin tone, nese mund te behet edhe me i sigurte. Zoti ka bere nje betim ne lidhje me fundin e gjerave, tek Hebrenjte 6:13, 16-18, ne lexojme :

    13 Sepse kur Perėndia i dha premtimin Abrahamit, duke qenė se s’kishte ndonjė mė tė madh qė tė pėrbetohej, bėri be me veten e tij
    16 Sepse njerėzit bėjnė be pėr dikė qė ėshtė mė i madh, dhe nė kėtė mėnyrė betimi pėr ta ėshtė garancia qė i jep fund ēdo mosmarrėveshjeje.
    17 Kėshtu Perėndia, duke dashur t’u tregojė trashėgimtarėve tė premtimit nė mėnyrė mė tė qartė palėkundshmėrinė e vendimit tė tij vuri ndėrmjetės betimin,
    18 qė me anė tė dy gjėrave tė pandryshueshme, nė tė cilat ėshtė e pamundur tė Perėndia tė gėnjejė, tė kemi trimėrim tė madh ne, qė kemi kėrkuar strehė duke u kapur nga shpresa qė na u vu pėrpara.


    Pra shikoni se cfare mrekullie Perendia u betua edhe pse vetem Fjala e Tij eshte mese e mjaftueshme qe nje gje te jete e sigurte se do te ndodhe, dhe kjo per te na dhene guxim (trimerim) neve qe kemi besuar tek Jezu Krishti, i cii ka hyre si nje spirance e sigurte dhe e patundur brenda velit. Jo vetem kaq, por Perendia shkon edhe me tutje, Ai na ka dhene edhe nje pajisje speciale per garanci. Te gjithe besimtaret, thote Pali tek Efesianet 1:13-14, jane vulosur ne Krishtin me Fymen e Shenjte te premtimit:

    13 Nė tė edhe ju, pasi e dėgjuat fjalėn e sė vėrtetės, ungjillin e shpėtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosėt me Frymėn e Shenjtė tė premtimit,
    14 i cili ėshtė kapari i trashėgimisė tonė, pėr shpengimin e plotė tė zotėrimit tė blerė, pėr lėvdim tė lavdisė sė tij.


    Ka edhe shume vargje te tjera ne Bibel qe tregojne per sigurine e shpetimit, por po e mbyll me apostullin Gjon, tek 1 Gjonit 5:13:

    13 Jua shkrova kėto gjėra juve qė besoni nė emrin e Birit tė Perėndisė, qė tė dini se keni jetėn e pėrjetshme dhe qė tė besoni nė emrin e Birit tė Perėndisė.

    Gjoni na shkruan neve qe besojme ne emrin e Birit te Perendise me qellimin e vetem qe ta dime se kemi jeten e perjetshme, pra te jemi te sigurte se jemi te shpetuar.

    Se fundi dua te them se ne nuk jemi thirrur qe te fleme ne dafina, por jemi thirrur te deshmojme kete dashuri te Zotit tone, te tregojme meshiren e Tij te madhe qe pati per ne mekataret dhe ashtu sic thote "Thjeshtesia" ne fund te shkrimit "Shpetimi nuk fitohet me punen tone, por jane meshira e dashuria e Krishtit qe ia fal ate sherbetoreve te tij me te perulur."

    Pra nese do te duheshin perpjekjet tona per te siguruar shpetimin ne nuk jemi me ne hir, por nen ligj.
    Galatians 5:4 Ju qė kėrkoni tė shfajėsoheni me anė tė ligjit, jeni ndarė nga Krishti; ratė poshtė nga hiri.

    Le te qendrojme ne hir vellezer dhe motra ne Krisht dhe te falenderojme Perendine e paqes per kete.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Isuf Luzaj
    Nga Veshtrusja nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 08:48
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. A ekziston lufta kundėr Islamit?
    Nga Kryeplaku nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 15:13
  4. A ekziston flamuri qė u ngrit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė?!
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 07:57
  5. Nese Perendia ekziston... perse sundon e keqia..
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 09-09-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •