Close
Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 145
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar mė parė nga mesues Lexo Postimin
    Ne lidhje me kete do te pergjigjem pasi te shoh mendimet e besimtareve te tjere.
    Ata qe deshirojne , mund te perdorin biblen per reference.


    asnjeri ska prova qe ekziston ferri,
    ashtu sick nuk kan as prova per ekzistencen e parajses.
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  2. #102
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anėtarėsuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45
    Pershendetje te gjitheve, ju qe jeni bere pjese e kesaj teme te mbrekullueshme, per te treguar realitetin e vertete, ne ate se ēfare thote fjala e Perendise.

    Une jam dakort me parafolesit qe kane treguar faktet nga BIBLA, qe ferri ekziston 1000 % dhe per kete me ka bindur Fjala.

    Per ata qe kane nevoje me teper te dine per Ferrin mund te degjojne kete mesazh audio qe kam pregatitur une, ku brenda ka material te mjaftueshem, me 25 minuta qe flitet per ferrin, vdekjen dhe gjykimin qe do tu behet ne fund sipas Zbulese te kapitullit te fundit. Eshte e vertete qe ata shkojne ne nje vend te caktuar, ku ne fund fare Zbulesa i mbledhe dhe i con ne vendin e perjetsise mbas gjykimit te fronit te bardhe.

    Degjojeni... sespe eshte nje material audio 20 minutat e para kam folur une per idhujt e shumte qe na rethojne dhe me pas vijne 25 min materiali per ferrin, dhe nje 38 sekondsh ulerima dhe klithma shpitrash qe vuajne nga ai vend, qe shkenctaret e kane zbuluar ne Siberi, qe e kam futur ne mes te dy mesazheve qe jane marre nga radio Alfa dhe Omega 102.6 mg ne Tirane, perkrah slideve apo referencave qe tregojne atributet e Perendise.


    Eshte nnje bekim per ata qe degjone mesazhet e e kesaj radio te mbrekullueshem!

    Ju pershendes dhe jam i bindur qe pergjgijet i keni ne kete vidio.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga teniolteni : 10-11-2008 mė 04:16 Arsyeja: Harrova url!

  3. #103
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    A ekziston ferri? Po mo,vetem se eshte thjesht nje sauna e madhe .
    Happy? skini pse beheni merak.
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  4. #104
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137
    shpetimi mund te humbaset sepse jo qe Zoti te leshon ty por ti mund te ikesh nga Ai dhe me qe eshte i shenjt nuk mund te dhunoj lirin tende Ai nuk te leshon por ti Mundesh te ikesh prej ti , eshte shume logjike sepse ti nje dite edhe pse e ke pranuar Jezusin si Zot dhe Shpetimtar nje dit nese ti e ke mohuar ate ateher edhe shpetimi mund te humbaset nuk deshiroj te shkruaj edhe vargjet nga bibla ku tregojne se mbretria e perendise nuk do ti takoj as kurvarve e as kurorthyesve e as homosexualeve pra mund te them me nje fjale se shume jan te thirrur dhe pak jane te zgjedhur vellezer koha e korrjeve eshte duke ardhur shume shpejt kini kujdes dhe rrini zgjuar sepse ne ate dit shume do te thone o Zot o Zot a nuk profetizuam ne emrin tend a nuk te perkasim ty , pra vellezer ai nje dit mundet edhe te ju thote largohuni nga une sepse nuk ju njoh pra RRINI ZGJUAR

  5. #105
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137
    zeri qe vije nga ferri






  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Jo !! Ato me lart jane perralla me mbret.

  7. #107
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137

    Egzistenca e Zotit, Parajsa, Ferri, Shpėtimi

    Bibla nuk thotė asgjė pėr disa gjėra tė caktuara, ēfarė duhet tė bėj?



    Padyshim qė Bibla nuk mund tė pėrmbajė ēdo hollėsi tė gjėrave qė ne mund tė hasim nė jetė dhe tė japė njė urdhėr apo kėshillė pėr ēdo gjė, prandaj shpesh herė lind pyejta: Po nėse pėrballohem me diēka, dhe kur shkoj nė Bibėl atėherė nuk gjej asnjė gjė nė lidhje me kėtė situatė, ēfarė duhet tė bėj?

    Le tė kuptojmė qė kjo pyetje ka tė bėjė me ata qė kanė pranuar Jezusin nė jetėn e tyre si Zot dhe shpėtimtar. Nėse ju akoma nuk e keni marrė kėtė vendim, atėherė gjėja e parė qė Zoti kėrkon nga ju ėshtė qė ju tė pranoni faljen e mėkateve nga Perėndia duke pranuar Jezusin.

    Por nėse e keni marrė njė vendim tė tillė, atėherė kjo pyetje ėshtė pėr ju. Megjithėse Bibla nuk i pėrfshin tė tėra situatat qė mund tė ndodhin, ajo pėrsėri pėrmban disa parime qė nėse ne i mbajmė mend, ato zbatohen pėr ēdo situatė. Nėse Bibla do tė pėrmbante njė urdhėr pėr ēdo situatė tė caktuar, atėherė Bibla do tė kishte tė paktėn 1,235,253,231,423,231 faqe, sepse situatat janė nga mė tė ndryshmet, dhe mė thoni ju kush do e kishte lexuar tė gjithė Biblėn. Por nė tė kundėrt Zoti na dha njė libėr qė mund ta mbajmė nė dorė dhe ta marrim me vete kudo qė tė jemi dhe qė pėrmban ēdo parim qė na duhet pėr tė zgjidhur ēdo lloj situate. Atėherė, nėse ju jeni nė njė situatė pėr tė cilėn Bibla nuk thotė diēka specifike, pėrdorni kėto parime pėr tė vendosur se ēfarė duhet tė bėni:

    Nė qoftė se e bėj kėtė, a do t’i sjelli kjo lavdi Perėndisė? (1Korintasve 10:31).
    A mund t’i kėrkoj Perėndisė me ndėrgjegje pastėr qė ta bekojė kėtė gjė? (2Timoteut 1:3).
    1 Thesalonikasve 5:22 thotė: “Hiqni dorė nga ēdo dukje e ligė”. Diēka mund tė mos jetė e ligė (mėkat) nė vetvete, por nėse duket si e tillė, ose nėse mund tė interpretohet si e tillė, atėherė Bibla thotė tė hiqni dorė nga ajo. Pra pyejta tjetėr ėshtė, a jam i sigurt se kjo nuk ėshtė njė dukje e ligė?
    A jam i sigurt qė kjo nuk do tė bėhet njė gurė pengese pėr njė vėlla ose motėr nė Krisht? (Romakėt 14:13)
    Nėse ju mund t’i pėrgjigjeni “PO” tė gjitha pyetjeve tė mėsipėrme me ndėrgjegje tė pastėr pėrpara Perėndisė, atėherė mund ta bėni atė gjė, megjithėse nė Bibėl nuk thuhet konkretisht bėje ose mos e bėj. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė ju pasi i keni bėrė kėto pyetje vetes tė jeni i bindur pėr zgjedhjen tuaj, sepse Bibla thotė tek Romakėt 14:23 se “... ēdo gjė qė nuk bėhet me besim, ėshtė mėkat.”

    Shpresojmė qė kjo t’ju ketė ndihmuar sado pak. Ne ju inkurajojmė qė tė lexoni dhe artikullin “A mund tė shpjegosh legalizmin nė kishė”, pėr tė mėsuar pėr njė nga gjėrat mė tė rrezikshme nė kishė. Zoti ju bekoftė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xemanuel : 22-11-2008 mė 06:03

  8. #108
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137

    Ku ėshtė Zoti, unė nuk e kam parė ndonjėherė?

    Nė fakt ju nuk jeni i vetmi qė keni kėtė pyetje. Edhe unė kisha tė njėtjėn pyetje kur besoja nė evolucionin. Kjo pyetje mund tė ndahet nė dy pjesė. Pjesa e parė ka tė bėjė me pyetjen qė nėse nuk e shohim Zotin, atėherė a ekziston Ai nė tė vėrtetė, ose pse nuk e shohim dot Zotin, dhe pyetja e dytė mund tė shkruhet: ku ėshtė Zoti?


    Fakti qė nuk e shohim dot Zotin nuk do tė thotė qė ai nuk ekziston. Ka mjaft gjėra qė ne nuk i kemi parė ndonjėherė dhe pėrsėri besojmė nė to. P.Sh. sa prej jush keni parė ndonjėherė trutė apo mushkėritė tuaja? Sa prej jush e keni parė ndonjėherė erėn? Po forcėn e rėndesės? Megjithatė tė gjithė ne besojmė nė to. Ka dy arsye kryesore pse nuk e shohim dot Perėndinė. E para ka tė bėjė me natyrėn e qėnies sė Perėndisė. Bibla thotė tek Gjoni 4:24 se “Perėndia ėshtė Frymė, dhe ata qė e adhurojnė duhet t’a adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn”. Syri i njeriut ėshtė krijuar pėr tė parė gjėra tė caktuara, dhe frymėrat nuk janė njė prej tyre, por kjo nuk do tė thotė qė ato nuk ekzistojnė. Veshėt e njeriut u krijuan pėr tė dėgjuar tingujt me njė frekuencė nga 1 Hz deri 20000 Hz. Ēdo tingull tjetėr ėshtė i pakapshėm nga veshėt e njeriut, por kjo nuk do tė thotė qė nuk ekzistojnė tinguj (valė) tė tjera jashtė kėtyre frekuencave. Arsyeja e dytė ka tė bėjė me Lavdinė e Perėndisė. Bibla thotė tek 1 Timoteut 6:16 “ai qė i vetmi e ka pavdekėsinė dhe rri nė dritė tė paafrueshme, tė cilėn asnjė njeri nuk e ka parė kurrė dhe as mund ta shohė; atij i qoftė nderi dhe pushteti i pėrjetshėm”. Provoni njėherė kėtė: nė njė ditė tė bukur, pa re, provoni qė tė shikoni diellin drejtpėrdrejt, pa syze apo ndonjė objekt tė errėt, pėr rreth dhjetė minuta. A e bėni dot? Nuk besoj qė po! Por nėse nuk shikoni dot diellin si mundet tė shikoni atė qė e bėri diellin? Nė fakt dielli nuk ėshtė aspak njė yll i fortė, e megjithatė nuk mund tė shihet drejtpėrdrejt. Kur mendon se sa miliarda yje Zoti ka krijuar, kupton qė lavdia e Tij ėshtė aq e madhe saqe asnjė nuk mund ta shohė e tė jetojė. Bibla jep njė histori nė lidhje me kėtė temė, kur Moisiu i kėrkoi Perėndisė qė ta shihte tek Eksodi 33. Atėherė Moisiu tha: “Tregomė lavdinė tėnde!” Zoti iu pėrgjigj: “Ti nuk mund tė shikosh fytyrėn time, sepse asnjė njeri nuk mund tė mė shikojė dhe tė jetojė”.


    Pėrsa i pėrket pyetjes se ku ėshtė Zoti, Bibla tregon se froni i Perėndisė ndodhet pėrmbi yjet, nė drejtim tė veriut (interesante qė ēdo busull tregon veriun). Megjithatė Bibla gjithashtu thotė qė Zoti ėshtė i kudogjendur. Kjo nuk do tė thotė aspak si panteizmi se Zoti ėshtė nė natyrė, nė lulet, pemėt, etj, por do tė thotė qė njė nga karakteristikat e Perėndisė ėshtė fakti qė Ai ėshtė i kudogjendur. Njė pasazh mjaft i fuqishėm mbi kėtė temė ėshtė Psalmi 139 (qė ne ju inkurajojmė qė ta lexoni). Nė pėrfundim, fakti qė nuk e shohim Zotin, nuk do tė thotė askak qė nuk mund ta njohim atė apo vullnetin e Tij pėr jetėt tona, sepse Zoti na flet dhe na drejton nėpėrmjet Fjalės sė Tij, Biblės.

  9. #109
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137

    Une jam njeri i mirė, a do tė shkoj nė parajsė?

    Shumė njerėz e pėrfytyrojnė Perėndinė si njė babagjysh qė pret me krahė hapur tė gjithė njerėzit e “mirė”, dhe ndoshta dėnon kriminelėt, pėrdhunuesit, hajdutėt, etj. Shumė besojnė qė nėse ka njė Zot, atėherė nėse dalin njė ditė para Tij, Ai do tė peshojė veprat e mira dhe ato tė kėqija, dhe nėse tė mirat peshojnė mė shumė, atėherė do tė shkosh nė parajsė, nė tė kundėrtėn nė ferr. Nė fakt asnjė nga kėto ide nuk ėshtė e saktė, nė tė kundėrt, ato janė shumė larg sė vėrtetės. Ne mund tė shkruajmė njė libėr tė tėrė mbi kėtė temė, por padyshim ju nuk do tė lexonit njė libėr pėrpara njė ekrani, kėshtu qė do ta pėrmbledhim sa mė shkurt. Kur Perėndia krijoi dy njerėzit e parė mbi kėtė tokė, Adamin dhe Evėn, Ai i krijoi ata nė shėmbėllyrėn e Tij, pra pa mėkat dhe ai dha atyre njė urdhėrim tė cilit ata nuk iu bindėn. Fėmijėt e Adamit dhe Evės trashėguan natyrėn e prindėrve pas mėkatit, dhe pėr shkak tė mėkatit tė tyre, tė gjithė njerėzit sot lindin me njė natyrė mėkatare qė i ēon tė gjithė drejt vdekjes. Por megjithėse trupi i njeriut vdes, shpirti i njeriut nuk vdes kurrė sepse u krijua nė shėmbėlltyrėn e Perėndisė, dhe ky shpirt do tė kalojė pėrjetėsinė diku. Perėndia ėshtė 100% i shenjtė dhe nuk mund tė tolerojė asnjė mėkat nė prezencėn e Tij. Megjithėse Perėndia i do njerėzit, Ai nuk mund tė mbyllė sytė dhe tė pretendojė qė mėkatet tona nuk e shqetėsojnė Atė, dhe tė na lejojė nė parajsė. P.sh. njė gjykatės qė mbron ligjin nuk mundet tė lėrė njė hajdut tė lirė, sepse nuk ka bėrė tė njėjtin krim si njė kriminel, sepse ligji i dėnon tė dyja kėto vepra. Ėshtė e vėrtetė qė njė gjykatės mund ta prishė drejtėsinė pėr arsye nga mė tė ndryshmet (presione, preferenca personale, rryshfete, etj), por Zoti nuk ėshtė i tillė. Pra qė njė njeri tė shkojė nė parajsė duhet tė jetė 100% i shenjtė, por Bibla thotė tek Romakėt 3:23 se “tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė”, dhe tek 1 Gjonit 1:10 thuhet: “po tė themi se s’kemi mėkatuar, e bėjmė Perėndinė gėnjeshtar dhe fjala e tij nuk ėshtė nė ne”. Pėrkufizimi qė ne kemi pėr njė njeri tė “mirė” ėshtė shumė ndryshe nga ai qė Zoti ka, sepse sipas Zotit, njė njeri i mirė ėshtė 100% i shenjtė, por fatkeqėsisht, asnjė prej nesh nuk arrin dot atje. Pra asnjė prej nesh nuk mund tė shkojė nė parajsė me forcat e veta, sepse standarti qė Perėndia kėrkon pėr parajsėn, nuk ėshtė thjesht i vėshtirė, por i pamundur. Prandaj Zoti gjeti njė rrugė pėr shpėtim. Ai dėrgoi Birin e Tij Jezus Krishtin, i cili u lind nga njė virgjėreshė, jetoi njė jetė pa mėkat, dhe nga dashuria e madhe pėr krijesat e Tij, njerėzimin, Ai shkoi me dėshirė nė kryq ku mori dėnimin mė tė rėndė qė dikush mund tė marrė. Romakėt 5:8 thotė: “Por Perėndia e tregon dashurinė e Tij ndaj nesh nė atė qė, kur ende ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne”. Nė tre orėt qė Jezusi qėndroi i varur nė kryq, ai vuajti jo vetėm vuajtjet fizike tė kryqėzimit, por mbi tė gjitha Ai vuajti dėnimin e mėkateve tė tėrė njerėzimit. Nė ato tre orė qė Jezusi qėndroi i varur nė kryq ndodhėn mė shumė gjėra se ne mund tė marrim me mend. Nė ato orė, Perėndia At, derdhi tė tėrė gjykimin qė ēdo njeri do tė vuante nė pėrjetėsi nė ferr, mbi Jezusin. Jo mė kot Ai thėrriti nė kryq “Perėndia im, Perėndia im, pse mė ke braktisur”. Jezusi qėndroi nė varr pėr tre ditė, pas sė cilave Ai u ringjall, ashtu siē kishte premtuar, duke provuar se ka fuqi mbi mėkatin, vdekjen, dhe djallin. Arsyeja qė Jezusi duhet tė vdiste nė kryq ishte sepse nuk kishte asnjė rrugė tjetėr pėr shpėtim, pėr tė shkuar tek Perėndia. Ai u bė ura lidhėse midis Perėndisė dhe njerėzve. Ai ishte i vetmi qė mund tė qėndronte midis, sepse ishte i vetmi qė jetoi njė jetė pa asnjė mėkat dhe pėrmbushi standartin e Perėndisė pėr shpėtim, dhe nga ana tjetėr ishte nė mish, si tė gjithė njerėzit e tjerė. Asnjė tjetėr nuk i pėrmbush kėto kushte. Fakti qė Jezusi vdiq pėr tė tėrė njerėzit, nuk do tė thotė qė tė gjithė do tė shkojnė nė Parajsė automatikisht, por do tė thotė qė Ai hapi rrugėn, qė tė gjithė ata qė duan tė shkojnė, mund tė shkojnė nėse besojnė qė Ai vdiq nė kryq nė vendin e tyre, dhe e pranojnė Atė nė zemrėn e tyre. Jeta e pėrjetshme, ose shpėtimi ėshtė falas pėr ne, njė dhuratė mjaft e ēmuar nga Perėndia. “Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, mėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė”, (Efesianėve 2:8), “ai na shpėtoi jo me anė tė veprave tė drejta qė ne bėmė, por sipas mėshirės sė tij...” (Titit 3:5). Tani shikoni pak ku e humbasin njerėzit kėtė tė vėrtetė. Shumė njerėz shpesh thonė qė besojnė nė Zot, por pyetja ėshtė, nė ēfarė besoni ju qė t’ju ēojė nė Parajsė? Zoti plus gjėrat e mira qė ju keni bėrė? Me fjalė tė tjera, ndryshimi qėndron kėtu: ne ose shkojmė nė parajsė nė bazė tė meritės sonė, ose nėpėrmjet mėshirės sė Perėndisė duke pranuar Jezusin nė jetėn tonė, por jo me tė dyja, apo duke i pėrzier tė dyja. D.m.th, nuk mund tė thoni qė 70% ėshtė merita juaj dhe pjesa tjetėr ėshtė Jezusi. Nuk funksionon ashtu! Ėshtė njė dhuratė, ėshtė falas, nuk duhet tė bėni asgjė qė ta meritoni, Zoti na e ofron atė falas. Tek Galatasit 2:21 Bibla thotė: “Unė nuk e hedh poshtė hirin e Perėndisė, sepse, nė qoftė se drejtėsia vjen me anė tė ligjit, atėherė Krishti ka vdekur mė kot”. Domethėnė, nėse unė mund tė shkoj nė parajsė me atė tė ligjit, qė do tė thotė dukė zbatuar urdhėrime apo norma tė caktuara, atėherė, pse vdiq Jezus Krishti nė kryq? Pra Zoti po thotė, qė ju nuk shkoni dot vetė nė parajsė, sado qė tė mundoheni, prandaj thjesht pendohuni pėr mėkatet tuaja dhe pranoni Atė, dhe atėherė Ai do t’ju shpėtojė! Ky ėshtė njė premtim: “dhe dėshmia ėshtė kjo: Perėndia na dha jetėn e pėrjetshme dhe kjo jetė ėshtė nė Birin e tij, Ai qė ka Birin, ka jetėn, ai qė nuk ka Birin e Perėndisė, nuk ka jetėn”. Shumė e thjeshtė, nėse nuk besoni vetėm te Jezus Krishti pėr shpėtimin e shpirtit tuaj, atėherė nuk mund tė shpėtoheni, ashtu siē thuhet qartė tek Veprat 4:12 “Dhe nė asnjė tjetėr nuk ka shpėtim, sepse nuk ka asnjė emėr tjetėr nėn qiell qė u ėshtė dhėnė njerėzve dhe me anė tė tė cilit duhet tė shpėtohemi”. I dashur lexues, shumė njerėz nuk e kanė marrė kėtė vendim nė jetėn e tyre. Qė tė marrėsh njė dhuratė qė dikush tė ofron, nuk mjafton qė thjesht tė thuash, po, po, unė besoj tek ajo, apo se ti do ma japėsh dhuratėn, por do tė thotė qė tė besosh dhe tė zgjasėsh dorėn dhe ta marrėsh. Tė zgjasėsh dorėn nė kontekstin e shpėtimit do tė thotė, qė tė lutesh me gjithė zemėr para Zotit, dhe ta ftosh Jezusin tė vijė nė zemrėn tėnde dhe tė tė shpėtojė. Nėse ju nuk e keni marrė akoma kėtė vendim, por keni dėshirė ta merrni sot, atėherė kliko kėtu pėr tė mėsuar se si ta pranosh Jezusin. Zoti ju bekoftė.

  10. #110
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137

    Ēfarė ndodh me tėrė ata njerėz qė janė njerėz tė mirė, por nuk bėsojnė nė Zot?

    Pėrgjigja e kėsaj pyetje ėshtė shpjeguar qartė nė pyetjen e mėsipėrme. Nė fakt ēėshtja nuk ėshtė se ēfarė njeriu jeni, por se ēfarė keni bėrė me Jezus Krishtin, sepse Jezusi tha “kush nuk ėshtė me mua ėshtė kundėr meje…” tek Luka 11:23. Nuk do tė ketė asnjė shfajėsim pėrpara Perėndisė pėr asnjė njeri i dashur lexues qė refuzon Jezus Krishtin, pavarėsisht se sa njerėz tė mirė janė. Jezusi tha se “nėse nuk besoni ne mua, ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja”. Atėherė ēėshtja ėshtė, ēfarė do tė bėni me Jezusin, do ta pranoni atė si tė vetmin Zot dhe shpėtimtar, apo do tė qėndroni indiferent duke e refuzuar Atė. Lutja jonė ėshtė qė tė pėruleni pėrpara Zotit dhe ta pranoni Atė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xemanuel : 22-11-2008 mė 06:03

Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Isuf Luzaj
    Nga Veshtrusja nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 08:48
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. A ekziston lufta kundėr Islamit?
    Nga Kryeplaku nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 15:13
  4. A ekziston flamuri qė u ngrit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė?!
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 07:57
  5. Nese Perendia ekziston... perse sundon e keqia..
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 09-09-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •