Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Ermal Mamaqi, si sapun i zhulit të fytyrave të korrupsionit

    Nga Ergys Mërtiri

    Për të disatin vit rradhazi, Ermal Mamaqi hap dyert e emisionit të tij, duke ia kushtuar hapësirën televizive të festave Edi Ramës dhe Erion Velisë.

    Detyra e Mamaqit është t’iu çojë shqiptarëve në tryeza, kontrabanduar mes humorit banal dhe batutave bajate, fytyrat e padëshiruara të këtyre dy personave, për të zbutur, mes gëzimeve të festës, neverinë e përgjithshme që i shoqëron. Mamaqi pranon të bëhet sapuni që shkumon zhulin, fytyrave të tyre të lyrosura nga korrupsioni.

    Në klipin e emisionit të fundit, Rama paraqitet sikur po shkon tek Mamaqi i detyruar nga këmbëngulja e tij e papërballueshme, duke mos e lënë të qetë as në dush e në shtrat, me kërkesën për dialog. Në fakt, është Rama i dëshpëruar për të dalë në emisionin e tij, qoftë edhe pa brekë, për të zbutur e normalizuar sa të mundet, situatën e menderosur ku ndodhet, ku studentët i kthejnë krahët dhe e pështyjnë sa herë që ky i del përpara për dialog. Për këtë ai është gati të bëjë çdo lloj marrëzie, sepse çdo figurë tjetër, sado qesharake, e çliron sado pak nga kjo ku është.

    Humori, si të gjithë format e tjera të artit është dhe duhet të jetë gjithmonë opozitar me pushtetin. Një humorist që pranon t'i shërbejë pushtetit është vetëm një klloun oborri.

    © SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Ermal Mamaqi, si sapun i zhulit të fytyrave të korrupsionit

    Te gjitha pergjigjet u dhane sot me xing me Ermalin..

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ermal Mamaqi, si sapun i zhulit të fytyrave të korrupsionit

    Rama dhe Mamaqi, dy palaço që nuk e plotësuan dot njëri tjetrin

    Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Xing me Ermalin” ishte i ftuar kryeministri Edi Rama.

    Shakatori Edi Rama e urdhëroi shakatorin Ermal Mamaqi që të thoshte se emisioni ishte Live dhe ky i fundit u bind menjëherë.

    Që prej daljes së promos së emisionit të Ermal Mamaqit, ku lajmërohej prezenca e Edi Ramës në studio, pati reagime të shumta, që e konsideruan këtë emision, një shpëlarje për kryeministrin dhe një tentativë për ta ndihmuar atë në këto ditë të vështira mes aferave dhe protestave.

    Në fakt, ky perceptim u vërtetua mbrëmjen e sotme, kur Rama u shfaq në emision duke prodhuar një alibi se oxhaku 18 mijë euro që u shfaq në ekranet e shqiptarëve, nuk është në fakt i tij por i një miku të kryeministrit.

    Por, alibia e oxhakut nuk ishte tentativa e vetme për të shpëlarë Ramën në këtë intervistë. Ajo që sot i duhet më së shumti kryeministrit Edi Rama, është të shpallet i varfër. Që prej ditës kur një student protestues i përmendi atij vilën me katër godina në Surrel, për kryeministrin duket se nuk ka patur paqe.

    Për t’i treguar publikut se Rama nuk është një kryeministër që jeton mes luksit të shfrenuar, në emision e Mamaqit, u shfaq një fotografi e një dhome të vogël, të rrëmujshme, dhe të pandriçuar, që të jepte përshtypjen se aty jetonte një njeri me të ardhura mjaft minimale. Sipas Kryeministrit, kjo dhomë modeste, ishte më e madhja në vilën e tij me katër godina në Surrel.

    Në emision u shfaq gjithashtu një sipërfaqje ku kishin zënë vend disa vegla pune të kopshtarëve apo punëtorëve që kryejnë punime në shtëpinë e kryeministrit. Për këtë të fundit, Rama deklaroi se pas largimit nga pushteti, do ta përdorë për të bërë art.

    Por, a mundet Ermal Mamaqi ta shpëtojë Edi Ramën duke e shpallur atë të varfër në sytë e publikut? Gjasat janë që jo dhe sigurisht ky nuk është faji i Ermal Mamaqit. Ai e ka bërë më së mirë detyrën që i është caktuar. Por, propagandës së Edi Ramës, ka nisur t’i dalë boja me shpejtësi. Ashtu si në rastin e inskenimit të turpshëm të një “dialogu” me studentët në studion e Alban Dudushit, që më pas rezultuan Freshistë, edhe tentative për ta pastruar kryeministrin dhe për ta shaplluar atë të varfër, duket se është një mision i pamundur.

    Shakatori Edi Rama, bëri një qasje me diktatorin Enver Hoxha, sa i përket Erion Veliajt, por edhe në këtë aspekt Edi Rama nuk mund të ketë asnjë krahasim me Enver Hoxhës. Diktatori dilte në televizion një herë në tre apo katër vjet, ndërsa shakatori Edi Rama, ka mbirë në çdo studio televizive nga mëngjesi në mbrëmje.

    Por ky emision pati një vlerë, përballë Ermal Mamaqit, Edi Rama u përpoq të dukej serioz, duke i dhënë popullit shqiptar 5 këshilla se si duhet jetuar jeta.

    /TPZ.AL/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •