Mbledhja e djeshme e Këshillit të Ministrave për fat të keq harroi problamitkën e vjetër por kryesore-PEDAGOGËT e Arsimit të Lartë.
Problemi i studentëve të Universiteteve Publike janë vetëm maja e ajsbergut
Në fakt mbledhja e djeshme e Këshillit të Ministrave ishte një përgjigje për problemet e studentëve dhe për disa nga problematikat e Unviersiteteve Publike. 11 VKM-të dhe 4 Urdhërat e nxjerrë nga ajo mbledhje nuk e mbulojnë problematikën e Universiteteve publike.
Gjëndja në Universitet publike nuk janë vetëm rrjedhojë e keqmanaxhimit administrativ, ato janë rrjedhojë edhe e mentalitetit të vjetër të shtetit shqiptar përsa i përket shtresës së mesme intelektuale dhe mbajtjes së tyre me rroga të vogla e aspak të përshtatshme për punët që bëjnë. Ky Mentalitet negativ sidomos në Arsimin e lartë dhe në Mjekësi është një nga arësyet kryesore të largimt të intelektualëve në Shqipëri ndër vite.
Një pjesë e gjejnë vehten jashtë vëndit edhe si pasojë e ofertës së vëndeve të pasura ndaj talenteve intelektualë të Shqipërisë (brain drain), por shumica shkon në vëndet Perëndimore për këto tre arësye kryesore të cilat nuk po rregullohen e nuk po rregullohen në Shqipëri:
- Gjetja e një pune me rrogë më të lartë se në Shqipëri
- Siguria në Shërbimin Shëndetësor
- Siguria në arsimimin e cdo lloji: elementar, të mesëm dhe të lartë.
Të kthehemi tek vëndi ynë.
Përse këto janë të cunguara në Shqipëri ? Cfarë na mungon që nuk po e rregullojmë dot Arsimimin e Lartë për të cilin do flas, por edhe Arsimimi i mesëm është shkaktari i përfshirjes në shkollat e larta të studentëve të dobët dhe kjo për shkak se MASR nuk ka vendosur koeficientët për cilësinë e gjimnazeve , e për pasojë hyjnë në Fakultetet e rëndësishme si Mjekësi të studentëve me nota të larta por fiktive.
Në një mesazh drejtuar ju, kam spjeguar sipas eksperiencës sime përse nuk po shkon mirë Arsimi i Lartë.
Që kur u bë Ligji , Bordi i caktuar për të bërë Ligjin dhe për të marrë mendimet e Pedagogëve nuk u tregua efficient qoftë për shkak të eksperiencës së tyre profesionale, qoftë për shkak të injorimit të shumë propozimeve nga Pedagogët. Nuk u përfshinë në bërjen e ligjit të paktën Profesorët.
Ky ishte një gabim i madh.
Gjithashtu, Bordi i caktuar për Projekt Ligjin e Ri , nu mori parasysh efektet financiare te një Ligji te ri me norma të reja, por me Llogari financiare të vjetra.
Ky ishte një gabim tjetër i madh.
Problemi nuk qëndron tek Ligji i Arsimit të Lartë i cili edhe ashtu nuk është zbatuar mirë nga Drejtoria e Arsimit të Lartë duke krijuar konfuzion dhe problematikë me Udhëzimet e saj por edhe se ka nevojë për amandamente.
Kush janë ato difekte të Ligjit dhe të Udhëzimeve të që rrjedhin nga Ligji i Arsimit të Lartë?
Ato janë:
- Buxheti i vogël, pra duhet rritja e Buxhetit të Arsimit të Lartë në nivelet e BE.
-Mos ndarja ne Fakulteteve dhe Shkolla të Larta Profesionale (Kolegje), sepse secila ka karakteristikën e vet themelore: njëra Studimet e tjetra- Praktikat Profesionale.
-Zgjedhjet në Arsimin e Lartë, duhen bërë ndryshe ( me dosje), sepse ashtu si janë, krijojnë konflikte të rënda mids konkuruesve, për pasojë, kur del njëri fitues, ai ndëshkon humbësit; tjetër problem i zgjedhjeve është, lejimi në konkurim i personave me tituj por të cilët nuk janë të Profilit të Diplomës Përkatëse, kështu që fiton një Drejtues i cili nuk është i Profilit, duke shkaktuar kështu problem qoftë në Njësinë Bazë, qoftë si Dekan.
- Përcaktimit i Drejtuesve të Zgjedhur të Universitetit, Fakultetit, dhe njësisë Bazë në raport me drejtuesit e emëruar, kompetencat e të cilëve nuk sqarohen as me ligj e as me Udhëzime
- Një Gafë e rëndë është barazimii kooficientit të Leksioneve me Seminaret, dhe mos sqarimi i Praktikave Profesionale,
- Asnjë fjalë për laboratoret dhe financimin e tyre.
-Asnjë fjalë për praktikat profesionale dhe financimin e tyre jashtë Auditorit dhe riberjen e Akt-Marëveshjeve ndër Ministerore për Praktikat.
-Asnjë fjalë për Buxhetin i cili duhet të shpërndahet sipas nevojave të Njësive Bazë dhe jo sipas Fakulteteve
-Gabim i madh është edhe Vendosja e një drejtuesi në Shëndetësi si për Njësinë Bazë ashtu dhe për Shefin e Pavionit apo të Shërbimit. Duhet të ishin të ndara.
Duke mos i zgjatur më tej kritikat , z. Kryeministër duhet të kërkoni mendim për të bërë:
- Disa amandamente të reja për Ligjin e Arsimit të Lartë
- Duhet të reformojë Drejtorinë e Arsimit të Lartë me njerëz Profesionistë
- Duhet të vendosë me Ligj që Këshilltarëët e Ministrvet të jenë Profesionistë sipas Profilit dhe specialiteteve të paktën mbi 20 vjet, dhe jo këshilltarë militantë.
Duke e përfunduar z.Kryeministër, ju kujtojmë se kritikat janë për të përmirësuar punën dhe të mos i merrni si atak kundër qeverisjes.
Dy fjalë dhe për problemet e tjera që shkaktuan por dhe do të shkaktojnë problem në të ardhmen në Arsimin e Lartë dhe më tej.
Pavarësisht zgjedhjeve të arësyeshme që u dhatë ju studentëve, duhet tu jepni zgjidhje problemit më të madh: atyre e kush u jep Leksione, Seminare, studentëve dhe sa i paguani ata., si dhe problemit të universiteteve private të cilat për mëndimin tim kanë ulur nivelin e cilësisë së mësimdhënies edhe në Universitetet publike.
Pagesat e ulta, janë një nga shkaqet e Mitmarrjes dhe Korrupsionit në Arsimi, Mjekësi, e kudo.
Është e qartë se rritja e konsiderueshme e rrogave për Pedagogët (por dhe për Mjekët dhe Profesionistët në Profile të ndryshme), nuk do ta zgjidhë përfundimisht problemin po nuk u shoqërua edhe rritjen e kërkesës ndaj punës nëpërmjet të ashtuquajturës `job description` për cdo lloj pune; dhe së fundmi përmirësimi i Kodit të Etikës në punë mund të ndihmojë shumë .
Shpresojmë që do ta lexoni të paktën krahas atyre mendimeve të shquara të këshilltarëve tuaj.

priftipirro2017@gmail.com